I ndodhur përballë një të papriture befasuse, Maestro Zhani Ciko, Mjeshtër i Madh, është përlotur tek i është organizuar një surprizë gjatë vizitës në VATËR: Sapo është hapë dera e VATRËS, kanë kumbuar zërat e korit dhe muzika shpërthyese e Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Nga audio dixhitale përcillej Hymni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.
Hymni Vatrës është i hershëm, autori i tekstit ishte Refo Capari me origjinë nga Camëria, ish prefekti i parë i emëruar nga qeveria e Vlorës(por që nuk e ushtroi detyrën), ndërsa muzikën e kompozoi anëtari i Bandës së Vatrës, Ajdin Asllani, i njohur me pseudonimin Leskoviqari. Me rastin e festimeve te 100 Vjetorit te Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100 vjetorit të Themelimit te Federates Pan-shqiptare te Amerikes”VATRA”( 7 muaj para se të shpallej Pavarësisa e Shqipërisë) , Maestro Zhani Ciko, nën dirigjimin e tij realizoi me korin dhe Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit,CD-në me Hymni e Vatres. Me 28 Prill 2012, me rastin e 100 vjetorit të VATRËS, CD iu bë dhuratë Federatës VATRA nga ish Kryeministri Sali Berisha, gjatë festimeve madhështore në Nju Jork.
Gjatë vizitës, pas përcjelljes së Hymnit të Vatrës, Maestro Zhani Ciko, shpalosi historinë e bandës muzikore të Vatrës, e cila në mars 1920 arriti në Shqipëri dhe i bëri shërbime të cmuara Kombit, duke u kthyer nëbBandë e Republikës.
Mjeshtri Zhani Ciko dhe bashkëshortja e tij Rudina Ciko e vizituan Vatrën të Enjten me 28 Mars 2019. Ata shoqëroheshin nga artisti Andis Gjoni. Mysafirët e nderuar u pritën nga kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto. Kryetari Mishto i uroi mirëseardhjen Maestro Zhani Ciko dhe e prazantoi me bashkëpunëtorët e tij, pajesmarrës në takim.Z. Mishtoi e cilësoi të vecantë vizitën e mjeshtrit Ciko dhe bashkshortes së tij dhe i njohu ata me trashëgiminë historike të Vatrës dhe më veprimtaritë e tanishme si dhe me 110 vjetorin e Gazetës DIELLI.
Me rastin e vizitës së mysafirëve u improvizua edhe një miniekspozitë e rrugëtimit 110 vjecar të DIELLIT, ekspozitë e ideuar nga Editori i gazetës, Dalip Greca dhe realizuar nga Dritan Haxhia. Editori përcolli një historik të shkurtër të Vatrës dhe Gazetës së sja, në prag të 110 vjetorit.
Vizita e Maestro Zhani Ciko krijoi emocione. Në librine vizitorëve Mjeshtri shkroi:
Vizita e sotme në mjediset e “VATRËS” sonë të dashur është një nga ngjarjet më emocionuese të jetës sime dhe jam i bindur, dhe bashkshgortes sime Rudina Ciko.
Të jetosh për këto caste në këtë Altar të Shenjtë të shqiptarizmës më të parë dhe të promovimit të intelektualëve më të mëdhenj të Kombit, është një nxitje madhore për kontribute rreth vrullit mendimtar dhe artistik të kësaj “Vatre” të vërtetë dhe punëpoltë përmbi 100 vjet, që sot e më parë…
Mos u shterrtë kurrë ky vrull jetëdhënës!
Qofshin të bekuar të gjithë vatranët që kontribuojnë ende!
Respekt të thellë për burrat e motshëm që e krijuan dhe e lartësuan VATRËN!
Mirënjohje për pritjen!
Zhani Ciko/ Mars 28, 2019!
***
HYMNI I VATRËS-TEKSTI
Vëllezër u dërmua
Errësir’ e Skllavërisë.
Lindi me dirsë nderi,
Një djell’ plot gëzim
Vatra kështjell’ e dashur,
E mëmë Shqipërisë
Me dashuri na mblodhi,
Rreth Shkabës në mërgim.
Për dashuri dhe për bashkim,
Rreth Vatrës të pa ndarë!
Bashkohuni me një mejtim,
Si burra shqiptarë!
……………………………………………………
* Per me shume fotografi shkoni ne Facebook-Gazeta Dielli