• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2020

KTHIM PRAPA

January 13, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Botë globale, por sa shumë e kthen njeriun tek vetja dhe ai e pranon këtë pozitë, por me çmim; malli, nostalgjia, litari që e tërheq njeriun mbrapa. Nuk ka më zona të thella e as të largëta, bota është rreth dhe çdo njeri një qendër më vete. Çdo ngjarje e lajm nuk ka kufi, dhe kjo e tremb tiranin që fillon të paraqesë forma të reja hallka zinxhirësh, si për shembull ‘fakenews’ dhe pastaj ligje kundër. Por kjo formë nuk është e re; dikur quhej ‘agjitacion’ dhe ligji dënonte ashpër. Çdo zhvillim bëhet për të krijuar arsyen për kontroll ku të gjithëve u ofrohet të marrin pjesë, sepse personi që iu ka para nuk vritet. Çdo gjë ku njeriu vë dorë shkatrrohet, edhe vendi nuk është shtēpia e tij, por tokë e pushtuar, ose burgu. Shqipëria, vendi i parë me ligjin antifjalë për të luftuar lajmin e rremë me ligjin kundër propagandës; asgjë nuk kujtohet nëse nuk ke njohuri dhe anasjelltas, është krimi që po pranohet, i fuqishmi bëhet më i fuqishëm, dita më e shkurtër, kujtesa gjithnjë e më e vagët, dhe pastaj vjen shtypja, kthimi prapa.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-Kthim Prapa

SHQIPTARËT VUAJNË NGA SËMUNDJA PERANDORAKE

January 13, 2020 by dgreca

Në përkujtim të Pjeter Arbnorit-Me rastin e 85 vjetorit të lindjes-po botoj një shkrim të tijin për ne shqiptarët- Anton Çefa/

NGA PJETËR ARBNORI/

Jo pak psikologë dhe politologë të botës kanë theksuar se, “Shqiptarët vuajnë nga sëmundja perandorake”. Ata që e lexojnë ndahen në dysh në gjykim[u1] : disa turpërohen nga ky konkluzion, të tjerët krenohen shumë me këtë cilësi. Në mos qofshin kërthizë, jemi afër kërllizës së botës, ku ndahet lindja nga perëndimi dhe cilido që gjendet në zonë kufitare, cilido që fati e shtyn herë në njërën anë të frontit, herë në anën tjetër, merr disa cilësi negative apo pozitive që duhet menduar mirë përpara se t’i vlerëshosh. Mes nesh ka edhe servilizëm dhe pabesi, por më tepër ka qëndresë që mund të kalojë në kokëfortësi. Kemi dëgjuar se shumë fjalime apo referate tonat nisin me thënien se të parët tanë i kanë dhënë botës prijësa si Aleksandri i Maqedonisë dhe Gjergj Kastrioti që kanë qenë mjeshtër të luftimit, perandorë si Diokleciani apo Justiniani, muzikantë si Kukuzeli, kryeministra ose vezirë të mëdhenj sa nuk kuptohej cili ishtte pushtuesi apo i pushtuari, turku ndaj shqiptarit, apo shqiptari ndaj Perandorisë Osmane; I kemi dënë botës papë si Klementi dhe nxjerrë në dritë dhe nënën e madhe të të gjithë njerëzimit, Nënë Terezën.

Nuk janë të gjithë emra të shtuar nga romantizmi historik që mbërthen popujt e vegjël. Shumë prej tyre janë të vërtetë. Por ka edhe një të vërtetë tjetër, 90 % e këtyre njerëzve të mëdhenj që i kanë bërë kaq të mira apo të këqija botës thuajse e kanë harruar Ilirinë apo Shqipërinë nga e kishin origjinën dhe janë bërë të famshëm për të tjerët.

Skënderbeu mbrojti qytetërimin perëndimor nga Pushtimi Osman.Nënë Tereza qe shëmbëlltyra e madhe e kësaj bote pasanike, por të mbushur shpesh me njerëz shpirtvegjël, prandaj krenohemi kaq tepër me këta të dy.

Ne shqiptarët duhet të krenohemi, jo pse kemi përballuar kaq e kaq pushtime perandorish, jo, duhet të krenohemi me diçka tjetër. Ne jemi një popull i vogël që kemi ruajtur karakteristikat tona, kemi ruajtur gjuhën tonë në mes dy perandorive kulturore të antikitetit, kulturës greke dhe latine, më të shkëlqyerat në botë. Dikush na tallë: kemi qenë pa shkollë, kemi qenë malokë, prandaj ka mbetur si relike gjuha juaj. Malok paska qenë Skënderbeu, malok paska qenë Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani, iluministët e hershëm të gjuhës shqipe, malok paska qenë Naim Frashëri e Sami Frshëri, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi dhe poeti i madh Gjergj Fishta, Bajram Curri dhe Ahnet Zogu. Ata që i quajnë malokë mund t’i ketë ecur morri në ballë njëzet a tridhjetë vjet më parë e tani kapërdisen me kollare.

Ne shqiptarët kemi punuar për perandoritë, por edhe u kemi nxjerrë telashe perandorive. Shqiptari  nuk shtë mesatar. Kur merr përpjetë nuk e di ku arrin në suksese, kur merr për të keq nuk e di sa poshtë arrinë.

Çfarë u shpik në botë dhe nuk e mori menjëherë shqiptari, çfarë u shkrua në botë dhe nuk e përvetësoi menjëherë shqiptari. Edhe Shën Tomën dhe Volterin, edhe Makiavelin edhe Leninin dhe Stalinin.

Dhe prapë jemi perëndim: Naim Frashëri shkruante “Lind atje tek perëndon”. Ndikimi lindor të themi të drejtën ka qenë mjaft I fortë. Së pari përqafuam islamizmin, por jo si besim, por si maskë fetare. Shqiptarët kurr nuk janë hquar për fondamentalizëm. Atë janë përpjekur të na e injektojnë nga jashtë me qëllim që të na tregojnë pastaj me gisht, por nuk kanë pasur sukses, kanë dështuar. Fondamentalizimi mund të jetë edhe orodoks, ndoshta edhe katolik, por gjithmonë tek pjesa më pak e kulturuar e popullsisë[u2] . Të gjithë kanë dështuar. Sot po përpiqentë ngjallin fondamentalizimin krahinor. Të ruhemi prej tij!

Së dyti, fandamentalizmi u përpoq të depërtojë me një tjetër shartim lindor, me anë të komunizmit. Nuk dështoi ai, dështuam ne me të, sepse ai me dhunë na detyroi të largoheshim nga Perëndimi, të armiqësoheshim me të dhe të mbetej Shqipëria një ishull aziatik në Evropë.

“Pranë detit e palarë, pranë dritës e paparë.”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Pjeter Arbnori-Anton Çefa-Semundjet Perandorake

BASHKIMI I VATRËS ËSHTË JETIK, POR JO 30- 40 VATRANË T’U DIKTOJNE 500 VATRANËVE

January 13, 2020 by dgreca

Ndërkohë që kanë përfunduar përgatitjet për Kuvendin e Vatrës, kanë mbyllur llogaritë e pagesat e anëtarësive më shumë se 500 vatranë, janë zgjedhur delegatët dhe po plotësohen mandatet dhe Fletët e Votimit(për të mos përdorë në Kuvend copëza letre si në të shkuarën),- dy degë-njera me 20 anëtarë e tjetra me 15, si dhe një grup prej 15 vetash i shpërndarë, kërkojnë”bashkim”përmes përcarjes,… 500 vatranët u dashka t’u binden 50 vatranëve dhe të shkojnë në Kuvendin që ata kanë në mendje për ta zhvilluar pas 3 muajëve!

– E mira është që pakica duhet të vijë tek shumica, t’i kërkojë falje për sulmet e padrejta dhe të zgjasë dorën e pajtimit. Ka ende kohë për të gjetë rrugën e arsyeshme sipas Frymës së Vatrës. E mira e Vatrës është BASHKIMI. Vatra ka nevojë për secilin anëtar të saj.

***

Me 19 Janar 2020, në orën 9 para dite, në Teqenë “Baba Rexhebi” në Taylor, Michigan, do të nisë punimet Kuvendi vjetor i Vatrës, i cili do t’i japë një shtysë të re Federatës dhe do të përcaktojë  vizionin e saj në Shekullin e 21,do  të përmirësojë problemet organizative, do t’i zgjasë dorën rinisë për t’u bërë pjesë e saj, dhe do të gjallërojë më tej Vatrën më shumë se një shekullore. Këtë frymë kanë pasur deri tani të gjithë Kuvendet e Vatrës përgjatë 107 viteve të egzistencës(me 28 Prill 2020 Vatra feston përvjetorin e 108-të)

                  Po të shfletosh rekordet që ndodhen në arkivin e Vatrës, Kuvendet, kanë qenë përherë manifestime festive, me frymë demokratike të kuvendimeve të lira për ta çuar përpara punën e Vatrës. Vetë qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia historike e organizatës më të vjetër shqiptare në botë, dëshmojnë rolin dhe forcën e saj jo vetëm në historinë e Federatës, por edhe në Historinë e Kombit.

              Kuvendi i sivjetshëm merr një rëndësi të jashtzakonshme sepse ka të bëjë me të ardhmen e Federatës dhe frymën bashkuse dhe Jo përçarse. Për herë të parë ka një Lëvizje jashtë strukturave të Vatrës që i paraprin Kuvendit dhe është shfaqur një tendencë për Kuvend paral!

                  Një grupim në minorancë, që mund të ketë rreth vetes 30-40 anëtarë, grupuar në 2 degë, (kur 60 perqind jane nga nje familje) …ka dy vjet që kërkon t’i diktojë shumicës zyrtare(rreth 500- 550 vatranë)  rregulla jashtë Kushtetutës së Vatrës, e shkelin Kushtetutën me të dyja këmbët dhe kërkojnë respektimin e Kushtetutës .

     Kujtesa e së djeshmes, jo të largët, duhet t’na bëjë më të ndërgjgjeshëm në veprimet, deklarimet dhe shkrimet nëpër gazeta.Me 1 Mars 2014 ish kryetari Buçaj, ne emer te Kryesisë, i dergoi leter deges “South Westchester” në New York duke i tërhequr vëmendjen se kishte shkelë Kanunoren e VATRËS, duke emërtuar e regjistruar më vete degën dhe i vinte afate kohore për të paguar anëtarësitë, ndryshe ata ishin të lirë të krijonin organizatë më vete, por jo brenda struktuarve të Vatrës. Pat dhe një takim formal me ta në Vatër, ku iu kërkua që të shlyenin pagesat e anëtarësive, ndryshe nuk mund te ishin pjesë e Vatrës. Dega e Washingtonit po hyn në vitin e tretë të mosshlyerjes të pagesave të anëtarësive, ka më shumë se dy vjet që ka braktisur aktivitetet e qendrës,  dhe ish kryetari, që së bashku me familjen përbëjnë mazhorancën e kësaj dege me 20 anëtarë, e quan normale!

                   Ka gati tre vjet që minoranca e 5 tetorit i kundërvihet në mënyrë agresive Vatrës zyrtare, duke hedhur në publik akuza, fyerje dhe pretendime. Sipas tyre Kryetarit të tanishëm të Vatrës i paska dalë mandati para një viti, ndërkohë që Vatra është drejtuar pa Kuvende me të njëjtin kryetar, e të njëjtët nënkryetarë, për rreth dy dekada dhe askush nuk ka bërë zhurmë për të përçarë Vatrën. Po t’i shtosh këtij fakti edhe elementin tjetër se zhurma dhe kontestimi i kryetarit aktual ka nisë një javë pas Kuvendit të Qershorit të vitit 2017, e merr me mend se në çfarë trysnie kanë punuar strukturat e pas Kuvendit të Qershorit 2017. Nëse Kuvendi i para 2 viteve e 6 muaj kontestohet, përgjegjësia nuk mund ti ngarkohet kryetarit Mishto, që u zgjodh, se nuk e bëri ai Kuvendin, por përgjegjësia i mbetet kryetarit Buçaj dhe ekipit të tij, që e organizuan atë Kuvend,- ashtu siç është përgjegjësi e kryetarit të tanishëm mbarëvajtja e Kuvendit të 19 janarit, për të cilin nuk do të jetë përgjegjës kryetari që do të zgjidhet, por ky që po e organizon, pra Dritan Mishto.Sipas Kushtetutës së Vatrës, kjo është aksiomë, dhe nuk mund të diskutohet.

Ish Kryetari Buçaj ka meritë sepse riktheu Vatrën tek Kuvendet e rregullta me Kuvendin e vitit 2013, në vitin e 101-të të themelimit të Federatës. Gjatë atij Kuvendi pat dhe një risi, u shfaqën dy kandidatura, krahas Kryetarit Buçaj, konkuroi nga brezi i ri bankieri Nick Markolaj. Por të gjithë e dimë fatin e  tij dhe të degës së tij me 82 anëtarë(të gjithë bankierë, avokatë, mjekë, finacierë)- dega u përjashtua me vendim strukturash sepse kishte dalë janshtë vijës zyrtare të Vatrës-për largimin e tyre jemi të gjithë dëshmitarë e përgjegjës,por kryetar ishte z. Buçaj dhe përjashtimin e udhëhoqi ai.Pyetja është fare e thjeshtë: Përse me dy standarte? Një degë me 82 anëtarë përjashtohet nga Federata, ndërsa 30-40 vatranë të prirur nga një komision antikushtetues,- “Komisioni i 5 tetorit”- paskan të drejtë të ndajnë a shkatërrojnë Vatrën? Si mund të lejojë dhe të frymëzojë një ish kryetar e ish nën/kryetar për më shumë se dy dekada, krijimin e komisioneve antiligjore, jasht strukturave të Vatrës, për të organizuar Kuvend paralel? Për më shumë se dy vjet kjo minorancë e ka marrë si dobsi a fajësi të shumicës mosreagimin ndaj sulmeve ndër emaila kolektive, gazeta, portale,madje dhe website televizonesh,- në fakt ka qenë maturi për t’mos e dëmuar Vatrën dhe imazhin e saj.

Nuk është FRYME e Vatrës: inati, mllefi, sharjet në publik pa të drejtë, fyerjet, prekja e familjeve, biografite fallso etj. Për frymën vatrane Familja është e shenjtë dhe askush nuk ka të drejtë ta përgojojë.

                 E mira është që pakica duhet të vijë tek shumica, t’i kërkojë falje për sulmet e padrejta dhe të zgjasë dorën e pajtimit. Ka ende kohë për të gjetë rrugën e arsyeshme sipas Frymës së Vatrës. E mira e Vatrës është BASHKIMI. Vatra ka nevojë për secilin anëtar të saj.

Për këtë KUVEND janë dy kandidatura që janë bërë publike për Kryetarin e  ardhshëm,ndoshta përgjatë kuvendit mund të shfaqen dhe të tjerë. Lobimi për kandidatin e preferuar, brenda rregullave demokratike, është normal, por lobimi duke shkelur rregullat dhe Kushtetutën e Vatrës, mund të na çojë në përçarje të re, prandaj të tregojmë kujdes dhe gjithçka ta bëjmë me maturi dhe konform rregullave dhe Kushtetutës së Vatrës. Kandidatët le të konkurojnë me platforma, vizione të së ardhmes. Jo lobim gjatë votimit se mund të ndodhë si në Kuvendin e të shkuarës, kur një pjesë prej atyre që lobuan gjatë votimit për kryetarin aktual, tashmë janë kundër tij në komisionin e 5 tetorit!  Ky Kuvend duhet të jetë modeli i trasparencës dhe respektimit të Kushtetutës dhe të nxjerrë mësime nga Kuvendet e së shkuarës.  

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra- Bashkimi- Kuvendi ne Michigan

Mundesitë për t’u Bashkue në nji Kuvend

January 13, 2020 by dgreca

– Ç’’të Keqe ka që Kuvendi të Organizohet nga Komisioni Vatra?-

Nga Mithat Gashi/

Po u jap nji pergjegje te shkurte disa personave qe kane reague ndaj shkrimit tim me titull: “Thirrje Vatranëve: Të Bashkohemi në nji Kuvend -Me drejtësi, matuni, dhe përgjegjësi.”

Qellimi i shkrimit tim ka qene qe te bashkohemi ne nji Kuvend.  Po e citoj perseri nji pjese te shkrimit tim:   

 “Mundesitë për t’u bashkue nën nji Kuvend me datën 25 prill 2020 janë të mundëshme. Antarët e Komisionit që përbahen prej shtatë vetëve e kane lanë nji derë hapun në mbledhjen që kanë ba me 21 dhjetor 2019 në Newburgh, që këtij Komisioni t’i shtohen edhe 2-3 vetë të tjerë dhe të bashkpunojnë për t’organizue Kuvendin me 25 prill 2020, apo po të bien dakord të caktojnë nji datë tjetër. 

Po të jetë qellimi që të bahet nji Kuvend i rregullt, ç’të keqe ka që Kuvendi të organizohet nga Komisioni? Ç’të keqe ka që këtij Komisioni t’i bashkohen edhe 2-3 vetë të tjerë dhe te punojnë se bashku mbrenda harmonisë kombëtare për te vû Vatrën në hullinë që meriton?”

Kur te citohet Kanunorja, duhet t’i shikojme te gjitha nenet, dhe jo te citojme ato pjese që na pelqejnë.  Ata qe citojnë kanunoren, i pyes, në cilen kanunore jane mbeshtetë strukturat e Vatres keto dy vjetet e fundit? 

Simbas nyjes 11, “Zyrtaret e Vatres jane: 

-Nji Kryetar; 

-nji Sekretar; 

-Nji Arketar,

edhe katër Kontrollore. 

Keta zyrtare  të bashkuar dhe formojnë një Komission të Qëndres dhe zgjidhen për nje mot nga Kuvndi i VATRES , kuvënt i cili eshtë nje mbledhje e përmotëshme e mbajtur nga Delegatët e Degeve të Vatrës.”  

Ne 2017, Kryesia u formue me 11 antare.  Pra, Kryesia e ka shkele kete nyje qysh ne fillim me krijimin e saj, sepse ka perdore amandamentet qe ma vone i ka ç’fuqizue, apo ka refuzue t’i pranojë, tue mos pase parasyshe qe nji pjese e madhe e ketyne amandamenteve jane aprovue nga Kuvende te Vatres gjate nji shekulli. Prandaj, vetem nji Kuvend i rregullt mund t’i ç’fuqizojë keto amandamente. Jo nji kryetar, apo nji Kryesi.

Po te mos pranojme amandamentet 6c, dhe 11a (qe Kryesise i jep mandat dy-vjeçarë), at’herë duhet te pranojme nyjen 11 te Kanunores ku Kryesia ka mandat nji-vjeçarë.   Pyesim: Me cilen Kanunore ka funksionue Kryesia? Në historine e Vatres nuk ka pase raste te tilla ku Kryesia ka qene e paqarte se me cilen Kanunore funksionon. Gjathashtu, kur Kryesise i asht afrue skadimi i mandatit, Keshilli Drejtues, që asht organi ma i nalte mbas Kuvendit, ka aprovue shtymjen e Kuvendit, sikur ka ndodhe disa herë ne keto vjet qe une kam qene antar.  Argumentit qe Komisioni hapë rruge për raste te tjera në te ardhmen ku “te pakenaqurit” mund te krijojne komisione jashte strukturave te Vatres, i pergjegjemi. Nëse Kryesia lejon qe mandati i saj te skadohet, at’here asht detyrë e antareve të organizatës që të veprojnë. 

Le të shpresojmë që vatranët do të gjejnë mundesitë që të dalin nga rreziku i ndamjes në dy Vatra. Mundësitë janë. Për ndryshe nji nga dy vatrat, me kalimin e kohës, do të zhduket.

Filed Under: Politike Tagged With: Mithat Gashi-Mundesite per t'u bashkuar

The Death of Turkey’s Business Climate

January 13, 2020 by dgreca

By: David L. Phillips/*

Human rights, democracy, and good neighborly relations create a favorable climate for doing business. When it comes to Turkey, the canary in the coal mine is nearly dead. Investors should be wary.

Volkswagen recently delayed plans to invest $1.4 billion in an assembly plant in Turkey. Existing facilities, where VW produces commercial vehicles for its MAN subsidiary, may also be on the chopping block.

VW invoked corporate social responsibility to justify its decision to suspend the assembly plant. VW was reacting to Turkey’s unprovoked cross-border attack against the Syrian Democratic Forces (SDF), allies of the global coalition against the Islamic State. Since invading northern Syria on October 9, Turkish forces and their Islamist mercenaries have killed up to seven hundred SDF members and displaced three hundred thousand people.

German chancellor Angela Merkel chastised Turkey’s President Recep Erdogan, citing humanitarian issues and the resurgence of ISIS. France, Norway, Finland and the Netherlands joined Germany in suspending military equipment sales to Turkey.

The Turkish and German economies are closely connected; Germany is a major market for Turkish goods. Turkey’s economy would suffer serious consequences if VW’s action has a knock-off effect, discouraging other businesses to invest.

The VW decision comes at an uncertain moment for Turkey’s economy. Macroeconomic stability is wobbly and Turkish banks have high foreign indebtedness levels. The Turkish Lira was trading at 1.5 to the U.S. dollar when Erdogan’s Justice and Development Party (AKP) came to power in 2003. Today’s exchange rate is 5.5 Lira to the dollar. While a weaker Lira boosts exports, it has a dramatic impact on the cost of supplies needed for manufacturing. Turkey’s manufacturing sector is heavily reliant on imported inputs, which are now much more expensive.

The Lira crashed again in August 2018, increasing inflation by more than 25 percent, which makes debt servicing more expensive. Despite reduced interest rates, bank lending remained weak throughout the first three quarters of 2019. Elevated inflation and lira uncertainty are curtailing the purchasing power of consumers and hurting retail activity, which contracted significantly from September 2018 to August 2019. Turkey’s treasury and finance minister, Berat Albayrak, tried to rein in fiscal policy but reducing interest rates is a short-term fix that merely masks endemic structural problems. 

Concerns about the banking sector were exacerbated when the Southern District of New York convicted the state-owned Halkbank of money laundering in a scheme to circumvent US sanctions on Iran. The U.S. prosecutor called Halkbank a “fugitive” when it failed to appear in court in the criminal case last month. Sanctions will prevent other banks from doing business with Halkbank and could lead to a run on hard currency. Foreign Direct Investment (FDI) has the potential to staunch financial hemorrhaging but FDI requires investor confidence. Erdogan blames “Jewish” bankers for Turkey’s currency and credit crisis.

Turkey’s disdain for the rule of law not only discourages FDI. It also contributes to conflict and injustice in society.

The dismal state of democracy in Turkey is marked by rigged elections and the arbitrary arrest of oppositionists. Kurdish political leaders have been prosecuted on bogus “terrorism” charges. Article 140 of the penal code, which makes it a crime to denigrate “Turkishness” is used to suppress dissent and silence critics. The results of recent local elections in Kurdish-majority regions were suspended and local mayors were replaced by government-appointed “trustees.”

Erdogan turned Turkey into a giant gulag after the so-called coup in 2016. About fifty thousand people face politically motivated charges and more than one hundred thousand civil servants were dismissed. Turkey has imprisoned more journalists than any other country.

Turkey is turning to International Financial Institutions to remedy its woes. However, Turkey’s invasion and atrocities in northern Syria have alienated the international community.

In response to Turkey’s criminal conduct in Syria, the House of Representatives recently passed a sanctions bill overwhelmingly by 403 to 16. Turkey may also be subject to additional sanctions through the “Countering America’s Adversaries through Sanctions Act” (CAATSA), which should kick in after Turkey activates the S-400 missiles it bought from Russia for $3 billion.

Turkey is facing a perfect storm brought on by its ineffective governance, social discontent, and regional conflict. Investors should be wary. The political risk is too high and returns too modest. If current trends continue, then banks and businesses will be running for the exits. VW’s withdrawal is a warning about the risk of doing business in Turkey.

David L. Phillips is director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He worked on U.S.-Turkey relations as a senior adviser and foreign affairs expert at the State Department during the Bush administration. His recent book is The Great Betrayal: How America Abandoned the Kurds and Lost the Middle East.

*The National Interest.

Filed Under: Analiza Tagged With: David L.Phillips-The Death of Turky's-Bussiness Climate

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT