• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

Anije të NATO-s vizitojnë portin e Vlorës

March 2, 2018 by dgreca

2 vlore vizite

Nga Shefqet Kërcelli/

Në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak me NATO-n, nga data 2 deri më 5 mars 2018, anije te Grupit Minaheqës të NATO-s, SNMCMG2,{ Standing NATO Mine Counter Measures Group Tëo}, po zhvillojnë një vizitë në portin e Vlorës. Në përbërje të këtij grupi janë përkatësisht këto anije, HMS Enterprise {anije flamurtare}, ESPS Segura dhe TCG Ackay. Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë, anijet e NATO-s do zhvillojnë stërvitje “Passex” dhe operacione të përbashkëta me anijet tona për kërkim dhe pastrimin e municioneve nënujore.{MCM OPS}. Ndërkohë ekuipazhi i anijeve do zhvilloje takime me kuadro drejtues të Forcës Detare dhe Flotiljes Detare Pashaliman si dhe me autoritetet vendore e qendrore të Vlorës. Konkretisht ne prefekturën dhe bashkinë e qytetit Vlorë. Gjithashtu marinarët e SNMCMG2, do zhvillojnë vizita në zona turistike dhe objekte muzeale të zonës për tu njohur me historinë, kulturën dhe turizmin e kësaj treve. SNMCMG2 është një nga katër grupet e anijeve të Forcës Reaguese të NATO-s në det dhe siguron rrugët detare dhe portet në kohë krizash e paqe. Grupi mer pjesë në stërvitje dhe trajnime  të ndryshme shumëkombëshe me shtetet anëtare të NATO-s, për të përmirësuar ndërveprimin dhe ruajtur aftësitë luftarake. Ky është dhe qëllimi kryesor i kësaj vizite në vendin tonë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Anije të NATO-, portin e Vlorës, s vizitojnë, Shefqet Kercelli

LIRIA

March 2, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Njerëzit kundërshtojnë atë që e kanë menduar ose kanë dashur ta bëjnë vetë, ose anasjelltas, “kurrë mos bëni atë që kundërshtari dëshiron, vetëm nga që ai e dëshiron”, u thoshte Bonoparti ushtarëve. Por taktikat kanë ndryshuar. Liria varet sa i guximshëm tregohesh, ose sa frikacak. Çlirimi i rastësishëm, që po rastësisht u sjell njerëzve vetëm fryrje, mburrje a krenari, me kalimin e kohës i bën ata të bien përsëri në skllavëri; liria e falur nuk zgjat shumë pasi nuk është liri e fituar. Prangat pak nga pak shtrëngohen dhe pa pritur kupton se lirinë e ke humbur, ua ke dorëzuat atë të tjetëve, je bërë skllav i tyre. Kjo të jep ty të drejtën vetëm të ankohesh dhe tjetrit të sillet si të dojë me ty.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e bëri një paralajmërim të tillë kur u kthye në Krujë pas shumë vitesh mbajtjeje peng nga perandoria osmane. Sipas Barletit, ai i tha popullit: “lirinë nuk ua solla unë…”…por përpiquni ta fitoni, sikur donte të thoshte. Kur Skënderbeu vdiq më 1468, pas 25 luftrash pandërprerje, arbnorët u tronditën e u pikëlluan. Vdekja e tij hapte udhën për robëri të dyfishtë; nga pushtuesi dhe nga vetja. Atyre tani do t’u duhej jo vetëm t’i shtroheshin turkut por edhe t’i bashkoheshin atij. Skënderbeu i kishte mbajtur të organizuar e me disiplinë të fortë. Edhe kjo kishte qenë barrë e rëndë. Pa ‘të tani, ata ndjeheshin të çliruar. Por, kjo disiplinë i kishte mbajtur ata të lirë edhe nga pushtimi i huaj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, liria

NJOFTIM-TE SHTUNEN, 3 MARS MBLEDHJA E KESHILLIT DREJTUES TE VATRES

March 2, 2018 by dgreca

Logo Vatra-1Siç eshte njoftuar nga sekretarja e Vatres, te Shtunen me 3 Mars 2018, ora 10 e 30 am mblidhet Keshilli Drejtues Vatres me kete Rend Dite:

– Prezantimi i punes se Vatra Foundation Inc-Raport nga z. Nexhat Kaliqi.

– Prezantimi i Punes se Fondit te Studenteve-Raport nga Z. Mithat Gashi.

  • Raport i financierit te Vatres z. Marjan Cubi
  • Raport i Kryetarit te Komisionit Te Garancive te Kanunores z. Bashkim Musabelliu

–      Raport i financierit te Vatres z. Marjan Cubi

–      Prezantimi i platformave te punes se:

–     Editores se faqeve anglisht te gazetes Dielli Znj. Rafaela Prifti

–     Keshilltarit per çeshtjet e kultures z . Gezim Nika

–    Keshilltarit per Zhvillimin Ekonomik z. Elmi Berisha

–   Menaxherit te pergjithshem te aktiviteteve z. Frederik Ndoci

  • Koordinatorit te medias  Dritan Haxhia.

–    Te ndryshme/ Deget, anetaret mund te shtrojne ceshtje per diskutim.

Filed Under: Opinion Tagged With: Mbledhja e Keshillit Drejtues, Njoftim, Vatra

Kuvendi i Kosovës pa kuorum. Edhe pa datë për demarkacionin

March 2, 2018 by dgreca

-Në mungesë kuorumi u dha pushim sot në seancë plenare me 28 pika në axhendë/

2 Kuvendi 3

-Ende nuk dihet kur do vijojë seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nisur të mërkurën e kësaj jave dhe e shtyrë për herë të katërt në pritje të sigurimit të dy të tretave të votave – së paku 80 nga Kuvendi 120 anëtarësh/

1 ndryshimi

-AAK: Teksti i Marrëveshjes u ndryshua. LDK: Nuk u ndryshua…/

2 neni i ndryshuar

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 2 Mars 2018/ Kuvendi i Kosovës ka nisur sot një seancë të re plenare me 28 pika në axhendë, 17 prej tyre projektligje. Në fillim të seancës kishte deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, pas të cilave u dha pushim meqë nuk kishte kuorim për të vijuar me shqyrtimin e votimin  në pikat vijuese të axhendës. Seanca është braktisur Lëviza Vetëvendosje  pasi depuutetit të saj Frashër Krasniqit iu ndërpre që në fillim deklarimi jashtë rendit të ditës nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Seanca pritet të vijojë pasdite me shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Stitching Spark-ut të Holandës mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica.

Në axhendë janë edhe dy projektligje të tjera për ratifikime – të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada, si dhe Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike.

Sot bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, i cili është miratuar në parim në 29 nëntor 2017.

Në axhendën e seancës së Kuvendit me fillim sot është edhe debati parlamentar lidhur me takimin e katërt të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë.

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë për herë të parë është mbledhur në Prishtinë në 16-17 maj 2016, në të cilin vit, në 1 prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg  dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor.

Kuvendi i Kosovës zhvilloi dje seancën plenare të 8 dhe 9 shkurtit me 5 pika në axhendë, mes të cilave interpelanca sipas kërkesës së grupeve parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar,  vendimin e datës 12 janar 2018 për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimin e datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale. Lidhur me këtë, pas debateve, Kuvendi nuk kishte kuorum për votimin e rekomandimeve të harmonizuara nga dy grupet parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në axhendë ishte edhe debati parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit,  Kujtim Shala dhe 6 deputetëve nënshkrues, lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të qeverisë së Republikës të Kosovës; shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e 9 anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, si dhe votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Të hënën, në 5 mars, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë, në shënim të 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari e të Familjes Jashari në Prekaz.
Ende nuk dihet kur do vijojë seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nisur të mërkurën e kësaj jave dhe e shtyrë për herë të katërt në pritje të sigurimit të dy të tretave të votave – së paku 80 nga Kuvendi 120 anëtarësh.

Sipas deklaratave të deritashme, për Projektligjin janë të sigurta edhe 27 votat e grupit parlamentar të LDK dhe bashkë me 23 të PDK, 10 të AAK, 6 të Nisma-s e 2 të deputetëve të AKR që janë pa grup parlamentar bëjnë gjithësej 68 vota pro.

Kur këtyre u shtohen edhe 6 votat e grupit Gjashtë Plus të komuniteteve pakicë joserbe dhe 4 të deputetëve tjerë pa grup parlamentar, mes të cilëve një serb që është deklaruar për ratifikimin e marrëveshjes që është edhe një kusht për liberalizim vizash, numri total i votave pro arrin në 78, ndërsa për kalimin e Projektligjit duhen së paku edhe 2 vota për të arritur 80-shin.Mbetet të shihet a do të sigurohen ato vota të nevojshme pro nga dy partitë që janë deklaruar kundër – Lëvizja Vetëvendosje opozitare me 32 deputetë dhe Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, me 10 deputetë.

 AAK: TEKSTI I MARRËVESHJES U NDRYSHUA. LDK: NUK U NDRYSHUA…

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbrëmjen e 28 shkurtit 2018, ka dërguar këtë reagim:“Kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Veseli, Shefi i GP Abdullah Hoti, Kryetari Nisma-s Limaj dhe ai i AKR-së Pacolli, kanë arritur marrëveshjen e mësipërme për Demarkacionin! Ndërkohë teksti i kësaj marrëveshjeje është ndryshuar në Komisioninin për punë të jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur me shumë mund për të ardhur deri në këtë pikë. Nê  tekstin që ka dalë nga ky Komision, jo vetëm që është ndërruar renditja e pikave të dakorduara, por Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror, është renditur si pikë e fundit dhe jasht Pjesës përbërëse të këtij ligji! Është e papranueshme nëse dikush në këtë fazë, me ose pa vetedije, e rrezikon votimin e një marrëveshjeje të dakorduar. Prandaj ky është alarm për të gjithë protagonistët e kësaj marrëveshjeje, që të mos bëjnë kalkulime politike, por t’i përmbahen pikë për pikë asaj! Në të kundërtën rrezikohet që gjithçka të kthehet në pikën ZERO!

GRUPI PARLAMENTAR I AAK”

Kryetari Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në të njëjtën mbrëmje, është përgjigjur:

“Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 shkurt) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit. Marreveshja eshte shkruar ne zyren e tij.
Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.
Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e verteta.”

Legjenda: Neni 3 i Marrëveshjes – dy versionet, i AAK dhe i LDK

Filed Under: Kronike

Shaban Sinanaj & Alban Prelvukaj, shembull i jetësimit të ëndrrave të emigrantëve

March 2, 2018 by dgreca

1 Alabin1Nga Esad GJONBALAJ/Bashkëvendësit tonë Shaban Sinanaj dhe Alban Prelvukaj janë shembull i ndritshëm  se si  jetësohet një ëndërr e mërgimtarit. Sot Shabani dhe Albani janë pronarë të disa restoranteve me ekskluzive në SHBA si “Benjamin Steak House” “Manhattan NY” dhe “Hartsdale”, dhe “Tokio” në  Japoni pastaj  “Benjamin Steakhouse Prime Manhattan NY,” “The Sea Fire Grill,” Manhattan, rrjetin dhe fushën e veprimtarisë së tyre  së shpejti do ta zgjerojnë  edhe në Londër me një restorant ekskluziv.

Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për të ndërtuar një jetë dhe një shpresë më të mirë, por shpeshherë janë përtej mundësisë së kontrollit dhe arritjes nga vet ëndërruesit. Çdo mërgimtar kur del nga pragu i shtëpisë ku u lind dhe u rrit ëndërron që një dite të arrij majat e suksesit duke besuar në vlerat dhe potencialin që posedon. Plavë guciasit të rritur në një natyrë të përkryer, dhe të rrethuar me maja të bjeshkëve të larta, po sikur në hapërimet e vegjëlisë së tyre që kurreshtja nuk i lenë të qetë, pa arritur deri te pushtimi i atyre majave të larta që i rrethonin, edhe në jetën e përditshme sikur gjenet e tyre të origjinës nuk i lanë të qetë dhe sikur u thonë që mos të ndalen pa arritur mu në majat dhe pikat më kulmore të suksesit të jetës.

Bashkëvendësit tonë Shaban Sinanaj dhe Alban Prelvukaj janë shembull i ndritshëm  se si  jetësohet një ëndërr e mërgimtarit. Sot Shabani dhe Albani janë pronarë të disa restoranteve me ekskluzive në SHBA si “Benjamin Steak House” “Manhattan NY” dhe “Hartsdale”, dhe “Tokio” në  Japoni pastaj  “Benjamin Steakhouse Prime Manhattan NY,” “The Sea Fire Grill,” Manhattan, rrjetin dhe fushën e veprimtarisë së tyre  së shpejti do ta zgjerojnë  edhe në Londër me një restorant ekskluziv.

Arritjet e tyre janë sukses mbi suksese, sepse të jesh i suksesshëm në kryeqendrën botërore New York nënkupton të jesh më i miri në qytetin me kompetitiv të botës. Diaspora shqiptare në SHBA krenohet dhe mburret me këta dy Plave Gucias sepse zemërgjerësia e tyre është shëmbëlltyrë e komunitetit tonë dhe si mirëqenia e tyre reflektohet në të mirë të komunitetit shqiptar në SHBA. Në restorantet e tyre punojnë më se 300 punëtorë shqiptar që nënkupton se më se 300 familje shqiptare sigurojnë mirëqenien e tyre duke qenë të punësuar, por njëkohësisht  janë pjesë e të arriturave dhe suksesit të ndërsjellët. Restorantet e tyre janë ambiente të ngrohta të yjeve, të filmit, të biznesit dhe të politikes botërore, por njëkohësisht janë edhe fole shqiptarie dhe sofër mikpritje për shqiptarët nga mbarë globi. Rritja dhe fuqizimi i tyre nuk e ka qit në harresë në asnjë mënyrë vendlindjen e tyre Plavë Gucinë, por në çdo moment dhe çast ata janë prezent dhe shumë aktiv në çdo nismë, në çdo përkrahje dhe në çdo aktivitet për Plavë Gucinë dhe në të mirë të saj.

Ëndrra e Amerikës (American dream) jetësohet atëherë kur ke të bësh me njerëz të përkushtuar, të dedikuar dhe vizionarë si Shabani dhe Albani që ndërtojnë ardhmërinë dhe suksesin e tyre mbi vlera dhe kualitete të mirëfillta njerëzore.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Alban Prelvukaj, Esad Gjonbalaj, jetesim endrrash, Shaban Sinanaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT