• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2018

Ish President Bujar Nishani, Leter Ngushellimi Familjes Karagjozi

April 21, 2018 by dgreca

Ish presidenti i Republikes se Shqiperse per vitet 2012-2017, z. Bujar Nishani i ka derguar me 15 prill nje  leter ngushellimi families Karagjozi, ku ish kreu i shtetit shpreh ngushellimet me te thella.Ja teksti i plote:

page1image1775616

page2image1779200

Dear Family Members,
Dear Mrs. Rozi,
Dear Angel, Zybdi, Shpetim,

…

Filed Under: Opinion Tagged With: Ish Presidenti Nishani, ngushellon familjen Karagjozi

Nderohen Heronjtë e Kosovës

April 21, 2018 by dgreca

Presidenti: Heroizmi i Sali Çekajt do të mbetet inspirim dhe krenari për brezat e rinj/

1 Thaci CekuPrishtinë, 19 prill 2018 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për 19 vjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj.1 ceku sallaPresidenti Thaçi ka thënë se po kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e një bashkëluftëtari dhe bashkatdhetari, që tërë energjitë morale, intelektuale dhe fizike i vuri në shërbim të atdheut.“Sali Çekaj që në vitin 1981 ishte renditur aty ku duhej, me lëvizjen studentore, që fuqishëm i bashkoi gjithë qytetarët e Kosovës rreth kërkesës për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të Republikës. Viti 1981 shënoi kthesën e madhe politike, duke e bërë të qartë rreshtimin për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe çlirimit nga Jugosllavia komuniste, përkatësisht nga administrimi i Beogradit. Si kuadër me vokacion prej juristi, Sali Çekaj është ndër të parët që hartoi statusin e Komunës së Deçanit, duke implementuar konkretisht parimet e Kushtetutës së Kaçanikut. Si shumë veprimtarë, edhe Sali Çekaj pati fatin e njeriut të përndjekur nga policia serbe, prandaj detyrohet të qëndrojë jashtë Kosovës. Edhe si emigrant, Sali Çekaj luajti rolin bashkues në mesin e diasporës shqiptare në Perëndim. Si profesionist, ai e donte drejtësinë, por gjithashtu e dinte se liria ishte kushti themelor i çdo drejtësie”, u shpreh presidenti Thaçi.Me të filluar lufta për çlirimin e Kosovës, presidenti Thaçi tha se Sali Çekaj bashkë me kuadro të tjera oficerësh, me ndërgjegje të lartë dhe profesionalizëm, iu përgjigj momentit historik.

“Sali Çekaj iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i dhënë impuls të ri, energji dhe profesionalizëm. Prandaj, ai ishte sintezë e intelektualit dhe guerilit, juristit dhe ushtarakut, luftëtarit dhe prijësit në luftë për liri. Tërë këto cilësi ai i dëshmoi në beteja”, shtoi presidenti Thaçi.Kreu i shtetit theksoi se Sali Çekaj mbolli guxim e shpresë në terrene lufte dhe me nder e barti nofkën luftarake “Veterani”.Komandantët Agim Ramadani dhe Sali Çekaj, sipas presidentit Thaçi, janë dëshmia më e mirë se lufta për liri krijon tipin e luftëtarit që është i gatshëm për sakrificë supreme.“Ata, nga komandantë u bënë prijës. Nga prijës, heronj. Ne, sot krenohemi me emrin dhe veprën e tyre. Ashtu siç krenohemi me secilin prej dëshmorëve”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti i vendit theksoi se në kujtesën tonë institucionale e kolektive, heroizmi i Sali Çekajt dhe luftëtarëve të tjerë, do të mbetet inspirim dhe krenari për brezat që vijnë.1 Haradinaj2

Kryeministri Haradinaj: Sali Çekaj, atdhetar e intelektual i shquar që dinte me çka po përballej

Prishtinë, 19 prill 2018/Kryeministri i Republikës së Ramush Haradinaj mori pjesë në Akademinë Përkujtimore – Dita e rënies së Heroit Sali Çekaj, Dita e veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2018”, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se heroi i Kombit, Sali Çekaj, është një dimension i hershëm, që flet për gjithë parametrat e një atdhetari të shquar, intelektuali, por edhe një njeriu që dinte me çka po përballej.

“Këtu flitet për përcaktimin e  tij,  shohim e gjejmë tek ai, një luftëtar që është në parametra shumë të lartë, intelektual e kombëtar, por që është i gatshëm poashtu të mbetet në përgjegjësi, edhe kur këto përgjegjësi kërkojnë sfidën më të rëndë, luftën dhe që i ekspozohesh edhe flijimit”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Flijimi i tij në luftë për liri, e mbyllë kapitullin e një luftëtari shqiptar të shquar dhe i cili me vetëdije të plotë i ka kaluar etapat, nëpër të cilat është ndodhë populli i tij.Kryeministri Haradinaj, gjithashtu tha se nëse sot jemi të bashkuar për t’i përmbyllur çështjet e hapura të atdheut tonë, Kosovës, ashtu i shërbejmë amanetit të dëshmorëve.Përveç akademisë Kryeministri Haradinaj, organizoi edhe pritje nderimi për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e heroit Sali Çekaj, në objektin e Qeverisë.

Në këtë akademi, me nga një fjalë rasti, folën edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Eprori i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Hysen Berisha dhe në emër të familjeve të dëshmorëve, djali i heroit Sali Çekaj, Hysen Çekaj.

1 haradinaj grup

Në vazhdim, po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Haradinaj në këtë akademi:

Sali Çekaj dallon në profilin e vet, dallon për shkak se formimi i tij ishte formim i hershëm dhe pikëpamjet deri në rrugën për liri, ishin shumëdimensionale.

Vite më përpara ai punoi për të ndryshuar normën të cilën ne e jetonim, normën e statutit të komunës së vet, nga një statut i një norme që ishte pushtuese, nënshtruese për shqiptarët, në statut të një norme që do të ishte çliruese, e që do ta respektonte vetveten.Çekaj është një dimension i hershëm, që flet për gjithë parametrat e një atdhetari të shquar, intelektuali, por edhe një njeriu që dinte me çka po përballej.Ndryshimi i kësaj norme të këtillë, kërkoi nga Sali Çekajt atë që është më e vështira, kërkoi edhe luftën përballje me të gjitha vështirësitë që i ka lufta, jo vetëm me armikun përballë, por me të gjitha sfidat që i ka një luftë për liri e një populli të robëruar. Mirëpo, ai nuk u ndal.Këtu flitet për përcaktimin e  tij,  shohim e gjejmë tek ai, një luftëtar që është në parametra shumë të lartë, intelektual e kombëtar, por që është i gatshëm poashtu të mbetet në përgjegjësi, edhe kur këto përgjegjësi kërkojnë sfidën më të rëndë, luftën dhe që i ekspozohesh edhe flijimit.Flijimi i tij në luftë për liri, e mbyllë kapitullin e një luftëtari shqiptar të shquar dhe i cili me vetëdije të plotë i ka kaluar etapat, nëpër të cilat është ndodhë populli i tij, duke mos u larguar asnjëherë nga përgjegjësitë dhe nga ato që janë pritur prej tij.Kësisoj, pra i një profili të tillë, jam i bindur, i ka ndihmuar bashkëluftëtarët, i ka ndihmuar të gjithë për të kuptuar rrugëtimin deri në liri, por njëkohësisht, edhe të pranojë sakrificën sublime, atë të flijimit.Me të drejtë sot, flasim për Veteranin dhe veteranët. Po flasim për Veteranin dëshmor, hero në betejë dhe këto janë momente që në historinë tonë të re na fuqizojnë dhe na bëjnë më të zot me i ecë sfidat që e presin atdheun tonë sot, e që do ti kemi nesër.

Të gjitha paqartësitë që i krijojmë, na i krijojnë ose na ndodhin, lehtë mund të qartësohen, nëse e shohim se secili nga perspektiva e vet, nga kapaciteti i tij, nga mundësitë që i janë dhënë, i jep përkrahje çështjes dhe të drejtës së atdheut.Do të kemi çdoherë pikëpamje të caktuar, informata e pozicione të caktuara, por, nëse kujdesin dhe atë që na e ka dhënë jeta, ia kushtojmë atdheut, të gjithë do të jemi të bashkuar. Asnjëherë, askush, nuk do të mund të na ndajë.Nëse sot jemi të bashkuar të sigurojmë një tranzicion të mirë të ushtrisë, pra të FSK-së, ne e vëmë amanetin e heroit të vend. Nëse sot jemi të bashkuar për t’i përmbyllur çështjet e hapura të atdheut tonë, Kosovës, ashtu i shërbejmë amanetit të dëshmorëve. Nëse ne shkojmë qosheve, do ta pengojmë realizimin, pikërisht të asaj për të cilën janë flijuar ata të cilët i nderojmë.E kuptojmë, më së rëndi e kanë familjet, e ka gruaja, djali, por, po ashtu kjo barrë bie mbi të gjithë ata që e kanë mundësinë për t’i nderuar të rënët në altarin e lirisë.Edhe kjo akademi sot, është një nder që i kushtohet sakrificës për liri të gjithë Brigadës 138 “Agim Ramadani”, e të gjithë të gjallëve, veçanërisht heronjve, e veçanërisht heroit Sali Çekaj.

Lavdi!

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Heronjte e Kosves, nderohen

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë?!

April 21, 2018 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë për zgjidhjen e problemeve mbi 70 vjeçare si heqja e Ligjit të Luftës, çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi, Çështja Çame, kufiri detar e kështu me radhë. Kryeministri Aleksis Tsipras e njoftoi kryeministrin Rama se nuk ekziston dëshira e Greqisë për heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë. Kështu, nuk ja vlente që Pashkët e prillit t’i kalonin bashkë në qytetin e Korçës. Ky ishte pak a shumë mesazhi i Tsipras për Ramën. Atëherë Edi Rama për të tërhequr vëmendjen e dështimit të bisedimeve greko-shqiptare bëri një takim në Stamboll me presidentin e Turqisë Erdogan. Pas këtij takimi mediat greke të porositura nga ministria e informacionit dhe propagandës hodhën idenë që Greqia braktisi bisedimit, ndërsa ka riaktivizuar veton për mos çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE.

Për të mbuluar me pluhur dështimet e bisedimeve me Greqinë, kryeministri Rama nxorri ministrin e jashtëm Dhimitër-Ditmir Bushatin, i cili deklaroi se “vonesa për dhënien e plotfuqishmërisë nga ana e Presidentit Meta, shtyu takimin mes Ramës dhe Tsipras”. Pra, Rama-Bushati ngritën një akuzë të rëndë ndaj kreut të shtetit Ilir Meta për mosrealizimin e darkës së Pashkëve në Korçë të çiftit familjar Tsipras-Rama.

Divorci Kotzias-Bushati u vu re edhe nga mosardhja e këtij të fundit në Tiranë, anashkalimi që ai i bëri Shqipërisë gjatë turneut të tij ballkanik, Beograd-Prishtinë-Shkup më 10-12 prill.

Të gjitha këto lojëra dhe kurthe politike të Athinës për braktisjen e bisedimeve greko-shqiptare për zgjidhjen e problemeve si heqja e Ligjit të Luftës, çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi, Çështja Çame, kufiri detar ka për qëllim vetëm një pikë; atë për mosheqjen kurrë të Ligjit të Luftës me Shqipërinë.

Ligji i Luftës që Greqia ka shpallur më 1940 dhe e mban si hanxhar mbi kryet e Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Greqinë, sepse ky ligj ka në thelbin e saj synimin që aneksimin e jugut të Shqipërisë-Autonomia e Veriut të Epirit. Greqia për heqjen e Ligjit të Luftës paralel do të kërkojë shpalljen e Autonomisë greke të Jugut të Shqipërisë, projekt ky që po merr jetë dalëngadalë. Pikat kyçe janë realizuar deri tani si ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë në trekëndëshin Gjirokastër-Përmet-Korçë, dhënia e shtetësisë greke mijëra shqiptarëve pasi ata nënshkruajnë një dokument zyrtar se kanë kombësi greke, duke rritur kështu artificialisht numrin e pakicës greke, futjen e Himarës dhe Korçës si zona ku banon minoriteti grek.

Në përfundim, duhet thënë se dashuria pasionante e Kotzias me Bushatin përfundoi me divorc e me qejfmbetje. Kryeministri Edi Rama duhet t’ju thotë të vërtetën shqiptarëve se shkaku i vërtetë për dështimin e marrëveshjes “historike” greko-shqiptare është Ligji i Luftës i 1940, i ricikluar disa herë ndër vite dhe jo Çështja Çame. Çifti kryeministror Rama duhet të deklarohen se dështimi i darkës së Pashkëve në Korçë me Tsipras, nuk është takimi më 23 mars në Stamboll i kryeministrit të Shqipërisë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, por mosdëshira e kryeministrit Aleksis Tsipras dhe e Kuvendit të Greqisë për të votuar heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë.

Qeveria Rama 2 i plotësoi pothuajse të gjitha kërkesat e Greqisë si djegien e qindra votave në Qarkun e Tiranës që kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mos të zgjidhej deputet (ka rregjistrime nga zbulim dhe kundërzbulimet e huaja, ku shihen se si votat e PDIU-së kategorizohen si të pavlefshme ose i kalohen PS-së apo PD-së. Ka prova për tentativën e Ramës për zhdukjen e PDIU-së si forcë politike me kërkesë të Greqisë, ka sms që Rama i dërgoi Valentina Leskajt dhe Damian Gjiknurit që të votohet PD në Vlorë, me qëllim që Vangjel Dule të zgjidhet deputet. Të djera dëshmi janë ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë, njohja në heshtje të Korçës dhe Himarës si zona të pakicës greke, dhënia e shtetësisë shqiptare të ish-oficerit kryepeshkop Anastasit, e kështu me radhë.

Është mirë që të thuhet e të mbrohet e vërteta; Greqia nuk e heq Ligjin e Luftës dhe Shqipëria nuk do të hapi bisedimit për t’u anëtarësuar në BE ose do qëndrojë nja 100 vjet pas dere të BE-së, ashtu si Turqia. Kjo, falë kërkesave ekstremiste dhe armiqësore të fqinjit planprishës, Greqisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, braktisje bisedimesh, Greqi -Shqiperi

FSK dhe oficerët e Ajovës-SHBA, për Siguri Kibernetike

April 21, 2018 by dgreca

1 Kosova IjovaPRISHTINË, 20 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga data 16-20.04.2018, është mbajtur punëtoria e gjashtë e sigurisë kibernetike, realizuar nga oficerë të Gardës Ajrore Kombëtare të Iowa-s-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në punëtori morën pjesë 17 oficerë dhe nënoficerë nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në ceremoninë përmbyllëse të pranishëm ishin: Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, nënkoloneli Lawrence  Yazzie, majori William McElvain nga Garda Ajrore Kombëtare e Iowa-s, dhe shefi i Departamentit të G6-të të KFT-së, nënkolonel Gyrner Murati, i cili në hapje të këtij aktiviteti, shpjegoi në pika të shkurta ngjarjet që janë realizuar gjatë gjithë javës në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi të pranishmit dhe në veçanti oficerët dhe nënoficerët nga Iowa, për bashkëpunimin dhe ndihmën që po japin për ngritjen dhe profesionalizimin e pjesëtarëve të FSK-së,  si dhe për mbështetjen e pakursyer të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe personalisht gjeneralit Timothy Orr.

Ndërsa, nënkoloneli Yazzie, bëri një prezantim të punës së përbashkët gjatë kësaj jave, duke falënderuar për mirëpritjen, që ju është bërë në Kosovë , e veçanërisht në FSK. Ai, me këtë rast,  tha: “Zoti gjeneral, ju keni një staf shumë të përgatitur dhe profesional”. Nënkoloneli Yazzie premtoi vazhdimin e realizimit të projekteve specifike./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, FSK dhe oficerët e Ajovës-SHBA, për Siguri Kibernetike

VDEKJA E GRUAS SË PASHKO VASËS NË LIBAN

April 21, 2018 by dgreca

Gruaja E V PashesREVUE INTERNATIONALE BRITANNIQUE (1884) : VDEKJA E GRUAS SË PASHKO VASËS NË LIBAN, NJË NGJARJE PLOT NDERIME DHE TOLERANCË-/

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  21 Prill 2018/

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1884, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n° 211, ku flitet për ndarjen nga jeta në Liban të gruas së Pashko Vasës.Kjo ngjarje e hidhur ka vënë në pah asokohe jo vetëm respektin e madh që gëzonte familja e atdhetarit shqiptar në këtë vend, por edhe tolerancën e minoriteteve (etnive) të ndryshme që jetonin aty.

Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :“Vdekja e Zonjës së Vaso Pashait, gruas së guvernatorit katolik të Libanit, rezultoi një ngjarje e cila vuri në dukje përparimin e madh në zakonet e këtij rajoni, ku dominon ende ndikimi francez.Vaso Pashai është një shqiptar katolik, gruaja e tij ishte ortodokse ; Trupi i të ndjerës u bart deri në kishën ku do të mbahej mesha nga zyrtarët më të lartë të Libanit.

Maronitët, Grekët, Druzët, Myslimanët, Metualët nxitonin njëri pas tjetrit që të kishin nderin për ta mbajtur atë mbi supet e tyre, dhe nga kisha ajo u dërgua në një terren të dhuruar nga administrata libaneze, e cila pati votuar gjithashtu një shumë të caktuar për të ndërtuar një varr.Ky manifestim simpatik nderon guvernatorin katolik, por gjithashtu edhe institucionet publike të arsimit (edukimit) të Libanit të mbrojtura prej Francës, dhe ku sektet e ndryshme, që kërkojnë zotërimin e tyre, nën drejtimin e lazaristëve dhe jezuitëve, kanë mësuar të tolerojnë njëri-tjetrin, falë nyjes së përbashkët, pra studimit të gjuhës (frënge) sonë.”

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Vaso Pashes, vdekja e Gruas

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT