• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2019

REAGIM-KRYEKAZANI ETIKETON”KAZAN” MEDIAT E DIASPORËS

March 2, 2019 by dgreca

Ç’mund t’i themi tjetër Kryeministrit, që ashtu si “Mbreti lakuriq”, nuk e sheh dështimin e Samitit, siç nuk sheh lakuriqsinë e vetes dhe të Qeverisë që udhëheq, përveçse: Kryekazani je vetë!/

dalip Greca

Të shajë Kryeministri, aq shumë i sharë nga shqiptarët, në këtë situatë të bën nder. Kryekazani së fundmi zgjodhi Samitin e dështuar të Diasporës për të etiketuar Kazan mediat e Diasporës. Pasi etiketoi”kazan” të gjitha mediat e Shqipërisë(me përjashtim të atyre që i mbajnë anën dhe paguhen prej tij), pasi nisi dyluftimin e humbur në distancë me “Zërin e Amerikës”, së fundmi ai hapi frontin e ri antimedia me Mediat e Diasporës, që i dolën kundër në Samit. Natyrisht Mediat në Diasporë ndjehen mirë që i sulmon Kryekazani i mediave të paguara, që i bëjnë fresk atij.

Çfarë të pavërtete shkroi Media e Diasporës përveçse paralajmëroi dështimin e Samitit të Dytë të Ramës, siç patën parashikuar dështimin e Samitit të Parë?

Përveç atij, që e quan sukses Samitin e dytë, ashtu si të parin, gjithë të tjerët e panë se ai ishte veçse një një fasadë për qeverinë e tij dhe shënoi dështimin e radhës.

Shqiptarë;  A e dëgjuat kryeministrin tuaj tek duartokitej gjatë fjalimit të  tij butaforik në Samit,kur deklaronte se: Nga Samiti i parë në të Dytin është shënuar një sukses i madh sepse në Parlamentin e Maqedonisë flitet Shqip?

Se në Komunën e Tuzit, shqiptarët janë bashkë etj etj…!

Së pari, Shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Mal të Zi, ashtu si dhe ata në Luginën e Preshevës, nuk janë pjesë e Diasporës, por shqiptarë etnik në trojet e veta.

Së dyti, asnjë nga sukseset që përmendi ai, nuk burojnë as nga Samitet e Ramës, as nga qevria e tij.

Së treti, Diaspora, veçanërisht ajo e Amerikës, e bojkotoi Samitin e Ramës, që ai e quan Sukses. Jo vetëm Vatra me 13 degët e saj nëpër shtetet e Amerikës së Veriut dhe në Kanada, por edhe shoqatat me peshë si: Albanian Roots-Rrënjët Shqiptare, më i madhi bashkim i të rinjëve shqiptarë në Diasporë-Organizatorë të Paradës së Madhe Kuq e Zi në SHBA, Bijtë e Shqipes në Filadelfia,organizata serioze në SHBA,  institucionet fetare në të gjithë Amerikën, nuk e morën rrugën për t’i mbajtë Isoooo, Ramës. Ky është një tregues i mjaftueshëm, për të vlerësuar Samitin Rama & Majko.

Gazeta DIELLI, që shënon 110 vjetorin e botimit të numrit të parë, Dekane e shtypi shqiptar, që vjen prej Kohës së Rilindjes(Jo Rilindjes së Ramë), ndjehet mirë që e udhëhoqi median e Diasporës në paralajmërimin e dështimeve të Samiteve Fasadë 1+ 2, dhe shkrimet e Diellit, u botua në Tiranë.

Ç’mund t’i themi tjetër Kryeministrit, që ashtu si “Mbreti lakuriq” nuk e sheh lakuriqsinë e vetes dhe të Qeverisë që udhëheq, përveçse: Kryekazani je vetë!

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, Kryekazan, Kryeministrit Rama, reagim

Samiti duartrokitës i një realiteti ulëritës

March 2, 2019 by dgreca

1Marjana-Bulku

Nga Marjana Bulku/

Ndodh shpesh që përpara se të rendisësh fjalët ngjyrat të të vijnë më shpejt në ndihmë. Kështu më ndodhi mua ndërsa mundohesha të gjej pak arsyje përtej valës duartrokitëse që rivjen si dallgë që trazon kohët, i zhvesh, i vesh, i qartëson, mjergullon.
Një retrospektivë e errët puthur me nje perspektivë pikpyetjesh ngjyrë rozë…
Nuk jam piktore, por sa herë që nuk gjej dot fjalët, ngjyrat më vijnë në ndihmë.
Simbolika e ngjyrave më shpie në dikur, diku,në diçka … sa shumë të tilla bashkë.
…Dikur i quajtën të arratisur, ua mohuan atdheun sepse kishin kaluar ilegalisht kufijtë e një vendi ku E drejta dhe Liria ishin ilegale.
…Pataj i quajtën huliganë sepse guxuan të tejkalonin mure ndërsa brenda u ishin murosur ëndrat për liri ekonomike, kulturore, politike .
…Më vonë trupat e shumë prej tyre do të lundronin, fundoseshin, zhdukeshin detit të shpresës dhe zhgënjimit.
Vargu që i ikën atdheut plot bukuri dëshmon palumturinë e tyre mbi atë truall të cilit të gjithë ia dimë dhembjet por çuditërisht i duartrokasim vazhdimisht fitoret.
Është e pamundur ti pyesësh të gjithë se përse i ikën atdheut por në dhjetra përgjigje mund të kuptosh mijra fate të përbashkëta si dhe udhëkryqe të njejta gjithashtu.
Në ato dhjetra arsyje ikjesh dashuria për vendin amë dhe dëshira për t’u kthyer aty mbeten sa të gjalla po aq edhe tunduese duke nxitur kështu idealizma e ndjesi me të cilat është krim të abuzosh.
Ne kemi 500 vjet që ikim dhe 100 vjet që duartrokasim. 500 vjet qē derdhim lot porteve, aeroporteve , kufinjve pa pyetur me zë të lartë PSE?
Janë miliona sepse që rënkojnë bri Pse-së 500 -vjeçare dhe nuk ka asnjë sepse përbri duartrokitjes apsurde ka 100 vjet.
Një duartrokitje që e bën të vështirë dialogun mes nesh, të shkuarës , të ardhmes, një përplasje apsurde duarsh kur shpirti rënkon, një gëzim i shtirur kur familja copëzohet, një ngërdheshje hipokrite kur plaga të lexohet në sy…një pamundësi për të thënë dhe shpjeguar çfarë do të ishte më mirë .
E bota qeshet me ne , teksa duartrokasim zhgënjimin tonë.
Në vargun e duartrokitësve diku , dikush rrinte i ftohtë, do të ishte dialogu më domethënës që edhe pse në mes të furisë apsurde të duarve që rrihen , më rrëfente fatin e dhimbshëm të një atdheu të cilit i ikin bijtë e vet çdo ditë.
Heshtja e tij rrëfente për babain që dikur i ishte arratisur, vitet e vështira të rritjes pa prind , mes goditjesh që vetëm në Shqipëri kanë ndodhur, fëmijët e larguar rishtaz, shtëpitë e tyre të boshatisura. Mes ikjesh të shumëfishta ku natyrshëm kjo e fëmijëve dhemb më shumë ai qëndronte ftohtësisht i fortë. Në duar shtrëngonte një tufë çelësash, me siguri të shtëpive të boshatisura , pa zëra fëmijësh plot ulërima dhe ofshama prindërish që si ky kanë mbetur vetëm në atdheun e braktisur me një popull që duartroket edhe pse siguria i mungon, shërbimi shëndetsor, uji i pijshëm.
Eh sa e sa të tillë ka nëpër qytetet tona ?!
Por duart tona janë mësuar të rrihen për më të mirët, më të sukseshmit, më të fuqishmit që kanë para dhe pushtet pa dëgjuar kurrë ato rënkimet e vërteta të ketyre shtegtimeve 500 vjeçare nëpër të cilat ndodh që të takosh edhe suksesin por ne e dijmë se nuk ka sukses më të madh sesa kur atdheu , familja, jeton dhe gëzon liri ekonomike e më gjërë.
Kërcitja e çelësave ma zëvëndësoi në çast atë zhurmë duartrokitëse ,me zëra fëmijësh, gurgullimë uji dhe tinguj të rralluar dasmash ndërsa për ti vizatuar këto , çuditërisht ngjyrat nuk po më vinin më në ndihmë.
Mars 2019

 

Filed Under: Featured Tagged With: i një realiteti ulëritës, Marjana Bulku, Samiti duartrokitës

‘Vatra’ tregon pse e refuzoi Samitin e Ramës për Diasporën: Pa seriozitet, pa brumë, pa opozitën!

March 2, 2019 by dgreca

“Ku e sheh qeveria shqiptare diasporën shqiptare në botë, pas 20 vjetësh?! Pas 30 vjetësh?! – ishte pyetja që ngriti Mishto dhe përbënte thelbin e problemin. – Kur flitet për një samit duhet bërë një punë e madhe paraprake me grumbullimin e ideve, mendimeve, problematikës…./

1 Dritani flet

Përse Federata Panshqiptare “VATRA” e refuzoi Samitin e Diasporës? Në një intervistë për Syri.net, z.Dritan Mishto, Kryetar i Federatës Panshqiptare te Amerikes “Vatra” në Amerikë doli drejt e në thelb të çështjes duke argumentuar se mospjesëmarrja e tyre lidhej me mungesën e seriozitetit të Qeverisë shqiptare, të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Pandeli Majko në organizimin e samitit.

“Ku e sheh qeveria shqiptare diasporën shqiptare në botë, pas 20 vjetësh?! Pas 30 vjetësh?! – ishte pyetja që ngriti Mishto dhe përbënte thelbin e problemin. – Kur flitet për një samit duhet bërë një punë e madhe paraprake me grumbullimin e ideve, mendimeve, problematikës që ekziston dhe ky samit duhet të shërbejë me daljen e dokumentave thelbësore, që të jenë një platformë për mendimin modern shqiptar në politikë, mendimin shoqëror, kulturor, për të gjitha  problemet që shoqërojnë diasporën.  Këtë ne nuk e kemi, ndaj nuk mund të merrnin pjesë në një samit thjesht për fasadë!”

Problemi i dytë që ngriti Mishto me forcë, ishte mungesa e bashkëpunimit të qeverisë me opozitës; njëanshmëria në organizimin e samitit, në një kohë kur diaspora që ka shumë respekt për opozitën, ka nevojë të dijë se cili do të jetë qëndrimi i saj kur të vijë në pushtet. Ndaj duhet një platformë e miratuar nga të dyja kahet, me qëllim që ajo të mos rrëzohet nga qeveritë pasardhësve.

Si shembull të kësaj njëanshmërie, Mishto solli faktin se në Samitin e Parë të Diasporës, ata kërkuan takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin, takim që nuk ishte planifikuar nga organizatorët.

Pyetjes, a ishin ftuar në Samitin II të Diasporës, Mishto iu përgjigj:

“E vërteta është se Federata Panshqiptare e Amerikës kishte ftesë por nuk është vetëm çështja e ftesës. Ne mendojmë më gjërë pjesëmarrjen në një samit dhe ne kemi rezerva të mëdha për mënyrën se si Qeveria dhe Kryeministri aktual po shprehin respektin e tyre ndaj diasporës shqiptaro-amerikane në krye të së cilës qëndron Vatra.

E them këtë sepse ministri i Diasporës z.Majko e kryeministri z.Rama, e kanë vizituar SHBA-të disa herë dhe nuk kanë gjetur mundësi – ndoshta dhe për arsye që nuk kanë të bëjnë …flas për vizitat e tyre që nuk kanë qënë fare shtetërore –  nuk kanë pasur mundësi të vijnë të vizitojnë Vatrën.

Duhet të kuptojmë që respekti ndaj Federatës Panshqiptare Vatra është respekt për një histori të tërë; ka edhe arsye të tjera të mospjesëmarrjes sonë. Bëhet fjalë për raporte institucionale.

Dua të them që Kryeministri dhe ministri organizojnë të dytin samit radhazi dhe jemi pro mbajtjes së aktiviteve të tilla. Ajo që ne na shqetëson si në rastin e parë dhe të dytë është mungesa e seriozitetit në organizimin e samitit.”

I pyetuar nga gazetari Alen Xhelili se si e refuzuan këtë organizim që i kushtoi 650 milionë euro qeverisë, Mishto tha:

“Po flisni me Federatën Panshqiptare Vatra, e cila nuk impresionohet nga shkëlqimet e qeverive. Federata Panshqiptare është themeluar para shtetit shqiptar. Nuk ka etapë të historisë së Shqipërisë që të mos gjendet emri i Federatës Panshqiptare Vatra, në çdo fushë të kulturës, mendimit, gazetarisë etj. e me këtë dua të them që ne jemi shumë thelbësore.

Po kthehem tek thelbi: Ku e sheh qeveria shqiptare diasporën shqiptare në botë, pas 20 vjetësh? Pas 30 vjetësh? Kur flitet për një samit duhet bërë një punë e madhe paraprake me grumbullimin e ideve, mendimeve, problematikës qe ekziston dhe ky samit duhet të shërbejë me daljen e dokumentave thelbësore, që të jenë një platformë për mendimin modern shqiptar në politikë, mendimin shoqëror, kulturor, për të gjitha  problemet që shoqërojnë diasporën.

Këtë ne nuk e kemi, ndaj nuk mund të merrnin pjesë në një samit thjesht për fasadë. Qëllimi i Vatrës është të marrë pjesë në aktivitete që kanë produktivitet, që kanë brumë dhe prodhojnë diçka.

Ajo që duhet të na shqetësojë për Samitin është që ky samit duhet të dalë me një dokument thelbësor dhe të na bëjë të ditur për 20-30 vitet e  ardshme ku e sheh qeveria shqiptare, diasporën.

Në këtë samit, bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës është shumë i rëndësishëm në sytë e diasporës shqipatre sepse ne duam që nesër të mos vijë një qeveri tjetër dhe të na thotë se ne nuk e njohim këtë dokument.

Ne kërkuam edhe në takimin e parë, kur nuk ishte përcaktuar një takim i “Vatrës” me Presidentin Bujar Nishani, kreun e shtetit. Shmangia tregon se këtu ka njëanshmëri dhe tendencë.

Pse të mos ishte sot në atë samit dhe një seancë e veçantë me opozitën shqiptare, sepse të gjithë nesër janë të interesuar se çfarë do të bëjë ajo në atë ardhmen?!

Ndryshe është ftesa, pra, ndryshe është kur ulesh dhe punonon bashkë për një produkt pozitiv. Nëse këto nuk bëhen bashkë, atëhërë ka një problem shumë të madh, unë jam shumë i bindur se opozita shqiptare është shumë e interesuar për diasporën, por dhe ne duhet të mbajmë qëndrime kritike ndaj qëndrimeve fasadë. Nëse sot një spital në Shqipëri nuk ka një rezonacë dhe ti të harxhosh këtë shumë parash për një takim fasadë pa asnjë vlerë….

Disapora kërkon materiale të vlefshme, platforma mendimi politik, shoqëror, kulturor dhe ai ecën vetë, kur ka brumë, nuk ka nevojë për reklamë falso.”/ar.sh/SYRI.NET

 

Filed Under: Politike Tagged With: dritan Mishto, Ja pse i Thame Jo Samitit, Kryetar I vatres

Mediat e diasporës janë një kazan

March 2, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Kur ta thotë i huaji, e kalon radhën do e durosh… Po, kur ta thotë i yti, kjo është e ç’është. Janë fjalët e kryeministrit shqiptar në ikje Edi Ramës. Dhe kjo është e kuptueshme, që i ka djegur. Në fakt ka një revansh reagimesh karshi këtij samiti, nuk do thoja qejfmbetje por më shumë indinjative në kuptimin se si shikohet dhe si po gjykohet diaspora nga një qeveri. Dhe nuk po i futem shumë faktit se cila media kazan e diasporës e paska quajtur samiti i vakisë a i përçarjes. Këto janë metoda të shtyrjes së urave të zjarrit, të intrigave të dosjexhinjëve, pasi sado insinuatave qeveritare a fjalës së lirë në shtypin e shqiptarëve anekënd botës. Nuk ka mërgimtar që ta xhelozoj një shqiponjë e artë që merr ta zëm Ekrem Bardha. Pra në diasporë propaganda qeveritare nuk pi ujë.

Mërgimtarëve u dhimbset vendi i tyre më shumë se ata që jetojnë aty. Por që ta kuptosh këtë duhet të jesh emigrant, emigrant jo i strehuar tek miku a shoku si Edi Rama Francë, kur thuthusej me Berishën dhe bodygardëd e këtij të fundit i hynin me dru, por emigrant malesh, kufijsh, gomonesh, maunesh etj. Emigrant llotoje a vizave fallco. Ku ti dijë Edi Rama këto, vet e kishte vizën të garantuar prej kohësh. 

Por këto janë lehje qeveritarësh më se zë të zakonshme nga dheu amë, ca përpjekje a strategji të kahershme aq sa nuk është e rastësishme që diaspora ka banorë të saj edhe ish kryetarë shteti a të përndjekur të tij. Ashtu sikur ka edhe plot nga arkitektët e diktutarusë së proletariatit që akoma flasin për arritjet e Enver Hoxhës në ndërtimin e socializmit, megjithëse nga ana tjetër marrin ndihma sociale a karta ushqimore të kapitalizmit. Njëri nga emigrantët aty foli shkurt dhe tha se një shqiptar në botë është një ambasador i vendit të vet. Dhe me të drejtë. Dhe nuk janë pak, por rreth 40% e kombit. Bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për tu integruar dhe suportuar njëri-tjetrin. Arrijnë deri aty sa me disa kuota dhe para të faluara me shpirt, riprodhojnë abetare, japin falas kurse të gjuhës shqipe, kanë gazetat e tyre etj. Po ku i di ti këto, ti di vetëm ato që të thonë mbi vakinë dhe përçarjen. Në fakt je me fat që të mbajnë në gojë, se, kur shikon që ke sjell aty në sallë, gjithë ish qeveritarët e hequr për dhënien e shqiponjës së artë një emigranti, sinqerisht ta shpif. Kam më butafori se sa kur shikon Lindita Nikollën të japi një çmim të tillë. Absurde, një ish ministre e dështuar dhe e rrëzuar nga protestat e studentëve të dhjetorit të kaluar. Protesta ku edhe ti u solidarizove dhe rrëzove jo vetëm Linditën, Mirelën, por edhe plot të tjerë. Dhe solle ca kapuçonj që për t’u treguar të kulturuar shkojnë e ia bëjnë në kokë edhe Naimit. 

Media e diasporës një kazan thotë… Jo po do të bëjnë qejfin ty që po i shtrydh shqiptarët vetëm duke u kujtuar të zezat e Sali Berishës. Mbete duke thënë shpifësit, thuthutë etj.., kurse kur vjen puna tek përgjimet, investigimet si ai i fundit i Tg2 me kapot e drogës në Shijak, a tregun brutal të medikamenteve, bën batuta me Pandeli Majkon. Nuk është e vështirë të mbledhësh 5 a dhjetë shqiptarë në mërgim, megjithëse shumë syresh të refuzuan. Këto janë gjëra normale dhe nuk ka asgjë anormale të kesh kundërshtarë të ideve a projekteve të tua qeveritare. Por gjithmonë i suksesshëm është ai që përpara se të insinuojë të tjerët, si kazan a tepsi, bën mirë t’i kërkojë llogari vetes, të ironizojë veten. Po ti nuk je nga ai soj, je soj pa kokrra.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, janë një kazan, Mediat e diasporës

Centrifugë

March 1, 2019 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Historia po përsërit veten. Jo më me të vrarë. Jo me pusira, as atentate. Historia është moderne. Çdo gjë është i njëjtë; turmat përplasen me policinë; të djathtë kundër të majtëve, me një LSI që nuk di nga të shkojë. Emrin e ka të majtë, por rruga për pushtetit që duhet të arrijë kalon nga e djathta. Si gjithnjë, parti kompromisi. Historia përsëritet. Ndërkombëtarët dirigjojnë. Për 30 vjet tashmë. Brezat janë ndërruar. Politikanët po të njëjtë. Instinkti i tyre është mbijetesa. Pamje drejt vetes, jo përpara. Kjo verbëri është kthyer në fatalitet për vendin. Globi rrotullohet, çdo njeri është në qendër të tij. Duhet të ketë miliarda qendra ose asnjë. Globi veç vjen rrotull dhe njerëzit bashkë me të si grimcat rrëmujë të ajrit në një furrë centrifugale. Kështu të gjithë do digjen herët a vonë. Nga lart do të shihet një njollë e zezë nga del tym nga oxhaku i njē vendi që digjet.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Centrifugë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT