• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2019

Papa kujton viktimat e komunizmit në Rumani

June 6, 2019 by dgreca

Në përfundim të vizitës në Rumani, Papa Françesku ka kujtuar viktimat e krishtera të kohës së komunizmit. /

Papa Françesku ka mbajtur në Rumani një meshë para 60.000 besimtarëve dhe ka vlerësuar shtatë peshkopë greko-katolikë, të cilët kanë vdekur në burgje në periudhën 1948 – 1970. Në meshën e tij ai tha se në Rumani duhet të ruhet liria dhe mirësia si trashëgimi e peshkopëve martirë.

“Ata kanë vuajtur gjatë jetës së tyre, sepse janë angazhuar për të drejtat e njerëzve në një sistem jo të lirë ideologjik”, theksoi Papa, duke theksuar angazhimin e peshkopëve “për zëvendësimin e urrejtjes me dashuri dhe faljen si bazë të besimit të krishterë”.

Bashkëjetesa me besimet e tjera

Rumänien | Papst Franziskus bei Messe in Szeklerburg (Getty Images/AFP/A. Solaro)

Françesku apeloi për një “ideologji të re”, ku njerëzit të bashkëjetojnë me kulturat dhe besimet e tjera. Konkretisht ai u angazhua për ruajtjen e vlerave në familje, në martesë dhe në jetë, si dhe kthimin e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve tek vlerat dhe etika. Papa u angazhua edhe për më shumë tolerancë. Rumania është e njoftuar me vuajtjen e njerëzve dhe influencën e ideologjisë së një regjimi në jetën e tyre, ku vetë besimi ishte në shënjestër.

Katolikët duhet të jenë dëshmitarë të lirisë dhe bamirësië. Vëllazëria dhe dialogu duhet të vendosen mbi konflitket. Papa u angazhua për një bashkëpunim mes konfesioneve të ndryshme tek të krishterët. Rumania dhe populli rumun është një shembull i shumëllojshmërisë së besimeve.

Edhe presidenti Johannis në meshë

Rumänien Blaj Präsident Iohannis vor Papst-Besuch (AFP/A. Solaro)

Në meshën e Papës në “Fushën e lirisë”, ku është mbajtur asambleja nacionale në vitin 1848, ishin edhe përfaqësuesit e hebrejve, presidenti Klaus Johannis, përfaqësuesit e kishës greko-katolike, kryeministrja Viorica Dancila, princesha Margarita dhe e bija e mbretit të fundit rumun Michael I.

Filed Under: Opinion Tagged With: Papa Francesku-Rumania-Krimet e Komunizmit

Kaminsky: Në Shqipëri e shkuara komuniste mungon në tekstet shkollore

June 6, 2019 by dgreca

Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komuniste në Gjermani, për DW: Ndonëse ka progres në zbardhjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ajo periudhë u mungon teksteve shkollore./

Nga ANI RUCI/*

DW:  Znj.Kaminsky, cili është qëllimi vizitës tuaj në Shqipëri bashkë me një delegacion nga Gjermania?

Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni ynë, i themeluar nga Bundestagu në 1998, ka edhe një mision ndërkombëtar. Çdo vit ai mundëson vizita në vendet ish komuniste të Europës. Synojmë të shikojmë sesi këto vende trajtojnë të shkuarën e tyre të dhunshme, të shkuarën e diktaturës komuniste. Delegacioni gjerman përbëhet nga 20 personalitete, drejtorë muzeumesh, qëndrash përkutimore, arkivash, gazetarë,  profesorë universitetesh. Kjo është hera e dytë që një delegacion gjerman vjen në Shqipëri me këtë qëllim. Për herë të parë erdhëm në vitin 2010. Kësaj herë duam të shikojmë ҫfarë ka ndodhur në Shqipëri brenda 9 viteve për trajtimin e diktaturës komuniste. Duhet t’ju them se 9 vjet më parë, në Shqipëri, nuk bëhej pothuajsë asgjë për zbardhjen e diktaturës komuniste, për kulturën e kujtesës. Egzistonin disa organizata të ish të burgosurve politikë që ishin lënë vetëm, pa asnjë përkrahje. Pritshmëritë e ish të burgosurve politikë nuk ishin plotësuar, ndonëse përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste do të duhej të vlerësoheshin, respektoheshin nga politikanët dhe publiku. Përkundrazi. Ata ishin injoruar dhe nuk gëzonin as mbështetje, as mirëkuptim. Askush nuk donte t’i dëgjonte. Megjithatë, në vitin 2010, në Muzeun Historik Kombëtar të  Shqipërisë, në Tiranë, kishte një ekspozitë  për represionin politik gjatë regjimit komunist. Në atë kohë ajo ishte e para ekspozitë në një vend ish komunist që ekspozonte të kaluarën e tij diktatoriale. Ishte një përvojë disi kontradiktore pasi përshtypja jonë mbizotëruese ishte që në Shqipëri nuk flitej për diktaturën komuniste. Periudha e diktaturës komuniste nuk ishte përfshirë në tekstet shkollore por ndërkohë kishte një ekspozitë!!

DW: Dhe tani, 9 vjet më pas, ҫfarë konstatoni  Znj. Kaminsky?

Dr. Anna Kaminsky: Shohim një përvojë mahnitëse në Shqipëri! Në Shkodër, në 2013, u ngrit   memoriali i parë për  ish të burgosurit nga ish policia sekrete  e regjimit komunist, famëkeqi Sigurim i Shtetit. Po në Shkodër, javën e kaluar u inagurua një monument, vërtet shumë i mirë. për të përkujtuar të persekutuarit nga diktatura komuniste në gjithë zonën e Veriut. Në Tiranë  ka dy ekspozita në Bunk Art dhe është edhe muzeumi, “Shtëpia e Gjetheve”, ku bëheshin përgjimet nga Sigurimi dhe torturoheshin kundërshtarët e regjimit komunist. Sot në Muzeun Historik Kombëtar ka një department shumë të madh, që trajton krimet e kohës së diktaturës komuniste. Është ngritur dhe funksionon një Komision Shtetëror për dosjet e ish Sigurimit. Ka edhe një Institut Studimi për krimet e komunizmit në Shqipëri. Pra, krahasuar me 2010, janë realizuar shumë nisma, pjesa më e madhe nga organizata të shoqërisë civile, që nxitën politikanët të hapin dosjet, të mbështesin lindjen dhe zhvillimin e kulturës së kujtesës ,

DW: Si i mbështet Fondacioni juaj nismat, përpjekjet që po bën Shqipëria që kaluara komuniste të zbardhet, të njihet nga brezat që nuk e jetuan atë me qëllim parandalimin e  ҫdo mundësie potenciale për kthimin e regjimeve totalitare, anti demokratike?

Dr. Anna Kaminsky:  Neve në Gjermani na është dashur të  merremi me dy diktatura dhe me viktimat e dy regjimeve: nazizmit dhe komunizmit. Në Gjermani na u deshën disa dekada për të zbardhur krimet e nazizmit dhe bërë ato të njohura për shoqërinë. Këto procese duan kohë. Por viktimat nuk mund të presin. Shoqëria duhet të përballet më të shkuarën komuniste. Përvoja që ne sjellim në Shqipëri nga Gjermania është përshpejtimi i këtyre proceseve, që viktimat të mos vazhdojnë të zhgënjehen për dekada të tëra, që krimet e regjimit komunist të zbardhen. Egzistojnë vendet ku ndodhën krimet, egzitojnë dokumenta, janë ende gjallë viktimat dhe kujtimet e tyre. Vizituam burgun e Spaҫit. Prej shumë vitesh qeveritë në Shqipëri kanë premtuar një burgu i Spaҫit të bëhet muzeum. Por nuk e kanë bërë këtë. Diҫka kanë bërë organizatat e shoqërisë civile dhe vetë ish të burgosurit..po kjo duhet të jetë një detyrë e shtetit për të mos harrruar atë që ndodhi. Por njëherazi bashkë me përvojën tonë, ne mësojmë nga Shqipëria sesi ajo po trajton të shkuarën komuniste, sesi organizatat e shoqërisë civile po luftojnë për të ndërtuar kulturën e kujtesës. Nuk jemi mësues. Kur vijmë në Shqipëri jemi studentë.  Jemi njerëz në kontekste të ndryshme që dëshërojmë të bashkëpunojmë në Shqipëri me njerëzit në fusha të ndryshme në kërkime, studime, analizën e kujtimeve dhe të mbështesim njëri – tjetrin. Dua të them që në Shqipëri ka progres në dokumentimin e të shkuarës komuniste në krahassim me 2010.

DW:  A është Shqipëria në rrugën e duhur?

Dr. Anna Kaminsky:  Mendoj se po. Janë identifikuar vendet, kampet e internimeit, varret masive. Ka inisiativa për të vazhduar identifikimin e tyre në gjithë vendin. Në Lushnjë është ngritur një monument, ka një nismë për të ngritur një memorial për ish kampin e internimit në Tepelenë dhe  përkujtuar 300 fëmijët që vdiqën atje. Një vit më parë Presidenti i Shqipërisë, Meta,  nderoi 22 viktimat që pushkatuan pa gjyq në masakrën e vitit 1951 në Ambasadën Sovjetike, në Tiranë, me preteksin e vendosjes atje të një bombe. Tani ata janë vendosur në Varrezat e Dëshmorëve. Pavarësisht këtij progresi mendoj se mungon vullneti politik për të përfshirë të kaluarën diktatoriale në tekstet shkollore. Diktatura komuniste në këto tekste paraqitet ende si periudha e modernizimit të shoqërisë shqiptare, elektrifikimit, arsimimit, emancipimit të gruas dhe nuk ka asnjë fjalë të vetme për viktimat e saj. Kjo duhet të ndryshojë, pasi thelbi i diktaturës është represioni, vrasjet, mungesa e të drejtave demokratike, dhunimi i të gjitha të drejtave të njeriut. Brezat e rinj duhet të dinë ҫfarë ndodhi, ҫdo të thotë të jetosh në diktaturë që të mos e konsiderojnë demokracinë si dicka të mirëqënë por të luftojnë për të drejtat demokratike. E kalura komuniste eshtë trashëgimi, brezi i ri duhet të forcojë edukimin demokratik, pra të njohin të kaluarën që të kuptojë ndryshimin mes diktaturës dhe demokracisë. Shqipëria është një vend me bukuria të madhe natyrore. Sa herë vij, e kam të vështirë të përfytyroj përballë kësaj bukurie sesi këtu ishte diktatura më egër komuniste, vendi më i izoluar për disa dekada. Por kjo bukuri nuk duhet të mbuloje krimet e komunizmit.

  • Kortezi : DW

Filed Under: Interviste Tagged With: Dr. Anna Kaminsky- Krimet e Komunizmit-Shqiperia

Shqipëria ka nevojë në çdo kohë për trima si Dudë Sinani

June 6, 2019 by dgreca

Një libër që ringjall pjesë nga historia kombëtare /

Dr. Nuri Dragoj/

Sa herë që flitet për luftëra, në krye të ligjërimeve apo shkrimeve historike, përmenden emra udhëheqësish e komandantësh që i fituan apo i humbën ato. Por nuk flitet për jetën dhe vdekjen e njerëzve të thjeshtë, të cilët rrëmbeheshin nga vatrat familjare e hidheshin në fushat e betejave, duke i çuar drejt vdekjes. Gjithmonë flitet për lavdinë dhe shkëlqimin e karrierave të princave apo mbretërve dhe heshtet për vdekjen e luftëtarëve dhe kapedanëve popullor të mbetur anonimë në fushat e përgjakura, të mbuluar nga hijet e flamujve të shteteve të tjerë. Pikërisht këtë boshllëk e plotëson  libri monografik  që kemi në duar, “Kapedani i Labërisë, Dudë Sinani”, me autor Prof. dr. Bardhosh Gaçe.

Për të na prurë monografinë “Kapedani i Labërisë, Dudë Sinani”, studiuesi Bardhosh Gaçe ka  zbritur  në tabanin popullor, ku ka vrojtuar me kujdes trevat prej nga dalin trimat, faktorët që i kthejnë ata në heronjë të kohës dhe na paraqet me mjeshtëri bëmat e tyre. Me një stil mjaft të rrjedhjshëm e tërheqës, gjuhë të pastër e të pasur, historik për nga ngjarjet dhe letrar për nga ëmbëlsia e të treguarit, autori na paraqet një libër të këndshëm e mjaft cilësor. Është një prurje me vlera  njohëse për trevën e Labërisë e më gjerë, e cila përfshin zhvillimet historike më të spikatura në shekujt XVIII-XX, periudhë kjo fare pak e trajtuar në historiografinë shqiptare.

Libri i prof. Gaçes bazohet në mënyrë të dyfishtë, në të dhëna dokumentare e në folklorin popullor. Dihet se mendimi dhe përjetimi i ngjarjeve historike nga njerëzit, shpesh herë gdhendet në këngë dhe nuk mund të ketë forcë që të shmangë ndikimin e saj në histori, pasi populli di çfarë ruan në kujtesën e vet. Një nga mangësitë e shqiptarëve ka qenë mosshkrimi i historisë. Për pasojë, në fushat e betejave nuk ka patur kronikanë të pasqyronin me korrektesë luftimet, apo të hidhnin në letër ngjarjet më të rëndësishme të jetës. Pikërisht këtë mangësi e ka plotësuar poeti popullor, njerëzit e thjeshtë që u kanë kënduar me dashuri dhe dhimbje trimave, apo betejave të zhvilluara e që kanë lënë gjurmë në kujtesën e tyre. Kënga popullore mund të quhet një farë autobiografie e popullit, një dokument i skalitur në thellësitë e kujtesës historike të tij. Kjo për faktin se ato janë ngritur në kohën që kanë ndodhur ngjarjet. Me anë të këngës flasin dhe brezat që vijnë shekuj më pas. Aty pasqyrohen ngjarje të ndryshme të kohës, idealet shoqërore të masave, ndjenjat morale dhe psikologjike të shtresave shoqërore në faza të caktuara të historisë. Ndaj themi me bindje që, edhe atëherë kur mungon dokumenti, kënga e zëvendëson denjësisht atë.

Historia është treguar e ashpër me ilirët dhe pasardhësit e tyre. Pozicioni gjeografik në të cilën shtrihen trojet shqiptare, përkon me vijën ku përplasen interesat Lindje-Perëndim. Lashtësia e këtij populli dhe virtytet e tij, janë bërë shkak për të qenë përherë i përfshirë në luftëra, të cilave u ka mbijetuar në shekuj. Ndaj populli thotë: “Shqipëri, moj ballëlarë / S’pate dert nga asnjë valë, / Të mbeti dora në pallë…„

*      *

    *

Studiuesi Bardhosh Gaçe na përcjellë hap pas hapi historinë e fisit të Dudë Sinanit, të pashkëputur nga trualli i lindjes dhe njerëzit që i rrethonin, por edhe më gjerë, pasi aleancat luftarake ishin të zakonshme dhe bazë për të arritur fitoren. Paraqitja e jetës dhe veprës së Andon Dudës, më pas rritja në moshë dhe trimëri e Dudë Sinanit, dhimbja që ai ndjen për vuajtjet e të atit dhe rrezikun e vazhdueshëm që paraqiste terrori ushtarak osman, duke vijuar me nipin e tij, Dudën e ri, e bëjnë monografinë pjesë të jetës së çdo familjeje shqiptare. Ishte kjo dhunë dhe aktet e pamoralshme që shokonin njerëzit. Ndaj dhe në një këngë të asaj kohe, i bëhej thirrje princeshës së Kaninës të largohej. Nuk ishte e sigurt sepse po vinin osmanët. Janë të shumta tregimet e legjendat që thonë se nuset dha vajzat shqiptare kanë preferuar të hidhen në humnerë, në vend që të binin në duartë e osmanllinjëve; “Dil e ik moj Rugjinë / Se do të bëhesh robinë.”

Autori na tregon se në 500 vitet e sundimit të Perandorisë Osmane, fati i shqiptarëve ka qenë pasqyrë tragjedish, ku shkëlqimi i sulltanëve fshihte dramën e madhe të ushtarëve nizamë, që luftonin në troje të huaja për llogari të pushtuesve. Ata hidheshin në beteja si kuajt e luftës dhe askush nuk bënte llogari sa vriteshin. Gjithmonë e më tepër korrierët ushtarakë kërkonin të mobilizonin nizamë të rinj prej tokave të pushtuara, ndërsa populli kundërshtonte aq sa mundte. “Mbretit s’ia kemi takanë, / Me xhelep, me nizamë…”.

Në këtë rrjedhë shekullore të dhimbjes shqiptare, edhe Ali Pashë Tepelena nuk bëri gjë tjetër, veçse ndryshoi rrjedhën e dyndjes së ushtarëve, sepse edhe ai, i mobilizoi bijtë e këtij trualli sa për interesa kombëtare, aq dhe për ato të veta. Luftërat shuanin apo zhvendosnin vendbanime të tëra. Për të kuptuar zhvillimin e ngjarjeve që detyruan shpërnguljen e një numri të madh të popullsisë, është e nevojshme të përshkruajmë një tablo të shkurtër të situatës politike dhe ushtarake të kohës.

Gaçe na e përcjell ngjarjen hap pas hapi, duke pasqyruar zhvillimet historike të marrëdhënieve të Perandorisë Osmane me fuqitë e tjera, pa e shkëputur heroin e vet nga këto procese. Kjo duket qartë kur na sjell të gjallë pjesëmarrjen e Ali Pashë Tepelenës në luftën Ruso-Turke të vitit 1787, ku marrin pjesë shumë trima shqiptarë, Cane Miftari, Dudë Mete, Neshat Nivica e kapedanë të tjerë. Në rrjedhën e vetë tregimtare, autori përfshin me mjeshtëri edhe kontekstin historik të kohës brenda së cilës janë zhvilluar edhe këto ngjarje. Nën funksion të këtij konteksti, mësojmë se në fundin e shekullit XVIII, pas vdekjes së Katerinës së Dytë, qenë përmirësuar dukshëm marrëdhëniet e Rusisë me Perandorinë Osmane. Të njëjtën rrugë ndoqi dhe Pavli i Parë, i cili qe kundër rritjes së ndikimit francez. Por ekspedita e organizuar nga Napoleon Bonoparti i prishi marrëdhëniet midis Francës dhe Perandorisë. Kjo e fundit u detyrua të lidhte aleancë me Anglinë e Rusinë dhe në vitin 1798, i shpalli luftë Francës, prej së cilës doli fituese. Pas kësaj qeveria osmane konfiskoi gjithë pasuritë franceze. Për pasojë, ishujt e detit Jon u ripushtuan nga ushtria perandorake. Por në vitin 1802, krerët e ushtrisë franceze shprehën pendesë për veprimet e kryera dhe i kërkuan ndjesë Portës së Lartë. Në këto kushte u nënshkrua paqja me Francën, së cilës iu njoh e drejta e lundrimit në Detin e Zi.

Nisur nga fakti i dobësimit të Francës dhe kërkesës së Anglisë dhe Rusisë për marrëdhënie të mira, u duk sikur sulltan Selimi III do të sundonte i lumtur. Por nuk ndodhi kështu. Ahmet Pashë Zhezari në Palestinë dhe Tajar Pashë Xhanikliu në Anadollin Verior, të nxitur nga Rusia, kërkuan të ishin të pavarur nga Perandoria. Rebelime të rrezikshme qenë ato të provincave europiane. Çetat e cubave në Bullgari mbillnin trazira pa shfaqur qëllim politik, në një kohë që nacionalistët e rinj, të përkrahur nga Austria dhe Rusia, punonin për pavarësi.

Ismail Pashë Tirsanikliu dhe zëvendësi i tij, Mustafa Bajraktari, vendosën sundimin e tyre mbi popullsinë vendase. Të njëtën gjë bëri dhe Osman Pazvanogllu në Bullgarinë Perëndimore dhe Serbinë Lindore. Por ajo që e shqetësonte me të vërtetë qeverinë e Stambollit, ishin lëvizjet e sundimtarit të Janinës, Ali Pashë Tepelena, kryengritjet e të cilit zhvilloheshin në Shqipëri dhe Epir. Ky pasha ndihej i pavarur në gjithë atë trevë.

*        *

     *

Studiuesi Bardhosh Gaçe, në monografinë e vet thotë se për shkak të refuzimit të taksave, mosdërgimit të djemve nizam dhe forcimit të pozitave të Ali Pashë Tepelenës, trevat jugore të Shqipërisë mbetën në luftë të vazhdueshme. Dudë Sinanin e gjejmë pranë pashait thuajse në të gjitha momentet e vështira. Ishte koha kur Luani i Janinës kërkonte me çdo kusht të merrte nën zotërim të plotë jugun e Shqipërisë, gjë që nuk ishte e lehtë. Jo vetëm pse i duhej të ndeshej me bejlerët që zotëronin këto rajone, por mbi të gjitha sepse një veprim i tillë shkaktonte zemërimin e Venedikut, i cili qe shtrirë nga Butrinti në Prevezë. Por Ali pasha ia arriti qëllimit, pasi i mori qytetet jugore njëri pas tjetrit dhe ngriti disa kala, në Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Porto Palermo, Sarandë etj. Autori i librit na tregon se Dudë Sinani ka qenë jo vetëm trim i madh, por njeri i ditur e diplomat, pasi në vitin 1808, pashai e emëroi në krye të garnizonit të kalasë së Palermos, kohë në të cilët Çobo Demirin e caktoi në kalanë e Lëkursit. Ndihmesa që i jep Dudë Sinani, duke qenë në krah të arkitektit Petro Korçari, apo duke e takuar me Aliko Sulin, njeriun që prodhonte sasira të mëdha baruti, për të cilin pashai kishte aq nevojë, flasin edhe më shumë për lidhjen e ngushtë të Dudë Sinanit me pashain e Janinës.

Në fillim të shekullit XIX, kryengritjet antiosmane qenë shtrirë thuajse në gjithë Shqipërinë, ndonëse në trevat jugore presioni osman ishte më i dukshëm. Mirëpo, gjatë dekadës së parë të shekullit XIX, Ali Pashë Tepelena u la në qetësi për momentin, pasi kryengritjet antiosmane shpërthyen edhe në Serbi. Ato udhëhiqeshin nga Kara Gjorgje, mbështeteshin nga rusët dhe austriakët dhe vazhduan deri në vitin 1812. Natyrisht, në krah të tyre qenë dhe anglezët, ndërsa francezët vazhdonin të ruanin marrëdhënie paqësore me perandorinë. Në këto rrethana, në vitin 1805, sulltan Selimi III urdhëroi vendosjen e një ushtrie të fortë në Edrine, e cila i zemëroi nacionalistët e vendeve ballkanike që kërkonin pavarësi. Për pasojë, ata e rritën presionin ndaj perandorisë. Më 29 maj 1807, pas një përballje të ashpër me jeniçerët, Selimi III hoqi dorë nga froni dhe ia la atë kushëririt të vet, Mustafait IV. Ky i fundit u tregua njeri pa personalitet dhe, për shkak të paaftësisë së tij, në korrik të vitit 1808, u vra Selimi III. Mustafa Bajraktari, më 28 korrik të atij viti shpalli sulltan një nga djemtë e Abdylhamitit I, me emrin Mahmuti II.

Situata vinte duke u acaruar ngado. Rusia u përfshi në luftë me osmanët për shkak të mospranimit të kërkesave territoriale. Ajo arriti të bllokonte trevat danubiane në vitin 1810, shpartalluan osmanët në Ballkan dhe në vitin 1811, filluan bisedimet për paqe. Ndërkohë, Napoleoni I mësyu Rusinë dhe, në maj të vitit 1812, Traktati i Bukureshtit ua ktheu Vllahinë dhe Moldavinë osmanëve, ndërsa rusët morën Besarabinë.

Në vitin 1814, në Odesë u rithemelua “Heteria”, që më vonë mori emrin “Shoqëria e Miqve”, e cila synoi të krijonte lidhje me Kara Gjorgjin dhe Ali Pashë Tepelenën, por nuk arritën ndonjë përfundim pozitiv, ndaj kërkuan mbështetjen ruse. Në krye të saj vunë Joan Kapodistra, njeri i afërt me carin. Meqë Kapodistra nuk pranoi, iu drejtuan Aleksandër Ipsilantit, i cili kishte qenë adjutant i Carit të Rusisë dhe i kërkuan të bashkëvepronte me prijësin e serbëve Millosh Obrenoviç. Më 1818 shpërtheu një kryengritje, ku u përfshi dhe Millosh Obrenoviç, e cila përkoi me mundjen e Napoleonit I, në Vaterlo. Për pasojë rusët e detyruan Mahmutin II të pranonte Serbinë si principatë vasale.

Në Greqi përgatitej kryengritja antiosmane, e cila do të shpërthente kur ushtria e Portës së Lartë të ishte e zënë me luftime në Moldavi e Vllahi nga sulmet e Ipsilantit, dhe në Epir e Shqipërinë e Jugut, kundër Ali Pashë Tepelenës. Luftimet morën përmasa të frikshme në More, pasi priftërinjtë luajtën rol aktiv në nxitjen e dhunës. Popullsia greke në atë trevë kishte mbështetur Ali Pashë Tepelenën, por Halet Efendiu, myhyrdar i sulltan Mahmutit II, u inatos me Ali Pashë Tepelenën sepse nuk i dërgonte dhurata si më parë. Pashai u informua për një letër që anëtarët e komitetit të kryengritjes së Moresë i dërgonin despotit të Janinës. Ai e thirri atë dhe i dha letrën për ta lexuar, por despoti vdiq në vend nga frika. Për të hetuar çështjen e vdekjes së despotit, Halet Efendiu dërgoi Nikola Moruzin, që ishte njëkohësisht dhe anëtar i shoqatës Etniki Eteria. Në raportin e tij thuhej se raja e Rumelisë qe besnike e Dovletit, ndaj Ali Pasha duhej të ndëshkohej. Pikërisht intrigat e Halet Efendiut dhe Hurshid Pashës, çuan në rebelimin e Ali Pashë Tepelenës dhe rezistenca e tij ndaj taboreve osmane qe shumë e fortë.

Në këto rrethana, qeveria osmane rriti presionin mbi popullsinë dhe mori masa për t’i rekrutuar të gjitha moshat mbi 18 vjeç, por në këtë operacion hasi në kudërshtimin e shqiptarëve. Kush nuk pranonte të shkonte nizam, merrej me forcë, rrihej dhe burgosej. Për pasojë pati shumë konflikte në gjithë trojet arbërore.

Ali pashë Tepelena kishte krijuar marrëdhënie të ngrohta me një numër të madh trimash dhe familjet e tyre, si të thuash qe zbutur në sjellje, por njëkohësisht u kishte krijuar më shumë mundësi për të jetuar. Qenë hapur rrugë të shumta dhe grabitjet e karvanëve thuajse ishin shuar. Në këto rrethana, Ali Pashë Tepelena kishte përparësi në grumbullimin e luftëtarëve nga këto treva, në raport me vet qeverinë osmane. Pikërisht ky fakt ndikonte në thellimin e mëtejshëm të armiqësisë, pasi Porta e Lartë nuk mund të pranonte kryeneçësinë e pashait. Për këtë priteshin sulme të ashpra për gjunjëzimin e Aliut. Me lajme të tilla qenë njohur dhe trimat e Labërisë, Thanas Vaja, Cane Miftari, Dudë Sinani, Ali Mesapliku, Spiro Gjika, Kiço Vlashi etj.

Duket se për shkak të dendësisë së luftimeve të vazhdueshme, qeveria nuk pati kohë të angazhohej në kërkim të shqiptarëve të pabindur. Katër vite më pas, ushtria osmane organizoi një sulm të madh kundër Ali Pashë Tepelenës, duke e rrethuar Janinën. Trupa të shumta nga toka, të drejtuara nga Hrushid pasha, por edhe mijëra të tjerë nga deti, ishin urdhëruar të luftonin derisa të binte me çdo kusht pashai. Sulmi ndodhi në gusht të vitit 1820. Nga gjendja e krijuar përfitoi patriarku i Patrës, Germanos, i cili më 25 mars 1821, shpalli fillimin e luftës për çlirimin e Greqisë, duke kryer masakra të shumta mbi popullsinë turke të Moresë dhe sidomos mbi myslimanët e Topolicës. Në të njëjtën mënyrë vepruan dhe jeniçerët e Stambollit, të cilët varën patriarkun e fesë ortodokse dhe disa klerikë. Ndërkohë, opinioni perëndimor kundërveproi vetëm për masakrat që u bënë ndaj grekëve, pa thënë asnjë fjalë për vrasjet e kryera në popullsinë myslimane. Në mbështetje të Aliut qenë trimat Tafil Buzi, Cane Miftari, Dudë Sinani etj. Jo më kotë populli ka përjetësuar në këngë vargjet: Kush u hodh natën i pari, / Dudë Sinani sedërtari.

Ali Pashë Tepelena bëri një ekspeditë të gjerë në jugun e Shqipërisë për të gjetur sa më shumë mbështetës. Në periferi të Janinës, Artë e deri në Peloponez, lufta vazhdonte e ashpër. Autori duke na dhënë kuvendin e Vraharit, takimet me Tahir Abazin e Aleks Muçon, përshkrimin e komandantit të përgjithshëm Odhise Andruci dhe deri te intrigat e Jani Koletit, i cili më pas do të bëhej autor i Megali Idesë, zbardh me pak fjalë historinë e asaj periudhe.

Në ato vite, më tepër se asnjëherë më parë, Ali Pashë Tepelena pati hedhur në treg të hapur idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Ishte kjo arsyeja që e ndoqën pas mijëra shqiptarë. Mirëpo ky program e acaroi më tej gjendjen, pasi krahas Stambollit, me platformën e tij nuk pajtohej as paria greke. Nëpërmjet Patrikanës së Stambollit, u thellua edhe më shumë hendeku dhe u amplifikua urrejtja midis Portës së Lartë dhe pashait të Janinës. Dhejtra priftërinj kishin marrë përsipër të shuanin kryengritjet e shqiptarëve. Çelo Picari ndonëse 20 vjeçar, tregoi trimëri të rrallë, duke bërë që populli ta vlerësonte dhe t’i lutej Zotit, që të mos kishte kurrë vdekje për të: Kapedan Çelo Picari /Jalla mos të qastë varri!

Lufta vazhdoi e ashpër nga Labëria në Janinë. Kjo për faktin se pas betejave serbe të vitit 1804 dhe 1815, Serbia fitoi autonominë, rrugë të cilën e kërkonte me ngulm dhe Ali Pashë Tepelena. Por Sulltan Hamiti synonte që trojet shqiptare të shërbenin si një “lule e perandorisë” në kufi me vendet e Europës dhe të manifestonte qëndrim të përbetuar ndaj islamit, me të cilën nuk u pajtuan patritotët shqiptarë. Autori i monografisë, duke dhënë skenat dhe prapaskenat e kësaj lufte, atë çfarë ndodhi në Lihtaricë, na përshkruan me dhimbje rrethimin e kalasë së Janinës për një kohë të gjatë, e cila pas shumë luftimeve që zgjatën në kohë, çuan në dorëzimin e saj. Kalaja ra, sepse më 24 janar 1822, u vra në një rrethim të hekurt Ali pashë Tepelena. Ai u tradhëtua nga shumë prej njerëzve të afërt, gjë që nuk ndodhi me miqtë që pati nga Labëria. Në këtë mënyrë mori fund edhe përpjekja e tij, për të shkëputur Epirin dhe Shqipërinë e Jugut nga Perandoria Osmane.

*        *

                                                     *

Sulltan Mahmuti II, hipi në fron në moshën 23 vjeç dhe nuk kishte përvojë, por u mbështet te kryeveziri Mustafa Pashë Bajraktari, i cili e kuptoi që perandoria kishte nevojë për një dorë të fortë dhe ushtri moderne të tipit perëndimor. Sulltani i ri, pasi zhduku njerëzit e afërm të sulltan Selimit III, thirri krerët e provincave për të biseduar mbi reformat, por ndaj tij nuk u bindën Ali Pashë Tepelena, Mehmet Aliu i Egjiptit dhe disa krerë bullgarë, që ishin kundër Mustafa Bajraktarit. Gjithsesi u nënshkrua një marrëveshje, e cila parashikonte: a) ndershmëri e besnikëri ndaj sulltanit dhe vezirit të madh; b) organizimin e një ushtrie të re; c) vjeljen e rregullt të tatimeve; d) qeverisjen e provincave duke respektuar ligjshmërinë etj.

Sulltani u zotua se do të merrte vetëm taksat e ligjshme, por kjo marrëveshje nuk u nënshkrua prej tij, me shpresë se do të ndikonte pozitivisht te krerët e provincave. Mirëpo, këta të fundit, kur panë se marrëveshja kufizonte pushtetin e tyre vetjak, ngritën krye. Mehmet Aliu në Egjipt kishte bërë për vete ulemat që ishin keqtrajtuar nga mamlukët. Duke përfituar nga dobësia e qeverisë qendrore të Stambollit, ai mori masa për forcimin e ushtrisë dhe armatosjen e saj me armë të prodhimit perëndimor, duke shfrytëzuar për këtë dijet e oficerëve francezë të mbetur aty. Nga ana tjetër sulltani nuk e mbajti fjalën. Taksat u rritën dhe sulmet për të nënshtruar popujt vazhdonin me të njëjtin intensitet. Jugu i Shqipërisë cilësohej një ndër vatrat kryesore të luftës, prej nga kishin dalë luftëraë të shquar si Zylyftar Poda, Zenel Gjoleka, Çelo Picari etj. Kënga thotë: “Çelo Picari me vulë, / Lufton me sulltan Mamunë, / Që ka topa, gjyle shumë, / Dyzet vjet s’e sos barunë…”.

Duke lexuar librin e profesor Bardhosh Gaçes, duket sikur lufta nuk do të mbaroj kurrë. Më shumë se 12 breza në luftë kundër osmanëve. Pushka u mbeti në sup, sepse administrata perandorake nuk lëshonte në kërkesat e saj. Ndërkohë, varfëria shtohej, sëmundjet benin kërdinë, ndaj shqiptarët nxirrnin në krye djemtë më të mirë, dhe i vinin në kërkim të lirisë. Kundërshtohej dhuna që ushtronte valiu i Rumelisë, Mehmet Reshid Pasha. Në vitin 1828 ishte Ismail Pashë Vlora, Beqir Bej Vlora, Zylyftar Poda, Cane Miftari, Dudë Sinani e të tjerë, që nuk pajtoheshin me sjelljen e tij. Revolta çoi në kuvendin e Beratit, të muajit nëntor 1828, ku u kërkua largimi i Valiut. Natyrisht, kërkesa nuk u pranua. Profesor Gaçe thotë se u dërgua ushtri për të shtypur revoltën, ku osmanët dolën me humbje. Dhe kënga thotë: Dudë Sinani po bërtet, / Priti, priti o Gjolekë…

Pas kësaj filluan intrigat e të përzgjedhurve të perandorisë në krye të vilajeteve osmane. Gjetën të çara në radhët e shqiptarëve, duke përdorur ryshfetet dhe gradat. Në Janinë iu ngrit kurth Ismail Pashë Vlorës dhe e vranë. Këto ngjarje i gjejmë të pasqyruara dhe në folklorin e trevës së Labërisë, ku shihen qartë marrëdhëniet e popullit me përfaqësuesit e vet dhe qëndrimet e tyre ndaj sunduesve. Vargjet e skalitura në këngët e moçme paraqesin më me realizëm realitetin e kohës për të cilën bën fjalë kënga. Qaj moj Vlorë, qaj Kaninë, / Ismaili shkoj në Janinë, / I dërguan bujardinë (ftesën), / Të piqet me Rumelinë… Konstatimet që jep ky visar i çmuar i kulturës popullore, janë në përgjithësi më afër realitetit, sepse aty mëshirohet ndjenja dhe mendimi i shtresës së gjerë popullore, mendim ky i shprehur lirisht, pa diktat nga lart. Ndaj dhe i rendit faktet thjesht e tërë madhështi, me përshkrime tipesh e karakteresh, ngaqë autori i këngës ka qënë pjesëmarrës direkt në ngjarje. Kur kënga është thurur me porosi, për të plotësuar dëshirën e dikujt, nuk ka patur jetë. Atë e ka braktisur vetvetiu kujtesa popullore. Siç shihet në vargjet e këngës, miq e shokë si Cane Miftari, Veliko Jaçe, Dudë Sinani, Sinan Malo, e patën këshilluar Ismail Vlorën të mos shkonte në Janinë, sepse mendonin prapësitë e qeverisë osmane. Dhe ky nuk është rast i vetëm: Malo, mos shko në Janinë, / Mos e beso osmanllinë, / Se të kan‘ ngritur pusinë…

Në Manastir ndodhi një tjetër kurth makabër, ku u vranë mbi 500 burra të zgjedhur nga paria shqiptare. Më 9 gusht 1830, qenë ftuar në një drekë madhështore, “për t’u nderuar” si burra trima. Asllan Kuçi e Veliko Jaçe dyshuan, por i besuan më shumë burrërisë. Nuk mund të ktheheshin pas. Dhe u vranë thuajse të gjithë. Porpulli këndon: Veliko Jaçe ku je…, / Koka tënde në hejbe, / Aferim, o trim të thanë, / Që s’turpërove babanë, / Jaçen me Çelo Picarë.

Megjithë këto vrasje të shumta dhe masakra mbi banorët e pafajshëm, populli nuk e uli kokën. Kryengritjet antiosmane u shpeshtuan. Beqir Bej Vlora, Tafil Buzi e të tjerë, donin ta shporrnin pushtuesin nga vatrat e tyre. Tafil Buzi një pëllëmbë, / E mori pallën me dhëmbë. Pas kësaj doli në skenë Mehmet Ali Pasha i Egjyptit. U kërkoi ndihmë trimave të Vlorës dhe Mallakastrës për t’u bërë ballë sulmeve osmane dhe ata iu përgjigjën. Kërkesat e tij përputheshin në idetë e tyre. Të dy palët ishin në kërkim të lirisë. Dudë Sinani, Zylyftar Poda, Cane Miftar Smokthina e të tjerë, i bënë apel popullit për të mbështetur Mehmet Aliun me luftëtarë, armë, kuaj e ndihma të tjera. Dudë Sinanin e gjejmë në krahë të Ibrahim Pashës, që përfaqëosnte frontin antiosman të luftimeve në zonën e Kretës. Aty gjejmë dhe Tafil Buzin, Hodo Nivicën, Abdyl Kokën. Në saje të luftës së tyre, më 1832, Kreta mbeti në dorë të Mehmet Aliut. Fitorja u arrit edhe për faktin se treva e Labërisë nuk pranoi të dërgonte asnjë djalë nizam, në favor të ushtrisë perandorake. Që në Krahas e Bolenë…,/ Lidhnë fjal’ e zunë benë, / Që nizam të mos venë… Osmanët nuk mund të praninin mosbindjen civile. U sulën në gjithë zonën e Kurveleshit, në tërë Labërinë, por e panë pisk. U vranë shumë ushtarë osmanë. Dhimbja qe te bijtë e vendit. Kënga thotë: Ra tërmet, u tund vendi, / Se lufton Çobo Golëmi, /Kapedan i këtij vendi, / Kapedan që kur kish lerë, / Që lufton me pallë nxjerrë.

          Pjesëmarrja e Dudë Sinanit në kryengritjet antiosmane të viteve 1834 dhe 1847, zë vend të gjerë në këtë monografi. Kronikat e këtyre betejave shpalosin në sytë e lexuesve, ngjarje e bëma trimërore, që kanë lenë gjurmë në jetën e banorëve të krahinës së Labërisë.

          Në faqet e këtij libri, personazhi i Dudë Sinanit dhe të birit, Aliut, shtegton bashkë me trima të tjerë të kësaj krahine, duke qenë pjesë në ngjarje madhore të historisë shqiptare, siç janë ato të mbrojtjes së trojeve në Veri të Shqipërisë (Shkodër, Ulqin 1852) apo në Jug të vendit, në Janinë e Mecovë më 1854, ku prej tyre u shfaq trimëri e rrallë e vetmohuese.

*        *

                                                     *

Libri i autorit Bardhosh Gaçe ngjason me sistemin arterial të organizmit të njeriut, pasi brezat vijojnë nga stërgjyshi te stërnipi, njëlloj siç dalin arteriet e mëdha nga aorta dhe më tej degëzohen në arterie më të vogëla, deri në kapilarë. Kështu autori na sjell dhe nipin e Dudë Sinanit, që u quajt Duda i Riu. Ai ndoqi të njëjtën rrugë, si edhe gjyshi. Tablo të tilla janë disa, për të ardhur në fillm të shekullit XX, kur Ismail Bej Qemal Vlora mori përsipër të drejtonte patriotët shqiptarë drejt kërkimit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa qeveria osmane i shihte shqiptarët “si një fortesë islame kundër pushtuesve serbë e grekë”, kjo qëndresë shërbeu edhe për mbrojtjen e vet shqiptarëve. Kryengritjet e organizuara në vitin 1908, kur shqiptarët mbajtën anën e xhonturqëve, por edhe ato të viteve 1910-1912 kur u shfaqën kundër tyre, nuk do të ishin mundësuar jashtë këtyre faktorëve. Studiuesi Bardhosh Gaçe përshkruan disa takime të Ismail Bej Qemal Vlorës, pritjen dhe besën e dhënë nga trimat e Labërisë e më gjerë, përpjekje të cilat u kurorëzuan me Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912. Por buzëqeshja e shqiptarëve nuk zgjati në kohë, pasi ushtritë e vendeve fqinjë pushtuan trojet shqiptare, në veri serb e malazez dhe në jug trupat greke e më pas dhe ato italiane.

Shqiptarëve të varfër u mbeti pushka sërish në krahë. Vazhdonin të vuanin njerëzit që patën sakrifikuar aq shumë për lirinë. Greqia kërkonte të zbatohej programi Megali Idesë. Alenaca Ballkanike, nën pretekstin e përzënies së ushtrisë osmane, synonte përvetësimin e trojeve shqiptare. Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (17 dhjetor 1912 – 29 maj 1913) krijoi një Shqipëri të vogël, por nuk bëri asnjë hap për mbrojtjen dhe përfshirjen e trojeve të populluara prej shqiptarëve në një shtet të vetëm. Çelësi për jugun ishte Janina. Komandanti i Gumenicës, Nur Duda, ishte atje, në Manolasë. Në fund të muajit dhjetor, drejt Janinës u nis një delegacion i kryesuar nga Mithat Frashëri. Ata kontaktuan me Esat Pashë Janinën dhe i kërkuan të mos e lëshonte qytetin, madje edhe të ngrinte në kala flamurin shqiptar. U vranë mijëra ushtarë. 113 ishte vetëm nga Labëria. Gaçe na e shoqëron ngjarjen edhe me këngë të kohës: Eshtë vrarë Sali Beqiri, / Shahin Pulo, djalë miri, / Mehmet Haxhiu e Jahai, / Dhe Gjysh Lame ezhdërhau…/ Seç u vra dhe Nur Duda, / Kur dha shpirt i qeshi buza…

Lufta e Parë Botërore e gjeti popullin shqiptar në varfëri e mjerim të plotë. Në jug të Shqipërisë trupat greke dogjën 300 fshatra dhe vranë mijëra njerëz.Të frymëzuar nga idetë e nacionalizmit dhe sidomos nga dëshira për të marrë tokat dhe pronat e myslimanëve, të krishterët e Ballkanit ndoqën politikën e shpërguljes dhe zhdukjes së tyre, me qëllim që të mos kishin mundësi të ktheheshin sërish në trojet e veta. Ushtritë e rregullta, por dhe ato të parregullta, qenë përqëndruar në shkatërrimin e plotë të fshatrave të banuara me myslimanë. Kështu ndodhi me popullsinë myslimane në Greqi, Bullgari, Shqipëri e gjetkë. Rreth 80% e fshatrave të banuara me myslimanë dhe lagjeve myslimane në fshatrat me popullsi të përzierë, u shkatërruan plotësisht, sidomos në jugun e Shqipërisë, por edhe në kazanë e Manastirit, Kërçovës, Follorinës, Serfigjesë, Kailarit, Kozhanit, Elasonës, Grebenesë, Naseliçit. Shtypi perëndimor fliste gjerësisht për krimet e kryera nga myslimanët ndaj të krishterëve, apo rastet e vrasjes së të krishterëve me njëri-tjetrin, por publikonin fare pak ose aspak krimet e pashembullta që bëheshin kundër myslimanëve në Ballkan.

Profesor Gaçe i trajton zhvillimet historike, bazuar në udhëtimin e personazhëve të vet, deri në vitin 1920. Më 1916, jugu i Shqipërisë u pushtua nga ushtria italiane. Qendra e tyre qe në Vlorë. Patriotët vlonjatë nuk u pajtuan pushtimin për asnjë çast, madje as me proklamatën e komandës italiane, të datës 3 qershor 1917, që u bë publike në Gjirokastër. – Njohim pavarësinë e Shqipërisë, – tha gjenerali Gicinto Ferrero, e cila mund të garantohej vetëm nën mbrojtjen dhe miqësinë e Italisë. Të njëjtën gjë pohonin dhe përfaqësuesit e Vjenës. Tomasso Tittoni, ministër i Jashtëm dhe kryeministër i Italisë për vite me radhë,  deklaronte në vitin 1904, se rëndësia e Shqipërisë qëndronte te portet e saj, të cilat synoheshin njëlloj, si nga Italia, ashtu dhe nga Austro-Hungaria. Në rast se ndonjëri prej këtyre dy shteteve do të orvatej të shtinte në dorë atë rajon, tjetri do t’i kundërvihej me të gjitha mjetet. Për këtë arsye trimat e Vlorës i quajtën „broçkulla“ fjalët e Ferrero, por dhe të Sonnino, ndonëse zemra donte ta besonin pavarësinë e premtuar, sepse u dhimbte shpirti për Shqipërinë.

*        *

                                                     *

Autori udhëton në vitet e Luftës së Parë Botërore, e cila edhe pse mbaroi më 1918, Italia në vend që të tërhiqte trupat ushtarake, mori masa për të patur nën zotërim pjesën e pushtuar nga Austro-Hungaria, madje edhe Korçën franceze. Parisi zyrtar u njihte italianëve kufirin deri në Mat. Athina reagoi ashpër. Sonnino bëri një takim të veçantë me Venizellos dhe pas çorbës që ata gatuan me njëri-tjetrin, një muaj më vonë, në kuadër të çështjes së Adriatikut, u firmos një marrëveshje dypalëshe, e cila mbështeste synimet greke për Sarandën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Këto troje futeshin brenda kufijve të Greqisë së madhe. Natyrisht edhe Athina njihte mandatin italian në Shqipërinë e mbetur dhe sidomos aneksimin e Vlorës.

Me anë të marrëveshjes Tittoni-Venizellos, të datës 29 korrik të vitit 1919, Roma i linte dorë të lirë Greqisë për të mbajtur Korçën. Por qëllimi i mbrapshtë i italianëve u kuptua dhe patriotët kërkuan që Korça të mbetej nën administrimin e francezëve, deri në mbarim të Konferencës së Paqes. Kështu gjakrat u ndezën. Telegrame të shumtë i drejtoheshin Konferencës së Versajës ku kërkohej largimi i trupave të huaja nga Shqipëria. Kritika iu bënë dhe qeverisë proitaliane të Durrësit. Kjo gjendje çoi në Kongresin e Lushnjës, të janarit të vitit 1920. Opozita italiane qe shfaqur kundër qeverisë dhe nuk pranonte të dërgoheshin ushtarë në Shqipëri. Sonnino me shokë shtronin për diskutim mundësinë e dërgimit të forcave vullnetare nga Italia, me kusht që Vlora të mos dorëzohej. Kjo ishte gjendja.

Profesor Bardhosh Gaçe, na e jep zhvillimin e ngjarjeve me dinamizmin e vet. Patriotët vlonjatë u mblodhën në Kuvendin e Barçallasë. Kreu i Komitetit Mbrojtja Kombëtare, Osman Haxhiu, bashkë me shokë të tjerë si Sali Bedini, Qëazim Koculi, Hazbi Cano, Ahmet Lepenica, Murat Myftari e të tjerë, i bënë thirrje popullit të shtrëngonin radhët. Të parët e dhanë fjalën të rinjtë që kryesoheshin nga Halim Xhelo. Trupat italiane do të sulmoheshin. Lajmi mori dhënë. Ali Bej Këlcyra mblodhi 400 burra dhe i drejtoi për në Tepelenë. Ushqimin e përballonte vet. Në Vlorë Bajram Mehmeti, Rexhep Sulejmani e Hazbi Cano, vazhdonin punën. Trimat rrëmbyen armët. Bëhej një takim të Rrapi i Beunit. Do të luftonin trimat. Dikush u bënte kurban tufën e bagëtive. Luftëtarët duhej ta kishin barkun plot. Duro Sinani e Zyber Musai vrisnin mendjen për gjetjen e armëve. Lufta kishte filluar. Mijëra burra nga Kuçi, Bolena, Vranishti, Kanina, Tërbaçi, Smokthina, Brati e Gjormi, nga të katër anët, po vërshonin drejt Kotës. Ahmet Lepenica qëndronte në krye. Zigur Lelo, një tjetër burrë me cilësi komanduese betohej se Kota do të merrej me çdo kusht. Dhe ashtu ndodhi. U mor dhe garnizoni i Drashovicës nga çeta e Kaninës. Ishin të shumtë trimat. Ibrahim Abdullai, Daut Seferi, Ferhat Duda, Bajram Mehmeti, Beqir Velo, Kanan Maze, Duro Sinani. Vështirë të numërohen. Ndrinte solidariteti kombëtar. Qe marrë garnizoni i Tepelenës dhe qindra luftëtarë nga Skrapari, Kolonja, Përmeti e Tepelena, mbërritën në Vlorë.

Disa oficerë italianë dolën me flamur të bardhë në dorë dhe kërkuan takim me krerët e forcave çlirimtare. Kësaj ngjarjeje iu ngrit dhe këngë. Poeti popullor, thuri vargjet: Dëgjojnë gratë breg më breg, / Burrat në Vlorë bëjnë dyfek. / Vlora po na dërgon fjalë, / Kush është burrë le të dalë, / Vlorën s’e mban dot dushmani, / Breshkaxhiu, italiani / Se këtu ka zot vatani. / Të gjithë do të luftojmë, / Vlorën do ta lirojmë. Më 2 shtator u largua nga Vlora dhe ushtari i fundit dhe më 3 shtator, vullnetarët u kthyen në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, ushtria italiane la mbi 500 të vrarë, shumë robër, midis tyre dhe një gjeneral, pa llogaritur materialin e shumtë luftarak që mbeti në dorë të shqiptarëve. Hedhja në det e italianëve nga forcat shqiptare u prit me habi në mbarë botën. Por siç shkruante Eqerem Bej Vlora, “kush i njeh shqiptarët nuk e ka të vështirë të kuptojë këtë ecuri ngjarjesh”.

Midis luftëtarëve popullor, në monografi përshkruhet dhe Ferhat Duda, djal i ri, me shpirt atdhetar, që vazhdoi më ngulm në rrugën e Dudë Sinanit dhe paraardhësve të vet. Ky shpirt liridashës i tij, shkëlqeu dhe në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për këtë arsye, autori i kushton një kapitull të veçantë Ferhat Dudës, kryesisht djalit të tij, biznesmenit të kohës sonë, Gafur Dudës, i cili ka shfaqur guxim, zotësi dhe fisnikëri. Në këtë kohë të trazuar të jetës që kalon shoqëria shqiptare, ai është bërë mbartës i shpirtit kombëtar, dashurisë për vendlindjen, për Atdheun. Të gjitha këto ngjarje historike Prof. Dr. Bardhosh Gaçe i jep në libër si në një skaner, ku faqe pas faqe e rresht pas rreshti, shfaqet aktiviteti patriotik i 12 brezave shqiptar të një fisi sa patriotik aq dhe sakrifikues, sa idealist aq edhe të guximshëm për çështjen e lirisë sonë kombëtare. Dhe mbi të gjitha, përmes këtyre brezave shfaqet kapedani i Labërisë Dudë Sinani i cili me trimërinë dhe vetmohimin e tij mbart mbi vete atributet e një heroi frymëzues për brezat e sotëm e të ardhshëm. Si i tillë ky libër do të jetë një pasuri e madhe e bibliotekave tona dhe një kontribut i rëndësishëm në historiogrfinë shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: Nuri Dragoi-Dude Sinani-Bardhosh Gace

Nga Jagolli i Uskanën, Kërçovë

June 6, 2019 by dgreca

NGA SULO GOZHINA/

  • Në Uskanën Ilire, në Jagoll, tek mësuesit e Ernest Koliqit…Jagolli dhe 6 fshatrat e tij, në vargmalin “Ujmirë” që bënë historinë ndërshekuj                       * Në Jagoll, aty ku djali nga Skrapari përhapi shkronjat shqipe./

    JAGOLL – Një fllad i leht që ofronte më shumë nga freskija e që shkonte në harmoni me një pamje mahnitëse sa të shihnin sytë, në pllajën e një mali që ndryshe nga emërat e maleve të tjerë që kemi mësuar, e kishte emrin mali “Ujmirë”. Pikërishtë aty shtriheshin 6 fshatrat që si përçudinë e tyre, rrethonin fshatin Jagoll, rreth të cilëve silleshin edhe historit ndërshekuj mes të cilve edhe Sultanesha e fshati Qafë. Por, çudit këtu nuk kishin të sosur po ashtu edhe mbrekullit, gjithë fshatrat e zonës dukeshin si të ndërtuar mes  pyjeve plot lisa, ah e pisha që shtriheshin deri poshtë në fushat e gjelbëruara, ndërsa jo shumë largë kurora e “Ujmirë” me dëborë edhe pse pranvera kishte startuar plotësisht, tregonte se mali është në të vërtet mal. A thua se perndija kishte punuar vetëm për banorët e kësaj zone e fshatrave të saj, dukuri kjo e vendosjes vend e më vend, mes kodratve të bukura, fushës e pyjet të gjelberuara si dhe në të dy anët e lumin që përshkonte disa prej tyre. Lumi që mbushej prej përrenjëve që rridhnin nga grykat e malit duke marë me vete gurdullisjen e ujit, si në një sinfoni që gërshetohej me këngën e bylbylit e cila nuk mungoj në atë mëngjes që u gëdhim në Jagoll. Janë këta fshatra të lidhur sup më sup me njëri-tjëtrin që kanë ndërtuar jetën e historin shekullore në trojet e të parve, aty ku dhe prehen Ilirt e më tej. Kishim ardhur në këtë mbrekulli natyrore, mes banorve kreshnik e të paepur ndërshekuj me një mision të vaçant, për të parë nga afër shkollën dhe për të mësuar më shumë rreth aktiviteti që kreu për rreth njëgjysëmshekulli në mësimdhënie, mësuesi Petref Therepeli nga treva e Skraparit, por edhe për të çuar një buqet me lule në varrin ku dhe prehen eshtrat e mësuesit që ja kushtoj jetën diturisë së fëmiëjve në fshatin Jagoll….   
    Në Jagoll, aty ku djali nga Skrapari përhapi shkronjat shqipe.                                                                                                            
    Pranë shkollë të misionarët të dijesë, mes banorve në një cermoni që përloti pjesmarësit:                                                                                                                                                             Edhe pse flitej shqip sa dhe është jeta shqiptare, edhe pse tek tuk edhe shkruhej, para dhe pas kongresit të Manastrit gjuha shqipe. Qeveria ku Ministër i Arsimit, ishte Ernest Koliqi në vitin 1941 dërgoj, misionarët e parë të përhapjesë së gjuhës shqipe, në vistet e trojet shqipëtare, në Kosovë, në Çamëri e në Ustikën e lasht, Kërçovë e në viset e tjeta të shqipërisë etnike. Për të nderuar njërin prej këtyre qindra mësuesve misionar kemi ardhur gjerë këtu në Jagoll, pikërisht për mësuesin e këtij fshati që dhe vetë mësuesi Petref Therepeli vite nga viset e largta të shqipes nga Skrapari i malit Tomorr. Për të ardhur gjerë këtu është bërë shkas një ftesë nga kolegu im Hajri Nuhu, njëherësh edhe kryetari i shoqatës “Tomorri” . Udhëtimi për më shumë se 7 orë nga Skrapari me ndalesat e kafesë rrugës,  nuk na lodhi, pasi flisnim edhe për misionin, por edhe  nuk kishim pse lodheshim ku brenda grupit të ftesës kishim mjekun e talentuar, kirurgun e kartjelogjisë Prof. Hajli Alushani, ish ministër i shëndetësisë, mësuesit dhe autor monografish, Abdulla Bregu e Gëzim Alia, kameramanin e gazetarin Zylyftar Hoxha etj. Në hyrje të fshatit Jagoll na pritën një grup banorësh të fshatit e të zonës mes të cilëve edhe Xhaka Muharrem Fejzo, Nazif Selimi, Prof. Qamis Fejzo, Prof. Ahmet Mora etj, ish nxënsit e mësuesit Petref Therepeli. Drejtori shkollës “Naim Frashëri”, në Jagoll, Ismet Selim bëri një rezyme historike për fshatin, zonën dhe për mësues Petref Therepelin, më pas së bashku i’u drejtuam varrezave që ishin në hyrje të fshatit. Në shënjë soleme nderuam me një minut heshje në një cermonin që përloti pjesmarësit gjatë vendosjes të buqetes me lule dhe një miniarkivol të mbushur nga dheu i Balnës, lagje e fshatit Thereple ku dhe kishte lindur mësuesi mërgimtar,. Këtë simbol të dhimbjes, dashurisë e respektit e kishin sjell me vete bashkëfsahtarët e tij mes të ciëlve monografisti Avdulla Bregu. Mësëmiri në rreshtat lirike të cituara enkas për mësuesin Therepeli tregohet ndjenja e atdhedashurisë e vindit ku ke lindur e je rritur, por dhe e traditës së ndërsjellët që kanë shqipëtarët kudo që jetojn në trojet e të parëve të tyre. Citimi : Sot të vijmë me tufa lulesh / Me mallin rendur në këngë / Dheut të blanës i përgjunjesh / Ku të pret babë e nënë / Është i njëllojt kudo dheu / S’ka si ai ku pshtete kokën / Dheu i Jagollit përdëlleu / Dheun e Blanës që ta sollëm / Ndjen, siç janë të një kombi / U bënë njësh si të vetëm / Pastaj shumë foli loti …/ Tek tregonte të vërtetën / Blanë dhe Jagoll janë larg / Po aq sa janë edhe afër… Janë të dy popuj pellazgë. / Janë Ilir rracë e pastër. 

    Mësuesit e Ernest Koliqit: Në ato ditë të errëta të kombit tonë kur lufta kishte trokitur në derë dhe nga të gjithë fqinjët tanë ndjenim vetëm sulme, jo vetëm për pushtimin por dhe për eleminimin e gjuhës shqipe, madje as që bëhej fjalë për hapjen e shkollave shqipe. Në këto kushte qeveria e asaj kohe (1941), me Ministër Arsimi Ernest Koliqin, vendosi që të dërgoj në këto troje mësuesit e parë që do të kontribobin në përhapjen e shqipes së shkruar në të gjitha viset shqipëtare. Një nga këtë pishtar të diturisë ishte dhe Mësues Petref Therepeli që sapo mbriti në fshatin Jagoll u stehua në ndërtesën e Medresesë pranë xhamisë që ende është në qëndër të fshatit, aty mësuesi kishte një klasë për mësimdhënie dhe një dhomë të vogël për të fjetur që shpesh herë mësuesi e përdorte edhe për të ngrohur pranë sobës apo tharë rrobat e nxënsve kur vini të lagur. Hapja e shkollës ishte një gëzim i madh për të gjith fshatin zonën e më gjerë pasi ishte hera e parë që në këto vise vinte një mësues për të përhapur diturin shqipe. Prefesor Qamil Fejza (ish nxëns i atyre viteve), tregon për gazetën se në fillim u rregjistruan 90 nxënës nga të cilit 70 djem dhe 20 vajza. Por ajo që ka lënë mbresa e kujtime të pashlyeshme në mendjen e tyre  është se të gjith nxënsit atë ditë kanë veshur kostumet kombëtare të pregatitura enkas për ditën e pare të shkollës dhe pas një feste të mbrekullueshme ku valvitej edhe flamuri i Sknderbeut, mes qindra e mijrave banor të mbledhur enkas në sheshin para medresesë u rreshtuan nxënsit dhe pasi u bë apeli i tyre u futën në dy kalsa mes duartrokitjeve dhe lotëve të gëzimit. Një viti me vonë duke parë ecurin e shkollës dhe vijushëmrin e nxensve mësues Petrefi kërkoj zgjerimin e ambjenteve shkollore gjë e cila u prit me gëzimë jo vetëm nga banorët por dhe nga autoritetet e asaj kohe. Një punë të vaçant mësuesi që u fitoj zëmrat jo vetëm nxënsve të tij të dashur, por edhe banorve, ishte dhe ajo e fillimit të luftës kundër anafabetizmit. Shumë shpejt mësuesi do të krijonte grupet e moshave të rritur për t’u mësuar shkrim e këndim, gjë e cila u pritë mirë nga banorët që filluan ta quanin mësuesin si pjestarin e shtëpisë së tyre. Në një studim të bërë nga mësuese Bukurie Abazi që në shkollën “Naim Frashëri”, të fshatit Jagoll, për vitet 1941-1944, pohon se vetëm në zonën tonë (Jagoll më 6 fsahtrat e tij), kanë përfunduar kurset kundër anafalbetizmit 250 fëmijë që kishin kaluar moshën e shkollës e mbi 600 të rritur, ndërsa kurset kundër anafalbetizmit kanë vijuar, por tashëm të ndar në grup moshash si dhe pajiseshin e tyre me dekumentat përkatëse, deftesa. Për mësuesin e tyre si dhe e quajnë banorët e kësaj treve në bisedat tona, puna e tij nuk kishte të ndalur sapo mbaronte mësimin me nxënsit pas një pushimi të shkurtër e zinte punën sërishtë me grupet e mbasdites dhe duket se darka i mbetej për t’u pregatitur për të nesermen. Kjo punë nuk kishte të ndalur për mësuesin që edhe të djelat i kalonte mes banorve në gëzime dhe hidhërime  apo nga hera edhe me orë suplementare. Nga duarët e këtij mësuesi kanë dal qindra Profesor në shumë degë si Inxhinier, Mësues, Mjek, Gazetar, Akademist si dhe kanë fituar dhjetra olimpjada në Matematikë, Fizikë e Kimi etj. 

    Kërçova e Uskanës Ilire : Të shoqëruar nga drejtori i muzeut të Komunës, Kërçovë, Ylmi Veliu, së bashku me grupin e të ftuarve, ngjitëm shkallët për të dallarët në kodër, pikërishtë aty ku spikasnin rrënjët Iliri, duket se të parët tanë për të mbrojtur banorët e tyre ngrini kështjellat në kodrat dominuese jo vetëm për fushat por edhe për sigurin, ku piksynimi ishite mbikëqyerja rruge të kalimit. Nga mali Bukoç deri në bregun e Ohrit janë shtrirë Penestët me kryeqytet Uskanën dhe kjo është kalaja e Uskanës tregon me dorë kodrën  për rreth historiani Ylmi Veliu që vë buzën në gas duke kuptuar se këtë citim e ka bërë sa herë ka pasur vizitor e që i shoqëron ai vet. Kalaja që ende kishte të murosura nëndhe, jo vetëm themelet e saj por thujase gjith muret e kështjellës mijra metër katror, që cicëroni e mikut jonë Veliu, fajin për eksplerimin, gërmimesh e ka pasur regjimi i para 1990.. Uskana, qendër e fisit të Penestëve e shekujve të III-IV, si dhe spjegoi profesor Veliu, është neglizhuar në gërmime kjo vetëm për të mos zbuluar rrënjët Ilire e me tej, kjo ka dhe një arsye më shumë, pra është e qellimshme për të humbur rrënjët e të parëve tanë që kohët e fundit i kemi gjetur edhe në fshatin Jagoll. Një problem i till është thuajse në të gjith Maqedonin, që ndoshta tani do të ndryshoj, shpresojmë përfundon Profesor Ylmiu citimin e tij. Gjithsesi pamja që të shtrihet para syve tregonte qytetin e Kërçovës, dhjetra fshatra nga lindja në përndim e nga jugu në veri. Lumi burimet e të cilit i kishte nga mali Ujmirë pasi përshkonte   fshatra kalonte pranë qytetit madje ndante dhe një pjesë të tij dhe vijonte për t’u ndalur me derdhje në detin Egje. Pak më herët pam nga afër edhe muzeun e luftës të trevës së Kërçovës, luftën për liri ku spikasnin edhe partizanët nga vistet e tjera të shqipëris si nga Mallakastra etj. 

    Në zyrën e komunarit, Fatmir Dehari – Zyra e Deharit e mbushur me flamuj shqipëtar si dhe me flamur e simbolet e UÇK-së tregonte një vend që ka luftuar në shekuj për liri, gjë e cila kjo e fundit do të vinte vetëm pas një thuajse 100 vite. Është dashur shumë punë mundë, djerës, por edhe luftë shekullore për të arritur këtu ku jemi sot, pohon me një bizqeshje shumë dashamirëse kryetari komunës Kërçovë , Fatmir Dehari që tashëm drejton këtë komunë shqipëtare, pas gati 80 vjetësh. Komuna jonë përbëhet nga mbi 60 % shqipëtare pohon Dehari, por shumica e tyre tashëm për arsye ekonomike kan emigruar, ndërsa kemi një harmoni mes komuniteteve që tregon virtutin që kemi ne shqipëtarët, atë të harmonis fetare, miqësore e vllazërore mes maqedonasve dhe shqipëtarve që përbëjë shumicën. Uskana Ilire thuaj se ka ngelur ende e pa zbuluar dhe qëndron nënë dheun e saj, dukë varrosur me  mijëra vitet e historisë qëmban mbi supe dhe kjo për faj të maqedonasve. Por, për të mos u marë shumë me politikë pasi gjërat këtu kanë ndryshuar dhe kanë marë një rrjedh tjetër, e themi me bindje se shqipëtarët tashëm kanë riçelur rrugën e historisë. Breza të tërë dhe gjenerata të reja në Arsim i kanë kaluar kufijet e dijes, po ti kalosh një retrospektive të kaluarës nga studimet e Profesorve dhe Akademikve, tashëm nuk bëhet më luftë për dije, por për të kapur majat e shkencës në çdo fush të ekonomisë, arsimit, kulturës e historisë. Dikur rreth 80 vjet me parë këtu vinin mësues nga trevat e tjera shqipëtare si dhe është rasti i mësues Petref Therepelit që ka ardhur 80 vjet më parë nga treva e Skraparit, ndërsa tani është ndryshe problem, tashëm mbushen plot auditoret e dijes edhe në universitetet e Tiranës, të shkupit e thuaj të gjith botës. Për arsimin punojmë çdo ditë duke vënë nga një gur në kalan tonë të dijes. Në këto 4 vjet kemi bërë shumë për këtë komunitet dhe vijojm punën tonë. Historia e kësaj treve ka shumë për tu vlerësuar, një vlerësim që mbart historin e saj shekullore për bijët e saj të rënë në beteja për liri, është dhe monumenti “Nënë Shqiptare” në Zajaz. Është kjo nënë që lindi këta djemë që ranë për këtë tokë dhe kjo nënë që lindi djem të cilët ndërtuan, ruajtën e kultivuan brez pas brezi Atdhedashurin, për banorët që vijojn të jetoj në trojet e të parë tanë.  Për të treguar çka përmenda një shembull i qëndresës heroike e popullit tonë ndaj pushtuesve serbomadh është dhe qëndresa heroike e Sulltana e Qafës për të cilën në mëse një shekull histori ka shkruar e vazhdon të shkruaj për këtë heroin që diti të mbrpj dinjitetin shqipëtar kundër pushtuesve. E post këtyre një punë e mirë po bëhet në komunitetin tonë në ndërtimin e orjentimin e shoqërisë sonë drejtë bashkimit europjan, përfundon citimin e tij Dehari, i cili vijon edhe me një rezyme të krejt komunës së Kërçovës me rrethinat e saj mes të cilëve dhe fshati Jagoll ku dhe ishte misioni jonë në këtë rast.  

    Më herët – Ndalesën e parë e bëmë në Strugë, kishim kaluar më parë pa problem nga të dy anën kufirin shtetërore, atë tonin Shqipëtarë e këtë tonin po shqipëtar, por që pa përmendur padrejtësit shekullore shqipëtare, tashëm këto troje etnike tonat në shtetin Maqedonia e Veriut, zbritëm në një rrugë me pak dallime dhe duke lënë në të djathët qytetin dhe liqenin e Strugës e të Ohrit, i’u drejtuam rrugës së Shkupit që për fatin e mirë kishte filluar të ndërtohej dhe me të gjitha gjasat edhe të vendasve, autostradë deri në kufirin ndërshtetëror. Për më shumë se 40 minuta në një rrugë mes kodrave dhe maleve, por e mbuluar me pyje nga të dyja anët , athua se kishte munguar dora e njeriut, jo si tek ne që sapo të shikosh një list të kujtohet sopata. Në qytetin e Kërçovës tipik shqipëtar jo vetëm nga ndërtimet, por dhe nga mentaliteti dhe lëvizjet e zhdërvjellta e zërat e larët në rrugë e kudo që bisetohej. Në hotel me karta të indentitetit, arritje kjo mes dy shteteve, por edhe e shqipëtarve në të dy anët e kufirit thuajse imangjinar.  

Filed Under: Histori Tagged With: Sulo Gozhina-Nga Jagolli i Uskanën

Merkel-Haradinaj, Gjermania mbështetëse e fuqishme e Kosovës

June 6, 2019 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Gjermania mbështetëse e fuqishme e rrugës euroatlantike të Kosovës/

-Kancelarja Merkel: Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok/

BERLIN,  6 Qershor  2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, është pritur në takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, me të cilën ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për zhvillimet politike dhe ekonomike, progresin dhe sfidat me të cilat po përballet Republika e Kosovës në këto 11 vjet të shtetndërtimit, si dhe për perspektivën europiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Kancelaren Merkel për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat, me theks të veçantë për angazhimin e saj personal në procesin e Berlinit i cili është duke dhënë rezultatet në hapjen e perspektivës evropiane dhe përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. 

“Qytetarët e Kosovës dhe Qeveria do të jenë gjithmonë falënderues ndaj Gjermanisë, kancelares gjermane Angela Merkel dhe popullit gjerman për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si në arsim,  shëndetësi, ekonomi, aspektin ushtarak, rend dhe ligj”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke theksuar vlerat e përbashkëta perëndimore që ndan populli i Kosovës me atë gjerman, kryeministri Haradinaj ka thënë se vendimi i Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës flet për vlerat civilizuese dhe demokratike të një shteti.

“Procesi i Berlinit është ndër proceset me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është duke dhënë kontributin e saj në përmirësimin e raporteve të mira fqinjësore dhe në thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit”, tha kryeministri Haradinaj. 

Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen reciproke do t’i kontribuonte forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke e cilësuar Kosovën si palë serioze në proceset integruese, tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok./b.

Filed Under: Politike Tagged With: Kryeministri Haradinaj-Takim Kancelaren Merkel

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT