• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2019

MAESTRO ZHANI CIKO: VATRA, KY ALTAR I SHENJTË I SHQIPTARIZMËS*

March 29, 2019 by dgreca

I ndodhur përballë një të papriture befasuse, Maestro Zhani Ciko, Mjeshtër i Madh, është përlotur tek i është organizuar një surprizë gjatë vizitës në VATËR: Sapo është hapë dera e VATRËS, kanë kumbuar zërat e korit dhe muzika shpërthyese e Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Nga audio dixhitale përcillej Hymni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.

Hymni Vatrës është i hershëm, autori i tekstit ishte Refo Capari me origjinë nga Camëria, ish prefekti i parë i emëruar nga qeveria e Vlorës(por që nuk e ushtroi detyrën), ndërsa muzikën e kompozoi anëtari i Bandës së Vatrës, Ajdin Asllani, i njohur me pseudonimin Leskoviqari. Me rastin e festimeve te 100 Vjetorit te Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100 vjetorit të Themelimit te Federates Pan-shqiptare te Amerikes”VATRA”( 7 muaj para se të shpallej Pavarësisa e Shqipërisë) , Maestro Zhani Ciko, nën dirigjimin e tij realizoi me korin dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit,CD-në  me Hymni e Vatres. Me 28 Prill 2012, me rastin e 100 vjetorit të VATRËS, CD iu bë dhuratë Federatës VATRA nga ish Kryeministri Sali Berisha, gjatë festimeve madhështore në Nju Jork.

  Gjatë vizitës, pas përcjelljes së Hymnit të Vatrës, Maestro Zhani Ciko, shpalosi  historinë e bandës muzikore të Vatrës, e cila në mars 1920 arriti në Shqipëri dhe i bëri shërbime të cmuara Kombit, duke u kthyer nëbBandë e Republikës.

Mjeshtri Zhani Ciko dhe bashkëshortja e tij Rudina Ciko e vizituan Vatrën të Enjten me 28 Mars 2019. Ata shoqëroheshin nga artisti Andis Gjoni. Mysafirët e nderuar u pritën nga kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto. Kryetari Mishto i uroi mirëseardhjen Maestro  Zhani Ciko dhe e prazantoi me bashkëpunëtorët e tij, pajesmarrës në takim.Z. Mishtoi e cilësoi të vecantë vizitën e mjeshtrit Ciko dhe bashkshortes së tij dhe i njohu ata me trashëgiminë historike të Vatrës dhe më veprimtaritë e tanishme si dhe me 110 vjetorin e Gazetës DIELLI.

Me rastin e vizitës së mysafirëve u improvizua edhe një miniekspozitë e rrugëtimit 110 vjecar të DIELLIT, ekspozitë e ideuar nga Editori i gazetës, Dalip Greca dhe realizuar nga Dritan Haxhia. Editori përcolli një historik të shkurtër të Vatrës dhe Gazetës së sja, në prag të 110 vjetorit.

Vizita e Maestro Zhani Ciko krijoi emocione. Në librine  vizitorëve Mjeshtri shkroi:

Vizita e sotme në mjediset e “VATRËS” sonë të dashur është një nga ngjarjet më emocionuese të jetës sime dhe jam i bindur, dhe  bashkshgortes sime Rudina Ciko.

Të jetosh për këto caste në këtë Altar të Shenjtë të shqiptarizmës më të parë dhe të promovimit të intelektualëve më të mëdhenj të Kombit, është një nxitje madhore për kontribute rreth vrullit mendimtar dhe artistik të kësaj “Vatre” të vërtetë dhe punëpoltë përmbi 100 vjet, që sot e më parë…

Mos u shterrtë kurrë ky vrull jetëdhënës!

Qofshin të bekuar të gjithë vatranët që kontribuojnë ende!

Respekt të thellë për burrat e motshëm që e krijuan dhe e lartësuan VATRËN!

Mirënjohje për pritjen!

Zhani Ciko/ Mars 28, 2019!

***

HYMNI I VATRËS-TEKSTI

Vëllezër u dërmua
Errësir’ e Skllavërisë.
Lindi me dirsë nderi,
Një djell’ plot gëzim

Vatra kështjell’ e dashur,
E mëmë Shqipërisë
Me dashuri na mblodhi,
Rreth Shkabës në mërgim.

Për dashuri dhe për bashkim,
Rreth Vatrës të pa ndarë!
Bashkohuni me një mejtim,
Si burra shqiptarë!

……………………………………………………
* Per me shume fotografi shkoni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Featured Tagged With: ZHANI CIKO-VATER

Twenty Years on, Kosovo Remains Unfinished Business

March 28, 2019 by dgreca


Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj and President Hashim Thaci at parliament, 2018. Photo: EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ.

The caller ID indicated that Richard Holbrooke was on the phone. Curious, I thought. Holbrooke was in Belgrade with Slobodan Milosevic negotiating the withdrawal of Serbian forces from Kosovo.

Holbrooke was on the tarmac in Belgrade. Negotiations had broken down and NATO would start bombing the next day.

My heart pounded. After ten years advocating action against Milosevic’s tyranny, it had come to this. The United States was finally backing diplomacy with a credible threat of force.

Holbrooke wanted me to have Albanian-Americans alert their relatives. He knew that Serbian intelligence would be monitoring the calls. Instead of flying back to the US, Holbrooke went to Budapest. He called Milosevic the next morning, offering a last chance.

Milosevic sneered: “America will never go to war to protect Shiptars [a derogatory term for Albanians]”.

NATO started bombing the next afternoon, on March 24, 1999. The air campaign lasted 78 days until Milosevic surrendered. I was proud of America for going to war to stop the genocide in Kosovo.

This week is the 20-year anniversary of NATO’s intervention. Kosovo is free and independent. That can’t be reversed.

However, only 116 countries have recognised Kosovo. When Kosovo declared independence in 2008, Serbia launched a diplomatic campaign to impede Kosovo’s international recognition. It still refuses to accept that Kosovo was lost as a result of Milosevic’s crimes.

Aleksandar Vucic, Milosevic’s chief propagandist and Serbia’s current president, is in denial. He insists that Kosovo is still a province of Serbia.

The Kosovo-Serbia Dialogue was launched in 2011. It was promising at first. However, not much was accomplished beyond agreements on license plates, area codes, and border management. Other agreements were stonewalled by Serbia.

The dialogue became a fiasco. The two sides have not even agreed on the meaning of ‘normalisation’. Serbia refers to the government of Kosovo as the “provisional authorities of Kosovo and Metohija”.

While Serbian officials feign amity at the table in Brussels, they work to undermine Kosovo’s efforts to gain greater global recognition. Supported by Russia, Serbia actively discourages countries to establish relations with Kosovo.

It campaigns against Kosovo’s membership in international organisations such as UNESCO and INTERPOL. It even tries to persuade countries that have recognised Kosovo to withdraw their recognition.

There were no new recognitions last year. Despite efforts by Kosovo’s foreign minister, countries are waiting for the dialogue to result in an agreement before committing themselves. 

Kosovo’s President, Hashim Thaci, has proposed border adjustment in exchange for recognition. Most Kosovars oppose partition. The debate has been a huge distraction. Instead of negotiating with Serbia, Kosovo politicians are arguing with one another.

The partition plan is ill-conceived. Border adjustment gives away land for nothing. Vucic cannot deliver a parliamentary majority to change Serbia’s constitution and recognise Kosovo. He cannot compel the EU non-recognisers, especially Spain, to shift course. There is no guarantee that Russia will lift its veto so that Kosovo can become a member state of the UN.

Moreover, Vucic is playing a long game. He hopes the international community will lose interest, abandon Kosovo, and welcome Serbia into the EU. He wants Brussels to lift Chapter 35, which conditions Serbia’s EU membership on normalisation of relations with Kosovo.

Delay and disinformation are working for Vucic. Serbia uses the tariff as an excuse to boycott the dialogue, which is dormant until the European elections in May and selection of new commissioners in the autumn.

The tariffs are a wedge issue, which has divided Kosovo from the United States. Instead of pressuring Serbia to recognise Kosovo within its current borders, the Trump administration blames Kosovo for scuttling negotiations by imposing a 100-per-cent tariff on Serbian goods. It fails to acknowledge that the tariffs were imposed in response to heavy-handed tactics by Serbia at the INTERPOL meeting last December when Kosovo’s membership was rejected.

Serbia’s insidious agenda includes manipulating Kosovo Serbs. Its efforts to undermine a shared society is an attack on Kosovo’s state-building. Serbia genuinely cares little for Kosovo Serbs. Vucic simply wants to fulfill Milosevic’s project of annexing Serb-populated territories in Kosovo and Bosnia, thereby establishing a ‘Greater Serbia’.

Serbia is seeking to discredit Kosovo in the eyes of the international community and compromise its legitimacy. The uncertainty is taking its toll on Kosovo’s economy. Its unemployment rate is the highest in the region. In the absence of legal status, foreign direct investment has eroded.

The Special Court meanwhile hangs like the sword of Damocles over Thaci’s head. Prosecutors have been conducting many interviews regarding alleged war crimes. Could Thaci’s pro-Serbian stance be a deal with Vucic to withhold information from the Special Court in exchange for a territorial concession that is advantageous to Serbia?

We did not envision such challenges when NATO intervened 20 years ago. The West should come together in support of Kosovo as a sovereign, multi-ethnic state. We learned from the 1990s that territorial integrity is critical to peace and stability in the Balkans.

It is also high time for Kosovars to demand change. If the people of Kosovo don’t do it, the Special Court probably will.

David Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University. He served as Senior Adviser to the US Department of State under Presidents Clinton, Bush, and Obama. He is the author of ‘Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and US Intervention’, published by Harvard’s Kennedy School.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dacvid L. Phillips

KOSOVA DREJT LIRISË, KURRË NUK U NDAL

March 28, 2019 by dgreca

-Kosova 30 vjet nga “Kushtetuta e tankeve” serbe deri në 20 vjet Liri e 11 vjet Pavarësi/

-2019-ta Vit i NATO-s në Kosovë. Festohet 20 vjetori i Lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filluan të  hynin në Kosovë. Këshill Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të NATO-s në Kosovë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 28 Mars 2019/ Kosova në lëvizjen e luftën e shqiptarëve drejt lirisë e pavarësisë kurrë nuk u ndal.

As para 30 vitesh, kur në 28 Mars të vitit 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën shtatë shtete.

Kundërshtimi i fuqishëm rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për Pavaraësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Ibrahim Rugova.

 Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Në 15 Qershor 2008 ka hyrë në fuqi Kushteta e Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. 

Më parë, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë, akti më i lartë  juridik i shtetit ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në ditën e 9 Prillit, e cila është Dita e Kushtetutës – festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e ligjeve e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pasi ato i dërgoi në Presidencë Kryeparlamentari në atë kohë, Jakup Krasniqi.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i UNMIK-ut, Misionit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Në këtë vit – 2019-tën, 11 vjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur do shënohet në kohën kur festohet 20 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion.

Në 8 Janar të këtij viti, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur 2019-tën Vit të NATO-s në Kosovë. “Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre”, theksonte deklarata e Presidencës.

Këtë javë, në 26 Mars Qeveria e Kosovës, në një mbledhje drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, i cili do të udhëhiqet nga ish-Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga. Këshilli do të organizojë, koordinojë dhe hartojë planin e aktiviteteve të jubileut të 20 vjetorit të NATO-s në Kosovë.

Filed Under: Histori

Z. HARRY BAJRAKTI DHUROI $ 5,000.00

March 27, 2019 by dgreca

Z. HARRY BAJRAKTI DHUROI $ 5,000.00(5 Mijë) PËR 110 VJETORIN E DIELLIT

Themeluesi i gazetës Shqiptaro Amerikane “Illyria” z. Harry Bajraktari, biznesmen i njohur dhe një nga  veprimtarët e shquar të Diasporës, dhuroi sot një Chek me shumën $ 5 mijë dollarë, dhurim për DIELLIN në përvjetorin e 110 të gazetës më të vjetër të Botës shqiptare si dhe rezervoi një tavolinë me 10 veta për Drakën Solemne të 110 vjetorit, që do të mbahet me 6 Prill 2019, Ora 6.00..P.M në 3 West Club -51th Street, Manhattan, NY(Në të njëjtën adresë,6 Prill 2019, ora 11.00 fillon Konferenca Shkencore kushtuar DIELLIT-Hyrja e Lirë).

Me 26 Mars z. Harry Bajraktari kaloi një drekë pune me Kryetarin e Vatrës z. Dritan Mishto dhe diskutuan për komunitetin dhe një rol më të spikatur të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, që ka rol të padiskutushëm në Diasporë për 107 vite.

Sot, e Mërkurë-27 Mars 2019, z. Bajraktari, thirri editorin e Diellit në zyrën e tij dhe i dorëzoi atij chekun me dhurimin 5 mijë dollarë për 110 vjetorin e Gazetës.

Ai i shprehu Editorit konsideratat më të larta për gazetën DIELLI, e cila ka hyrë në shekullin e dytë të jetës së vet. Po ashtu u fol për rolin e Gazetës ILLYRIA, vecanërisht gjatë luftës së Kosovës(dhe sot), e cila po përmbyll dekadën e tretë të jetës së saj. Si DIELLI, ashtu edhe ILLYRIA(Ku editori i sotëm i DIELLIT ka 10 vite kontribut), janë vlera për Diasporën shqiptare në Amerikë dhe për Kombin shqiptar,  si të tilla meritojnë përkrahjen e Komunitetit.

VATRA, tha z. Bajraktari, është vlerë Kombëtare, është institucion Kombëtar, që meriton përkrahje dhe afrimin e aktivizimin në radhët e sja të shqiptaro-amerikanëve , që kanë mundësi të kontribuojnë.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës dhe Gazeta e Saj”DIELLI”e falenderojnë z. Bajraktari për përkrahjen e vazhdueshme dhe dhuratën me rastin e 110 Vjetorin e Pavarësisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Harry Bajraktari-5 Mije

DIMRI I GJATE I NATES SE VITIT 1945

March 27, 2019 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/

Ditët e fundit në Prishtinë u promovua libri “Dimri i Gjatë i Vitit 1945” i autorëve Anna Di Lellio dhe Dardan Luta, njofton Zëri i Amerikës nga kryeqyteti i Kosovës, në përvjetorin e Masakrës së Tivarit, me 24 Mars. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca citon autorët e librit, të cilët janë shprehur për Zërin e Amerikës, se libri paraqet një përpjekje për të ndriçuar një prej ngjarjeve më tragjike në fund të Luftës së Dytë Botërore, atë që njihet si Masakra e Tivarit, ku forcat sllave, serbo-malazeze, kanë vrarë një numër të madh shqiptarësh nga Kosova.

E vërteta mbi Masakrën e Tivarit vazhdon të mos njihet zyrtarisht, megjithë dokumentat e mjaftueshme që ekzistojnë, përfshirë pjesëmarrjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, në atë masakër. Sipas historianit Uran Butka, masakrën e ka projektuar dhe realizuar shteti komunist jugosllav. Por sipas dokumentave autentikë që ka zbuluar historiani Butka, serbo-malazezët sllavë, në këtë krim masiv, kishin edhe ndihmën e regjimit komunist të Shqipërisë. Por deri sot, as Shqipëria, as Kosova, zyrtarisht, nuk përmendin këtë tragjedi dhe masakër përmasash ballkanike, lere më që të marrin ndonjë përgjegjësi, sipas autorit të librit, “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”, të historianit Uran Butka.

Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” i historianit Uran Butka, është një kontribut tjetër i rëndësishëm i tij në fushën e botimeve historike. Historiani Butka, thotë se është ana njerëzore si një homazh, për ata të rënë, për ata njerëz që kanë luftuar për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe në asnjë rrjesht të historisë së Kosovës nuk përmenden.

Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” i historianit Uran Butka, është një kontribut tjetër i rëndësishëm i tij në fushën e botimeve historike. Historiani Butka, thotë se është ana njerëzore si një homazh, për ata të rënë, për ata njerëz që kanë luftuar për Kosovën dhe për Shqipërinë që të kujtohen, që të zbardhet e vërteta etragjedisë së tyre, ndërkohë që edhe në asnjë rrjesht të historisë së Kosovës nuk përmenden.

Në mungesë të hulumtimeve nga institucionet akademike shqiptare dhe të mos vullnetit zyrtar politik të Shqipërisë dhe Kosovës këto 30-vjet post-komunizëm, për të zbuluar të vërtetën mbi këtë ngjarje të rëndë në historinë e Kombit Shqiptar, është e vështirë të përcaktohet se sa shqiptarë u vranë me atë rast, por shifrat sipas disa burimeve mund të shkojnë nga 1800 deri në 4000 të rinjë shqiptarë nga Kosova.

Ndërkaq, libri i autores Anna Di Lellio, sociologës italiane që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkautorit Dardan Luta libri, është një histori e ilustruar e asaj masakre, histori e cila është varrosur thellë në arkiva, e shtypur, e neglizhuar apo e manipuluar nga historianët komunistë, gjithmonë e heshtur, ndonëse kurrë e harruar. Autorët thonë se e tregojmë këtë rrëfim përmes zërit të Shaban Pajazitit dhe rekrutëve të tjerë nga Çubreli (Skënderaj), të cilët mbijetuan për t’i treguar historitë e tyre. Burimet arkivore dhe të shkruara japin dëshmi dokumentuese shtesë të rëndësishme, por kontestuese dhe janë një përkujtues i qartë se historia zyrtare nuk është kurrë e plotë pa dëshmitë e pjesëmarrësve.

Autorët Anna Di Lellio dhe Dardan Luta

Falënderojmë Zotin që shqiptarë si Shaban Pajaziti dhe të tjerë që i mbijetuan asaj tragjedie — që mbijetuan “për të tregue”, ashtu si edhe At Zef Pllumi që mbijetoi tragjedinë komuniste e që e përshkruan në librin, “Rrno vetëm për me tregue”. Në të vërtetë, në librin e Zef Pllumit, i referohet edhe tragjedisë së mijëra shqiptarëve nga Kosova të masakruar në Tivar. Ai kujton kolonën e shqiptarëve nga Kosova, që ai me disa shokë të tij kishin parë afër Shkodrës, në udhtim e sipër për në Tivar në mars/prill 1945. Kështu e përshkruan At Zefi këtë episod tragjik në librin, “Rrno vetëm për me tregue”.

“Mbas lutjeve në Shejtnore, për me kthye në qytet vazhduem rrugën mbas kalaje, kah kodrat e Tepes e Ajazma. Në atë kthesë rruge pamë që po vinte nji varg i gjatë i pafund ushtarakësh. Rruga gjarpënonte brijave të atyne kodrave: të gjitha dredhat e leget e sajë ishin plot me atë uniformë të urrejtun. Na hini frigë e madhe dhe u shmangëm mbi rrugë e u ulem si për pushim, tue mendue se ç’e zezë e madhe po i kërcnohej Shkodrës nga nji tjetër valë brigadash partizane. Kur u avitën, pothuej si në parakalim para nesh: Shka me pa! Vetem Komandanti që printe i ndjekun nga katërshja e parë, ishin të armatosun: të gjithë tjerët, djelm të gjatë e të thatë, pa bark, si të remtë e me zigoma të theksueme mbi faqe, të lodhun, të raskapitun, me uniformat zhele të shkopsituna, pa armë, që mezi i lëvizshin kambët prej lodhjes, kalojshin të rreshtuem katër e katër, para nesh. Mbetëm shtang: ç’ishte kjo ushtri!..Këta mezi mbaheshin në kambë! Largas, anash rreshtit, kishin roje të armatosuna që bërtitshin me kërcnim: “Lëviz, luaj këmbët!”.

Ndërkaq, njani prej tyne pat guxim para vdekjes dhe na foli: “Per iza të Zotit a keni nji copë bukë!”. A keni nji copë bukë?! O sa tmerr! As na nuk kishim nji copë bukë: racioni për secilin ishte 300 gram. Edhe na ishim të unshëm. Gjithë popullsia ishte unshëm. Shka të bajshim tashti? “Për iza të Zotit ma jepni nji copë bukë! Për iza të Zotit na jepni nji copë bukë!” Prej të gjithëve filloi të ndigjohej vetëm kjo fjalë që kalonte, kalonte… Kalonte në humnerë… Ato ushtojshin ndër veshë tonë njisoj si ato krismat e nji çekani që rreh gozhdat e arkivolit në bregun e vorrit.
-Prej kah vini ju? — Prej Kosove! Tash nji javë ditë që ecim pa pushue, pa bukë!… Kemi kalue gjithë ato male, male. A ishi të Xhaferr Devës? – i pvetem. Jo, jo. Na jena e zeza e vedit.

Unë kam pa ushtrinë e thyeme të Jugosllavisë së Kralit tue hi në Shkoder ne prill te 1941, e lodhun, e untë, e raskapitun, e shkopsitun. Nuk ka pamje ma të keqe se atë të nji ushtrise se thyeme. Por jo! Tash nuk mund bahej kurrfarë krahasimi me parakalimin e nji ushtrie të tillë: Këtu ishte vetem nji vargan i gjatë, i gjatë pa mbarim i atyne skeletesh të djelmoçave të rij kosovarë që të rrethuem nga dhuna, ecshin drejt kujt?

Mbasi kaluen ata, na zbritëm përsëri në rrugë. Por tue kenë se parakalimi i të mjeruemve na kishte marrë shumë kohë, ateherë u kthyem. Hypem te Ura e Qafës dhe nepër rrugen ma te shkurte menduem me shkue ne Kuvend. Zbritëm poshtë Pazarit të vjetër e duelem në rrugën në breg të liqenit. Prej aty na u çfaq gjithnji ai vargan i gjatë i të mjeruemve që po kalonte mbi Urën e Buenës. Gjermanët, ures i kishin hjekë nji pjesë, pa i prishë ndonji kambë. Partizanët e kishin meremetue përkohsisht me disa trene e drrasa ku mund kalojshin krahas deri në tre-katër kambësorë. Nuk mund u kthyem në qytet pa sjellë kryet e me kundrue edhe nji herë at kob të zi. Në horizont të përendimit, qielli ishte i përgjakun: gjithshka shifej kjartë. Vargani mbi lire ecte i mendueshem dhe rryetas. Ndoshta u dukej se po kalonin mbi urë të Siratit — ura e fundit që lidh botën e gjallë me atë të përtejme.

Ishim në mitologji apo në realitet? …

Mbas disa ditësh në Shkodër u hap fjala vesh në vesh se dikund afër Ulqinit, partizanët kishin vra te gjithe rininë kosovare. O Zot po të lutem më trego: çfarë mekati ka ba ky popull qe meritoi nji dënim kaq të randë? (Marrë nga libri i At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”)

Libri “Dimri i Gjatë i Vitit 1945”, i autorëve Anna Di Lellio dhe Dardan Luta, si dhe libri i historianit Uran Butka, “Masakra e Tivarit dhe Përgjegjësia e Shtetit Shqiptar” dhe kujtimet e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, janë kontribute të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e botimeve historike, dëshmi që sado pak zbardhin të vëtetën mbi krimet komuniste në trojet shqiptare. Të gjithë ne kemi nevojë për këto dëshmi e rrëfime dhe jo vetëm t’i kujtojmë në përvjetorët e masakrave të tilla, si ajo e Tivarit. Siç thotë edhe Ismail Kadare në parathënien e veprës së At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue” — “Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos më shumë, ata që nuk e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit, e të nepërkëmburit, e po aq, në mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt, për të ka nevojë ndërgjegjja jonë.”

Filed Under: Analiza Tagged With: Masakra e Tivari-FranK Shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT