• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

EDHE SHQIPTARËT E AMERIKËS PËR HEROIN AZEM HAJDARI

March 12, 2018 by dgreca

KONTRIBUTORËT PËR SHESHIN DHE SHTATOREN E HEROIT TË LIRISË E DEMOKRACISË, AZEM HAJDARI/

1 Shqip Amerik Azem Hadari

1.- Bashkia Tropojë.       16.000.000  Lekë

2 – Partia Demokratike e Shqipërisë.       10.000  Euro
3.- Harry Bajraktari, NY, USA .             8.000  USD
4.- Rrustem Geci, NY, USA.                     8.000  USD
5.- Faik Curri                                              5.000  Euro
6.- Fatmir Meta                                          5.000  Euro
7.- Myftar Lumeshi                                   5.000  Euro
8.- Vëllezërit Bitici, NY, USA                  5.000  USD
9.- PE-VLA-KU shpk, Vladimir Gjoka dhe Kujtim Arifi   500.000 Lekë
10.- Hotel-Turizëm  “Shkëlzeni”, Petrit Imeri       400,000 Lekë

11.- Ujë “Lajthiza”, Hajri Elezi           300.000 Lekë

12.- Baftjar Rusi                                       2.000  Euro
13.- Bujar Leskaj                                        2.000  Euro
14.- Sali Hajdari                                        2.000  Euro
15.- Xhafer Gecaj                                       2.000 USD
16.- Ram Ali Selimaj, Angli                     1.000  GBP
17.- TRANSOIL GROUP Sh.a.  Shefqet Dizdari    2.000 USD

18.- Besnik Dushaj                                    1.000  Euro
19.- Bujar Vukaj                                         1.000  Euro
20.- Dashamir Tahiri                                  1.000 Euro
21.- Hysni Musa                                         1.000 Euro
22.- Perlat Goçi                                          1.000 Euro
23.- Rasim Hasanaj                                   1,000 Euro
24. – Rifat Dushaj                                              1.000 Euro
25.-  Skënder Gjoni                                    1.000 Euro
26.- Shoqata Humanitare “Sali Çekaj”, Zvicër    1.000 Euro
27.- Erzen Breçani                      1.000 Euro
28.- Agata & Dritan Mishta, NY, USA        1.000 USD
29.- Agim Rexhaj, NY, USA                          1.000 USD
30.- Besnik dhe Agron Zherka, NY, USA     1.000 USD
31.– Shpresa Breçani,                        1.000  Euro

32.- Fitim Balaj, NY, USA                  1.000 USD
33.-Hasan Ademaj, NY, USA            1.000 USD
34.- Mustaf Elezi, NY, USA             1.000 USD
35. -Visar Demushi, NY, USA           1.000 USD
36.- Ylber Dauti, NY, USA                  1.000 USD
37.- Zeqir Hasan Ramaj, NY, USA    1.000 USD

38.- Isuf  Çelaj                                       100.000  Lekë
39.- Nuredin Seci                                    600 USD
40. -Arjan Bylykbashi                            500 Euro
41.- Anton Raja, NY, USA                    500 USD
42.- Arben Vatoci, NY, USA                500 USD
43. -Binak Hysenaj                                 500 USD
44.- Elmi Berisha, NY, USA                 500 USD
45.- Fadil Berisha, NY, USA                500 USD
46. -Fari Metaliaj, NY, USA                 500 USD
47.- Feriz dhe Teuta Lamaj                  500 USD
48.- Gani Hysenaj                                   500 USD
49. -Halit Nezaj, NY, USA                    500 USD
50. -Hamdi Neza, NY, USA                 500 USD
51. -Haxhi Rudolfo Hysenaj                 500 USD
52. -Isa Brija, NY, USA                          500 USD
53.- Lu Fundos, NY, USA                     500 USD
54.- Luigj Gjelaj, NY, USA                    500 USD
55.- Martin Shkreli, NY, USA               500 USD
56. -Milazim Berisha, NY, USA           500 USD
57. Muharrem Elezi, NY, USA             500 USD
58. -Rrustem Hysenaj                             500 USD
59.- Sejdi Hyseni, NY, USA                   500 USD
60. -Sherif Nezaj, NY, USA                    500 USD
61. -Zamir Vejuka (Semi), NY, USA    500 USD
62. -Erenik Zenel Neza, NY, USA         250 USD
63. -Gjok Deçkaj, NY, USA                     250 USD
64.- Roland Zenel Neza, NY, USA        250 USD
65.- Afrim Metaliaj, NY, USA                200 USD
66.- Dalip Greca, NY, USA                     200 USD
67. -Halil Mula, NY, USA                       200 USD
8. -Musli Mulosmani, NY, USA             200 USD
69. -Arbër Rasim Hasanaj                       100 Euro
70. -Sidorela Sali Hajdari                        100 Euro
71. -Ahmet Rexhepi, NY, USA               100 USD
72.- Gani Haxha, NY, USA                      100 USD
73. -Gjon Buçaj, NY, USA                        100 USD

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, Shqiptaret e Amerikes, Shtatorja Azem Hajdarit

According to Legend, Referring to History….

March 12, 2018 by dgreca

*HEROI KOMBËTAR BASHKON ARTISTËT SHQIPTARO-AMERIKANË NË STAMFORD CT/

*Ekspozita, që u çel me 8 Mars 2018, do të jetë e hapur deri në 8 Prill 2018-/

1 a Kryesore1 a Rozafat Keshtjella1 agimi kom1 Kjo Joe Vaso1 Kjo Nazi spjeg2 Nazi mme George

Nga Dalip Greca*/

2 Nazi mme George1 piktorja kin1 sfond1 flet Rozafa1 Kodra1 George Vaso

Të enjten në mbrëmje, me 8 Mars 2018 në orën orën 6 e 30 pm, ka ngritë siparin e saj në Stamford, CT, në GR Art GALLERY, pronë e artistit të njohur George Pali(hapur për të parën herë në mars 2017), ekspozita me temë intriguse:”According to Legend, Referring to History”. Piktorët dhe skulptorët shqiptaro-amerikanë përmes artit të tyre, përmes përjetimeve, fantazisë dhe mjeshtrisë artistike, kanë sjellë në ekspozitë vizionin dhe imagjinatën e tyre rreth legjendave dhe historisë, duke iu referuar bëmave, rrëfimeve,gojëdhanave,letërsisë me llojshmërinë e gjinive të ndryshme, jo vetëm asaj shqiptare, por dhe botërore, rreth heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Kjo figurë emblematike dhe plot misterie e shekullit të 15-të, frymëzoi shkrimtarë, piktorë, skulptorë nga e gjithë bota dhe u bë burim frymëzimi krijimtarie ndër shekuj dhe sot.

2 astriti e dhendri11 shoke te nje klase1 Dhia blue1 george Dritan1 Joe Sirley edheIMG_1283

Grupi i artistëve pjesmarrës në këtë ekspozitë përbëhet nga: Adriatik Baliaj, Alkan Nallbani, Astrit Tota, Bashkim Ahmeti,Dashamir Gurabardhi, Gazmend Bakalli,George Pali, Ilene Africk,Ilir Hasku, Nazmi Hoxha, Vasil Rakaj, Zef Qersaqi etj.

Një pjesë e artistëve janë bashkohës dhe vijnë nga e njëjta shkollë e artit, Instituti i Lartë i Arteve,Tiranë, por që arti, stili, teknikat e pikturimit dhe skulpturave kanë pësuar evolim në kushtet e këtushme.
Tematika e përbashkët rreth Heroit Kombëtar i ka bashkuar artistët në këtë ekspozitë. Artistët pjesmarërs janë përzgjedhur nga GA Art Galery, duke u bazuar në reflektimin e tyre mbi temën e ekspozitës, natyrisht duke i lënë liri krijimtarisë, reflektimit të tyre mbi temën, këndvështrimit të tyre, duke sjellë secili imazhe dhe përvoja origjinale.
Mesazhi i artistëve pjesmarrës përmes punimeve të tyre,përcjell madhështinë e heroit Kombëtar, por edhe mesazhe të historisë kombëtare, mitikën e Legjendave (si ajo e Kështjellës së Rozafës- Rozafa Castle, night time-George Pali), mesazhin e bashkimit si tek punimi skulptural në bronx i Vasil Rakaj” Strong togather”, apo poetika mitike e Legjendes se dhive blu të mjeshtrit në kompozimin në vaj Nazmi Hoxha-The Legend of the blue goats, portretet e heroit dhe bashkëluftëtarë e të tij nga Bashkim Ahmeti, George Pali,Dashamir Gurabardhi, Adriatk Baliaj,Vasil Rakaj. Shumë nga ekspozimet duke patur në qendër figurën integrale në historinë evropiane të shekullit të 15-të, duke reflektuar mbi legjendat e asaj kohe, lartësojnë figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Përjetimet artistike vijnë nga kështjellat ku bëri historinë heroi ynë kombëtar si “Kalaja e Petrelës” e piktorit Astrit Tota, po ka dhe përjetime origjinale që përcjellin punimet e Gazmend Bakallit, Zef Qersaqi, Ilir Hasku, Alkan Nallbani,Arnold Kastenbaum, Ilene Africk.
Në çeljen e Ekspozitës, përveç shumë artistëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, kanë marrë pjesë edhe një grup vatranësh me kryetarin Dritan Mishto, si dhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joe DioGuardi me eksperten e Politikës së Jashtme, vecanërisht të Ballkanit, zonjën Shirley Cloyes DioGuardi,Prof.Skënder Kodra, nënkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Mëhill Velaj dhe personalitete të tjerë të komunitetit.
Familja Pali, si zot shtëpie, janë të kudondodhur: vetë George Pali, është përherë i zënë duke shoqëruar artistët dhe vizitorët.Dr. Rozafa,me bujari i fton mysafirët që të shijojnë edhe kokteilin e përgatitur me këtë rast,-një gotë verë, e shton meditimin para tablove të kompozuara, portreteve, grafikave,skulpturave etj…(Për më shumë do të lexoni në Gazetën Dielli të printuar)

* Shënim: Mos e humbni rastin, vizitojeni ekspozitën dhe do të kënaqeni…do ta provoni vetë se ia ka vlejtë për të udhëtuar deri në Stamford.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në 8 Prill 2018.

Filed Under: Featured Tagged With: According to Legend, dalip greca, Ekspozita, Referring to History

HEGJEMONIZMI KULTUROR STALINIST

March 12, 2018 by dgreca

…ka gjë në plan Ministrja Kumbaro që në grupin “shokë dhe ëngjëj” të përfshij edhe vendosjen e statujës së Enver Hoxhës para Ministrisë që kryeson ajo?  Pasi është e vështirë të merret me mend se mund të ketë një përballim serioz me të kaluarën komuniste në Shqipëri, siç pretendon Zonja Kumbaro, pa përfshirë edhe Enver Hoxhën shoqërinë e Stalinit të “madh”./

1-frank-300x212

Nga Frank Shkreli/

Ja edhe zhgënjimi i radhës nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, ose më mirë të themi nga zonja që kryeson atë Ministri, Mirela Kumbaro.  Disa gazeta dhe portale shqiptare njoftojnë se Ministrja shqiptare paska nënshkruar para disa ditësh një marrëveshje “kulturore” me Presidentin e rajonit të Pulias në Itali, Michele Emiliano, për realizimin e projektit të ashtuquajtur “shokë dhe engjëj”, projekt ky i cili do të bëjë të mundur vendosjen e statujave të vjetra të Stalinit dhe Leninit së bashku me atë të ish-komunistit italian, Antonio Gramshit në një vend më të “denjë” publik për këto figura të mëdha të “kulturës” shqiptare, pikërisht në mjedisin e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë.  Projekti “Shokët dhe engjëjt” në Tiranë do të strehojë statujat e Gramshit, Stalinit dhe Leninit, statuja këto që sipas medias tani gjëndën në murin e pasëm të Galerisë Kombëtare të Arteve. Në të vërtetë Gramshi, ideologjikisht, nuk i përket këtij grupi, pasi ai ishte një neo-marksist. E dimë se këta ishin “shokë” të idealit komunist, por cilët janë “engjëjtë” dhe kush janë djajtë e këtij projekti?

Zonja e parë e kulturës shqiptare citohet nga media të ketë justifikuar këtë projekt si diçka të nevojshme që sipas saj për të “provokuar një debat mbi përballjen me të kaluarën tonë komuniste”.  Zonja Kumbaro citohet nga media të ketë shprehur, siç duket, keqardhjen e saj se si janë trajtuar dhe lënë në harresë statujat e Stalinit dhe të Leninit deri tani—në murin e pasëm të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke thënë për median se, “Këto statuja, përdorimi i të cilave ka një valencë të fortë simbolike, që janë mbuluar e zbuluar, ulur e ngritur, admiruar e përçmuar, do duhet të gjejnë një vend të lexueshëm e të hapur ndaj debatit e reflektimit, edhe për të përfaqësuar një pikë ndalese në atë që e kemi quajtur Rrugët e Kujtesës”.  Pse, me vendosjen e statujave të Stalinit dhe Leninit në mjedisin e Ministrisë së Kulturës, mendoni të përballeni me krimet e komunizmit? Po, mijëra viktimave të komunizmit dhe të ideologjisë staliniste në Shqipëri, Zonja Kumbaro, në cilin mjedis ose Rrugë Kujtese” do t’i kujtoni ata? Kur do t’u ndërtohet atyre një monument në Shqipëri, ose të caktohet një ditë për të kujtuar sakrificat dhe vujatjet e tyre, ashtu siç kanë bërë ish-vendet komuniste të Evropës Qëndrore dhe Lindore? Sipas mediave, Ministrja shqiptare Kumbaro gjatë qëndrimit të saj në Itali ku nënshkroi marrveshjen në Puglia, kishte vizituar edhe qelinë e burgut ku ka qëndruar Antonio Gramshi.  Dëshiron me të vërtetë debat mbi të kaluarën komuniste Zonja Kumbaro? Shko vizito burgun e Spaçit ose dhjetëra kampe përqendërimi të regjimit enverist anë e mbanë Shqipërisë dhe në këtë mënyrë “provoke”, siç thua vet, një debat të dobishëm për përballimin e Shqipërisë me të kaluarën komuniste. Është e vërtetë se Antonio Gramshi ishte burgosur nga fashistët e Mussolinit për qëndrimet e tija komuniste, por ndryshe nga fati i shumë viktimave në burgjet dhe në kampet e përqëndrimit të komunizmit të Stalinit dhe të Enver Hoxhës, fashistët e liruan Antonio Gramshin nga burgu pasi ishte në gjëndje të rëndë shëndetësore.

More ka gjë në plan Ministrja Kumbaro që në grupin “shokë dhe ëngjëj” të përfshij edhe vendosjen e statujës së Enver Hoxhës para Ministrisë që kryeson ajo?  Pasi është e vështirë të merret me mend se mund të ketë një përballim serioz me të kaluarën komuniste në Shqipëri, siç pretendon Zonja Kumbaro, pa përfshirë edhe Enver Hoxhën shoqërinë e Stalinit të “madh”.

Kush janë këta njerëz që pothuaj 30-vjetë pas shembjes së komunizmit në Shqipëri dhe në mbarë Evropën, marrin vendime për të vendosur mu në kryqytetin e shqiptarëve, njërit prej popujve më të vuajtur nga komunizmi, statujat e figurave më të shëmtuara e kriminale të botës së shekullit të kaluar, përgjegjës për vrasjen dhe vdekjen e më shumë se 100-milion vetave anë e mbanë botës ish-komuniste?  Si është e mundur që këta zyrtarë të paguar nga taksa paguesit shqiptarë, pikërisht nga ata shqiptarë që këtyre figurave kriminale të shëmtuara dhe të dështuara të historisë botërore ua kanë pa sherrin më së shumti — marrin guximin që me arrogancën e tyre të propozojnë projekte të tilla. Mu kujtuan fjalët e një zyrtari të lartë amerikan me një rast gjatë një vizite në Tiranë, duke iu referuar zyrtarëve të lartë tshqiptarë me të cilët ishte takuar, u shpreh se këta flasin sikur të ishin thomas xhefersona për liri e demokraci, por në realitet dhe me mentalitet sillën si trashëgimtarë të Enver Hoxhës.

More ku janë njerëzit e kulturës së vërtetë shqiptare që nuk shprehin zemërimin e tyre ndaj kësaj nepërkëmbjeje ndaj kulturës së shqiptare dhe identitetit kombëtar.  Ku janë historianët, akademikët, analistët dhe njerëzit e kulturës shqiptare dhe shoqëria në përgjithësi, që nuk tërbohen ndaj këtyre marrëzirave? Ku janë njërezit e thjesht që nuk e pyesin Ministren Kumbaro se si erdhi deri tek kjo ide.  Ku është politika shqiptare — pozitë dhe opozitë — që nuk reagojnë ndaj këtij propozimi absurd dhe anti-kombëtar? Ta pyesin Zonjën ministre tu shpjegojë shqiptarëve se cilat janë kontributet e Stalinit dhe të Leninit, por edhe të Gramshit (megjithse ai konsiderohej si një komunist më human, ose me fëtyrë njerëzore) — në kulturën dhe historinë shqiptare, që të meritojnë të nderohen me vendosjen e statujave të tyre në një vend publik në tokën shqiptare, siç është mjedisi i Ministrisë së Kulturës.

Ndërkaq, duke njoftuar këtë projekt, Zonja Kumbaro u shpreh për median se debati që do të rezultojë nga vendojsa e këtyre statujave në mjediset e Ministrisë së kulturës, duhet të jetë një debat “kulturor”, sipas saj.  Se si e paramendon ajo debatin mbi Stalinin dhe Leninin, këtyre “përfaqsuesëve të mëdhej të kulturës botërore”, dhe mbi rolin e tyre në kulturën shqiptare si një debat “kulturor”, vetëm ajo e di. Dëshiron me të vërtetë debat mbi përballimin me të kaluarën komuniste, vendos statujën e At Gjergj Fishtës në oborrin e Ministrisë së Kulturës, e jo të Stalinit!

Fatkeqsisht, unë kam ardhë në përfundimin se bazuar në përvojat e këtyre 30-vjet të ashtuquajturave qeveri post-komuniste, kjo klasë politike nuk është e interesuar as në kulturën dhe as në njerzit e mëdhej të kombit dhe të kulturës shqiptare që ishin ndaluar nga regjimi komunist, siç është, ndër të tjerë, At Gjergj Fishta, burri i Kongresit të Manastirit dhe arkitekti i alfabetit shqip.  Të huajt si Stalini, që në të vërtetë kanë shkatërruar kulturën shqiptare kanë më shumë preferencë. Provë e kësaj është vendimi i fundit i Ministres së Kulturës së Shqipërisë dhe qeverisë që ajo përfaqëson. Propozimi i saj para disa ditësh – si pjesë e një marrveshjeje me presidentin e rajonit të Pulias në Itali, Michele Emiliano, për realizimin e projektit të ashtuquajtur “shokë dhe engjëj” — për të vendosur statujat e Stalinit, Leninit dhe Gramshit para Ministrisë së Kulturës në Tiranë — nuk është asgjë tjetër veçse ushtrim i atij që vet Gramshi e ka quajtur një “hegjemonizëm kulturor”, nga borgjezia aktuale shqiptare, që sipas Gramshit, shteti dhe klasa sunduese përdorin institucionet kulturore për të ruajtur pushtetin, duke propaganduar vlerat dhe normat e tyre.  Ai ka shkruar se klasa sunduese ushtron hegjemoninë kulturore duke përdorur ideologjinë në përfitim të saj. Propozimi i Ministres Kumbaro nuk ka ndonjë logjikë tjetër.

Duke propozuar vendosjen e statujave të Stalinit, Leninit dhe Gramshit në mjediset e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Ministrja e Kulturës, si përfaqësuese e këtij pushteti, tregon qartë se cilat janë vlerat dhe normat e saja kulturore dhe në dukje shihet se vendimet e saja mbi zhvillimet kulturore bazohen në ideologji dhe jo në interesat e kulturës kombëtare.  Kështu është shprehur vet Antonio Gramshi për pushtetarët që përdorin kulturën për interesa të veta. Nuk u falet, se po manipuloni me kulturën shqiptare për interesa ideologjike të klasës sunduese, siç do të shprehej Antonio Gramshi dhe nuk po mbroni as nuk po promovoni kulturën e vërtetë shqiptare të shtypur dhe të mohuar nga komunizmi, si dhe përfaqsuesit e saj të vërtetë, siç është At Gjergj Fishta, në këtë 110-vjetor të Kongresit të Manastirit, në saje të cilit të gjithë ne flasim sot shqip – nëqoftse kjo ka rëndësi për ju.

1 antonio Gramshi1 Lenini Stalini

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, HEGJEMONIZMI, KULTUROR STALINIST

SALUTE TO A GREAT ALBANIAN AMERICAN

March 12, 2018 by dgreca

1 agimi portret

Last Sunday night, at Frank Campbell Funeral Home,  Dr. Agim Leka reposed amid white standing sprays, floral wreaths and photographs capturing moments of a life well-lived. Tucked in gently, next to his right side, there were two genuine notes handwritten by his grandchildren. All gathered represented the first, second and third generation Albanian-Americans and all felt connected to one another because he connected with all of us. Relatives, friends, colleagues, community representatives and a senior level delegation of Vatra led by Vice Chairman, Agim Rexhaj, paid their respects to the sons, Donald and Drin, their families and the extended lineage of the Leka house.

“Dr. Leka is the last member of the Mukje Conference,” said Pertefe Leka, referring to the historic meeting of 1943 that aimed to unify the Albanian political spectrum against the fascists in 1943 and lay the initial groundwork for Ethnic Albanian state. Here history is not found in a book, the references and the events are tied to the Leka’s as far back as the dawn of the modern state of Albania in 1912. In a few moments, the proud and devoted member of the Leka family, Pertefe has produced a print out of an article written by Dr. Agim Leka in November of 2000. His notes describe how at the age of 18, he had translated in Italian the response of Dom Nikolle Mazreku defending the Albanian nation from the racist insults by father Fulvio Cordignano. Indeed it is fitting to bring this particular moment to light, since, in his own words Dr. Leka states that it was “the spark that resurrected my national feelings and reinforced my conviction that I was to carry on the family’s tradition of peaceful Albanian nationalism…”  A teary eyed woman dressed in black kneeled by the casket. Holding back tears, she said that the Albanian-American Medical Society (AAMS) owes a debt of gratitude to Dr. Leka. In 2011, the organization honored him with the Lifetime Achievement Award at the Harvard Club. The emotional co-founder of AAMS, Dr. Lindita Çoku, revealed that her estimeed colleague was indiscriminate in landing a helping hand. “It didn’t matter to him,” she said, ” the family background, political affiliations or party preferences. As members of the medical profession in this country, they were equally deserving of his help.” Dr. Leka was passionate about his career and his professional duties. His life’s passion made him a  beacon of humanity because he followed the Hippocratic Oath inside the hospital halls, and answered the higher call of his conscience to uphold the patriotic tradition of his ancestors in Albania.

A philanthropic and pioneering doctor with an exemplary passion for history and love for his country.

Dr. Leka was inspired by the highest principles of humanity and we are inspired by him.

(Rafaela Prifti -Dielli, English Language Editor )

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. agim leka, SALUTE TO A GREAT ALBANIAN AMERICAN

Kafe Pennsylvania në Washington DC….

March 11, 2018 by dgreca

1 Levonja IlirNga Ilir Levonja/

Eshtë një mëngjes i ftohtë, por plot oksigjen. Ndodhem në një kafe buzë bulevardit Pennsylvania., Washington DC. Ca çape më tutje është shtëpia e bardhë. Mua gjithmonë më kanë pëlqyer mëngjeset. Me punë pa punë, dal të shoh davaritjen e natës. Është ajo orë e paqtë ku era e kafesë përzihet me ndjesitë e tua. Mbi paradokset, firot a arritjet, shkurt, teksa shijon kumtin e një kafeje province. Je në atë gjendje, që një poet hebre me emrin Yehuda Amichai, (Jehuda Amikai) e përshkruan me dy vargje, ”malet kanë luginat me mjergull/ unë mendimet e mia”. Sipër kokës sime një aradhe fotosh nga presidentët e Amerikës. Me filxhanë kafeje në duar. Ambjenti rreth tyre qe pikërisht ky. Po pija kafe, pikërisht aty ku e kishin shijuar shumë syresh. Se si më shikonin… Nga iksi tek ypsiloni, Bushi, Obama etj. Ky aktuali, të cilin e kam fqinj në Florida, nuk kishte ardhur akoma të fiksonte një foto. Një kafe e thjeshtë që më kujtoi për pak ato mëngjesoret e kohës në dheun tim. Dhe sapo çeka këtë, këtë nocion që dhëmb’. dheun, plot rrokapjekje vërshuan kohët. Duke filluar me siglat televizive, plot dhunë dritash e tingujsh, rreth agresorit shtëpia e bardhë. Koha e imperializmit dhe e social-imperializmit, kur ne një grusht njerëzish, i bënim karshillëk bllokadave, me ushtrimet fizike në orët e para të mëngjesit. Vërshuan për të më ngërdheshur me veten nga qartësia e konceptit mbi lirinë, popujt, a luftën e klasave. Një vrarje e vetvetes me qejf shqiptarësh qëas sot e kësaj dite nuk peshon aspak. Por e kemi varur në atë gozhdën prapë derës, justifikimin, se, ashtu ishte koha.

Mbrëmjen e kaluar shëtita aty. Doja ta ndjeja me shputat e mia atë bulevard. Atë kopësht ku uleshin e ngriheshin zogjtë e ajrit, helikopterët me burrat e këtij shteti të madh. Këtij dheu emigrantësh që konsoliduan lirinë dhe të drejtat e njeriut fal një vendosmërie në rrotacionin e pushtetit, balancimin e tij dhe shenjtërinë e pronës. Dhe midis dhjetra adhuruesve, kishte plot protestues. Me pankarta, ku shkruheshin nga gjërat më të vogla. Deri tek ato kërkesat plot lutje shpirtrash për masakrat e sotshme në Sirinë e dënuar nga dinastia e Basharëve. Po kjo është toka e lirisë dhe e të drejtave. Ndaj gjithçka tingëllon mëse normale. Dhe ja këta burra, i kisha fare pranë frymës sime. Fare pranë syve të mi tretur në atë bulevard ku po davaritej nata. Ku statujat e presidentëve të flasin nga çdo qoshe. Aq sa nuk është e vështirë për ta kuptuar se çdo tullë ka historinë e vet. Një galeri e gjallë ku askush nuk ka mbi vete turp, qoftë ky i majtë apo i djathtë, por vetëm repsekt. Dhe ndjesi njerëzore të pashtershme, brezash që shkojnë e vinë, për të ndaluar aty, shkrepur qoftë dhe një foto. Qoftë një pleksje sysh për të të thënë se njerëzit nëse mundin demonët brenda vetes, kanë triumfuar.

Po ndërsa rrija e mendoja se në këtë periudhë timen amerikane, mbi trembjëdhjetëvjeçare, kam ndërruar 4 presidentë. Në vendin tim, në dheun tim, sillen e sqillen një grup emrash. Një kulturë bolshevike e posedimit të pushtetit, jo të balancave dhe të të drejtave të lirive. Dhe po paradoksalisht habiten e i nxjerrin sytë njëri tjetrit me aferat lobuese ruse, megjithëse janë kthyer vet në një sallatë turli e llojit rus.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Kafe Pennsylvania

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT