• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2019

DR.IBRAHIM RUGOVA PËRKUJTOHET NË 13 VJETOR

January 21, 2019 by dgreca

PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA PËRKUJTOHET NË 13 VJETOR/

1 dr.rugova-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, i vlerësuar ideator dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës, Përkujtohet sot në 13 vjetorin e shuarjes/1 Thaci-Presidenti Thaçi: Sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore  për Presidentin Rugova/1 a Ramushi

-Kryeministri Haradinaj: Presidenti Rugova krijoi një doktrinë të një shtetit paqësor/

1 Behlul Rugova

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova në 6 Shkurt 1998: Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në Kosovë para se të ndodhë konflikti, ndërsa reagimi si komb i shqiptarëve është normal dhe e drejtë e çdo populli të rrezikuar./

2 dr.Ibrahimi

-Raportime të Janarit të para 13 viteve – 23 Janar 2006: GEORGE W. BUSH: HUMBJA E RUGOVES NE KETE KOHE VENDIMTARE, TRAGJIKE – Presidenti i SHBA i shkruan familjes së Rugovës dhe popullit të Kosovës – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg/

 

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 21 Janar 2019/ Përkujtohet sot në 13 vjetorin e shuarjes Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, i vlerësuar ideator dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës.

Në veprimtaritë përkujtimore në këtë vit të jubileut të 20 vjetorit të lirisë e 11 vjetorit të pavarësisë theksohet se  në lëvizjen për liri e pavarësi Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit të Kosovës dhe të botës demokratike.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi bëri homazhe deklaroi: “Sot shënojmë 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit, një prej arkitetëve të pluralizmit politik në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme po edhe në rrafshin ndërkombëtar, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj, sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore si President i vendit dhe si bashkëpuntor i tij”.

 

Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

 

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se sot, së bashku me kolegët e kabinetit qeveritar, kanë shkuar në nderim të veprës dhe jetës së ish-Presidentit Rugova, por njëkohësisht me respektin për traditën e të gjitha ato që institucionet e vendit i vazhdojnë për të mirën e qytetarëve, për të mirën e vendit.

 

Duke folur për rolin e ish-Presidentit Rugova në shtetndërtimin  e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se historia do ta definojë në tërësi rolin e tij, por theksoi se është vërtetë një doktrinë e një shteti paqësor të cilën ai e ka krijuar.

 

“Vepra e jeta e tij lidhet me një Kosovë paqësore për të gjithë”, vlerësoi kryeministri Haradinaj.

Në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Rugova, Kryesia e LDK-së me kryetarë të degëve dhe struktura të partisë paradite bënë homazhe dhe pastaj vizituan Familjen Rugova. Ndërsa, në mesditë Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore.

 

 

Që para mëse tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Si gjithmonë, edhe në 4 mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, intervistën e parë ekskluzive e kam zhvilluar për Agjencinë  shtëtërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë para afër 25 viteve, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës. Ishte atëherë kohë e rëndë e okupimit dhe dhunës serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës.
“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai.
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.

Në 11 tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova në intervistën që zhvilloja vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar” , se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.

Me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova isha edhe në konferencat e shumëta për shtyp që mbante para, gjatë e pas luftës në Kosovë, ku bëja pyetje e merrja përgjigje, kam zhvilluar edhe intervista tjera ekskluzive për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, jam takuar edhe në raste të tjera…

NGA RAPORTIMI I 6 SHKURTIT 1998: PRESIDENTI RUGOVA KËRKON INTERVENIM NDËRKOMBËTAR PARA KONFLIKTIT NË KOSOVË DHE VLERËSON PRONONMCIMET SHQIPTAE PËR REAGIM SI KOMB

Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në Kosovë para se të ndodhë konflikti, ndërsa reagimi si komb i shqiptarëve është normal dhe e drejtë e çdo populli të rrezikuar.

Kështu tha Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp  të para 21 viteve – 6 Shkurt 1998 duke u përgjigjur në pyetjet që i bëja.

E pyeta se, duke pasur parasysh intensitetin e shpejtësinë e zhvillimeve të rrezikshme në Kosovë, a priten masa ta mjaftueshme e me kohë të bashkësisë ndërkombëtare për parandalimin e konfliktit, ndërsa Presidenti Rugova u përgegjegj:

“Ne kemi kërkuar që bashkësia ndërkombatare të intervenojë në Kosovë para se të ndodhin konfrontimet, e jo pasi të ndodhin, sepse do të bëhej vonë, dhe kemi bërë apel që të çmohet ajo që ka sakrifikuar populli i Kosovës për shumë vite që ta evitojë konfliktin. Masat parandaluese ndërkombëtare në radhë të parë duhet të jenë një presion shumë më i madh mbi Beogradin që ka përqëndruar forca të mëdh dhe kërcënon që edhe ushtarakisht ta godasë Kosovën”.

Në pyetjen tjetër që i bëra, se si i komenton deklaratat e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Maqëdoni, etj., për reagim si komb në rast konflikti në Kosovë, presidenti Rugova u përgjegj:  “Është i natyrshëm dhe mëse normal ky qëndrim i Shqipërisë, përkundër vështirsëive që ka ajo sot. Shqiptarët janë të organizuar si shtet e si shoqëri edhe në Kosovë, edhe pse nën okupim. Edhe shqiptarët në Maqedoni kanë një organizim, që dita-ditës po përparon më shumë. Kemi tërhequr vërejtjen dhe të gjithëve u është bërë e ditur se po të fillojë diçka, më e keqja, në Kosovë, atëherë i gjithë rajoni do përfshihej, edhe Shqipëria, Maqedonia, Greqia, gjithësesi Serbia,  Mali i Zi dhe vende të tjera. Prandaj, është një kujdes i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare.”

Presidenti Rugova i bëri thirrje Beogradit që t’i kthehet dialogut me ndërmjetësim ndërkombëtar për Kosovën, që të  mos e provokojë edhe më tej situatën dhe të ndërpresë dhunën. Ai tërhoqi vërejtjen edhe për seriozitetin e pohimeve se në Vojvodinë (krahinë në Serbi) regjimi serb po rekruton rezervistë për t’i dërguar në Kosovë…

Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 dhjetor 2005.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme.

 

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historic

 

 

Ibrahim Rugova u lind në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës.

Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova u shua në 21 janar 2006. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.

 

“Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar para 13 viteve, në 21 janar 2006, në mesditë.

“Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë,  ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.

Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
LAJME TE VITIT 2006:

 

GEORGE W. BUSH: HUMBJA E RUGOVES NE KETE KOHE VENDIMTARE, TRAGJIKE

-Presidenti i SHBA i shkruan familjes së Rugovës dhe popullit të Kosovës-
PRISHTINE, 23 Janar /ATSH Behlul Jashari/ – Zyra e Shtypit e SHBA-së në Prishtinë sapo ka shpërndarë për mediat letrën që Presidenti i SHBA-së George W. Bush i ka nisur  familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës. Në letrën e nisur nga Shtëpia e Bardhë shkruhet: “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kryetari Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqë dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.
Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Kryetarit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës”.

 

 

PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË

 

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg.
Në fjalën që mbajti me këtë rast, z.Goldberg tha se me ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova, Kosova ka humbur një udhëheqës të madh, por edhe SHBA humbi një mik të madh e të përkushtuar.
“Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj, të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, siç pati Presidenti Rugova dhe siç ka populli i Kosovës. Dhe, për shkak të respektit për të, për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është me vend që edhe ne të ulim flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë periudhës së zisë”, tha z. Goldberg.
“Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurtë se do të ketë edhe për popullin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa komandanti i njësisë së Marinës së SHBA-së uli flamurin amerikan në gjysmë shtize.
Shefi i Misionit Goldberg solli dhe kujtimet e tij të 18 muajve të fundit, nga koha kur ai drejton Zyrën Amerikane në Prishtinë, si dhe të takimit të parë me Presidentitn Rugova, para njëmbëdhjetë vitesh, në Uashington.
“Veç asaj që ai bëri si udhëheqës – dhe me të vërtetë si një simbol i Kosovës për botën – unë e njoha atë edhe si një njeri shumë të këndshëm dhe të përzemërt”, tha shefi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke propozuar një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova.
/klod/pas/

 

 

AEROPORTI I PRISHTINËS DO NDIHMOHET EDHE NGA PISTA TE TJERA FQINJE

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Aeroportit të Prishtinës do t’i vijnë në ndihmë edhe disa aeroporte fqinjë, pasi ky i vetëm nuk mund t’i përballojë fluturimet e shumta speciale të delegacioneve që do marrin pjesë në  varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova.
Zyrtarë të këtij aeroporti thanë sot (e hënë) se kanë shumë kërkesa për ulje dhe se për shkak të kapaciteteve të kufizuara, shumë fluturime do drejtohen për në aeroportin e Shkupit, në Maqedoni. Sipas të njëjtave burime, do shikohen mundësitë që për këtë qëllim të shfrytëzohet edhe një pistë tjetër uljeje afër Gjakovës.
/pas/

 

 

GAZETA RILINDJA E 27 JANARIT 2006: BOTA NDEROI PRESIDENTIN HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA

 

 

Para 13 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, ka raportuar se, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit.

Gazeta Rilindja në botimin special, në kryelajmin lart krahas logos-emrit shkruante: 500.000 NJERËZ – MË SE 500.000 NJERËZ NËPËR RRUGËT DHE SHESHET E PRISHTINËS, NË SALLËN “1 TETORI”, TE VARREZAT E DËSHMORËVE E HERONJËVE TË KOMBIT NË LAGJEN VELANIA NË BREGUN E DIELLIT I SHPREHËN NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE PRESIDENTIT HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA.

Kryetitulli i ballinës në gazetën Rilindja ishte BOTA NDEROI e nëntitulli NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE.

Në ballinën e gazetës Rilindja paralajmëroheshin tre intervista ekskluzive të gjata që ribotoheshin në faqet e brendshme, e që i kisha zhvilluar me Presidentin historik Ibrahim Rugova në kohën e lëvizjes e luftës së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe pas luftës në Kosovën e lirë: PRESIDENTI RUGOVA PARASHIKOI DHE KRIJOI TË ARDHMEN E KOSOVËS DHE TË SHQIPTARËVE. TRI INTERVISTA EKSKLUZIVE, E PARA PARA 12 VJETËVE.

Fotoja e vetme në ballinën e gazetës Rilindja ishte pamja nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, para Kuvendit e Qeverisë, ku tash është sheshi me emrin e shtatoren e Presidentit të parë e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në atë pamje-fotografi, në plan të parë ishte një pano-bilbord-kornizë ngjyrë ari me portretin e Presidentit historik me Flamurin e Dardanisë në anën e djathtë, nën të cilën ishte shkruar: Dr. IBRAHIM RUGOVA President i Kosovës (1944 – 2006).

  1. IBRAHIM RUGOVA PRESIDENT HISTORIK I PAVARËSISË SË KOSOVËS PËRGJITHMONË, shkruante me shkronja të mëdha gazeta Rilindja nën fotografi dhe me këtë përmbyllej imazhi i faqes së parë.

Në mëngjesin e 27 janarit 2006 kam raportuar kështu për atë se çka shkruante shtypi i Kosovës për ngjarjen e një dite më parë:

 

SHTYPI I PRISHTINËS: MBI 500.000 NJERËZ NDERUAN RUGOVËN

 

Gazetat e Prishtinës sot (27 janar 2006) shkruajnë gjerësisht për nderimet e larta kombëtare e ndërkombëtare  dhe për praninë më të madhe diplomatike në historinë e vendit në varrimin e djeshëm të Presidentit Rugova.

“Mbi 500. 000 njerëz kanë marrë pjesë në nderimet më të larta kombëtare e ndërkombëtare në ceremoninë e varimimit të Presidentit Rugova”, sipas gazetës tradicionale të Kosovës “Rilinda”, që sot në një numër special ka kryetitullin “Bota nderoi”.

Eksluzive te “Rilindja” tri intervista të Presidentit Rugova në periudha të ndryshme, e para para 12 vjetëve dhënë ATSH-së: “Presidenti Rugova parashikoi dhe ndërtoi të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve”.

“Koha ime po vjen”, është kryetitulli i shoqruar me një foto të madhe të Presidentit Rugova në gazetën më të re të Kosovës “Iliria Post” në numrin e saj të parë sot. “Kur flet loti s’ka vend fjala” është një nga titujt e tjerë të kësaj gazete, që boton deklarata të përsonaliteteve kombëtare e ndërkombëtare që vlerësojnë Presidentin Rugova.

“Kosova dhe bota i dhanë lamtumirën e fundit Presidentit të Pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova”, shkruan në ballinë gazeta “Zëri”. Një titull tjetër është nga një deklaratë e Havier Solanës: “Jam i mahnitur me dinjitetin e popullit të Kosovës në  këto ditë të zisë dhe të pikëllimit”. “Perëndimi kërkon nga kosovarët që të bashkohen për të përmbushur boshllëkun pas vekjes së Rugovas”, është titulli nga deklarata e nënsekretarit amerian Nikollas Berns.

“Lamtumirë President, Rugova përcillet me Flamurin e Himnin e tij”, është titulli kryesor n gazetën “Kosova sot”.

“Kosova u nda nga Presidenti i parë i saj Ibrahim Rugova. Lamtumirë”, është kryetitulli në gazetën “Lajm ekskluzive”. Gazeta njofton se në varrimin e Rugovës ishin 36 delegacione shtetrërore me rreth 200 anëtarë.

“Lamtumirë President”, është kryeartikulli i gazetës “Koha ditore”. Kjo gazetë paralajmëron: “Ahtisari sot në Bruksel, të marten takohen ministrant e Grupit të Kontaktit”. “SHBA fton shqiptarët që t’i refuzojnë ata që i rreken dhunës”, është një titull tjetër në “Koha ditore”.

“Prehu i qetë në dheun e Kosovës, Dradanisë antike, President Rugova”, është titulli kryesor në gazetën “Bota sot”. “Presidenti i Kosovës i tregoi botës, që nganjëherë diti të jetë indiferente, për vuajtjet e Kosovës”, është një titull tjetër i gazetës, që citon fjalën e Kryeadministratorit Petersen në ceremoninë mortore.

“Presidentit Rugova iu dha lamtumira e fundit”, është kryeartikulli i gazetës “Epoka e re” nga ceremonia e varrimit, e cila gazetë thekson edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë dhe përfaqësuesëve nga shumë vende të botës.

“Pacifisti nderohet nga ushtarët”, është titulli qëndror i gazetës “Express”. “Kosovarët i dhanë nderimet e fundit presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, një ceremoni tejet e organizuar dhe me praninë më të madhe diplomatike në historinë e vendit”, shkruan gazeta “Express”.

 

NGA BIOGRAFIA

1944
Më 2 dhjetor u lind Ibrahim Rugova në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, apo siç njihej në ato anë, në familjen e Sadri Elezit. Familja është e njohur për tradita kombëtare dhe për qëndresë të pareshtur kundër pushtuesve. Familja i takon fisit Kelmendi, nënfisi Lajçi, e vendosur në fshatin Malaj të Rugovës, ku edhe sot i ka pronat e saj.
Sadri Elezi në historinë shqiptare njihet si pjesëmarrës, përfaqësues i trevës së Rugovës në tubimet e besëlidhjeve shqiptare te Verrat e Llukës dhe të Besëlidhjes së Pejës, “Besa -Besë”, të tribunit popullor, Haxhi Zekës. Gjatë asaj kohe të kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit të Turqisë, Sadri Elezi ka qenë krah i djathtë i Haxhi Zekës dhe në betejat e shqiptarëve kundër ushtrisë turke 1908-1912, disa herë ka qenë i plagosur. Sadri Elezi ka pasur plagë, nga të cilat edhe ka vdekur dhe varri i tij është buzë minares së Xhamisë së vjetër të Istogut.

Dyndjet e kësaj familjeje në Rrafsh të Dukagjinit pasojnë pas njohjes së Sadri Elezit me tribunin e Pejës, Haxhi Zeka. Së pari familja vendoset ndërmjet dy luftërave botërore në Gllaviçicë të Pejës, pastaj në Bajicë fshat buzë Drinit të Bardhë te Banja e Istogut, dhe së fundit në Cerrcë, ku është edhe sot. Por shumë pasardhës të saj jetojnë edhe në Prishtinë dhe në shumë shtete të Evropës, më së shumti në Gjermani, Austri, Luksemburg, Zvicër dhe Itali.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Ibrahim Rugova, perkujtohet

Nikolla Pano:Ja kush është problemi më i madh i shqiptarëve

January 21, 2019 by dgreca

1 nikolla-panoNikolla Pano, i lindur dhe rritur në një familje shqiptare në SHBA është një historian që flet jo vetëm për të shkuarën, por edhe për sfidat e tashme dhe të ardhme të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Historiani njohur e ka një përgjigje për pyetjen: cili është problemi më i madh që ka sot vendi, sipas tij është trashëgimia e hidhur dhe mungesa e fatit historik- një vend që ka arritur me vonesë dhe vështirësi atë çfarë kombe të tjera e kanë arritur me kohë. “Shqipërisë, thotë ai, i duhet gjithmonë të kapë kohën e humbur”

“Për Profesor Panon, fakti që më shumë se gjysma e popullit shqiptar u la jashtë kufijve të shtetit të krijuar më 1913, është një nga tragjeditë më të mëdha të historisë tonë” –

Sot, shqiptarët në rajon, thotë profesor Pano, duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri tjetrin në fushën kulturore, ekonomike dhe politike, por nuk duhet të nguten drejt bashkimit.

Për idenë e “korrigjimin e kufijve” – historiani i njohur shqiptar thotë se është një mundësi që duhet parë, por duhet treguar shumë kujdes për të marrë në konsideratë interesat e popullsisë shqiptare dhe për të mos hapur kutinë e Pandorës në rajon.

I rritur nën ndikimin e shqiptarëve të mëdhenj si Fan Noli dhe Faik Konica, profesor Pano flet për rolin e madh dhe të pazëvëndësueshëm të lobit shqiptar shqiptar në Amerikë gjatë shekullit të kaluar, por edhe për kontributin tanishëm.

Institucionet si Vatra, Dielli, Kisha Ortodokse shqiptare, farkëtuan patriotizimin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Kur Shqipëria dhe shqiptarët ishin në rrezik, ishte kontributi i një galaksie të njohur shqiptarësh që bënë të mundur që presidentët amerikanë, disa herë gjatë një shekulli, (që nga Presidenti Uillson e deri tek Presidentët Klinton e Bush) të bënin ndërhyrje vendimtare në çaste kritike për Shqipërinë dhe Kosovën.

Duke folur për sfidat e sotme të Tiranës, Nikolla Pano thotë se duhet luftuar pabarazia sociale, bjerrja e shtresës së mesme dhe i duhet dhënë fund situatës kaotike në drejtësi. Shqipëria duhet bërë thotë ai- një vend i drejtë ku njerëzit nuk duhet të vlerësohen nga fakti se kë njohin, por nga ajo çfarë dinë.

Profesor Pano që ka vizituar shpesh Shqipërinë gjatë 45 viteve të fundit i njeh personalisht drejtuesit e tranzicionit të gjatë shqiptar- ata, thotë ai- jo gjithmonë kanë vepruar në interesin më të mirë të Shqipërisë.

Më poshtë intervista e prof.Nikolla Panos me gazetarin Lutfi Dervishi

Mirëmbrëma, sonte kemi në intervistë profesorin e njohur të historisë Nikolla Pano, i cili i ndjek zhvillimet e Shqipërisë nga distanca në Amerikë, por edhe duke vizituar shpesh Shqiperinë. Vizita e tij e parë në Shqipëri është në vitin 1973. Në atë kohë ai ka qenë 39 vjeç dhe në dekadat në vijim, pas vitit 1990 është vizitor i rregullt i Shqipërisë, vendit ku kanë lindur prindërit e tij.

Profesor Pano, mirëserdhe në programin e Televizionit Publik Shqiptar.

Gëzohem shumë.

Intervistën do ta zhvillojmë në të dy gjuhët, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Shumë mirë.

Dua t’iu pyes për vizitën e parë në Shqipëri, në vitin 1973. Dua t’u pyes pak për emocionet e përziera. Në një anë, vinit për herë të parë në vendlindjen e prindërve të tu, në anën tjetër Shqipëria në atë kohë ishte një shoqëri e mbyllur, ishte nën regjimin komunist. Njerëzit nuk mund të lëviznin lirisht, nuk mund të flisnin lirisht, feja ishte e ndaluar, prona private ishte e ndaluar. A mund të na tregosh pak si e përjetuat vizitën e parë në Shqipëri?

-Së pari nuk e dija se çfarë më priste. Kisha kohë që përpiqesha për të marrë një vizë. Më në fund arrita ta marr një vizë. Po prisja me mall të takohesha me njerëz të familjes time. Kisha një kushëri të parë në Korçë dhe disa kushërinj të tjerë. Nuk dija shumë për ta, me përjashtim të letrave që shkëmbeja me to,… kisha lexuar shumë për Shqipërinë. Por ende nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Por kur erdha u çudita për mirë, sepse të gjithë shqiptarët që takova, jo vetëm pjesëtarë të familjes time ishin shumë të dashur, shumë miqësor, shumë të hapur. Ishte shumë e vështirë në atë kohë të kuptoja se ky vend qeverisej nga një regjim totalitar, sepse në marrëdhëniet me familjen time më dukej sikur po takohesh me miqtë e mi në Amerkë apo në ndonjë vend tjetër të Europës.

Nuk pikase ndonjë shenjë të varfërisë apo represionit në atë kohë?

Në fillim jo, por pak më vonë kur doja të vizitoja qytete të tjera të Shqipërisë mu bë shumë e qartë se duhet të isha nën shoqërinë e një personi të besuar të regjimit, dhe më pas kur vizitova Shqipërinë, u ndaluam herë pas herë në postblloqe policie dhe shpejt e kuptova se jeta në Shqipëri nuk ishte e njëjtë me jetën në vende të tjera të Europës apo në SHBA. Kjo ishte tejet e qartë. Dhe në momentin që po largohesha nga Shqipëria ishte koha e “plenumit të katërt”, fillimi i shtypjes së intelektualëve në Shqipëri dhe ishte një nga periudhat e errëta të historisë së Shqipërisë. Mbaj mend se kur kalova në Tiranë, shihja fletërrufetë që ishin të pranishme pothuaj në gjithë qytetin dhe njerëzit ishin të shqetësuar nga çfarë po ndodhte dhe ishte edhe më e qartë për mua se Shqipëria ishte vend i shtypur, dhe i udhëhequr nga njerëz të vijës së ashpër.

Ju u lindët në SHBA më 1934 dhe prindërit e tu erdhën në Amerikë nga Korça…

Po, babai im e la Shqipërinë më 1911 dhe nëna më 1919. Ata emigruan në Amerikë. Në fillim im atë jetoi në Nju Hampsher dhe nëna ime në Mei. Më pas shkuan në Boston, aty u njohën dhe u martuan më 1930. Motra im u lind më 1931, unë u linda më 1934 dhe motra e vogël u lind më 1939.

Lindur dhe rritur në një familje shqiptare në Amerikë. Flisnit shqip?

Po flisnim shqip. U rritëm me dygjuhë dhe dy kultura siç i themi ne andej. Im ati hapi një dyqan ushqimor, kështu që natyrisht ne filluam të mësojmë edhe anglisht, nëna nisi të mësoj dhe të flasë anglisht, por në të njëjtën kohë ne flisnim shqip në shtëpi. Gjyshja vinte dhe qëndronte shpesh tek ne dhe me të ne mësuam shumë mirë shqipen. Më vonë, edhe im atë më mësoi të lexoj shqip dhe sillte në shtëpi gazetën Dielli dhe më pas edhe gazetën Iliria dhe im atë më mundësoi që të takoj edhe personalitete të shquara shqiptare si Fan Noli dhe të tjerë që jetonin në zonën e Bostonit. Ne shkonim në kishën ortodokse shqiptare të Shën Gjergjit dhe shërbesat në kishë ishin në gjuhën shqipe, dhe gradualisht ne mësuam shumë mirë gjuhën shqipe, ndoshta jo shkëlqyeshëm, sepse me kalimin e kohës ne përdornim pak më rrallë, por ne si fëmijë u rritëm duke mësuar dhe folur gjuhën shqipe në familje.

Ju jeni pagëzuar me emrin Nikolla Kristo, në nderim të shqiptarit të parë që ka shkuar në Amerikë në vitin 1886, ai kthehet disa vite më pas në Shqipëri në vitin 1892 dhe merr me vete 17 shqiptarë të tjerë dhe kjo është kolonia e parë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po kjo është e vërtetë, 17 djemtë ishin nga katundet e Korçës dhe ata ishin bërthama e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe gradualisht në fund të shekullit 19 dhe në filim të shekullit 20 gjithnjë e më shumë shqiptarë emigruan në Amerikë dhe në fillim të Luftës së Parë Botërore, ishin afro 10 mijë shqiptarë në SHtetet e Bashkuara. Numri i saktë është pak i vështirë sepse deri në nëntor të vitit 1912, nuk kishte Shqipëri dhe shumica e atyre që erdhën kishin pasaporta turko-osmane, disa erdhën nga Greqia, disa nga Rumania, disa nga Egjipit, pra është vështirë të thuash një numër të saktë, por ne besojmë se më 1914 ishin 10 mijë shqiptarë në SHBA.

Shqiptarët që lanë Shqipërinë për Amerikën, shkuan për punë, për biznes, më ambiciozët për t’u bërë mjek, avokatë, por …jo historianë. Pse zgjodhët të bëheshin historian?

Së pari, atë që edhën në fillim erdhën për të mbijetuar, për të punuar, për të kursyer dhe disa prej tyre për t’u kthyer sërish në atdhe dhe ndoshta edhe për të nisur biznes. Por ata që ndenjën në Amerikë, mblodhën para dhe një nga arsyet që mblodhën para shumë dhe jetuan me shumë kursime, është që t’i jepnin fëmijëve një të ardhme më të mirë, psh si unë që jam brezi parë i lindur në Amerikë, prindërit donin të na dërgonin në shkollë. Unë isha i interesuar në histori, shumë shokë të mi ishin të interesuar për mjekësi, ligj apo biznes dhe kjo për shkak të lidhjeve dhe shoqërive të krijuara në fëmijëri dhe shumë zgjodhën biznesin sepse fryma e sipërmarrjes ishte nxitur nga prindërit- shumë prej tyre kishin biznese të vogla- dhe shumë prej tyre bënë goxha pasuri.

Cili ishte ndikimi që patën tek ti njerëz të mëdhenj si Fan Noli, Faik Konica, dhe më pas Stavri Skëndo?

Fan Noli, sigurisht nuk ishte vetëm lideri shpirtëror i komunitetit shqiptar, por ishte edhe lideri intelektual, ai shkroi si historian, ai shkroi shumë artikuj në gazetat e kohës, ai ishte intelektual i madh dhe shumë prej nesh, në fakt jo shumë, por disa prej nesh e adhuronim dhe kishim edhe fatin të bisedonim disa herë me Fan Nolin, ai na nxiste dhe ishte shumë i kënaqur që disa prej nesh do të studionim për historinë e Shqipërisë për kulturën shqiptare dhe betejat e shqiptarëve për të ruajtur identitetin shqiptar.

Njerëz të mëdhenj si Fan Noli dhe Faik Konica, të dy u përpoqën të jepnin kontributet e tyre në Shqipëri, por nuk ja dolën. Ishte Shqipëria vend i vogël për t’i mbajtur këtu njerëzit e mëdhenj?

Interesant është fakti se si Noli ashtu edhe Konica jetuan shumë pak vite të jetës së tyre në Shqipëri, por kurrë nuk humbën sensin e identitetit shqiptar apo kombëtar, por siç edhe ju sugjeroni, kontributin e tyre më të madh për Shqipërinë e dhanë jashtë saj. Aktivitetet e Nolit dhe Konicës për Vatrën janë shumë të rëndësishme. Kontributi Nolit dhe Konicës është shumë i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë sepse ata ndihmuan që Shtetet e Bashkuara të ktheheshin në qendrën kryesore të nacionalizmit shqiptar.

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte farkëtuesi i tre institucioneve kryesore që ndihmuan zhvillimin dhe përparimin e nacionalizmit shqiptar: së pari formimi i Kishës Ortodokse shqiptare, këtë vit përurojmë 110 vjetori e liturgjisë së parë në gjuhën shqipe në Kishën Ortodokse:

Së dyti gazeta “Dielli” që ende publikohet edhe sot e kësaj dite, gazeta më e vjetër shqiptare në botë. Dhe së treti: shoqëria Vatra që funksionon edhe sot dhe ka një rol të rëndësishëm në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan. Këto 3 “institucione”, ndihmuan komunitetin shqiptar në Amerikë, dhe fortifikuan patriotizmin shqiptar. Ky është teatri në të cilën operoi Noli dhe Konica dhe duke patur parasysh që Amerika është vendi më i lirë në botë ata ishin në gjendje që të ushtronin aktivitetin e tyre krejt lirshëm, gjë që nuk do të ishte e mundur në vende të tjera të botës. Kjo ishte skena në të cilën ata operuan.

A ishte ndikimi i Nolit që ju u fokusuat në studimin e historisë shqiptare?

Po, siç e thashë, kam biseduar disa herë me Nolin për këtë. Sigurisht ka shumë pak universitete në botë që ofrojnë kurse për historinë e Shqipërisë, por unë kam bërë shumë kërkime dhe fokusi im ka qenë historia e Shqipërisë dhe historia e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nëse dikush ju pyet: çfarë është shqiptari? Si ja përshkruani shqiptarin një të huaji?

Së pari duhet t’u shpjegosh ku është Shqipëria..

...nga pikëpamja gjeografike.

..po nga pikëpamja gjeografike, në fakt jo kaq shumë tani, por kur unë kam qenë i ri, ky ishte një problem, tani duhet t’u shpjegosh diçka për historinë e Shqipërisë. Ne shqiptarëve na u është dashur të luftojmë përgjatë gjithë historisë, për të ruajtur identitetin kombëtar, një nga veçoritë është beteja për të zhvilluar gjuhën shqipe, beteja për të ngritur shtetin shqiptar dhe beteja për të arritur progres në fushën sociale dhe ekonomike, brenda shtetit shqiptar. Këta janë gjëra që njerëzit duan të dinë. Duan të dijnë nga vijmë? U flas për teoritë se nga vijmë ne, por kryesisht njerëzit duan të dinë, çfarë jemi, çfarë na bën krenar për trashëgiminë që kemi, kjo është interesante sepse ne e kemi sensin e krenarisë për trashëgiminë që ne kemi, nga heronjtë tanë ndërkombëtar- nga Skënderbeu- ai është burimi i unitetit kombëtar,… ne kemi plot intelektualë për të cilët jemi krenarë, për shembull NaimFrashëri dhe ka një listë me shqiptarë të mëdhenj, mendjendritur, Noli, Konica e shumë të tjerë, sot kemi Ismail Kadarenë dhe kemi plot të tjerë që na bëjnë krenar për trashëgiminë tonë, për atë që ne jemi dhe për aspiratat tona, ne sot duam të jemi pjesë e Europës. Por ne duam të theksojmë siç bëri Fan Noli në shumë prej shkrimeve të tij, Konica, gjithashtu, se Shqipëria është pjesë e rëndësishme e civilizimit Perëndimor, se ne tradicionalisht më shumë kemi parë nga Perëndimi se nga Lindja.

A ka qenë historia pak e padrejtë me Shqipërinë, siç ju thoni dëshira ka qenë për të parë drejt Perëndimit, por mbeti 500 vjet në Perandorinë Osmane, ka qenë Shqipëra pak e pa fat?

Patëm fatin e keq të ishim pjesë e perandorisë Osmane, na mbajti për një kohë jashtë rrjedhave të qytetërimit perëndimor, por gjithmonë kanë ekzistuar kontaktet me Perëndimin, që nga shekulli 16 dhe 17, patëm shumë klerik nga Kisha katolike, në shekullin e 18 dhe 19 patëm fillimet e lëvizjes kombëtare dhe nga u orientuan këta njerëz, ku u orientuan pionerët e lëvizjes kombëtare? Ata panë drejt Perëndimit.

Kur flasim për kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA. Vatra për një periudhë të konsiderueshme kohe, pas 1913 veproi si de facto edhe si qeveri shqiptare. Duke parë historinë, dhe rolin e presidentëve amerikanë që nga ëillsoni, te Klintoni e Bushi duket që është një politikë amerikane miqësore ndaj Shqipërisë. Ishte kjo vetëm falë kontributit të komunitetit shqiptaro- amerikan apo ka patur edhe konsiderata gjeopolitike?

Kur sheh historinë e Shqipërisë, Shqipëria e arriti pavarësinë në nëntor të 1912, pas më pak se dy vitesh nisi Lufta e Parë Botërore, vendi ishte në anarki, Shqipëria u pushtua dhe nuk kishte qeveri shqiptare dhe kishte shumë vakum politik dhe në këtë boshllëk nisi punën komuniteti shqiptaro amerikan, i prirë nga Noli, Konica dhe një galaksi e liderëve të shquar shqiptarë në SHBA. Këta njerëz krijuan Vatrën, këta njerëz panë që Shqipëria ishte në rrezik dhe kemi thirrjen: Shqipëria në rrezik dhe këta njerëz kuptuan që vendi ishte në rrezik dhe mbodhën fonde, dërguan një delegacion në Konferencën e Paqes në Paris, ishte Noli Konica dhe të tjerë miq të Shqipërisë si Çarls Telford Erikson që mbajtën kontakte me njerëz të rëndësishëm. Noli shfrytëzoi lidhjet që kishte nga Harvardi për kontakte me departamentin e shtetit. Ai pati një intervistë me ish Presidentin Theodor Rusvellt, që kishte qenë në Harvard, ai takoi Presidentin Uillson siç bënë edhe shqiptarë të tjerë dhe bindi ata për rëndësinë e ruajtes së Kombit shqiptar dhe Uillson mbajti qëndrimin që tashmë dihet në Konferencën e Paqes në Paris dhe ai nuk pranoi ndarjen Shqipërisë. Dhe nga ky moment ne kemi idenë e mikut të madh, e aleatit të madh të Shqipërisë. Roli i Uilson-it, nganjëherë ndoshta është ekzagjeruar, por sidoqoftë kemi këtë kontekst. Nëse gjykojmë aktivitetet mes dy Luftërave Botërore, kemi aktivitetin e Kryqit të Kuq amerikan, hapja e shkollave, siç është shkolla e Fultz në Tiranë, shkolla bujqësore në Kavajë. Pra. patëm bashkëpunim në fushën e kulturës dhe arsimit, kishim misionin amerikan në Tiranë, patëm kontribute konkrete, si lufta ndaj malarjes dhe kemi ende dhe sot e kësaj dite marrëdhënie të ngrohta miqësore. Për fat të keq, Shqipëria u pushtua gjatë Luftës së Dytë Botëore. Pas Luftës së Dytë të Botërore, patëm imponimin e regjimit komunist në Shqipëri. Komuniteti shqiptaro-amerikan bëri më të mirën e mundshme për t’i mbajtur gjallë lidhjet me shqiptarët në Shqipëri, lidhjet familjare dhe shoqëore… dhe pas përfundimit të regjimit komunist, edhe një herë tjetër SHBA u ofruan për të ndihmuar shtetin shqiptar.    për t’i ikur problemeve të krijuara nga makthi i gjatë komunist. Ishte presidenti Bush (i vjetri) që ndihmoi  në rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe sërish komuniteti shqiptaro-amerikan punoi prapa skene për të arritur këtë qëllim dhe jemi me shumë fat që kishim njerëz të tillë si Elez Biberaj, Frank Shkreli dhe të tjerë që promovonin lidhje më të ngushta mes SHBA dhe Shqipërisë.

Pra, ne kemi SHBA që janë të interesuara ta shohin Shqipërinë të çliruar nga komunizmi dhe në rrugën e progresit drejt demoklracisë. Dhe së fundi, sigurisht është edhe periudha e luftës në Kosovë. Kemi fluskin e kosovarëve nga ky rajon në SHBA. këta njerëz ishin mjaft të ndjeshëm nga pikëpamja politike dhe ata u organizuan politikisht. Ne patëm krijimin e lobit shqiptar dhe dua të theksoj se kjo nisëm u nis nga kosovarët, të ndihmuar  nga ish kongresmeni Xhozef  Dio Guardi i Nju Jorkut  dhe më vonë u fitua mbështetja e kongresmenit Engel, që ndoshta do të jetë kryetari i Komitetit për marrëdhëniet me jashtë në kongres.

Një pozicion shumë i rëndësishëm….

Shumë pozicioni rëndësishëm. Dhe mendoj se për këtë arsye ne kemi këto lidhje. Eshtë roli dhe kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan që i mban gjallë dhe i promovon këto marrëdhënie.

Roli i komunitetit shqiptaro-ameikan përgjatë gjithë historisë është mjaft i qartë. Pasi Kosova fitoi pavarësinë a ka më ndonjë rol komuniteti shqiptaro-amerikan për të luajtur sot e tutje? 

            Kosova është shtet i pavarur, ashtu si edhe Shqipëria. Por ne kemi anëtar të komuniteti amerikan që kanë interes për të dy shtetet. Mendoj që komuniteti shqiptaro-amerikan dëshiron që të shoh që të dy shtetet shqipare të kenë institucione të forta demokratike, shtete ku sundon ligji, të drejtat e njeriut. Duam që të dy shtetet të zhvillohen nga pikëpamja ekonomike. Duam që të dy shtetet të jenë pjesë aktive dhe e përgjegjshme e komunitetit europian dhe botëror. Pra, ka një interes që të dy shtetet shqiptare të jenë shtete të zhvilluara me kontribute në komunitetin botëror.

Profesor Pano, le të flasim pak për çështjen shqiptare që mbeti e hapur pas konferencës së ambasadorëve në Londër, në 1913-ën. Me pavarësinë e Kosovës dhe faktin që tashmë kemi dy shtete shqiptare, si e shihni çështjen shqiptare duke pasur parasysh që tashmë shqiptarë kemi edhe në vendet e tjera fqinje, si Maqedonia, Mali i Zi apo edhe në Greqi?

            Fakti që më shumë se gjysma e popullit shqiptar u la jashtë kufijëve të shtetit të krijuar në 1913-ën është një nga tragjeditë më të mëdha të historisë tonë. Si rezultat i kësaj Kosova mbeti nën Serbinë dhe më pas nën Jugosllavinë dhe, edhe Maqedonia si pjesë e Federatës Jugosllave. Edhe në Maqedoni shqiptarët kanë qenë të diskriminuar. Nuk u lejuan të përdorin gjuhën e tyre, etj. Dhe fakti që shqiptarët në Shqipëri mbeten nën regjimin komunist për një kohë të gjatë shpjegon sot dallimet. Por sidoqoftë me zhvillimet pas rënies së komunizmit, shumë lidhje të shkëputura janë vendosur dhe po zhvillohen dhe si pasojë e kësaj, mendoj se tani ekzistojnë shumë mundësi për marrëdhënie më të ngushta politike,diplomatike, ekonomike, kulturore dhe mendoj se kjo është rruga që shqiptarët në rajon duhet të ndjekin. Mendoj që e ardhmja e marrëdhënieve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe popullsisë shqiptare në rajon duhet të ndjekë një rrugë evolucionare të natyrshme. Më shumë marrëdhënie të ngushta ekononomike, politike dhe kur këto marrëdhënie të maturohen le të shohim se ku do të na çojnë. Besoj se nuk duhet të ketë një lëvizje masive të sforcuar për të krijuar një bashkim artificial mes shteteve në këtë kohë dhe sigurisht Maqedonia është në një situatë krejt tjetër nga Kosova. Gjithmonë jam në favor të një qasje evolucionare ndaj çështjes shqiptare në Ballkan.

Por liderët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të luajnë një rol duke e përshpejtuar ose duke e ngadalësuar këtë proces. A po e bëjnë ata siç duhet punën e tyre? 

            Mendoj se në këtë stad e vetmja gjë për të cilën duhet të jemi të kujdesshëm është se nuk duhet të nxitojmë për një marrëdhënie më të ngushtë dhe nuk duhet që në mënyrë të parakohëshme të lëvizim për marrëdhënie më të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës apo vendeve të tjera të rajonit.

Pse jo? 

            Sepse do të krijohej një problem. Sepse nëse do të bashkohej sot Shqipëria me Kosovën….

Jo për t’u bashkuar, por për të nxitur hapat që do të krijonin marrëdhënie më të ngushta ekonomike, për të inkurajuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit në sferën shqiptare…

            Ky është një qëllim fisnik dhe duhet ndjekur kjo rrugë, ndërkohë që po ecet në këtë drejtim.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet sot Kosova, ju i ndiqni nga afër zhvillimet në rajon, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë. Do doja të flisnim rreth bisedimeve të fundit për statusin final në raportin me Serbinë dhe ideja e korrigjimit të kufijëve, që do të thotë se disa zona të populluara nga shqiptarët në jug të Serbisë të shkëmbehen me zonat në veri të Kosovës. Si e shihni këtë propozim? Por përgjigjen do ta doja pas një momenti të shkurtër publiciteti.

Profesor Pano cili është opinioni juaj rreth zhvillimeve të fundit gjatë pushimeve të verës sa i përket korrigjimit të kufijëve, që është një eufemizëm për ndryshimin e kufijëve. Si e shikoni këtë? 

            Mendoj se është një lëvizje që ndoshta mund të eksplorohet. Por mendoj se duhet të kihet parasysh një element kryesor  që është popullsia shqiptare në Serbi, që është subjekt i këtij debati për statusin. Besoj se duhet të konsultohen me kujdes dhe është thelbësore që vendimet nuk mund të merren pa pjesëmarrjen e popullsisë shqipare. Për shembull, a duan ata të heqin dorë nga disa të drejta? çfarë do të ndodh me pensionet e tyre? çfarë do të ndodh me buxhetin për shkollën? A do të kenë mbështetje në të njëjtin nivel për aktivitetet e jetës së përditshme. Mendoj se ata duhet të pyeten dhe jam i sigurt se serbët në zonën e diskutuar në veri të Kosovës, ndoshta ata duan ndryshim kufijsh. Por duhet të ketë bisedime shumë të kujdesshme dhe shqytime të imtësishme të interesave dhe shqetësimeve për njerëzit e përfshirë dhe veçanërisht popullsisë shqiptare. Ndryshimet e kufijve mund të ndodhin përsa kohë ky proces është paqësor, që nuk bëhen me dhunë dhe unë shpresoj që para se të ndërmerret ndonjë veprim konkret, të ndodhë ky proces që unë përmenda.

Ndërsa flasim për këtë temë duket se ka një dallim mes atij që quhet pozicion europian dhe pozicionit amerikan. Pozicioni europian është se nuk duhet të ketë ndryshime kufijsh sepse nga kjo ide ka patur shumë gjakderdhje në rajon dhe nga ana tjetër ka disa zëra në Amerikë se nëse mund të arrihet një marrëveshje nuk ka asnjë problem. 

            Unë bie dakord se nëse ka një përgatitje tejet të kujdesshme dhe një sqarim të plotë të opinionit publik dhe gjithësecili është dakord që të ecet përpara me marrëveshje, atëherë ky mund të ishte një hap që do t’ia vlente. Por sërish dua që ta përsëris, kjo do të kërkonte përgatitje tejet, tejet të kujdesshme, dhe nuk është një gjë që mund të merret lehtë, dhe nuk është një çështje që mund t’i besohet përgatitjeve të vetëm një qeverie.

Kufijtë e Ballkanit historikisht janë përcaktuar nga fuqitë e mëdha. A erdhi koha tashmë që për kufijtë mund të merren vesh vetë vendet në rajon? 

            Unë hezitoj që t’i hyjë këtij shtegu, veçanërisht në këtë kohë.  Ka shumë probleme në Ballkan që duhen adresuar, ka probleme sociale dhe ekonomike. A do të ndikoheshin këto probleme nga ndryshimi i kufijëve? Sigurisht do të preferoja të mendohesha për këtë çështje, por në këtë periudhë të ndjeshme për historinë e Ballkanit duhet lëvizur shumë ngadaltë dhe në mënyrë racionale.

Cili mendoni se duhet të jetë pozicioni i qeverisë shqiptare për këtë çështje? Deri tani ka patur kryesisht heshtje. A ka Shqipëria një rol për të luajtur?

            Sapo hap temën e ndryshimit të kufijëve, do të ngrihen çështje të tjera, si për shembull kufijtë jugor të Shqipërisë. Kjo është një nga arsyet që nuk dua që të zhytem shumë në këtë çështje. Cilat do të ishin implikimet për shtete të tjera si Bosnje Hercegovina? Sapo fillon të flasësh për këtë çështje…..

Hapet kutia e Pandorës? 

… po, është kutia e Pandorës dhe një zot e di se kur mbaron. Dhe në këtë rast rrezikon të hapësh dhe orekset e disa fuqive që historikisht kanë qenë të interesuara për rajonin. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm kur merremi me këtë çështje.

Duke folur për rajonin, janë më pak se 17 milion banorë që jetojnë këtu, por gjithsesi duket sikur ka një interes për këtë rajon, por gjithmonë e më pak interes nga SHBA dhe më shumë nga ish fuqitë perandorake, si Turqia dhe Rusia dhe një fuqi e re si Kina. është ky rajon nga pikëpamja gjeostratagjike aq i rëndësishëm sa ç’na pëlqen ne të jemi? 

            Po, mendoj se interesi i vendeve si Rusia, Turqia dhe vendeve që po rriten si Kina janë pjesë e një loje të re mes fuqive. Loja që po zhvillohet….

Pa përmendur këtu BE-në…

Po, dhe ka disa konsiderata, ju shihni pansllavizmin e vjetër, rolin që Rusia po përpiqet të shfaq dukshëm në Ballkan, veçanërisht nën Putinin që ka sensin e historisë, ai po përdor edhe Kishën Ortodokse si një agjenci të ndikimit rus në rajon. Ai ka këtë interesin historik në rajon dhe e gjitha kjo është pjesë e një procesi të ri. Por ajo, për të cilën unë jam i shqetësuar, është potenciali për të krijuar destabilitet në këtë rajon.

Nga kush? 

            Nga përzjeria e këtyre fuqive. Dhe një nga interesat themelore të SHBA ka qenë ruajtja e stabilitetit në Ballkan dhe refromat e tij të brendshme të tij dhe ndryshimet e brendshme, forcimi i ekonomisë dhe reformat sociale, forcimi i institucioneve demokratike, sundimi i ligjit të bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e rrjedhës kryesore te ngjarjeve për të gjithë Ballkanin. Gjithë vendet e Ballkanit kanë probleme të brendshme dhe si rezultat i kësaj….

Cili është interesi specifik i SHBA? 

            ShBA në mënyrë specifike duan stabilitet në rajon, SHBA duan që këto vende të zhvillojnë institucione të forta demokratike, përfaqësuese, SHBA duan të shohin sundimin e ligjit të vendosur, duan të shohin luftë ndaj korrupsionit. Pothuajse të gjitha vendet kanë një nivel të lartë korrupsioni.  SHBA duan të shohin përparim ekonomik, më shumë vëmendje për çështjet e barazisë sociale, që shtet të jenë më kohezivë dhe të kontribuojnë për zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.

çështjet e Ballkanit ndoshta nuk mbërrin kurrë në tavolinën e Presidentit të SHBA, për shkak se ka prioritete të tjera. A është administrata e re e ndërgjegjshme për  potencialet për destabilizim të rajonit, që janë ende të pranishme? 

            Mendoj se në mënyrë korrekte e thatë se shqetësimet e përditshme të Ballkanit nuk mbërrinë tek Presidenti, por sigurisht kanë vëmendjen e Departamentit të Shtetit. Nëse e keni vënë re përgjatë viteve, ka pasur angazhim dhe aktivitete të zyrtarëve të lartë të administratës. Zëvendës ndihmës sekretar për çështjet e jashtme dhe shumë drejtorë të departamenteve kanë vizituar vendet e Europës Juglindore. Ata në mënyrë konstante e monitorojnë situatën, inkurajojnë qeveritë në rajon për t’u përballur me disa nga çështjet që sapo përmenda. Kemi një politikë koherente, kemi bërë avokati për reforma dhe ndërmarrjen e politikave që i bëjnë këto vende më të qëndrueshme dhe rajonin më të sigurtë. Do të thotë pra, që politika e SHBA ka qenë koherente në Ballkan dhe qëllimi i kësaj politike është që rajoni të mbetet stabël dhe ta ruaj atë që të mos bëhet siç ka qenë Ballkani i mëparshëm…..

Fuçi baruti….

Kukull në duart e fuqive të tjera konfliktuese.

Nëse dikush nga Departamenti Amerikan i Shteti ju kërkon një këshillë se çfarë duhet bërë që ky rajon të lëvizë më shpejt drejt BE-së dhe jo të mbetet një shesh beteje për interesat e vendeve që po përmendët si Kina apo Rusia…

Siç e përmenda SHBA këtë po e bëjnë në mënyrë të vazhdueshme. Shba kanë inkurajuar reforma të ndryshme, kanë monitoruar nga afër çështjet që mund të sillnin rrezik për stabilitetin e rajonit dhe unë do t’i inkurajoja SHBA që të vijojnë t’i ndjekin këto politika, ndoshta duke u fokusuar dhe duke shtuar disa programe në rajon dhe mbi të gjitha duke vijuar me mbështetjen teknike për t’i ndihmuar këto shtete që të jenë efiçente.

Profesor Pano, ju përmendet që interesi i SHBA është që rajoni të jetë stabël, të sundojë shteti ligjor dhe të forcohen institucionet. Por ajo që po shohim, dhe jo vetëm në Shqipëri, është fenomeni i ri i rritjes së populizmit dhe liderëve të fortë. Dhe ky fenomen nuk po ndodh vetëm në rajon, por edhe në vendet europiane. Dhe liderët e fortë nuk janë në përputhje me institucionet e forta. A është ky paradoksi i kohës sonë, që në njërën atë flasim dhe predikojmë forcim institucionesh dha në anën tjetër ajo që shohim praktikisht janë liderët e fortë? 

            Ne po shohim lindjen e të ashtuquajturit populizëm në Europë, por edhe në SHBA, e në Lindjen e Largët. Filipinet janë një shembull pikant. Po, ka një populizëm dhe shoqërohet me polarizimin politik, që çon në paralizën e shumë qeverive dhe krijohen kushtet për rritjen e këtyre liderëve të fortë. Njerëzit lodhen nga destabiliteti, lodhen nga konflikti dhe presin që dikush të hyjë në lojë, t’i zgjidh problemet, të vendos rregull. Ky është një rrezik dhe është shumë e vështirë për t’u ballafaqur sepse po shohim elementë të tij edhe në demokracitë e përparuara siç janë SHBA. Ne duhet t’i adrejsojmë këto çështje, qofshin ato në demokracitë e avancara apo në vende si rajoni, apo Europa Lindore apo Europa Qëndrore. Duhet t‘i adresojmë këto probleme dhe t’i bindim njerëzit që qeveritë po punojnë për ta, se interesi më i mirë i qeverive është për njerëzit dhe duhet bërë shumë punë për edukimin qytetar në shkolla. Ne sigurisht nuk duam të shkojmë tek indoktrinimi politik, por sidoqoftë njerëzit duhet të kuptojnë natyrën e problemeve që po na çon në një polarizim politik dhe rëndësinë që qeveria t’i adresojë këto çështje.

Le të kthehemi tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën. Ju keni vizituar shpesh Shqipërinë. Vizita e parë ishte në 1973-shin. Dy dekada më pas erdhët në dhjetor të vitit ‘90. Dhe që në atë kohë keni ardhur shpesh në Shqipëri. është e qartë se ka ndryshime. Por njerëzit gjithmonë e më shumë duan të largohen nga vendi dhe në vend që të përpiqen t’i ndryshojnë gjërat këtu dhe të ndryshojnë qeverinë këtu, ata ndryshojnë vendin ku duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës. Shkojnë në Gjermani, SHBA dhe vende të tjera perëndimore. A mundet që Shqipëria të kishte pasur një tranzicion më të lehtë dhe më të shpejtë se ky? 

            Ky është një problem i madh. Pozicioni i Shqipërisë ka qenë tejet, tejet i vështirë. Ka kaluar një seri krizash, duke filluar me krizën ekonomike fill pas rënies së regjimit komunist. Pastaj patëm tragjedinë e madhe të skemave piramidale dhe në këtë periudhë që mund ta quash edhe si luftë civile patëm trazira që e destabilizuan edhe më tej situatën. Gjatë dekadës së parë të tranzicionit, shumë njerëz, veçanërisht të rinj, nisën të largoheshin nga vendi, disa për arsye sigurie, disa për arsye ekonomike. Ka qenë e vështirë për Shqipërinë që ekonomia e saj të ecë. Ky ka qenë, le të themi, problemi fillestar. Nuk pati Shqipëria atë nivel ekonomie që njerëzit me përvojë dhe zanate të bindeshin që të qëndronin e të mos largoheshin. Në Shqipëri nuk ka burime njerëzore. Shkolla prodhon shumë diplomantë, por jo në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Ne ende e kemi tribalizmin, betejë të ashpër politike, kemi nepotizmin dhe kjo i shkurajon shumë njerëzit dhe në Shqipëri nuk ka rëndësi se çfarë di, por kë njeh dhe kjo shton pesimizmin. Këto janë disa çështje që duhen adresuar dhe duket sikur po përsëris vetveten, por duhen krijuar kushtet brenda Shqipërisë, duhet krijuar barazia sociale. Ne po shohim në Shqipëri bjerrjen e asaj që mund të quhej klasë e mesme e zhvilluar dhe ky është një problem shumë serioz. Kemi problemin e stabilizimit të sistemit drejtësisë. Në momentin që flasim, Shqipëria ka një situatë kaotike, ndoshta edhe nga përpjekja për të struktuar nga e para sistemin gjyqësor. Kjo i shkurajon investimet e huaja në vend. Korrupsioni sigurisht që i shkurajon investimet e huaja. Aktiviteti kriminal i shkurajon investimet e huaja. Ju keni nevojë për investimet e huaja. Ju keni nevojë për aktivietet e tyre që të krijohen kushtet për të krijuar vende pune në Shqipëri, veçanërisht për të rinjtë, të cilët janë ata që duan të largohen më së shumti.

Ju thatë se në Shqipëri është më e rëndësishme kë njeh se sa çfarë di. Ju i njihni gjithë liderët politik në Shqipëri dhe po ju kërkoj një mendim të sinqertë. çfarë mendoni për liderët që një farë mënyre e kanë dominuar apo dominojnë skenën politike shqiparë gjatë këtij tranzicioni të gjatë dhe të vështirë? 

            Kam patur mundësinë të njoh gjithë presidentët e Shqipërisë që nga Sali Berisha tek Bujar Nishani, edhe Ilir Metën sigurisht. Kam shumë respekt për Sali Berishën. Ai ishte një nga intelektualët më brilant që drejtoi këtë vend. Por mund të them të njëjtën gjë për Fatos Nanon. Ata ishin njerëz të zotët, por fatkeqësisht në momentin kur erdhën në pushtet u përballën me një seri të madhe problemesh, disa prej të cilave nuk i përballuan dot. Disa prej tyre u trajtuan politikisht dhe për interesa politike dhe kjo më duket pas stresuese. Dhe si pasojë e kësaj ata nuk arritën që të prodhonin lidershipin për të cilin Shqipëria kishte nevojë. Ata ranë pre e zakoneve të trashëguara nga regjimi komunist.  Shumë sociologë thonë se kjo ndodh  sepse këta njerëz u rritën në atë sistem. Kjo ishte gjithçka që ata dinin dhe kjo është arsyja që ata u sollën si liderë në mënyrën që u sollën. Por ata u përballën edhe me shumë probleme të rënda dhe mënyra se si ata u përballën me këto probleme nuk ka qenë gjithmonë në interesin më të mirë të Shqipërisë.

Me këta liderë që ju keni njohur historia do të jetë më bujare apo më e ashpër në krahasim me atë që thuhet sot në gazeta apo në televizor për ta? 

            Mendoj se historia do të shoh problemet që këta liderë trashëguan, do të shohin disa nga faktorët që  ndoshta i çuan këta liderë në një shteg që ndoshta nuk ishte ai i dëshiruari, nëse ata u përpoqën të ngrinin institucione demokratike. Domethënë ju duhet ta gjykoni një lider bazuar në kushtet që kanë mbizotëruar kur ky person ishte kryetar shteti apo kryetar qeverie. Për fat të keq, siç e thashë, rruga e ndjekur nga gjenerata e parë e liderëve nuk ka qenë gjithmonë në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe kjo ka kontribuar në polarizimin dhe në problemet si krimi dhe korrupsioni, që ekzistojnë në vend dhe kjo edhe më tej pengon ardhjen e investitorëve të huaj dhe krijimin e politikave sociale që do të ishin në interesin më të mirë të shoqërisë.

Kur dikush flet për sfidat e Shqipërisë, dikush mund të pyes cili është problemi? Vend i vogël, i pasur, komb i ri, me minerale, dy dete, liqene, lumenj, kulturë dhe klimë mesdhetare dhe ende mbetet pa përgjigje pyetja e madhe: çfarë problemi ka Shqipëria që nuk po i bashkohet dot klubit të vendeve të BE-së?

            Pjesë e problemit të Shqipërisë është historia. Shqipëria ka qenë vendi më pak i zhvilluar… ndoshta Moldavia është më pak e zhvilluar. Pra, Shqipëria ka qenë vendi nga më të fundit, në mos i fundit sa i përket zhvillimit. Shqipëria nuk është se pati ndonjëherë mundësinë që të fillonte të adresonte këtë problem. Shqipëria e mori pavarësinë vetëm në vtin 1912-1913. Menjëherë nisi Lufta I Botërore. Pasoi një periudhë anarkie në Shqipëri. Pastaj kemi një restaurim të shtetit shqiptar në vitin 1921 me Kongresin e Lushnjes. Dhe më vonë kemi një betejë të fortë politikë në 1921-1924 dhe pastaj kemi ardhjen e Mbretit Zog që i duhej të stabilizonte vendin dhe të vendoste autoritetin e tij. Atij i mungonin fondet për zhvillim dhe u kthye nga Italia dhe gradualisht u bë vasal ekonomik i saj. Dhe kur u mendua se u arrit një farë progresi, Shqipëria nuk arriti kurrë që të përballej plotësisht me sfidat e veta. Zogu ia doli të bënte diçka. Ai krijoi shtetin. U ndërtua burokracia. U përpoq të ndërtonte një sistem arsimor. Ai qëndroi në pushtet nga viti 1925-1939. Pastaj Shqipëria u pushtua nga Italia dhe u kthye në shesh betejë gjatë Luftës II Botërore dhe sërish nuk pati mundësi për një progres të vërtetë. Pastaj Shqipëria mbeti nën regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe siç e theksuam kushtet në vend ishin të tmerrshëm. Shqipëria pati një progres të kufizuar si satelit i Bashkimit Sovjetik. Shqipëria ishte prapë vendi më pak i zhvilluar në sferën e Bashkimit Sovjetik, të udhëhequr më parë nga Stalini e më pas nga Hrushovi. Shqipëria ishte periferi. Shqipëria ishte menduar që t’i delegohej Ish Jugosllavisë. Pak gjëra ndodhën. Shqipëria lëvizi nga tutela sovjetike në tutelën kineze, por edhe kjo aleancë ra në kolaps. Pastaj Shqipëria e Enver Hoxhës ra në autarki dhe u bazua vetëm në burimet e brendshme. Kjo ishte një politikë e tmerrshme për Shqipërinë. Vetëm pas vdekjes së Enver Hoxhës në 1985-ën, Shqipëria filloi të kthehej gradualisht drejt Europës Perëndimore. Por nuk kishte institucioneve të zhvilluara. Pra, Shqipëria ka pasur gjithmonë një start shumë të keq. Edhe vende si Bullgaria dhe Rumania, që ishin nën regjimin komunist, kishin një gjendje ekonomike dhe një sistem më të zhvilluar. Shqipëria nuk i kishte këto institucione, që këto vende të tjera i kishin, edhe pse de facto ishin diktatura. Pra, Shqipëria ka këtë trashëgimi me të cilën po lufton. Shqipërisë gjithmonë i duhet që të kapë kohën e humbur. Shqipëria përmbysi regjimin komunist dhe kishte gjithë ato sfida për të cilën ne folëm në fillim të viteve ‘90. Shqipëria tani gradualisht po kap kohën, por institucionet do të duhet që ende të zhvillohen. Sistemi gjyqësor duhet të zhvillohet. Shqipëria po përballet me gjithë këto probleme dhe të gjitha këto e kanë një efekt në zhvillimin e saj.

Pra, historia po na përndjek. Shqipëria ka qenë në perifieri të Perandorisë së Bizantit, Perandorisë Otomane, Perandorisë Ruse dhe më pas në marrëdhënie me Kinën. A është ky momenti i parë që jemi në anën e duhur të historisë? 

            Ne mund ta argumentojmë se Shqipëria ka pasur disavantazhet e veta për shkak të trashëgimisë.

Profesor Pano, do të doja t’ju bëja një pyetje për kohët e sotme. Duket sikur jetojmë në një kohë të çmendur. Nga njëra anë duket sikur jemi me fat që jetojmë në kohën e informacionit, në kohën e internetit që është një bekim nga njëra anë sepse në një dorë t’i mund të kesh botën, mund të kesh afër njerëzit ke larg, por në të njëjtën kohë ajo që ju e quani polarizim, ndarjet e hidhura mes njerëzve që njihen dhe s’njihen me njëri tjetrin….

Në mënyrë të qartë media sociale ka anët pozitive, por ka edhe anët negative. Ndër anët negative është fakti se ke këto komunitetet e vogla në internet, por nga ana tjetër ke edhe këtë mundësinë e komunikimit të liderëve përmes rrjeteve sociale. Presidenti Trump në SHBA përdor gjerësisht rrjetet sociale. Një nga personat më të ndjekur në rrjetet sociale në Shqipëri është Sali Berisha, që duket se ka 500 mijë ndjekës…

Ka 1 milion, po ashtu edhe kryeministri ka 1 milione ndjekës…

            Pra, njerëz që vendosin politikat e tyre apo linjën e tyre propagandistike, sido që ta quash. Dhe këto janë disa gjëra që mund të çojnë në ato që i konsiderojmë probleme politike. Sepse njerëzit gjithmonë e më tepër po e shpenzojnë kohën në rrjetet sociale dhe gjithmonë e më tepër po shpenzojnë më pak kohë për të lexuar gazeta, libra, për të parë programe serioze në televizion. Dhe po krijohen probleme serioze, edhe në Shqipëri, sepse ju keni kaq shumë informacion dhe programe dhe keni kaq shumë debate televizive dhe shpesh nuk është se sheh ndonjë diskutim serioz të çështjeve. Me një fjali, revolucioni i medias sociale ka të mirat dhe të këqijat e veta. Një nga aspektet negative është ndikimi në jetën politike të vendit dhe në jetën kulturore dhe sociale të vendit. Dhe kjo është një gjë që ia vlen të shqetësohesh.

Pra, Shqipëria vendi që gjithmonë ka vuajtur nga të paturit pak, tani po vuan ngaqë ka shumë?

            Për këtë që po flasim, po.

Pra, në vendin që penalizoheshe për lirinë e fjalës, tani po vuajmë ngaqë po flasim shumë. Më shumë kakofoni sesa pluralizëm. 

            Po.

Nëse do të ishe President i SHBA-ve, çfarë do të dëshirorje të shihje të realizuar në një vend si Shqipëria? 

Do të doja të shihja një qeveri që të niste seriozisht të përballej me sfidat që ka vendi. Do të doja të shihja një qeveri që është e shqetësuar të ndjek një politikë të jashme konstruktive, që mbështetet së pari në sigurinë kombëtare, brenda rajonit të Ballkanit dhe pastaj të krijojë ato kushte që i duhen Shqipërisë për t’u bërë pjesë e komunitetit europian, si dhe të adresojë problemet sociale që kanë kapur vendin. Këto janë gjëra që çdo president amerikan do të donte për një aleat të palëkundur si Shqipëria. Padyshim, Shqipëria është aleat i palëkundur i SHBA dhe si president i SHBA do të dëshiroja ta mbaja Shqipërinë si mike dhe aleate të palëkundur dhe besnike.

Le të vijojmë edhe me një pyetje tjetër hipotetike. Nëse do të ishit president i Rusisë, çfarë do të dëshironit të shihnit të realizuar në një vend si Shqipëria? 

            Do të doja një vend më të hapur ndaj influencës ruse, do të doja një vend që të ndiqte linjën diplomatike të Rusisë dhe një Shqipëri të lidhur më ngushtë ekonomikisht me Rusinë.

Pyetja e fundit profesor Pano. Vizita e fundit që keni bërë në Shqipëria ka qenë në vitin 2013 dhe tani jemi në nëntor 2018. Si e shihni vendin pas 5 viteve, ju që vini nga SHBA, si e shihni qytetin dhe vendin? 

Sa herë vij në Shqipëri ka ndryshime të mëdha fizike, jo vetëm në Tiranë. Siç e dini, unë isha në Korçë fundjavën e kaluar dhe pashë ndryshime edhe atje. Kam udhëtuar në pjesë të tjera të vendit dhe është e qartë se ka ndryshime befasuese nga pikëpëmja fizike, por ende ka probleme serioze për t’u adresuar. Nëse Shqipëria do të jetë e suksesshme në turizëm dhe mendoj se turizmi do të jetë një faktor i rëndësishëm i ekonomisë së Shqipërisë, ka ende rrugë të papërfunduara, ka hotele që qartësisht duhet të përmirësojnë shërbimin e tyre, ka probleme të tjera. Unë dhashë një leksion për studentët e Universitetit të Tiranës, pata mundësi të flisja me studentët, ka probleme në universitete, mungesë fondesh në shkolla. Ka probleme sociale që duhen adresuar. Pra edhe njëherë, ka ndryshime të mëdha fizike, por ka ende probleme bazë që mbeten për t’u adresuar.

Profesor Pano, faleminderit për intervistën!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Lutfi Dervishi, Nikolla Pano:, Perballe, Problemi me i mah

Rugova u shndërrua nga prijësi kulturor, në prijës politik nacional

January 21, 2019 by dgreca

1 Presidenti Rugova portRugova u shndërrua nga prijësi kulturor, në prijës politik nacional/

Të nderuara medie, gjeni të bashkangjitura fjalimet e kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa dhe anëtarit të kryesisë, bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit Rugova Akademik Sabri Hamiti, me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.1 Rugova 1Prishtinë, 21 janar 2019

Fjalimi i Kryetarit të LDK-së Akademik Isa Mustafa

E nderuara familje Rugova,

Të nderuar familjarë të veprimtarëve të LDK-së që nuk janë në mesin tonë, të heronjve e dëshmorëve të luftës së UÇK-së,

Të nderuar anëtarë të Kuvendit të LDK-së, të Këshillit  të Përgjithshëm, të Kryesisë, deputetë, kryetarë të komunave, anëtarë të Forumit të Gruas, të Forumit të Rinisë,  kryetarë të degëve, veprimtarë dhe simpatizantë të LDK-së,

Të nderuar përfaqësues të Korit diplomatik të akredituar në Kosovë,

Të nderuar përfaqësues të  institucioneve shkencore, arsimore e kulturore,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Zonja dhe zotërinj,

Trembëdhjetë vite më parë, Kosova në mënyrë madhështore ia dha lamtumirën e fundit Presidentit të vet, për ta pohuar edhe një herë besimin për Prijësin Ibrahim Rugova, njeriun më të urtë dhe më konsistent që ka pasur ndonjëherë skena politike dhe institucionale e vendit.

Në janarin e ftohtë të vitit 2006, Presidenti Rugova na la kur na duhej shumë për ta kurorëzuar procesin historik të pavarësisë së Kosovës. Por nuk na la vetëm. Mbetëm me veprën e tij të madhe, gurëthemelin e shtetit të pavarur; me lirinë e fituar  e me shumë miq të pavarësisë, me filozofinë e tij të humanizmit, paqes e tolerancës..

Gjatë dy javëve të ceremonisë së përmortshme të ditëve të zisë kombëtare, qytetarët tanë treguan nderimin dhe dashurinë e pashembullt për prijësin e madh të tyre, Presidentin Rugova, duke vërshuar si një lum i pandalshëm për tu përshëndetur me te për herë të fundit.Presidenti Ibrahim Rugova ishte Prijësi me të cilin lidhet një epokë – Epoka e Pavarësisë.Si doktor i fushës së letërsisë dhe anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rugova i dhuroi Kosovës një krijimtari të çmuar letrare që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta të shekullit njëzet.

Filozofia e tij politike dhe krijuese u vlerësuan lartë me shumë çmime e tituj ndërkombëtarë. Iu nda çmimi Saharov i Parlamentit Evropian, Iu dhanë çmimet për paqe nga institucione dhe fondacione në Danimarkë, Gjermani e Spanjë; u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit, Sorbonë dhe Universitetit të Tiranës; u nderua “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës” nga Komonwelthi i Pensilvanisë dhe mori shumë mirënjohje dhe nderime të tjera.

Të dashur pjesëmarrës të kësaj akademie përkujtimore,

Zonja dhe zotërinj,

Rugova lindi dhe mbeti njeri i këtij vendi, i popullit shqiptar dhe i dheut të Kosovës. Por filozofia e tij politike dhe veprimtaria krijuese kapërceu pashmangshëm kufijtë e Ballkanit dhe u bë e pranuar dhe e admiruar nga civilizimi evropian dhe ai botëror.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, Komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan babanë, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, luftëtarë të njohur kundër çetave çetnike.

Ibrahim Rugova diplomoi  në Fakultetin Filozofik në Prishtinë – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi me studime në Paris. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996, u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.Veprimtarinë e vet shkencore, pothuajse për dy dekada, Rugova e zhvilloi në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si hulumtues i letërsisë.

Dr. Ibrahim Rugova hyri në botën e politikës pasi kishte krijuar emër nderi në fushën e studimeve letrare te ne.Brezi i shkrimtarëve dhe studiuesve të kohës së Ibrahim Rugovës, shënoi fillimin e rrënimit të mendësisë soc-realiste jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën intelektuale shqiptare. Vlerësohet se ndikimi i mendimit kulturor, nacional e human të këtij brezi pati jehonë të jashtëzakonshme, duke u shtrirë shpejt edhe në sferën e mendimit politik. Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij punuan për idenë e pavarësisë së Kosovës, rreth së cilës pastaj u bashkua mbarë populli i Kosovës.

Të nderuar pjesëmarrës,

Bindshëm, Rugova u shndërrua nga prijësi kulturor, në prijës politik nacional. Më 23 dhjetor 1989, ditën kur u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës, ai u zgjodh njëzëri Kryetar i LDK-së.Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë, si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja institucionalizuan pavarësinë e Kosovës. Pasoi Deklarata e Pavarësisë (2 Korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut (7 shtator 1990), Referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës (shtator 1991); zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës (24 maj 1992).

Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh President i Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Poashtu, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000, në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK-ja fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Zonja dhe zotërinj,

Rugova ishte i kalitur me vullnet njerëzor. Si njohës i shquar i kulturës shqiptare, i ndjente dhe i kuptonte më së miri aspiratat, qëllimet sikurse edhe  vuajtjet e njerëzve të tij, si në Kosovë ashtu edhe në trojet etnike shqiptare.Më ka rënë të bisedoj gjatë e të këmbej mendime me Presidentin Rugova, gjatë udhëtimeve të tij jashtë Kosovës, në Gjermani, në Zvicër, në Belgjikë, në SHBA, sa isha ministër i qeverisë në ekzil për nëntë vite dhe më vonë pasi u ktheva në Kosovë.Ai fliste me admirim për qëndresën e qytetarëve në Kosovë, për shpirtin e tyre ndërmarrës, për studentët dhe rininë që ka Kosova. Fliste për ndërtimet dhe gjallërimin, për arsimtarët që punonin në shkolla-shtëpi private, për mjekët e organizuar në Shoqatën Nënë Tereza, për solidaritetin e pashembullt që po e mbante gjallë Kosovën që ai drejtonte si President. Preokupohej  me bashkëpunimin ndërshqiptar. Ishte përherë i mbushur me besim dhe shpresë se do ia dalim ne krye.Në xhep mbante një kristal të Trepçës të mbështjellë në një letër të thjeshtë për t’ia dhënë Presidentit të SHBA-ve, Klinton, si shenjë të Kosovës. Me qetësinë dhe urtësinë e tij thoshte: në këtë vend i kemi mbjell shpresat tona, kam besimin e plotë se Amerika do të na përkrahë dhe do të  ndihmojë ta bëjmë shtetin tonë, dhe vetëm këta mund ta bëjnë. Ndodhi, ashtu siç e predikonte Rugova.

Zonja dhe zotërinj,

Lidhja Demokratike e Kosovës sot, po punon me përkushtim të veçantë për të realizuar prioritetet e saj, të cilat me vizionin dhe largpamësinë e tij mbresëlënëse i kishte parashikuar dhe promovuar Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.LDK i mbetet besnike fuqizimit të partneritetit dhe miqësisë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore.

LDK do të angazhohet me vendosmëri dhe konsistencë të ndjek rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, që është alternativa e vetme perspektive për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, e formuluar si e tillë nga vet Presidenti Rugova.Ne vazhdojmë të jemi besnik të paqes, mirëkuptimit, dialogut konstruktiv si mjet për zgjidhjen e problemeve brenda dhe jashtë vendit, por edhe të vendosur të ruajmë shtetësinë tonë. Ta ruajmë Kosovën në kufijtë në të cilët e ka shpallur pavarësinë, ta forcojmë identitetin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit të Kosovës.

Ashtu siç preferonte Rugova, edhe përkundër dallimeve të natyrshme ardhmërinë mund ta pushtojmë nëse jemi bashkë, sepse shumë më shumë kemi gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë, se demokracia është arenë në të cilën ne konkurrojmë me vlerat tona por edhe bashkëpunojmë për vlera të përbashkëta në interes të vendit.Për këtë përvjetor, Fondacioni Ibrahim Rugova, me një përkushtim të madh të shkrimtarit Munish Hyseni dhe Akademik Kujtim Shala, ka përgatitur botimin “Kështu foli Rugova” me intervistat e Rugovës nga 1990 deri më 2 janar 2005, në 683 faqe.Presidenti Rugova krijoi platformën politike për Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës, anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Presidenti Rugova punoi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Ai i krijoi Kosovës shumë miq anekënd botës.Presidenti Rugova i krijoi shenjat e identitetit nacional e shtetëror të Kosovës, flamurin e Dardanisë dhe Himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”.Dimensioni intelektual i tij, humanizmi dhe urtësia e rrallë që e karakterizonte atë, e shndërruan Ibrahim Rugovën jo vetëm në prijës historik politik, por edhe në prijës shpirtëror të popullit të Kosovës.LDK, sikurse edhe e gjithë Kosova, sot kujton me mburrje Presidentin e saj Historik, dr. Ibrahim Rugova.

Zoti e bekoftë Presidentin Ibrahim Rugova! 

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

***

  • Fjalimi i Akademik Sabri Hamitit cIBRAHIM RUGOVA KRIJUES

1.Po rikujtojmë sot dy decenie të krijimtarisë letrare e të formimit intelektual të Ibrahim Rugovës (1967-1987), për të kuptuar formatin kulturor e nacional të njeriut që për dy deceniet në vazhdim (1987/8 – 2006) u bë prijësi politik i Kosovës.

2- Leonardo Da Vinçi, piktor dhe shpikës gjenial, në fund është trembur nga madhështia e natyrës, qoftë me veprën e vet të kulturës. Mbasi ka krijuar pikturat e famshme, “Mona Liza” e “Darka e fundit”, në fund të jetës ka bërë “Auto­portretin”. Çështja është ballafaqimi i fortë natyrë/kulturë. E para mban misterin e krijuesit suprem. E dyta mban drithërimën e krijuesit njeri, i cili padashur bie në mëkatin e ëndrrës të rivalizimit me krijuesin suprem. Është ëndrra e fëmijës që nuk ka fund, për t’u bërë Krijues (ai që shpik). Kurse, e matur me jetën e njeriut, mbërrin vetëm të bëhet Autor (ai që shton).

3.

Tani jemi në fushën e kulturës dhe Ibrahim Rugova shkrimin e librin i kishte dhe i bëri kult në rini. Këtë e pa empirikisht në Shkollën Normale në Pejë, duke mësuar që ka një mospajtim ndërmjet shkollës (dijes) e krijimit. Pikërisht atëherë kur Mësuesi nuk ia pranoi Krijimin, duke e parë tepër të përkryer për një Nxënës, duke e rezervuar përkryerjen për Krijuesin.

4.

Këtë mister Ibrahim Rugova u nis ta zgjidhë pas ardhjes në Prishtinë në studimet letrare, më 1967; e sidomos kur u bë Autor mbas vitit 1968, së pari te revista “Fjala” me esetë “Zenite letrare”, ku në veprën letrare kërkonte ta gjente Autorin, duke bërë të kundërtën e zotërimit të mendimit të atëhershëm. Ese që u botuan në librin “Prekje lirike” në vitin 1971. Në rrethin kulturor letrar të brezit të 68-tës në Universitet, kjo u bë vepër në shkrime, botime e bisedime për krijimin në rrethin më të ngushtë, ku ishin Rexhep Ismajli, Eqrem Basha, Beqir Musliu, Teki Dervishi, unë, që po dëshmoj, e të tjerë. Krijuesit e rrethit i botonin punimet te gazeta “Bota e re”, te revista “Dituria” dhe librat te ky botues. Artikulimet e tyre letrare me synim rimarrjen e trashëgimisë shqipe në komunikim me modernitetin evropian, u dukën si alternativë letrare e rrafshit të përparshëm të etabluar. Kulti i ri letrar u bë libri, dalja e të cilit quhej festë, e përcjellë me diskutime. Në këtë komunikim letrar dhe kulturor, Ibrahim Rugova u shqua si lexuesi i parë publik i botimeve të reja.

5.

Ibrahim Rugova hyri në Institutin Albanologjik më 1972, për t’u ngritur deri në nivelin e titullit të Këshilltarit Shkencor. Tashmë me staturën e Autorit e të autoritetit letrar, Ibrahim Rugova ngjitej shkallëve të ekselencës. Në një anë, duke gjurmuar letërsinë klasike shqiptare për të rimarrë trashëgiminë. Në anën tjetër, duke lexuar e vlerësuar letërsinë bashkëkohore. Në thelb, duke thelluar njohjen e aktit krijues, studimin e formave letrare, për të kurorëzuar teorinë e kritikës e të letërsisë, duke u ballafaquar me metodat moderne evropiane. Për ta parë identitaren shqiptare në vallen e universalieve të letërsive të tjera bashkëkohore. Risi, shumësi metodash, pa fetishizime, nënvizonte atëherë Rugova. Pamja e kritikut u shfaq: si bibliograf, si interpretator, si teorik, madje si kronikan në vështrimin e “Kohëtores” të Faik Konicës. Po edhe duke u matur me metoda kërkuese e disiplina bashkë­kohore, si strukturalizmi e semiologjia.

 

6.

Ibrahim Rugova më 1977 shkoi për qëllim studimi në Paris, në Collège de France, ku takoi Rolan Bartin profesor, duke qenë vetë “élève libre” [nxënës i lirë]. Në parantezë: Collège de France është institucion akademik krejt i veçantë ku nuk ka studentë të rregullt; nuk ka regjistrim, mësimi është falas, institucioni nuk lëshon asfarë diplome, prania në kurse është e lirë, mund të hyjë gjithkush.  Këto nuk janë aspak kurse të vulgarizimit, por të ekselencës; profesorët duhet të paraqesin kërkimet e tyre në rrjedhë (“në çastin e të bërit”). Ata flasin çka duan, pasi nuk ka detyrime as diplomë, por kjo duhet të jetë përherë e re. Nuk ka të drejtë asnjëherë të përsëritet kursi.

Pra, Rugova nuk shkoi në Francë për të bërë një diplomë, e as që mori diplomë. Mirëpo, aty gjeti një parajsë diturie, ku shpirti hapet i lirë për të shfaqur të gjitha kapacitetet e të vërejturit dhe të filozofimit. Ky duhet të ketë qenë viti më frytdhënës në botën e tij intelektuale, kur e poq ndërgjegjen fundamentale: për mendimin e lirë dhe njeriun e lirë.

7.

Me t’u kthyer në Prishtinë Ibrahim Rugova iu kthye studimit të veprës së Pjetër Bogdanit, “Cuneus Prophetarum”, studim të cilin e kurorëzoi për tri vite dhe e botoi me titullin “Vepra e Bogdanit: 1675-1685” në vitin 1982. Aty Rugova shpaloi e dëshmoi diturinë sistematike e pasionin letrar, duke zbuluar vlerat fundamentale të letërsisë filobiblike shqiptare, të lakuara në fushat e semiologjisë, të mitologjisë e të humanistikës. Libri u çmua me Shpërblimin e Dhjetorit për letërsi.

8.

Ibrahim Rugova e mbrojti tezën e doktoraturës me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983” në Prishtinë më 1984. Libri u botua dy vite më vonë. Është kjo një histori e padeklaruar e kësaj forme letrare në letërsinë nacionale. Në vitin 1987 botoi veprën “Refuzimi estetik”, që është libri i fundit i botimeve të tij letrare. Ai aty ngrente procedurën e kontestimit të diktaturës e të totalitarizmit, duke mbrojtur në të njëjtën kohë natyrën e letërsisë. Sepse ushtrimi i lirisë deri në fitoren kolektive kërkon forma të tjera të kontestimit, të gjuhës në veprim e të aktantit dhe të autoritetit. Shkurt: nga “Refuzimi estetik” kalohet në “refuzim politik” të shqiptarëve ndaj dhunës.

9.

Në gjashtë libra shfaqet profili kritik i Ibrahim Rugovës: leximi krijues te vepra “Prekje lirike” (1971), specifika e qenësia letrare te vepra “Kah teoria “ (1978), kritika e vlerësimi i poezisë te libri “Strategjia e kuptimit” (1980), filozofia e semantika letrare te “Vepra e Bogdanit” (1982), sistematizimi i kritikës shqipe te vepra “Kahe e premisa të kritikës letrare shqipe: 1504-1983” (1986), raporti i intelektualit me pushtetin te libri “Refuzimi estetik” (1987).

10.-Askush nuk shkruan pasthënie të veprave të veta. Edhe Rugova e shkroi tekstin e fundit (“Xhojsi, shqipja, Aristoteli”) si parathënie për kërkimet e veta të mundshme teorike-filozofike-letrare, që nisin nga Antikiteti. Imagjinonte se do të vijonte të kërkonte Krijuesin te vetja, por ylli i tij i tha ndryshe: do të bëhesh Krijues në një fushë tjetër, të lirisë së njeriut, të lirisë së vendit. Më 1988 Rugova u bë kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, duke ia falur zemrën dhe shpirtin artikulimit të vullnetit të popullit të vet. Më 1989 krijoi formacionin politik, demokratik e pavarësist të Kosovës (LDK), dhe u bë prijës shpirtëror dhe politik i Kosovës deri sa ndërroi jetë.

Filed Under: Politike Tagged With: LDK, pervjetori i 13, vdekja e Dr. Rugoves

Akademi Përkujtimore në Vlorë për figurën e Ismail Qemalit

January 21, 2019 by dgreca

1 Bujar LeskajAkademi Përkujtimore  në Vlorë për figurën e Ismail Qemalit/

1 a Ismail QemaliNga Gëzim Llojdia/

1.Në qytetin e lindjes  në kuadër  të 100 vjetorit të Ismail Qemal Vlorës, me organizimin e Bujar Leskaj,Instituti :”Ismail Qemali”,Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë dhe shoqatës ;’Ismail Qemali” është mbajtur në sallën “Aula Magna”të Kolegjit Pavarësia”,një akademi përkujtimore  me temën:”Ismail Qemali,themelues i shtetit shqiptar,Atë i Pavarësisë”.Në këtë akademi u mbajtën këto kumtesa : Pikepamjet e Ismail Qemalit mbi formen dhe ndertim administrativ te shtetit shqiptar.profDR Kaliopi Naska.Ismail Qemali, babai i Shtetit Shqiptar dhe anetare i nje trinie te shenjte te kombit shqiptar.  Prof.Ndricim Kulla.Dokumenta te reja mbi vitet e fundit te veprimtarise se Ismail Qemalit.  Prof.Dr.Bardhosh Gace.Historia ka nevoje per modele.. .ne kemi detyrimin t’a njohim ate.  Prof.Dr. Perparim Kabo. Jehona e shpalljes se Pavaresise ne shtypin e kohes. Dr.Etleva Domi. Prof:Bedri Islami  e trajtoi kumtesën etij rreth pavarësisë së   Kosovës dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Nga kjo akademi u kërkua që viti 2019 të shpallet  nga Qeveria me VKM :”Viti i Ismail Qemalit.

Bujar Leskaj  në fillim të akademisë tha :Kjo akademi përkujtimore  organizohet në kuadër të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të shtetit shqiptar,Atit të Pavarësisë:Ismail Qemal Vlorës”.Është dëshmi e veneracionit që ne pasardhësit e tij formulojmë dhe adresojmë si një mirënjohje kombëtare për gjithshka ,që Plaku i urtë nisi dhe e kreu për Shqipërinë dhe kombin tonë si askush tjetër,mbas Skënderbeut. Nëse emri i Skënderbeut simbolizon epopenë e madhërishme shqiptare të shekullit të XV   si kalorës i lirisë dhe krishterimit,vëllezërit Frashëri rilindjen e ndritur kombëtare  të shek XIX. Emri i  Ismail Qemal Vlorës simbolizon në ndërgjegjen tonë  shpalljen e Pavarësisë kombëtare në 28 Nëntor 1912 dhe krijimin e shtetit shqiptar. Emri i tij i pavdekshëm barazohet me Pavarësinë dhe është i lidhur pazgjidhmërisht me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë,jo rastësisht ,jo se ashtu si e pruri fati siç kanë pretenduar  kundërshtarët e tij ,por se shpallja  e Pavarësisë dhe krijimi i shtetit shqiptar ishte synimi i tij i hershëm dhe fryt i punës  së tij largpamëse e nisur qysh në vitet e rinisë së tij. Në moshën 20 vjeçare  ai merr pjesë  në mbledhjet me nismën e Kristoforidhit  në kryeqytetin turk dhe për më tepër se 30 vjet  1870-1900,Ismail Qemali zhvilloi një ide të madhe komplekse i bindur  se shqiptarët nuk mund të çliroheshin nga zgjedha turke  nqs nuk çlirohej vete  në të njëjtën kohë kombi turk,sipas idesë së tij,leva ku duhej të mbështeteshin të gjithë  do të ishte kushtetuta.Në tetor të vitit 1900,kur poeti Naim Frashëri mbyllte sytë,Ismail Qemali i drejtonte popullit shqiptar një manifest programatik për lëvizjen historike shqiptare .Me tej B.Leskaj tha se   aty nga vitet 1900 ai braktisi postet e larta në perandorin osmane.Leskaj vuri në Dukje  meoradiumin e Gërces, kryengritjet epergjithshme të vitit 11-12 deri në mbërritjen e ditës finale të aktit madhor  të Shpalljes së Indipendencës kombëtare.

2.Pikepamjet e Ismail Qemalit mbi formen dhe ndertimi administrativ te shtetit shqiptar ishte një nga temat e Prof.Dr.Kaliopi Naska e cila ndër të tjera thekësoi:”Ismail Qemali është një personalitet historik me një veprimtari politike shumë të begatëshme dhe tepër komplekse. Kjo veprimtari poliedrike pushton nje periudhe gati 60- vjecare të ngjeshur me levizje të armatosura, me luftë parlamentare, me kryengritje clirimtare, me batica e zbatica te vrullshme në të cilat ai ka qene pjesemarres mjaft aktiv në lufte, si ideolog, si udheheqes, si organizator e diplomat. Veprimtaria dhe pikepamjet e tij janë të shumanshme. Një vend të rëndesishem në sistemin e pikepamjeve të tij zen dhe konceptet që ai kishte mbi ndertimin shteteror. Per te kuptuar bazen e koncepteve të Ismail Qemalit mbi formën dhe ndertimin administrativ te shtetit shqiptar.Kapitullin e jetës si nëpunes i shtetit në administraten e Perandorisë Osmane, ai e filloi në Stamboll, ku shumë shpejt u shqua si një person i pajisur me kulturë të gjerë, me një erudicion të thelle e konstruktiv. Thellimi i studimeve në  shkencat juridike dhe inteligjenca e tij, të gjitha këto i dhanë dorë, që ai s Lane shpejt te hyje ne administraten osmane dhe te kryeje funksione të ndryshme të rëndësishme si guvernator, si sekretar i pergjithshem i Ministrisë së Puneve te Jashtme, deri si keshilltar shteti. Gjate ketyre viteve me veprimtari tëe larmishme shtetërore, ai njohu problemet e shumta, te mprehta e te veshtira, qe kerkonin zgjidhje ose që kërkonin të pakten të mbahej qëndrim pëërballë shtetit dhe publikut.Këto shqetesime, formimi kulturor e ideor e shtyne atë të mendojë se Perandoria Osmane duhej të dilte nga gjendia e nderë në të cilën qe zhytur. Për të dalë nga kjo situate, ai mendonte se e vetmja doktrine qe do t’i jepte rruge zgjidhje asaj, ishte zbatimi i doktrines se Mithat Pashes, e cila ishte me perparimtaria per Turqine ne ate kohe. Permbajtja e kesaj doktrine e 9oi Ismail Qemalin te lidhej me Mithat Pashen, qe ishte udheheqesi i levizjes liberale osmane. Ne menyre te ve9ante, ai u pajtua me thelbin e ideve te tij, te cilen e perbente bindja se Perandoria Osmane mund te hynte ne rrugen e perparimit dhe modernizimit me anen e reformave dhe jo me ane te revolucionit. Keshtu ai mendonte se do te likujdohej sistemi absolut i Sulltanit, i cili do te zevendesohej me nje regjim kushtetues pa eleminuar kuroren mbreterore, por duke i kufizuar pushtetin absolut sovranit. Ai u pajtua gjithashtu me parimin e decentralizimit te pushtetit administrativ shteteror ne favor te borgjezise dhe ne menyre te vecante te kombesive te shumta te Perandorise, te cilat ne kete menyre do te fitonin te drejten per nje vetqeverisje provinciale ne kuadrin e Perandorise Osmane. Pra sikurse shihet Ismail Qemali synonte te airinte te vetqeverisja provinciale e kombesive nepermjet rregullimit rrenjesor te Perandorise dhe jo duke u interesuar vetem per autonomine e njeres apo tjetres kombesi, por per te gjitha kombesite ne te njejten kohe, nepermjet rregullimit radikal te Perandorise. Keto ide Ismail Qemali jo \ e pervetesoi, por u mundua t’i zbatonte gjate karieres se tij si funksionar i Perandorise Osmane dhe disa prej tyre e shoqeruan dhe ne detyren e kiyetarit te shtetit te pare kombetar. Ismail Qemali u be armik i absulutizmit sulltanor pikerisht nga kendi i ketyre pikepamjeve liberale. Kjo e shtyri ate qe te marre pjese ne hartimin e kushtetutes se vitit 1876, apo ne hartimin e disa memorandumeve derguar Portes se Larte ku kundershtohej politika absolute e Sulltanit dhe nxirrej ne shesh kalbezimi i sistemit administrativ konservator. I gjithe ky aktivitet i dha dore Ismail Qemalit te kuptoje mjaft mire mekanizmin e administrates shteterore. Aktiviteti qe zhvilloi ne Perandorine Osmane si funksionar i saj, tregoi qarte se ai ishte nje iluminist e veprimtar reformator, perfaqesues i interesave te borgjezise liberale te te gjitha kombesive. Prestigji i madh qe gezoi ne Turqi dhe ne rrethet e larta diplomatike, patriotike dhe intelektuale dhe te Evropes, ndjenjat e tij liberale demokratike e perparimtare e bene ate nje figure mjaft te njohur dhe me autoritet, por dhe armik te rrezikshem e nje shenje goditje per autokracine anakronike osmane me te cilen Ismail Qemali nuk pajtohej dot. Per dhjetra vjet deri ne fund te shek. XIX Ismail Qemali u shqua si militant i levizjes demokratike liberale osmane ne kuadrin e se ciles ai mendonte se do te gjente zgjidhje dhe feshtja nacionale shqiptare. Por ne fillim te shek. XX, kur levizja liberale osmane. hyri ne rrugen e nacionalizmit turk, qe e nderlikoi zgjidhjen e ceshtjeve nacionale ne perandori, atehere Ismail Qemali pa hequr dore nga pikepamja e tij liberale e shkeputi levizjen naciona^lirimtare shqiptare nga levizja liberale borgjeze osmane dhe e ktheu ne geshtje me vete.Me nje pergatitje te tille politike dhe horizont kulturor, ai u ingranua shume shpejt ne iTadhet e levizjes kombetare shqiptare duke marre pjese aktivisht n&^^u u shqua si politikan, diplomat dhe statist i madh qe u mbrujt me flPPP-t e kultures me perparimtare te kohes e te vendit te vet, qe asimiloi gjithcka te mire qe kishte levizja 9lirimtare shqiptare me arme e me pene dhe qe e ndoqi kete levizje deri ne kun-orezimin fatlum. Kombi shqiptar me plot te drejte e konsideron ate si protagonistin kryesor te Kuvendit te Vlores i cili shpalii me 28 Nentor 1912 pavaresine kombetare. Pavaresisht nga origjina per vete formimin e tij shumevjecar, ai u brumos si burre shteti demokrat duke u zgjedhur dhe kryetar i qeverise se pare shqiptare, duke u bere keshtu udheheqesi kryesor i jetes politike te vendit ne momente jashtezakonisht te nderlikuara dhe te veshtira qe kaloi Shqiperia e rilindur ne periudhen kritike te nderhyrjeve te Fuqive te Medha dhe te monarkive fqinje, te cilat u turren per ta asgjesuar ate.Shpallja e pavaresise shenoi fillimin e nje etape te re historike qe shtronte detyra te reja dhe te nderlikuara perpara popullit shqiptar dhe udheheqesve te Levizjes Kombetare, qe kishin marre persiper barren e rende te krijimit te shtetit te pavarur.Kryetarit dhe qeverise i dolen detyra te medha per organizimin e shtetit dhe ngritjen e administrates shteterore, sigurimin e njohjes nderkombetare te Shqiperise dhe kufijve te saj qe perfshinin trevat e banuara prej shqiptareve.Qe ne dhjetor te vitit 1912 u morren masat per hedhjen e bazave te para te organizimit te shtetit dhe u miratuan aktet e para legislative qe u percaktuan nga vendimet e kuvendit kombetar i cili perfshinte delegate nga te gjitha krahinat e Shqiperise dhe perfaqesonte objektivisht vullnetin e gjithe kombit, duke u bere organi me i larte i shtetit shqiptar, mbrojtesi dhe shprehesi i sovranitetit shteteror. Prandaj vendimet e tij kishin vleren e ligjeve kushtetuese qe sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar per shkeputje nga Perandoria Osmane e per krijimin e nje shteti te pavarur tha mes të tjera Prof Dr k.Naska. Prof :Bedri Islami në kumtesën e tij tha:Kam ardhur në këte akademi për një figurë nder me te shquarat e kombit tone. Ismail Qemal bej Vlores.Kam ardhur me shume’ dëshirë dhe me ftesën e një miku të vecantë, respekti ndaj të cilit është i gjithmonshëm, për vecoritë që shfaq, seriozitetin, përkushtimin, mirësinë dhe atdhedashurine, profesor Bujar Leskaj. Me shumë dashamiresi desha të falenderoj atë dhe gjithë organizatorët që më bënë vend.Ndërkohë, në emër të Presidentit të Kosovës, zotit Hashim Thaci, desha të falenderoj të gjithë kontribuesit vlonjate që, disa kohë më parë, bënë të mundur që permendorja e Ismail Qemal Vlorës të vendoset në mesin e Prishtinës, si gjëja me e arsyeshme dhe me normale në botë. Ismail Qemali ndjehet në Prishtinëe si ne mesin e Vlores. Ai bën ndër Kosovës, po aq sa edhe Labërisë, dy krahinat e mëdha liridashese të kombit tonë.Disa histori janë të përgatitura për të qene pjesë e legjendës. Koha, që vjen pas tyre, nuk ben asgje tjeter, vecse brymos deri nëë fund atë që ishte e domosdoshme, jetike dhe shpresëdhënese për vete të ardhmen, sidomos kur është fjala për të ardhmen e një kombi të vogël.Historitë i ndërtojne njerëzit përmes një vepre të madhe, të pashlyer nga ajo që vjen dhe gurthemeli për të, atë që është ëndërruar. Këto njerëz, të denjë për bashkëkombasit e tyre, janë edhe më të dinjitetshem në brezat që vijnë.Jo rastësisht, këto njerëz që janë shtetformues dhe liberatore, ne i njohim me mire nga bashkekohesit e tyre. Largesia nga vitet i madhon ato.Do te thosha se i njohim ashtu si i njohu historia që krijuan, dhe që ishte njëkohësisht edhe ëndrra e tyre.Mes tyre, më se e shkëlqyer dhe e dinjitetshme, historike dhe aktuale, përshkruese dhe
solide, ëndërr dhe në të njëjtën kohë, liberal i madh dhe nacionalist i dorëës së parë,erudit dhe njeri
i        ështe figura e Ismail Qemal bej Vlorës, njeriu që, në të njëjten kohë ka lidhur emrin e tij me tre personifikime kombetare: me shtetin shqiptar, pavarësinë e tij dhe me flamurin.Ismail Qemal bej Vlora, mes shumë të tjerave, ka tri karakteristika kryesore: dhembshurine për vendin dhe njerëzit e tij, seriozitetin me te cilin merr përsiper shtetformimin e vendit te tij dhe, ai eshte njelloj i dashur në të gjitha trojet shqiptare, cka ka ndodhur në përgjithesi me tri personalitete shqiptare: Skenderbeun, Ismail Qemal Vlores dhe Adem Jasharin.Per te gjithe figurat e tjera, shume te njohura apo me pak te njohura, koha dhe mendimi politik e shoqëror ka konstetime, ndërsa për keto bashkohen te gjithe ne nje mendim te perbashket. Ata , si kurrë më parë, i pranojnë të gjithë, dhe, cka ndodh rralle herë në historinë e një vendi, cdo krahine shqiptare, cdo qytet e qyteze, cdo fshat apo edhe rrugine, do të kishte dashur t’i kishte bashkevendas dhe, megjithëse mund të konceptohet se Ismail Qemal Vlora ishte thjeshtë një vlonjat i famshem, si ishin përgjithsisht nga familja e njohur e Vlorajve, familje kryeveziresh dhe kryeministrash, ate e quajnë baba i kombit kudo, e kanë të vetin në cdo cep, e vendosin në dhoma, në institucione, dhe, kur është dashur dhe e ka kërkuar koha, e kanë bërë simbol të kryengritjes së tyre, si ndodhi në luftën e fundshekullit të shkuar në Kosovë dhe ne devizen e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, për një bashkim të kombit, për Shqiperinë natyrale si e kishte projektuar Ismail Qemal Vlora, dhe rreth idesë të së cilit ishin bashkuar dy nga figurat me eminente tëë shqiptareve, jo vetëm të atyre të përtej Drinit, në Kosovë, por kudo, Isa beg Boletini dhe Hasan Prishtina.Të  dy këto burra tëeshquar të Kosovës, vërtet të shquar nga mendja dhe nga trimeria, nuk ishin rastesisht miq nga më të ngushtët dhe nga me besnikët të Ismail Qemalit, qe, edhe kur ndonjq ish funksionar i larte u largua disa muaj pas krijimit te qeverisë së parë shqiptare, e rrethuan atë që është në fakt Plaku i Shqiperisë, me përkujdesje, mirësi, me armët e tyre dhe, kur ranë në gjunjë para flamurit, akti ishte me tepër se simbolik, ishte pranimi i aktit të prirjes së Ismail beut drejt bashkimit të kombit.Isa beg Boletini, figura mitike e të cilit bëhet edhe më e pranueshme kur është pranë diplomatit dhe luftëtarit të vjetër,             Ismail beut, ishte nga Mitrovica e Veriut, ku ende janë kullat e tij dhe ku më në fund prehet në varrin e tij. Ishte në  pikën e fundit veriore ku ishin tkurrur viset shqiptare, pas dëbimeve masive vdekje medha, qe nga trojet e vjetra dhe per te cilen, kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, lëshonte kushtrimin, ” Cohuni burra, se shkau na e mori Nishin”.Për të mos marrë edhe Mitrovicen e Isa Boletinit duhej mendja e Ismail Qemalit. Për të ndodhur si ndodh jo rrallë në histori, kur qeverite përmbysen nga falangat serbe greke a malazeze apo nga verbëria   e momentit, duheshin armët e Isa Boletinit. Për të prirë mendimin politik të shqiptareve në parlamentin turk duhej mendja e Ismail Qemalit, njëë mendje liberatore, iiberale, si nxenesi me i shkelqyer i mentorit te tij, Mithat pashes. Për të dëshmuar se Shqiperia është një njësi e vetme politike dhe kombëtare, për të bërë të njohur realisht një thënie të mëvonshme të Poradecit, për Drinin e Zi që rrjedh mespërmes Shqipërisë, duhej edhe forca politike e Hasan Prishtines. Duke ardhur më tej në kohë, shumë më këtej, në ditet e operacioneve të tmerrshme serbe ndaj Ushtrise Clirimtare të Kosoves, shkurtin e vitit 1999, në këtë qytet, së bashku me një vlonjat teper atdhetar, profesor Sabit Brojka, u organizua ardhja e djalit, dhe e dy nipave te Adem e Hamze Jasharit, si dhe nga familja e lavdishme e Lladrovceve. Në këtë qytet u bë njëri nga demonstrimet më të mëdha te mbështetje të  luftës në Kosovë dhe, duke qenë për ju ndoshta e zakonshme, pasi një krahinë si Laberia e ka tepër të lehte të bëjë luftë, kjo ka patur jehonën e saj shpresëdhënëse në ata që luftonin dhe që mund të vritesin dhe nga të cilët u vranë, sëbashku me gra, femije, pleq, 12 mije shqiptare.Ashtu si u vra mbi telat e pushtuesit Musa Salaria, 74 vite më vonë, mbi tankun serb u vra Bekim Berisha, i njohur si AB-ja, per te cilin shteti kroat shpaili nje tri dite zie ne vendin e tyre; dhe, si e kam shkruar në njerin nga librat e mi për luften e Kosoves, e vetmja bijë e shpëtuar nga lufta tri diteshe ne Prekaz, ishte mbesa e Adem Jasharit, Besarta. Ne qershorin e vitit 1999, kur lufta mbaroi dhe u kthyem në Kosove, kam pasur fatin që nga qyteti i Mynihut dhe deri në Drenicë të udhëtoj me familjen e Jashareve, e pyeta Besarten, në se kishte patur frikë. Me tha se, sa kendonte bali Adem, nuk kam pasur frike, ma vone, po. E pyeta se cilen këngë këndonte Adem Jashari. Me tha se gjithe tri dite nete këndonte dy këngë, atë këngen e Kamber Loshit, qe digjte kullen e nuk e bente dorezimin dhe, ma se shumti këngën e Cerciz Topullit, me milazimet që i skuq dhe i ben me bojen e gjakut.Koha sjell prane vetes njerezit. Nese koha eshte fisnike ajo sjell pranë vetes njerëz fisnike, krahina fisnike dhe mbështetje fisnike.Lufta në Kosovë është  bërë edhe përmes simboleve. Ismail Qemal bej Vlora ishte njeri nga simbolet më të mëdha, më të perhershem dhe më të ndritur.Si e thashë në fillimin e fjalës sime, jam këtu fale dashamiresise se profesor Bujar Leskajt dhe organizatoreve te Akademise së sotme.Me eshte bere nje nder i madh, i pashoq, te cilin do e kujtoj gjateNdoshta une dhe profesor Bujari mund të kemi, në ndonjë shikim të vecantë ndaj politikes, por kurre te kunderta. E rëndesishme të duan këtë vend, ndaj të cilit janë sulur mjaft oktopode të politikes.Para se të nisej lufta në Kosovë, qe ishte lufta e fundit që mund të bëhej,pasi njeë e nesërme do të ishte tepër vonë dhe fatale, ne bëm tonën dy koncepte. Së pari: se ” në këtë luftë, askush nuk është i tepërt dhe askush nuk është i vonuar” dhe se, ” nacionalizmi i bën nder një kombi të vogël që kërkon lirinë”.Edhe sot mendoj po ashtu. Në Shqipëri, gjithnëe njerëzit e mirë, atdhetare dhe solide, nuk janë as të tepërt e as të vonuar për të bërë këtë vend parajsen e Zotit, si e desh Ismail beu, per te cilen u vra Isa Boletini, dhe, kurre mos qofsha i gabuar, për tëe cilën, këtu në Vlorë, luftuan Hysni kapo dhe Hysni Lepenica, duke thene se është koha të gjejmë të  përbashktën.

Ndërsa Prof. dr. Bardhosh Gace trajtori temën:” Ismail Qemalit perballe diplomacise’ së Fuqive të  Medha ndëer të tjera  tha:Në kushtet e daljes ne drite te ngjarjeve, fakteve, shenimeve, kujtimeve lidhur me momentet madhore, si shpallja e Pavaresise ne VIore ne vitin 1912, historiografia shqiptare gjithmone do te kete nevoje per te sjelle në vemendje perjetime, pamje, te dhena dhe deshmi per personazhet e kesaj periudhe, per raportet diplomatike, per marredheniet qe ajo pati dhe krijoi jo vetem brenda vendit, por edhe ne Perendim, ne kancelarite evropiane dhe induksionet e ve9anta qe lidhen me te. Sado qe eshte shkruar, sado qe eshte kornizuar pamja dhe deshmia historike per te, kohet kane treguar se ka akoma mundesi per te sjelle ne kete deshmi te rendesishme fakte, interpretime dhe per te pranuar burime te tjera te nevojshme dhe per nje arsye tjeter; ngjarja jone kombetare, pervecse ishte mu ne qendren dhe vlugun me te nxehte te Gadishullit te Ballkanit, ajo pleksi dhe nje opinion te gjere diplomatik nderkombetar te kohes.Sado qe historiografia shqiptare eshte perpjekur te krijoje nje kornize te qendrueshme per ngjarjen rrethanat, personazhet, aleancat dhe kunderaleancat, burimet, arkivat, librat e shkruar vone, madje dhe ne ditet tona, afrojne nje reflektim dhe vemendje per te shkruar per te. Pavaresia e Shqiperise, e cila u be e mundur ne dekaden e pare te shekullit XX. i cili në një hark të shkurter kohor i shkaktoi globit dy luftera boterore, ka qenë nje zhvillim kompleks, jo vetem shqiptar e ballkanik, por ajo valorizon nje politike here te hapur dhe here nen rrogoz te diplomacise se Lindjes e Perendimit, tëë nacionalizmit e shovinizmit, te berrylave qe shtetet nacional – shoviniste te Ballkanit kishin me njeri – tjetrin dhe me fuqite e kohes. Po ashtu ajo shpalon nje radiograme me te plote drite – hije te diplomacise se kohes, e cila dhe per ironi te kohes, i faturoi vecmas Ballkanit nje konfiktualitet te hapur, nje marredhenie aktive nacional – shoviniste te fqinjeve qe rrethonin Shqiperine.E perfshire ne nje realitet real dhe ireal, te miqve dhe armiqve, pavaresia e Shqiperise “angazhoi” nje qerthull te madh diplomatik dhe politik te kohes, qe ne njefare menyre i ka afruar historiografise dhe mendimit politiko – diplomatik mjaft reflektime, per njerezit e kesaj ngjarjeje te madhe, per bashkepunimet, rrugetimet, refleksionet e shtypit te kohes n« ilence te gjate dhe te gjere kohore dhe te gjeopolitikes se kohes. Ngjarje te tilla ka, . _.thmone arsye te vine ne vemendjen e kohes, pasi ato lidhen me njerin nga fondamentet me te rendesishme te qenesise shqiptare, lidhen me tabanin kombetar dhe mbi ekzistencen tone, qe per shkaqe po themelore, po gjeopolitike, vijojne te krijojne batica dhe zbatica te herepashershme ne Ballkan dhe me gjere. Gjeopolitika bashkekohore evropiane dhe me gjere, ketyre referencave te hershme nuk u eshte shmangur, madje ato ne jo pak raste kane qene dhe vijojne te jene rezultante te bashkepunimit diplomatik dhe te fushave te tjera te veprimtarise se shteteve ballkanike. Per arsye te ndryshme, keto marredhenie ne thelb, shpjegojne ngarkesat e historise, termat nacional- shoviniste ne Ballkan, ne Jugun dhe ne Veriun e Shqiperise, po ashtu lidhur me Kosoven dhe treva te tjera, si Cameria, te cilat vijojne te kene nje fat tragjik dhe ne kohen e globalizmit.

Filed Under: Featured Tagged With: 100 vjetori i vdekjes, Akadmeia Perkujtimore, Gezim Llojdia, Ismail Qemali

KONGRESI I LUSHNJËS OSE PAVARËSIA E DYTË E SHQIPËRISË

January 21, 2019 by dgreca

1 shtepia e Kongresit–Një letër Presidentin Wilson dhe drama e atyre njerëzve – /

1 Visari 1

Nga Visar ZHITI/1 Kongresi-i-lushnjes-delegatet-1920-616x330

Sa larg është Kongresi i Lushnjës? – Është një pyetje që mund t’u bëhet shqiptarëve. Sa larg nga çfarë dhe nga cilët? Si kohë 99 vjet më parë. Si hapësirë, po të nisemi… nga ku? Nga Amerika? Larg, larg, është një oqean në mes, duhet të shkosh në Europë, në Mesdhe, në Ballkan, në brigjet e Adrikatikut… Nga kryeqyteti i Shqipërisë, që pikërisht ky kongres caktoi Tiranën si të tillë, është 84.57 km. Në vijë ajrore shumë më pak.

Dhe mua do të më interesonte ajri, fryma. Se ishte kuvendi i një vendi të vogël mes rreziqesh të mëdha, të cilit SHBA i dha mbështjetjen e vet, aq jetike dhe ekzistenciale për kombin shqiptar. Po sa pranë fryme së atij kuvendi është kujtesa? Po shteti shqiptar dhe institucionet e tij? Po njerëzit?

Ndërsa Pavarësia e Shqipërisë dhe shpallja e shtetit modern shqiptar janë futur tashmë në shekullin e dytë të jetës së tyre, saktësisht në vitin e shtatë të tij, ndërkaq më 21 janar mbushen 99 vjet nga Kongresi jetik i Lushnjës ose “Pavarësia e Dytë e Shqipërisë”, siç është cilësuar.

Gjëndja e Shqipërisë në kohën e këtij Kongresi ishte e rëndë, alarmante, e rrëmujshme dhe e paqartë nga brenda; kërcënuese dhe tejet agresive nga jashtë. Ishin mprehur hanxharët si në një kasaphanë dhe po kërkonin të bënin copëtimin e dytë dhe përfundimtar të Shqipërisë.

Përfaqësues, të përzgjedhur apo të vetëcaktuar, nga të gjitha trevat e vëndit, kush e ndjente e mundëte, nga ata që kishin bërë emër, kryengritës a nëpunësa, që kishin qenë në Vlorë 8 mote më parë në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, që kishin punuar në perandorinë otomane apo kishin studiuar nëpër Europë, që kishin mërguar deri në Amerikë, nga ata që kishin bërë për vendin dhe kishin sakrifikuar, u nisën për në Lushnjë, me ndonjë makinë, nga ato të pakat që ishin atëhere, e ngadaltë si qerret, me kuaj, në këmbë, kaptonin male, çanin borën dhe baltën e dimrit, rreziqet nëpër shtigjet ku mund të gjendeshe befas mes ushtrive të huaja.

“Të mblidhemi në Lushnjë!” ishte thirrja. Qeveria heroike dhe halle madhe e Ismail Qemalit ishte shprishur. Lufta e Dytë Botërore kishte mabruar, por pasojat jo. E si u lajmëruan shqiptarët të mblidhen në Lushnjë? Si u përcoll lajmi 99 vjet më parë, në vendin më të varfër në Ballkanin e trazuar, ku mungonin universitetet, trenat, postat, media, institucionet, shteti vetë, etj, etj? Si kaloi lajmi nëpër ajër me ç’frymë?

Dhe erdhën, u bashkuan. S’i caktoi kush, veç ndërgjegjia dhe përgjegjësia. Thirrja nga thellësitë e zërave të Kombit. Pra, jo me vota të blera, por sipas bëmave sakrificave dhe arritjeve. Jo për të bërë pasuri, por përkundrazi, duke humbur nga e tyrja veç “të bënin Shqipëri”.

U mblodhën në Lushnjën e vogël, ende katund.

Qëllimi ishte që jo vetëm të gjykonin dhe të vendosnin se ç’duhej bërë në ato rrethana të rënda e me rrezikun mbi krye, jo vetëm të tyre, por të Shqipërisë, dhe të vepronin menjëherë, me diplomaci e luftë, duke përcaktuar aleatët, nëse do të kishte, pra ata që do të mund të ndihmonin në shpëtimin e Vëndit. Se gjysma e trojeve i ishin marrë dhe po kërkohej copëtimi dhe i kësaj që kishte mbetur.

Kongresi i Lushnjës në 10 ditët e punimeve të tij, ribëri shtetin shqiptar, caktoi kryeqytetin, Tiranën, Kryeministrin dhe Qeverinë e tij për t’i dalë zot vendit, institucionet dhe detyrat.

Dhe u arrit mrekullia. Me përpjekje, sakrifica, përkushtim dhe mënçuri, mbi të gjitha nga fryma e përbashkët e të gjithave. Kjo i dha forcë që të siguronte mbrojtjen e Kongresit një emëri, pothuajse i panjohur, Sulë Zdrava, me luftëtarët e vet, me atë pushkë që kishte marrë pjesë dhe në Rrethimin e Shkodrës apo kishte mbrojtur Beratin nga andartët grekë.

Duke mos hyrë në zejen e historianit, për të mos thënë ato që tashmë janë arkivuar në historinë e Kongresit shpëtimtar të Lushnjë, ndërsa qeverive të tanishme u del si detyrë jo vetëm që t’i njohin thellë dhe t’i përkujtojnë, por t’i kthejnë në përvojë e mësime, unë dua të risjell këtu një letër, që më çudit me largpamësinë, dërguar në SHBA nga Lushnja e humbur e Shqipërisë së vogël e në rrezik Presdentit të SHBA.

LETËR NGA LUSHNJA NË WASHINGTON

Kryetari i Katundarisë së Lushnjës, gati një muaj pas mbarimit të Kongresit, më 17.3.1920, dërgon një letër në Washington. Dhe kujt? Presidentit të SHBA-së, Wilsonit.

Letër e mrekullueshme, e sinqertë, e qartë, me fjalë të zgjedhura, e ndjeshme, pa stërhollimet dinake kancelareske, e urtë dhe me dije, e bukur, vizionare për të ardhmen. Përfytyroj gjyshërit tanë të mbledhur rreth atij që shkruante, fjalët që thoshin me zë, hiq këtë fjalë, shto këtë, po si t’i drejtohemi? Kujdes këtu, mos e zgjat shumë “e-rej, se isht Presidenti më i madh i botës, lale”, etj, etj. Kërkonin njohje të Shqipërisë, mbështetje dhe ndalim të copëtimit të mëtejshëm.

Letra është e shkruar me dorë, me stilolaps mbase dhe pastaj është transkriptuar dhe gjendet në Arkivin e Shtetit. Meriton vëmendje shkencëtari. Orientimi i drejtë i shqiptarëve mes atij kaosi drejt SHBA-së. Ndjesia e fuqishme e atdhedashurisë, Shqipëria quhet Mëmë dhe dhimbja therëse për Kosovën dhe Çamërinë. Ja, teksti i saj i plotë, pa asnjë ndryshim dhe në drejtshkrim:
        Shkëlqesisë së Tij Wilson, kryetar t’Amerikes

        I shteteve të bashuem Vashington

        Shqiptarët që kanë mbështun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të të pranoni falenderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpërtimin e atdheut tyne.

       I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialiste të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913-es, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufite natyrale ethnografike të sh. s’uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni.

      Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.
Kryetari Katundaris së Lushnjës

      Lushnjë, më 17.3.1920

 

Po si ia çuan atë letër historike Presidentit Wilson? Shqip? Po kush e përktheu? Ç’do me thënë ‘Kryetar i Katundarisë’? A, qenka Kryetari i atëhershëm i Bashkisë, zoti Besim Nuri. Mes atij analfabetizmi të madh, varfërisë e malarjes e trallisjes kombëtare, si iu arrit kësaj largpamësie, me ç’mister dhe ç’engjëll i mbronte? Ja, një nga kronikat e kohës:

      “…në fillim të vitit 1920 Wilsoni i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë: Jugosllavia do të merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianët do të kishin mandatin për ta qeverisur një shtet të vogël shqiptar që do të mbeste pas kësaj rrudhjeje. Vlora do të bëhej pjesë e Italisë. Britanikët dhe francezët po përpiqeshin ta arsyetonin planin e tyre duke thënë që “populli shqiptar kurrë s’ka qenë në gjendje ta themelojë një qeveri të veten”. Wilsoni fuqishëm refuzoi, siç tha vetë ai, “padrejtësinë” ndaj popullit shqiptar. Ai prej njerëzve vlerësohet që vetë i dha fund idesë së ndarjes dhe një mandate italiane që ka qenë në zemër të negociatave në Versajë. Bile edhe në atë kohë, përfaqësuesi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruante në gazetën “New York Times” të 11 marsit: ‘Shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht veprimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara’”…

 
Në kryeqytetin që caktoi Lushnja, në Tiranë, u ngrit më së fundmi në shtatorja e Presidentit Wilson në sheshin që iu dha emri i tij, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, por po në atë bronz meriton të derdhet dhe kjo letër-institucion dhe të vihet si memorial në Lushnjë, në sheshin para Bashkisë a para Shtëpisë së Kongresit, pse jo dhe në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

 

 

FRYMA NË DRAMËN E KONGRESIT

 

Vetë Kongresi i Lushnjës është një dramë, por dhe për atë ka një dramë të shkruar, e një gjysmë shekulli më parë, por ende gati e panjohur, edhe pse e vetme, që sjell më së miri atë frymë e popull. Është vepër e dramaturgut Hekuran Zhiti, aktor në Teatrin e Estardës së Lushnjës, tashmë “Qytetar Nderi” i atij qytetit.

Drama “Të mblidhemi në Lushnjë” ishte menduar të vihej në skenë në kushtet e atëhershme, plot mangësi, por harrimi i saj i bën dhe më të mëdha mangësitë. Arriti të botohet postume nga editori “Uegen” me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit, ndërsa në gjimnazin e Lushnjë nxënësit e vunë në skenë për veten e tyre. Akt prekës, por vetëm kaq.

Vendi ynë vazhdon të harrojë shumë dhe të bëjë pak, shumë pak për ato që do të duheshin dhe konsumohet me tepri për ato që s’do të duheshin dhe aq, që janë kohëhumbëse, deri dhe të dëmshme si diktaturat, s’e kam fjalën për atë të madhen, që erdhi me dhunë botërore dhe u vendos në gjysmën e kontinentit të Europës, në Azi, Afrikë e deri në Amerikë dhe besojmë se iku përgjithmonë, por si pasojë e saj, prej arsenalit të saj, trashëgimisë dhe mendësisve e praktikave gëlojnë “diktaturat e vogla”, gjithsesi të hatashme, të institucionalizuara si varfëria dhe korrupsioni e për pasojë  sherret, marrëzi e delire, një mediokritet kombëtar i pashëmbullt.

Si kundërveprim po sjellim këtu pak nga fryma e dramës, nga akti i tretë.

Në Kongres:

Salla me 10 ose 12 sërë karrikesh. Në krye një tryezë e madhe, në anë të saj një flamur kombëtar me shtizë dhe një portret i Skënderbeut në njërën dhe i Ismail Qemalit në anën tjetër. Kongresistët, disa me veshje karakteristike të Veriut dhe të Jugut dhe disa me kostume europiane, barsolina e gravata e çanta, janë shpërnarë në grupe, dy e nga tre, duke biseduar… 

        Lushnjarë e bashkë me ta e të tjerë të armatosur, Vathi, Bajrami, Vrenozi, Thimiu, etj., si roje rrinë pak larg, hyjnë dhe dalin.

ZËRA: 

– …kam ardh mes borës, ujqve dhe ushtrisë serbe… 

– E madhe shtëpia… e mblodhi Shqipërinë… 

– …nuk kanë mbrritë të gjithë… 

– …ku ishit mbrëmë?

– Këtu afër. Na kanë pritur me këngë. Këndonin me rradhé dhe dilnin bënin roje me pushkë jashtë shtépisé…

– …kush e kishte Korçën, grekërit apo fracezët? 

– Francezët për grekërit… 

– Shiko Plakun e Butkës… legjendarin…

– … sa kohë që s’jemi parë? Qysh në Vlorë, 

– …atë ditë kur u ngrit flamuri…

– A fillojmë, burra? Koha nuk pret…

– I përndershmi Sheh Karbunara do t’i bëjë një lutje Zotit, që të na bekojë…  ogur i mirë… në mbrojtje nga të papriturat e shumta… ka kaq trazira…

(Të gjithë pa lëvizur nga vendi ngrijnë në heshtje dhe secili, sipas menyrës së vet, luten, dikush me kokën lart, me duart e bashkuara, me kryet ulur, ndonjë gjunjëzohet, mërmërisin, etj., në mes tyre Sheh Karbunara i statujtë duke krijuar kështu një si grup skulpturor sugjestionues, suprem…

– Përfaqësuesi i Lushnjës ta marrë fjalën… Zoti Vokopola nise… 

PËRFAQËSUESI I LUSHNJËS- Në emër të Prefekturës së Lushnjës, Beratit e Skraparit ju uroj mirëseardhjen në Kongres. Nuk jemi këtu vetëm në shtëpinë e mikut tonë bujar, lushnjarit të nderuar Kaso Fuga, por dhe brenda mureve të historisë. Po nisim një betejë, sot më 21 Janar 1920, e mërkurë, që nuk do të harrohet, e ndjej… (emocionohet) Zini vendet… në këtë sallë… por dhe në ngjarjet që na presin…

Ia jap fjalën patriotit të flaktë, veprimtarit të palodhur kundër pushtimit otoman, mbështetësi kryesor i Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e parë, Elbasan Pashës, i zbardhur në përpjekjet për çështjet e më mëdheut. Urdhëroni!

ELBASAN PASHA (I moshuar, me pak mjekërr të bardhë, i hollë, i thatë, me kravatë e qylaf, me zë të ngadaltë e pak të ngjirur.) Të dashur qytetarë, delegatë nga i gjithë vendi, ju që keni ardhur dhe ata që nuk kanë arritur ende, por dhe ata që nuk do të vijnë dot kurrë se janë vrarë për ideal, (duartrokitje të forta), luftëtarë, burra që më bëtë nderin ta çel këtë kuvend, vazhdim i atij të Lezhës me Skënderbeun dhe i atij të Prizrenit me Abdyl Frashërin me shokë, duke ju falenderuar me shpirt, shpall të hapura punimet. Së bashku të hapim udhën që do të ndjekim. Nëpër vazhdën e gjakut do të shkojmë ku na e do zemra e plasur që të arrijmë te ëndrra, atje ku na e do puna, sipas amanetit të të parave. Shqipëria është bërë një herë dhe nuk ka pse zhbëhet!

Duartrokitje.

Zotërinj, jeni të lodhur, e di, keni ardhur rrugë e pa rrugë, mespërmes pushtonjësve të Shqipërisë, kjo na ka vrarë më shumë se sa të tatëpjetat e shtigjet e humnerat, se nata me erë e bora, kemi ecur me mjete që prisheshin, kështu e lanë atdheun tonë, me karroca e kuaj e më këmbë, po u shplodhëm që gjetmë sho-shoqin e do të bëhemi me flatra kur të gjejmë dritën që na duhet.

Kam kërkesën që të nderojmë dëshmorin e kësaj ideje, bashkëpunëtorin tonë të ngushtë, Abdyl Ypin, që e vranë ca ditë më parë për të mos qënë këtu ai dhe të gjithë ne e ky Kongres të mos mbahej. Nëpërmjet tij duam të përulemi para gjithë të rënëve dhe martirëve të Kombit…

Të gjithë ngrihen më këmbë. Heshtje e thellë…

 

KRYETARI (i porsazgjedhur) – Të vazhdojmë më tej… të formojmë komisionet, që tani, të ndahen përfaqësonjësit në grupe dhe… Po emërojmë Sekretarin e Kuvendit, zotin Vokopola dhe për të këqyrur letërpërfaqësimet e delegatëve, pra një komision  të posaçëm prej 5 vetash… Hë, të presim… për të mos pritur…

DELEGATI I MATIT- (ngrihet) Unë jam për sulm, i përndershmi Sheh!

ZËRA- Me shka, me çfarë?

DELEGATI I MATIT- Me armën e diplomacisë, me diplomacinë e armëve.

DELEGATI IV- Konkretisht: burra, gra, djem e pleq, me spata e me hunj, me armët që kemi, të përzëmë armiqtë nga toka jonë. Të hedhim si leckë qeverinë e sotme, që nuk bën për sot. (Duartrokitje)

KRYETARI- Traktatin e Fshehtë të Londrës… Kongresi e hedh poshtë me vendosmëri duke përgatitur një protestë energjike për Konferencën e Parisit.

Kjo bëhet në emër të Asamblesë së Kombitnë Lushnjë, kundra vendimeve të Francës, Anglisë, Italisë për copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë, Sërbisë e Malit të Zi. Rezolutën, na vjen një kërkesë, përfundoje kështu (lexon): Shqiptarët janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice dhe me e derdh pikën e fundit të gjakut të tyre kundra çdo veprimi, që mundet me vue në rrezik pamvarësinë dhe tërësinë e saj tokësore…

Ndizen drita ngadalë, salla e kuvendit, përfaqëuesit nëpër vende, kongresi vazhdon punën…

SHEH KARBUNARA- Të tregojmë që dimë të qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar është realitet. Kështu kanë bërë dhe disa shtetet të tjera të robëruara, zotërinj, kështu Çekosllovakia, Finlanda, Polonia, Lituania… Edhe ne. Shtet i vjetër, qeveri e re!

ROJET E ARMATOSURA- Rroftë Qeveria e re!…  (Duartrokitje)

NËNKRYETARI- Të përgatiten tekstet që do t’i dorëzohen Konferencës së Paqes në Paris dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sugjerime!

PLAKU I BUTKËS – T’i drejtohemi Parlamentit italian, por jo me ton të butë, kështu m’u duk se dégjova, me lal e me lule ose me tryla si thotë myzeqari. Me spatët dardharit siç e përdorin nga Korça…

PËRFAQËSUESI I MATIT – Shkronjat duhet të bjenë erë barut!….

VRENOZI- Zoti ka urdhëruar këtë Kongres për të shpëtuar Shqipërinë.

DELEGATI IV – Populli është mbret vetë dhe s’ka nevojë për mbretër, sulltanë e perandorë.

KRYETARI- Të gjykojmë situatën ku ndodhemi.

DELEGATI II –  Kongresi do përballet dhe do krijojë situatë vetë. Ne na shkon republika, republika, zotërinj dhe asgjë tjetër.

Zëra: republikë, po, po republikë…                                                           THOMAJ- Mbështetur nga shumë pëlqime, mendoj të kemi kryeministër zotin Sulejman Delvina.

DELEGATI I- Tani ai ndodhet jashtë shtetit, në Konferencën e Parisit, pra askush këtu nuk mendoi tjetrin pranë a vetveten.

DELEGATI II- Gjithmonë më i mirë është ai që mungon… (Të qeshura)

KRYETARI- S’është ashtu gjithmonë. Ne i dimë vlerat e mëdha të zotit Delvina, rrjedh nga një familje ndër më të njohura dhe më të famshme në të gjithë Jugun. Ka kryer gjimnazin e Janinës dhe mandej në Stamboll. Fakultetin e Mylqijes në kryeqendrën e Perandorisë Osmane dhe pas marrjes së diplomës, siç e dini, ai u caktua menjëherë atasheut në Ministrinë e Brendshme të Turqisë dhe më pas si sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë. Po në ato vite, ai shërbeu si profesor i literaturës në Gallata Saraj, etj. Në Bibliotekë gjithmonë e gjeje me libra francezë, të kulturës dhe shkencës perëndimore, dihen dhe interesi i tij e adhurimi dhe mirënjohja për Amerikën…

DELEGAT II- Ai të vijë sa më shpejt.

Ministër i Punëve të Mbrendshme Delegatin e Matit, Zogun e maleve, trimin 25 vjeçar… po, po…

Ministër i Punëve të Jashtme z. Mehmet Bej Konica…

Ministër i Arsimit z. Sotir Peci…

Ministër i Drejtësisë z. Hoxhë Kadri Prizrenin… Zëvendës z. Hysen Bej Virjoni… Ministër Finance Z. Ndoc Çoba… Zëvendës z. Idhomen Kosturi…

Votohen. Duartrokitje…

KRYETARI- Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veç të bëjë betimin Këshilli i Naltë dhe Qeveria e re dhe të gjithë delegatët për ato që marrim përsipër. (Heq flamurin me shtizë e del para tavolinës duke e mbajtur në dorë.) Urdhëroni, zotërinj, të bëjmë betimin më të lartë para Kombit.

Delegatët ngrihen në këmbë ndërsa të zgjedhurit afrohen para flamurit.

SEKRETARI- (Lexon me zë të lartë) “Betohem n’Emën të Perëndis, tue dhanë besën shqiptare e fjalën e nderit përpara Mbledhjes së Kombit, se do t’i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësisht dhe mproj ligjet dhe indipendencën e plotë të atdheut të shenjtë!”

TË ZGJEDHURIT – (Një zëri) Betohemi!

Duartrokitje. Kryetari u jep dorën. Delegatët ulen.

NJË ZË- Dua të shtoj dhe poetin e madh Gjergj Fishta! Le ta kenë si sekretar më vonë…

NJË ZË TJETËR: – Rroftë Poeti!

Duartrokitje prapë.

KRYETARI- Kongresi i Lushnjës është Pavarsia e Dytë e Atdheut!

SEKRETARI- Si kujtim nga ky Kongres kemi ca flamurë të vegjël si lulkuqet e fushave me grurë të Muzeqesë, vërini nga ana e zëmrës. Këta do t’i shpërndajmë kudo.

Shpërndan flamujt e vegjël. 

NJËRI NGA DELEGATËT- Ja, kështu dua ta kem plagën në gjoks në luftë për atdhe…

ZËRA TË ASHPËR- Jeni të rrethuar… ndalni!… Kongres i paligjshëm… Dorëzohuni… do ju shpërndajmë me forcë…

Jehona e kërcënimeve përsëritet në gjuhë të tjera, italisht, greqisht, serbisht: ndalni… të rrethuar…

MINISTRI I BRENDSHËM SHQIPTAR- Largohuni! Kongresi shqiptar është mbledhur si vullnet i popullit dhe jo në mëshirë të ndokujt, ushtri qoftë a qeveri e huaj. Po ju them që mos u përzieni në punët tona, përndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, por bëni mirë të largoheni nga Lushnja… dhe nga Shqipëria. Ndryshe do ju përzëmë dhe me luftë. Unë, bashkë me forcat e mia të armatosura do të marrshojmë drejt Tiranës!

NJË ZË I ASPËR- Kush jeni ju?

MINISTRI I BRENDSHËM- Ministri i Brendshëm i Qeverisë së vendit tim. Hapnu udhën!

ZËRI- Mos lëvizni.

MINISTRI I BRENDSHËM- Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës. Ju përdorni armët që keni në dorë, në guxofshi. (Të vetëve.) Përpara me mua!

Hingëllima kuajsh, trokëllima…Bieperdja.                                                                                                                 

 *   *   *

 

Kështu mbyllet kjo dramë dhe duket sikur hingëllimat e shqetësuara të kuajve vazhdojnë, po ndryshe, pa kuaj e kalorsa dhe pa barra mbi shpinë, britma gjithandej, sidomos brenda në parlament, ndërsa trokëllimat janë kthyer dhe në flakje çizmesh, dosjesh, batare armësh, etj.

Sa larg është salla e gjorë e Kongresit të Lushnjës me atë të Parlamentit shqiptar sot? Po antarët midis tyre? Nëse do të mateshin me idetë, përgjegjësitë, moralin? Atë kongres e kemi lënë prapa apo ai na ka lënë prapa 99 vjet?

Pa ardhur viti i 100-të t’i rikthehemi atij betimi autentik, të lartë me besë e fe e nder e përkushtim, me drejtësi dhe ligje, se të gjithë tani e gjithmonë jemi para “Mbledhjes së Kombit”, ndërkaq si një mister në dramë ndihet fryma e shpëtimit, si e dërguar nga Zoti, nga përtej oqeanit, nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që shqiptarët të gëzojnë Atdhe dhe pavarësinë e tij të ndjejnë të shenjtë, po kështu dhe të shërbyerit popullit tënd.

Filed Under: Featured Tagged With: Kongresi i Lushnjes, Pavaresia e dyte, Shqiperise, Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT