• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2019

SHBA- ASHPERSON TONET ME KOSOVEN: HIQNI TAKSEN!

January 25, 2019 by dgreca

1 SHBA Taksa serbe

SHBA kërkon pezullimin e menjëhershëm të tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një komunikate ka thënë se SHBA-të mbështesin plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se disa komentatorë dhe politikanë sugjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe afërsisht i rreshtuar me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve të tij në arenën ndërkombëtare.

“Ne këshillojmë kundër të supozuarit se Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike, pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale”, thuhet në komunikatë.

“Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit, paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive”, thuhet më tutje në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara insistojnë se “veprimet që minojnë dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve”.

“Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, përfundon komunikata e Ambasadës së SHBA-së.(Kortezi RFE)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: nga Serbia dhe Bosnja, SHBA kërkon pezullimin e menjëhershëm të tarifës në importet

GREQI-MAQEDONI, Parlamenti grek ratifikon Marrëveshjen

January 25, 2019 by dgreca

1 Parlam Grek1 Zaiv Tsipras

Nga Bujar Osmani/

Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar marrëveshjen me Maqedoninë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Për marrëveshjen kanë votuar 153 deputetë nga 300 sa numëron institucioni ligjvënës në Athinë. 143 deputetë të opozitës kanë votuar kundër, ndërsa një votë abstenim.

Votimit i ka paraprirë një debat treditor i përcjellë me akuza të shumta mes deputetëve të partisë së kryeministrit grek, Aleksis Tsipras dhe atyre të Demokracisë së Re, të cilët marrëveshjen e vlerësonin të dëmshme. Janë mbajtur edhe protesta të shumta nga grupe të ndryshme, të cilat të enjten në mbrëmje dogjën edhe flamurin maqedonas.

Pas votimit të marrëveshjes, Parlamenti grek duhet t’i njoftojë shtetet anëtare të NATO-s se tërhiqet nga bllokimi i pranimit të Maqedonisë në NATO.

Me këtë marrëveshje, Maqedonia e ka ndërruar emrin në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 17 qershor 2018 në Prespë, me të cilën edhe mbyllet kontesti 27-vjeçar ndërmjet dy vendeve.

Pas ratifikimit të marrëveshjes nga Parlamenti i Greqisë, kryeministri i Maqedonisë ka përgëzuar homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.

“Gëzuar miku im, Aleksis Tspiras, së bashku me popujt tanë, shkruam fitore historike. Le të jetë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, le të jenë të përjetshme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë”, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.

Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë Veriut, Bujar Osmani, vendimin e Parlamentit grek e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e të dyja vendeve, ndërsa kryeministrin grek Tsipras e ka përgëzuar për guximin, vizionin dhe durimin e treguar për procesin e ratifikimit të marrëveshjes.

“Urime për të gjithë ne, mirënjohje për qytetarët e dy vendeve. Ballkani sot fitoi dy fqinj, miq të shkëlqyer, shembull për të gjitha vendet tjera të Ballkanit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Filed Under: Rajon Tagged With: Greqia Ratifikon Marrveshjen, njeh emrin maqedoni

Lirohet me kusht nga burgu Sylejman Selimi

January 25, 2019 by dgreca

Paneli për lirim me kusht, e ka liruar nga burgu, ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi./

1 Selimi

Avokati i tij, Tomë Gashi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Paneli i themeluar nga Këshilli Gjyqësor ka marrë një vendim për lirimin me kusht të Selimit.

“Para pak minutash, pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vjet dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi”, tha Gashi.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai ishte dënuar me 6 vjet burg.

Në qershor të këtij viti, të akuzuarit nga rasti që njihen si Drenica 1 dhe Drenica 2, janë kthyer në rigjykim.

Në rastin “Drenica”, janë gjykuar disa nga ish-komandantët e UÇK-së të cilët bartnin funksione publike, qoftë deputetë apo edhe kryetarë komunash, si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku e të tjerë.

Filed Under: Politike Tagged With: Lirim me Kusht, Sylejman Selimi

Trajnohen 40 specialistë për menaxhimin e ndotjeve detare

January 25, 2019 by dgreca

Simulation exercise for managing marine pollution incidents-40 specialists are trained to manage marine pollution/

1 c shefeqet1 a shefet1 Kumandaricikat1 kembe1 Harta1 Shefqet1 b shefqet

Shkruan: Shefqet Kërcelli/ Durrës/

Më datën 22 janar 2019, në sallën e hotel Royl-G Durrës, u zhvillua një trajnim për parandalimin dhe menaxhimin e ndotjeve detare, i cili u realizua ne kuader të projektit “Menaxhimi i ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe në porte në përputhje me ligjin dhe politikat detare të BE-së”, i financuar nga qeveria Kroate, si projekt dypalësh ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë.

Ky ushtrim simulues u organizua nga Qendra kroate per reagimin dhe parandalimin e ndotjes detare ATRAC dhe UNDP, me pjesmarrjen e përfaqësuesve dhe specialistëve të institucioneve tona shtetërore dhe private, veprimtaria dhe roli i të cilëve lidhet direkt me sigurinë detare, posacërisht:-specialistë të Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithëshme Detare,Autoriteti Portual Durrës, Lezhë,Vlorë, Sarandë, Shëngjin, Petrolifera Vlorë, Porto Romano, QNOD, sektoret e emergjencës në Prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Fier, kryesisht të zonave bregdetare, specialistët e mjedisit detar në porte dhe Komandën e Forcës Detare, etj.

Gjithashtu në trajnim morën pjesë dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në vendin tonë.

Trajnimi u organizua dhe u mbikqyr nga UNDP Albania, ATRAC dhe QNOD.

Qëllimi i këtij ushtrimi simulues ishte të kontrollojë mekanizmat për lajmërimin e shpejtë (paralajmërimin), verifikimin e informacionit, vendimarrjen lidhur me masat reaguese dhe menaxhimin e operacioneve të pastrimit të naftës në det dhe në breg.

Duke gjykuar protokollet per zhvillimin e këtyre operacioneve, u evidentuan një sërë cështjesh si, nevoja për pajisje shtesë të reagimit të specializuar në rast të ndotjes së mjedisit detar, hartimi i planprogramit të përshtatur të trajnimit, i cili duhet të përgatitet dhe zhvillohet në kuadër të këtij projekti. Gjatë trajnimit u zhvilluan situata të vecanta, që i shërbenin direkt tematikës dhe objektivit kryesor të tij.

Mbas prezantimit të programit dhe qëllimit të tij, nga zonja Violeta Zuna, menaxhere e programit në UNDP, Zoti Vedran Martinic, drejtor i ATRAC dhe ekspert i këtij sektori, filloi me lajmërimin e situatës simuluese duke shpjeguar me detaje, situatën fillestare, situatat pasuese në cdo orë, pozicionin fillestar të anijes, rajonin e derdhjes së naftës, llojin, gjendjen e motit, pra të gjithë elementët e nevojshëm, që pjesmarrësit të analizonin normalisht situatën dhe të merrnin masat përkatëse.

Ushtrimi filloi me një lajmërim të Kapitenerisë Vlorë se, një anije tanker, me tonazh 4000 t, kishte shpërthyer mëngjesin e datës 22 janar, në jug të ishullit të Sazanit, duke ndotur dhe ambientin përreth ishullit. Pjesmarrësit e trajnimit mbas njohjes me situatën, reaguan duke dhënë zgjidhjet e duhura, njëlloj sikur të ishte një incident real. Qëndra e drejtimit të operacionit ishte QNOD. Gjatë zgjidhjes së situatave, u studjuan dhe elementët specifikë që ndikojnë në agrovimin e situatës si rrymat e simuluara, erërat dhe baticat, moti dhe baticë/zbatica, kordinatata e vendndodhjes së anijes kohë mbas kohe dhe procedurat e ndjekjes së situatave nga qendra operative. Përshkrimi, dokumentimi, raportimi, marja dhe dhënia e mesazheve, mbajtja e ditarit nga një person i aftë për këtë punë, etj. ishin cështje të tjera specifike gjatë këtij ushtrimi.

Dhënia e situatave, kontrolli i njohjes së tyre, shpjegimi i saktë, baza e pasur didaktike e përgatitur me kujdes nga organizatorët, pyetjet, diskutimet, debatet, ndarja në dy grupe, fryma e bashkëpunimit midis tyre, bëri të mundur qe pjesëmarrësit te aftesohen, testojnë dhe forcojnë njohuritë e tyre, lidhur me reagimin e duhur ndaj një incidenti të derdhjes së naftës në det, në rrethana të ngjashme me një incident të vërtetë

Sigurisht që marrja, dhënia dhe vlerësimi i situatave të tilla i shërbejnë forcimit të bashkëpunimit midis autoriteteve detare dhe autoriteteve vendore në reagimin ndaj emergjencave të ndotjes detare. Gjithashtu i shërbejnë kualifikimit të personelit të caktuar për mjedisin detar nga Dikasteri, në Prefektura e Bashki, QNOD dhe institucionet e tjera përgjegjëse në bazë e terren. Seminari ja arriti objektivit kryesor për ti njohur specialistët e mjedit detar në vendin tonë se, si procedohet për vlerësimin e situatës, parashikimin e zhvillimit të saj, marrjen e vendimeve për reagimin e duhur dhe drejtimin e operacioneve gjatë eleminimit të ndotjes detare në Adriatik e Jon.

Këto trajnime i shërbejnë direkt testimit, rishikimit dhe përmirësimit të Planin Kombëtar të Emergjencave detare në vendin tonë, kryesisht ato për ndotjen nga nafta dhe mbetjet të saj.

Tashmë, institucione pjesëmarrëse, si pjesë e sistemit reagues të shtetit shqiptar, kanë rreth 40 specialistë të aftësuar me njohuritë dhe praktikat përkatëse për incidente të tilla. Theksojmë se në zbatim të projektit për menaxhimin e ndotjeve detare dhe rritjen e sigurisë në det e porte, në të ardhmen do ketë të tjera trajnime e aktivitete, që i shërbejnë direkt kësaj cështje të rëndësishme për vendin tonë.

***

Simulation exercise for managing marine pollution incidents

40 specialists are trained to manage marine pollution

 On 22 January 2019, a training for the prevention and management of marine pollution was carried out in the Royl-G Durres hotel hall, which was carried out within the framework of the project “Marine and coastal pollution management for the enhancement of maritime safety and ports in accordance with EU law and maritime policies “, funded by the Croatian government, as a bilateral project between the Republic of Albania and the Republic of Croatia.

This simulation exercise was organized by the Croatian ATRAC and UNDP Marine Pollution Response and Prevention Center, with the participation of representatives and specialists of our state and private institutions, whose activity and role is directly related to maritime safety, namely: – Ministry specialists Energy, Infrastructure, Marine Directorate, Port Authority Durrës, Lezha, Vlora, Saranda, Shengjin, Petrolifera Vlorë, Porto Romano, QNOD, Emergency Sectors in the Prefectures of Shkodra, Lezha, Durrës, Tirana, Vlora and Fier Coastal, Naval Marine Specialists and Naval Force Command, etc.

Also attended by representatives of the Embassy of the Republic of Croatia in our country.

The training was organized and overseen by UNDP Albania, ATRAC and QNOD.

The purpose of this simulation exercise was to control the mechanisms for rapid notification (warning), information verification, decision-making regarding response measures and management of oil and seawater purification operations at sea and shore.Judging the protocols for the development of these operations, a number of issues were identified such as the need for specialized response equipment specializing in the pollution of the marine environment, the development of a tailor-made training curriculum, which should be prepared and developed within the framework of this project. During the training, special situations were developed, which served directly the theme and its main objective.After presenting the program and its purpose, Mrs. Violeta Zuna, program manager at UNDP, Mr. Vedran Martinic, director of ATRAC and expert of this sector, began with the announcement of the simulation situation by explaining in detail the initial situation, the following situations in every hour, the initial position of the ship, the oil spill region, the type, the weather condition, so all the necessary elements, so that the participants would normally analyze the situation and take the appropriate measures.The exercise began with a statement by the Capitol in Vlora that a tanker with 4000 tonne tonnes had exploded on the morning of January 22, south of Sazan Island, polluting the surrounding area around the island. Training participants after getting to know the situation reacted by providing the right solutions, just as if it were a real incident. The operating center of the operation was QNOD. During the resolution of the situation, specific elements were also studied that affected the situation, such as simulated currents, winds and tides, weather and tidal forces, time-coordinated ship location coordinates, and tracking procedures from the operating center. Description, documenting, reporting, picking up and messaging, keeping a diary from a person skilled in the job, etc. were other specific issues during this exercise.

Providing situations, controlling their knowledge, accurate explanation, a rich didactic base carefully prepared by the organizers, questions, discussions, debates, split into two groups, the spirit of cooperation between them, made it possible for the participants to be trained, test and strengthen their knowledge of the right response to an oil spill incident at sea, in circumstances similar to a real incident

Of course, receiving, giving and evaluating such situations serves to strengthen cooperation between maritime authorities and local authorities in responding to marine pollution emergencies. They also serve the qualification of designated marine environment personnel from Dikaster, Prefecture of the Municipality, QNOD and other institutions based on the ground. The seminar reached the main objective to recognize marine specialists in our country, how to proceed to assess the situation, forecast its development, make decisions for the right response and run operations during the elimination of marine pollution in the Adriatic Ionian .

These trainings directly serve the testing, review and upgrading of the National Maritime Emergency Plan in our country, mainly those for oil pollution and its residues.

Already, participating institutions, as part of the Albanian state’s reaction system, have about 40 specialists trained with the knowledge and practices relevant to such incidents. We emphasize that in the implementation of the project for management of marine pollution and increase of sea and port security, in the future there will be other trainings and activities that directly serve this important issue for our country.

 

Filed Under: Sociale Tagged With: ndotjet detare, Shefqet Kercelli, trajim

Bëni për Setën atë që bëtë për HEC-in e Holtës!

January 25, 2019 by dgreca

PO SETËN – BUKURINË E BUKURIVE, ÇIDHNËN –  VENDORIGJINËN E GJERGJIT TË GJON DIBRANIT  DHE  SHESHBETEJAT E TIJ, A I KE DËGJUAR ZONJA BALLUKU? PO JU ZOTI KLOSI?/

1 hec2 HEC3 HEC

Një letër në “Shqipëria që duam”/

Shkruan: Abdurahim Ashiku/ Athine/

Ra Zagoria dhe Kryeministri Rama foli…
“Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga HEC-e, gurore, etj.”
Ra Holta dhe ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikes Balluku doli publikisht, me zë e me figurë:
“I papranueshëm rasti i ndërtimit të HEC-it mbi kanionin e Holtës në Gramsh…”
“Së bashku me Ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin…”
“Dua ta them shumë qartë: vërtet HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi, por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore…”
Mbase nuk i ka dëgjuar “Zërat e Setës” zonja Balluku. E re është dhe i falet ani se gazetat, emisionet televizive, me zë e me figurë, demonstratat e banorëve, gjyqi publik i hapur (por i shtyrë për në “kalendat greke” dhe “javën pa të shtunë”) kanë qenë “daulle me lëkurë dhie” sa nuk besoj të mos i ketë dëgjuar njeri brenda e jashtë kufijve (përveç pushtetarëve veshmbyllur me dyllë).
Me jua thënë me fjalë zor se i merrni vesh. Duhet të shkoni atje që krijuesi i asaj bukurie t’ju presë e tu uli gjunjët në tokë.
Dhe të faleni.
Kështu më ka ndodhë dekada më parë kur shoqëroja një delegacion gazetarësh liqeneve të Lurës.
U befasova, ndërsa ata i luteshin Zotit për bukurinë që u kishte mbirë në sy…
Seta është një ndër degët e Drinit të Zi, 13 kilometra që nga burimet e saj në Gurë Lurë e deri në Arras, ujëplotë gjatë gjithë vitit…
Seta rrethohet e thellohet nga një histori trimërie dhe heroizmi, qëndrese dhe sakrificash sa në sipërfaqe tokësore nuk e ka asnjë vend në Shqipëri, (mbase edhe në botë), në mesjetë veçanërisht, por edhe në ditët tona.
E kam jetuar Setën në “tamë të vijës”, atje ku merr rrugë një kanal që i foli kohës me një “piketë me plumb pushke”, me trimërinë më të pastër e më heroike të dibranëve, me rrjedhën e ujit në gjashtë kilometra mbi e mes shkëmbinjve të paarritshëm deri atëherë, me tetëqind metro tunel nëpër Gjalicat asokohe të pakalueshme…
Në korrik të vitit 1967 uji i Setës vaditi për herë të parë tokat e Çidhnës për të vijuar në vitet më tej drejt Dardhës e Reçit nga njëra anë, me sifon drejt Sinës e po me sifon drejt Fushës së Çidhnës dhe Kastriotit deri në Vakuf në dhjetor 1969…
Edhe sot, po të kalosh anës kanalit të Setës, Gjalicave, rrugicës si fije peri që varet pas shkëmbinjve (nuk ta rekomandoj Ju zonja Balluku, Klosit i them që të kalojë sapo të shkrijë bora) pyet i habitur “Çfarë njerëzish kanë qenë ata që u varën në këto hone të thella, që çanë malin dhe krijuan këtë vepër ujore, këtë vepër arti me përmasa marramendëse?”.
Është krim që nuk është shpallur “Monument kulture”…
Në gazetën “Bashkimi” të 30 gushtit 1967 shkruhej: “…Më 1 mars filloi puna. Uji në bazë të planit duhej tu jepej fshatarëve në vitin 1969, kurse ai filloi të rrjedhë 6 muaj pas fillimit të punimeve, pra dy vjet para afatit…Ishte planifikuar të punohej gjatë tre vjetëve, të hapeshin tre tunele, të punohej në 6 fronte pune. U punua 6 muaj, u hapën 13 tunele, u punua në 26 fronte pune njeri më i vështirë se tjetri…”
Nuk ka degë të Drinit të Zi ku të jetë shkruar kaq pastër trimëria dhe begatia, heroizmi i vjetër dhe heroizmi i ri i një populli që e ka në gjak punën, shpatën dhe barotin…
Atje ku derdhet Seta u shkrua për herë të parë, me majën e shpatës, trimëria e përbashkët e shqiptarëve, fitorja e madhe kundër ushtrisë më të madhe, më agresive e më të pajisur në armë dhe urrejtje, kundër Perandorisë Osmane, në betejën e Torviollit…
Atje, në brigjet e saj u derdh aq gjak sa nuk ishte derdhur asnjëherë në trojet shqiptare. Mënia e osmanlinjve nuk njohu kufi, shoi një qytet të tërë, qytetin e Çidhnës, folenë e trimërisë dibrane e Skënderbejane…
Nuk dua të hy në “thekrën e historisë”. Është e dendur, më e dendur se kudo në Dibër. Le të hyjnë historianët…
Seta, burimet e saj, kanionet madhështore shpallur “Monument natyre” po humb bukurinë, po humb atë fjalë që faqeve të gazetave dhe gojëve të pushtetarëve nxirret me pasthirrmë, TURIZMIN, po i mohon trevës së Çidhnës e Sinës të ardhmen e vet, po u shkul rrënjët atyre banorëve që brez pas brezi rrënjë e degë të reja vegjetuan.
Flitet për jo një por për katër hidrocentrale mbi Setë….
Po citoj nga shtypi…
“…Tre veprat e marrjes të cilat do të ndërtohen rreth kuotës 489 m (e para në shtratin e përroit të Setës dhe dy të tjerat në dy degët në krahun e djathtë të rrjedhës së saj), tre dekantues, tre basene presioni, nga të cilët dalin tre tubacione me presion me të cilët para hyrjes në tunel bashkohen në një të vetëm. Gjithashtu mbas bashkimit të tubit në një të vetëm me D=200 mm, tubi hyn në tunel rreth 800 m, dhe disa metra më andej hyn prapë në një tunel 140 m ku tubi i presionit do jetë futur në tunel dhe mbas daljes së tij shkon direkt në godinë që do të ndërtohet në afërsi të derdhjes së përroit në lumin Drin rreth kuotës 385 m.”
Nuk mund të heshtja.
Shënova…
Ky është shkatërrimi total i bukurisë së bukurive dibrane, masivit të Setës. Gjithë këto tuba, gjithë këto tunele, gjithë këto vepra marrje do ta shkatërrojnë tërësisht Setën….
Ju zonjë jeni arkitekte. Lexojini këto e bashkë me ato që thuhen para e prapa, shikoni projektet, shkoni edhe në vend, takohuni me banorët, bisedoni me ta për të kaluarën historike dhe për të ardhmen jetësore, ftoni në  një takim intelektualin Mustafa Tola, historianin Ali Hoxha, studiuesin Murat Koltraka me shokët e tyre…
Dhe bëni atë që bëtë për HEC-in e Holtës.
Edhe pse këmbët nuk mbahen fort nga pesha e 78 vjetëve jetë, edhe pse jam syrgjyn njëmijë kilometra larg, do të mblidhja fuqitë dhe do të bëhesha kallauzi juaj zonja Balluku dhe zoti Klosi në një udhëtim Setës nga derdhja në burim…

Shkruan: Abdurahim Ashiku

Gazetar

Athinë, 25 janar 2019

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Abdurrahim Ashiku, HEC, Holta, SETA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT