





Të Mërkurën, 22 Maj 2019, inxhinieri Pashk Ndoci së bashku me zonjën, vizituan selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”. Ata shoqëroheshin nga anëtari i Këshillit të Vatrës Anton Raja.
Mysafiri u prit nga Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, anëtari i kryesisë Zef Balaj, anëtari i këshillit Lek Mirakaj dhe Gjergj Ivanaj.
Editori i Diellit i informoi mysafirët për rrugëtimin 107 vjeçar të Vatrës dhe historikun e gazetës Dielli.
Kryetari i Vatrës e falenderoi mysafirin për vizitën dhe e informoi për veprimtaritë, qëndrimet e Vatrës dhe 110 vjetorin e gazetës Dielli. Mysafiri dhe kryetari i Vatrës shkëmbyen dhurata simbolike.
Inxhinieri Pashk Ndoci e falenderoi kryetarin e Vatrës dhe bashkëpunëtorët e tij për mikpritjen. Ai shkroi mbresat e tij gjatë kësaj vizite në librin e vizitorëve.
Ndër të tjera ishnxhinier Pashk Ndoci, drejtues i SH.K. A” KASTRIOTËT-LEZHË” dhe administrator i “DEMAL-CENTER” shkroi: ndjehem i nderuar që gjendem në këtë tempull të shqiptarëve të Amerikës dhe përulem para atyre burrave që krijuan dhe udhëhoqën Vatrën, që na ruajti Kombin e na bëri Shqipërinë. Ndjehem i nderuar që preka historinë e Vatrës shqiptare, pa të cilën zor se do të kishim Shqipërinë e sotme, së cilës i doli për zot Vatra në kohën kur nuk kishim shtet. Shqiptarët duhet ta njohin dhe ta prekin medoemos historinë e Vatrës dhe Diellit, avokatët e Shqipërisë në Amerikë për më shumë se një shekull.Faleminderit varanëve për çfarë bëjnë për shqiptarizëm!
Inxhinier Pashk Ndoci nënshkroi anëtrësimin e tij në Vatër duke u zotuar: Ndjehem krenar që prej ditës së sotme jam pjesë dhe veprimtar i Vatrës. Faleminderit për pritjen e ngrohtë!