Prokuroria e Gjykata e Beratit të mbytur në mbi 9000 dosje/

-Vendin e parë me 1000 dosje e zënë konfliktet e pronës, zaptimet nga të “fortët” e fshatit / -Pushteti vendor gjumë mbi “dafina”, ndërsa pret vrasjen e radhës…. -Prokurorët e gjyqëtarët gojë kuçur para gazetarve, informacionet top-sekret ( Frikë Vetingu!)/
NGA BERATI PER DIELLIN-BASHKIM KAPINOVA/
BERAT – Janë mbi 9000 dosje në Prokurorinë e në Gjykatën e rrethit gjyqësor Berat që presin proçesin e hetimit e më pas atë të gjykimit dhe të përfundimit të krejt proçesit të dhënies të drejtësisë, por ende pa një datë…. se kur do ndodhin mbrekullija, pra dhënia e drjtësisë e kaq shumëpritur nga mijra fermer bujqësor. Burime konfidenciale nga prokuroria thanë për gazetën se për secilin prokuror ka 500 deri në 600 dosje në zyrën e tij, pa llogaritur këtu që për çdo muaj i shtohen 40 deri në 50 të tilla dhe të gjitha së bashku arrijën në mbi 5000 dosje që janë dëng në zyrat e prokurorve dhe që presin të hetohen e të dërgohen në gjykatë për tu gjykuar. Sipas po të njëtit burim prokurorët që punojnë nga 8 deri në 10 orën në ditë pa llogaritur këtu edhe pjesmarjen në gjykimin e dosjes e të padehurve në gjykatë si dhe pushimet javore. Ndonse dosjet kalojnë në duarët e oficerve të policisë gjyqësore për t’u hetuar, prokurorët punojn në përcaktimin e veprave penale dhe pregatitjen përfundimtare që më pas këto dosje nisen për në gjykatë. Një punë të dobët për zgjidhjen e konflikteve për pronën dhe kryesisht për zaptimin e tyre nga të fortët e fshatit po bënë edhe pushteti vendor, i cili ka rënë në gjumë mbi dafina duke pritur vrasjen e radhës. Si duket pushteti vendor nuk kryen proçesin administrative, nuk vë në punë kryetarët e fashtrave dhe Administratorët e Njësive, për vendosjen e kuijve mes fermerve në tokën buqësore, oborret etj duke pasur si busull harëtn topografike dhe tapinë me dekumentat hipotekore. Në mungesën e zgjidhjeve të konflikteve të pronave ndikon dhe diçitalizimi i tyre nga ZRPP.
Konfliktet për pronën dhe zaptimi nga të fortët e fshatit – Po këto burime pohojnë se vendin e parë me mbi 1000 të tilla në dëngun e dosjeve e zënë konfliktet e pronave dhe kryesisht zaptimet nga të “fortët”, e fshatit të tokës buqësore, asaj të shtetit e të bashkëfshatarve, shtyrjen e kufijve, zaptimin e rrugëve etj. Në kësi rastesh prokurorët pohojnë se: “Pa ndërhyrë në punët e pushtetit vendor, ky i fundit më shumë duhet të bëjë në proçesin administrativë të pronës të shtetit e indivitit, duke vënë në lëvizje levat e pushtetit vartës si dhe janë, kryetarët e fshatrave dhe kryetarët e Njësive Administrative për kordimin e punës për zgjidhen shumë problemeve, sidomos në zaptimin e pronave të shtetit dhe të indeivdve të pa mbropjtur nga të fortët e fshatrave”. Zbatimi i ligjeve të shtetit dhe bërja e qarët individve të till për vendosjen e kufijve sipas hartës të pronës që ka marë me tapi, do të ulte shumë numerin e konflikteve që në shumicën e rasteve janë proçese administrative.
Dhuna në familje – Një vend të konsiderueshëm në dosjet e prokurorve zënë edhe dhuna në familje e shkatërrimi i saj, korrupsioni, aksidentet rrugore, vjedhjet e pronës e të banesës, krimi i organizuar, etj. Sipas prokurorve duhet punuar për bashkëjetesën në komunitet gjë të cilën ne ende nuk e kemi këtë koncept por që do të ndikonte shumë në uljen e veprave penale dhe në zgjidhjen e shumë konflikteve civile e ato familjare. Burimi në vijim citon se ngarkesa me një punë kaq voluminoze e prokurorve ka sjell edhe vonesat në përmbylljet e dosjeve, pasi vetëm me 600 dosjet që ka nji prokuror, po t’i bësh një bilanç të thjesht se për nji dosje i duhet jo më pak se 10 deri në përfundimin të hetimit, e dërgimin e saj në gjykatë, këtij prokurori i duhet të punoj për më shumë se dy vjet pa marë dosjen e radhës së muajët në vijim. Ka shumë raste që cilësia e hetimit ka pasur problem, ndose janë plotësuar gjatë gjykimit ende disa prej tyre janë rikthyer për t’u rihetuar gjë e cila sjellin vonesën e radhës. Ngarkesa të tilla tregojnë se ka dhe mungesë të personelit të Prokurorve, ç’shtje kjo që nuk është në dorë të prokurorve në këtë process të vetingut. Gjithsese burimi tha për gazetën se prokurorët vijojn të punoj me përkushtim edhe pse ndaj tyre shpesh herë hidhen edhe akuza që në shumucën e rasteve janë të pa bazuara në kësi lloj veprimesh.
Gjykata po të njëtën histori me dosjet ka edhe në gjykatën e shakllës parë në berat- Të dhënat tregojnë se të rregjistruara janë 4428 dosje nga të cilat të ndenimuara 3304, nga këto penale 1792 civile 2236, pronat 426 , të mbartura pa përfunduar për tu përfunduar për vitin që jemi në vazhdim 715 nga këto 199 penale e 516 civile. Ndonse mungojnë 4 gjyqëtar, personeli i gjyqëtarve të mbetur kanë në zyrën e tij secili 405 deri në 491 dosje që do të thot se janë mbi 3500 të tilla që presin radhën për tu gjykuar. Një volum i till prokurori +gjykatën po ti mbledhës krej dosjet numeri i tyre i kalon të 6000 dosjet që sipas burimeve nga kjo gjykatë gjyqëtarve u duhen jo më pak se 2 vjet për tu gjykuar. Ky volum dosjesh ka dhënë nga ana tjetër në gjykatën edhe çudirat të tilla, një gjyqtar ka arritur të bëjë deri mbi 15 gjyqe në ditë ç’ka është vërtet çudi në përballimin e këtij proçesi. Madje avokatët e prokurorët nuk arrijën të kuptojnë secila dosje po gjykohet, pasi nuk kapin dotë rritmin e gjyqëtarit në proçesin e gjykimit. Por çudija shkonë edhe më tej kur të pandehurit apo njerzit që kërkojnë drejtësi kanë pohuar se digjova vetëm , fitova, ose në disa raste humba e as gjë më shumë. Të pyetur nga gazeta se vjen ky process thuaj anomalije ?. Burime konfidenciale nga gjykata që nuk do të indentifikohet, thanë për gazetën se secili gjyqëtar ka mbi 405 deri në 491të tilla dhe numeri total i dosjeve arrinë në mbi 3500 e më shumë kur llogaritet edhe ngarkesa mujore e radhës që shkonë për secilin gjyqëtar jo më pak se 50 dojse në muaj.
Avokati anonim pohon – Ja disa raste që zaptimet e tokës që nuk kanë gjetur zgjidhje apo si dhe pohon një avokat pranë dhomës së avokatve në Berat, këtu nga ngarkesa që është për faj të mungesës të personelit si në Prokurori e në Gjykatë, dosjet jo vetëm vonohen, por në shumë raste ka edhe mungesë të cilësisë në hetim dhe në shumë raste edhe në gjykim. Ka ditë pohon i njëjti burim që në ditë një gjyqëtar bënë mbi 10 deri në 15 gjyqë dhe eja mere vesh i pari me të dytin. Puna më e dobët vjen nga mos fuksionimi i pushteti vendor pohon avokati dhe në disa raste specifike bënë edhe “dallaverin”. Ja një rast për tu përmendur – një banore të fshatit Rabjak që e quajnë Hanko, një plak rreth 80 vjeçe banon në shtëpit e saj prej viteve 70 -80 dhe po kaq vite kanol në të njëtën rrugë, por ka tre vjet që shetit nëpër Berat në dyertëtr e pushtetit për të zgjidhur halli e saj, pasi Njësia Administrative Roshnik i ka hedhur komshisë së saj rrugën për arë, pra truallin dhe rrugën e ka kthyer arë (tokë buqësore), e për pasoj plaka është gati të bëjë vetëgjyqësi se komshiu po i zë rrugën dhe plakes me 4 fëmijët e nusen e djalit i duhet të hidhet me “parashyt” që të futet në shtëpi. Një tjetër rast në Allambrez një banor i fshatit Ngjeqan i zapton tokën për shumë vjet dhe është dashur disa herë ndëryrja e policisë që të zgjidhet problem, pra të lirohet toka nga i forti i fshatit. Një tjetër rast ai i fshatit Mbjeshovë ku një i fort i fshatit ka zaptuar rrugën dhe mbi 10 familje nuk kalojnë dotë për në tokat e tyre buqësore, më keq akoma rasti i Çetës, Allambrez një komshi i “forti”, i fshatit, ndërton katin e dytë mbi shtëpit e një të vobekti dhe ky i ziu ka 5 vjet që endet nga një zyrë shetërore në tjetrën dhe ende se ka zgjidhur problemin. Ka me qindra problem kryesisht të pronës që janë në fakt problem dhe zgjidhje administrative e që duhen të zgjidhen nga kryetari fshatit dhe administrator i Njësisë Administrative, por ata nuk punojn në zgjidhjen e problemeve pasi dhe nuk përkrahen nga pushteti vidnor dhe në shumicën e rasteve edhe nga organet blu. Të tilla raste ka pa mbarim pasi nuk punon pushteti vendor dhe kur punon më shumë e ngatërronë çështjen pasi ikën zgjidhja e problemit sipas miqësisë e ……..kudi unë pohon avokati. Me dhjetra raste të tilla , kryesisht të zaptimit të pronës i zgjidhin vetë avokatët që kur marin ankesat nga të vobekët, kontaktojnë me të fortët e fshatrave dhe kur u tregojnë ligjet, më pas këta të fundit tërhiqen nga zaptimi, por ka dhe raste kur zaptuesi pohon se sat ë kemi njerz e miqë në polici e në shtet nuk më bënë dotë gjë dhe vijon në zaptimin e pronës si pa të keq duke shkelur me të dy këmbët ligjet e shtetit. Në vijim avokati shtonë se kudo ka korrupsion (qesh), dhe citon se ka edhe avokat që kur shikon ndonjë të fort që ka lek e nuk ka mend e mbanë varur, varur deri sa e rjep mirë e mirë e pastja i thot, skam ç’të bejë e ka gjyqëtari në dorë duke lënë në këtë rast konfliktin e hapur që në shumë raste edhe të vobektit i drejtohen vetëgjyqësisë si dhe ishte rasti i pronës para disa viteve në kapinovë, etj. Ndërkohë në vijim avokati citon: “Deri sa të mos gjejnë zbatim ligjet që në fakët janë, por nuk zbatohen jo vetëm nga pushteti vendor, por dhe nga organet e tjera ligj-zbatuese ende ne do vuajmë nën thunderën e të “fortve” të fshatit e të qytetit”, përfundon avokati.
Nga Berati për gazetën Bashkim Kapinova




