• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2019

VATRA- PROMOVIM DHE MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME INSTITUTIN E TRASHËGIMSË NË SHKUP

September 9, 2019 by dgreca

– TË DIELËN, 15 SHTATOR 2019, Ora 2.00 P.M. NË VATËR, NË BASHKËPUNIM ME INSTITUTIN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE-SHKUP, NË JAVËN E VEPRIMTARIVE PËR NËNË TEREZËN, ORGANIZOHET PROMOVIMI I VËLLIMIT “100 VJET NGA VDEKJA E KOLË BOJAXHIU”…

– NË ORËN 12.00 TË DATËS 15 SHTATOR, NË KISHËN ZOJA E SHKODRËS, DO TË ORGANIZOHET MESHA KUSHTUAR BABAIT TË NËNË TEREZËS, KOLË BOJAXHIU-

Federata Pan Shqiptare e Amerikës”VATRA” ka krijuar bashkëpunim të ngushtë me institucione shkencore të trojeve etnike. Tre vite të shkuara, Vatra hartoi plan bashkëpunimi me Institutin e Historisë në Kosovë për aktivitete të përbashkëta, ndërsa vitin e shkuar në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore -Shkup, Vatra, krahas veprimtarive të tjera organizoi edhe veprimtaritë përmbyllse kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me atë rast në Vatër u dhuruan nga Drejtori i Institutit, Prof. Dr. Skender Asani, botime kushtuar historisë  komëbtare dhe asaj të shqiptarëve në Maqedoni.

Drejtori Skënder Asani me bashkëpunëtorët e tij do të jenë të Dielën e 15 Shtatorit, në orën 12 të drekës në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, ku do të organizohet Mesha kushtuar Babait të Shënjtëreshës Nënë Tereza, Kolë Bojaxhiu.

Menjëherë pas meshës mysafirët do të jenë në VATËR, ku do të organizohet në orën 2. P.M. provimi i librit me kumtesat kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së Kolë Bojaxhiu, mbajtur nga studiues të njohur shqiptar në konferencën e organizuar në Shkup me 1 gusht 2019 nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore-Shkup në bashkëpunim me Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore-Shkup Prof. Dr. Skënder Asani shoqërohet gjatë veprimtarive në SHBA dhe ne VATER nga Dr. Elmedina Asani dhe Prof. dr. Zeqirja Ibrahimi, sekretar Shkencor i Institutit.

Krahas promivimit mendohet që në Vatër të nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit me Institutin e Trashëgimisë në Shkup.

Vatra fton studuesit dhe të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj veprimtarie me vlera historike dhe kombëtare.

ADRESA

VATRA

2437 SOUTHERN BLVD

BRONX, NY 10458

Mund të konfirmoni pjesmarrjen edhe në Emailin-gazetadielli@gmail.com

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra-Instituti Shkup-Kole Bojaxhiu

PSE SERBIA PO I FSHINË ADRESAT E QYTETARËVE VETËM NË MEDVEGJË E BUJANOVC?

September 9, 2019 by dgreca

Serbia po vazhdon t’i shkelë të drejtat e shqiptarëve në tri Komunat sidomos në Komunën e Medvegjes. Mijërave prej tyre u janë fshirë adresat e vendbanimeve në regjistrat civil. Një gjë e tillë u ka pamundësuar atyre edhe nxjerrjen e leternjoftimëve, Beogradi ka nisur tash e një kohë fushatë të egër ndaj shqiptarëve në Medvegjë.

Rreth 5000 shqiptarë janë shlyer nga listat e regjistri civil për shka të ndërrimit të vendbanimit.

Samir Shahini, aktivisti poltik me shifra tregon që këto rregulla kryesisht janë bërë kundër shqiptarëve në Serbi.

“ Rreh 0.01% të adresave që janë shitur maksimumi shkon në 2% Medvegja dhe 2% në Bujanovc, mirëpo Medvegja nuk është e vetmja komunë ku ka lëvizshmëri kaq të madhe ka pasur edhe në Nish e Beograd”.

Sipas Shahinit shqiptarët e Medvegjës janë të zhgënjyer nga Kosova e Shqipëria, pasi nuk pritet më mirë prej Serbisë përveq spastrim etnik tek shqiptarët.

“Ne nuk mundemi me prit më mirë prej Serbisë, si shqiptarë e kemi mësu këtë , me u ripërsërit dhe na është përforcu bindja, por kemi prit nga shteti i Kosovës, i cili ka ka këta shqiptarë në vijë kufitare”.

Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.(Kortezi-Insajderi)

Filed Under: Analiza Tagged With: Serbia-fshine adresat-Bujanoc

BBC-The story of Kosovo’s footballing emergence…

September 9, 2019 by dgreca

How war-torn nation’s sporting dream became exciting realit/

The story of Kosovo’s footballing emergence: How war-torn nation’s sporting dream became exciting reality/

In the words of their manager, the Kosovo players who will face England in Southampton on Tuesday night are nothing like “other” footballers. “I have spoken to them about the history of Kosovo, which has suffered a lot,” said Bernard Challandes earlier this year. “I told them they are not like other players, considering the sufferings of their parents and of past generations in Kosovo.”

Challandes was speaking after his side, who until then were largely unfancied in the race for Euro 2020, had come from behind to score a last-minute winner in Bulgaria in June. It was a remarkable win and a reminder that Kosovo will not be the pushovers that more casual observers might expect.

They provided another warning this weekend. As England were strolling towards a comfortable victory at Wembley on Saturday, Kosovo were celebrating a 2-1 victory over Czech Republic which cemented their place as the primary challengers to Gareth Southgate’s side in their qualifying group.

Kosovo are now undefeated in 15 matches, a run stretching back to October 2017, despite only receiving Uefa and Fifa recognition three years ago. Their rise is hard to believe, given the footballing resources at their disposal, and their story is one of great significance within sport and in the wider world of international politics.

Fifa’s decision to grant membership to Kosovo in 2016 prompted wild celebrations within the country’s football federation. Only eight years had passed since Kosovo had declared independence from Serbia, and the champagne flowed in Pristina as the country’s officials – and indeed its people – allowed themselves to enjoy the moment a sporting dream became an exciting reality.

 “In terms of Kosovo itself, this is about state recognition,” says Dr David Webber, a senior lecturer in football studies at Solent University. “The broader story here is one of recognition and the recognition of a state that has been under extreme pressure from other states.

“All of this gets played out in normal politics, in terms of diplomacy and statecraft, but Fifa is an important actor. Fifa affords countries something that the big institutions of global governance do not often provide to states, and that is recognition. Recognition of their sovereignty, recognition of their independence.”

Fifa and Uefa’s acceptance of Kosovo, in short, has reaffirmed the country’s sense of identity on an international scale at a time when Serbia and its allies continue to show political hostility. A match against England, even if it is taking place at St Mary’s rather than Wembley, will only serve to strengthen those feelings of self-worth, and justification, for Kosovo. In terms of the calibre of their opposition, this is without doubt the highest-profile match of their short existence as a footballing nation.

“On Tuesday night there will be a great sense of pride,” says Webber. “Being there, being recognised, playing football in England – that’s something many of the Kosovan people will want.”

The ‘Brazil of the Balkans’ tag, given to Kosovo by their supporters as a result of their youthful, attacking football, is an indication of the excitement that surrounds this team at home. The average age of the team that defeated the Czech Republic on Saturday was just 23, and they are already guaranteed a play-off place for Euro 2020 thanks to their success in last year’s Nations League.

The more familiar names to English fans are Bersant Celina, the Swansea City attacker, Huddersfield Town defender Florent Hadergjonaj and goalkeeper Arijanet Muric, who is on loan at Nottingham Forest from Manchester City. Many of their players grew up abroad, the children of the estimated 1.45 million Kosovo Albanians who were displaced during the horrific conflicts of the 1990s. In 2016, on the day of their first competitive match, Kosovo had six members of their squad cleared to play despite those players already representing other international teams. There are other high-profile players who would have been eligible for Kosovo, such as Adnan Januzaj, Granit Xhaka and Xherdan Shaqiri. Most have simply been born too early, committing themselves to a nation before the prospect of playing for Kosovo had become genuine, and the hope is that, going forward, more and more of the top footballers from the region will wear Kosovo blue.

Kosovo’s rise has been fuelled by emotion. There is a fierce sense of pride at their achievements so far, and also a feeling that the players are honouring the memory of Fadil Vokrri, the former player who became the president of the Kosovo football federation. Vokrri, who was instrumental in their successful fight to be recognised as a footballing entity, died suddenly last year, at the age of 57. When England play Kosovo away later this year, they will do so in the Fadil Vokrri Stadium.

They will also do so against an ongoing backdrop of political strife. This weekend, police in Kosovo arrested eight Czech Republic supporters who were carrying a drone, a Serbian flag and a banner stating that “Kosovo is Serbia”. Police also seized fireworks, and a knife. It should not be forgotten than only five years have passed since a qualifying match between Serbia and Albania was abandoned in Belgrade after a drone was flown carrying a nationalist flag that said Kosovo was part of “Greater Albania”.

A hotbed of both footballing talent and political tension, Kosovo is still finding its place in the world after just 11 years of independence. The national team has played – and will play – a crucial role in its journey.

Filed Under: Sport Tagged With: BBC- The Story of Kosovo;s-Footballing emergence

Kush janë tre kala në luginë?

September 9, 2019 by dgreca

PORTA AMANTIA/

Nga Gëzim Llojdia/

1.Amonica apo Amantia?

Kur Ago Agaj, i emigruar përtej oqeanit,shkruante ditarin  historik të vitit 1920 të kohës, që ne quajmë:’Lufta e Vlorës”,ngjarjet në atdheun e tij kishin ndryshuar shumë . Midis ngjarjeve historike të atij viti famoz për jugun dhe Vlorën ,autori  e nis me një histori të lashtë ,që në themel duhet parë me vëmëndje.Autori na zbret nga qyteti ilir Amantia, që ngrihet në kodrinën 560 m mbi det kodra e Kudhës-Gërhotit, rreth 500-600 m poshtë :Ja si shprehet ai:Edhe këtu ndodhet një kala e vogël e në perëndim të Amonices dy kilometra në vijë ajrore ndodhet fshati i Mavrovës, për të cilin do të flasim edhe një herë kur t’i hyjmë përshkrimit të Luftës së Vlorës. Edhe këtu ndodhet një kala e vogël, e cila sundon dhe ruan Grykën e Shushices dhe udhën prej Amantias, që shkonte drejt për në skelën e saj. Pasi thamë se Ploca nuk është Amantia e vjetër, del pyetja vetvetiu se ku ndodhet ky qytet.(Po saktësoj se :Libri :”Lufta e Vlorës” është shkruar në emigrim ndërkaq arkeologjia shqiptare, punoi prej viteve 1948-54 ,gërmoi në Amantia dhe nxorri në dritë: stadiumin ,murrin rrethues,bazilikën,tempullin e Afërditës,nekropolin  e pasur etj, por që autori s’kishte si të ishte në dijeni për këtë fakt ,ngase të dhënat nuk ishin publike.Prandaj autori i Luftës së Vlorës thotë:”Këtë pyetje na e zgjidh paditur dhe padashur populli vetë, i cili rrëzën e fushës së Brusnjës edhe sot e quan “rrëza e qytetit”. Fjala qytet për shumë shekuj gjatë sundimit turk ,kishte humbur fare dhe vendin e saj e kish zenë fjala turke “Kasaba” (Qaj kasaba në gropë,/ Q’të rri Kanina mi kokë) kështu, që as atëherë, as edhe sot, asnjë nga fshatarët rreth Fushës së Brusnjës, kur thonë “rrëza e qyteti”, nuk mendojnë se atje mund të ketë qenë një qytet i vjetër dhe i famshëm.Po sqarojmë se poezia e mësipërme ,që autori i ”Luftës së Vlorës”, përmend  i kushtohet sigurisht Vlorës,që gjendej në gropë dhe sipër ishte Kanina.Nuk mund të bëhet fjalë për qyteza imagjinare ndonëse gurë,varre dhe artefakte të tjera janë gjetur deri poshtë ,fushës së Brusnjës madje deri në Armen,fusha e Lapardhasë,Kotë,Lubonjë etj ,ku shtrihej territori i amantëve.

2.Kush janë 3 nga kalat e lashta?

Ku gjenden këto tre kala dhe përse sot njihen vetëm dy prej këtyre kalave,jo 3 kala siç përmend autori. Amantia dhe Olympia,ndërsa Amonica  sipas studimit, që u krye për qytetin ilir, quhet pjesë , shtojë,teprica apo   fundi   i  qytetit , Amantia. Mirëpo autori thotë:Këto tri kala, të Plocës, të Amonicas dhe të Mavrovës, përbëjnë një zinxhir mbrojtës të “qytetit” në Fushë të Brusnjës, e cila ndodhet në mes dhe e ruajtur mirë nga çdo anë dhe ku duhet të ketë qenë Amantia e vjetër. (Në fakt  po citojmë këto të dhëna që autori si përmend:Amantia, gjendej  asokohe sikurse dhe sot gjurmët  e saj të hershme në kodrën në formë koni të përmbysur.Sot fusha  dhe kodrat e Brusnjës përshkohet nga përroi i Brusnjës që rrjedh nga liqeni  Harvalasë.Autori përmend këto fakte:Disa qindra metro larg “rrëzës së qytetit”, fare në fushë, gjenden tri pirgje, bregore të vogla dhe trajta, rendi dhe lartësia e pakët e tyre nuk lënë asnjë dyshim mbi zanafillën artificiale. Këto janë të krijuara prej dorës se njeriut dhe jo prej natyrës dhe s’kanë se ç’të jenë veçse “tumuli” ose krijesa për ndonjë shërbim ose ceremoni fetare,shprehet autori.

3.Olympia ose kalaja e Rrethunit

Autori fillon të shqyrtoj vendin përkarshi Brusnjës.Me tej, në Mavrove gjendeshin përherë varre të vjetër e në secilin një arkë e përbëre prej gjashtë pllakash prej guri me vija të gdhendura peranash, të cilat puthiteshin me shoshoqe e përbënin një arkë të mbyllur pothuaj plotësisht. Në këto arka, përveç skeletit të të vdekurit, ndodheshin dhe poce e shtambë të bukura në formë e me përfytyrime, kandila bake, armë dhe vegla të përdorimit, të përditshem si brisqe (thikë), hurore e të tjera. Po ashtu gjendeshin në Fushë të Brusnjes, kur punonin fshatarët me parmendë arat e tyre, po lloj-lloj sende antike dhe me vlerë.Autori ka dijeni për kodrën e qytezës Hadëraj  ja si shprehet ai:Në veri e pothuaj paralel me fortesat Plocë, Amonicë e Mavrovë ndodhen dhe dy të tjera: njëra në Gorrisht dhe tjetra në Treblovë.Duke ju referuar një autori të panjohur për Majën e Qytezës thuhet se kjo zonë është e pasur me mbetje arkeologjike ,kudo shfaqen shenjat e qytetzave  sin ë Majë e Madhe,Shargane,Sazanet,Shkëmbi i Karakollit,udha e kalldrëmtë Qytezë-Amantia buzë Vjosës dhe udha Vjosë-Bylys, mbetjet arkeologjike te bregu i varreve,deri te gurët  e kalasë në majën e qytetit kodra mbi fshtain Hadëraj ,që tregojnë historinë dhe ende janë të pazhbirueshme prej shek 4-5 pes.

Çfarë thotë autori që kemi cituar në fillim të shkrimit:”Prej kësaj të fundit ka mbetur vetëm emri “kala”, por asnjë shenjë nuk gjendet sipër tokës. Të dyja këto fortesa janë vendosur përgjatë rrugës, që  del prej Vlorës, futet në grykë të Vllahinës, del në Gorrisht, zbret në anë të Vjosës dhe vazhdon në anën e mëngjër të këtij lumi gjer në Tepelenë, ku ndahet më dysh: njëra degë shkon për në Gjirokastër e Janinë dhe tjetra kthehet po anës së Vjosës e shkon në Përmet, Leskovik, Kolonjë e Maqedoni. Kjo është rruga e krijuar prej natyrës dhe e përdorur prej banorëve “që kur është zënë dynjaja”, si i themi ne, lebërit, por më vonë u bë pjesë e rrugës së madhe romake, që niste në Fiume, shkonte nëpër Dalmaci, Mal të Zi, Shkodër, Durrës, Pojan (Apolonia afër Fierit) dhe vazhdonte për në Greqi.Ndodhja e dy fortesave të tjera ,në mes të atyre të Gorrishtit[1] dhe asaj të Tepelenes ,në një breg të vogël në fushë të Shkozës pranë Vjosës dhe tjetra në Matohasanaj të Lopsit e pak më tej fshati  Martaloz, që domethënë karakoll ose roje, lë të kuptohet se kjo rrugë ka qenë jo vetëm me shumë rëndësi, por edhe shumë e kërcënuar, përndryshe nuk do të ishte ndërtuar në cdo 10 a 20 kilometra një kala. Nuk është çudi që ato të Gorrishtit dhe Treblovës të jenë ngrehur për të ruajtur rrugën e Bylisit për në Pllakë, skelën e tij në gjirin e Vlorës. Në kohën e Amancisë, të Bylisit dhe të Orikonit duhet të ketë qenë kultura shumë e lartë në Labërinë e Vlorës dhe popullsia shumë e dendur sipas shenjave, që duken edhe sot. Gjithsecili nga këto qytete duhet të ketë qenë shumë më i populluar nga ç’është Vlora e sotme, ndryshe nuk mund të zhvillohej një art e një zanat aq i përsosur sa të habit edhe sot. Kush ka pasur rast të shohë me sytë e tij vepra arti të krijuara në këto qytete, si dhe sasinë e mahnitshme të tyre, do ta vërtetojë këtë mendim. Qytete kaq të populluara dhe të kulturuara kanë pasur natyrisht dhe rrethe të gjera të populluara dhe këto shume dendet, të perparuara dhe prandaj kanë qenë dhe ato të detyruara të bënin një punim tokësor intensiv e me mjeshtëri dhe shenjat e kësaj pune bujqësore duken edhe sot në shumë vende. Shohim në fshatrat e Shullerit, (fshatrat Vajze, Velcë, Ramicë, Matogjin e Bashaj, me këtë emër quhen dhe këto tri të fundit, që origjinalisht quheshin Hasko-Gjin, Mato-Gjin e Memo-Gjin e sot thirren me emrin sllavë: “Smokthinë” që domethënë:” vend fiqsh ose fiqishte), të cilat i rreh dielli më shumë, ku janë ndryshuar brinjët e pjerreta e shumë herë fare të pjerrëta në sheshe të dobishëm, (tarraca), e prodhimtarë me anën e ledheve, që nisin në Lumë të Smokthines dhe mbarojnë sipër, përmbi Bashaj e Matogjin. Sasia e arave të krijuara në këtë mënyrë është e panumërueshme dhe ndryshimi i lartësisë së arës pranë Lumit me ato pranë fshatrave është mbase më tepër se pesëqind metra. Këtyre arave, të ngjitura njëra me tjetrën, u kanë sjellë dhe ujin e duhur për t’i ujitur me anë,vijash që dridhen e përdridhen sipas trajtës e lartësisë së tokës.Në Velcë nisin ledhet në Përrua të Thellë, për nënfshat dhe arrijnë gjer sipër te shtëpitë e para të fshatit. Në anën tjetër nisin në Perrua të Trubullit dhe ngjiten përpjetë njeri mbi tjetrin në një simetri e harmoni të habitshme dhe arrijnë në Rrezë të Shkëmbit. Fshati Ramicë, dikur Hasko-Gjin, është i rrethuar prej ledheve të tilla, por më të përsosurat ledhe në formë, të ndërtuara në vendet më të thyera, që nuk ta merr mendja se me sa mjeshtëri e mundim janë bërë, janë ato të fshatit Vajzë në rrugën Vlorë-Gjirokastër e pothuaj përballë Plocës e Amonicës dhe të ndara prej këtyre nga një ose dy përrenj të thellë. Të gjitha këto ledhe ndër të gjitha fshatrat quhen sot “Vreshta”, por vreshta nuk duken gjëkundi, veçse ndonjë lartje (pjergulle) e vjetër dhe e lënë pas dore.Në të gjitha malësitë e Shqipërisë, ku toka e punuar është e pakët dhe e thyer, shihen ledhe primitive, por të mbjella anë mbanë, si psh në Skrapar, Mirditë, Nikaj Mertur, Kurvelesh i Poshtëm dhe të tjera, po asgjëkundi në formë aq të përsosur, në formë e mjeshtëri, kaq të shumta dhe kaq te lëna pas dore sot, pasi edhe me drithë mbillen rrallë e keq. Këto ledhe të krijuara në kohen e lumturisë, natyrisht janë rrëzuar dhe rindërtuar herë pas here sic ngjan edhe sot, megjithë që s’kanë më atë rëndësinë ekonomike ,që kishin më parë. Vec emrit “Vreshtë” asnjë fjalë, asnjë gojëdhëne nuk të kujton prodhim rrushi, vere, rakie ose rehanie vetëm në Mavrovë kam dëgjuar nga Hazbi Canua (Dautaj) i ati i Kadri Hazbiut, këtë tregim: “Dikur lashtë, shumë lashtë, Mavrova, qe rrethuar prej armikut, i qe prerë uji dhe etja i mundonte shumë të  rrethuarit. Në këtë gjendje të dëshpëruar mavronjotët hapen vozat e verës, pinë verë,u  dhanë kuajve  të etur të pijnë dhe ata sa deshën vetë, u hypnë kuajve dhe sulmuan armikun. Sulmi ngjan të ketë qenë i fortë si edhe vera, sepse as kuaj ,as kalorës nuk u ndaluan, pasi e hodhën armikun, jo vetëm përtej lumit, po edhe përtej malit dhe e ndaluan sulmin në qafë të Mazharit (Qafa e Malit përmbi Tragjas).”

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia-Tri Kala ne Lugine-Amantia

KORPORATA E PARË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË SHBA

September 9, 2019 by dgreca

     NGA HISTORIA SHQIPTARO-AMERIKANE:KORPORATA E PARË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA/

                                           Nga Frank Shkreli/

Komuniteti shqiptaro-amerikan gjatë viteve ka ardhur duke u shtuar në mënyrë të dukshme, sidomos, mbas shembjes së Murit të Berlinit dhe përmbysjes së komunizmit.   Megjithëse nuk ka shifra të sakta për numrin e vërtetë të shqiptarëve në Amerikë, llogaritet se sot në Shtetet e Bashkuara mund të jenë disa qindra mijëra që e identifikojnë veten “me origjinë shqiptare” dhe shqiptarë të ardhur këtu nga të gjitha trojet shqiptare, gjatë dy tre dekadave të kaluara.   Sot, në Shtetet e Bashkuara ka shumë organizata civile, kulturore, fetare dhe politike, që përfaqësojnë këto komunitete anë e mbanë Amerikës.  

Diçka që pasqyron angazhimin e tyre politik, numrin dhe influencën e tyre në jetën politike të këtij vendi, sot shqiptaro-amerikanët kanë përfaqsuesin e tyre në Bashkinë e Madhe të Nju Jorkut dhe më heret janë përfaqsuar me delegatin e tyre të parë në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, në personin e Mark Gjonajt.  Duke marrë parasyshë numrin e madh të shqiptarëve sot këtu në Amerikë, ata nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në jetën politike të këtij vendi, qoftë në nivel vendor, shtetëror dhe federal por është një fillim i mirë dhe një shembull për brezin e ri të shqiptarëve këtu për tu bërë pjesë e këtij procesi politik, pasi dyzertë i kanë të hapura, duhet vetëm vullneti.  Siç dihet, komuniteti shqiptaro-amerikan me organizatat e veta politike, siç ishin, ndër të tjera, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Liga Qytetare dhe Federata historike pan-shqiptare Vatra, kanë luajtur rol të rëndësishëm në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve në kohë të caktuara, në fillim të shekullit të kaluar e deri në fillim të këtij shekulli.

E gjithë kjo në rregull, por komuniteti shqiptar në këtë vend, sidomos udhëheqsit e tyre politikë dhe fetarë  e kanë ndie gjithmonë nevojën për një organizim dhe përfaqësim më të madh në jetën politike të këtij vendi, në mbështetje të interesave, të nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim.  Nevoja për një organizim më të mirë e më përfaqsues, veçanërisht, përpara autoriteteve vendore, shtetëtore dhe federale amerikane, ndihet sidomos sot, më shumë se kurrë më parë, në komunitetin e madh shqiptaro-amerikan. Shpresojmë se brezat e sotëm të shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, por kanë edhe mundësitë ekonomike dhe arsimore shumë më të mëdha se sa brezat e mëparshëm të këtij komuniteti në Amerikë do të bëjnë përpjekje për një angazhim shumë më serioz se deri më tani, për tu bërë pjesë funksionale e jetës politike amerikane, në të mirë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, por edhe në dobi të bashkatdhetarëve të tyre në trojet shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ndonëse, dikurë komuniteti shqiptaro-amerikan në këtë vend nuk i kishte as numrat dhe as njerëzit e përgatitur për tu bërë pjesë serioze e jetës dhe e proceseve politike të këtij vendi, ku shqiptarët jetojnë, për më shumë se një shekull.   Por me gjithë se shqiptarët ishin një komunitet i vogël, në krahasim me komunitetet e tjera etnike këtu në Amerikë edhe ata ç’prej arritjes së tyre në këtë vend –megjithë pengesat dhe pamundësitë ekonomike dhe politike — e kishin ndie nevojën për një angazhim më serioz në jetën politike të vendit. 

Ishte vjeshta e vitit 1973.   Komuniteti shqiptaro-amerikan i pas Luftës së dytë Botërore nuk ishte më i madh se disa dhjetëra mijëra shqiptarë, kryesisht, refugjatë anti-komunistë shqiptarë që ishin arratisur në botën perëndimore – kryesisht këtu në Shtetet e Bashkuara — pasi nuk pranuan kurrë imponimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës mbi shqiptarët. Komuniteti shqiptar në Amerikë, sidomos në Nju Jork, ishte i vogël, por nevojat ishin të mëdha dhe duhej punuar për një organizim më të strukturuar në krahasim me disa organizata të asaj kohe, për të ndihmuar emigrantët shqiptarë që vazhdonin të vinin në Nju Jork nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Kështu lindi ideja për një organizatë gjithëpërfshirse që do të përfaqësonte interesat e komunitetit shqiptar në qytetin e Nju Jorkut, ku ishin grumbulluar shumica e tyre, duke tërhequr njëri tjetrin.  Pas disa përpjekjeve nga udhëheqsit e komunitetit të atëhershëm shqiptar këtu, Bashkia e Nju Jorkut aprovoi themelimin e një korporate që do të përfaqësonte në terësi komunitetin shqiptaro-amerikan, pa dallim.Sipas një njoftimi të lëshuar për mediat nga Qendra e Nju Jorkut për Punët Etnike (Vëllimi 1, Numri 1 i vitit 1973) një ent ky zyrtar i qytetit Nju Jork, thuhej se “Korporata Etnike për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Nju Jork-ut, po miratohej me qëllim të organizimit vullnetar të shqiptaro-amerikanëve, si përfaqsuese e komunitetit në marrëdhëniet me autoritetet civile të qytetit dhe të shtetit Nju Jork, në dobi të gjithëve pa dallim.  Çdo pjesëtar i këtij grupi etnik mund të bëhej anëtar, mjaftonte që të pranonte rregullat dhe të zbatonte ligjet që rregullonin korporatën, e cila para ligjit dhe për nga natyra e saj konsiderohej si një organizatë jo-fitimprurëse.

Qyteti i Nju Jorkut llogariste se në vitin 1973 në këtë metropol të Amerikës banonin rreth 30.000 shqiptarë, të cilët do të përfaqësoheshin nga korporata e re, ku përfshiheshin grupe të ndryshme fetare, arsimore, dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan. Grupet kryesore që themeluan korporatën e re ishin Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane në lagjën Bruklin, Kisha Orthodokse shqiptare Shën Nikolla në lagjën Kuins dhe Lidhja Katolike Shqiptaro-Amerikane në lagjën e Bronksit. Përfaqsuesit e këtyre qendrave fetare të shqiptarëve në Amerikë, Imam Isa Hoxha, i Qendrës Islamike, Z. Lazarus Pillary përfaqsues i Kishës Ortodokse dhe Dr Zef Oroshi i Lidhjes Katolike Shqiptare punuan së bashku për themelimin e Korporatës Etnike për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Nju Jork-ut, me ndihmën edhe të përfaqsuesve të grupeve të tjera.

Fillimisht, aktiviteti i përfaqsuesve të Korporatës Shqiptaro-Amerikane përqëndrohej në takimet me komunitetin, për të pasur një ide se cilat ishin vërtetë nevojat dhe interesat e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, të arritur në Nju Jork, sidomos në valën e madhe të fundit të ‘60-ave dhe fillimit të ‘70-ave.   Përfaqsuesit e këtyre qendrave themeluese të korporatës, të caktuar nga qendrat përkatëse për komunikim të drejtë për drejtë me qytetin e Nju Jorkut, (Rexhep Kumbarçe i Qendrës Islamike, Xhim Liolin i Kishës Ortodokse dhe Frank Shkreli i Lidhjes Katolike Shqiptaro-amerikane), pasi zhvilluan disa takime me komunitetin për vlerësimin e nevojave të komunitetit në përgjithësi, zhvillonin takime me përfaqsues të qytetit dhe të shtetit Nju Jork për sigurimin e fondeve për nevojat e ndryshme me të cilat përballej komuniteti ynë në fillim të 1970-ave në Nju Jork, shumë prej të cilëve për mungesë të gjuhës, nuk kishin mundësi tjetër komunikimi me zyrat e ndryshme të qeverisë vendore.

Megjithëse në atë kohë kishte edhe organizata të tjera shqiptaro-amerikane, përfshirë ato të karakterit politik e që kishin caktuar vetes objektiva të tjera –siç njoftonte edhe Bashkia e Nju Jorkut në atë kohë –themelimi i Korporatës Shqiptaro-Amerikane në fillim të 1970-ave të shekullit të kaluar, ishte një shembull i mirë i llojit të organizatave që po formoheshin anë e mbanë Nju Jorkut për tu ardhur në ndihmë komuniteteve etnike të ardhura rishtas në këtë kontinent.  Themelimi i kësaj korporate ishte pra një përpjekje e re e cila kishte për qellim për të bashkuar mbarë komunitetin, si të thuash, nën një flamur, për të vendosur mbi nevojat materiale, ekonomike, shëndetësore e të tjera dhe për të siguruar sa më shumë shërbime në mbështetje të komunitetit shqiptar në këtë metropol të madh.  Në të vërtetë, fillimisht, korporata e re u pa si një shembull bashkpunimi, i organizuar nga tri qendrat fetare të shqiptarëve në këtë qytet të madh, të cilat kishin mirëkuptim të plotë mbi nevojat e bashkatdhetarëve të tyre dhe gjithmonë ruanin marrëdhënie të ngushta me njëra tjetrën, falë respektit që udhëheqësit fetarë të shqiptarëve në Amerikë kanë pasur gjithmonë për njërin tjetrin.

Megjithëse kanë kaluar disa dekada dhe komuniteti shqiptaro-amerikan është sot shumë më i madh në numër, në një nivel më të lartë arsimor dhe ekonomik dhe rrjedhimisht ushtron edhe një influencë më të madhe politike, bashkpunimi i ish-udhëheqësve të këtij komuniteti në vitin 1973 për themelimin e një korporate të tillë të përbashkët duhet të shërbejë edhe sot si një shembull se si duhet të veprohet duke bashkpunuar me njëri tjetërin për realizimin e objektivave të përbashkëta, për të mirën dhe në dobi të mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli-Korporata e Pare- Komuniteti Shqiptar- SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT