• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2019

VETON DAKAJ, 38 VJEÇ, NDERROI JETE NE NJU JORK

May 23, 2019 by dgreca

Sherbimet Funerale te Shtunen me 25 Maj, varrimi te Dielen, 26 Maj 2019/

Një tragjedi ka ndodhur në familjen e veprimtarit të komunitetit shqiptar, Musa Dakaj. I biri i tij, Vetoni i moshës 38 vjeçare, ka ndërruar jetë pa pritur.

Vetë z. Musa Dakaj e dha lajmin përmes facebookut: Miq, shokë dhe dashamirë, më dhimbje ju njoftoj se sot papritmas, u nda nga jeta, në moshë 38 vjeçare, djali im Veton Dakaj.
Nderimet e fundit do t’ja bëjmë ditën e shtunë, me 25 Maj, nga ora 2.00 deri në 9.00PM, në shtëpinë mortore Ruggiero & Sons, në adresen:

732 Yonkers Avenue, Yonkers, ndersa varrimi bëhet ditën e dielë.
Telefoni i familjës Dakaj 1-917-359-8774

Federata Pan Shqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Gazeta e saj “DIELLI” i shprehin ngushëllimet më të thella z. Musa Dakaj dhe gjithë familjes dhe miqëve për këtë humbje të madhe. I pushoftë shpirti në Paqë Vetonit!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Veton Dakaj- nderroi jete-38 Vjec

NJE ORE E HUMBUR

May 23, 2019 by dgreca

Nga Rafaela PRIFTI/

Pjesa teatrale “Ndërkombëtarët” e dramaturgut Jeton Neziraj u shfaq në Nju Jork nga datat 20 deri në 22 maj në TheaterLab. Shfaqja është pjesë e një festivali multimedial Between the Seas, të krijuar nga regjisorja Atkina Stathiki dhe inxhinieri i zërit, Jerome Simeon, për të ‘kapërcyer’ distancën midis Mesdheut dhe Nju Jorkut. Meqë ky vit shënon tridhjet vjetorin e rënies së murit të Berlinit, fokusi i festivalit përqendrohet tek Ballkani, thonë krijuesit dhe drejtoresha artistike Orietta Crispino. Ky projekt, i vetëquajtur platform e pavarur, ju jep hapësirë artistëve bashkëkohorë nga Mesdheu dhe fton hapjen e dialogut për rajonin, duke na dhënë një formë arti të angazhuar me politikën që në fund nuk është as art dhe madje as orë edukative.

Shkruar nga Jeton Neziraj “Ndërkombetarët” është përkthyer nga Alexandra Channer, ndonëse është e vështirë të mendohet se mund të jetë shkruar në shqip ngaqë i gjithë konstrukti është i huaj dhe artificial. Premiera e shfaqjes është dhënë në Prishtinë në vitin 2016. Pjesa është e konceptuar si një përmbledhje me skeçe estrade dhe etyde kombinuar me klipe televizive që lidhen me njëri-tjetrin vetëm nga personazhet si Karla Del Ponte, Bill Klinton, Nënë Tereza, Madelen Albright dhe civilë ndërkombëtarë e vendorë anonim. Në fletushkën e programit shënimi i regjisores shtron pyetjen se përse është vënë në skenë një shfaqje për një luftë të ndodhur kaq larg dhe përpara njëzet vjetëve. Përgjigjia e saj është se në botë nuk ka ndryshuar asgjë në pozitat midis të fuqishme dhe të pafuqishmëve, drejtësisë e padrejtësisë. Kjo premisë fallco shërben si kontekst ku ngrihet pjesa gjatë së cilës për një orë të tërë parakalojnë momente e ngjarje të vërteta (sipas autorëve), si dhe takime imagjinare nga lufta e Kosovës dhe forma satire “për të ekspozuar hipokrizinë e atyre që përfituan nga lufta dhe për të nderuar viktimat e panumërta.” Në asnjërin pikë shfaqja nuk arrin të ketë sukses. Spektatorit i krijohet përshtypja se diku mund apo duhet të qesh (psh me emërtimet për Nënë Terezën) apo mbase të thellohet (psh për tregtinë me organe – subjekt i disa skeçeve), por kjo nuk arrihet. Regjisorja Atkina Stathiki pyet spektatorët se çfarë mendojnë për këtë apo atë personazh gjatë shfaqjes dhe madje edhe falenderon spektatorët që nuk janë larguar (duhet të jetë diçka e pritshme në këtë lloj teatri jokonvencional). Sidoqoftë, shfaqja “Ndërkombëtarët” e dramaturgut prodhimtar Jeton Neziraj ishte humbje kohe që përjetohet si e tillë në Prishtinë, Nju Jork e kudo tjetër.

Autori vetë nuk ishte i pranishëm. Mbrëmë, në shfaqjen e fundit në Nju Jork, tre aktoret e shfaqjes dhe grupi realizues barazoheshin me numrin e spektatorëve të ulur në sallë.  

Filed Under: Kulture Tagged With: Rafaela prifti-Nje Ore e humbur-Jeton Neziraj

PROF. SAMI REPISHTI NDJEHET MË MIRË PAS NJË KRIZE KARDIAKE

May 23, 2019 by dgreca

Profesor Sami Repishti kohët e fundit ka pasë shqetësime shëndetsore dhe ka kaluar një arrest kardiak, por tash nën përkujdesje mjeksore,ndjehet më mirë. Ai e bërë të njohur përmirësimin e shëndetit përmes një mesazhi që u dërgoi kryeredaktorëve të Gazetave “DIELLI” dhe “ILLYRIA”.

I lutemi Zotit që profesor Repishti ta kalojë gjendjen e vështirë dhe sërish të bashkëpunojë me gazetat tona!

Ja mesazhi i Profesor Repishtit:

I dashtuni Dalip

I dashtuni Ruben

Sot pata rastin me lexue të dy numrat e fundit të gazetave Dielli dhe Illyria. U kënaqa nga sasia e informatave që përmbajshin.

Për vite të gjata, ju keni mbajtë shtypin tonë të gjallë dhe cilësor. Puna e juej nuk ka çmim. Vetëm e ardhmja do ta njohë si duhet si dhe përpjekjet e jueja disa herë mbinjerëzore që e kanë mbajtë dhe zhvillue.

Sot ju shkruej sepse kohët e fundit shëndeti im ashtë dobsue. Kam kalue nji krizë kardiake, disa ditë në spital, dhe jam tashti nën observacion mjeksor. Ndjehem ma mirë!

Por, në vetëvete ndjeva detyrën të ju falenderoj për veprimtarinë e juej e sakrificat e jueja të vazhdueshme. Gëzofshi shëndet e përkrahje të meritueme, dhe mirënjohjen e bashkësisë sonë shqitaro-amerikane.

Miqësisht

Sami Repishti

Filed Under: Opinion Tagged With: Krize Kardiake-Prof. Sami Repishti

INXHINIERI PASHK NDOCI VIZITOI DHE U ANËTARËSUA NË VATËR

May 23, 2019 by dgreca

Të Mërkurën, 22 Maj 2019, inxhinieri Pashk Ndoci së bashku me zonjën, vizituan selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”. Ata shoqëroheshin nga anëtari i Këshillit të Vatrës Anton Raja.

Mysafiri u prit nga Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, anëtari i kryesisë Zef Balaj, anëtari i këshillit Lek Mirakaj dhe Gjergj Ivanaj.

Editori i Diellit i informoi mysafirët për rrugëtimin 107 vjeçar të Vatrës dhe historikun e gazetës Dielli.

Kryetari i Vatrës e falenderoi mysafirin për vizitën dhe e informoi për veprimtaritë, qëndrimet e  Vatrës dhe 110 vjetorin e gazetës Dielli. Mysafiri dhe kryetari i Vatrës shkëmbyen dhurata simbolike.

Inxhinieri Pashk Ndoci e falenderoi kryetarin e Vatrës dhe bashkëpunëtorët e tij për mikpritjen. Ai shkroi mbresat e tij gjatë kësaj vizite në librin e vizitorëve.

Ndër të tjera  ishnxhinier Pashk Ndoci, drejtues i SH.K. A” KASTRIOTËT-LEZHË” dhe administrator i “DEMAL-CENTER”  shkroi: ndjehem i nderuar që gjendem në këtë tempull të shqiptarëve të Amerikës dhe përulem para atyre burrave që krijuan dhe udhëhoqën Vatrën, që na ruajti Kombin e na bëri Shqipërinë. Ndjehem i nderuar që preka historinë e Vatrës shqiptare, pa të cilën zor se do të kishim Shqipërinë e sotme, së cilës i doli për zot Vatra në kohën kur nuk kishim shtet. Shqiptarët duhet ta njohin dhe ta prekin medoemos historinë e Vatrës dhe Diellit, avokatët e Shqipërisë në Amerikë për më shumë se një shekull.Faleminderit varanëve për çfarë bëjnë për shqiptarizëm!

Inxhinier Pashk Ndoci nënshkroi anëtrësimin e tij në Vatër duke u zotuar: Ndjehem krenar që prej ditës së sotme jam pjesë dhe veprimtar i Vatrës. Faleminderit për pritjen e ngrohtë!

Filed Under: Featured Tagged With: Pashk Ndoci-Vizite ne Vater

Zërat që gjëmojnë në shkretëtirë

May 23, 2019 by dgreca

NGA RESHAT KRIPA/

                Para  syve  të  mi  qëndron  albuni me poezi të zgjedhura i të madhit  Ali Asllani. Shfletoj faqet e tij dhe lexoj poezitë. Ndalem para njerës prej tyre, “Hakërrim”. E lexoj dhe e rilexoj dhe më duket sikur autori nuk e ka shkruar për kohën që jetoi vetë por për ditët e sotme. Kjo mund të duket e  çuditëshme. Si  mundi  autori  të  parashikojë  se  çfarë  do  të  ndodhte  pas  shtatëdhjetë vjetësh? Por, ja që kjo është e vërtetë. Lexoj:

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepa, mbushni arka,\

Të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner ju zuri darka!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

Gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: Peqe, lepe!

            Para syve më dalin “njerëzit e rinj” të kohës së përmbysur që sot janë transformuar në  politikanë, diplomatë,   juristë të shquar, gazetarë apo analistë. Janë trashëgimtarët e sistemit të përmbysur.  Janë të shumtë. Ata e kanë zaptuar këtë vend dhe po i thithin gjakun. I gjen kudo, në partitë politike dhe në shoqatat “e pavarura”. I gjen në median e shkruar dhe atë televizive. I gjen në administratën shtetërore dhe në qeveri. I gjen në “Institucionet e Pavarura” dhe në parlament. I gjen në çdo qelizë të këtij vendi të mjerë. I shohim përditë, në rrugë dhe në jetën e përditëshme, në mbledhje përkujtimore dhe konferenca shkencore. Ata janë kudo të parët. Ata janë në faqet e para të shtypit dhe në ekranet e televizioneve. Janë specialistë për gjithçka, për politikë dhe për diplomaci, për art dhe për kulturë, për histori dhe për gjeografi, për shkenca dhe për teknikë, madje deri edhe për seks dhe për homoseksualizëm. Vetëm këto figura  shfaqen  çdo  ditë para opinionit. A thua nuk paska ky vend figura të tjera?

Mos u  mundoni  t’i  pengoni.  “Heronjt”  e  sotëm janë në gjendje të kapërxejnë çdo pengesë.  Janë të paarritshëm, janë xhonglerë të shkëlqyer. Ju a kanë kaluar edhe atyre të cirqeve më të famshëm. Janë të paimagjinueshëm  sidomos në kapërximet me pengesa, ndaj i kalojnë me lehtësi edhe gjembat e ferrat. Mos u çudisni nëse sot i gjeni në një shoqatë dhe nesër në një tjetër me bindje të kundërta me të parën. Mos u çudisni nëse sot i gjeni në një parti të djathtë dhe nesër në një të majtë. Kjo është rruga e sotme e suksesit të shoqërisë shqiptare. Kjo është formula e pasurimit të shoqërisë së sotme. Nga kjo formulë kanë lindur biznesmenët dhe politikanët e sotëm. Kanë lindur komentatorët dhe analistët e përjetshëm. Kanë lindur gazetarët dhe “mëndjet e ndritura” të këtij vendi. Mundohuni të paraqisni një ankesë  në  ndonjë nga institucionet e ndryshme, por mos prisni përgjigje. Askush nuk merr mundimin t’ju përgjigjet Mundohuni të shkruani një artikull për këtë gjendje.  Shpërndauani gazetave apo revistave  që qarkullojnë në vend. Shumica e tyre do ta refuzojnë. Përse? Sepse drejtuesit e tyre i përkasin klasës së “njerëzve të rinj” që sundojnë mbi median. Zëri juaj është një zë në shkretëtirë.

            Çuditërisht, pasojat e kësaj anarkie bien mbi kurrizin e atyre që, të lodhur nga rruga nëpër të cilën janë të detyruar të ecin, janë tërhequr të deziluzionuar në qoshkun e tyre, sepse nuk mund të pajtohen me  sharlatanët që drejtojnë vendin. Nuk mund të pajtohen me hipokritët, servilët, mashtruesit, dallaverexhinjtë dhe lloj lloj tipash të këtij lloji që, fatkeqësisht, qëndrojnë në krye.  Sharlatanët nuk e kanë për turp ta kthejnë faqen nga e majta në të djathtë, ose e kundërta, nga është më i madh interesi.  Ata nuk kanë bindje. Ata kthehen nga fryn era. Ata që deri dje ishin me mazhorancën sot kthehen me opozitën, ashtu siç ishin kthyer përfaqësuesit e opozitës së djeshme me mazhorancën e dikurshme. Ata i dëgjon gjithmonë të thërrasin “Hosana Baraba”  kushdo qoftë Barabai, për  ta  nuk  ka  rëndësi. Rëndësi  ka  që  atyre  të  mos  u  preken  rrugët  e pasurimit. Poeti Ali Asllani do t’i quante “të pabrekë’ që darka do ti zinte milioner.

            Para disa ditësh isha në një takim të organizuar nga katër institucione të rëndësishme të vendit tonë. Pjesëmarrësit i karakterizonte diferenca e bindjeve të tyre. Natyrisht një gjë e tillë është normale në një vend me të vërtetë demokratik. Por mbeta pa fjalë kur në podium u ngjit, megjithëse në programin e shpërndarë nuk figuronte emri i tij, një ish-ministër dhe aktualisht zëvendës ministër. Ajo që më bëri të ndjeja një neveri për këtë figurë ishte se e paraqiti veten si një kundërshtar të regjimit të përmbysur që paskësh qenë gati për t’u arrestuar. Porsa ai mbaroi fjalën një vajzë e re, e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkoi t’i bëntë një pyetje por, çuditërisht, nuk u lejua nga drejtuesja e takimit. Në atë çast para syve më dolën fjalët e Zotit Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, mbajtur në seancën ku diskutohej rezoluta numër 1481 (2006) e iniciuar nga Goran Lindblad mbi  “Domosdoshmërinë për dënimin ndërkombëtar te krimeve te regjimeve totalitare komuniste”:

            Unë nuk kam frikë as nga nazizmi dhe as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që I mbajtën në këmbë ato regjime”.

            Lakejtë e regjimit të përmbysur sot i ke kudo. I ke në krye të partive politike, shoqatave të ndryshme dhe institucioneve shtetërore. Të gjithë thërrasin “Jemi të pafajshëm! Jemi të pafashëm! Por atëherë kush paska qenë fajtori për gjithë atë tmerr që përjetoi populli ynë për gati një gjysëm shekulli? Mos vallë paskemi qenë ne që e paguam me jetet tona?

            A thua janë kështu të gjithë shqiptarët. A thua nuk gjen shqiptarë të ndershëm? Përgjigjen na e jep poeti:

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera,

Kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…

Ja, ja, grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,

Koha është e maskarenjve, po Shqipëria e shqiptarve!

Në vendin tonë ka plot njerëz të denjë për t’u quajtur shqiptar. Ata përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë së këtij vendi. Por janë zërat e çjerrur të korbave të zinj që nuk lejojnë të dëgjohen zërat e tyre të pastër, zërat e tyre të dlirë. Vendi ynë ka intelektualë që sot shkëlqejnë në gjithë botën e përparuar por që në vendin e tyre dyert i kanë të mbyllura. A do ta gjejë rrugën e duhur atdheu?

            Para disa ditësh më ndaloi në rrugë një qytetar i panjohur. Më drejtoi një poezi që porsa e kishte përfunduar. E hapa dhe lexova:

            Në këtë kaos, këtë vend të nxirrë,

            Nga këta “bandillë”, këta “xhevahirë”,

            Zërat tanë të fortë, zërat tanë të mirë,

            Zërat tanë të lirë, zë në shkretëtirë!”

            Deri kur këto zëra do të gjëmojnë  në shkretëttirë?

Filed Under: Analiza Tagged With: Reshat Kripa-Zera ne Shkretire

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT