• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2019

Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile….

May 15, 2019 by dgreca

-Kujtimet e bukura për një botim mbresëlënës për Kosovën martire/

Nga Alfred Papuçiu*/

Sa herë kaloj në Prishtinë, nëpërmjet linjës ajrore të EasyJet, për të shkuar në Shqipëri përmallohem duke parë vëllezërit e mij nga Kosova që të mirëpresin qysh në aeroport dhe marr aty një makinë për të kaluar drejt Tiranës, nëpërmjet Prizrenit të bukur dhe viseve të tjera të Kosovës. Kujtoj ato ditë të dhimshme që atyre u është dashur të luftojnë me përkushtim ndaj pushtuesit serb. Turmat e pafund të dyndjeve të kosovarëve dhe shpërndarja e tyre nëpër botë, më kujtojnë eksodet biblike të atyre kohërave të mugëta, veçse me përmasa shumë më të mëdha. Në Prishtinë në një pallat 15 katësh paraqitej dikur në këmbë Presidenti i Amerikës, Bill Klinton, duke përshëndetur me dorën e djathtë. Eshtë vendosur në pjesën e sipërme të pallatit dhe zë për të gjati-poshtë tre kate të fasadës pa dritare. Qëndron bukur. Dhe në fakt Kosova dhe kosovarët, jetën e tyre të pas vitit 1999 ia dedikojnë vetëm atij, atë kohë President i Amerikës. Pas Skënderbeut, në historinë e Kosovës, figura e Bill Klintonit, mendoj se është e dyta për nga rëndësia. Se ishte Klintoni ai që e rrëzoi atë përbindësh të quajtur Milosheviç nga froni dhe e dërgoi të gjykohet në Hagë, ku gjykohen kriminelët e popujve. Për të ruajtur identitetin, kosovarëve u është dashur të ngjitin sa më shumë emra shqiptarë, si : Vlora, Elbasan, Erzen, Valon, Flamur, Arbër, Sarandë, Abetare, Shqipe e sa e sa të tjerë të panumëruara. Për përpjekjet e tyre deri në ngadhjim, ndërmora punën e vështirë, por të bukur, për përkthimin e librit me titull: «Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile“. Ai erdhi para lexuesve, pas një pune të gjatë studimore të stafit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, si dhe të « Taks Force të përbashkët të UNEP/UNCHS për Ballkanin ». Ky vëllim, i botuar me shije i cili për nga numri i faqeve është i vogël, rreth 100 faqe, në krahasim me problemet e shumta që lindën pas konfliktit të Kosovës , nga brëndia kap një gamë të tërë problemesh, të trajtuara me vërtetësi, si mesazh për brezin e ri të Kosovës që nisi pas luftës rrugën e gjatë, të vështirë por edhe të bukur të rimëkëmbjes së tokave ku kanë lindur, ku janë rritur dhe kanë gjetur strehën e fundit paraardhësit e tyre.

Në harmoni me vendimin e Këshillit Drejtues të UNEP-it dhe me rekomandimin e vendosur të misionit të të gjithë organizmave ndërkombëtare, për vlerësimin e nevojave humanitare që vizitoi ish RFS të Jugosllavisë, nën drejtimin e Zëvëndës- Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Sergio Vierra de Mello (të cilin e kam njohur personalisht, burrë i pashëm, fisnik, tepër i zgjuar dhe komunikues kur diskutonim çiltër edhe për Kosovën dhe Shqipërinë, dhe që fatkeqësisht u vra pabesisht në Bagdad të Irakut, ku drejtonte misionin e Kombeve të Bashkuara), u krijua Task Force i Përbashkët për Ballkanin. Atij iu ngarkua detyra që të bëjë një studim urgjent dhe të hollësishëm, lidhur me pasojat e konfliktit mbi mjedisin dhe vendbanimet civile. Përveç zgjerimit të krizës humanitare lindën shqetësime të mëdha, lidhur me pasojat e konfliktit për mjedisin dhe vendbanimet civile. Për të gjetur një rrugëzgjidhje të këtyre problemeve, Taks Force për Ballkanin mobilizoi një grup shkencëtarësh të pavarur ndërkombëtarë që të punonin në Kosovë dhe në qendrat e goditura industriale, në Serbi. Grupe të ngjashme vizituan burime të ndotjes gjatë lumit Danub, si dhe objektiva në parqet kombëtare dhe në zonat e mbrojtura. Pas përfundimit të misionit të tyre, grupi ju vu punës për të hartuar raportin përfundimtar. Prej këtij raporti u paraqitën konkluzionet e Task Force për Ballkanin të cilat m’u besuan për t’i dhënë edhe në gjuhën shqipe. Ndër të tjera, në parathënien e librit, Klaus Töpfer, Zëvëndës Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe drejtor ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, shprehet : » Unë jam i bindur se një studim i tillë asnjanës, objektiv dhe shkencor, i gjendjes së vërtetë në terren është thelbësor në situatën pas konfliktit. Ky është një burim shumë i domosdoshëm dhe i sigurt informacioni, për popujt që janë prekur nga lufta. Ky është gjithashtu një mjet pune për bashkësinë ndërkombëtare, si një pjesë e pandarë e studimit të nevojave në të gjitha përpjekjet e ngutshme humanitare, nëpër zonat e shkatërruara nga lufta ».

Cdonjeri prej bashkëatdhetarëve të mij patriotë dhe të ndershëm do ta kishte pranuar me dëshirë detyrën e vështirë por të bukur të dhënies në gjuhën shqipe të këtij botimi tepër domethënës, publicitar, me shije të hollë e me argumenta bindëse, të radhitur me kujdes. Më shtynë ta pranoj këtë punë voluminoze edhe vëllezërit e mij nga Kosova, viset, Maqedonia dhe Mali i Zi, edhe këtu në Diasporë, me të cilët kam ndarë çdo ditë gëzimet, por edhe problemet e tyre që lidhen me traumatizmin e luftës së pabesë prej pushtuesve grabitqarë serbomëdhenj. Sidomos kur lexova për herë të pare, lidhur me vatrat e rrezikshme për mjedisin, të zbulluara në katër qytete dhe zona të banuara në Kosovë. Kur me fakte theksohej se forcat e armatosura serbe në Kosovë zbrazën dhe shkatërruan shumë qytete dhe fshatra. Dëmtimi i lagjeve të banuara, i infrastrukturës, i pajisjeve të pastrimit të ujit të pijshëm dhe i sistemit të hedhurinave, ishte më se i dukshëm. « Kur shqiptarët e Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, dhe u vendosën përkohësisht në Shqipëri apo gjetiu në botë, shumica e dokumentave që vërtetonin pronësinë ligjore të tokës dhe pasuritë humbën dhe u morën me forcë, gjë që vështirësoi kthimin e refugjatëve, në krahinat e tyre të banimit », shkruan me vërtetësi në libër zoti Pekka Haavisto, Kryetar i Task Forcës së Përbashkët të UNEP/UNCHS për Ballkanin, ish-ministër finlandez i Mjedisit dhe Zhvillimit. Në libër theksohet se” shqiptarët etnikë largohen ose dëbohen nga Kosova dhe fillojnë të vërshojnë për në Shqipëri dhe në Republikën jugosllave të Maqedonisë, duke nisur krizën e refugjatëve. Numri I refugjatëve që janë larguar nga Kosova tek vendet fqinje, i është afruar 400 000-shit. Përhapen dyshime se refugjatët etnikë shqiptarë janë kthyer në mburoja njerëzore, përderisa RFJ mbyll kufijtë e saj. Në bazë të vlerësimeve të bëra në Kosovë janë dëmtuar 120 000 banesa. Vlerësohet se më tepër se 40 000 banesa janë të pariparueshme dhe kanë nevojë për riparim të plotë”.

Për të marrë përsipër nxjerjen e botimit « Konfikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile », më shtyu edhe ai miku im, i cili më shkruante në një mesazh që më mallëngjeu shumë : « Shkuam me makinë në Kosovë. Shqiptarët në UMNIK kanë një traditë prej disa vitesh dhe organizojnë shumë bukur festën kombëtare atje. U kënaqëm me të vërtetë. Aty pashë numrin e stërmadh të flamurëve kombëtarë, sa nuk kisha parë ndonjëherë. M’u kujtua shkrimi yt i bukur “Dita që na e bëri botën atdhé”. Fola për ty dhe me një miken time që punon në Kombet e Bashkuara dhe i thashë të komunikojë me ty lidhur me shkrimin tënd për OKB-në, mbasi asaj i intereson shumë kjo temë. Ishim sëbashku në Prishtinë”. Më shtyu edhe ai i riu shqiptar, diku në atë Zvicrën gjermane që më shkruante : “Është kënaqësi e veçantë të lexosh artikujt e tu, pasi për mendimin tim, janë të pasur. Ju operoni mjeshtërisht me detajin gjë që nuk është e lehtë të arrihet gjithmonë. Me Bujarin kam hyrë në kontakt dhe të falenderoj për ndihmën. Përsa i përket gazetës , unë jam i interesuar që të shkruaj here pas here për tema të ndryshme. Dua të të sqaroj që ajo që unë kam realizuar këtu nuk është librari por një pavion me libra shqip në bibliotekën e qytetit. Deri tani kam dorëzuar rreth 200 tituj dhe jam në kërkim vazhdimisht. Kështu që jeni i mirëpritur dhe jam kurioz edhe për librat tuaj të rinj”. Së shpejti mund të përurojmë “Shtëpinë e librit shqip” dhe jeni i mirëpritur të vini…Ndërsa një mik tjetër, diku larg meje më shkruante: “Ti e di përrallën e dhelprës me rrushin, përse e shau dhe e përbuzi ajo! Ky është edhe problemi yt dhe i imi me atë “qoftëlargun” kalimtar këtu në diasporë. Unë jam bërë imun tani dhe nuk më bën përshtypje cmira e xhelozia që mund të ketë ndonjë i paaftë ndaj nesh, ndaj shkrimeve që ti shkruan apo ndaj asaj që përgatis unë në artin që ushtroj, pasi epoka e tyre tashmë është larg. Urimet më të mira dhe ditë më të mira për bijtë e denjë të Shqipes !” Një mik nga Shqipëria më shkruante: “Më fal se nuk të kam shkruar për një kohë,pasi Interneti këtu ka patur një fare difekti dhe vetëm sot munda të të shkruaj. Mua më duket se që kur shkoja tek “Balzaku” dhe Gjeneva po më duket larg. Mbaruan negociatat pres mos organizohet ndonjë seminar…Më bëhet qefi që vazhdon të shkruash, sepse e di që ti e ke patur gjithmonë pasion. Si publicist i vjetër më pëlqen shumë që jep mesazhe edhe për ne këtej. Megjithë qef do të ndihmoj për të dhënë ndonjë mendim për shkrimet që mendon të botosh. Miku im, Franko Marussich, arkitekt i shquar, dukagjinas, me origjinë shqiptare nga Zara e Kroacisë, duke më treguar para disa kohësh dy banesa që ka ndërtuar për një sheik arab, diku përballë Malit Mont-Blanc në Francë, më tha: „Mund t’i kisha ndërtuar edhe më mirë por përsosmëria nuk ka fund“.

Duke patur parasysh fjalët e tij, u nisa për rrugë. Hodha në letër përkthimin e bocave që më paraqiteshin dita ditës, edhe pse shpesh herë silleshin faqe të tjera me koregjimet e fundit. Punova shumë për botimin e librit në shqip. Është një studim që përmblidhte në të njëjtën kohë refleksione politike, por të ndërthurura dhe me një gjuhë shkencore, letrare, sociale. Për tri javë m’u desh ta përfundoja përkthimin e tij, duke u konsultuar edhe me kolegët përkthyes të botimit në gjuhë të tjera, si dhe autorët e studimit. Nuk kishim të drejtë të konsultoheshim me njerëz të tjerë, para se botimi të dilte në dritë. Vetëm pyesja për ndonjë fjalë ish shokun tim në Universitet dhe koleg, Agron Agalliun e ndjerëdhe fisnik, Mimoza Kokoneshin përkthyese, mbesën time Daniela Comprelli dhe shoqen time Roza, e cila ka një përvojë të gjatë, si përkthyese e Kryqit të Kuq të Gjenevës. Disa herë materiali pati ndryshime që duheshin reflektuar me shpejtësi në gjuhën shqipe. Ju kushtova punës me një sedër të madhe, pasi nuk doja t’i lejoja vetes as edhe një gabim. Gjithmonë kisha parasysh tim atë, Tuni Papuçiun që pas nxjerrjes së “Përpjekja e Rinisë“ me shkrimtarin Jakov Xoxa dhe si Kryeredaktor i “Sportit“ që në 1945 deri në  1948 me Andon Mazrekun, për afro dymbëdhjetë vjet rresht punoi si gazetar në një gazetë të vendit tim, pjesën më të madhe natën dhe “si i freskët”, si dhe 16 vjet si redaktor përgjegjës i revistës « Fatosi », ku grumbulloi rreth vetes shkrimtarë të njohur që shkruan edhe për vocërrakët, si Petro Marko, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Bedri Dedja, Naum Prifti, Shpresa Vreto, Prof. Aleko Minga, Prof. Mina Naqo, Prof. Petrit Skende, Xhevat Beqaraj, Odhise Grillo, Lajde Staku, Nasho Jorgaqi, Skënder Drini, Adelina Mamaqi, Skënder Hasko, Aristotel Mici, Tasim Gjokutaj, Murat Gecaj, Petraq Zoto, Marie Mato dhe piktorë të rinj dhe me përvojë si Safo Marko, Agim Faja, etj dhe mori pjesë me dinjitet në të gjitha festivalet e organizuara në Shkodër që e donte shumë për njerëzit e saj të mirë, ku edhe vdiq më 3 qershor 1975, në moshën 53 vjeçare.

U përpoqa që të përfshij në shqip edhe fjalët karakteristike që përdoren në Kosovë, natyrisht pa ju shmangur gjuhës letrare shqipe. Në fund botimi ka dhe një fjalorth për të cilin punova mekujdes. Në fakt nga ana e UNEP na u krijuan lehtësi të jashtëzakonshme…Më duhej që në katër të mëngjezit t’i dorëzoja bocat tek Aeroporti i Gjenevës fotomontazhistes tepër profesioniste nga Britania e Madhe që punonte në Morzh të Zvicrës, për të arritur botimi sa më parë në shtypshkronjë në Francë…

Një ditë, në mëngjez kopjet e para në shqip më erdhën në dorë dhe pas pak dikush u nis për në Kosovë për t’i shpërndarë tek bashkëatdhetarët tanë. Miku im Agroni më theksoi se libri u shpërnda edhe në Uashington ku ai mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Më ndihmuan së tepërmi për këtë botim edhe ime shoqe e mrekullueshme, Roza, im bir Genti që është shembullor në njohjen e informatikës, pa harruar mbesën time Daniela, gazetare e ardhshme me tepër talent dhe vajza ime, Nausika, njohëse e përkryer e gjuhës frënge dhe shqipe, megjithëse shkollïmin e saj fillor, të mesëm dhe të mëtejshëm e ka kryer në Zvicër…M’u bë një kërkesë për një botim tjetër pas disa muajsh, por shkaku i një sëmundjeje të përkohshme më detyroi të mos e pranoja, pasi e ndjeva se botimi më kishte lodhur së tepërmi dhe ndoshta nuk do të mund ta përballoja një stres të dytë. Isha mësuar me botimet e realizuara në Byronë Ndërkombëtare të Punës, si edhe ato për seminaret e ndryshme, por për to kam pasur kohë të mendoj dhe t’i botoj pas disa muajsh pune, si dhe kisha kohë të mjaftueshme të shoh dy versione që tashmë ishin botuar prej kohësh në frëngjisht dhe anglisht.

…Darkave pasi kthehem nga puna e lodhshme e përditshme, ulem pranë ordinatorit dhe hedh mendimet e mija, disi vjedhurazi, pasi ime shoqe, shumë e dashur me mua, fisnike, më flet që të mos lodhem shumë. Ajo Rozë aq e mirë, e zgjuar dhe nikoqire, që e duan të gjitha gratë kosovare që të marrë pjesë në seancat e tyre për përkthim, më flet herë pas here të kem kujdes të mos lodhem për hir të saj dhe të fëmijëve. Por unë e ndjej se kam nevojë të hedh një mendim, pasi një punë e tillë, me karar, më çlodh dhe më jep kënaqësi të veçantë. Sidomos kur është fjala për botime si « Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile ».

Botimi përveç gjuhës shqipe u botua edhe në gjuhën frënge, angleze, gjermane dhe serbo-kroate. Ai u shoqërua me fotografi dhe harta të shumta dhe është një kontribut i madh për vlerësimin e mjedisit në luftën moderne, nga ana e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Qendrës së Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Civile. Ai është një studim i mirëfilltë për gjendjen e mjedisit dhe të vendbanimeve civile para konfliktit në Kosovë, por edhe pas tij. Ai përmban argumentat e duhura që dëshmojnë se autoritetet e Beogradit nuk kishin treguar kujdes për mjedisin qysh para se të ndërmerrnin hapat e kobshme në Kosovë. Gjithashtu, konflikti i Kosovës pati një përhapje më të gjerë krahinore : Shqipërisë dhe Maqedonisë iu deshën të prisnin një numër shumë të madh refugjatësh nga Kosova, ndonëse ishin të papërgatitur për një dyndje të tillë. Vendet e tjera fqinje, sidomos Bullgaria dhe Rumania që ndodhen në rrjedhën e Danubit, i druheshin efekteve të ndotjes ndërkufitare, shkaktuar nga mbeturinat industriale të objekteve. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombetare në Kosovë, nisi zyrtarisht procesi për rindërtimin përfundimtar të Kosovës martire që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

*Ish funksionar ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, në BIT dhe konsulent për botimet në organizmat ndërkombëtare

Filed Under: Analiza Tagged With: Alfred Papuciu- Kujtime-Libri per Kosoven

Histori-13 MAJ 1981, TERMETI I SHEKULLIT

May 15, 2019 by dgreca

Nga Fritz Rdaovani-Melbourne-Australi/

Kurr mos i harroni shpetimtarët e njerzimit! Harresa shpesh e ka persëritë historinë!

Nuk kishte pak ditë kur Presidenti amerikan Ronald Reagan kishte fillue punen në një nga postet ma të randsishme botnore, me deshirë të madhe me ndryshue Boten dhe me 30 Mars 1981, Presideti Reagan, Sekretari i Presidentit per shtypin James Brady, polici i Uashingtonit Thomas Delahanty e agjenti i Shërbimit Sekret Timothy McCarthy, u gjuejten me armë zjarri nga John Hinckley, jashtë Hotelit Hilton në Uashington.

Nuk i dihej fatit, po mbas mërritjes në Spitalin George Washington, Presidenti u permirsue dhe mbas disa ditësh Reagan filloi prap realizimin e qellimeve të veta. 13 Maji 1981,Papa Gjon Pali II kur ishte tue pershndetë në Sheshin e Vatikanit në Romë, një popull mbi 20000 vetë të grumbulluem me marrë bekimin e Tij, në diten e shfaqjes së Virgjineshës në Fatima, një vrasës turk 23 vjeç me emnin Mehmet Ali Akgja, e gjuejti Papen në një distancë ma pak se 6 m, me një pistoletë dhe me tre plumba me kaliber 9 mm, Papa ra në makinen e hapun të Tij i mbuluem në gjak pa ndjenja…

Mbas operacionit mjekët njoftuen shpetimin e Tij nga rreziku i jetës, gja të cilen Papa Gjon Pali II gjithmonë ia dedidikonte Virgjineshës së Fatimas… Dhe, me të vertetë kur kam pa kalimin e plumbit në kthesat e aortës pa takue në te, ishte një mrekulli e vertetë!

Shkaktarët e vertetë të këtyne dy atentateve që tronditën Boten nuk u mësuen kurr…

Sigurisht veprimet e mëshefjes së dorës vrastare ishin të njëhershme me gjuejtjen…

Të gjitha dyshimet e njerzimit ishin nga sherbimet sekrete të sovjetikëve… Dhe kuptohet lehtësisht nga njerzimi se të dy Personalitetet e njohuna, Presidenti amerikan dhe Papa Gjon Pali II, të dy ishin shpresa dhe deshira e të gjithë popujve të vorfnuem nga prangat e robnisë skllavnuese komuniste të Shekullit XX. Kush ishte ai që në Portretet Burrnore të Atyne dy Shpetimtarëve, nuk shihte rrezet ndriquese të Lirisë së shumpritun…

Papa Gjon Pali II, mbas dy vjetësh shkoi në burgun ku ishte vrasësi dhe e fali… Nuk ishte aspak e papritun kjo veper që vetem plotsonte virtytet e Tija Shpirtnore e njerzore.

Mbas pak ditësh, Papa Gjon Pali II priti në Vatikan në një vizitë private Nanen Tereza.

Nana Tereze gjithmonë kujtohet nga Bota si një Figurë Botnore Shqiptare… Sigurisht, ashtusi edhe të tjerat Figura të Mëdha të tonat, që shpesh duhet të na i kujtojnë “tjerët”!

Reagan e priti në shtëpi me Zonjen e Tij Shqiptarën… Nanen e fukarave të Botës…

Papa Gjon Pali II erdhi me Nanën Tereza në Shkoder, dhe na tregoi me gojen e vet se: “Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan!”

Unë do ti kujtoj Ata Shpetimtarë dhe veprat e Tyne njerzore.., derisa të jemi gjallë!E sot, ma shumë se kurr, kur tradhtarët kerkojnë “rilindje

Filed Under: Histori Tagged With: 13 Maj 198--Papa Gjon Pali- Nene Tereza

Lili Zajmi Golemi ndërroi jetë në Nju Jork

May 15, 2019 by dgreca

-Federata Vatra ngushellon inxhinier Bujar Golemi, nje nder themeluesit e deges se Vatres ne Queens, femijet Ingrid Golemi dhe Artan Golemi si dhe te gjithe miqte dhe te njohurit. Shpirti I Lilit pushofte ne paqe!
***

LILI mori urimin Diten e Nenave,12 Maj 2019

Nga Pertefe LEKA/ DIELLI

Lili u rrit si lule ne familjen Zajmi,por nuk i shpetoi dot luftës së klasave.Kur vëllai i madh Fuati, u arratis,e Gjithë familja u internue ne Tepelenë.
Lili i tregonte me detaje dhe me emra familjet bashkudhetare në zjarrin e ferrit komunist.Kështu mbajti mbi supe barren e persekucionit,por pa u përkulur.
Martesa me Inxh.Bujar Golemin sikur e shpërndau sado pak ate re te zezë qe e ndiqte nga pas.
Ishte çifti me elegant dhe më i dëgjuar në rrethet intelektuale te qytetit te kulturës,Shkodēr.
Lili ishte mësuesja e matematikës me talent të veçantë e cila iu përkushtue arsimit.
Me biçikletën e saj, karakteristikē e shkodranëve, vraponte nepër baltat e fshatrave per të dhënë dituritë,pa kundërshtuar asnjehere emërimin që i bëhej,sepse ishte motra e te arratisurit politik.
Lili e lidhi jetën në një familje te qete shkodrane pa perqasje politike.Vjehrri i saj, Zotni Qamil Golemi, mesues i vjetër ,i nderuar dhe i respektuar arriti t’i shkollonte te gjithe fëmijet me arsim te larte.Lili ndihej e barabartë në ate familje sepse askush nuk ia kujtonte si negacion vellain e arratisur ,por të gjithë ia qanin hallin prindërve te saj qe nuk mund te kontaktonin me djalin e tyre.
Perveç hijeshisë që i kishte falë natyra,kishte një krenari te pafajësisē,qe e manifestonte me nje pune korrekte në marredheniet me drejtuesit.Asnjëherë nuk pati fatin te përfitonte nga kontributet e te shoqit Inxh.B.Golemi arkitekt,sportist,tranier…por gjithmonë qëndroi kryelartë.
Kur viti 90 -të, rrokullisi shemtirën e përçarjes njerëzore,Lilit iu dha mundësia të bashkohej me vëllain e dëshiruar nder dekada per te marre frymë lirisht ne Andrren Amerikane.
Femijet e saj duke pasë edukatën e mirëfilltë familjare u bashkuan me prinderit. Vajza Ingrid i pasuroi diturite ne Universitet e New York-ut ne fushen e Jurisprudencës dhe djali Artan ne akitekturen kompjuterike.
E kompletuar ne harmoninë familjare dhe ne mbarëvajtjen e saj i shfaqet semundja që ia vështirësoi jetesen.
Mirënjohja që buronte nga shpirti i saj fisnik për shërbimet spitalore të përsosura dhe veçanërisht për gatishmërinë dhe përkushtimin e mjekut te saj primar Dr.Myrtezani mbushej me optimizem dhe mbijetonte. Sherbimet që i bënte e bija, në shtëpi,ia mbushnin shpirtin me dashuri.”Nuk di kur flenë kjo vajzë,-e persëriste përherë-gjithë natën rri pranë meje”Giti,juristja shqiptaro-amerikane është një shembull i rrallë në përkushtimin serioz si nē detyren zyrtare dhe ne familje,e krahasuar me brezin e sotēm të marrun mendsh pas teknologjisë së komunikimit informal.
Po kështu edhe Bashkëshorti,Bujari,i cili e vuri gjithe kohë në dispozicion të Lilit. Ai u kthye ne një amvisē shtëpiake që përgatiste ushqime bio sipas rekomandimeve te mjekëve .
Nje rast unikal që përveç, ec e jakeve neper spitale heronjtë e saj Giti,Bujari,Artani sherbimet më tê renda i kryenin në shtëpi.
Kështu e ndjera mori me vete kënaqësinë shpirtërore, dashurinë e tyre,duke iu dhënë uratën “Dritë paçi në jetë tuaj”.
***
Lili ishte nena e Avokates Ingrid Golemi dhe inxh Artan Golemi.
-Federata Vatra ngushellon inxhinier Bujar Golemi, nje nder themeluesit e deges se Vatres ne Queens, femijet Ingrid Golemi dhe Artan Golemi si dhe te gjithe miqte dhe te njohurit. Shpirti I Lilit pushofte ne paqe!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lili Zajmi Golemi

Stacioni i trenit,muze i dëbimit të dhunshëm prej serbëve

May 15, 2019 by dgreca

Veseli: Stacioni i trenit në Prishtinë do të bëhet muze i dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga forcat serbe

​ 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe nga menaxenti i Infrakos-it, ka vizituar lokacionin tek stacioni i trenave në Prishtinë, i cili sipas propozimit të kryeparlamentarit Veseli do të shndërrohet në muze të dëbimit të shqiptarëve dhunshëm nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli tha se ky muze do të jetë një kujtesë për të gjitha brezat dhe gjithë botën demokratike, për të kujtuar formën dhe vendin e depërtimit të dhunshëm të dhjetëra mijëra qytetarëve të Prishtinës nga pronat e tyre. 

“Shqiptarët kanë pasur dëbime në mënyrë historike. Vetëm ta mendojmë dëbimin nga Sanxhaku i Nishit dhe vise të tjera. Unë sot jam këtu për të dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e institucioneve për të marrë vendime të drejta. Ato nuk janë të drejtuara kundër askujt, por për t’i dhënë perspektivë rajonit dhe që e vërteta të dalë në shesh. Dhe kjo e vërtetë është se shqiptarët, janë dëbuar, vrarë e masakruar në mënyrë të organizuar nga shteti serb“, tha Veseli. 

Ai shtoi se Serbia ka kryer gjenocid mbi shqiptarët dhe se ky realitet nuk do të harrohet, ndërsa kriminelët do të përgjigjen për krimet e tyre. “Nesër, Kuvendi do të propozojë që ky stacion i trenit të shndërrohet në muze të dëbimit të shqiptarëve. Le të vijnë gjeneratat e reja, le të vijnë edhe ndërkombëtarët dhe le ta shohin atë copë të realitetit tonë të para 20 vjetëve“, theksoi kryeparlamentari Veseli. 

Ali Kadrolli, i cili personalisht me familje e kishte përjetuar dëbimin e dhunshëm me tren, ka rrëfyer se si i ka hipur nëpërmjet dritareve të trenit prindërit e tij të cilët më pas janë depërtuar për në Maqedoni. 

Ai tha se kjo iniciativë e kryeparlamentarit Kadri Veseli është shumë e qëlluar dhe do të mbetet gjithmonë në kujtesën e qytetarëve.

Filed Under: Opinion Tagged With: Veseli-Stacioni i Trenit-Prishtine- Muze i debimit

Mbi shpresën

May 15, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Kur njeriu humbet shpresën, humb çdo gjë – në vend që të lehtësohet siç ndodh kur një enë a një thes zbrazet – ai ndjen një barrë të rëndë, që është përgjegjësia ndaj vetes dhe të tjerëve që varen prej tij. Njeriu mbahet në këmbë nga një balancë e çuditëshme midis forcës së ndjenjës që buron nga brenda, dhe forcës së veprimit të jashtëm. Shpresa gjithashtu është një lloj profecie, nëpërmjet së cilës njeriu parashikon të ardhmen e tij; varet nga veprimi që kjo profeci të përmbushet ose jo. Të kesh shpresë do të thotë të jesh profet, të paktën i vetes. Çdo njeri e ka këtë aftësi nëse ka shpresë. Imagjinata është shpresë, po ashtu edhe fantazia. Ushqyerja e fantazisë është si ushqyerja e trupit, por, për t’u plotësuar, asaj i duhet të ketë grumbulluar shume material a përvojë nga bota e jashtme, nga jeta; dhe është ky ushqim nga i buron e gjithë forca, e cila, kur vjen koha, manifestohet si shpresë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi- Mbi Shpresen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT