• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2019

NJË VIT PA KRYETARIN E VATRËS AGIM KARAGJOZI

April 1, 2019 by dgreca

U mbush një vit që kur pushoi së rrahuri zemra e Kryetarit të VATRËS prej dy dekadash Agim Karagjozi. Ai mbante dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, Medaljen e Artë të Shqiponjës, Ishte qytetar Nderi i Gjirokastrës dhe ishte nderuar me çmime të tjera të akorduara nga Republika e Kosovës dhe nga shumë organizata të Komunitetit.

Presidenti i nderit i Vatrës, ish Kryetar prej 2 dekadash,Inxhinier Agim Karagjozi ndërroi jetë në një spital në Long Island, NY. Shërbimet funerale u organizuan të Martën me 3 Prill 2018 prej orës 4 e 30 PM deri në 9.00 PM, në Shtëpinë Mortore:
Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc.
Ceremonia e Varrimit u krye ditën e Mërkurë, 4 Prill 2018, që nga ora 9 e 30 e mëngjesit. Ceremonia e organizua ne Shtepine Mortore ishte nje percjellje dinjitoze e Kryetarit, pa te cilin, historia e Vatrës mbetet e mbetet e mangët. Kryetari aktual i Vatres, z. Dritan Mishto gjate percjellejes e cilesoi ate si Kryetar i perjetshem i Vatres.

Fjalen e Lamtumires ne emer te familjes e mbajti I biri, Zyhdi Karagjozi,i ci drejtoi edhe ceremonine.

Nderuan me pjesmarrjen e tyre pervec vatraneve edhe Konsullja e Pergjithshme e Republikes se Kosoves, zonja Teuta Sahatçia, qe e cilesoi z. Karagjozin nje mik i madh i Kosoves dhe i Dr. Rugoves, ish Keshilltari i Misionit Shqiptar ne Nju Jork, Armando Shandro, i cili pershendeti ne emer te Ambasadores Besiana Kadare, – bashkqytetare e “Qytetarit te Nderit” te Gjirokastres Agim Karagjozi. Fjalen ne emer te Federates Panshqiptare te Amerikes Vatra e mbajti Kryetari Dritan Mishto. Zv. Kryetari Agim Rexhaj, bashkepunetor i hershem i z. Karagjozi, tregoi se si u njoh dhe cfare mesoi nga “mesuesi” i tij kryevatran, ish Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj, permes Eulogy-se ne gjuhen angleze, shprehu dhimbjen dhe vleresoi lart kontributin e z. Karagjozi ne Vater; Editori i Diellit tregoi per bashkepunimin me z. Karagjozi per ringritjen e gazetes Dielli dhe solli nje poezi te ndjere qe ish Kryetari i vatres pati shkruar per Shpetimin e Vatres me 1986, dy nipat e z. Karagjozi, Matthew dhe Evan, percollen ndjenjat e tyre per gjyshin e dashur; nderkohe qe Agim Alicka ngushelloi ne emer te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe presidentit te saj Joe DioGuardi, ne emer te komunitetit dibran ngushelloi Lavdrim Cami, i cili vleresoi kontributin e z. Karagjozi ne Diasporen shqiptare te Amerikes. Gazetari dhe studiuesi Idriz Lamaj ne fjalen e tij ngushelluse drejtuar familjes Karagjozi dhe vatraneve shprehu konsiderata te larta per shpirtin atdhetar, per kontributin Kombetar te ish Presidentit te Nderit te Vatres. Ne ceremoni u lexuan edhe mesazhet e ngushellimit qe mori Familja Karagjozi dhe Federata Vatra. Nder mesazhet qe u derguan permendim: Mesazhin e Presidentit te Shqiperise z. Ilir Meta,te Pendershmit Arthur Liolin, te Ish Presidentit te Shqiperise, Dr. Sali Berisha, te Kryetarit te Opozites z. Lulzim Basha,te Familjes te ish Presidentit Historik te Kosoves Dr. Rugova, te deputetes Monika Kryemadhi, te Profesor Sami Repishti, te Ambasadorit Mal Berisha, te biznesmenit dhe veprimtarit Xhim Xhema, te ish drejtorit te Zerit te Amerikes per Euro-Azine z. Frank Shkreli, te Prof. Dr. Beqir Meta, dhe dhjetra mesazhe te tjera.

Lutjen Fetare e kreu father Nikodhini i Kishes Orthodokse shqiptare ne Queens, NY.Father Nikodhin lexoi edhe Mesazhin e derguar nga Kancelari i Kryekishes se Shen Gjergjit ne Boston I perndershimi Arthur Liolin.

Pas ceremonisë u be varrimi ne nje shterngate te vertete shiu.Z. Marjan Cubi solli mesazhin e dom. Pjeter Popaj, Famullitar i kishes Zoja e Shkodres, ku vleresohej kontributi i z. Karagjozi ne Vater dhe ne komunitetin shqiptar dhe ngushellohej Familja dhe Vatra.

                  ***
 Agim Karagjozi u lind në Gjirokastër, me 1 shtator 1926. Arsimin fillor e nisi në qytetin e Lindjes, ku kreu katër klasat e para ndërsa, klasën e pestë e vijoi në Vlorë. Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës. Edhe pse i ri u përfshi në Luftën e Dytë Botërore, ku u bë pjesë e Ballit Kombëtar, dhe u aktivizua me Rininë e Ballit, kryesisht në sektorin e propagandës, por mori pjesë në luftë edhe me armë në dorë, duke shkuar deri në Kosovë me batalionin”Besnik Çano”.
Tipari më i qenësishëm i tij ishte lidhja e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar dhe vullenti për të bërë detyrën ndaj atdheut, duke marrë pjesë në çdo veprimtari në shërbim të realizimit të aspiratave të drejta të popullit shqiptar, kudo që ka qenë – në Shqipëri, Itali, Turqi, Amerkë.
Në vitet 1943-44, ishte anëtar aktiv në rininë e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. Në verë 1944, ishte vullnetar në batalionin “Besnik Çano” që shkoi në Kosovë për të luftuar kundër forcave të Mihajloviçit në Qafë të Morinës, ku ra dëshmor i riu Hamit Troplini.
Në nëntor 1944, u largua nga Shqipëria dhe pas afër katër vitesh në kampe refugjatësh në Itali, bashkë me babanë emigruan në Turqi.
Nga viti shkollor 1948–49 deri në qershor 1955, ndoqi studimet në kolegjin amerikan Robert College në Stamboll, Turqi, ku u diplomua në inxhinieri, dega elektrike.
Ne vitin 1956, erdhi në Amerikë. Që nga viti 1960, u bë pjesë e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nga viti 1992-2010, ishte kryetar i saj, ndërkohë që pat drejtuar edhe degën nr. 29 të Nju Jork-ut. Përjetoi më shumë se gjysëm shekulli jetën si vatran aktiv dhe udhëheqës i saj, njohu Imzot Nolin, ishte përfaqësues i vatarnëve të Nju Jork-ut dhe Nju Xhersit në ceremoninë zyrtare të varrimit të Imzot Nolit, udhëhoqi fondin për ndërtesën e Vatrës. Ishte mik i presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, mik i heroit të Demokracisë Shqiptare Azem Hajdari, i presidentit të parë demokrat të Shqiptarëve dr. Sali Berisha etj. Në kohën e luftës së Kosovës me bashkëpunëtorët e tij shkuan deri në Tropojë, ku u takuan me luftëtarët e plagoisur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhuruan ndihma në medikamente dhe të holla për Luftën.Ishte një mbështetës i fuqishëm i proceseve demokratike në Shqipëri e Kosovë.
Familja humbi njeriun e saj të dashur, Vatra, udhëheqësin e saj.I pushoftë shpirti në Paqë!

Filed Under: Featured Tagged With: Agim Karagjozi- Nje vit nga Vdekja

Z. BAJRAM DRESHAJ DHUROI $ 1,000.00 PËR GAZETËN DIELLI

April 1, 2019 by dgreca

BAJRAM DRESHAJ

Gazeta më e vjetër e Shqiptarëve të Amerikës, “DIELLI” i VATRËS vazhdon të marrë përkrahje nga bashkadhetarët e Komunitetit. Sot në mëngjes, e Hënë 1 Prill 2019, z. Bajram Dreshaj, i ka dhuruar Editorit  $1,000.00(Një mijë dollarë) për Gazetën në prag të festimeve të 110 vjetorit të DIELLIT- gazetës që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe pasi kapërceu Shekullin e parë të jetës tenton të sfidojë shekullin e dytë, edhe pse deri tani ka përshkuruar vetëm një copëz rrugë; dekadën së parë të këtij shekulli. Nuk është e para herë që bashkatdhetari ynë, Bajram Dreshaj me familje e suporton DIELLIN. E falenderojmë nga zemra për bujarinë e tij.

Editori i Diellit i falenderon nga zemra të gjithë dhuruesit e deritanishëm të Komunitetit, vatranët që janë përfshirë në këtë fushatë, dhe vijon t’u bëj apel degëve të VATRËS, biznesmenëve të saj, anëtarëve të struktuarave të VATRËS, që të japin mbështetjen e tyre për Gazetën e VATRËS, “DIELLIN” e tyre. Është investim për shekullin e  dytë të Gazetës…

FALEMINDERIT!

Filed Under: Opinion Tagged With: BAJRAM DRESHAJ-DIELLI

TONY MUSAJ DHUROI $ 500.00 PËR DIELLIN

April 1, 2019 by dgreca

Tony Musaj me zonjen

Gjatë ditës së sotme, e Hënë 1 Prill 2019, veprimtari i komunitetit, biznesmeni i njohur Tony (Tush) Musaj e thirri Editorin e Diellit dhe i dhuroi $500.00(Pesëqind dollarë) për 110 vjetorin e Gazetës “DIELLI”. Federata VATRA dhe gazeta e saj DIELLI e cmojnë shumë bujarinë dhe i shprehin falenderime të përzemërta z. Tony Musaj dhe familjes së tij atdhetare. Z. Musaj është i njohur për kontributet e tij në ndihmë të komunitetit.

 Faleminderit i dashur atdhetar!

***

THIRRJE E EDITORIT

Vatranë; është radha juaj të tregoni bujarinë dhe frymën vatrane. Dielli ka 110 vjet që mbahet me dhurime të nxitura nga fryma vatrane dhe shpirti bujar i shqiptarëve të Amerikës.Le të vedosim të gjithë nga një gur në kështjellën e shqiptarizmës këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, Kështjellën me emrin e bukur VATRA & DIELLI. Secili kontribuon me aq sa mundet, por gur -gur bëhet kalaja. Kështu e kanë mbajtë Kështjellën e shqiptarizmës vatranët këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtues dhe Kryesi të Degëve të Vatrës
Vihuni në krye të degëve dhe kontribuoni në këtë fushatë që synon të përballojë veprimtaritë kushtuar 110 vjetorit të DIELLIT dhe Konsolidimin në këtë shekull të dytë të gazetës tonë të dashur.
Ju të zgjedhur në strukturat e Vatrës, tregojeni me vepra se dini t’u prini fushatave të Vatrës. Është koha të kryeni obligimet tuaja!
Ju biznesmenë, që ju akrakterizon shpirti i patriotizmit, mbështetni gazetën, që ka regjistruar 110 vite jetë të Kombit tonë. DHURONI!

Filed Under: Histori Tagged With: TONY MUSAJ-DIELLI

FABIO STRINATI: TEK BUKA, TEK VAJI E TEK VERA

April 1, 2019 by dgreca


Shkruan: Fabio STRINATI /

Çfarë mund t’i quajmë kushtimet? Një shprehje pak më ndryshe të kultit të personalitetit apo të individit ? Një nënvënie tërësore të atij që i shkruan në lidhje me tjetrin të cilit i drejtohen? Apo një respekt i pastër, një vlerësim i rrjedhur nga venat e autorit të kushtimit. Gjithë këto mëdyshje nuk kishin sesi të mos më vinin në mendime për ditë të tëra. Duhet vetëm t’i pranoja në heshtje këto kushtime apo t’i bëja pronë të lexuesit të gjërë? Kur më vunë përpara edhe shqipërimet e tyre, vërejta që nuk kisha më mundësi të shtiresha sikur ato nuk ekzistonin. Së pari kërkova të njihem me autorin. Mësova se nuk është ndonjë “dosido”, por poet, pianist, kompozitor, artist viziv e fotograf. Mësova, dhe jo pa u mahnitur, se kish lexuar libra nga të mitë, se kishte njohuri të mjaftueshme sidomos për Lushnjen e Beratin, por edhe Krujën; se këto vende të shtrenjta për mua si vëndlindja ime, ajo e babait, dhe Krujën e nënës kish filluar t’i njihte duke u nisur nga librat e mi, për t’u thelluar më tej me udhëtimet e tij të posaçme në ato zona. Një e papritur më vete ishte edhe dërgimi i dy kompozimeve për pianoforte të frymëzuara prej vargjeve të mia – pjesë muzikore që më mbushën dëgjimin si britma e rënkime të vërteta vuajtjeje e trishtimi. Dhe të mendosh që para kësaj nuk e njihja as virtualisht autorin.

Gjithë këto arësye mjaftuan të më bindnin për t’i botuar këto vargje, që në fund të fundit janë një përkëdhelje e ndierë për pjesë të rëndësishme të atdheut tim.

Me mirënjohje të thellë për këtë mik italian të dashuruar me Shqipërinë dhe letërsinë e saj,

Shpend Sollaku Noé

TEK BUKA, TEK VAJI E TEK VERA

                                          kushtim Shpend Sollaku Noé-së nga Fabio Strinati

NEL PANE, NELL’OLIO E NEL VINO

                                            A Shpend Sollaku Noé

1.

I gjithë një gllënkë fryme thëllimi i Beratit

qyteti i lashtë jeton brënda një zëri

që kumbon një jehonë pjellore

nga njëra degë në tjetrën, shfryn

në një kënd hijen e mekur, gulçon

një notë në Osumin dredhak

i gjithi një psherëtimë, një vorbullë ajri

ortekë pasqyrash, që marrin oksigjen

në një thjerëz.

*

Tutto un respiro il vento di Berat,

città antica che vive in una voce

che risuona un’eco fertile

tra un ramo e l’altro soffia

in un angolo l’ombra silente, sbuffa

una nota nell’Osum che serpeggia

tutto un sospiro un cerchio d’aria

moltitudine di specchi, ossigenati

nel riflesso.                                  

2.

Si një tablo varur tek boshi,

tek buka, tek vaji, tek vera

një re e bardhë pezull

mbi Manastirin e Ardenicës

një zë i panjollë… tek fati një rit

valëvit një duhmë, përqeshje e zhveshur,

në një shkulmë ere një klithmë.

*

Sembra un quadro nel vuoto,

nel pane, nell’olio e nel vino

sospesa una bianca nuvola

sopra il Monastero di Ardenica

una voce candida… nel destino un rito

aleggia nel vento mimo spoglio

uno squarcio nel tempo aleatorio,

in una folata un grido.            

3.

Mëzat e kaltër shkelmojnë qiellin

në mungesë resh të xhindosura,

klithma vrambullijnë prej një gjysmërruzulli

lëpirë nga jehona brengosjesh,

nga një gërvishje, harbimi

i përjetësisë shfryn prej një përflakjeje

kordha një shtrëngatë

në vjeshtë derdhet mbi tokën e shkrumbët

një gjethe e trishtuar këmbane e qielli.

*

I puledri azzurri scalciano nel cielo

in assenza di nuvole feroci,

grida stridono da un emisfero

lambito da echi di tristezza:

da un graffio, la furia

dell’eterno spira da una fiamma

la spada un temporale

in autunno cade sopra la terra arsa,

una foglia triste di campana e di cielo.       

4.

Poeti është frut i një trungu të risjellë në jetë

prej një rrufeje, përdhosur dhe në zemër

ato mbresa në të kuqe, kur plagët

rrjedhin në venat e mbarsura

tek ndërmendjet, dergjen historitë

si nyje lëmshash nëpër gishtat e duarve.

*

Il poeta è frutto di un albero rimarginato,

da un lampo, vessato e nel cuore

quei ricordi nel rosso quando

scorrono le piaghe nelle vene pregne,

nei ricordi ristagnano le storie

come nodi, gomitoli tra le dita delle mani.                     

5.

Në një dhomë, vështrimi yt hijerëndë

gërryen një rudhë në faqen e murit

të ngjyer me diturinë tënde (agimesh e muzgjesh) në lulëzim,

beteja hijesh. Në një fletë të bardhë, pena e mençur

që s’gënjen, që as edhe shpërfill: mikpriten në kohëra

kthina brenda një libri përtej pambarimit,

Kufiri i mjegullës; një frazë, jo djegësia

në grykë, në varg e gjithë natyra, e katërçiptë,

në jetë ashtu si në tokë, bën të gëlojnë farërat.

*

In una stanza, il tuo volto serio e nel profondo

scava una ruga nel muro, parete dipinta…

del tuo sapere (crepuscolo o imbrunire) in fiore,

battaglie d’ombre. In un foglio bianco,l’inchiostro saggio

che non mente, né si trascura: albergano nel tempo

stanze dentro a un libro oltre un infinito

il confine della nebbia; una frase, non l’arsura

in gola nel verso tutta la natura integra,

nella vita come nella terra, germogliano i semi.

                                                                                             FABIO STRINATI

Ha tradotto dall’italiano in albanese E. Salla

I shqipëroi prej italishtes E. Salla.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Fabio Strinati-Shpend Sollaku-Noe"

2 PRILL 1991: GJAKOSNI SHKODREN !

April 1, 2019 by dgreca

“VETËM N’ FUTA E DEGERMIA…ZBUKUROHET SHQIPËRIA !”

Kështu tha Ramiz Alia…

Nga Fritz Radovani/

Armët gjakatare të terroristëve komunistë  para se me ngordhë, dita e ditës vajiseshin me gjakun e Rinisë Shqiptare të pafajshme… E gjak ma të “shijshem” se i Shkodres nuk ka!

Të parët kanë mërrijtë tek sheshi studentët e shkollës së mesme “Jordan Misja”, që ishin të ulun karrshi komitetit PPSh në barin e lulishtës, dhe porsa Arbeni, ka ardhë aty nga rruga e qendres së qytetit.., pa u afrue mirë tek studentët, asht ndigjue krizma e snajperit që e ka goditë mu në krahun e majtë, mbi kerdhokël, tue i shkaktue vdekjen në çast… Ramja e Arben Brocit në asfalt ka dhanë sinjalin, mbas të cilit u vranë Nazmi Kryeziu, 38 vjeç; Besnik Ceka, 21 vjeç; Besnik Bishanaku 22 vjeç dhe u plagosen mbi 89 vetë, listen e të cilëve e kishte atëherë Kryesia e BSPSH Shkoder… Ndonse, askush nuk ishte dhe nuk asht as sot “vrasës”, mbasi viktimat e jo “Dëshmorët e Demokracisë” ishin Shkodranë!

Prej vitit 1944 krimet e tyne janë legale, të njohuna dhe të jashtaligjëshme ashtu si ishte vetë organi i “sigurimit të shtetit” diktator që zbatonte jashta të gjitha normave njerzore e juridike vendimet e partisë komuniste. Kriminelet e diktaturës 47 vjeçare vazhdojnë me kenë “heronjë”.., edhe me “Rilindjen” sepse, edhe Kuvendi Popullor asht dakord!

Shteti Shqiptar fuqiplotë nëse vazhdon mos me dënue kriminelët apo “meritat” shumë të njohuna zyrtarisht nga organet e paligjshme të diktaturës, tue fillue nga Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe pasuesit e tyne, domethanë se, jo vetëm që Shteti sot pajtohet me ato krime të shëmtueme të komunizmit gjakatar, por edhe asht pasues i vepres së tyne.

Sot të gjitha “misteret” janë vepra të diktaturës komuniste, që mbulohen për aq kohë sa ai sistem barbar të sundojë mbi popullin e pambrojtun, ashtu si asht Populli Shqiptar, përderisa vrasësit, torturuesit, kriminelët dhe tiranët, jo vetem nuk dënohen për krimet që kanë krye dhe vazhdojnë me ba çdo ditë pasuesit e tyne, të cilët qiten e priten ndër shtetet e Europës e që ku venë kamben krenohen për “demokracinë dhe arritjet e saja”.

Koha po tregon se “ringjallja” po nxitet dhe po afron “ringjalljen e diktatorëve” të rinjë, që nuk i lanë asgja mangut paraardhësve të vet po, edhe po ua kalojnë atyne barbarë.

Populli Shqiptar nuk duhet të heshtin e as të mendojnë kurr se “armët e diktaturës” ndryshken vetvetiu, përderisa, ai të jenë pre e atyne armëve që për 75 vjet vazhdojnë me vra Bijtë e Atij Populli, që asnjëherë nuk ka pushue luftën e vet për Liri e Demokraci!

Mbi rrenojat e krimit dhe barbarizmit gjakatar nuk ndertohet kurr Demokracia!

Demokracia nuk mund të vendoset me bijtë e tradhtarëve vrastarë të djeshem e as, me matrapazat e droguem të sotem, që per dy pare akuzojnë nanat e veta per imoralitet…

Bazat e Demokracisë në Shqipni janë vendosë me kohë nga Demokratët tanë, të cilët per të Drejtat e njeriut dhe Lirinë e Atdheut, kanë dhanë edhe jeten e Tyne…

            Melbourne, 1 Prill 2019.

Filed Under: Politike Tagged With: FRITZ RADOVANI-2 PRILLI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT