• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dhënia e Portit të Durrësit, cënon Sigurinë Kombëtare

January 12, 2021 by dgreca

NGA GEZIM ZILJA/

Para pak kohësh në gazetën “Telegraf” dhe “Dielli” botova shkrimin me titull: A po shitet Porti i Durrësit? Shkrimi u botua pas kthimit të kryeministrit nga Emiratet e Bashkuara së bashku me ministrin Arben Ahmetaj me lajmin e bujshëm se ky vend do të jap 70 milion dollarë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Rama nga ana e tij nuk harroi të riktheksoi se miqtë e largët do të ndërtojnë portin e jahteve, aty ku sot është porti i Durrrësit, ndërkohë që ky do të zhvendoset në Porto Romano. Kryeministri nuk tha që kishte shkuar atje me një sërë ministrash, që do të qiraseshin në Dubai me dreka e darka, e ndoshta dhe argëtime falas si dhuratë nga Nustreti ( kam në lagje një peshkatar me emrin Nustret) dhe miqtë e tij. Tani na del se jo vetëm Porti i Durrësit por edhe Përmeti, ka dalë në shitje. Në daljen televizive të datës 11.01.2021 nënkryetari i bashkisë së Tiranës, i përfolur, për një shëtitje argëtuese në Barcelonë me paratë e shokëve biznesmenë, bën arsyetimin idjot se nuk mund të jenë bashkë dhe porti i mallrave (duke e quajtur të mirëqenë dhënien e portit) dhe ai turistik, ndërsa flitet për sipërfaqe shumëhektarëshe të ndara nga njëra-tjetra. Po ç’është sot Porti i Durrësit për Shqipërizën tonë?

 Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën portin e Durrësit portin më të madh në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombëtar. Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi kalate që varion nga 7.5m-11.5m…. Ai është gjithashtu një vendndodhje kyçe për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit një pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do lehtësojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian. Në dokumentin e Strategjisë së Sigurimit Kombëtar (SSK) botuar nga Minisria e Mbrojtjes në korrik 2014 për domosdoshmërinë strategjike thuhet: “SSK është dokumenti më themelor planifikues për Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë…Në themel të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është aspirata e popullit shqiptar dhe vullneti politik për të realizuar vizionin e përbashkët, për një atdhe që garanton siguri, drejtësi, barazi dhe mirëqenie për të sotmen dhe brezat e ardhshëm… Plotësimi i domosdoshmërive strategjike kërkon mirëkuptimin dhe angazhimin e të gjithë popullit shqiptar, për të bërë zgjedhje të vështira, që garantojnë sigurinë, përmirësojnë jetën dhe përmbushin aspiratat për të ardhmen. Për Portin e Durrësit në këtë dokument theksohet: Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik do të arrihet duke nxitur projekte strategjike për ndërtimin e një aksi të rëndësishëm ndërkombëtar, që lidh një port në bregun shqiptar të Detit Adriatik (Mesdheun) me Detin e Zi, përmes lidhjes rrugore, hekurudhore, energjetike dhe të telekomunikacionit.” Si do e shohim më poshtë, nëse porti u jepet arabëve lidhja me tokën shqiptare do të jetë zero dhe koridori VIII do ketë vdekur, sepse ky ishull tashmë arab do të komunikojë me vendet mesdhetare dhe më tej, vetëm nëpërmjet detit. Atëherë le të arsyetojmë thjeshtë me pasion por pa inate jo për darkën te Nustreti dhe lapërdhira të tjera në Dubai, por ku dhe si kryeministri dhe shpura e tij kanë tradhëtuar parimet themelore të shtetit, që shprehen në dokumentin bazë të SSK-së.

E para: Nëse projekte të tilla bëhen në vende me pozicione strategjike ( në këtë rast porti i Durrësit) a shpreh ky vendim siç thuhet në SSK aspiratën, vullnetin politik të popullit shqiptar për të realizuar vizionin e përbashkët, për një atdhe që garanton siguri, drejtësi, barazi dhe mirëqenie për të sotmen dhe brezat e ardhshëm të tij? Në Shqipërinë ku ne jetojmë asnjë shqiptar, me përjashtim të kryeministrit dhe miqve të Nustretit, nuk është në dijeni të kësaj afere. Atëherë si shitet apo jepet me qira Zemra e Shqipërisë në detin Adriatik dhe toka rreth tij, pa u pyetur shqiptarët dhe pa u mbledhur Komisioni i Hartimit të SSK-së? Kjo marrëveshje apo projekt marrëveshjeje para se të kthehet në kontratë të detyrueshme duke kaluar  në parlamentin më të neveritshën që nga viti 1912, duhet tu bëhet e ditur shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

E dyta: Pse nuk bëhet e ditur, pse po bëhet, kur do të bëhet, sa do të kushtojë, cilat do të jenë përfitimet e palës shqiptare, etj e tj, në këtë aferë?

E treta: Dihet se rezerva e naftës janë të kufizuara dhe në disa vende arabe në mbarim. Investimet arabe të këtij lloji kanë qëllim strategjik, që ata të ngulen në Durrësin e Bukur për jetë e mot dhe të krijojnë “Dubain 2” këtë radhë në Mesdhe, për vete sigurisht. Mos e dhëntë zoti por në hyrje të kësaj mrekullije mund të vendoset ndonjë tabelë: Ndalohet hyrja për lypësit dhe shqiptarët. Ndërkaq shitësit e Portit do ta kenë siguruar edhe passaportën arabe.

E katërta: Në dokumentin e SSK-së rradhiten dhe rreziqet kombëtare të ndara sipas niveleve. Në rreziqet e nivelit të parë rradhiten dhe “Mangësitë në kontrollin dhe administrimin e territorit, që kërcënojnë sigurinë individuale dhe favorizojnë trafiqet e ndryshme.” A është e garantuar siguria kombëtare nga dhënia me qira apo shitja e Portit të Durrësit? Ajo që është kryesorja në të gjithë këtë aferë dhe që vjen erë e keqe, është mungesa e transaprencës, që është kthyer në ligj nga qeveria Rama. Kjo qeveri shet, blen, jep me qira, me PPP, merr borxh lart e posht pa dhënë shifrat e emrin e shtetit apo  bankave, sikur të ishte një SEKT antishqiptar dhe jo shërbestare e zgjedhur nga populli, që duhet t’i shërbejë atij dhe të bëj transparent çdo veprim. Ndërkaq është çasti që Presidenti i Republikës si garantues i Kushtetutës dhe opozita që korr e nuk lidh, të shprehen haptaz e qartaz për këtë aferë. Kujtesë:  Shqipëria nuk ka ende një Strategji të Sigurisë Kombëtare Detare dhe dokumenti i SSK-së i hartuar në korrik 2014, ka dy vjet e gjashtë muaj që ka skaduar. Le të shikohet në formulimin e ri të SSK-së dhe strategjia për sigurinë detare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dhenia e Portit te Durresit, Gezim Zilja, Siguria Kombetare

Provokon Beogradi, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, mbledhje të jashtëzakonshme

July 5, 2018 by dgreca

-Është diskutuar për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe për  gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend/

1 Ramo Siguri1 Qev Siguria

 -Institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë/

PRISHTINË, 5 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Këshilli i Sigurisë së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, të ftuar dhe udhëhequr kryeministri Ramush Haradinaj, në të cilën është diskutuar për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe për  gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.Kryeministri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës në një konferencë për gazetarë, përkitazi me këtë temë ka thënë se sulmet dhe shantazhet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë që këta të fundit të kërkojnë lirim nga shërbimi në FSK.

 “Raportohet edhe në media për sulme me armë dhe mjete shpërthyese që e rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të serbë të FSK-së. Këto në të kaluarën kanë ndodhur në veri, pastaj është raportuar edhe për kërcënime të tjera, por së fundi ka rezultuar me kërkesën për lirim të FSK-së nga një numër i pjesëtarëve serbë, nga një rajon i Kosovës, që nuk është veriu në këtë rast”, tha kryeministri Haradinaj duke shtuar se shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim paraqesin presionin direkt të ushtruar nga autoritetet e Beogradit zyrtar.Më tej kryeministri Haradinaj tha se presionet janë të natyrave të ndryshme qoftë gjatë udhëtimeve në Serbi, ndalimi dhe marrja në pyetje, kërcënimet për jetën dhe për familjet e tyre e deri të instrumentet tjera që janë përdorur, përfshirë edhe mekanizmat tjerë të institucioneve paralele që operojnë në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo situatë nuk ndikon në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe se institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë.I pyetur nga gazetarët nëse sulmet tek pjesëtarët e komunitetit serb lidhen me paralajmërimin nga ana e serbëve që nuk pranojnë që në të ardhmen të jenë pjesë e FSK-së pas shndërrimit në ushtri, kryeministri Haradinaj tha se vite më herët ka pasur një qasje nga Beogradi zyrtar që serbët e Kosovës nuk duhet të marrin fare pjesë në institucionet e Kosovës.“Sot serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë në Kosovë dhe marrin pjesë në jetën politike, institucionale, qeverisëse dhe shoqërore në vend. Ky presion i tillë është i pakuptimtë, të cilit i ka dalë koha, sepse këto metoda kanë ndodhur para 10 vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje e tillë, e padrejtë”, tha kryeministri Haradinaj.Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se me këto veprime, dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, të rinjve, të rejave dhe familjeve të tyre. “Është kundër konventave, kundër të drejtave të njeriut, është kundër jetës së sigurisë së këtyre qytetarëve dhe ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, kemi ndërmarrë me kohë ato veprime, si në planin e brendshëm edhe të jashtëm, që të sqarohet ky veprim i papranueshëm i tillë”, tha kryeministri Haradinaj./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, qeveria, Siguria Kombetare

Presidenti Thaçi: Siguria kombëtare dhe mbrojta e të drejtave të njeriut, sfidë e përhershme

March 31, 2018 by dgreca

-Duke folur për deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se vijat ndarëse ndërmjet çështjeve që janë trajtim i sigurisë kombëtare  dhe mbrojtës së të drejtave dhe lirive njerëzore është problematikë e përhershme edhe me shtetet më demokratike të botës/

-Kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar dhe nuk mund të përdoret nga askush për të akuzuar Kosovën për mosrespektim të Konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por diçka e tillë nuk do të lejojmë që të përsëritet kurrë/

-Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër/

           1 Thaci Konf Shtypi2 Thaci Konf

 PRISHTINË, 31 Mars 2018- Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilin ka folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet e përgjithshme politike në vend.Duke folur për deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se vijat ndarëse ndërmjet çështjeve që janë trajtim i sigurisë kombëtare  dhe mbrojtës së të drejtave dhe lirive njerëzore është problematikë e përhershme edhe me shtetet më demokratike të botës.“Kosova nuk mund të paraqet përjashtim në këtë aspekt, sepse aktivitetet terroriste dhe të spiunazhit në vendin tonë, ashtu sikur në vendet tjera demokratike bëhen në format më të sofistikuara të mundshme”, ka shtuar Presidenti.Ai po ashtu ka potencuar se situata e sigurisë në Republikën e Kosovës është e qetë, është stabile, ndonëse jemi në prag të festës së Pashkëve, janë marrë të gjitha masat përkatëse që edhe kjo festë të kaloi pa asnjë incident, pa asnjë problem dhe asnjë indikacion për ndonjë kërcënim nuk do të funksionoj në Republikën e Kosovës.

Kjo është deklarata e plotë e presidentit Thaçi:Ajo që dëshiroj të potencoj që në fillim është se situata e sigurisë në Republikën e Kosovës është e qetë, është stabile. Edhepse jemi në prag të festës së Pashkëve, kemi marrë të gjitha masat përkatëse që edhe kjo festë të kaloi pa asnjë incident, pa asnjë problem dhe asnjë indikacion për ndonjë kërcënim nuk do të funksionoj në Republikën e Kosovës.Kosova është shtet demokratik, i ndërtuar në përputhje me standardet më të larta demokratike të cilat mbi gjithçka tjetër respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit apo bindjeve  politike apo ideologjike. Ky parim i mishëruar në Kushtetutën dhe ligjet tona mbetet i patjetërsueshëm dhe është detyrë e institucioneve tona shtetërore që ta zbatojnë në praktikë.Si president i Republikës së Kosovës, jam i zhgënjyer dhe shpreh keqardhjen time të thellë për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, duket se kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.Unë jam i informuar dhe ende jam duke marrë sqarime shtesë nga organet kompetente lidhur me rastin dhe rrethanat në të cilat është kryer deportimi i gjashtë shtetasve me kombësi turke për në Turqi.Deri më tani kam pranuar një raport të hollësishëm i cili është dëgjuar edhe prej Kryeparlamentarit, Kryeministrit, Ministrit të jashtëm, dhe bartësve tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës  dhe liderëve të tjerë në Zyrën time në prani të partnerëve ndërkombëtarë.Pra, kemi pranuar një raport të hollësishëm nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës e cila në mënyrë të detajuar sqaron arsyet dhe procedurat që kanë dërguar deri te kërkesa e AKI-së drejtuar Departamentit kompetent në Ministrinë e Punëve të Brendshme për anulimin e lejeqëndrimit, respektivisht kërkesës për deportim.Sipas këtij raporti, arsye e vetme se përse këta shtetas me kombësi turke janë deportuar, ka të bëjë me veprimet e tyre të paligjshme në Kosovë, të cilat gjithnjë sipas AKI-së, kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës.Pra, arsye e vetme për deportim sipas AKI-së, është rrezikimi i sigurisë kombëtare, e ritheksoj gjithmonë sipas AKI-së.Sipas AKI-së, raste të njëjta të deporitmit të shtetasve të huaj të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitetet të cilat synojnë sigurinë kombëtare ka pasur edhe në të kaluarën, kuptohet duke respektuar procedurat në fuqi.Por, detajet dhe procedurat duhet të sqarohen nga AKI dhe Ministria e Punëve të Brendshme deri në fund, dhe në rast se ka pasur shkelje atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari, kushdo që të jetë.Ndërsa  ne po flasim këtu, unë jam në dijeni se organet hetuese shtetërore janë duke trajtuar këtë rast dhe ne duhet të presim përfundimin e tyre.Përveç kësaj, jam në dijeni se edhe Avokati i Popullit ka filluar hetimet e pavarura dhe duhet t’i presim përfundimet që do të nxirren.Derisa krejt këto hetime nuk përfundojnë, ne duhet të kemi kujdes se si sillemi në raport me organet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë tonë kombëtare.

 Vijat ndarëse ndërmjet çështjeve që janë trajtim i sigurisë kombëtare  dhe mbrojtës së të drejtave dhe lirive njerëzore është problematikë e përhershme edhe me shtetet më demokratike të botës.Kosova nuk mund të paraqet përjashtim në këtë aspekt, sepse aktivitetet terroriste dhe të spiunazhit në vendin tonë, ashtu sikur në vendet tjera demokratike bëhen në format më të sofistikuara të mundshme.Këtë nuk e them për të justifikuar ndonjë veprim antiligjor të organeve që ruajnë sigurinë kombëtare të Kosovës, mirëpo për të sqaruar se sa e vështirë është lufta kundër terrorizmit, fundamentalizmit, dhe parandalimit të aktiviteteve të spiunazhit në vendin tonë.Kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar dhe nuk mund të përdoret nga askush për të akuzuar Kosovën për mosrespektim të Konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por diçka e tillë nuk do të lejojmë që të përsëritet kurrë.Unë pres që hetimet nga organet kompetente të hedhin dritë për këtë rast dhe ftoj Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrje të AKI-së, që me urgjencë ta sqaroj këtë rast deri në fund.

Llogaridhënie duhet të ketë patjetër për të vërtetuar në rast se  ka pasur shkelje të ligjeve dhe procedurave në fuqi.Mirëpo ne duhet të kujdesemi që siguria jonë nacionale të jetë prioritet mbi prioritete. Në asnjë rrethanë në kurriz të mosrespektimit të të drejtave njerëzore në përputhje me konventat ndërkombëtare.Dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, se Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese dhe të cilat mbi gjithçka tjetër i sigurojnë çdo individi që të shpreh pa frikë identitetin, besimin, kulturën, ideologjinë, mendimin dhe fjalën e lirë. Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: Presidenti Thaçi, sfida, Siguria Kombetare, te drejtat e nejriut

Artikujt e fundit

  • Cikel poetik: Atdheu gjithmonë ka një strehëz…
  • ME RASTIN E 15-VJETORIT TË VIZITËS SË PRESIDENTIT GEORGE BUSH NË TIRANË – NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE*
  • Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the UN Security Council meeting on Ukraine
  • Martin Camaj nëpërmjet një letërkëmbimi
  • AT KARLO  SERREQI O.F.M.
  • Eight IRA Mistakes That Can Cost You a Fortune
  • Mbi veprën e Musine Kokalarit: “Dasmë… Sa u tunt jeta”
  • 6 MUAJ PA PATRIOTIN MEHMET MUJAJ
  • Dalip GRECA, -Ti shkrove për të gjithë…ike… dhe na le ne në borxh…
  • SHTETI PËRBALLË KRIZAVE; SHQIPËRIA NGA SHEMBJA E KOMUNIZMIT DERI TE LUFTA E KOSOVËS
  • NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK…
  • Celebrating 100-year anniversary of Albania – US diplomatic relations
  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT