• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

KA NDËRRUAR JETË PRESIDENTI I NDERIT I VATRËS Z. AGIM KARAGJOZI

March 31, 2018 by dgreca

-SHERBIMET FUNERALE TE MARTEN 4 e 30- 9.00 PM Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc 29 Atlantic Ave.
Floral Park, NY 11001/

-VARRIMI TE MERKUREN, ne Pinelawn Cemetery 2023 Wellwood Ave, Farmingdale, NY 11735/

1 ok karagjozi agim2.IMG

Presidenti i Nderit i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, ish Kryetar për dy dekada, Inxhinier Agim Karagjozi, ka ndërruar jetë në spital në Long Island, NY.I ndjeri la në dëshmpërim zonjën Rozi, djemtë Zyhdinë dhe Shpëtimin, vajzën Angel, motrën Bukuroshe, vëllanë Vesim, mbesën Miranda(Telegrafi) nipin Armand(Vincani), si dhe shumë nipa e mbesa, kushërinj e familjarë në SHBA dhe Shqipëri.Njoftojmë vatranët dhe Komunitetin se shërbimet funerale do të organizohen Ditën e Martë, 3 Prill 2018, nga ora 4 e 30 PM deri në 9.00 PM, në Shtëpinë Mortore:

Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc

29 Atlantic Ave.
Floral Park, NY 11001
Tel- 516-354-0634

Ceremonai e Varrimit do të kryhet ditën e Mërkurë, 4 Prill 2018, në orën 9 e 30.

Varrimi ne Pinelawn Cemetery
2023 Wellwood Ave, Farmingdale, NY 11735

Agim Karagjozi mbante dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, Medaljen e Artë të Shqiponjës, Ishte qytetar Nderi i Gjirokastrës dhe ishte nderuar me cmime të tjera të akorduara nga Republika e Kosovës.

***

Para një jave Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, i shoqëruar nga zv. Kryetari Agim Rexhaj dhe arkëtari Marjan Cubi, e vizituan z. Karagjozi në spital. Gjatë të gjithë kohës që z. Karagjozi ishte i pamundur vatranët, kryesia e vjetër dhe e re, ish Kryetari Bucaj, Zef Perndocaj, Zef Balaj,Marjan Cubi, Asllan Bushati, editori i Diellit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij e tij e kanë vizituar dhe i kanë qëndruar pranë .

  1. Agim Karagjozi lindi në Gjirokastër, me 1 shtator 1926. Arsimin fillor e nisi në qytetin e Lindjes, ku kreu katër klasat e para ndërsa klasën e pestë e vijoi në Vlorë. Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës. Edhe pse i ri u përfshi në Luftën e Dytë Botërore, ku u bë pjesë e Ballit Kombëtar, dhe u aktivizua me Rininë e Ballit, kryesisht në sektorin e propagandës, por mori pjesë në luftë edhe me armë në dorë, duke shkuar deri në Kosovë.

Tipari më i qenësishëm i tij ishte lidhja e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar dhe vullenti për të bërë detyrën ndaj atdheut, duke marrë pjesë në çdo veprimtari në shërbim të realizimit të aspiratave të drejta të popullit shqiptar, kudo që ka qenë – në Shqipëri, Itali, Turqi, Amerkë.

Në vitet 1943-44, ishte anëtar aktiv në rininë e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. Në verë 1944, ishte vullnetar në batalionin “Besnik Çano” që shkoi në Kosovë për të luftuar kundër forcave të Mihajloviçit në Qafë të Morinës, ku ra dëshmor i riu Hamit Troplini.

Në nëntor 1944, u largua nga Shqipëria dhe pas afër katër vitesh në kampe refugjatësh në Itali, bashkë me babanë emigruan në Turqi.

Nga viti shkollor 1948–49 deri në qershor 1955, ndoqi studimet në kolegjin amerikan Robert College në Stamboll, Turqi, ku u diplomua në inxhinieri, dega elektrike.

Ne vitin 1956, erdhi në Amerikë. Që nga viti 1960, u bë pjesë e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nga viti 1992-2010, ishte kryetar i saj, ndërkohë që pat drejtuar edhe degën nr. 29 të Nju Jork-ut. Përjetoi më shumë se gjysëm shekulli jetën si vatran aktiv dhe udhëheqës i saj, njohu Imzot Nolin, ishte përfaqësues i vatarnëve të Nju Jork-ut dhe Nju Xhersit në ceremoninë zyrtare të varrimit të Imzot Nolit, udhëhoqi fondin për ndërtesën e Vatrës. Ishte mik i presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, mik i heroit të Demokracisë Shqiptare Azem Hajdari, i presidentit të parë demokrat të Shqiptarëve dr. Sali Berisha etj. Në kohën e luftës së Kosovës me bashkëpunëtorët e tij shkuan deri në Tropojë, ku u takuan me luftëtarët e plagoisur të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, dhuruan ndihma në medikamente dhe të holla për Luftën.Ishte një mbështetës i fuqishëm i proceseve demokratike në Shqipëri e Kosovë.

Familja humbi njeriun e saj të dashur, Vatra, udhëheqësin e saj.I pushoftë shpirti në Paqë!(dgreca)

Filed Under: Featured Tagged With: agim karagjozi, KA NDERRUAR JETE

Ngjarjet e Kukësit… Qytetarë, Mos digjni!

March 31, 2018 by dgreca

Nga ILIR LEVONJA/ Florida/

Nuk e di se çfarë fuqie magjike do doja ta kisha. Asnjëherë nuk kam bërë llogari për këtë. Por këto çaste, më shumë se kurrë, do ta dëshiroja. Do ta dëshiroja me shumicë, një foltore, a një mikrofon magjik, ku sytë dhe vëmendja e gjindjes atje në Kukës të drejtoheshin nga unë. Një lloj marrie e dhembshur qytetare, jo liderësh. Ata janë një tufë legenësh të klasit të parë. Vetëm për t’ju thënë kuksianëve, a protestuesve, mjaftë, mos digjni e shkatërroni. Eshtë djersa dhe gjaku juaj. Mos digjni…, është një faturë së cilës i shtohen kamat vonesat nëse do shprehemi me gjuhën e popullore mbi faturat. Sado që Edi Rama u ka quajtur organ gjenital i shkrefur, a i ulur poshtë, prapë nuk justifikohen ato që po na shohin sytë përmes rrjeteve televizive dhe internetit. Eshtë gjaku i juaj që ua kanë pirë shushunjat në vite, me pretekstin për të qënë si bota. Si perëndimi, demokraci e shëndetshme, por që vit pas viti i largohemi shumë e më shumë. Kuptojeni drejt këtë. Dhe këtë indanjatë të shenjtë tregojeni tek vilat e tyre dhe pasuritë of shore, ato të kamufluarat nën emrat e kunetërve, vëllezërve e sojit a sorollopit shushunjë. Sa mirë do ishte sikur ashtu si aty, të shkonit ashtu, organ gjenital i shkrefur atje në Surrel. A në gjirin e Lalzit, kodrat e Golemit etj. Kështu të shkrefur si sot në ato bankat a objektet kulla, që djemtë e apartamenteve një dhomë e guzhinë posedojnë sot. Ky mllef organi gjenital i shkrefur do ishte melhemi më i mirë, shërbimi më i mirë për kombin. Këtej e matanë Morinit, për atë tarifë që u duket e papërballueshme për shkak të të ardhurave të ulta. Madje jepuni një mësim edhe atyre legenëve të Kosovës, që për një xhami dhuratë, bëjnë ca arrestime blic, arsimtarësh, si e si t’i bëjnë qejfit sulltanit Erdogan. Pika që nuk u bie, se, e dini, i varrosën rishtas Isën e madh, Avdyl Frashërin, Hasan Prishtinën, Haxhi Zekën, Sulejman Vokshin e me radhë. E, më zi akoma, kur kurrë nuk e kemi pasë traditë, të shesim mikun për peshk. Pa i hyrë proçedurave të verifikimit të dokumentacionit, ashtu siç edhe veprojnë dy shtete normale kur konkludohet në kësi raste. Sulltani Erdogan ka vite që i kërkon Amerikës të dorëzoj Gylenin, atin shpirtëror të lëvizjes Hyzmet, apo shërbimi. Mirëpo kërkesës proçeduriale të Amerikës, mbi provat dhe faktet, Turqia e Erdoganit i përgjigjet me përralla. Dhe ta dini, janë jo pak, por mbi gjashtë milion gylenistë që besojnë në një përsosje besimi, shtet dhe demokraci më funksionale. Mirëpo legenat e Kosovës nuk duan prova dhe fakte, por mjafton ca gërshërë për synetllëk dhe ca para për xhami etj. Shkurt një shpurë legenësh si ai shallvaristi me emrin Haxhi Qamili.Por jemi tek ky kryelegeni jonë, shallvaristi që ju cilëson si organ gjenital i shkrefur. Që e ka për modë të ofendoj. Një lloj babai i bullizmit shqiptar. Mungesa e një opozite pak të besueshme për shkak të lojrave me ngriva shkriva. Ndaj është shanci i madh kur një popull duhet të marri në dorë frenat. Ndofta edhe me djegie, shkatërrime etj., por jo tek prona juaj, tek pronat e legenëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, mos digjni, qytetare

Presidenti Thaçi: Siguria kombëtare dhe mbrojta e të drejtave të njeriut, sfidë e përhershme

March 31, 2018 by dgreca

-Duke folur për deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se vijat ndarëse ndërmjet çështjeve që janë trajtim i sigurisë kombëtare  dhe mbrojtës së të drejtave dhe lirive njerëzore është problematikë e përhershme edhe me shtetet më demokratike të botës/

-Kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar dhe nuk mund të përdoret nga askush për të akuzuar Kosovën për mosrespektim të Konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por diçka e tillë nuk do të lejojmë që të përsëritet kurrë/

-Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër/

           1 Thaci Konf Shtypi2 Thaci Konf

 PRISHTINË, 31 Mars 2018- Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilin ka folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet e përgjithshme politike në vend.Duke folur për deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se vijat ndarëse ndërmjet çështjeve që janë trajtim i sigurisë kombëtare  dhe mbrojtës së të drejtave dhe lirive njerëzore është problematikë e përhershme edhe me shtetet më demokratike të botës.“Kosova nuk mund të paraqet përjashtim në këtë aspekt, sepse aktivitetet terroriste dhe të spiunazhit në vendin tonë, ashtu sikur në vendet tjera demokratike bëhen në format më të sofistikuara të mundshme”, ka shtuar Presidenti.Ai po ashtu ka potencuar se situata e sigurisë në Republikën e Kosovës është e qetë, është stabile, ndonëse jemi në prag të festës së Pashkëve, janë marrë të gjitha masat përkatëse që edhe kjo festë të kaloi pa asnjë incident, pa asnjë problem dhe asnjë indikacion për ndonjë kërcënim nuk do të funksionoj në Republikën e Kosovës.

Kjo është deklarata e plotë e presidentit Thaçi:Ajo që dëshiroj të potencoj që në fillim është se situata e sigurisë në Republikën e Kosovës është e qetë, është stabile. Edhepse jemi në prag të festës së Pashkëve, kemi marrë të gjitha masat përkatëse që edhe kjo festë të kaloi pa asnjë incident, pa asnjë problem dhe asnjë indikacion për ndonjë kërcënim nuk do të funksionoj në Republikën e Kosovës.Kosova është shtet demokratik, i ndërtuar në përputhje me standardet më të larta demokratike të cilat mbi gjithçka tjetër respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit apo bindjeve  politike apo ideologjike. Ky parim i mishëruar në Kushtetutën dhe ligjet tona mbetet i patjetërsueshëm dhe është detyrë e institucioneve tona shtetërore që ta zbatojnë në praktikë.Si president i Republikës së Kosovës, jam i zhgënjyer dhe shpreh keqardhjen time të thellë për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, duket se kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.Unë jam i informuar dhe ende jam duke marrë sqarime shtesë nga organet kompetente lidhur me rastin dhe rrethanat në të cilat është kryer deportimi i gjashtë shtetasve me kombësi turke për në Turqi.Deri më tani kam pranuar një raport të hollësishëm i cili është dëgjuar edhe prej Kryeparlamentarit, Kryeministrit, Ministrit të jashtëm, dhe bartësve tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës  dhe liderëve të tjerë në Zyrën time në prani të partnerëve ndërkombëtarë.Pra, kemi pranuar një raport të hollësishëm nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës e cila në mënyrë të detajuar sqaron arsyet dhe procedurat që kanë dërguar deri te kërkesa e AKI-së drejtuar Departamentit kompetent në Ministrinë e Punëve të Brendshme për anulimin e lejeqëndrimit, respektivisht kërkesës për deportim.Sipas këtij raporti, arsye e vetme se përse këta shtetas me kombësi turke janë deportuar, ka të bëjë me veprimet e tyre të paligjshme në Kosovë, të cilat gjithnjë sipas AKI-së, kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës.Pra, arsye e vetme për deportim sipas AKI-së, është rrezikimi i sigurisë kombëtare, e ritheksoj gjithmonë sipas AKI-së.Sipas AKI-së, raste të njëjta të deporitmit të shtetasve të huaj të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitetet të cilat synojnë sigurinë kombëtare ka pasur edhe në të kaluarën, kuptohet duke respektuar procedurat në fuqi.Por, detajet dhe procedurat duhet të sqarohen nga AKI dhe Ministria e Punëve të Brendshme deri në fund, dhe në rast se ka pasur shkelje atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari, kushdo që të jetë.Ndërsa  ne po flasim këtu, unë jam në dijeni se organet hetuese shtetërore janë duke trajtuar këtë rast dhe ne duhet të presim përfundimin e tyre.Përveç kësaj, jam në dijeni se edhe Avokati i Popullit ka filluar hetimet e pavarura dhe duhet t’i presim përfundimet që do të nxirren.Derisa krejt këto hetime nuk përfundojnë, ne duhet të kemi kujdes se si sillemi në raport me organet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë tonë kombëtare.

 Vijat ndarëse ndërmjet çështjeve që janë trajtim i sigurisë kombëtare  dhe mbrojtës së të drejtave dhe lirive njerëzore është problematikë e përhershme edhe me shtetet më demokratike të botës.Kosova nuk mund të paraqet përjashtim në këtë aspekt, sepse aktivitetet terroriste dhe të spiunazhit në vendin tonë, ashtu sikur në vendet tjera demokratike bëhen në format më të sofistikuara të mundshme.Këtë nuk e them për të justifikuar ndonjë veprim antiligjor të organeve që ruajnë sigurinë kombëtare të Kosovës, mirëpo për të sqaruar se sa e vështirë është lufta kundër terrorizmit, fundamentalizmit, dhe parandalimit të aktiviteteve të spiunazhit në vendin tonë.Kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar dhe nuk mund të përdoret nga askush për të akuzuar Kosovën për mosrespektim të Konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por diçka e tillë nuk do të lejojmë që të përsëritet kurrë.Unë pres që hetimet nga organet kompetente të hedhin dritë për këtë rast dhe ftoj Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, që me urgjencë ta sqaroj këtë rast deri në fund.

Llogaridhënie duhet të ketë patjetër për të vërtetuar në rast se  ka pasur shkelje të ligjeve dhe procedurave në fuqi.Mirëpo ne duhet të kujdesemi që siguria jonë nacionale të jetë prioritet mbi prioritete. Në asnjë rrethanë në kurriz të mosrespektimit të të drejtave njerëzore në përputhje me konventat ndërkombëtare.Dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, se Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese dhe të cilat mbi gjithçka tjetër i sigurojnë çdo individi që të shpreh pa frikë identitetin, besimin, kulturën, ideologjinë, mendimin dhe fjalën e lirë. Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: Presidenti Thaçi, sfida, Siguria Kombetare, te drejtat e nejriut

Mbi nocionin e “barbarisë” qytetare dhe mizorive të kryeministrit!

March 31, 2018 by dgreca

2 enver-Bytyci-11 Kukes

Nga  Enver Bytyçi/*

Sot kukësianët, hasjanët, tropojanët, besa edhe kosovarët u mblodhën dhe kundërshtuan politikat mizore të kryeministrit të Shqipërisë. Ky, kryeministri ynë, në ditët e para të fitores së qershorit 2013 u përkul me betimin se do të sihte shërbetor i shqiptarëve. Shumëkush e besoi! Por në javën e parë të ushtrimit të detyrës e tradhëtoi veten. Urdhëroi heqjen e fotograsië së Presidentit nga zyrat e shtetit dhe kur i tha opozitës se “Nuk keni parë gjë akoma”! Dy sinjale këto që thonin shumë për mizoritë që do ta shoqëronin qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Dhe çfarë bëri në të vërtetë? Të gjitha vendimet e tij, të gjitha ligjet, në gjithçka ka bërë dhe bën Edi Rama na shfaqet mizor, më mizor sesa vetë çifligarët e Myzeqesë në kohën e otomanëve. Asnjë vendim i tij, asnjë projekt-ligj dhe ligj që ka miratuar me mazhorancën e vet në parlament, asnjë urdhër që ka dhënë nuk është konsultuar ndonjëherë e publikun, as me grupet e interesit, as me qytetarin, madje nuk është konsultuar me partnerët në qeverisje dhe as me grupin parlamentar që ai vetë e drejton. Nuk po flas për studime dhe ekspertiza që duhet të shoqërojnë vendimmarrjen e një shteti serioz e demokratik. Gjithçka ai e vendos vetë, sipas interesave të familjes së tij dhe oligarkëve që e rrethojnë. E tillë është dhe taksa për Rrugën e Kombit. Kë konsultoi? Bashkia thotë se nuk është konsultuar. Po ashtu Qarku i Kukësit! Autoritetet e Kosovës nuk dinin asgjë për vendimmarrjen e Ramës. Opozita ishte kundërshtare. Populli po ashtu. Nëpër dhëmbë e me zemër ishin kundër vetë deputetët e grupit parlamentar socialist që kanë përfaqësuar Kukësin, (këtu nuk bën pjesë Mimi). Ishin dhe u shprehën kundër këshilltarët socialistë e demokratë të Bashkisë. Të gjithë kundër kësaj takse, vetëm Edi Rama pro saj, madje në mënyrë kryeneçe e mizore, pa llogaritur efektet shkatërruese për njerëzit në mbijetesë. Në mbrojtje të tkësaj mizorie sot Edi Rama i kërcënoi kukësianët, duke e konsideruar si “akt barbar” djegjen e pikës së mbledhjes së taksës nga koncensionari. Madje tha se ligji do të veprojë ashpër. Në këtë rast duhet zgjidh dilemma se kush është ligji. E drejta apo vetë kryeministri. Edhe Luigji XIV i Francës thoshte se “ligji jam unë”! Por në demokraci nuk mund të jetë ligji një kryeministër mizor dhe i pamëshirshëm që u ka vënë shqiptarëve lakun në grykë e i kërcënon me jetën e bukën e gojës në emër të shtetit. Ligji nuk mund të drejtohet kundër qytetarëve që protestojnë qoftë edhe dhunshëm për të mbrojtur të drejtën e tyre. Ligji duhet të dënojë lidhjet me krimin të kupolës së qeverisë, mizorinë, inhumanitetin dhe pashpirtshmërinë e Edi Ramës . Nëse do kishim një ligj që do ta dënonte kryeministrin tonë për bëmat e shkeljet e tij të ligjit, nuk do të kishim sot një protest të dhunshme në kufijtë e së pranueshmes për të fituar të drejtën qytetare. U takoi kukësianëve kjo barrë e rendë. Mund t’u takonte shkodranëve të përmbytur, lezhjanëve të dhunar nga shokët kriminelë të Ramës, krutanëve të poshtëruar nga kanabistët e kryetarit të bashkisë, durrësakëve të nëpërkëmbur nga një farë Gjushi gjysmak! Kjo ska rëndësi. Rëndësi ka që “miti u thye”! Mizoria mori tatëpjetën! Mizorët do të duhet të mendohen mirë para se të kryejnë mizori! Prej sot Shqipëria do të jetë ndryshe. Do të fillojë të rikthehet shpresa. Qoftë dhe për këtë akt kukësianët duhen vesh me lëvdata e dekorata. Nëse Rama dhe Xhafa, por edhe kryeprokurorja Arta Marku, do të ndezin zjarrin e urrejtes e do të ushtrojnë dhunë mbi kukësianët, atëherë ky zjarr do të përvëlojë autorët e vet. Uroj që të gjithë protestuesit sonte ta bëjnë gjumin e qetë, sepse bënë një akt heroik duke rilidhur kombin me arterien e vet. Por nëse priishet gjymi i njërit prej tyre,, atëherë të gjithë kukësianët do të jenë pa gjumë. Kukësianët durojnë shumë. Kanë duruar dhe gati sa nuk i kanë falur mijëra hektar tokë pronë e tyre private për t’i dhënë dritë Shqipërisë. Por thikën e mozorëve në kockë nuk e durojnë. Mizoritë duhet të marrin fund. Asnjë mizor nuk është ndalur me lutje prej prifti! Eshtë dashur gjithnjë një lloj forcë e balancuar që mizorët të kuptojnë se nuk kanë të ardhme. Këtë forcë e dëhmuan sot bashkëvendasit e mij kukësianë! Kështu u mbijettojnë popujt e civilizuar mizorive të udhëheqësve të vet! Prej sot Edi Rama do të matet shtatë herë përpara se të planfikojë ndonjë mizori të radhës kundër kukësianëve!

  • Falendwerojme prof. Enver Bytyci qe e ndau opinionin e tij me lexuesit e Diellit

 

Filed Under: Politike Tagged With: Enver Bytyci, Mbi nocionin e “barbarisë” qytetare dhe, mizorive të kryeministrit!

OPOZITA: FILLIMI I REVOLTËS, FUND RAMËS

March 31, 2018 by dgreca

basha

Revoltë që buron nga padrejtësia e qeverisë e cilësoi kryetari i PD-se, Lulzim Basha protestën e sotme tek Rruga e Kombit që përfundoi me shkatërrimin e sportelit të pagesës së tarifave.“Durimit i ka ardhur fundi” tha Basha dhe i kërkoi Ramës “të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit”. Pagesa për mirëmbajtjen të kryhet nga fondi i taskës së qarkullimit plot 200 milionë euro në vit.”

” Ky është populli që Rama përçmon e revolta që Rama thotë nuk ekzsiton. Ky është populli me të cilin rama u tall të enjten e tha nuk ngrihet dot. Ky është vetëm fillimi. Qytetarët sot i treguan Edi Ramës, se një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin. Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli.Nga selia e PD-së në një deklaratë për median, Basha tha se tarifa e kalimit është një taksim i dyfishtë.

Tarifa është ndëshkim për qytetarët e një prej zonave më të varfra në vend. Rama e vendosi tarifën me dhunën e kartonave në parlamen dhe me dhunën e policisë. Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.Kryetari i PD-së tha se ky është vetëm fillimi pasi “nga nesër një grabitje tjetër e madhe do i bëhet popullit me rritjen e taksës së pronës dhe TVSh e biznesit”

Nga selia e LSI-se, kryetarja Monika Kryemadhi tha se protesta ishte fillimi i fundit te kesaj qeverie.Monika Kryemadhi: ‘Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit.”Nga ana tjeter Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se ky është vetëm fillimi. Berisha ka apeluar qytetarët të mbeshtesin revolten popullore kunder taksave absurde.(Kortezi Minerva)

Filed Under: Komente Tagged With: Basha, FILLIMI I REVOLTËS, FUND RAMËS

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT