• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2019

Për të mbaruar punën në Ballkan

September 10, 2019 by dgreca



Nga Akri Çipa/
Shumë veta u surprizuan kur në datën 30 gusht Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari Pompeo caktoiZëvëndës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Ky njoftim vjen në një kohë kur dukej se vendimmarrësit në Washington do të vazhdonin me trendin e neglizhimit të gadishullit të Ballkanit – një rajon që vetëm dy dekada më parë shenjoi pikën më të lartë të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara. Nëpërmjet vendimit për të caktuar një të dërguar të posaçëm, Shtetet e Bashkuara po tregojnë një dëshirë për të rimarrë rolin parësor në këtë rajon të rëndësishëm. 
Në vitet 90’, SHBA kishte një rol parësor në gadishull dhe drejtoi ndërhyrjen e suksesshme që ndaloi spastrimin etnik serb në Kosovë. Por, pas luftës në Kosovë, SHBA humbi një pjesë të interesit për rajonin teksa ishte e shqetësuar me sfida të tjera globale. Teksa Shtetet e Bashkuara e ulën nivelin e rolit të tyre në rajon, disa konflikte mbetën të pazgjidhura dhe vazhdojnë të sfidojnë paqen dhe stabilitetin rajonal.
Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë, Kosova deklaroi pavarësinë në 2008, por Serbia refuzon të njohë sovranitetin e Kosovës. Refuzimi serb për të njohur Kosovën mbështetet në mënyrë aktive nga Rusia, e cila e bllokon Kosovën nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara nëpërmjet vetos në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Ndërkohë, Rusia vazhdon ta shfrytëzojë këtë konflikt për të ruajtur influencën në rajon dhe për të frenuar integrimin e vendeve të rajonit në organizatat perëndimore. Vetë zoti Palmer e identifikoikonfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një nga prioritetet e tij.
Sfida tjetër madhore që Përfaqësuesi Special do duhet të adresojë është situata në Bosnjë-Hercegovinë. Marrëveshja e Dayton-it e ndërmjetësuar nga SHBA ishte efektive për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë në vitin 1995, por ishte më pak resultative në krijimin e mundësive për qeverisje efektive në vend. Kjo është shumë e dukshme sot teksa Bosnja ende nuk ka një qeveri funksionale pas më shumë se dhjetë muajsh që nga zgjedhjet e përgjithshme. 
Rritja e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në Ballkan do të përballet pashmangshmërisht me sfida dhe kundërshtime nga disa prej aktorëve që janë të investuar në status quo. Një shenjë e parë kundërshtimi u shprehnga Miroslav Lazanski, Ambasadori i Serbisë në Rusi, i cili u përpoq të ulë pritshmëritë e rolit potencial të SHBA në zgjidhjen e konflit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke thënë se “problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm nga ne.” Roli i ripërtërirë i Shteteve të Bashkuara shihet me skepticizëm edhe nga Milorad Dodik, lideri pro-rus i entitetit Republika Srpska brenda Bosnjës. Në fakt, është pikërisht Dodik që ka shfrytëzuar dobësitë e konstruktit institucional dhe ka bllokuar krijimin e një qeverie për hir të kundërshtimit për anëtarësimin e Bosnjës në NATO.
Nëse Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara arrin të frenojë influencën ruse në Bosnjë dhe Serbi dhe arrin njohjen e Kosovës nga kjo e fundit, Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë jo vetëm stabilitetin në Ballkan, por do të garantojnë edhe orientimin gjeopolitik të rajonit drejt perëndimit. SHBA ka kredibilitetin e nevojshëm për të promovuar angazhime konstruktive. Tashmë i takon Zotit Palmer që të bindë aktorët lokalë për t’u ulur në një tavolinë dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të zgjidhur konfliktet dhe çështjet e mbetura. Momenti është i përshtatshëm teksa kredibiliteti i SHBA përforcohet nga suksese në marrëveshjen ndërmjet Greqisë dhe tashmë-Maqedonisë së Veriut në lidhje me emrin e kësaj të fundit – një marrëveshje që zgjidhi një nga konfliktet e tjera kryesore të rajonit dhe që hapi rrugën për fillimin e procesit të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ndërhyrja amerikane dy dekada më parë ishte kritike për të ndaluar mizoritë në Ballkan dhe për të shtruar rrugën drejt paqes. Tani, Shtetet e Bashkuara kanë një mundësi unike për të zgjidhur çështjet e mbetura, për të luftuar influencat malinje që pengojnë progresin e rajonit, dhe për ta orientuar përfundimisht atë drejt perëndimit. Në këtë mënyrë, do të ofrojnë edhe njëherë lidershipin për të cilin ka nevojë globi dhe, sigurisht, Ballkani.  
 
Përkthyer nga International Policy Digest.

Filed Under: Politike

Marko Kepi, deputeti i ardhshëm i Parlamentit në Nju-Jork

September 10, 2019 by dgreca

Nga Kozeta Turishta- Nju Jork*/

Me 29 Shtator ora 12:00  në Staten Island (1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306) Organizohet mitingu i madh, ku zyrtarisht do hapet fushata e kandidatit për Deputet në Parlamentin e Shtetit të Nju Jork-ut  Marko Kepi, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe të komunitetit shqiptar në mbështetje të kandidaturës së tij, me shpresën e madhe që me votat e shqiptaro-amerikaneve do fitojë zgjedhjet e qershorit të  2020-tës.

Të Dielën e 8 shtatorit, në Staten Island të Nju Jork-ut, u mbodh komuniteti shqiptar për të mbështetur kandidaturën më të re postin e Assemblyman – të deputetit të Parlamentit në Shtetin e Nju jorkut Marko Kepi, i cili ka hapur zyrtarisht takimin e tij të parë duke prezantuar fushatën dhe pikat kryesore të kësaj gare politike e krahut të republikanëve.

Njerëz e emra të njohur e të suksesshëm shqiptarë ishin të pranishëm në këtë takim ku shprehen mbështetjene tyre të padiskutueshme për Kepin duke e konsideruar një mundësi të mirë për përfaqësimin e një shqiptari në politikën e Shtetit Njujorkez.

Marko, është shprehur tepër i nderuar dhe i lumtur që i është dhënë një mundësi ku do provojë veten në një arenë tjetër dhe pse ai e ka të qartë se e pret një punë e madhe dhe i duhet të punoj fort për t’a fituar këtë garë politke, por gjatë takimit Kepi u shpreh tepër i vendosur për t’i shkruar deri në fund fushatës së tij, por mbi gjitha ai theksoi se asgjë nuk është e mundur pa mbështetjen dhe dashamirësinë e komunitetit shqiptar veçanërisht të zonës së Staten Island.

Gjatë këtij takimi patëm mundësinë të takonim dhe nga afer Kongresmenin e njohur amerikan Michael Grimm, një ndër politikanët më të spikatur të politikës amerikane i cili është një ndër mbështetësit kryesor të fushatës së Marko Kepit, i cili ka shprehur hapur besimin  e tij ndaj Kepit.

Marko Kepi, një emër aspak i panjohur për shqiptarët e Amerikës, si një ndër të rinjtë më aktivë ndaj promovimit dhe ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare. Presidenti i Organizatës “Rrënjët Shqiptare” dhe organizatori kryesor i “Parades Shqiptare” në Neë York, prej 10 dekadash e njohur ndryshe si aktiviteti më i madh i vitit ku bën bashkë mijëra shqiptarë duke dedikuar tema të ndjeshme ndaj çështjeve të ndryshme shqiptare.

Marko Kepi, një djal i cili ka emigruar në një moshë të vogël së bashku me familjen e tij si të gjithë shqiptarët  e tjerë i është dashur të ecë nëpërmjet vështirësive dhe sfidave të emigracionit por me ëndrra dhe ambicie të mëdha për të ardhmen.

Marko, i arsimuar në shkollat më të mira e të njohura të Nju-Jork-ut, e këmbëngulja e tij për t’u bë dikushi një ditë në tokën e premtuar nuk i mungoi, por studioi dhe punoi fort për t’a bërë realitet ëndrrën amerikane e pasi mbaroi studimet e larta shkëlqyeshëm, një ndër pasionet por dhe ëndrrat e tij në sirtar ishte që një ditë të bëhej Marins i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse shumë ëndërrojnë këtë titull por aspak e lehtë për t’a arritur, duhet të jesh tepër i kualifikuar për pranimin në këtë mision.

Marko Kepi ndër të tjera njihet për përfshirjen e tij në politikën amerikane, si një mbështetës i Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump, shqiptari që gjithnjë ngre zërin e përfaqëson Shqipërinë e vlerat e saj në çdo aktivitet jo vetem shqiptar por dhe amerikan, ku  e kemi parë të kontribuojë në çdo projekt ku në fokus ka Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Markon, e kemi parë shpesh-herë të ftuar në televizionet më të njohura amerikane si Cnn dhe emisione të tjera si përfaqësues i Republikanëve të Nju-Jork-ut.

Marko, është shembulli më konkret i suksesit por edhe i sakrificës pasi e ka arritur çdo gjë me shumë punë pa i dhënë askush asgjë por vetëm nga këmbëngulja e tij, si një djalë tepër i talentuar dhe me këmbë në tokë sot është një emër dinjitoz që aspiron një të ardhme të sigurtë në shërbim të komunitetit shqiptar e si një histori frymëzuese per çdo të ri që duhet të di ta fitojë suksesin./ Dritare.net

Filed Under: Featured Tagged With: Marko Kepi- Assamblyman-Nju Jork

MALL PER SHKODREN…

September 10, 2019 by dgreca

Mall për Shkodrën/

NGA ALFONS GRISHAJ*/

Fmi i ardhun nga …larg …larg,/

Lindun n’ nji vend  klasik ,  n’nji qytet t’ bekuem,/

Ku  harbohen  lulet dhe çilin mendjet e ndrituna,/

Ku marrin jet’  ndjesitë e  stërhollueme … /

Në rrathët e gjergjefeve t’vajzave t’bukura, /

Mistere t’ fshehuna  n’gjokset e shejtnueme./

Rrugve t’qytetit tem fola /

Me  mjegullat e siluetave t’shpirtnave, /

Sekrete  t’qytetit t’lashtë q’si sheh kush me sy…/

I msheha në nji kapak’  t’ krahnorit,/

Tue vuejt  mediumin , denuem n’ krye!

Dekor i Shiroks , Buns , Drinit , Rozafs e Taraboshit

M’ ban me hjell spirancën bash n’zemër t’Shkodrës

E me prit dritën e ngallnjyeme!

E qesha , e luejta me çdo rrug e gur,

Me çdo pem e lum,

Me çdo shkamb e ur,

Me çdo qen e llum!

Qava me skllavin popull

Që si skeletone t’mpakuna,

T’ plakuna  pa shijue rini

Shkokloheshin rrugs…

Tue u ngjit n’shtyllat e mortit si gjethe t’vrame.

Tash shpërnda n’alem… shoqe e shokë…

M’ qan shpirti me i pa si dikur

Që luejshim n’rrug e mur…

Me qesh e me qa,

Me dasht e me u sha!

M’ka marr malli

Për shiun e rrëmbyem me gjygyma…

Për çizmet që fusnin ujë,

Dhe për rrug’t që i mbushte rryma.

Me harrue dheun e huej!

Prap, un’ kam me shkue larg…larg,

Me Shkodren n’gji… rreliken teme,

Çdo qeliz t’saj kam me e ba rruza varg…

Rruzare  mbi tokat  e rreme!

Barnes and Nobles

Shtëpi me tulla librash.

Fletore këngësh , pullazi.

Listele flauti çdo dërras,

Pllaka ravijzim atllasi.

Aty pi kafen Neruda ,

Elioti një pëllëmb  më tej,

Kafkës pluhurin i shkunda…

Më drejtoi nga  Heminguej.

I menduar Wittgestein

Se ç’më thotë disa fjalë:

“Madhështia veç për Hegelin

Lëre  Marksin,  kalë i çalë!”

Jehonë  e fortë  pasthirrmë,

Rrathë  orkidesh  Konfuci,

Dallgë  kënge , jetë e rimë

Gjinj’ve  lirikës Carducci.

Ndrit mbi libra Akuini,

Çekan mbi injoranc Spinoza,

I fantaksur mbet’ Lenini,

“Endrra e Kelt”,  Llosa!

Ekuacion rri  Derrida,

Energji patern Nabukov,

Portret i thyer Frida…

Degë ulliri   Sakharov.

Dhe kështu s’kan të mbaruar…

Po shqiptarët ku janë ?

Ula sytë i trishtuar …

Ja , Tereza…shënjtja nanë!

Michigan me, 10 Shtator 2019

* Redaksia e DIELLIT, e falenderon z. Alfons Grishaj për kontributin cilësor që jep në Gazetën Dielli” dhe me rastin Ditës së Lindjes, i përcjell urimet më të ngrohta!

HAPPY BIRTHDAY, ALFONS!

Filed Under: Opinion Tagged With: Alfons Grishaj-Mall per Shkodren

KOHA E SHFAROSJES” PROMOVOHET NË VATËR

September 10, 2019 by dgreca

KOHA E SHFAROSJES” E GAZETARIT SOKOL PAJA PROMOVOHET NË VATËR/

Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit që sapo është botuar në Nju Jork”KOHA E SHFAROSJES”. E SHTUNË, 14 SHTATOR 2019, ORA 11  e 30 . A.M.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës”VATRA” do të promovojë të Shtunën me 14 Shtator 2019, duke filluar nga ora 11 e 30 A.M librin e gazetarit dhe studiuesit Sokol Paja”KOHA E SHFAROSJES”, që fokusohet tek Genocidi komunist ndaj familjeve te persekutuara ne Shqiperi 1945-1990, konkretisht tek  Familja “Paja” ne Malesine e Madhe, por jo vetëm.

Libri”Koha e Shafrosjes” me parathënie nga Simon Mirakaj sapo është botuar në Nju Jork, dhe i është dedikuar persekutimit dhe jetës së humbur tragjikisht të familjarëve të autorit dhe veçanërisht gjyshit të tij, Pjetrush Paja, i cili u pushkatua dhe u la i tretur pa varr nga regjimi komunist…

Libri bazohet në materiale faktike të nxjerra nga Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe ka në lupën e vëzhgimit dhunën, terrorin komunist, rrjetin e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve, por jo vetëm kaq, libri merr përsipër të zbërthejë Genocidin e ushtruar nga diktatura mbi qytetarët e vet. Pjesa e dytë e librit fokusohet tek: Tiparet e totalitarizmit shqiptar ne vitet 1945-1990,  Aspekte te social-komunizmit shqiptar ne vitet 1945-1990 , Ndalimi i veprimtarive fetare ne Shqiperine komuniste, Lufta e klasave si instalim perfundimtar i diktatures , Sigurimi i shtetit si makineri frike, dhune e torture, Torturat ndaj te burgosurve ne regjimin komunist , Shoqeria shqiptare gjate diktatures komuniste, Media totalitare ne sherbim te pushtetit komunist, Aksionet e komunisteve ne shkaterrimin e familjes e traditave, Njeriu i ri komunist si frymezim per shoqerine socialiste etj.

Cfarë kishte ndodhë në Shqipëri? Në postballinën e librit vjen përgjigja si autopsi e diktaturës nga pena e At Zef Pllumit: Shqipnia e terrorizueme kishte ra në koma. Njerzit e ditun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerzit e paditun kishin në dorë gjithcka:atë që nuk dihej! Poshtërsia njerëzore kishte mbërritë kulmin, aq sa, të tërbuem prej inatit, nuk cajshin ma kryet për kurrnji ndjenjë njerëzore, as për të gjallët, as për të vdekunit. Masat e terrorit erdhën tue u randue: shtoheshin kontrollet, të burgosunit, të arrestuemit, shtoheshin pushkatimet!”….

Ejani të Shtunë në VATER, bëhuni pjesë e promovimit, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë autori.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja-Koha e Sharosjes- VATRA

Komisioni i ri Evropian: 48 përqind janë femra

September 10, 2019 by dgreca

Ursula von der Leyen dëshiron thuajse aq komisionere të BE-së sa komisionerë: 13 femra dhe 14 meshkuj, përfshirë edhe veten. Komisioni ka këtë herë, për shkak të Brexit-it, një karrige më pak se Komisioni i mëparshëm./

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paraqitur përbërjen e planifikuar të ekipit të saj. Von der Leyen planifikon që Komisioni i ardhshëm i BE-së të ketë më shumë femra se kurrë më parë: përveç saj, në të do të përfaqësohen dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj. Objektivin që kishte, që Komisioni Evropian të përbëhet nga 50 përqind femra, ajo nuk e arriti për pak. 

Sidoqoftë, Komisioni i ri është një hap i qartë përpara përballë Komisionit që po largohet, i cili përbëhej nga nëntë femra dhe 19 meshkuj. Për shkak të largimit të planifikuar të Britanisë së Madhe nga BE më 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqësohet më në Komisionin e ri. Komisioni i ri do të fillojë punën e tij në 1 nëntor.R

Rezerva ndaj personave të caktuar

Komisioni Evropian mund të krahasohet me një qeveri: çdo anëtar është përgjegjës për një dikaster të caktuar. Çdo shteti anëtar të BE zakonisht i jepet një post në Komision. Prandaj, gjermania von der Leyen duhej t’i kushtonte vëmendje veç kompetencës profesionale dhe ruajtjes së barazisë gjinore të premtuar, edhe caktimit të një komisioneri për çdo vend.

Megjithatë, në Parlamentin Evropian, i cili e ka fjalën e fundit në zënien e posteve, ka ende rezerva në lidhje me kandidatë të caktuar, për shembull për kandidatët nga Hungaria, Polonia dhe Rumania. Ish-ministri hungarez i Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi është kritikuar për përfshirjen e tij në reformën juridike të diskutueshme dhe ndërkohë të frenuar. Kundër polakut, Janusz Wojciechowski po zhvillon hetime Agjensia Evropiane kundër mashtrimit për shkak të shpenzimeve të pasakta të udhëtimeve. Rumunia Rovana Plumb akuzohet për korrupsion.

Frankreich Wahl zur EU-Kommissionspräsidentin | Ursula von der Leyen (Reuters/V. Kessler)

Të martën (10.09.), von der Leyeni do të njoftojë shpërndarjen e detyrave në personelin e saj, në konferencën e saj të parë të madhe të shtypit në Bruksel. Pas dëgjimeve individuale në Parlamentin Evropian, eurodeputetët do të votojnë për të gjithë paketën.

Ajo vetë ishte një surprizë

Gjermanen von der Leyen e paraqitën papritur si kandidate konsensusi për postin e Presidentes së Komisionit Evropian, pas një samiti të tensionuar të BE-së në korrik. Më parë, krerët e shteteve nuk patën arritur të bien dakord për asnjë nga kandidatët kryesorë për presidentë të Komisionit, të cilët bënë fushatë para zgjedhjeve.

Zëvendësit e Ursula von der Leyenit do të jenë holandezi Frans Timmermans, kandidat kryesor i socialdemokratëve dhe ish-Komisionerja e Konkurrencës në BE Margarethe Vestager nga Danimarka, kandidatja kryesore e liberalëve. Deri tani, dihet vetëm se i Ngarkuari me Politikën e Jashtme të BE do të jetë Borrelli nga Spanja.(Kortezi-DW)

Filed Under: Politike Tagged With: Ursula von der Leyen-Komisioni Evropian-

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT