
U mbush një vit që kur pushoi së rrahuri zemra e Kryetarit të VATRËS prej dy dekadash Agim Karagjozi. Ai mbante dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, Medaljen e Artë të Shqiponjës, Ishte qytetar Nderi i Gjirokastrës dhe ishte nderuar me çmime të tjera të akorduara nga Republika e Kosovës dhe nga shumë organizata të Komunitetit.
Presidenti i nderit i Vatrës, ish Kryetar prej 2 dekadash,Inxhinier Agim Karagjozi ndërroi jetë në një spital në Long Island, NY. Shërbimet funerale u organizuan të Martën me 3 Prill 2018 prej orës 4 e 30 PM deri në 9.00 PM, në Shtëpinë Mortore:
Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc.
Ceremonia e Varrimit u krye ditën e Mërkurë, 4 Prill 2018, që nga ora 9 e 30 e mëngjesit. Ceremonia e organizua ne Shtepine Mortore ishte nje percjellje dinjitoze e Kryetarit, pa te cilin, historia e Vatrës mbetet e mbetet e mangët. Kryetari aktual i Vatres, z. Dritan Mishto gjate percjellejes e cilesoi ate si Kryetar i perjetshem i Vatres.
Fjalen e Lamtumires ne emer te familjes e mbajti I biri, Zyhdi Karagjozi,i ci drejtoi edhe ceremonine.
Nderuan me pjesmarrjen e tyre pervec vatraneve edhe Konsullja e Pergjithshme e Republikes se Kosoves, zonja Teuta Sahatçia, qe e cilesoi z. Karagjozin nje mik i madh i Kosoves dhe i Dr. Rugoves, ish Keshilltari i Misionit Shqiptar ne Nju Jork, Armando Shandro, i cili pershendeti ne emer te Ambasadores Besiana Kadare, – bashkqytetare e “Qytetarit te Nderit” te Gjirokastres Agim Karagjozi. Fjalen ne emer te Federates Panshqiptare te Amerikes Vatra e mbajti Kryetari Dritan Mishto. Zv. Kryetari Agim Rexhaj, bashkepunetor i hershem i z. Karagjozi, tregoi se si u njoh dhe cfare mesoi nga “mesuesi” i tij kryevatran, ish Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj, permes Eulogy-se ne gjuhen angleze, shprehu dhimbjen dhe vleresoi lart kontributin e z. Karagjozi ne Vater; Editori i Diellit tregoi per bashkepunimin me z. Karagjozi per ringritjen e gazetes Dielli dhe solli nje poezi te ndjere qe ish Kryetari i vatres pati shkruar per Shpetimin e Vatres me 1986, dy nipat e z. Karagjozi, Matthew dhe Evan, percollen ndjenjat e tyre per gjyshin e dashur; nderkohe qe Agim Alicka ngushelloi ne emer te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe presidentit te saj Joe DioGuardi, ne emer te komunitetit dibran ngushelloi Lavdrim Cami, i cili vleresoi kontributin e z. Karagjozi ne Diasporen shqiptare te Amerikes. Gazetari dhe studiuesi Idriz Lamaj ne fjalen e tij ngushelluse drejtuar familjes Karagjozi dhe vatraneve shprehu konsiderata te larta per shpirtin atdhetar, per kontributin Kombetar te ish Presidentit te Nderit te Vatres. Ne ceremoni u lexuan edhe mesazhet e ngushellimit qe mori Familja Karagjozi dhe Federata Vatra. Nder mesazhet qe u derguan permendim: Mesazhin e Presidentit te Shqiperise z. Ilir Meta,te Pendershmit Arthur Liolin, te Ish Presidentit te Shqiperise, Dr. Sali Berisha, te Kryetarit te Opozites z. Lulzim Basha,te Familjes te ish Presidentit Historik te Kosoves Dr. Rugova, te deputetes Monika Kryemadhi, te Profesor Sami Repishti, te Ambasadorit Mal Berisha, te biznesmenit dhe veprimtarit Xhim Xhema, te ish drejtorit te Zerit te Amerikes per Euro-Azine z. Frank Shkreli, te Prof. Dr. Beqir Meta, dhe dhjetra mesazhe te tjera.
Lutjen Fetare e kreu father Nikodhini i Kishes Orthodokse shqiptare ne Queens, NY.Father Nikodhin lexoi edhe Mesazhin e derguar nga Kancelari i Kryekishes se Shen Gjergjit ne Boston I perndershimi Arthur Liolin.
Pas ceremonisë u be varrimi ne nje shterngate te vertete shiu.Z. Marjan Cubi solli mesazhin e dom. Pjeter Popaj, Famullitar i kishes Zoja e Shkodres, ku vleresohej kontributi i z. Karagjozi ne Vater dhe ne komunitetin shqiptar dhe ngushellohej Familja dhe Vatra.
***
Agim Karagjozi u lind në Gjirokastër, me 1 shtator 1926. Arsimin fillor e nisi në qytetin e Lindjes, ku kreu katër klasat e para ndërsa, klasën e pestë e vijoi në Vlorë. Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës. Edhe pse i ri u përfshi në Luftën e Dytë Botërore, ku u bë pjesë e Ballit Kombëtar, dhe u aktivizua me Rininë e Ballit, kryesisht në sektorin e propagandës, por mori pjesë në luftë edhe me armë në dorë, duke shkuar deri në Kosovë me batalionin”Besnik Çano”.
Tipari më i qenësishëm i tij ishte lidhja e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar dhe vullenti për të bërë detyrën ndaj atdheut, duke marrë pjesë në çdo veprimtari në shërbim të realizimit të aspiratave të drejta të popullit shqiptar, kudo që ka qenë – në Shqipëri, Itali, Turqi, Amerkë.
Në vitet 1943-44, ishte anëtar aktiv në rininë e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. Në verë 1944, ishte vullnetar në batalionin “Besnik Çano” që shkoi në Kosovë për të luftuar kundër forcave të Mihajloviçit në Qafë të Morinës, ku ra dëshmor i riu Hamit Troplini.
Në nëntor 1944, u largua nga Shqipëria dhe pas afër katër vitesh në kampe refugjatësh në Itali, bashkë me babanë emigruan në Turqi.
Nga viti shkollor 1948–49 deri në qershor 1955, ndoqi studimet në kolegjin amerikan Robert College në Stamboll, Turqi, ku u diplomua në inxhinieri, dega elektrike.
Ne vitin 1956, erdhi në Amerikë. Që nga viti 1960, u bë pjesë e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nga viti 1992-2010, ishte kryetar i saj, ndërkohë që pat drejtuar edhe degën nr. 29 të Nju Jork-ut. Përjetoi më shumë se gjysëm shekulli jetën si vatran aktiv dhe udhëheqës i saj, njohu Imzot Nolin, ishte përfaqësues i vatarnëve të Nju Jork-ut dhe Nju Xhersit në ceremoninë zyrtare të varrimit të Imzot Nolit, udhëhoqi fondin për ndërtesën e Vatrës. Ishte mik i presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, mik i heroit të Demokracisë Shqiptare Azem Hajdari, i presidentit të parë demokrat të Shqiptarëve dr. Sali Berisha etj. Në kohën e luftës së Kosovës me bashkëpunëtorët e tij shkuan deri në Tropojë, ku u takuan me luftëtarët e plagoisur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhuruan ndihma në medikamente dhe të holla për Luftën.Ishte një mbështetës i fuqishëm i proceseve demokratike në Shqipëri e Kosovë.
Familja humbi njeriun e saj të dashur, Vatra, udhëheqësin e saj.I pushoftë shpirti në Paqë!