KOHA E SHFAROSJES” E GAZETARIT SOKOL PAJA PROMOVOHET NË VATËR/
Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit që sapo është botuar në Nju Jork”KOHA E SHFAROSJES”. E SHTUNË, 14 SHTATOR 2019, ORA 11 e 30 . A.M.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës”VATRA” do të promovojë të Shtunën me 14 Shtator 2019, duke filluar nga ora 11 e 30 A.M librin e gazetarit dhe studiuesit Sokol Paja”KOHA E SHFAROSJES”, që fokusohet tek Genocidi komunist ndaj familjeve te persekutuara ne Shqiperi 1945-1990, konkretisht tek Familja “Paja” ne Malesine e Madhe, por jo vetëm.
Libri”Koha e Shafrosjes” me parathënie nga Simon Mirakaj sapo është botuar në Nju Jork, dhe i është dedikuar persekutimit dhe jetës së humbur tragjikisht të familjarëve të autorit dhe veçanërisht gjyshit të tij, Pjetrush Paja, i cili u pushkatua dhe u la i tretur pa varr nga regjimi komunist…
Libri bazohet në materiale faktike të nxjerra nga Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe ka në lupën e vëzhgimit dhunën, terrorin komunist, rrjetin e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve, por jo vetëm kaq, libri merr përsipër të zbërthejë Genocidin e ushtruar nga diktatura mbi qytetarët e vet. Pjesa e dytë e librit fokusohet tek: Tiparet e totalitarizmit shqiptar ne vitet 1945-1990, Aspekte te social-komunizmit shqiptar ne vitet 1945-1990 , Ndalimi i veprimtarive fetare ne Shqiperine komuniste, Lufta e klasave si instalim perfundimtar i diktatures , Sigurimi i shtetit si makineri frike, dhune e torture, Torturat ndaj te burgosurve ne regjimin komunist , Shoqeria shqiptare gjate diktatures komuniste, Media totalitare ne sherbim te pushtetit komunist, Aksionet e komunisteve ne shkaterrimin e familjes e traditave, Njeriu i ri komunist si frymezim per shoqerine socialiste etj.
Cfarë kishte ndodhë në Shqipëri? Në postballinën e librit vjen përgjigja si autopsi e diktaturës nga pena e At Zef Pllumit: Shqipnia e terrorizueme kishte ra në koma. Njerzit e ditun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerzit e paditun kishin në dorë gjithcka:atë që nuk dihej! Poshtërsia njerëzore kishte mbërritë kulmin, aq sa, të tërbuem prej inatit, nuk cajshin ma kryet për kurrnji ndjenjë njerëzore, as për të gjallët, as për të vdekunit. Masat e terrorit erdhën tue u randue: shtoheshin kontrollet, të burgosunit, të arrestuemit, shtoheshin pushkatimet!”….
Ejani të Shtunë në VATER, bëhuni pjesë e promovimit, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë autori.