• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

Rroftë Sajmiri

October 21, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1-250x2601 Saimiri Mbeshtetsit

Nga Ilir Levonja/

 Sajmir Tahiri mund të jetë personi më i përmendur i 72 orëve të fundit. Më i lakuari dhe më i debatuari i gjindjes shqiptare. Një lloj shpërthimi vullkanik që ka eklipsuar çdo eveniment tjetër të botës shqiptare. Si panairet ndërkombëtare të librave ku merr pjesë Shqipëria, datëlindjet e burrave që ia lëruan nënën atij vendi si Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali  Berisha. Deri përkujtimin e nënës Terezë si shenjtin e tyre. Ka eklipsuar vet zotin e shqiptarëve Edi Ramën. Ekskursionet në Kosovë e malësinë e Gjakovës të liderit me pushime në presidencë, Ilir Meta. Çfarë qetësie ekzotike me stalaktide kristali. Ka eklipsuar bumin turk të telenovelave. Invazionin islam të mjekrrave dhe shamive. Eklipsoi ndeshjen me serbët dje në Korçë. Pikërisht me atë Partizanin ku na lidhin aq e aq kujtime. E eliminuan nga kupat e europës dikur, goli legjendar i Sokol Kushtës. Partizanin e kohës kur luante me sulmues kryesor shqiptarin Fadil Vokrri, këtë që drejton sot federatën kosovare. Atë Partizan në stadiumin e të cilit hëngrëm stola kokës, sharje, fyerje. Por që fal atij incidenti me dronin e një shqiptari me pamje talebani, u bë e mundur të futemi në një kampionat europian etj. Mirëpo gjithçka është e mekur, e mbuluar me petkun Tahiri. Madje me vrullin e atij pasioni që na dallon si parja e kuqe midis sojeve dhe rracave njerëzore…, misonar të zhurmës dhe pordhëve të mëdha.

Sot çdo qelizë e jetës shqiptare frymon një emër, Sajmir Tahiri.

Në vend që Sajmir Tahiri të jetë atje ku e ka vendin një trafikant, një bashkëpunëtor i tyre, një shtetar i korruptuar, ai është studiove. Një trend shqiptar i fushatës për mbrojtjen dhe të drejtat e karteleve. E presin tek dera e televizioneve, pronarët dhe moderatorët e fjalës së lire. Do ndajë eksperiencën se si kultivohet kanabisi, se si tregtohet. Se si mund të vësh 5 milion euro menjanë për një javë. Një pompozim me shkëlqim të mbrëmjeve gala. E presin tek shtëpia misionarët e inateve perverse. Bashkëpunëtorët e kulturës së mikut dhe heronjëve të rremë. Një Shqipëri katrahurë ku gjithkush flet, gjithkush bërtet, gjithkush ka drejtë, veç ligji jo. Ligjit nuk i lejohet të ekzistoj. Ligji tek ne është mish i huaj. Kudo studio, reklama Tahiri. Gra që dhurojnë përqafime në delir shqiptar. Sa me shumicë i kemi, militantet. Dhe sa me pakicë qytetaret.

Ai eshte plot emocione e sakfricë njerëzore, gati të qaj…, tek përgjërohet për partinë. Të sakrifikohet. I detyrohet partisë.  A nuk u qaravit kështu Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu, Feçorri etj. Partia është uragan, na i mësoi Majakovski. Një fushë betajash, triumfesh, sakrificash, flijimesh, heronjsh të rremë. Një botë shkërdhatash me ma fute ta futa. Ai është plot lot për partinë. Bën një epokë sëbashku. E filluan me def si çingijet, me urbanë lejla. Thirrën ku ishin e ku nuk ishin kontigjentin e drogës, prostitucionit, gjobëvënësit. Ku ishin e ku nuk ishin të fortët me para. Veç të rrëzonin Saliun. Shqiptarët këtë donin, jo mirëqënien e tyre. Eshtë në traditën tone që të vimë në pushtet për të mundur me inat njërën kastë, për të sunduar e pasuruar veten dhe militantin, jo për të ndrequr vendin, jo, jo… Bar hamë dhe dorën nuk e shtrijmë. Tani do themi, që drogë do thithim dhe kartelin nuk e lëshojmë. Ai është aty gati të qaj, iinterpreton me patos skene aq sa auditori i mban ngrehur shamitë. Janë me atë, nuk kanë faj. Ia dhjeu Edi Rama. O burra me pankarta, dilni. Eja mblidhuni këtu-këtu. Rroftë Sajmiri.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Rrofte Saimir Tahiri

“Reflekse të poetikës sufiste tek “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit

October 21, 2017 by dgreca

Me rastin e 117 vjetorit të vdekjes të Naim Frashërit/

1-rafael-floqi

Nga Rafael Floqi/

Rumiu “Që të jesh një qiri nuk është e lehte. Pasi qe te japësh dritë më parë duhet te digjesh”/

Fjalët e Qiririt/

Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar,

Që t’u ap pakëzë dritë,

Natënë t’ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,

Të digjem, të përvëlohem,

Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,

Njëri-tjatërin të njihni.

 

Për ju do të rri të tretem,

Asnjë çikë të mos mbetem,

Të digjem e të qanj me lot,

Se dëshirën s’e duronj dot.

 

Unë zjarrit nuk i druhem

Dhe kurrë s’dua të shuhem,

Po të digjem me dëshirë,

Sa të munt t’u ndrinj më mirë.

 

Kur më shihni se jam tretur,

Mos pandehni se kam vdekur;

jam i gjall’ e jam ndë jetë

jam në dritët të vërtetë,

 

Unë jam në shpirtin tuaj,

Mos më kini për të huaj,

M’është falurë durimi,

Andaj po digjem si trimi,

 

Se ma k’ënda t’u bënj mirë,

Të mos mbeti n’errësirë.

Jakëni rreth meje rrini,

Flisni, qeshni, hani, pini,

Në shpirt kam dashurinë,

Pa digjem për njerëzinë,

Lemëni të përvëlohem,

nukë dua më të ftohem,

Dua ta djek trupn’ e kretë

Për atë zotn’ e vërtetë.

Me zjarr ta djek mushkërinë

E të tretem për njerinë,

 

Bashkë me gëzimt të tija

të vete te perëndia.

Unë dua njerëzinë,

Mirësin’ e urtësinë.

 

Në bëhi shokë me mua,

Në më doni si u dua,

Njëri-tjetërin në doni,

Të paudhë mos punoni.

 

O zëmëra fluturake,

Qasju pakë kësaj flake!

Mase krahët t’i përvëlon,

Po dhe shpirtin ta shënjtëron.

 

Unë duke përvëluar,

Njerëzit i kam ndrituar.

Kam qënë mik me njerinë,

Andaj i di e më dinë.

 

Gjithë tuajt’ i kam parë,

Mëm’ e at’ e fis e farë,

Si tani gjithë i kam ndër mënt,

Që rrininë më këtë vënt.

 

Edhe sot nër ju ata shoh,

Se shpirtin e tyre ua njoh,

Dhe unë si ju jam nderruar

E jam përzjer’ e ndryshuar,

 

Pa jam bërë shumë herë

Zjar e uj’ e balt’ e erë.

Jam një shkëndijë pej qielli

dhe një drudhëzë pej dielli.

Edhe ndër qiej fluturonj,

Edhe brënda në det qëndronj,

Shumë herë fle në baltë,

Diku ndodhem dhe në mjaltë.

Bënem qëngj e kec i pirë,

Lul’ e bar e gjeth i mbirë.

Dua shumë fjalë t’u them,

Po trëmbem mos i bënj ujem.

E ku shkruhenë në kartë

Fjalët’ e gjuhësë zjarrtë.

Poezia e Naim Frashërit, “Fjalët e Qiririt” aq e njohur nga lexuesi shqiptar, ngërthen në vetvete, edhe pse në pamje mjaft e thjeshtë, nivele të ndryshme analize intertekstuale dhe leximi që mund të zbërthehen më thellë edhe si ndikim të rregullave të poezisë sufiste, e veçanërisht të poetit persian sufist Rumiut, i njohur mirë nga Naimi ynë i madh. Këto ndikime në figuracion dhe tema nuk janë thjesht refleksione apo imitime të Naimit, por pjesë e një rrymë e frymë poetike, fetare, filozofike e lidhur pazgjidhshmërisht me bektashizmin e Naimit. Dhe analiza dhe digresionet që ne bëjmë në studimin e mëposhtëm synojnë të nxjerrin në pah, pikërisht karakterin sa vetjak e të veçantë, por edhe kozmopolit të poetit tonë kombëtar.

Poezia gjithnjë dëgjon dhe rilexon vetveten.

Librat dhe kryeveprat letrare duhet të lexohen dhe rilexohen, dhe aq më shumë poezia, pasi ata janë si jeta me larminë e saj të gjithanshme. Më shumë në poezi, vlerësimi i të lexuarit duhet parë në lidhje të ngushtë me atë të rilexuarit, mbasi ndërthurja mes tyre është sa e ngushtë, aq edhe e gjerë, sa e çastit, aq edhe si rezultat i faktorit subjektiv i lexuesit të veprës dhe procesit të lexuarit, gjatë gjithë jetës.

Me që çdo vepër e shkruar ka lindur në një moment specifik, në një kohë  mund të shihet edhe si një fragment apo një artefakt i asaj kohe të caktuar, kur autori e ka krijuar apo të përvojës poetike e ndikimeve që ai ka pasur. “Tekstet, janë te tillë, pasi ata përfshijnë një trupëzim. Ata në fakt janë një informacion i pastër” – Norman Bryson: Intertextaulity and Visual Poeticts, tek: Style 22.2 (Verë 1988).f.192 .

Ndaj dhe zbulimi i informacionit nga një kënd vështrim tjetër, veçse i zbulon tekstit anë, detaje dhe kuptime të shumëfishta në një këndvështrimi të ri që zbërthejnë poetikën e botëkuptimin e një autori.

Së pari, në trojet shqipfolëse i njëjti tekst poetik, “Fjalët e qiririt”, p.sh i është dhënë lexuesit shqiptar në kohë të ndryshme, dhe së dyti “Fjalët e qiririt” u është dhënë për lexim e rilexim, brenda një harku relativisht të shkurtër kohor, nxënësit të tetëvjeçares, atij të shkollës së mesme, studentit e më tej lexuesit pa kufizim moshe. Kjo si historik i leximit të poezisë. Por këtu, ne po flasim me një lexim krahasimtar me një kënd të ndryshëm leximi, për të zbuluar lidhjet që  poezia e Naimit ka pasur, nga bektashizmi si botëkuptim fetar, tek panteizmit si kuptim fetar apo  poetik, por edhe nga misticizmi më shumë si konceptim poetik sesa filozofik, pra në përgjithësi, në krahasim me poetikën e sufizmit dhe poetëve mistikë sufi, ku me i madhi prej tyre është poeti persian, , Jalal ad-Din Rumi ( 1207-1273 ).

Poetika e sufizmit dhe Naimi

“Sqarimi i përmbajtjes të poezisë së Naimit është i lidhur me raportin e bektashizmit me botëkuptimin filozofik të Poetit, sepse bektashizmi, ashtu siç paraqitet jo në tekstet sakrale, por në shkrimet e Naimit, përfaqëson një lloj teosofie, të kryqëzuar me një lloj panteizmi, që herë është quajtur perëndimor(poetik R.F) e herë oriental(filozofik, sufist apo dhe Zarathustrian R.F). Edhe në të tilla përcaktime ne shohim orvatjet që janë bërë e që vazhdojnë për të hetuar jo vetëm vlerat estetike të poezisë meditativo-filozofike të Naimit, por edhe ravijëzimin e kontureve të pikëpamjeve të tij filozofike si sistem. Problemi është i një rëndësie të madhe nga që është vënë në dukje lidhja e ngushtë e poezisë dhe e filozofisë në veprën letrare të Naimit, aq sa na duket e drejtë të pohojmë se si, si poet, ishte filozof dhe si filozof, ishte poet.“, kështu e përcakton me të drejtë akademiku i ndjerë, Alfred Uçi filozofinë e Naimit në Simpoziumin .”Naim Frashëri: Bektashizmi dhe Kombëtarizmi “, mbajtur për nder  të 100 vjetorin të vdekjes së poetit tonë të madh kombëtar, më  20 tetor 2000, në Tetovë. Cit . http://fluturime.blogspot.com/2013/04/naim-frasheri-bektashizmi-dhe.html

Në pikësynimin për të konturuar fizionominë e botëkuptimit filozofik të Naimit, janë arritur mjaft rezultate interesante edhe duke e krahasuar me sistemet e drejtimet kryesore të filozofisë botërore-idealizmin materializimin, dualizmin, teizmin, ateizmin, sensualizmin, racionalizmin, natyralizmin, spiritualizmin, panteizmin, misticizmin etj. Por duke i krahasuar lindin disa vështirësi të pakapërcyeshme porsa përpiqemi ta inkuadrojmë atë brenda kornizës së ndonjërit prej këtyre drejtimeve kryesore të mendimit filozofik botëror. Prandaj ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër, e kemi parë këtë jo si një ndikim i drejtpërdrejt filozofike, por si nuanca rrymash poetike, ta lidhura më shumë me misticizmin oriental, i lidhur aq afër edhe me bektashizmit, që do ta saktësoja, më shumë si ndikim poetik i figuracionit dhe poetikës të poezisë së sufistëve, veçanërisht të Rumiut,  sesa siç kanë aluduar nga studiuesit iranianë, që e karakterizojnë Naimin si dishepull i shek. Të XIX të poetit pers,  duke e analizuar, jo ndonjë  poezi tjetër, por vetëm tekstin e poezisë së mirënjohur, sa iluministe dhe prometeiane, si “Fjalët e qiririt“.

“Misioni i poetit, bota e brendshme e tij, funksioni i mjeteve letrare të përdorura me finesë, roli ndriçues i veprës dhe jehona e pafund që përfton, bëjnë që rileximi i porosisë së madhe të fjalëve të qiririt të funksionojë si një “perpetum mobile”. “Fjalët e qiririt”, në kontekstin e opusit naimian, si “vepër e hapur” me horizont të gjatë pritjeje, apo e rilexon “sipas këndvështrimit”. Ashtu si qiriri që vendoset në mes dhomës, për t’i ndriçuar të katër anët njëlloj, edhe Naimi e zgjedh vendin në mes të njerëzve, për t’i ndriçuar së jashtmi e së brendshmi, në mënyrë të barabartë”, sipas prof. as. dr. Alfred Çapaliku, “Rileximi i një teksti Poetik, “Fjalët E Qiririt” të Naim Frashërit,  .”Naim Frashëri: Bektashizmi Dhe Kombëtarizmi”, cit po aty .

Këtu është rasti të përmendim nevojën për të hequr dorë nga një mendim (me prejardhje qysh nga kohë e iluminizmit) se vetëm një filozofi “materialiste”, “safi shkencore” mund të ishte estetikisht produktive në art, në poezi. Ky mendim pranohej si aksiomë, që skish nevojë të argumentohej; si paragjykim dogmatik, i estetikës marksiste, që pat penguar edhe vlerësimin e drejtë të pikëpamjeve filozofike të Naimit në poezinë e tij. Por po ta shikosh esëll, pa paragjykime, historinë e kulturës artistike, nuk mund të mos vëmë re artefakte të shumtë, që bien ndesh me këtë pikëpamje dhe që provojnë se edhe një filozofi idealiste, madje mistike mund të jetë shkas për frymëzime të larta poetike, si në rastin edhe të poezisë së Naimit “Fjalët e Qiririt”.

Është e qartë se këtë forcë mbi historike dhe këtë bukuri të pashoqe, mjaft poezi të Naimit do ta humbitnin, sikur të kishin qenë të zhveshura nga ndikimet filozofike e idealiste, panteiste, që e ushqenin kërshërinë e tij për të depërtuar në thellësitë e shpirtit njerëzor e të përjetimeve të tij estetike, ashtu siç i ndriçonin rrugët talentit të tij poetik edhe idetë e iluminizmit e të racionalizmit, se gjithsesi poeti e ndjen intuitivisht, në qoftë se nuk e kupton, se mund të përfitojë nga çdo filozofi e mençur, e urtë, mjafton që ajo të mos mbetet në krijimet poetikë mish i huaj.

Demiurgu i Shqipërisë pa terr e kryen me modesti misionin “…që t’ju jap pakëz dritë”. Përvëlimi i qiririt sjell sosjen. Përvëlimi i Naimit arrin mbijetesën. Aty nga fundi i vjershës simboli shkrihet për t’u ndezur metaforat e epitetet, përmes të cilave Naimi vjen drejtpërdrejt “…në dritë të vërtetë”. Rileximi në një mënyrë afërsisht të tillë, bën që të kapen vlera hipertekstuale dhe intertekstuale, si guximi promoteian dhe vuajtja asketike e krijuesit në lindjen e artit të madh. Kësaj, here më tepër për paralelizëm do te analizojmë në mënyrë krahasimtare këtë poezi, nga pikëpamja e estetikes sufiste, duke e krahasuar atë me poezinë e Rumit. Duke bërë veprime krahasuese mjaft të holla me “Fjalët e qiririt” ne  do të shohim, se si kjo vjershë e thjeshtë e madhështorë, nga shkollë poetike kthehet në shkollë formimi qytetar.

Musine Kokalari, Naimi dhe Rumiu

Ajo që vuri re ngjashmëri mes Naimit dhe Rumiut, ishte Musine Kokalari. Në fakt unë nuk synoj të analizoj tezën e Musine Kokalarit që në studimin e saj të shkollës, madje e aludonte për plagjiaturë tek disa nga poezitë e Naimit. “Në vitin 1938, Musine Kokalari në tezën e saj të mbrojtur në Itali, për poetin tonë kombëtar të Rilindjes, Naim Frashëri, ka bërë një nga zbulimet më të çuditshme në letërsi: se shumë vargje të Naimit rezultojnë identike me ato të poetit persian, Rumiu. Ajo e ka quajtur “kopjim”, pa bërë ndonjë koment, por duke e arsyetuar si gjendje dhe situata të njëjta ndjeshmërie. Dy kompozimet karakteristike sipas janë: “Fyelli” (Lulet e verës) dhe “Turtullesha” (Parajsa), duke i vënë përballë me ato përgjegjëse të Rumiut (Kobla shpirtërore), (Tekst këngë), saktësisht: i pari në “Pjesë e hyrjes” dhe i dyti tek “Tregtari dhe papagalli” apo “Nevoja për t’u çliruar nga burgu i jetës”.

“Musine Kokalari këtë fakt nuk e hiperbolizon si një zbulim plagjiature, por me elegancë dhe finesë prej studiueseje, na thotë se Naimi “ka gjetur sigurisht përputhje, jo vetëm me idealet dhe ndjeshmërinë e vet, por sidomos në të dytën, një ndërthurje me jetën e vet prej mërgimtari, prej të burgosuri – i larguar me forcë nga toka e vet e nga gjërat e tij të dashura”. Shih: Violeta Murati” Musineja zbulon; Naim Frashëri, ka kopjuar poetin pers, Rumiu, Gazeta Standard, Tiranë, 31,10,2009.

Por në fakt, ajo që Musineja mund të mos kishte kuptuar ishte poetika dhe didaktika e shkollës së poetëve sufi së cilës i qe nënshtruar dhe Naimi, në moshë të re. Arti sufi është vlerësuar gjithmonë sipas një kriteri të vetëm: Mbi bazë të vlerësimit që sufistët i japin vetes. “Kjo është arsyeja pse kriteret e zakonshme, historike, letrare apo të tjera nuk mund të aplikohen për të vendosur se çfarë të përfshijnë ose të përjashtojë në poezinë  e tyre.” Tek qarqet e shkollës sufiste janë të zakonshme që studentët të zhyten në tregimet e sugjeruara për studim nga mësuesit, duke përdorur të njëjtat metafore por duke i çuar në dimensionet e mëtejshme të cilat mund t’u zbulohen atyre për t’i mësuar gjet kur mësuesi e kupton sesi kandidati është i gatshëm t’i zbatojë në krijimet e veta  këto parabola  kanë arritur të nxënë”, Mulla_Nasruddin, ”Parabole sufi “ , http://www.sufi.it/sufismo/Mulla_Nasruddin/index.htm

Shpesh është ngritur nga studiues pyetja si shpjegohet që Rumiu u vonua kaq shumë për të ardhur te lexuesit shqiptarë, kur dihet se letërsia perse ka qenë me fat, duke pasur përkthyes të tillë si F. Noli, Hafiz Ali Korça, Vehxhi Buharaja dhe së fundi nga Dhori Qiriazi.

Në fakt, është thënë se i pari që u afrua me Jalal ad-Din Rumi në letërsinë shqipe ka qenë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, i cili përktheu (jo të plotë) poezinë e famshme të Rumiut “Kënga e fyellit”. Naimi ka përshtatur për fëmijë edhe poezinë tjetër të Rumiut, “Këshillat e një zogu”, që në shqip mban titullin “Zogu dhe djali”. Pas Naimit ka pasur një heshtje për këtë poet, i cili është renditur me Atarin, Firdesin, Khajamin, Hafizin, Nizamin, Saadiun etj. Rumiu është cilësuar prej përkthyesit dhe poetit Dhori Qiriazi si “Shekspiri i Lindjes”, i përkthyer në 25 gjuhë të botës. Ndërsa në një kumtesë që prof. Jorgo Bulo ka mbajtur në Teheran në 800-vjetorin e lindjes së Rumiut, “Naimi dhe Rumiu” – nuk e ka parë këtë afërsi identike mes poetëve, por e ka trajtuar si ngjashmëri ndjeshmërish. Arsyeja pse prof. Bulo nuk i ka dhënë një analizë të gjallë kësaj teze ndoshta ka të bëjë me pasjen në dorë, të poezisë në shqip të Rumiut, pikërisht poezitë për të cilat nga flet Musine Kokalari – për të cilat u mbështet tek një përkthim i profesorit të saj në Itali.
“Rumiu ka pasur një ndikim gjurmëlënës në zhvillimet shpirtërore shqiptare prej Rilindjes Kombëtare e këndej, duke ndikuar edhe te poeti ynë kombëtar Naim Frashëri”, – kjo është fjalia më e përgjithshme që është thënë për dy poetët, pa rënë asnjëherë në gjurmë të ndonjë teze konkrete, siç e ka analizuar studentja e Romës, në vitin 1938. “ Violeta Murati” Musineja zbulon; Naim Frashëri ka kopjuar poetin pers, Rumiu, Gazeta Standard 31,10,2009.

Ndikimi i Rumiut në letërsinë botërore

“Rumiu është ky figurë mbresëlënëse në të gjitha kulturat”, thotë Brad Gooch, i cili po shkruan një biografi të Rumiut duke ndjekur në mënyrë kritike librat e tij më të çmuar botuar nga Frank O’Hara dhe Flannery O’Connor. “Harta e jetës së Rumit mbulon 2,500 milje”, thotë Gooch, i cili ka udhëtuar nga vendlindja e Rumit në Vakhsh, një fshat i vogël në Taxhikistan, në Samarkanda në Uzbekistan, në Iran dhe në Siri, ku Rumi studioi në Damask dhe Aleppo në të njëzetave. Ndalesa e tij e fundit e tij ishte Konia, në Turqi, ku Rumiu kaloi 50 vitet e fundit të jetës së tij. Sot varri i Rumit tërheq qindra pelegrinë nderues çdo vit, kur zhvillohet edhe ceremonia dervishëve rrotullues çdo 17 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Momenti transformues në jetën e Rumit erdhi në vitin 1244, kur takoi një mistik endacak të njohur si Sham i e Tabrizit. “Rumi ishte 37 vjeç, një predikues dhe dijetar tradicional mysliman, siç kishte qenë babai dhe gjyshi i tij”, thotë Gooch. “Dy prej tyre kanë këtë miqësi elektrike për tre vjet – dashnor dhe i dashur [ose] dishepull dhe sheik, nuk është kurrë e qartë.” Por Rumi u bë mistik. Pas tre vjetësh Shams u zhduk – “ndoshta i vrarë nga një biri xheloz i Rumiut, ndoshta duke i mësuar Rumi një mësim të rëndësishëm në ndarjen”. Rumi u përball me shkrim të poezisë. “Pjesa më e madhe e poezisë që kemi  nga mosha 37 deri në 67 vjeç. Ai shkroi 3,000 [këngë dashurie] Shamëve, profetit Muhammed dhe Zotit.

Poetika dhe filozofia sufiste

Në fakt me vargje të rimuara,  ritmike dhe melodike, preket intimiteti më i thellë. Poeti Sufi nuk është aq i interesuar për një literaturë të mirëfilltë në vetvete, ai kërkon të vërtetën (Al-Haqq) se kështu ai shpreh përmbushjen e tij të plotë. Mjeti për të komunikuar të pa komunikueshmen është poezia. Poezia e Naimit kuptohet me mire duke kuptuar poezinë e atij qe ai e mori për shembull poetit te madh persian e sufist Rumiut.  Naimi e njihte mirë persishten madje para se të bënte shkollimin e mesëm në shkollën e njohur mirë të Zosimesë në Janinë, ku Naimi e njohu mirë dhe letërsinë klasike greke e frënge, greqishten e frëngjishten si dhe drejtimet filozofike evropiane të kohës që mësoheshin. Por ndikimet e kulturës së orientit – e letërsisë, filozofisë, fesë, gjuhës etj. tek Naimi janë të dukshme qysh në fillimet e të thururit e vargjeve të para në kohën e fëminisë në moshën dhjetëvjeçare, ku krijoi vargje poetike në persisht, si “Synbyli zade-i ahmak”, që dmth. “I plakur njeri-u i molisur”, pastaj vepra e parë e krijimtarisë së tij e shkruar dhe e botuar, siç ishte “Tehajjulat”, ishte gjithashtu në persishte. Ndaj  natyrisht ai s’kishte si të mos kishte ndikim nga poeti më i madh sufist, Jalal ad-Din Muhammad Rumi, një poet persian dhe mjeshtër sufi i lindur 810 e ca vjet më parë në vitin 1207, poezitë e së cilit kanë shitur miliona kopje edhe në vitet e fundit, duke e bërë atë poetin më të njohur në SHBA.

Filozofitë e mistikëve sufistë dhe heterodoksë të krishterë kanë qëndrime themelore me Tao dhe Zen. Mësimdhënia e mistikëve (si Jezusi i Galilesë) shpesh u vlerësua me fuqi të mrekullueshme mes muslimanëve, të krishterëve dhe ‘paganëve’ të të gjitha llojeve. Haji Bektash Veliu , themelues i bektashizmit ishte një mësues i tillë dhe, mbi të gjitha, qëndroi kundër hipokrizisë, intolerancës dhe obsesionit me tekste dhe rregulla të lashta.

“Sufizmi nuk është një sekt, por një tendencë. Sufitë mund të jenë sunitë ose shia. Sufizmi është një rrugë individuale dhe udhe individuale për t’u drejtuar përvojës së Zotit (ose ‘Realiteti i Ultë’, sepse sufizmi është larguar larg nga islami patriarkal ortodoks) nëpërmjet dashurisë dhe integritetit dhe jo përmes ritualeve automatike të të devotshmëve (të cilët janë kaq shpesh të paditur). Kjo rrugë jo ose anti-egoiste zakonisht përfshin disasociimin ose shkëputjen nga ‘normaliteti’, nga pasuritë  dhe shpenzimet, karriera dhe familja. Shenjtia Sufi (ose Dervishi) është shumë e ngjashme me figurat e Diogjent të Sinope, Jezusin e Galilesë ose Hindu Sadhusin.  “ The Bektashi Order of Dervishes”, Anthony Weir.

Qiriri, drita hyjnore

Por le të ndalemi tek poezia e jone “Fjalët e qiririt” Sufistët i referohen qiriut simbolikisht, si “drita hyjnore” dhe “drita e udhëzimit hyjnor”, ndërsa Kurani nganjëherë quhet “qiriri hyjnor” ose “qiri / drita e Zotit” (krh. 61: 8, “Drita e Zotit” dhe Jalal al-Din Din Rumi tek Maxhnawi VI, f. 391 v. 2082, “qiri i Perëndisë”, shih gjithashtu Sajjadin, f. 290-91, Gowharīn, VI, f. 80, Melikian-Chirvani, fq. 117f Krahaso edhe motive të tilla si “shpirti si  drita e qiririt” (E742.1) apo dhe “vdekja është si një qiri i shuar” (E765.1.1) cit. sipas  Folk and high literature (Penzer, VIII, p. 107, n. 6).sipas  Enciclopedia Iranica  http://www.iranicaonline.org/articles/candle-pers

‘Që të jesh një qiri nuk është e lehte. Pasi qe te japësh dritë më parë duhet te digjesh” shkruante Rumiu.

Substanca e sufizmit është e vërteta dhe kuptimi i sufizmit është përjetimi i vetëmohues dhe aktualizimi i së vërtetës. Praktika e sufizmit është qëllimi për të shkuar drejt së vërtetës, me anë të dashurisë dhe devotshmërisë. Kjo quhet tarikat, rruga shpirtërore ose rruga drejt Zotit. Sufi është ai që është një dashnor i së vërtetës, i cili me anë të dashurisë dhe devotshmërisë dhe me poezinë lëviz drejt të vërtetës, drejt përsosmërisë që të gjithë kërkojnë me të vërtetë. Sipas, teologut Tasawwuf: “Në fetë e ndryshme ka mësime të ndryshme rreth shpirtit, por në përgjithësi termi i referohet unit real, personalitetit të qëndrueshëm. Në sufizëm termi është ruh i cili gjithashtu, nënkupton aktivitetin
“e dritës së pafundme”. Akibat, Life after Death. Kështu mund të shpjegohen këto vargje të Naimit, tek “Fjalët e qiririt”.

“Kur më shihni se jam tretur,

Mos pandehni se kam vdekur;

jam i gjall’ e jam ndë jetë

jam në dritët të vërtetë”.

Por ne do të ndalemi tek qiriu, simboli i dritës por edhe mishërimi i poetit për të mirën për të përhapur ditën për njerinë.

“Dua ta djek trupn’ e kretë

Për atë zotn’ e vërtetë.

Me zjarr ta djek mushkërinë

E të tretem për njerinë”

Kur Naimi shkruan kështu ai nënkupton se kjo është sakrifica sublime e konceptit të “vetshkrirjes”, të vetasgjësimit për të eliminuar errësirën, kjo është sakrifica sublime në emër të dritës. Të njëjtin motiv e gjejmë dhe tek poezia e Rumit “Një qiri i sapodjegur”. Për Rumiun” ‘Një qiri nuk humbet asgjë nga vetja duke ndriçuar dikë tjetër’.  Pra trupi i poetit qe digjet krejt, është vetë përkushtimi i dishepullit për mjeshtrin e tij, kurse tek Naimi ne poezinë ”Fjalët e qiririt” shihet më shumë si mishërim i poetit që i për kushtohet ndriçimit të mendjeve të bashkatdhetarëve të tij, një iluminizëm sa poetik aq dhe praktik. Tek poezia : “Një qiri i sapodjegur” i Rumiut është më shumë një vlerësim filozofik mbi  kuptimin e jetës, e të  dualitetit mes se mirës dhe se keqes, mes Jin dhe Jang, mes virtytit dhe vesit.

Një qiri i sapodjegur

“Qiriu është bërë për të ndriçuar ,

Pasi veç duke u vet venitur

Zhduken, hijet ..,

Ai s’është veç një gjuhëz flake

që shndrit një strehëz.

Shihe këtë qiri të sapo tretur

Është si  dikush që së fundi u çlirua,

prej virtytit edhe vesit,

Si dhe prej krenarisë e turpit

Që na vjen  syresh.

(A Just-Finishing Candle by Jalaluddin Rumi, përkthyer në anglisht Coleman Barks, përkthyer shqip .RF)

Nëse Rumiu është një poet i gëzimit dhe i dashurisë”, thotë studiuesi i tij  Gooch. Në fakt ai është një poet dhe figurë shumë misterioze dhe provokative për kohën tonë, ndërsa luftojmë me të kuptuarit e traditës sufiste dhe të kuptuarit e natyrës së ekstazës dhe devotshmërisë dhe fuqisë së poezisë”, shton gjithashtu poetja Anne Waldman, bashkë-themeluese tok me poetin Allen Ginsberg të Shkollës Jack Kerouac të Poetikës në Universitetin Naropa, ku ajo është profesoreshë e poetikës. “Ajo është gjithashtu një traditë homoerotike, që ka nisur qysh nga Safo deri tek Walt Whitman.”. Por në ndryshim nga koncepti i Rumiut,  tek Naimi e mira, dashuria është Perëndia, është njerëzia, kjo e bën poetin tonë sa hyjnor aq dhe tokësor sa rilindas aq dhe iluminist.

“ Dua ta djek trupn’ e shkretë

Për atë zotn’ e vërtetë.

Me zjarr ta djek mushkërinë

E të tretem për njerinë.( Fjalët e Qiririt)

Flutura dhe flaka

Në literaturën sufi një nga metaforat më të dashura është flutura e natës, (mola)dhe flaka. Zhdukja e pendës në flakë është parë përsëri dhe përsëri si një analogji për kërkuesin e rrugës sufiste që kërkon asgjësimin në Thelbin Hyjnor. Termi sufist për asgjësimin ose braktisjen në Hyjnore është Fana. Gjeniu i Bahauddin Valad (babai i Rumit dhe ai poet ) përdori molën në një metaforë të habitshme e të bukur. Këtu analogjia thekson shkëlqimin e dritës së brendshme që e bën diellin të duket si një molë, me sa mund të duket një insekt i vogël. Kjo metaforë tipike sufiste, tek poezia “Fjalët e qiririt”, “Si flutur bëhet zemra , “Zemra është flaktë dhe zemra ka shpresë” është pikërisht reflektimi i kësaj metafore

“O zëmëra fluturake,

Qasju pakë kësaj flake!

Mase krahët t’i përvëlon,

Po dhe shpirtin ta shënjtëron”.

 

Unë duke përvëluar,

Njerëzit i kam ndrituar.

Kam qënë mik me njerinë,

Andaj i di e më dinë. (Fjalët e qiririt)

“Për sufistët krijimi është mister përtej gjuhës.  Në vitin 1976, poeti Robert Bly i dorëzoi Barks një kopje të përkthimit të Rumiut nga Cambrixhi  don AJ Arberry, ku ai përshkruante poezinë e Rumi’ut si “misteri I zemrës së hapur,” një gjë që s’mund ta thuash me fjalë.”  Rozina Ali, The Erasure of Islam from the Poetry of Rumi , New Yorker. January 5, 2017, ndaj edhe Naimi për këtë pamundësi, transcendente shkruante “ E ku shkruhen në kartë fjalët e gjuhës së zjarrtë.

Djegia më bën më të ndritur

Është pikërisht ky mister por më i kthjellët në poetikën e Naimit që gjen poetikisht përkimet e veta anësore metaforike, pasi në thelb vepra e Naimit në radhë të parë i kushtohet Atdheut dhe popullit të vet, por sidoqoftë ajo ndonjëherë i kalon kornizat kombëtare dhe i takon njerëzimit mbarë. Naimi është para së gjithash humanist, që për të mirën e popullit flijon dhe digjet si qiriri për t’i bërë dritë tjetrit. Edhe bindja fetare e Naimit është në shërbim të njeriut dhe njerëzimit. Por sidoqoftë metaforikisht ai përkon me Rumiun si në një poezi dashurie transcendente për Shamin, ku Rumiu shprehet.

“Qysh tani dhe pastaj, djegien do ta bëj qëllim,

Sepse si qiri, veç kur të digjem ndriçoj më shumë”. Rumi ….

Si njeri që ka fituar dije bashkëkohore nën ndikimin e shkrimtarëve dhe filozofëve të racionalizmit dhe iluminizmit në njërën anë, dhe atyre të Lindjes me besim islam të sektit bektashiane. Naimi ka qëndrimin e vet edhe ndaj fesë, sidomos kur ajo mund të ndikojë në përçarjen midis njerëzve. Te Naimi qëndron edhe vetëdija për vëllazërinë e njerëzinë pa dallim feje, prandaj edhe thotë: « Çdo njeri vëlla e kemi,  gjithë nga një baltë jemi ».

Pas bejtexhinjve, Naimi qe poeti i parë mysliman që e ngriti zërin aq ashpër ndaj sunduesve osmanë. Një vjershë e Naimit i tronditi dhe i magjepsi zemrat e shumë shkrimtarëve shqiptarë të krishterë që atë kohë gjendeshin në Bukuresht. Për Naimin çështja kombëtare ishte mbi të gjitha. Ndasia fetare për të ishte e papranueshme, prandaj për të më fatlum ishte besimi panteist që do të ndikonte në unitetin e shqiptarëve që ishin me tre besime. Ne “Fletore e Bektashinjet ” ai shkruante “Bektashinjtë janë vëllezër dhe kanë një shpirt…Ata i duan myslimanet e tjerë dhe të krishterët si shpirtin e tyre, por mbi të tera ata duan mëmëdheun dhe bashkatdhetarët e tyre dhe kjo është më e mira nga të tëra gjërat. Është interesante koncepti sufist i unitetit nder fetar. Për sufistët dashuria është perëndia, p.sh rek poezia e Rumiut « Unë jam fëmija i dashurisë shpalosen konceptet e vërteta fetare të sufistëve.” Sufitë e shohin Perëndinë jo si një patriark të largët dhe i vetmuar, por si një dashuri hyjnore. Dashuria në të gjitha format e saj është në qendër dhe dashuria shprehet ose në poezi mistike (siç është Rumi), ose supra-verbalisht – me muzikë dhe vallëzim.

“Unë deklaroj fenë e dashurisë,

Dashuria është feja ime dhe besimi im.

Nëna ime është dashuria

Babai im është dashuria

Profeti im është dashuria

Perëndia ime është dashuria

Unë jam një fëmijë i dashurisë.

Kam ardhur vetëm të flas për dashurinë”.

Rumi jo vetëm që respektonte mësimet e krishtera, por gjithashtu e admiroi shumë jetën dhe vlerat që ndan Jezusi. Në thelb, për Rumin, të gjitha fetë ishin pak a shumë po aq të bukura, sepse të gjithë kërkonin të vërtetën hyjnore ndaj ai shkruante:

“Unë nuk jam as i krishterë, as hebre, as mysliman

Unë nuk jam nga Lindja, as nga Perëndimi …

Unë kam hequr dualitetin, kam parë dy botët si një;

Një e kërkoj, Një e di, Një e shoh, Një e quaj

(Divan-I Shams-I Tabriz, II)

Rumi nuk i gjykoi njerëzit me një interpretim të ngushtë të Perëndisë. Përkundrazi, ai theksoi atë që ne sot do të quajmë pluralizëm, ose besimin se nuk ka një grup të qëndrueshëm të së vërtetave fetare rreth botës dhe se të gjitha fetë mund të punojnë në harmoni në një shoqëri të vetme. Në mënyrë të ngjashme, Rumi theksoi se ka shumë mënyra nëpërmjet të cilave njerëzit mund të vijnë në kontakt me Perëndinë dhe se Islami nuk është rruga e vetme për botën tjetër.

Vlerësimi i Rumit dhe përkushtimi ndaj dialogut ndërfetar dhe njerëzve me prejardhje jomyslimane u shfaqën gjithashtu në funeralin e tij në Konya, Turqi në vitin 1273. Me pjesëmarrjen e njerëzve nga të gjitha sferat e jetës, thuhet se një burrë mysliman qau një njeri të krishterë , “Pse bërtet në funeralin e një poeti mysliman?” I krishteri u përgjigj: “E vlerësuam atë si Moisiun, Davidin, Jezusin e epokës. Ne jemi të gjithë pasuesit e tij dhe dishepujt e tij. ” Siç analizuam është ky koncept i humanizmit, në konceptin e sotëm të dashurisë për njeriun( Një misticizëm që e gjëmë edhe tek Nënë Tereza), që  shpaloset edhe në këto vargje të Naimit.

“Në shpirt kam dashurinë,

Pa digjem për njerëzinë,

Lermëni të përvëlohem,

nuk dua më të ftohem” (Fjalët e qiririt)

Por edhe mbas gjithë këtyre rileximeve, Naimi mbetet sërish i panjohur në një sens misticizmi i tij që shkrihet tok me njerëzit e tij me shqiptarët e kohës. “Unë jam në shpirtin tuaj”.  Me anën e këtij vargu profetik, Naimi kthehet nga i lexuar prej shqiptarëve, në lexues të mendjes dhe zemrës së tyre. Qysh nga 12 gushti i 1884-tës, kur poezia “Fjalët e qiririt” u botua për herë të parë, gjer në ditët e sotme ky qëndrim serioz ndaj ekzistencës njerëzore, pavarësisht ngjyrimeve poetike Naimi nxirrte vetëdijen e përgjegjësisë iluministe që ka individi ndaj vetvetes e ndaj shoqërisë. Kjo ndjenjë përgjegjësie, sipas Naimit, shprehet si angazhim aktiv për zgjidhjen e problemeve që shtron koha dhe që qëndronin para kombit e çdo shqiptari. Dhe qe filozofia e besimit të jeniçerëve, i shërbente Naimit për të përhapur atë dije që e kishte mishëruar në këto vargje babai i bektashinjve, Haji Bektash Veliu.:“Për njerëzit me vetëdije,/një rreze dije nuk mjafton,/ Për turmën injorante/ Dija është thjesht e kotë”.

Kështu vetëm me këtë angazhim me qiriun e tretur njeriu mund të mposhtë edhe një vetëdije fatkeqe e tragjike për jetën dhe të vepronte me besim në fitoren e progresit. Në këtë mesazh fisnik, urtësie me përgjërimin ndaj njeriut e lirisë, mendimi filozofik i Naim Frashërit ka kaluar nëpër shumë breza të kombit tonë dhe na vjen në përkujtim e vjetorit të vdekjes së tij i gjallë, i freskët e frymëzues  Ndaj dhe Naimi edhe sot pas 117 vitesh shqipton “fjalët e gjuhës së zjarrtë” në të cilat mund të rrëmosh dhe të gjesh thesaret e pa fund të përvëlimit të tij, për të cilën ne modestisht u përpoqëm.

“ Që t’u ap pakëzë dritë/ Natënë t’ua bëj ditë”

Filed Under: LETERSI Tagged With: Fjalet e Qiririt, Naim Frasheri, Rafael Floqi, Reflekse te poétises sudiste

LE TE NDEZIM TE GJITHE NGA NJI QIRI ….!

October 21, 2017 by dgreca

1 ok Sami repishti2

Shkruan:  Sami Repishti, PhD./Ridgefield,CT.USA. Pak ditë ma parë, lexova në shtypin shqiptar fjalen e mbajtun në “Parlamentin Rural’ (qytetarë të thjeshtë dhe ekspertë) nga zonja mirditore Dott. Rigerta Loku, e diplomueme në Universitetin e Romës “La Sapienza”, tashti me banim në Rubik, Mirditë, dhe managjere e nji ndermarrje bujqësore-blegtorale të suksesshme themelue nga ajo dhe bashkëshorti i saj, Z. Leonard Tusha.

Amerikanët kanë nji shprehje: “Ashtë ma mirë me ndezë nji qiri se me mallkue errësinën!” Tue lexue fjalimin e saj të plotë erdha në përfundimin se Zonja fshatare e Mirditës, me arsim të naltë universitar, me fjalimin e saj ka “ndezë nji qiri” që ban  dritë në botën e sotme të errësinës shqiptare, ku njerëzit me sy nuk shohin, ata me veshë nuk ndigjojnë, dhe të tjerë të dehun nga jeta e luksit ose të lodhun nga vuejtjet e përditëshme nuk kanë aftësinë e duhun me mendue për gjendjen e vendit të tyne, ose kanë humbë shpresën e nji të ardhmje ma të mirë. Viktima të rrethanave jo të favorshme, kategori qytetarësh të pafaj janë nënshtrue nji fati të egër që ushqen shoqëninë shqiptare me dëshprim. Fjala e Zonjës Loku, fshatare mendje-ndritun dhe prendimore, lëkundi ndërgjegjet e fjetuna të shumicës së konformueme nga vorfënia, dhe trazoi gjumin e rehatshëm të klasave shfrytëzuese. Përgëzimet e mia!

Asgja e re në Shqipërinë tonë të mësueme me këto fatkeqsitë që e ndjekin me shekuj: shtypje e uri, frikë nga autoriteti e frikë nga papunësia që mbulon vendin.

Çka tha Zonja Rigerta Loku, universitare e suksesshme dhe e paisun me shpirtin e sakrificës që kërkon nji jetë të ndershme për çdo qytetar shqiptar? Ajo tha:”Lironi karriket dhe ejani në fshat”! Unë do të shtojshe: ‘… Karriket që keni fitue me zgjedhje as të lira as adekuate dhe të mbajtuna me egërsinë e mbrojtjes së ‘çiflikut të trashëguem….. ‘

Reagimi i klasës politike në pushtet u ndigjue menjiherë. Jehona e shtypit partiak  ushtoi kudo. I papërgatitun për nji reagim të këtill, rilexova fjalen e saj në tanësi dhe nuk u përmbajta pa përsëritë fjalën e “Mësuesit” :”O Zot, fali se nuk dinë se ç’ bajnë!”

Zonja Rigarta Loku ka folë sinqerisht për jetën që ka jetue e përsëri jeton, si dëshmitar okular i kësaj jete. Nga ku foli? Nga tribuna e Parlamentit Rural, “…në njenin nga sesionet e mbledhuna nji herë në vit me ftesë për njerëzit e thjeshtë” spjegoi nji koleg i imi.

Cilin ofendoi ajo? Deri tashti, asnji shqiptar ose i huej, nuk ka denoncue fjalën e saj si ofenduese. Fjala e saj ashtë, e do të mbetet për shumë kohë, material për diskutime të hapuna- sepse nuk ka asgja konspirative në ato fjalë, dhe organet gjyqsore nuk kanë tregue se ajo dyshohet të ndërmarrë nji veprimtari .… subversive!

Atëherë, cili ashtë “faji Loku”?

“Faji Loku” ashtë guximi i nji qytetareje shqiptare me të drejta të plota morale dhe ligjore me folë botënisht për gjendjen e vendit të vet, për të mirat dhe të metat e shtetit dhe të vuejtjeve të shoqënisë shqiptare. Qellimi? Me tërheq vemendjen e “kokëve të mëdha” për problemet akoma ma të mëdha të qytetarëve të vegjël, punëtorë qyteti të krahut e të mendjes, e fshatarë të katundeve shqiptare të harrueme, bujq e blegtorë që paguejnë taksa nji shteti që paguen rrogët mujore të “kokëve të mëdha” por që mbetet i shurdhë për hallet e të tjerëve të harruem fare. Zonja Loku i ra nji kumbone që tingëlloi familjare tek shumë bashkatdhetarë që lexuen të artikuluem mendime e shqetësime që ata vetë i mendojnë por nuk kanë qenë në gjendje me artikulue.

“Faji Loku” i zgjoi ata dhe ato, tregoi se “perandori nuk kishte rroba” dhe se nëpunësit e tij sherbejnë pa mendue me evitue vuejtjet në nji vend ku kërcënon uria e përditëshme e papunësisë masive! Ajo tregoi gjithashtu që ka edhe nji rrugëdalje të ndershme, të vështirë dhe larg dritave verbuese të saloneve dhe muzikës së tajvaneve të qyteteve tona, atje në fshat ku punohet me ngulm dhe pa zhurmë…dhe ku puna shpërblehet me sukses, për vete dhe për shoqëninë shqiptare. Nji koleg zemërmirë dhe sensitiv më shkruente:”…ajo ishte e ftuar, si shumë të tjerë, të fliste për çeshtje dhe probleme që kanë lidhje me sipërmarrjen e saj dhe vendlindjen e zonës ku banon”. Dhe ajo foli për vete, për Kristinën, dhe për gjithë të tjerët.

Cili ashtë “faji” në togfjalshin “faji Loku”? Ndoshta sepse ajo ishte idealiste, e trembun nga errësina që rrethon atë dhe shoqet e fshatit, krahinës, e atdheut të saj, “…ajo që preku jo vetëm të pranishmit në sallë (deputetë e ministra të nderuar!) por edhe shumë mendje e zemra që ushqejnë shpresa për ditë ma të mira për vete e për fëmijtë e tyne.(Zonja Loku ashtë nanë e dy fëmijve të vegjël). Por, “…ajo grua e zgjuar,- shkruen kolegu i im,- dhe ata që tha i dilnin nga zemra sepse fundja këta janë hallet e përditëshme të qytetarëve të thjeshtë! Ajo është njeri shumë pozitiv dhe duhet të shërbejë si burim frymëzimi për kedo!”

Ashtu mendoj edhe unë!

“Faji Loku” nuk i pelqeu politikës dhe “baballarëve të kombit” sepse autorja vuni pikën mbi germën “i” dhe zbuloi “perandorin e çveshun”,sepse ajo uzurpoi “privilegjet e paprekëshme” të opozitës me qenë monopoli i kundërshtimeve në sferën politike. Natyrisht “gojët e këqia” gjetën nji rast shumë të rrallë në Shqipërinë e sotme me sha, ofendue, çpifë e ndoshta edhe me ndjekë penalisht këte “apostazi të pafalëshme”. Kjo  ashtë Shqipëria e jonë sot!

…….

Ç’ tha , në të vertetë, Zonja Loku?

“Unë kam mbaruar studimet e larta në Romë”, filloi ajo. “E kthyer në Shqipëri. në provincën time, u gjenda duke administruar nji tufë dhishë prej 350 krerësh…” Dhe përfundoi:” Ja ku jemi. Problemet i njohim të gjithë. Të gjejmë zgjidhjen së bashku me shumë modesti, dashuri për këte tokë, për Shqipërinë rurale, për Shqipërinë urbane, Shqipërinë europiane; ne fshatarët jemi në dispozicionin tuaj”. Mbrenda këtyne paragrafeve kapitale gjinden kërkesat.

Ajo kërkoi: “Fshati ka nevojë të rilindë, ri-mbkëmbet, rianimohet. Le të quajmë si të doni, fshati ka nevojë për kapital njerëzor, të shembim rrugën e braktisjes, dhe të ndërtojmë rrugën e kthimit.”

Ajo kërkoi: “Mbështetje dhe forcimin e atyne mikroekonomive rurale që modestisht prodhojnë punësim…Inovacion dhe informacion…(që) të vej atje tek shtalla, jo unë të vij në parlament për të marrë informacion…Pa fshat të zhvilluar nuk ka qytete të zhvilluara. Po nuk na zhvilluat ne, ju nuk zhvilloheni kurrë!”

Ajo kërkoi: “Ndihmë për agrikulturen dhe agroturizmin…Traditë e përzier me zhvillim dhe inovacion do të ishte për ne një përzierje jetësore….të mbështetni fermierin e ri që me shumë vështirësi e sakrifica çon përpara farmën…Të mbështesim fshatarin…ato fshate ku varfëria dhe mrekullia jetojnë në mënyrën ma fantastike të mundshme…”

Ajo kërkoi: “Ejani në fshat. Ejani të shikoni….në doni bukë, kripë e zemër të mirë, ejani në fshat, në doni qetësi e dashuri, ejani në fshat! (Por) …atje nuk shkon makina, e atje ku nuk shkon makina nuk shkon gjë…Nuk shkon as jeta!”

Ajo kërkoi: “Jepni ujë dhe rrugë fshatit dhe keni dhëne zhvillim…Të pyetet shoqja e ime Kristina: Çfarë do? ‘Unë dua ujë dhe rrugë’. Se ka dinjitet Kristina. Nuk i kërkon asgjë tjetër Shtetit të saj veçse ujë dhe rrugë…”

Ajo kërkoi: “Fshati të rilindë…fshatari ti kthehet fshatit të tij…Nuk është proces i lehtë as i shpejtë, por edhe ne nuk shkojmë asgjëkundi. Duke ndihmuar fshatin dhe Shqipërinë…Por kush thotë se ky vend nuk bëhet KURRE e vret fshatin dhe Shqipërinë…..Na vret ne njëmijë herë!”

Ajo kërkoi: të besojmë se “ky vend do të bëhet se i ka të gjitha mundësitë për tu berë. Dhe ne jemi këtu” premtoi ajo. “Ky vend ka nevojë për punëtorë që kanë pak llafe dhe shumë punë”. Ajo deklaroi se “fshati nuk ka as politikë, nuk njeh parti, nuk ka opozitë, as pozitë…por Parlamenti duhet të drejtojë që secili prej organeve të bëj funksionin që i perket”..…“Na presim” deklaroi ajo.

Ajo kërkoi: “Unë, ne kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim. Politika agrare specifike afat-shkurtë dhe afatgjatë. Ujë vaditës dhe ujë pirës, kredi të buta, moderim të çmimit të punimit të tokave, farërave, subvencione e mbështetje, por kërkojmë edhe informacion… “

Dhe ma në fund pyetjen e madhe:”Çfarë duhet të bëjmë ne?”

Nga shtypi mësova se “fjala e saj është ndërprerë vazhdimisht, jo vetëm se ajo përlotej dhe fshinte lotët me shami, por edhe sepse të pranishmit në atë sallë, si rrallë herë shpërthyen me duartrokitje mbështetse”. (Panorama, 2 tetor 2017)

……..

Leximi i materialit të sipërm dhe familiarizimi me përpjekjet e mëdha të Zonjës Loku për nji ndërmarrje bujqësore moderne dhe efikase me solli në mend leximet e eksploratorëve të Amerikës në vitet e para të popullzimit të kontinentit të posa-zbuluem. Vështirsitë e mëdha që tejkaluen ata janë symbol i fortësisë dhe frymës aventureske të eksploratorëve të shekujve 16 e 17 në kontinetin e ri. Ata studjohen nga të gjithë dhe kanë marrë emnin prestigjoz “frontier people”, elementë guximtarë që thyen çdo pengesë në rrugën e tyne zbuluese nga nji “frontier” në tjetrin, deri në brigjet e Pacifikut. Tregimi i akteve të tyne jashtëzakonisht të guximëshme janë dhe sot landë e mësimit në shkolla, subjekt i letërsisë së vrazhdë amerikane dhe i filmeve të pafund ku pasqyrohen këto akte. Ata janë elementë frymëzues për admirim, për ndërmarrje –individuale dhe kolektive- dhe aksione guximtare. Analisti David Brooks përshkruen:”frontier people”- qendrimi themelor i amerikanëve ka qenë me drejtue shikimin tonë plot shpresë kah e ardhmja, jo me shikue me inat zbehjen e disa orientimeve madhështore. Vështirësitë e “frontier people” ftojnë për nji energji, nji forcë rinore, punë të vazhdueshme dhe janë cilësi që kanë qenë gjithmonë veçoritë përcaktuese të kombit amerikan. Figura e “frontier people” kërkon njilloj individi, nji aventurier-zbulues që punon shumë, individ i disiplinuem që ec në rrugën ku përfundon me nji ’transformim të vetëvetes’….; Filozofia e ekonomisë që përqafon ndërmarrjen e lirë ka qenë shumë individualiste; megjithate, lidhje të ngushta të bashkësisë vendore, të ndërtueme mbi marrëdhanje që ushqejnë frymën e ndërmarrjes me guxim, dhe që bashkëndajnë parimet e nji moraliteti biblik, kanë ndihmue me përcaktue standartet e përbashkëta të karaktereve.”

Për mendimin tim, rasti i doktoreshës Rigerta Loku dhe i bashkëshortit të saj ashtë nji shembull shqiptar i karakterit të formuem nga “frontier people” në shekujt e parë të emigracionit europian në Amerikë, dhe meriton të njejtin respekt.

Fatkeqsisht, marrëdhanjet politike, zakonisht të vështira në Shqipëri, sot kërkojnë nji orientim të ri të shoqënisë, me gjak të ftohtë e qendrime të studjueme mirë, ndershmëni e vetëmohim. Inati dhe zemrimi në politikë janë armë të forta në fushatat elektorale dhe për sondazhet e zakonshme; por ata janë të tmerrshme dhe shumë damprurëse në qeverisje, në marrëveshje që kërkojnë kompromise, dhe në formulimin e legjislacionit të vendit, në mes tjerave. Tek ne, kjo gjendje ashtë e qartë! Ashtë kjo gjendje që shqetëson heroinën tonë të dallueme!

Shqipëria që kërkon Zonja Loku ndërtohet vetëm nga nji sistem qeveritar e nji shoqëni shqiptare demokratike që na sot nuk kemi në vendin tonë. Sigurisht, konteksti i procesit demokratik ashtë i nji randësie të dorës së parë. Por demokracia që ne të gjithë dëshirojmë – e nuk perkrahim!- varet nga shkalla e qytetnimit në vendin tonë, nga nji atmosferë që nuk ushqen dëshprim- ashtu si sot!- por nji shkëmbim serioz ideshë, varet nga mundësia me bindë palën kontestuese që mendon ndryshe, nga marrja në konsideracion e argumenteve të ndryshëm, dhe nga spjegimet tona. Liria e fjalës, e shprehjes së lirë, e shtypit janë garancia ma e mirë se vendi jonë nuk zbret në kaos e diktaturë. Nji udhëtim i gjatë prej 10.000 kilometrash fillon me nji hap. Për ne, ky hap i parë ashtë dialogu i hapët në nji atmosferë mirëbesimi të ndërsjellë që në Shqipëri sot nuk ekziston.

Në ditët e vështira të kaosit ekonomik te shkaktuem nga “kriza botënore” (1929-32),  presidenti i ndjerë amerikan, Franklin D.Roosevelt, u shpreh kështu:

”… Vendi i jonë (SHBA) ka nevojë, dhe në se nuk gabohem, kërkon ndërmarrje guximtare, kombëngulëse, me eksperimentue për gjetjen e përgjigjes së duhun. Ashtë diçka e natyrëshme me eksperimentue nji metodë, dhe me vlerësue rezultatet; në se dështon, duhet pranue dështimi pa komplekse e publikisht, dhe me fillue nji metodë tjetër. Ajo që ashtë e domosdoshme, dhe në rradhën e parë, ashtë nevoja e eksperimentimit që eventualisht zbulon rrugën që duhet ndjekë”(Washington 12 maj 1932)

Eksperimenti i suksesshëm i çiftit Loku ashtë nji shembull ndriçues. Mendoni për nji moment: sikur 1000, 5000, 10.000 bujq e blegtorë shqiptarë që imitojnë shembullin e tyne të ndezin nji qiri si ata. Dhjetë mijë qirinj në Shqipëri do të shkatërronin errësinën e sotme –nji herë e përherë!

———————————————————————–

* City University of New York

Filed Under: Opinion Tagged With: GJITHE NGA NJI QIRI ….!, LE TE NDEZIM TE, Sami repishti

Bandat e ligjshme dhe populli i paligshëm

October 21, 2017 by dgreca

Katër banda te ligjshme dhe populli i jashtligjshem/

1 Valentin LumajNga Valentin LUMAJ/ Michigan/

Me dhemb ne zemer teksa shikoj nje realitet makaber ne atdheun tone te dashur dhe mbushem me merzi dhe mllef. Vrasje, aksidente, krime ne familje, rrembime, gjakderdhje, gjakmarrje, lufte ne mes bandash, tregeti droge gjithandej, si dhe jeta e perditshme e politikaneve. Me kete rit te perditshem, kronologjistet mbushin televizionet, rrjetet sociale dhe gazetat. Nje rutine jete e pamerituar per nje popull disa milionesh, fatin e te cilit e vendosin nje grup njerezish, qe ne maksimum formojne 5 perqind te tij, keqberes, hajdute, kriminele, drogaxhinje, mashtrues, tagrambledhes, xhelate dhe lirisht dhe pa ndrojtje  mund ti shtoni çdo emer negativ qe egziston ne fjalor, pa krijuar ndonje ofense ndaj tyre. Kjo kase njerezish eshte shperndare ne  kater banda.

Banden e pare e kryesojne politikanet, te cilet kane kapur majat e parlamentit dhe qeverise. Te gjithe jane te zgjedhur dhe emeruar sipas ligjit qe e shkruajne vete. Nje here ne disa vjet shkojne ne zgjedhje. Por me perpara, nepermjet trafikut shteteror te droges e armeve, rezervojne fondet qe ju nevojiten te blejne njerezit dhe votat e tyre. Rezultatin e kane te parashkruar, duke i vene votuesit perpara faktit te kryer. Keta politikane çakenj, pasi jane situr dhe kualifikuar ne te gjitha nivelet e krimit, qysh tek me i vogli deri tek me i madhi, eksperiencen e fituar nder vite e zbatojne edhe ne detyrat shteterore. Vjellin taksat e qytetareve, vjedhin banken e shtetit, vjedhin bankat private, vjedhin arin, floririn e gjithçka me vlere, konfiskojne dhe kthejne prone te tyren toka, plazhe e vende turistike, pastrojne para te ndyra, porosisin vrasjen e kundershtareve, shantazhojne bizneset the familjet e çdokujt qe ju prish interesat. Mbas ketyre veprimeve prej banditesh dhe sherbesave te vyera qe i bejne vetes dhe njeri-tjetrit, shperblehen me nje post edhe me te larte, si President, Kryeminister, minister, kryeparlamentar, kryetar partie, drejtor policie, deputet e keshtu me rradhe. Te gjithe aktore te nje rrjeti megamadh krimi dhe korrupsioni. Nje shembull i thjeshte eshte ministri i brendshem, i emeruar per te siguruar jeten qytetareve dhe per te luftuar krimin, perveçse ne krye te ministries, eshte edhe ne krye te bandave me te rrezikshme te trafikut te droges dhe armeve, kjo e faktuar. Por ai eshte vetem nje element i kesaj bande kriminale qe quhet shtet.

Me keto pozita, dhe me eskortat e armatosura, kane edhe hijen e rende, kane autoritet, njerezit i kane frige dhe i duan, secili zgjedh politikanin e vet sipas deshires, lumturohen, ju lotojne syte prej gezimit dhe shtyhen tu japin doren apo te bejne nje shkrepje, nje kujtim, sepse siç genjen veten populli i shkrete, prej tyre “ne mos rrjedhte, pikon”.

Banda e dyte eshte banda e vertete, banditet e rrugeve, te shperndare ne dhjetra mini-banda, nga nje per politikan. Nga kjo bande ka prejardhjen dhe u formua banda e pare. Edhe keta po aq te ligjshem dhe me imunitet sa te paret. Askush nuk i shqeteson, askush nuk i prek, te gjithe ua hapin rrugen. Mbas cdo krimi, ndodh me shpejtesi zhdukja e provave dhe deshmitareve. Edhe nese del ndonje fatzi si deshmitar okular, edhe ai nuk e ka jeten te gjate; aksidentohet me makine, peson atak ne zemer, ose me e zakonshmja nje plumb mbas koke.  Ndodh qe ndonje bandit kesisoji, kur perzien alkolin me kokainen, vret kater persona si pa te keq. Kryeministri si kryebandisti i se pares, ne shembullin me te mire te mbeshtjedhjes se krimit me pushtet, i ferkon shpatullat se emes se vrasesit dhe i shpreh keqardhjen per djalin qe u arrestua.  Per viktimat apo familjaret nuk ka ngushllim. Pse te ngushellohen xhanem, ata nuk u denuan per hidherimin qe i shkaktuan nenes se kriminelit.

Keta bandite jane me te llahtarshmit, me te pameshirshmit, qe mbasi marrin urdherin, vene minat ne makina, zhdukin tjetrin nga faqja e dheut, gjobisin, rrembejne familje, mbareshtojne bizneset e droges, te armeve, grabitjen dhe tregtine femijeve, te mishit te bardhe, te organeve trupore dhe te gjitha proceseve ordinere ne llogari te eprorit deputet apo minister. Kur eproret e bandes se pare nuk pajtohen me pazaret e krimit, ndermjet varteseve te bandes se dyte plas lufta e vertete, e pergjakshme dhe e pameshirshme, me bresheri dhe nje nga nje. Vriten si derrat, ne mes te qytetit. Por viktimat e verteta jane qytetaret e pafajshem qe mbesin te vrare, plagosur apo terrorizuar.

Keta bandite, kane teknologji dhe armatim te posaçem te siguruar nga deputeti apo ministri epror. Te gjithe te akomoduar ne makina te luksit, te shpejta apo te blinduara, te cilat hijeshojne rruget e atdheut.  Njerezit i kane frige por edhe i nderojne dhe thone “i lumte, eshte i zoti, me ate vrime te tytes i ka fituar”. Secili deshiron te kete shoqeri me ta, se jane te forte ne rast nevoje.

Banda e trete eshte banda e policise se shtetit. Kjo bande rrjedh ligjerisht nga banda e pare. Megjithate veshtire ti dallosh ne mentalitet dhe veprime nga banda e dyte, perveçse keta jane me uniforme.  Nivelin e edukates dhe te shkollimit e kane te ulet, tete-vjeçar, rrallehere te mesem, pa autoritet dhe pa personalitet. Me se shumti te ardhur nga zonat rurale per te siguruar strehim. Meqenese jane ne nevoje, banda e pare i shfrytezon per pune ordinere dhe i paguan lire. Keta jane gjithmone ne gjueti te popullsise se varfer qe nuk kane asnje mbeshtetje. Presin me padurim sezonet e pushimeve apo te festave, kur dhe fillon sezoni i gjuetise se emigranteve, te cilet, jo se thyejne rregullat me shume se tjeret, porse kane nje arsye me shume, kane leke.Per keto arsye kane humbur mbeshtetjen dhe bashkebunimin si dhe nuk gezojne besimin e qytetareve. Keta police bandite, qe paguhen qe te garantojne sigurine publike, ne bashkepunim te ngushte me banden e dyte dhe sipas direktivave te bandes se pare, ruajne parcelat e kanabisit, u garantojne levizjen e lire trafikut te tij, nga arat ne magazine, treg etj. Ne ndihme te mushkave, çmimi i te cilave u rrit deri ne 5000 euro per koke, u vune te gjitha trupat dhe mjetet policore.  Helikopteret e policise dhe te ushtrise, qe nuk fiken kurre por fluturojne dhe mbikqyrin arat hashashit ne fusha, male e kodra, ndersa ne parlament raportohen se jane mushkonja. Ata ngarkohen dhe shkarkohen me droge pa mbarim, dhe jo rralle ndodh qe ndonje edhe rrezohet nga mbingarkesa. Ndersa pilotet shpallen heronj te rene ne sherbim te atdheut gjate nje patrullimi rutine!!

Keta soj policesh i sheh aty ketu e ne mes te rruges, vend e pa vend, dhe ne vend qe te lehtesojne qarkullimin, e veshtiresojne edhe me shume. Ndodh shpesh qe polici te urdheron te besh testin e alkolit, ndersa vete qelbet nga era e rakise.Policet e kesaj bande, hiqen si te forte dhe bejne xhelatin ndaj te dobetit dhe te vobektit, ndersa dridhen dhe jane gjithmone te gatshem te nderojne me grusht politikanet e bandes se pare dhe banditet e bandes se dyte. Kurse qytetaret kudo qe  shohin nje polic ne rruge, nuk kane siguri, perkundrazi kane frige, se polici ka arme, ka shkop, eshte “ligji ne dore te Maliqit”.  Banda e katert perbehet nga prokuroret dhe gjykatesit. Keta jane kriminele me te afte e te shkolluar se tre bandat e tjera. Vrasjen, burgosjen e shkaterrimin e jetes se te pafajshmit e bejne me nje çekiç druri. Keta, te cilet jane emeruar per te vene drejtesi, bejne padrejtesite me te medha. Per pothuajse çdo gjykim, qytetari duhet te paguaje prokurorin qe ti ndaje me gjykatesin se pendryshe mbetet ne burg pa afat deri ne harrese. Nje here nje i varfer, ndersa ishte i arrestuar, i tronditur, terrorizuar dhe i pazot te paguante as prokurorin e as tridhjete dollare energjine elektrike, vari veten ne qeli.  E kunderta ndodh me kriminelet e bandes se dyte, te cilet arrestohen sa per sy e faqe, gjasme denohen me kaq e aq vite burgim, por qe bejne jete luksoze ne ambientet e burgut, me celulare e teknologji te sofistikuar, nga ku drejtojne si te ishin ne shtepine e tyre trafiqet kundrabande ne sherbim te bandes se pare. Gjykimet behen fallco, dhe keta prokurore apo gjykates bandite, gjithmone i gjejne hapesirat ligjore qe kriminelet e bandes se dyte te dalin te pafajshem, te lirohen me kusht apo te denohen minimalisht per krimet e tyre monstruoze. Shpeshhere, per autore krimesh te renda, gjygjet shtyhen pambarim, dorehiqen prokurore e gjykates nga çeshtja, me qellim, qe krimineli te mos denohet apo ti japin kohe derisa tu krijojne mundesite per ndonje arratisje spektakolare apo falje me dekret nga Presidenti sipas keshilles se Kryeministrit apo te Kryeparlamentarit, tradite kjo e njohur ne kohe fushate zgjedhjesh, kur, kush ka me shume kriminele, ai fiton zgjedhjet.

Me vendim te gjykatesve te kesaj bande, i hiqet prona pronarit te vertete, dhe i jepet bandes se dyte qe paguan rryshfet. Fjala e tyre eshte ligj. Perndryshe jane policet e permbarimit te bandes se trete qe zbatojne me dhune vendimin. Kurse dhenia e tokes apo shtepise ne pronesi te disa personave ne te njejten kohe me vendim gjykatet, eshte trendi, burim i shumefishte pasurimi. Ata jane te vetdijshem se krijojne vllavrasje, qe zot i asaj prone behet ai qe mbijeton, i cili prapeseprape nuk e gezon pasi perfundon ne burg per vrasje.

Keto gjykata, qe punojne pa pushim dhe me orar te plote, gumezhijne nga njerzit e thjeshte, te fajshem e te pafajshem qe hyjne e dalin pambarim qe kerkojne drejtesi, por qe rrallehere e gjejne te drejten. Megjithese krimet me te medha i kryejne kriminelet e bandes se pare, te dyte e te trete, s’behet fjale qe ne keto gjykata te shikosh te denohet nje politikan, nje kryekriminel apo kryepolic. Nuk ka sesi te ndodhe.

Keto kater banda, me nje fjale, politikanet, kriminelet, policet dhe gjykatesit, jane te gjithe te veshur me ligj dhe pushtet. Ata kane krijuar nje nderthurje perfekte e te pazgjidhshme, nje berthame kryenece, qe ngado ta godasesh eshte e pathyeshme, ngado ta sulmosh, dalin ne bllok dhe mbrojne njeri-tjetrin. Kjo berthame e zeze apo magnet i zi, ka terhequr rreth vetes njerezit me te pashpirt, gjakpiresa, e te pangopur, te cilet kontrollojne te gjithe jeten ekonomike, politike e sociale te te gjithe popullsise.

Politikanet, truri i berthames te zeze, me Kryeministrin qe eshte koka e kesaj metastaze kriminale, padyshim jane pjella me e keqe e popullit. Keta, te cilet jane ne shumice bij apo  kelyshe te byroisteve komuniste, jane nje fatkeqesi e mirfillte kombetare, por qe zoterojne nepermjet zhvatjes dhe krimit, 80% te pasurise se popullit. Ne rastin me te mire, po tu hiqej koka, automatikisht do te ktheheshin ne nje pasuri kombetare.

Kjo minorance njerezish, te zhveshur nga te gjitha virtytet humane te dashurise per bashkekombasit dhe atdheun e vet, por te mberthyer keq nga egoizmi dhe ethet per para e pushtet, kane nxjerre jashte tefterit dhe jashte ligjit popullin qe i voton dhe i mban. Nje popull i varfer, i braktisur dhe i harruar ne vetmine e vet, shtrydh vetveten deri ne asht, dhe per mbijetese detyrohet te shkoje rrugeve te pandershme te fitimit.   Ndersa ne komunizem ishte e zakonshme te vidhje pronen e shtetit, pasi merrje mundin tend, sot detyrohen te sigurojne jetesen po ne ate rruge ordinere te jashteligjshme, jo me ne shtet, por vjedhin vila e shtepi, makina, dyqanet e arit,  grabisin me dhune autobuze e makina, grabisin kambiste, degjojme per burra qe detyrojne grate e vajzat e tyre te ushtrojne prostuticion, prinder te shesin femijen per nje grusht pare, nena qe abortojne foshnjen dhe e hedhin ne kosh te plehrave sepse skane me se ta rrisin. Shohim tek rritet nje rini e vobekte dhe e pa horizont, qe shkojne rinine duke u endur rrugeve ne kerkim te asgjeje, me sy te zverdhur nga hashashi dhe bark te fryre nga redbulli i vendit. Nje popull qe shet mend se kane moshen me te re ne Evrope, jo nga lindjet e teperta, por nga vdekjet e shumta e te parakohshme, me semundje kanceroze te padegjuara me pare, shkaktuar nga ushqime pakontrodhuara e te hormonizuara. Shohim studentet ne mase te perfundojne studimet unversitare, pa perspektive punesimi. Me tej dekorohen me graden Master dhe sillen te si pordha nder breke per nje vend pune dhe perfundojne si kamariere ne lokalet luksoze te bandes se pare dhe te dyte. Pjesa me zgjedhur e tyre ose me mire te themi elita e ardhshme e kombit, te braktisur dhe te pashprese, ikin pergjithmone per pune te rendomta ne emigracion. Ikin me nje brenge dhe nje mendim te kthehen prape dikur. Por kur kjo dikur behet e tashme, brengat zhduken, deshirat fashiten dhe thone me zemren plot: sa mire qe ikem!

Edhe ajo pjese e elites qe mbetet ne vend, integrohet ne media apo politike, dhe gjithmone ne pritje qe ti hedhin kocken banda e pare, kurre nuk arrin te depertoje guximshem ne majat drejtuese dhe qe e humbet rruges rolin e vet elitar dhe udheheqes te masave.

Ne diktature, Enveri dhe banda e tij, mbylli kufijte, vrau, internoi dhe eleminoi ajken e kombit, por kurre nuk arriti te vrase shpresen, gjithmone kishte drite ne fund te tunelit. Gjate kesaj periudhe njezet e pese vjeçare te pseudo-demokracise, nen udheheqjen e horrave trashegimtare te te pareve, le qe po vrasin, vjedhin e pervetesojne gjithçka ka mbetur ne ate vend, por e keqja me e madhe eshte se po vrasin shpresen se Shqiperia do te behet. Ne nje kohe kur kufijte jane normalisht te hapur per levizje e tregeti te lire, me se shumti jane per te perzene nje here e per çdo dite eliten shqiptare, si e si keto kater banda te ligjshme te sundojne lirshem e pa frige, nen frige dhe terror nje popull tufe qingjash te bute, te ç’armatosur nga armet dhe te rrjedhur nga truri.

Dhe kur durimi soset, buçet thirrja e ringjalljes: ngritu o popull shqiptar, ngrihuni o njerez nje here e per se verteti, ngrihu per veten tende, per femijet e tu e te ardhmen e tyre! Thirri o popull ndergjegjes, thirri tradites se trimerise tende, thirri bijte e tu te dalin per zot fateve tua, thirri studentet, pedagoget te behen nje me punetoret, te gjithe shoqerine, le te derdhet gjaku rrugeve, por ama kapini, varini e me pas digjini keta bandite, zogj kuçedre komuniste, qe fara tu tretet e asnje shenje e tyre te mos mbetet!

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kater banda, populi i paligjshem, Valentin Lumaj

Lumturimi i Nënës Tereze, ditë historike për shqiptarët

October 19, 2017 by dgreca

-Presidenti historik i Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova, para 14 viteve, 19 tetorin 2003 të lumturimit të Nënës Terezes, në Vatikan, nga Papa Gjon Pali i dytë, e vlerësonte ditë historike për shqiptarët dhe botën/

NeneTereza-Ibrahim Rugova-Presidenti Amerikan Bill Clinton në qershor 2002: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”/

Vatranet-Ipeshkvi-KosoveSPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 grupi ZefitPRISHTINË, 19 Tetor 2017/ Para 14 vitesh, më 19 tetor 2003, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në Vatikan, mori pjesë në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, misionares shqiptare Gonxhe Bojaxhiu me origjinë nga Kosova, lindur në Shkup. Para më se gjysmë milioni njerëzve, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Gjon Pali i dytë ka lumturuar Nënë Terezën.Presidenti historik Rugova, pas kthimit nga pjesëmarrja në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, e vlerësoi këtë akt si ditë historike për Kosovën dhe popullin shqiptar.”Po kthehem nga Roma, ku ishim në ditën e beatifikimit të Nënës Tereze, që është një ditë e madhe për Kosovën, për popullin shqiptar.Mund të themi se është një ditë historike dhe një ditë e madhe për gjithë botën, sepse ajo është Nënë shqiptare dhe poashtu Nënë e gjithë botës”, theksoi Presidenti Rugova në një deklaratë para mediave në Aeroportin e Prishtinës, në 22 tetor 2003.Gjithashtu Presidentti Rugova shprehu kënaqësinë që në ceremoninë e lumturimit të Nënës Tereze morën pjesë me mijëra shqiptarë nga Kosova, viset shqiptare dhe nga bota.

L Gjergji marjaniMe këtë rast, Presidenti Rugova falenderonte Papa Gjon Pali II për lumturimin e Nënës Tereze dhe organizimin e ceremonisë madhështore që hapi rrugën për shenjtërimin e Nënës Tereze.Në 17 tetor 2003, para ceremonisë së lumturimit, Vatikani publikoi një biografi të Nënës Tereze. Teksti fillonte pikërisht me një deklarim të Nënë Tërezes në vitin 1995, ku ajo theksonte prejardhjen dhe besimin e saj me këto fjalë: “Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane dhe me zemër i përkas Jezu Krishtit”.

1 ShugurimiRRUGËS PËR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PRESIDENTI RUGOVA TAKON NËNË TEREZËN – 7 DHJETOR 1995/1 shtatorja

Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai.Ishte viti 1995, kur në 7 dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, takohet me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen.  “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova.  Takimi u zhvillua në Aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington.

 

RUGOVA: NËNA TEREZË MË KA FRYMËZUAR SHUMË GJATË KËSAJ KOHE PREJ QË MERREM ME PUNË EDHE TË SHTETIT TË KOSOVËS

 

“Unë e kam takuar vetëm një herë Nënën Tereze në Aeroportin e Romës, rastësisht, por veprën e saj e njoh shumë, shumë mirë…Ato pak çaste që kemi kaluar, kur iu prezantova si President i Kosovës i rodhën lotët, ishte në vitin 1995…dhe dëshiroi sukses dhe punë dhe e ndinte në zemër popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar që e ka dëshmuar edhe me vepër”, ka treguar Presidenti Rugova.

Ai ka vlerësuar se, Nëna Terezë është sublimim shekullor i kulturës e traditës shqiptare, nënës shqiptare dhe se shenjtërimi i saj është një përjetësim i filozofisë së saj, merr një formë institucionale dhe kanonike.

“Mbas Skenderbeut që ka fut popullin shqiptar në historinë moderne të Evropës e  të  perëndimit e të botës, Nëna Tereze e ka inkuadrur popullin shqiptar sot në universin, në botën globale të sotme që ne identifikohemi me të dhe ajo identifikohet me ne, por është edhe e gjithë njerëzimit dhe ky është ndër kontributet më të madha të Nënës Terezë, që i ka bërë kombit shqiptar, Kosovës, popullit të saj… Shenjtërimi i saj është një akt i madh për popullin tonë dhe një përjetësim i popullit tonë në historinë modene dhe në kohërat që vijnë”, është shprehur Presidenti Rugova.

Në punën e Shtetit, ka thënë Presidenti i Kosovës Rugova, unë gjithmonë jam frymëzuar nga vepra e madhe e dashurisë së ushtruar ndaj të afërmit nga Nënë Tereza dhe pandërprerë e kam pasur shembull e ideal timin.

“Mua më ka frymëzuar shumë gjatë kësaj kohe prej që merrem me punë edhe të Shtetit të Kosovës që e kemi formuar Shtetin  modern të Kosovës, pra po bëhen rreth 15 vite, dhe Nënën Terezë e kam pasur si një shembull të dashurisë, të paqes, të mirëkuptimit mes njerëzve, të shërbimit për popullin e vet, për kombin e vet, ka qenë edhe një ideal, një prehje”, ka theksuar Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai ka përkujtuar edhe se, në Kosovë që nga viti 1990 ka funksionuarr shoqata “Nëna Terezë” e cila ka luajtur rolin e një ministrie sociale, ministrie të shëndetësisë…

2 KORRIK 2002: PRESIDENTI RUGOVA NË SHESHIN QENDROR TË PRISHTINËS PËRURON SHTATOREN E NOBELISTES SHQIPTARE NËNË TEREZA

Në 2 Korrik 2002, ditën e 12 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi, Presidenti i Kosovës dhe përjetëshëm i Pavarësisë së saj, Dr.Ibrahim Rugova, në Sheshin qendror të Prishtinës, para mijëra qytetarëve, ka zbuluar Shtatoren e Nobelistes Shqiptare Nënë Tereza. Ishin të pranishëm personalitete të jetës publike, politike e ushtarake të Kosovës dhe të komunës së Prishtinës.Para pjesëmarrësve në solemnitet, Presidenti Rugova tha se sot është ditë e madhe për Prishtinën dhe për Kosovën. “Është ditë e madhe, sepse sot po bëjmë zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, Nënës sonë të dashur.Këtë shtatore të çmuar po e zbulojmë në Rrugën kryesore të Kryeqytetit, që para sa vjetesh e emëruam me emrin e Nënës Tereze, që e pranoi Prishtina dhe e gjithë Kosova”, tha Presidenti Rugova.

Ai vijoi se, “kjo ditë bëhet më e madhe me zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, simbolit të dashurisë njerëzore, të kujdesit për njeriun, për jetën dhe për të mirën. Pra, e kemi simbolin e Nënës shqiptare, Nënës Tereze, që do ta ndiçojnë zemrën e Prishtinës dhe të Kosovës së lirë, ashtu siç e ka dashur ajo”.

“Prej sot, shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Presidenti i Kosovës, Rugova.

“Ne ndiehemi krenarë që jemi popull i Skënderbeut, që jemi popull i Nënës Tereze, Nënës sonë të shenjtë”, theksoi ai.Dr. Rugova tha se kjo shtatore e Nënës Tereze është dhuratë e Lekë Gojçajt, veprimtarit dhe atdhetarit të njohur në SHBA, i cili për shumë vjet punoi për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Të njejtën shtatore zoti Gojçaj e ka dhuruar dhe vendosur pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork. Tash Prishtinën dhe Nju Jorkun i lidh më shumë Nëna Tereze”, theksoi Presidenti i Kosovës, Dr. Rugova.Presidenti Rugova me këtë rast shprehu mirënjohje të thellë për këtë dhuratë bërë Prishtinës dhe Kosovës, duke madhëruar festën e 2 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Kosovës.Presidenti Rugova uroi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës për Shtatoren e Nënës Tereze dhe përmbylli fjalën e tij me lutje-urime bekimi:
– Zoti e bekoftë Nënën Tereze, siç e ka bekuar.
-Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës.

-Zoti i bekoftë SHBA-të.

-Zoti e bekoftë Kosovën.

NË 26 GUSHT 2005 RUGOVA VURI GURTHEMELIN E KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.

Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

4 SHTATOR 2016, FESTË PËR SHQIPTAREN NËNË TEREZA E SHPALLUR SHENJËTORE NGA PAPA FRANÇESKU NË VATIKAN

Në 4 shtator 2016, në Kosovë ishte atmosferë feste për shqiptaren Nënë Tereza e shpallur atë ditë shenjëtore nga Papa Françesku në Vatikan, në meshën  e shenjtërimit  që u ndoq nëpër familje e kudo në transmetimet televizive.Papa Françeskut në Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në Vatikan, i kanë shërber edhe diakonët e Kosovës, Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj.“Ky privilegj i bukur i dy diakonëve të Ipeshkvisë sonë është një shenjë e kujdesit që Selia e Shenjtë tregon për popullin e Nënë Terezës në festën e madhe të 4 shtatorit”, theksonin në Ipeshkvinë e Kosovës.

Nëna Terezë u bë edhe urë lidhëse në mes të shqiptarëve dhe botës.
Ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton në qershor të vitit 2002 ka thënë: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Në 10 dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo, siç ka shënuar në atë kohë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”Në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, morën pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës.

5 SHTATOR 2017-VATRANËT NGA SHBA NË FESTËN E MADHE SHQIPTARE – SHUGUROHET SHENJTËROREJA SHËN NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Në 5 Shtator 2017, shumë solemne dhe madhështore ishte festa, mesha e shugurimit të Katedraljes-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh nga SHBA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet, madje ishte edhe pjesë e celebrimit Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, i cili ka ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Dila.

Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza u bë në 5 shtator 2017, në ditën që është e 1 vjetorit të shenjtërimit e të 20 vjetorit të kalimit në amshim të shenjëtëreshes shqiptare.

Brenda Katedralës në meshën solemne nga vatranët e SHBA ishte edhe Zef Balaj,  anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ka ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, anëtari i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, Fran Marku, si dhe Nue Balaj, nip i Zefit, Tomë Paloka që do e botojë së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”….

Shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”, në 26 gusht, vlerësoi lart të gjitha kontributet. “Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezentë e ata që do të jenë në 5 shtator”, është shprehur Ipeshkvi Gjergji.

Në mbrëmjen e 4 shtatorit 2017, pas meshës Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në kryeqytet, Ipeshkvia e Kosovës ftoi edhe në darkën e falënderimit për donatorët e ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Lumturimi i Nene Terezes, vatranet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT