• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2018

KRYENGRITËSJA 22 VJEÇARE, ZHANË D’ARK–A SHQIPTARE

April 30, 2018 by dgreca

LE PETIT JOURNAL (1911) : JANICA MARTINAJ, KRYENGRITËSJA 22 VJEÇARE, ËSHTË ZHANË D’ARK–A SHQIPTARE/

image

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Prill 2018

 Le Petit Journal (Supplément Illustré) ka botuar, të dielën e 28 majit 1911, në ballinë, gravurën e shqiptares Janica Martinaj, kryengritëses 22 vjeçare, të cilën gazeta franceze nuk ka nguruar ta krahasojë asokohe më Zhanë d’Ark-ën.

 Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, shpjegimin e kësaj gravure :

 image (1)

“Shpjegimet e gravurave tona.

 Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare.

 Një luftëtare e sapo zbuluar në kryengritjen shqiptare.

 Janica (Zhanë) Martinaj është vajza e një bajraktari. Pas vdekjes se babait të saj, gjatë një përleshje, djali më i rritur u thirr për ta zëvendësuar. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar ishte vetëm tetë vjeç. Çfarë duhej bërë atëherë ?

 – Më ndiqni ! bërtiti Janica, pasi kishte mbledhur ushtarët e babait të saj – unë do t’ju çoj drejt fitores.

 Dhe Zhanë d’Ark-a shqiptare, 22 vjeçare, vërshoi drejt armikut.

 Janica është shtatlartë dhe e fortë. Bukuria e saj magjeps kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër, të praruar me argjend dhe fildish, ajo drejton operacionet me një guxim të rrallë. Dhe, këto ditët e fundit, e pamë atë, në krye të kryengritësve që ajo udhëqeh, të sulmojë fortifikimet osmane dhe të detyrojë arratisjen e  ushtarëve të sulltanit.”

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Janica Martinaj, Le Petit Journal, Zhane Darka Shqiptare

“The Guardian”: Serbët në Kosovë po e mësojnë shqipen

April 30, 2018 by dgreca

“The Guardian”: Serbët në Kosovë po e mësojnë shqipen – po tentohet të shërohen plagët e vjetra/

1 Policja serbe

Ne Foto:Svetlana Kapetanoviq, me kolegun e saj Isak Hertica në Graçanicë. Foto: Shaun Walker për “the Observer”/

Në një fshat piktoresk në veri të Kosovës, Marko Gjuriqi piu nga një shishe birre e Gazimestanit dhe buzëqeshi para kamerave. Në një vizitë në këtë zonë disa javë më parë, Gjuriqi u arrestua nga forcat speciale, u fut në një furgon policie dhe u deportua shpejt-e-shpejt. Kësaj radhe, njeriu kyç i Serbisë për çështjen e Kosovës u lejua të qëndrojë, ndonëse me një helikopter mbi kokë për të mbajtur rojë.

Gjuriq ishte në Kosovë, të cilën Serbia ende e konsideron provincë të veten, për një vizitë në një mikro-birrari që prodhon birrë me emrin që nderon betejën mesjetare që është kyçe për lidhjen emocionale të Serbisë me Kosovën. Ai vizitoi edhe një vend-pushimi, në ndërtim e sipër për t’u kujdesur për pelegrinët serbë në manastirin e shekullit të 14-të të Banjskës.

“Është detyrë imja të jem këtu dhe të qëndroj me krenari me popullin tonë”, tha Gjuriqi para ekipeve të mbledhura televizive. “Ftoj të gjithë qytetarët serbë të vijnë këtu pa paragjykim, dhe të përjetojnë vendet e shenjta këtu në Kosovë e Metohi”, tha ai, duke përdorur emrin serb për provincën, raporton “The Guardian”.

Pothuajse dy dekada pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 1999 pas një fushate bombarduese ajrore të NATO-s kundër Sllobodan Millosheviiqit, dhe një dekadë pasi Kosova shpalli pavarësinë, çështja më e ndjeshme e vendit është fati i banorëve të mbetur serbë, si dhe statusi politik i zonave ku jetojnë. Masat ndëshkimore nga guerilët shqiptarë të Kosovës pas goditjes së Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare në të ’90-at, e përcjellë nga pavarësia, çuan në një largim të qëndrueshëm të serbëve, dhe tani ata përbëjnë rreth 5% të popullatës 1.8 milionëshe të Kosovës, transmeton Koha.net.

Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në Bruksel më 2013, qeveria e Kosovës është pritur të themelojë të ashtuquajturin Asociacion të komunave serbe, që do t’i sillte zonat me shumicë serbe në sistemin e saj dhe do t’u jepte edhe zë kolektiv. Beogradi dhe Prishtina ende janë duke u marrë me formatin final, derisa i afrohen një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve dhe potencialisht të hyjnë të dyja në BE.

Avni Arifi, shef i stafit të kryeministrit të Kosovës, ka thënë se garancitë kulturore dhe përfaqësimi politik për serbët veçse janë mishëruar në Kushtetutën e Kosovës, dhe ka akuzuar Beogradin se po dëshiron të krijojë një kalë Troje, të ngjashëm me Republikën Serbe, entiteti vazhdimisht e më i pavarur serb në brenda Bosnjës. “Ata po kërkojnë t’u japim më shumë, por falja është krejt çka mund t’u japim sepse gjithçka tjetër është e zënë”, tha Arifi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar tha se Kosova ka bërë “asgjë” për të zbatuar premtimet e saja. Vuçiqi ka qenë duke punuar në qarkun diplomatik, duke kërkuar mbështetje për koncesione në Serbi (detajet ende nuk dihen), si dhe të përgatis opinionin publik në vend për kompromise potencialisht të dhimbshme.

Një nga sugjerimet e Beogradit, që vazhdimisht po përmendet në media, është ndarja përgjatë lumit Ibër, që veriu i Kosovës t’i shkojë Serbisë mundësisht si pjesë e një këmbimi që përfshin rajonet me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. “Të gjithë serbët do të thonë se kjo është një prej zgjidhjeve”, tha Vuçiq, ndërsa nuk pranoi të komentonte nëse kjo është një prej qëllimeve specifike në negociata, transmeton Koha.net.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë këtë opsion. “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëmbim territoresh”, tha ai. Edhe diplomatët perëndimorë kundërshtojnë ashpër këtë ide, së paku pjesërisht për shkak të precedentit që mund të vë për kufij tjerë të kontestuar në Ballkan.

Veç kësaj, shumë serbë jetojnë në enklava në jug të lumit, siç është Graçanica, pak kilometra larg Prishtinës. Një fotografi e madhe e Vuçiqit dominon sheshin kryesor, ku valojnë flamujt serbë. Aty pranohen dinarët serbë, sikurse edhe eurot, valuta zyrtare. Manastiri ortodoks i Graçanicës, i ndërtuar më 1321, është i mbushur me freska të skenave biblike, e më e dukshmja është një e Gjykimit të Fundit bashkë me mëkatarët duke u djegur. Janë manastiret mesjetare të Kosovës që ngjallin emocione për shumë serbë, që e shohin atë si zemër të kombit dhe fesë së tyre.

Këtu, forca policore ofron një fije të hollë shprese për ata që dëshirojnë të shohin një Kosovë të integruar e multi-etnike. Nga policët e stacionuar në Graçanicë, 41 janë serbë dhe 12 janë shqiptarë. Svetlana Kapetanoviq, një police serbe 43 vjeçare që flet shqipen rrjedhshëm, thotë se viteve të fundit incidentet e motivuara etnikisht kanë qenë shumë të rralla, ndërsa pjesa më e madhe e punëve të Policisë ka të bëjë me luftimin e krimit të vogël. Policët të gjithë veshin uniformat me flamurin e Kosovës, në kundërshtim me gjithë flamujt serbë nëpër qytet.

Kapetanoviq tha se vendosi të mësonte shqipen pas një incidenti në fillim të karrierës së saj si police më 2003, kur u thirr me një grup policësh shqiptarë në një incident të dhunshëm shtëpiak ku ishte përfshirë një grua e re shqiptare.

“Isha e vetmja police femër, dhe vajza po me jepte shikime, sikur dëshironte të komunikonte diçka me mua pa ua thënë burrave. E shihja se kërkonte ndihmë nga unë dhe unë doja të flisja me të por s’dija të flisja shqip dhe as ajo s’dinte të fliste serbisht. Dyshova se aty mund të ketë pasur përdhunim, dhe e raportova tek komandanti im. Më vonë, doli se kisha pasur të drejtë. Atëherë e kuptova se më duhet të mësoj shqipen”, ka thënë Kapetanoviq, transmeton Koha.net.

Si person që e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, Kapetanoviq është serbe e rrallë. Ndërsa ende është një gjeneratë shqiptarësh të Kosovës që e kujtojnë serbishten, në mesin e të rinjve kjo gjuhë është e rrallë. Fëmijët në shkolla serbe, që ende zhvillojnë mësimin me kurrikula të shtetit serb, nuk mësojnë shqip, e edhe e kundërta.

“Fatkeqësisht ende kemi një situatë ku serbët dhe shqiptarët jetojnë jetë të ndara”, ka thënë Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministri serb i Kosovës, që flet shqip. Ndërsa i shmanget çështjes së qëndrimeve të tija për sa i përket statusit të Kosovës, Jevtiq thotë se të gjitha palët duhet të kenë një qasje konstruktive në lidhje me gjuhën. Ndonëse partia e tij, Lista Serbe, ka lidhje të forta me Beogradin, ai thotë se nuk i takon Serbisë t’u tregojë serbëve të Kosovës se si të jetojnë.

“Nëntëdhjetë për qind e serbëve në Serbinë qendrore nuk kanë qenë kurrë në Kosovë. Nuk i kuptojnë jetët tona dhe unë s’i marr shumë seriozisht kur më tregojnë si të jetoj jetën time me fqinjët e mi”, tha ai.

Megjithëse shumica e serbëve të Kosovës janë ende të shqetësuar me idenë e pavarësisë, shumë prej tyre tani e shohin papunësinë dhe diskriminimin ekonomik si kërcënime më të mëdha sesa tensionet etnike. Ka edhe ndasi përbrenda komunitetit, që ilustrohet më së miri me vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar, një politikan serb i Kosovës që kundërshtonte Listën Serbe, që dominon skenën serbe politike. Ivanoviq u qëllua për vdekje në Mitrovicë, qytet ky i ndarë mes palëve serbe dhe shqiptare nga Ibri. Askush nuk është arrestuar për vrasjen.

“Nuk është e sigurt të flasësh lirshëm në këtë qytet, por të themi se nuk ishin shqiptarët ata që e vranë atë”, ka thënë Marko Jakshiq, bashkëpunëtor politik i Ivanoviqit, gjatë një interviste në veri të Mitrovicës, transmeton Koha.net.

Disa serbë të Kosovës thonë se Beogradi dhe Prishtina janë barabar të frustruara në shfrytëzimin e situatës së tyre për të fituar pikë. Vizitat e profileve të larta në Kosovë nga Gjuriqi dhe të tjerët shpesh shihen si të dedikuara për opinionin publik në Serbi sesa për të bërë përmirësime materiale për ta. “Për Beogradin, Kosova është një çip pokeri për t’u luajtur në rrugën e Serbisë drejt integrimit në BE”, thotë Jakshiq. “Vuçiqi është i gatshëm të luajë atë, dhe Gjuriqi është i dedikuar të veprojë si qetësues që i lehtëson gjërat për ne”.

Filed Under: Reportazh Tagged With: serbët e Kosovës, The Guardian

YMCA Amerika, mbështetje për shtrirje në Kosovë

April 30, 2018 by dgreca

-Ministri Gashi viziton YMCA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të qëndrojë në dy selitë e kësaj organizate, në Nju Jork, për të parë nga afër përvojat dhe si i zhvillojnë aktivitet/

1 Kujtim-Gashi

PRISHTINË, 29 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Me ftesë të organizatës për rini YMCA, dega në Amerikë, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Gashi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në kuadër të vizitës, ministri do të qëndrojë në dy selitë e kësaj organizate, në Nju Jork, për të parë nga afër përvojat e organizatës dhe si i zhvillojnë aktivitet në SHBA.Gjatë kësaj vizite ministri Gashi do të takohet me udhëheqësit më të lartë të YMCA Amerika, ndër të tjerë, me Adriana Statoviç, që është udhëheqëse e programeve ndërkombëtare, e cila njëkohësisht ndjek programin e YMCA-së edhe në Republikën e Kosovës.

Ministri Gashi synon që përmes kësaj vizite të marrë mbështetje nga YMCA-ja për shtrirje të saj në Republikën e Kosovës, ku te rinjve kosovarë do t’u jepet rasti që të jenë pjesë e këtij rrjeti të fuqishëm në mbarë botën.“Mbetet përkushtim i yni, që përmes marrëveshjeve të nënshkruara që do të arrijmë në këtë vizitë, ta bëjmë shtrirjen e kësaj organizate shumë të fuqishme rinore në të paktën disa prej qyteteve të Kosovës, në Gjakovë, Prizren, Istog, Rahovec si dhe në disa komuna tjera”, është shprehur ministrit Gashi.“Angazhimi ynë nuk do të mungojë që kjo organizatë të ketë shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës, përmes së cilës do t’i jepet mundësia mijëra të rinjve për të qenë pjesë e aktiviteteve që zhvillon kjo organizatë”, shtoi ai.Gjithashtu, ministri Gashi, do vizitojë edhe dy kampe rinore të cilat zhvillojnë aktivitete me mijëra të rinj nga mbarë bota dhe për të parë se si ato menaxhohen.YMCA është organizata e te rinjve, e para për nga madhësia në Botë, e themeluar në vitin 1844. Kjo organizatë e fuqishme rinore ka shtrirje në 119 shtete të botës. YMCA i shërben 58 milionë të rinjve në vit në mbarë botën./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Mbeshtetje, për shtrirje në Kosovë, YMCA Amerika

AMBASADORJA FABER VIZITON SHQIPTARET NE ARIZONA

April 30, 2018 by dgreca

KOMUNITET- AMBASADORJA SHQIPTARE NE SHBA,FLORETA FABER VIZITON KOMUNITETIN SHQIPTAR NE ARIZONA/
1 Fber nxenesit1 baeb rekt1 amb stud shqip2 Faber Univ Ariz2 shkolla1 flamuri maqedonas

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/(facebook dielli vatra)

Shoqata shqiptare-amerikane” Shqipe e Arizones” keto vitet e fundit ka organizuar nje numer te konsiderueshem te veprimtarive kulturore,artistike dhe kombetare per bashkeatdhetaret tane me qendrim ne shtetin e larget te Arizones.Permes nje njoftimi te kesaj Shoqate te publikuar ne rrjetin e saj social fejsbuk behet e ditur,se Ambasadorja shqiptare ne Washington,D.C,Zonja Floreta Luli-Faber,gjate kesaj fundjave do te qendroje per nje vizite tre diteshe ne qytetin Feniks te Arizones.Kjo do te jete here e pare qe nje ambasadore e rangut te larte diplomatik nga Shqiperia viziton kete komunitet shqiptaro-amerikan.Bordi Drejtues i kesaj Shoqate ka bere te gjitha pergatitjet e duhura per pritjen sa me madheshtore qe do te behen me rastin e vizites se Ambasadores shqiptare ne komunitetin shqiptar te Arizones.Agjenda e Amnasadores Shqiptare ne SHBA,Floreta Faber,sipas kryetarit te Shoqates “ Shqipe e Arizones”, z.Florim Ymeri,ka filluar me nje takim me studentet shqiptare, te cilet studiojne ne Universitetin shteteror te Arizones(ASU) ne Tempe,diten e Premte me daten,27 prill 2018,ne ora 4 PM.Takimi eshte mbajte me studentet shqiptare te te gjitha trevave etnike,te cilet studiojne ne Universiteti shteteror te Arizones.Me kete rast ambasadorja shqiptare,,Faber ka mbajte edhe nje ligjerate rasti per marrdheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes dy vendeve tona mike SHBA dhe Shqiperise.Nderkaq,nje takim te vecante me Ambasadoren, Faber eshte mbajte edhe nga komuniteti shqiptar i Arizones diten e Diele me daten,29 prill ne ambientet e restorantit “Nicks Diner”,prone e bashkeatdhetarit tone,Fatmir Borici.Nderkaq,aktivisti i devotshem dhe ish-kryetari i ketij komuniteti,prof.dr. Arben Lasku,u shpreh per gazeten “Dielli” se komuniteti yne ne Arizona,ka organizuar ne vazhdimesi nje sere eventesh per te perkujtuar Pavaresine e Shqiperise,pastaj Pavaresine shteterore te Kosoves,si dhe simpoziumin shkencor per Historine e Shqiperise dhe Gjuhes Shqipe,qe ishte i pari i ketij lloji ne margaten shqiptare te Amerikes.Ne fund  Ambasadorja Faber ka vleresuar  larte rolin e diaspores shqiptare ne ruajtejen e gjuhes,traditave,historise dhe trashegimise tone kombetare dhe kulturore.Ne kemi bindjen dhe vulletin e deshmuar per bashkepunim me ambasaden shqiptare ne Uashington dhe se ky bashkepunim do te thellohet ne te ardhmen,duke u konkretizuar me veprimtari te reja atdhetare,qe jane nje mbeshtetje e fuqishme per ruajtjen e vlerave dhe identitetit tone kombetar.

Ndersa ambasadorja Faber shkroi ne fb:Ditën e premte (27 prill) zhvillova një takim dhe pata kënaqësinë të falenderoj drejtues dhe profesorë të Qëndrës Melikian pranë Universitetit Shtetëror të Arizonës, për një punë mbi 16-vjeçare në ofrimin e gjuhës shqipe në Departamentin e gjuhëve të rralla. Një punë e përkushtuar e kësaj qëndre ka bërë të mundur që gjuha shqipe të flitet nga një numër studentësh amerikanë, një pjesë e të cilëve tashmë e kanë vizituar Shqipërinë. Biseda përfshiu një numër bashkëpunimesh që mund të realizohen në të ardhmen.Më tej vijova me një takimi me studentë shqiptarë të këtij universiteti. Duke ju përgjigjur interesit të tyre, pata mundësi të flas për punën e Ambasadës së RSH në Uashington për të forcuar partneritetin me ShBA-të, bashkëpunimin me diasporën dhe projektet me të rinjtë.

Ambasadorja u takua edhe me nxenesit dhe mesuesit e shkolles shqipe ne Arizona si dhe me Shoqaten Shqiptaro-Amerikane te Grave te Arizones/AAWAA. Ja cfare shkruan ne faqen e tyre informative:Një ditë e vecantë sot në shkollën shqipe. Ambasadorja jonë në Washington DC Znj. Floreta Luli-Faber, vizitoi shkollën shqipe në Arizona. Ajo u takua me fëmijët e kësaj shkolle, mësueset dhe prindërit. Një tufë me lule të freskëta nga ana e saj, iu dhurua mësueses veterane Znj. Fiqirete Kosovrasti Zela. Fëmijët kënduan hymnin e flamurit. Nën drejtimin e Dori H Pellumbi ato bënë një projekt me letra punë dore. E reja Jessie Fidani praktikoi fëmijët me valle popullore shqiptare.

Today, the Albanian Ambassador in USA Mrs. Floreta Luli-Faber visited the Albanian school in Phoenix. Her Excellency brought flowers for the passionate teacher Fiqirete Kosovrasti Zela and asked every child questions in Albanian. The students and the parents present, sang the Albanian National Anthem. Mrs. Doriana Pellumbi taught the kids how to make beautiful 3D cards and Miss. Jessie Fidani practiced Albanian dance with them.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ambasadorja Faber, Arizona, Lulzim Mulliqi

“PRINCESHA VLORA”, FILANTROPIA AMERIKANE

April 30, 2018 by dgreca

Cila ishte filantropia amerikane   e quajtur :”Princesha Vlora”,që për 4 vjet e 6 muaj ishet e martuar me beun shqiptar/

 Princesse Vlora

Nga Gëzim Llojdia/

 1.Vështrojeni këtë foto të bukur të një princeshe shqiptare pak të njohur , që  Get image  e ruan në arkivin e vet të  vitit 1927,tregon një filantrope amerikane  veshur me një pallto të kohës me një kapuç  në kokë ,ndërkaq që dy duart e saj  janë të lidhura krahas,njëra-tjetrës.Kjo bukuroshe  është Helen Margaret Kelly (1884-1952) filantrope amerikane,  mirëpo njihej edhe si:konteshë de Graffenried de Villars, atëherë princesha Vlora  e Shqipërisë.

2.Renditet me  një biografi të  pasur martesash. Biografia e konteshës amerikane e quajtur :”Princesha  Vlora”.Ajo ka lindur në vitin 1884.Ishte mbesa e Eugene Kelly, një bankier i pasur.Martesat e saj fillojnë në vitin 1901.Ishte vecse 17 vjece.Kështu pra në këtë moshë në 1 dhjetor të vitit  1901, ajo u martua me Frank Jay Gould. Ata kishin dy bija binjake, Helen Gould dhe Dorothy Gould (1904-69), por u divorcuan në vitin 1908.

Wichita Daily Times, Wichita Falls, Texas, shkruante: “Frank Jay Gould dhe gruaja e tij që ishte Helen Margaret Kelly janë ndarë dhe  tha se zonja Gould ka sjellë veprime në kërkim të një ndarjeje ligjore. Xhelozia nga ana e z. Gould, për shkak, siç thuhet, në e pagoi zonjën Gould, e cila është një grua e bukur, e cilësuar nga burra të tjerë.
Në vitin 1910, ajo u martua me Ralph Hill Thomas (c1870-1914) president i kompanisë amerikane të rafinimit të sheqerit.
Më 20 qershor 1917, martohet me  Princin Houreddin(Nuredin ) Vlora nga Shqipëria (që i përkiste dinastisë shqiptare të Vlorës), ata u divorcuan në vitin 1922.Ajo u martua me burrin e saj të katërt, Oscar M. Burke, president i kompanisë së sapunit Manhattan, më 4 janar 1926.Ajo vdiq më 2 gusht 1952 në Francë.

3.Kush ishte burri shqiptar i princesësh amerikane? Nuredin bej Vlora (Lindur në Stamboll, 1889 – Heidelberg,vdekur në  23 tetor 1964) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i bashkisë  Vlore  dhe themelues e drejtues i  Ballit Kombetar. Lindi në Stamboll, pinjoll i oxhakut të Vlorajve , i biri i Mehmet Ferit Pashes  dhe Refet Hanëm Libohovës.

Gjatë viteve të lëvizjes dhe kryengritjes së Shqipërisë së Mesme. Në krye të vullnetarëve vlonjatë – lëvizje ndër të cilat njohu edhe Ali Këlcyrën, me të cilin do të ishte mik tërë jetën – rrezikoi bindshëm qëndrimin e të ashtuquajturës qeveri të Epirit në Gjirokaster.Në vitet e Luftës së Parë Botërore u vendos në Evropë dhe më 1917 u martua me amerikanen Helen Margret Kelly (1884-1952). Më pas shkoi në ShBA dhe në maj të vitit 1918 u zgjodh anëtar i Kryesisë dhe kryetar nderi i Partisë Politike të shqiptarëve të Amerikës, kryetar i së cilës ishte patrioti  Kristo Dako. E përfaqësoi këtë parti në Konferencën e Paqes.

Përshëndeti Triumfin e Legalitetit, kur Zogu u kthye në dhjetor pas dështimit tëLevizjes se Qershorit . Më 1925 Nuredin bej Vlora u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Vlorës, ku u dallua për kontributin e tij në zhvillimin e qytetit, falë shumë veprave novatore. Me interesimin e tij, u hap Shkolla Tregtare Italiane në Vlorë.

Pas përfundimit të mandatit u vendos në Paris dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1935, vit në të cilin u arrestua si i dyshuar në organizimin e Kryengritje te Fierit dhe u dënua me vdekje. Për të u interesua baroni Aloisi. Bën pjesë në Komitetin Qendror të organizatës “Bashkimi Kombëtar”, pararendësja e Ballit Kombëtar.

Është bashkë firmosës me Ali Këlcyrën i protokollit e armëpushimit me gjeneralin Dalmazzo. Kryesoi 1,700 vetët e Ballit që shkuan në shpëtim të Këlcyrës kur këtë e kishin zënë dhe mbajtur peng .U largua me tërheqjen e trupave gjermane. Me dekret nr. 2205, datë 5.1.1956, të Kuvendit Popullor, në numrin rendor 139, është shënuar emri i Nuredin bej Vlorës i shpallur armik populli dhe që i ndalohej hyrja në Shqipëri. Ndërroi jetë në Heidelberg, Gjermani.Martesa me princeshën e huaj:E martuar : 20 qershor 1917 – 1922, 4 vjet, 6 muaj.

Filed Under: Histori Tagged With: amerikanja, Gezim Llojdia, Nuredin Vlora, princesha e Vlores

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT