• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2019

Kush e shet pavarësinë e Kosovës, do të digjet në robërinë kolonialiste të Serbisë

March 11, 2019 by dgreca

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Askush nuk ka të drejtë ligjore, kushtetuese e as të drejtë juridike ndërkombëtare, që pavarësinë e Kosovës ta hedhë në pazarin e plaçkave  “buvljak” të Beogradit, qoftë edhe për ndonjë shpërblim të  premtuar të “Çmimit Nobel” të ndokujt.

Pavarësisht  se çfarë po kërkon Serbia për përmbysjen e shtetit të pavarur të Kosovës,  tërë territori i Kosovës, duhet të mbetet i paprekuar brenda kufijve të saj ekzistues, të njohur ndërkombëtarisht nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara. 

E drejta e  Kosovës në pavarësinë dhe në sovranitetin e saj

Kërkesa, diktati, imponimi dhe ultimatumet  e trysnisë që po i bëhen Kosovës, që të zhvillojë negociata me Serbinë kinse për  “zgjidhjen përfundimtare të statusit”të Kosovës, përkatësisht për “normalizimin e marrëdhënieve” mes këtyre dy shteteve, është kontestim dhe mohim flagrant i së drejtës së Kosovës në pavarësinë dhe në sovranitetitn e saj (2008-2019).

Kjo e drejtë e Kosovës përbëhet nga pavarësia e jashtme, që do të thotë se askush nuk ka të drejtë ta pengojë në ushtrimin e veprimtarisë së mëvetësishme në fushën e së drejtës ndërkombëtare.

Gjithashtt, kjo e drejtë e Kosovës përbëhet edhe nga pavarësia e brendshme, që do të thotë të drejtën sovrane  të saj, të mos lejojë dhe të mos pranojë  përzierjen e asnjë shteti tjetër në punët e brendshme brenda kufijve territorialë sovranë  të saj.

Sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, pavarësia e një shteti, së këndjemi edhe e shtetit të Kosovës , duhet të zhvillohet në mënyrë të pavrur. Kështu që,  asnjë shtet tjetër nuk ka të drejtë që, sipas dëshirës apo interesave  të ndryshme kolonialiste a hegjemoniste të përzihet dhe të ndërhyjë në ushtrimin e pushtetit të tij sovran qoftë të brendshëm apo të jashtëm.

Në këtë vështrim, koncepti i pavarësisë përfshin edhe të drejtën ekskluzive, autonome, autorizimet dhe kompetecat e plota të qeverisë, që të ushtrojë autoritetin e pushtetit të vet sovran  brenda territorit të vet.

-Çfarë do të thotë “pavarësia” dhe “sovraniteti” pilitik, juridik, kushtetues dhe juridik ndërkombëtar  për shtetin e ri të pavarur të Republikës së Kosovës?

-Asgjë më pak e as më shumë sesa mospranimin, mosnënshtrimin dhe mosvarësinë nga Serbia, nga një shtet tjetër apo nga ndonjë grup shtetesh të tjera. Ndryshe, do të mbetej vetëm ndonjë hedhurinë vazale  dhe koloniale nën protektoratin e ndonjë shtetit të huaj, përkatësisht të Serbisë kolonialiste.

Për të mos përjetuar diç të tillë shkatërrimtare, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, duhet të respektohet dhe të mbrohet (edhe nga politika drejtuese, edhe nga populli) brenda kufijve ekzistues (pa asnjë ndryshim, pa asnjë korrigjim, pa asnjë copëtim dhe pa asnjë shkëmbim) të tërësisë integrale të territorit të Kosovës, pavarësisht nga diktati dhe nga ultimatumet e  Serbisë, të Rusisë dhe të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

Të gjithë duhet ta mbajnë parasysh faktin se Kosova nuk mund të jetë kurrfarë shteti i pavarur në kuptimin  juridik të së drejtës ndërkombëtare e as  në atë të Kartës së Kombeve të Bashkuara nëse do të vihej në raport varësie me kolonializmin e Serbisë gjenocidale (1912-1999) apo të ndonjë shteti tjetër, sepse në këtë rast, do të kufizohej dhe, do të pengohej në ushtrimin e pushtetit të pavrur dhe sovran brenda territorit të saj summa potestas.

Pra, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, duhet kuptuar se nuk janë pronë private e as shtetërore as e Serbisë, as e liderëve të shitur politikë të Kosovës, as e Moskës e as Pekinit, etj., por vetëm e SOVRANIT-popullit SHQIPTAR mbi 2 milionë të Kosovës.

Prandaj, mos luani me fatin e Kosovës së pavarur dhe sovrane se mund të digjeni e përvëloheni nga padrejtësia e politikave të vjetra kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë së Madhe (1878-1999) dhe të aleatëve të saj tradicionalë sllavë dhe prosllavë evropianë dhe ndërkombëtarë. Këtë “eskorta drejtuese” shtetërore e Kosovës, duhet ta mbajë parasysh, sepse në çafrëdo forme qoftë, do të copëtohej territori i Kosovës,  kjo më nuk do të figurojë si shtet në Ballkan. 

Sa më sipër, duhet të kuptohet, të mbrohet dhe të trajtohet drejt pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës,  JASHTË tutorisë koloniaiste dhe neokoloniaiste të Serbisë dhe të çdo shteti tjetër partner favorizues i mbrojtjes së kolonializimit shekulor të saj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Demonstratat 1981: Kosova Republikë

March 11, 2019 by dgreca

Ne Foto:Demonstratat e vitiate 1981

-Kosova me demonstrata para 38 viteve kërkonte të bëhej Republikë/

PRISHTINË, 11 Mars 2019-Gazeta DIELLI/ Në Prishtinë para 38 viteve, në 11 mars,  studentët nisën protestat e para të 1981-tës që vazhduan dhe u bënë demonstrata masive studentore e gjithëpopullore me kërkesë themelore për Republikën e Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përkujton se,  pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike. “Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërrua në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës. Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avansimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës”, thekson Presidenti Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj vlerëson se,  demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. 

“Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë. Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, shprehet Kryeministri Haradinaj./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Demonstratat

Trepça, zbatim Statutit të ri

March 11, 2019 by dgreca

-Regjistrimi i Shoqërisë Aksionare Trepça, koordinim për zbatim të Statutit të ri/

PRISHTINË, 11 Mars  2019-Gazeta DIELLI/ Menaxhmenti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit  (AKP) priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, i cili informoi lidhur me regjistrimin e Shoqërisë Aksionare Trepça.

“Gjatë këtij takimi theks i veçantë u vendos mbi rëndësinë e koordinimit të ngushtë në mes të këtyre dy institucioneve përmes ekipeve të përbashkëta me Shoqërinë Aksionare Trepça në mënyrë që të gjitha obligimet që dalin nga ligjet relevante për institucionet tona të përmbushen me kohë”, thekson njoftimi i dërguar.

Gjiganti ekonomik Trepça në 2019-tën u bë me Statut të ri. Në 3 shkurt Propozim-Statuti i Shoqërisë Aksionare Trepça Sh.A.​ u procedua Kuvendin 120 anëtarësh dhe kaloi me 80 vota pro, pasi i propozuar nga Bordi Mbikëqyrës është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në 25 janar. Versionin e ri të Projekt-Statutit Qeveria e dërgoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili në 8 tetor 2016 ka shqyrtuar edhe për herë të dytë dhe ka miratuar Ligjin për Trepçën.

 Miratimi Statusit të Shoqërisë Aksionare Trepça Sh.A. mundëson zbatimin e Ligjit për Trepçën dhe versioni i ri është në pajtueshmëri të plotë nga të gjithë akterët që ndikohen nga kjo kompani, është theksuar në mbledhjen e Qeverisë dhe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Trepça, pasuri e madhe shumëmiliardëshe e Kosovës, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës para gati 20 viteve, në qershorin 1999, Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial dhe në Kosovën e lirë nisën përpjekjet për rimëkëmbje./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Status I ri

NJERIUT TË ARDHUR NGA FERRI I KUQ – SHQIPTARËT PO I DREJTOHEN:IK!

March 11, 2019 by dgreca

NGA AGUSTIN M. MIRAKAJ

Thirrjet poshtë komunizmi, në protestën para Konsullatës Shqiptare në New York, tregojnë qartë se nomeklatura e vjetër drejton me bijtë e saj qeverinë shqiptare, e cila po zhyt vendin në një kaos total.Nga njëra anë tregojnë se Shqipëria është baçe me lule dhe nga ana tjetër baçja po thahet se nuk ka ujë.Tashmë sovrani është çuar në këmbë me protesta të përmasave të pa imagjinuara si kurrë më parë.Kryeministri Rama del ne media si dikur faqeziu Ramiz Alia. Bën të pafajshmin “SI NJË KUKULL CIRKU”, sulmon, ofendon, trillon, shantazhon shqiptarët, por harron një thënie te vjetër popullore që thot “fshati digjet e k… krihet”.Edi Rama s’tregon mungesë shqetësimi apo interes për dëshirat apo mendimet e Shqiptarëve.Sot ti tiran sundues absolut i pakufizuar nga ligj dhe kushtetuta, një uzurpator i sovranitetit. Sundimtar që ushtron pushtet absolut. Tashmë i ngjan E.H., “largqoftit” me autoritet dhe pushtet. I portretizuar si mizor e sundues, i pakufizuar ke rrëmbyer pushtetin legjitim.Portretizim i LargqoftitTirani mund të mbrojë qëndrimin e tij me mjete shtypëse.Në 28 vite tranzicion Shqipëria po rrëshket në një humnerë të pa fund. Sinjali telefonik “ZËRI i LIRË” ndërpritet.Sot bandat dhe krimi i organizuar drejtojnë shtetin shqiptar.Të ashtuquajturit analistë, analizojnë dhe ç’analizojnë kryeministrin për bëmat e tij.Sa të mira dhe sa të keqija ka, sa i gjatë sa i shkurtër, kollare të kuqe apo kollare të bardhë, thanë të huajt kështu apo ashtu, e mbështesin apo e shfajësoin si njeriun e rënë nga qielli.Kryeministri Rama, politikanët, analistët apo kukullat e cirkut, të kësaj kategorie shkatërrojnë çdo sekond Shqipërinë.E vetmja shpresë për Shqipërinë e për shqiptarët kudo që ata ndodhen i ka ngelur një betejë e pa mbaruar.Të çohen dhe ta rrëzojnë këtë sistem të marrë nga bandat me dhunë, me vota të blera të marrë padrejtesisht.“Edi Rama ik”. Politikanë keqbërës dhe keqdashës ikni.Koha tashmë është e shqiptarëve, e atyre që e duan Atdheun si një vend Perëndimor.

Filed Under: Politike Tagged With: Ferri i Kuq, Komunizmi

NAUM PRIFTI SI PERKTHYES

March 11, 2019 by dgreca

Ne Foto: Profesoresha Mjaftime Dushollari me mbesen Klara

Dr. Mjaftime Dushallari

U kenaqa shume kur Julika Prifti me dhuroi librin “Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” per mbesen time te shtrenjte, Klaren.  Eshte ky nje nga krijimet e mrekullueshme per femije te njerit nga tregimtaret me te mire ne bote, Roald Dahl, i cili u perkthye nga origjinali anglisht nga tregimtari i njohur shqiptar Naum Prifti dhe u botua per here te pare ne gjuhen shqipe nga shtepia botuese Çabej ne Tirane ne fund te vitit 2018.  

Kam lexuar shume nga veprat e Naum Priftit dhe kam pasur rast te shprehem pozitivisht per to. Ky liber i perkthyer prej tij me beri kurioze te njoh tregimtarin tone te talentuar ne nje aspekt tjeter, si perkthyes.  Me kete qellim, e lexova librin vete perpara se sa t’ia lexoja Klares.

Dua te theksoj se vete zgjedhja e ketij libri per t’u perkthyer nga Naum Prifti eshte shume e gjetur.  Se pari, sepse mjeshtri i tregimit shqiptar ka zgjedhur te perktheje vepren per femije te kampionit te rrefimit boteror, Roald Dahl.  Se dyti, Naum Prifti dhe vete ka shkruar shume vepra te bukura per femije.  Keto jane dy pika te forta takimi midis tyre. Nga ana tjeter, kjo zgjedhje eshte edhe e guzimshme sepse te ngarkon me pergjegjesine e sjelljes para lexuesit shqiptar te vlerave te larta te vepres se rrefimtarit anglez, te zhdervjelltesise se tregimit, fantazise, pasurise se gjuhes, humorit etj.  Keto arsye, gjithashtu, na bejne ne lexuesve te rritim pretendimet per cilesine e perkthimit, i cili per mendimin tim qendron ne shkallen me te larte. 

Vepra qe i jepet ne dore jo vetem femijeve, por mbare lexuesit shqiptar, kesaj radhe nuk eshte thjesht nje perkthim, ai eshte nje shqiperim i perkryer. Struktura e fjalise ne shqip ndryshon shume nga struktura e fjalise ne anglisht.  Struktura e fjalive ne librin “Carli ne Ashensorin e Madh prej Xhami” eshte me se shqiptare. Nuk gjen as edhe nje here te vetme ndonje fjali te tingelloje apo te kete konstruktin e anglishtes. Kjo ben qe historia e bukur fantastike per femije, e shkruar ne anglisht, te behet shume e kendshme dhe e pelqyer ne te gjitha aspektet e saj edhe ne gjuhen tone te bukur shqipe.   

Perkthyesi ka bere nje pune te lavderueshme ne drejtim te gjuhes se vepres.  Ai jo vetem ka gjetur fjalen koresponduese ne shqip, por eshte ndalur, eshte menduar, ka zgjedhur, ka dhene kuptimin, ka pershtatur, ka krijuar fjale te reja sipas rastit. Dhe te gjitha keto e bejne gjuhen aq te zhdervjellet dhe me ngjashmeri me krijimet origjinale te Naum Priftit, sa, kur lexon krijimin e Roald Dahl ne shqip, te duket se lexon nje veper origjinale te shkruar nga Naum Prifti.  

Shprehjet “ia mori kenges” ne vend te “filloi te kendoje”, “u zgerlaq fare”, “po flet kodra pas bregut”, “e bere corbe derri”, “e nise, bitise”, “I re pikes” dhe shume te tjera si keto, jane shprehje shume te gjetura shqiptare qe te bejne ta shijosh me shume kete krijim ne gjuhen shqipe.

Naum Prifti ne kete perkthim duket sikur shpalos gjithe pasurine e gjuhes sone te bukur. Per nje fjale anglisht asnjehere nuk perserit fjalet shqip, por perdor fjale sinonime ose shprehje te ndryshme me te njejtin kuptim sipas situates, qe e bejne tregimin me te kendshem dhe gjuhen me te larmishme. Duhet shkuar shume larg, permend diku ne kreun e pare.  Me tej perdor: Duhet shkuar qamet larg.  Dhe me vone: Atehere kemi shkuar firifiu shume larg.

Ne krijimin fantastik te Roald Dahl ka shume aventura dhe njerez qe i kryejne ato, te cilet autori ne shumicen e rasteve i quan “crazy” (te cmendur).  Naum Prifti e shqiperon kete tipar te karaktereve per lexuesinshqiptar me epitetet: i krisur, i caktisur, i lajthitur, apo me shprehjet: I ka ikur fiqiri, ka shkare nga mendte, ijane liruar vidat etj. Shpesh perdor dhe format dialektore te krahines se vet si: I lojtur nga mendte, lojti nga fiqiri etj.  Ndonjehere, edhe ne te njejten situate perdor epitete te ndryshme sinonime per te karakterizuar sa me mire gjendjen emocionale te personazheve si, u bukosen, u nemiten, u pataksen.

Ashtu si ne veprat origjinale te Naum Priftit, ku humori eshte gjithmone i pranishem, edhe ne kete perkthim, ai hera heres krijon humor apo i jep fjales nota humoristike.  Keshtu ne kreun e dyte thote: – Mbylle squpin Shanks (jo sqepin).  Apo ne kreun e trete: Je nje kukumjacke plake fytyrefycke. Ne shume raste, perkthyesi e pasuron kontekstin original me krijimet e veta si ne kreun e tete kur thote: o moj brekushe, o moj corrushe, o moj larushe.  Ne te njejtinpjese vazhdon: E merr vesh c’ka me t’gjet / o Cu Me Det?  Per te krijuar efekte humoristike, Naum Prifti rreshton prane njera tjetres edhe fjale onomatopeike si cerceritej – cercerimat apo u cingarisen si cingaridhe etj (kreu 11).  

Perkthyesi zgjedh fjalet edhe ne pershtatje me moshen e karaktereve.  Ai vendos fjale te vjetra shqipe ne gojen e te moshuarve si: “ejani pa menuar”, “bebe grenjare”, “ju pergjerohem”, “te koje foshnjat”, “djalke motak” etj, te cilat do ta pasurojne fjalorin e femijeve shqiptare qe do te kene mundesine te lexojne vepren e shkelqyer te Roald Dahl ne gjuhen shqipe.

Naum Prifti, tregimtari me nje pervoje te gjate dhe te suksesshme letrare, eshte krijues edhe ne fushen e perkthimit.  Per arsye te ndryshme, ai krijon fjale te reja ne shqip si shitmence (qe shet mend apo mendjemadhe) me te cilat do te kenaqeshin femijet shqiptare dhe mbase do t’u pelqente dhe t’i perdornin.  Disa here keto fjale krijohen edhe me ngarkese emocionale si duar thatuqe.  Fjalet e reja krijohen edhe per nevojen e krijimit te rimes, si: lajm turfullites, mendjevertites.

Naum Prifti eshte mjeshter i fjales shqipe.  Ai i zgjedh, i perdor, i pasuron, i krijon dhe luan me fjalet e gjuhes shqipe duke kaluar me lehtesi nga nje pjese e ligjerates ne tjetren, pa humbur asnjehere kuptimin primar te rrenjes se fjales.  Eshte shume tipik formimi i foljeve te reja nga emrat si: Trupi vezak nisi te terkuzejngadale… (terkuze-terkuzej); formimi i foljeve te reja nga ndajfoljet si: iu perqarkua (perqark-perqarkua); formimi i ndajfoljeve te reja nga emrat si: tha mprehtesisht gjyshja (mprehtesi-mprehtesisht), foli ngutshem (ngut-ngutshem), ngulmueshem (ngulm-ngulmueshem), zemerimshem (zemerim-zemerimshem), padurimshem (padurim- padurimshem), terbimshem (terbim-terbimshem) si dhe formimi i disa mbiemrave nga emrat si trupi mamuthor (mamuth-mamuthor).

Ne krijimin origjinal te Roald Dahl perfshihen edhe disa pjese ne vargje. Per mendimin tim, keto jane pjesa me e veshtire e perkthimit, por e realizuar me shume sukses nga Naum Prifti.  Pjesa ne vargje Ninulla e Dados kushtuar personit qe u be president dhe kenga e vajzes shtate vjecare Goldi Pinkelsuit qe piu ilacet e gjyshes, jane nje perkthim dhe vargezim i persosur me rime, me ritem, me nje muzikalitet shume te kendshem dhe me humor qe ia rrit vleren origjinalit.  Perkthyesi ne keto vargje synon te trasmetoje te sakte idene e autorit ne vargje apo strofa, por ne menyren e vet, ne menyre krijuese, duke shtuar fjale shqipe me ngarkese emocionale, duke zgjedhur fjalet per efekte te rimesdhe per ta bere tekstin me te pelqyer per lexuesin shqiptar. Ai madje ndryshon edhe rimen nga ajo e origjinalit sic ia dikton tingellimi i fjaleve te gjuhes shqipe.  Ndersa tregimtari anglez Dahl perdor ne keto vargje rimen ABAB, rima e vargjeve te perkthyera nga Naum Prifti eshte AABB.  Kur krahason vargjet origjinale me ato te perkthyera, perdorimin e shume shprehjeve popullore me se shqiptare, disa edhe te shtuara per te perforcuar mendimin e shprehur, arrin te kuptosh punen e shkelqyer qe ka bere perkthyesi per ta bere lexuesin shqiptar ta shijoje plotesisht kete krijim letrar, ta ndjeje, te qeshe dhe te kenaqet jo vetem me fantazine dhe permbajtjen, por edhe me pasurine gjuhesore qe sjell perkthyesi ne kete veper ne gjuhen shqipe.  Vargjet e shtuara te dados (Ninulla e Dados): C’kam hequr me te, une e di Me plasi shpirtin e shkrete ne rini – duken sikur vihen ne gojen e ndonje te moshuare shqiptare dhe ne rastin konkret kur flitet per presidentin, shkaktojne te qeshura.  Po keshtu edhe pershkrimi i presidentit: shtatin pyll e mendjen fyell / ku ka pune per kete zymbyl.  Kur flitet per vajzen Goldi Pinkelsuit, rreshtin shume te thjeshte anglisht: the doctors gathered round her bed, Naum Prifti e perkthen: Mbledhur mjeket tufe- tufe / rrotull shtratit per konsulte.  Gjithe ketyre vargezimeve ai do t’u jape ngjyra shqiptare. Fundin e vajzes, qe Dahl e vargezon: she is goging, she is going, gone, dead, everybody cried; perkthyesi yne e zgjeron me tej: Ajo po iken, po iken, iken, iku, te gjithe gerthiten dhe me tej shton: Iu shua qiriri, iu keput filli, vdiq, mbaroi…

Ky shqiperim brilant i librit “Carli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” i tregimtarit te shquar boteror, Roald Dahl, tregon me se miri se Naum Prifti eshte jo vetem nje njohes dhe mjeshter i rralle i gjuhes shqipe, por edhe nje njohes i mire i gjuhes angleze.  Per pasoje, ai eshte jo vetem krijues, por edhe nje perkthyes i talentuar. 

Filed Under: Kulture Tagged With: ÇARLI DHE ASHENSORI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT