• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2018

Skënderbeu dhe Kanuni i Tij

January 24, 2018 by dgreca

1-anton-cefa

Nga Anton Çefa/

Kanuni përbën në vetvete tërësinë e normave të së drejtës zakonore, të  frymëzuara nga tiparet morale të shqiptarit. Populli ynë e ka formësuar që herët  ligjësinë shpirtërore të jetës me atë pasuri morale aq fisnike, aq të dalluar nga popujt e tjerë dhe aq të vlerësuar nga të huajt; atë ligjësi që i kishte themelet tek burrëria, nderi, besa, miqësia, dashuria e pakufishme për liri dhe atdhe dhe gatishmëria për t’u flijuar për to. Është kjo pajë shpirtërore që i ka frymëzuar dhe karakterizuar kanunet, mbi bazën e të cilave janë qeverisur dhe kanë organizuar jetën e tyre malet tona.

Kanunësia zakonore është një dëshmi e pakundërshtueshme e një rangu të lartë qytetërimi të një populli. “Nevoja e një ligji zakonor apo të shkruem, ka shkruar Ardian Ndreca, dallon popujt e qytetnuem prej atyne barbarë, mbasi popujt me ligje kanë ma tepër mundësi me mbijetue dhe me u imponue në rrjedhën e shekujve”. 1).

Kanuni është një përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, që pasqyrojnë  gjendjen ekonomiko-shoqërore të një shoqërie. Një përkufizim të qartë të Kanunit tonë na e ka dhënë përkthyesi në gjuhën anglishte dhe studiuesi i vëmendshëm i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, Leonard Fox. “Kanuni, ka shkruar ai, është shprehja dhe pasqyrimi i karakterit shqiptar, një karakter i cili mishëron një moralitet të pakompromis të bazuar në drejtësi, nder, dhe respekt për veten dhe për të tjerët” 2). Shënojmë këtu se Kanuni i Lekë Dukagjinit është mbledhur dhe kodifikuar prej Atë Shtjefen Gjeçovit, dhe botuar mbas vdekjes së tij, në vitin 1933, në revistën “Hylli i Dritës”. Ndërsa Kanuni i Skënderbeut u mblodh, u kodifikua dhe u botua nga Dom Frano Illija në vitin 1993.

Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti –  Skënderbeu, bëri disa ligje kanunore të veçanta që i përshtateshin kohës dhe krahinës së tij, dhe që morën emrin “Kanuni i Skënderbeut”,  që është një dëshmi e gjallë e virtyteve tona etnike, dhe e shquan atë në jetësimin, ruajtjen dhe lartësimin e vlerave morale, që përftojnë personalitetin autentik e origjinal shqiptar.

Heroin tonë e ka karakterizuar gjithnjë urtia e maleve tona, jo vetëm në sjellje, por edhe në qëndrimet e veprimet e peshuara mirë, mbështetur në mënçurinë dhe përvojën e pasur jetësore si dhe në taktin e tij të përmbajtur. Me këto cilësi të larta  sa mendore sa morale, ai pati fituar edhe të drejtën për të bërë pleqërime sipas ligjeve të Kanunit, deri në atë shkallë sa që Kanunin e trojeve kastriote, të quajtur “Kanuni i Arbënisë”, tradita popullore e lidhi me emrin e Skënderbeut. Quhet edhe Kanuni i Arbënit, sepse Arbënì quhej principata e Kastriotëve.

Kanuni i Skënderbeut “shtrihej në Shqipërinë Qendrore ndër krahinat e Principatës së Kastriotëve e të ndikimit të tyre: Krujë, Mat, Dibër, Valm (Elbasan), prej lumejve Mat-Fand në veri e deri poshtë lumit Shkumbin (Librazhd) në jug, dhe prej Detit Adriatik në perëndim e deri në kufijtë më lindorë të Dibrës e të Ohrit në lindje.” 3).

Gojëdhëna tregon që Skënderbeu dhe Leka diskutonin normat kanunore dhe shpesh kishin edhe kontradikta. Në një rast, ata diskutuan çështjen e vlerës së njeriut lidhur me marrjen e gjakut. Skënderbeu i dha të drejtë Lekës, edhe pse kishte tjetër mendim, që “Çmimi i jetës së nierit asht nji, si për të mirin si për të keqin”, sepse “Sejcili mbahet i mirë dhe i thotë vedit: ‘Jam burrë’ e i thonë: ‘A je burrë!”… “Prandej gjaqet i la Leka si nja-nja: del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit. Shpirt për shpirt, se dukën e falë Zoti”4).

Gojëdhëna të tjera flasin gjithashtu për pleqërime në bazë të kanunit që Skënderbeu bante me Kokë Malçin, një plak i mënçur i Kurbinit, dhe me pleq të tjerë. Heroi ynë këshillohej me të dhe pleq të tjerë të urtë jo vetëm për çështje kanuni, por edhe për çështje lufte.

*   *   *

Edhe pse jashtë teme, më vjen mbarë të shtoj këtu këto rreshta: Aq i madh qe autoriteti i Skënderbeut, aq e madhe qe dashuria e respekti për të, sa kur Lekë Dukagjini, një nga më të pabindurit prej princërve, që kishte luftuar me Skënderbeun për jetë a vdekje, jep lajmin e vdekjes së Skënderbeut dhe, duke e vajtuar me gjamë, e quan “Prindi e zoti i Arbërit”:

“Tundu shkundu Shqipëri

Ejani zonja e bujarë,

ju të varfëra dhe ushtarë,

eni qani me pikëllim

sot ju mbetet pa prind

Pa babanë që ju këshillonte

………………………..

Prindi, zot i Shqipërisë

Qëmenatë sot na vdiq

Skënderbeu s’është më”. 5).

Pak burra shteti e strategë lufte kanë fituar nga popujt e tyre titullin e lartë të “Babait të Kombit”. George Washingtonit amerikanët i kanë dhënë një atribut të tillë. Ndërsa përsa i përket vlerësimeve me përmasa botërore, për Heroin tonë mund të perifrazojmë me përafërsi fjalët që ka thënë për Linkolnin Stephen S. Wise: “Qe verdikt  apo profeci, njëlloj është – Skënderbeu nuk është i Shqipërisë, ai i takon botës; ai nuk i takon kohës sonë, por kohëve; por edhe pse ai i takon të gjitha kohëve dhe gjithë popujve, ai është yni, sepse ai qe shqiptar”. 6).

 Referenca:

  1. Ardian Ndreca, “Ndikimi i Kanunit në ruejtjen e identitetit shqiptar.”’, Hylli i Dritës”, nr. 1/ 2007, f. 42.
  2. Leonard Fox, Introdaction, in ‘Kanuni i Lekë Dukagjinit – The Code of Lekë Dukagjini’, Gjonlekaj Publishing Company, New York 1989, p. xix.

3).“Kanuni i Skanderbegut”. Mbledhë e kodifikue nga Dom Frano Illija; Editrce La Rosa”, f. 15.

4). Kanuni i Lekë Dukagjinit, kodifikuar nga Atë Shtjefen Gjeçovi, Gjonlekaj Publishing Company, NY, 1989, f. 169.

5). Akademi e Shkencave e RPS të Shqipërisë – Instituti i Kulturës Popullore, “Epika historike 1”.

6). William Safire, “Lend Me Your Ears – Great Speeches in History”, p. 185.

Filed Under: Opinion Tagged With: Anton Cefa, dhe Kanuni i Tij, Skenderbeu

“GJYKATA SPECIALE”, Ramushi ia kthen “Topin” Veselit

January 24, 2018 by dgreca

1 Ramushim Veseli

Frika nga pasojat e vendimeve eventuale ka bërë që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, ia kanë proceduar njëra-tjetrës dy nga çështjet më të rëndësishme, të cilat kanë ndikuar në raportet ndërmjet drejtuesve institucionalë dhe faktorëve ndërkombëtarë në vend, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ia ka proceduar Kuvendit të KosovësMarrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke ia bashkangjitur edhe raportin e Komisionit të ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se është kundër ratifikimit të marrëveshjes aktuale.

Në anën tjetër, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, më 22 janar, kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale, ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës, për të dhënë mendimin përfundimtar.

Njohësit e zhvillimeve politike, veprimet e Qeverisë dhe Kuvendit, i kanë cilësuar si “lojë pingpongu” me dy temat, siç ikanë quajtur ata, më të nxehta politike.

Politologu Belul Beqa, profesor i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë që Qeveria dhe Kuvendi kanë frikë nga pasojat që mund t’i sjellin vendimet, çfarëdo qofshin ato, lidhur me të dyja çështjet.

“Loja e pingpongut është shprehje e pafuqisë për vendimmarrje, ngase edhe sikur të merrej një vendim për Demarkacionin, përkatësisht për shpërbërjen e Ligjit për Gjykatën Speciale, nënkuptohet se do të ketë pasoja imediate për ata që marrin vendime. Pasojat nënkuptojnë që duhet të shpërbëhet edhe koalicioni dhe të shkohet në zgjedhje të sërishme, për të cilat asnjëra palë aktualisht nuk është e gatshme. Prandaj, po bëjnë përpjekje që sa më gjatë që është e mundur dhe në mënyrë sa më dinake të shtyhet procesi i vendimmarrjes”, thotë Beqa.

Mendim të ngjashëm ka edhe analisti Arton Muhaxhiri. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thekson që e gjithë kjo që po ndodhë ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit, është tentim për fajësim të ndërsjellë për mosmarrjen e vendimeve të mëdha.

“Nuk duan që të ballafaqohen me pasojat e atyre vendimeve. Ky është problemi kryesor dhe kemi një lloj frike, një lloj ikje nga përgjegjësia edhe nga Qeveria, por edhe nga Kuvendi i Kosovës. Të dyja këto institucione ikin nga obligimet e tyre politike dhe morale për të gjetur zgjidhje për problemet e mëdha, me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës dhe shoqëria kosovare në përgjithësi”, thekson Muhaxhiri.

Megjithatë, politologu Beqa beson që sido që të votohen të dyja këto çështje, pasojat janë të pashmangshme për vetë partitë politike në pushtet.

“Unë mendoj që pasojat janë të paevitueshme. Nëse shfuqizohet (Ligji për Gjykatën Speciale), pasojat do të jenë shumë më të mëdha edhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Dallimi është vetëm në faktin se a dëshirojmë të kemi pasoja të vogla apo të mëdha. Ndërkaq, dinakëria e tyre shkon në drejtimin e zgjatjes sa më të madhe të kohës, në të cilën do të jenë ata në pushtet. Kjo është e gjithë esenca”, vlerëson Beqa.

Analisti Muhaxhiri vlerëson se Qeveria dhe Kuvendi, duke i hedhur çështjet e caktuara te njëra-tjera, po blejnë kohë deri në momentin kur do të detyrohen të marrin vendime.

“Ky pingpongu bizar nuk mund të zgjasë në pakufi, pra, posaçërisht për sa i përket Gjykatës Speciale dhe Demarkacionit. Në momentin kur duhet guxim dhe vullnet për t’u ballafaquar me këto dy çështje madhore, Qeveria dhe Kuvendi luajnë pingpong dhe tentojnë që të blejnë kohë. Kjo bëhet në mënyrë tejet perfide dhe që të ketë një vazhdimësi në trajtimin e tyre e jo ndonjë ide për zgjidhjen e tyre konkrete, gjë që do të ishte tejet e dobishme për qytetarët e Kosovës dhe për vet Kosovën”, thotë Muhaxhiri.

Mosratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi mbetet një nga dy pengesat kryesore që kanë lënë Kosovën pa liberalizim të vizave.

Ndërkaq, nisma për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale, ka ashpërsuar raportet ndërmjet liderëve institucionalë të Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në vend, veçanërisht me vendet e Kuintit. Këto të fundit, madje kanë theksuar se në rast të shfuqizimit të këtij ligji, Kosova do ta humbë mbështetjen e vendeve, të cilat janë dëshmuar si partnere dhe aleate të saj.(RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: "Topin" Veselit, GJYKATA SPECIALE, Ramushi ia kthen

Kosovë-Maqedoni, mbledhja e dy qeverive në mars

January 23, 2018 by dgreca

-Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në Shkup takon kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e Diasporës, Edmond Ademi. Diskutohet për një etapë të re të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, që do të jetë përmbajtjesore dhe me projekte konkrete bashkëpunimi/

-Në 12 dhjetor 2017 Zaev ishte në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë/

 

1 Koso MaqedPRISHTINË, 23 Janar 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka zhvilluar takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.Në takimin e zëvendëskryeministrit Hoxhaj dhe kryeministrit Zaev është diskutuar për një etapë të re të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, që do të jetë përmbajtjesore dhe me projekte konkrete bashkëpunimi.Hoxhaj dhe Zaev kanë diskutuar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si hapi i parë që do ta hapë rrugën e zhvillimit të bashkëpunimeve të reja në shumë fusha. Palët janë pajtuar që kjo mbledhje të mbahet në mars të këtij viti, ndërsa së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e saktë.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Hoxhaj në emër të Qeverisë së Kosovës, ka dërguar mbi njëzet propozime për marrëveshje dhe tema të diskutimit për mbledhjen e përbashkët, duke nisur nga bashkëpunimi ekonomik e tregtar, lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, bashkëpunimi ndërkufitar, arsimor, kulturor, si dhe në fushën e drejtësisë. Zëvendëskryeministri Hoxhaj dhe kryeministri Zaev janë pajtuar se viti 2018 ka potencial të jetë viti i shteteve të rajonit dhe i shënimit të progresit në proceset e integrimit euro-atlantik.

Përveç takimit me kryeministrin Zaev, Hoxhaj ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e Diasporës, Edmond Ademi, ku kanë biseduar për bashkëpunime të reja në fusha të interesit të përbashkët.Në 12 dhjetor 2017 Zoran Zaev ishte në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

Në 15 dhjetor 2017 qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeminsitri Ramush Haradinaj, nisi përgatitjet për mbledhjen e parë të përbashkët me qeverinë e Maqedonisë dhe për këto përgatitje autorizoi zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj. Maqedonia është shteti i 49-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Qeveria e Kosovës deri tani ka mbajtur mbledhje të përbashkëta vetëm me qeverinë e Shqipërisë, gjithësej 4, së fundi në në 27 nëntor 2017 në Korçë, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Prishtine-Shkup, takimi i dy qeverive

Kohë e rëndësishme për Kosovën

January 23, 2018 by dgreca

-Prezantohen prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE, Apostolova: Kohë e rëndësishme për marrëdheniet Kosovë-Bashkimi Evropian/

1 apostolova

PRISHTINË, 23 Janar 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Natalija Apostolova, dhe Ambasadori i Bullgarisë në Prishtinë, Nedialtço Dantçev,  prezantuan sot prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë.“Kjo është një kohë e rëndësishme për marrëdheniet Kosovë-Bashkimi Evropian, me strategjinë për zgjerimin në  Ballkanin Perëndimor të BE-së që do të vijë në shkurt, prezantimin e raportit për Kosovën në prill dhe samitin e BE-së për Bakllkanin Perëndimor në muajin maj në Sofja”, tha Apostolova.

Ajo theksoi se Kosova ka një mundësi që të demonstrojë përkushtimin për vlerat evropiane dhe t’i prezantojë një imazh pozitiv pjesës tjetër të Evropës.

“Strategjia e zgjerimit aktualisht është duke u hartuar, tani Kosova ka gjasë që të ndikojë në të duke bërë gjërat e duhura”, u shpreh Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Apostolova.

“Fokusi i Presidencës do të vihet mbi Perspektivën Evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social; sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar; dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen”, theksonte një njoftim paralajmërues dërguar nga Zyra e BE në Kosovë për aktivitetin që u zhvilua në Prishtinë.

Presidenca Bullgare ka filluar në 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri në 30 qershor 2018.

Qeveria kosovare në mbledhjen e djeshme u informua për Axhendën Evropiane të Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Apostolova, Behlul Jashari, E arfdhmja Europiane, kosova

….KËTU KU KA VARRE GREKE, ËSHTË VORIO EPIR

January 23, 2018 by dgreca

IDRIZI: FËMIJËVE TANË DO T’I THONË KËTU KU KA VARRE GREKE, ËSHTË VORIO EPIR/

2.-2

Të Martën me 23 Janar 2018 është organizuar protesta përpara Ministrisë së Jashtme, me pjesëmarrjen e Shoqatës Çamëria e dhjetra qytetarë të tjerë, të cilët kanë kërkuar reciprocitet në negociatat me Greqinë.

1varret-greke

I pranishëm në protestë ishte dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili ka kërkuar trajtimin me dinjitet të të rënëve çamë. Sipas Idrizit ndërtimi i varrezave greke në territorin shqiptar është rrezik për sovranitetin e vendit.Kreu i PDIU tha se në një të ardhme shteti grek do pretendojë se aty ku ka ushtarë grekë të rënë është tokë greke.

Fajla e Idrizit:Të mos harrojmë se grekët kanë ardhur si pushtues në Shqipëri, sot ato janë varreza historike dhe do të bëhen me ceremonial shtetëror. Ne i referohemi presidentit Papulias që tha këta ushtarë që kaën rënë këtu, kanë rënë për atdheun e tyre.

Kjo është ajo që kur ne të mos jemi në këtë botë, nipërve dhe stërnipërve tanë do t’i thonë këta janë të rënët tanë dhe kjo është toka jonë, Vorio Epiri.

Të vijmë pastaj te ajo, që çamët janë gjallë. Ne kemi kërkuar kaherë të ketë një varrezë për batalionin Ali Demi të çamërisë. Edhe para zotit nuk duhet t’i lemë njësoj?

Apo të vazhdojmë me minoritetet, e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete duke i bërë qoka të gjithëve. Ka një rezolutë për shqiptarët e çamërisë që të kërkojnë të drejtat e tyre. Atdheu tonë është aty.

Na thonë që do heqin Ligjin e Luftës, natyrisht që është një hap i madh përpara por nuk mjafton se pala shqiptare duhet të jetë e vëmendshme që të heqë gjithë efektet e Ligjit të Luftës, efektet për pronat e shqiptarëve. I fundit është ligji i vitit 1998 për kadastrën greke, ku ne kemi qenë në pamundësi të çojmë dokumetet. Apo marrëveshja për ujërat. Unë jam shumë i shqetësuar për profesionalizmin e palës shqiptare.

Ajo që është akoma më e rëndë është se na thonë që jemi të detyruar se Greqia do të vë veton për Shqipërinë në BE. Tani kanë nevojë të marrin statusin, hapjen e negociatave. Të mos lëshojmë sovranitet sa herë që na kërcënon Greqia me vetot e saj.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Idrizi, Varret greke, Vorioepiri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT