• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2020

E kam fjalën për Saliun opozitar, jo atë dixhital…

January 4, 2020 by dgreca

A je gjallë Sali Berisha /

Nga Ilir LEVONJA/ Nuk e di sa e sa herë më vjen ta them këtë që, a je gjallë Sali Berisha apo jo? E kam fjalën për Saliun opozitar, jo atë dixhital. Pasi denoncimi nuk pi më ujë. Eshtë strategjia më pa rezultat më e gabuara në aspektin e funksionit të opozitarizmit aktualisht në Shqipëri. Me një fjalë denoncimi pa efekte vepruese, a kundërshtuese me forcë. Sali Berisha në rrugëtimin e tij si qeverisës apo opozitar, midis sukseseve dhe firove me shumicë kishte sharmin e një opozitari të fortë, modelin e të cilit e përvetësoi deri diku edhe Edi Rama. Të paktën do mbahet mend për një opozitar i llojit të vet, unik, i cili i shkonte deri në fund nismës. Ndofta vetëm në kohën e tij qeveritari apo ligjëvënësi do të thoshte se, mirë do e bëjmë këtë ligj, do veprojmë kështu apo ashtu, por a është apo jo dakort Saliu, nënkupto opozitën e kohës. Pra një opozitë e tërë konsolidohej në një emër dhe ky ishte emri i Sali Berishës. Dhe kjo për meritën e tij pasi në atë kohë nismat opozitare kishin një destinacion, o triumfin o hapjen e krahut. 

Sot opozitarizmi bën një lojë oportune ku mbi të gjitha nuk i shkon fare për shtat racës apo sojit nga vjen. Nuk e di se sa kontribut ka Sali Berisha këtu, por pa faj nuk është. 

Momentalisht Shqipëria kalon ditët nga një bum publik në tjetrin dhe opozita është e pakuptueshme se kurrë ndonjëherë, vetëm denoncon dhe nuk vepron. Jo rastësisht dalin në disa televizione deklaratat të Amerikës, mbi presionin opozitar, njohjen a mos njohjen, arsye që serviren si dominonte për stepjen e opozitës. Skupet ia lënë vendin njëri-tjetrit si Babale, vjedhja votave me vidio e zë të qartë se një qeveri e tërë ia shkërdhyen nënën të drejtës së votës, grupet e drogës, skandalet me reformën në drejtësi, kandidaturat me precedentë panalë etj., pastaj erdhi tërmeti dhe shqiptarët shohin ditë natë një ”gjeni” me shkop magjik a gju më gju me popullin në çadra beduinësh, plakun e vitit të ri me dhurata e shishe vere. Nga ana tjetër Shqipëria përfshihet totalisht në skandalet e shpërdorimit të të drejtës qytetare duke nëpërkëmbur deri azilin politik. Megjithëse vet jemi një komb i shqyer nga firot a ikjet dhe kërkesa për azil politik, nuk e kemi problem t’i servirim gijotinës së Erdoganit një mësues gylenist. Si nuk ju vjen turp kur akoma i japim komunitetit europian azilantë të politikës dhe se kemi për gjë të dorëzojmë një arsimtar gylenist tek Erdogani vetëm se na ka premtuar ca para për ndonjë aeroport a për ca shtëpi banimi në Laç. Ndërkohë vet ”shenjtori” lavdëron sulmin e Donald Trumpit në ekzekutimin e një gjenerali iranian në shenjë solidariteti me Amerikën. Kaq dhe shqiptarët janë aktivizuar në një publicitet social mbi të drejtat dhe meritat e Amerikës, duke u a bërë në kokë mijëra halleve të veta dhe arkës bosh të buxhetit të tyre. 

Por mbi të gjitha krizës së parë kombëtare midis vedi, Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk janë asgjë tjetër por moda e ngjarjeve që mbulojnë ngjarjet dhe rezultati është ky që është, Edi Rama vret e pret dhe opozita nuk është asgjë tjetër por një gjindje e mefshët, e vakët, gjumashe, shkurt ka vdekur. Sot frymën e saj e përfaqëson një dështim listash, një bjonde analfabete dhe një kauboj ngjyrash e ca të tjerë duke ia bërë shurrën hapur opozitarizmit të kohës që u duk se u ngjall me protestat e vitit të kaluar. Atij opozitarizmi që na la përshtypjen se po identifikohej me një emër atë të Sali Berishës. Ndaj për të kuptuar se çfarë do kishte ndodhur pas vidopërgjimeve të tabloit gjerman Bildit duhej të ishte opozitë Sali Berisha i viteve 98-të 2000 dhe jo Lulëzim Basha i sotshëm. Por Sali Berisha duket se ka vdekur dhe kjo për dy arsye, produktin që na solli në krye të opozitarizmit dhe identifikimin me rubrikën e denoncuesit dixhital. Nëse do na kishte lënë një produkt të tipit a racës së vetë, sot nuk do kishim luksin të shikonim votimet e frontit demokratik të kohës, por as paradën me shallvare të Edi Ramës. Nuk do kishim luksin e syshqyerit, grafomanit, pritësit me sy nga qielli, as do ndiheshim inferior, pasi do kumbonin veshët nga ankesat qeverisëse se çfarë do thotë opozita, çfarë do thotë Saliu. Sot jemi kaq pa gjak, kaq të vobektë sa shkojmë e ulemi në tavolinë dhe i bëjmë temana atij që na vodhi dhe na shkërdheu duke na vjedhur, për çfarë, për një të ashtuquajtur reformë zgjedhore. Ky është një dështim total opozitar dhe afërmendësh edhe dështim social i një Shqipërie që aspiron të anëtarësohet në Europë. Mbi të gjitha dështim i merituar pasi opozitarizmi i dikurshëm i sojit Sali Berisha ka vdekur një herë e përgjithmonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: A je gjalleSali, Ilir Levonja

Nadia Tukiçi, një emër që vjen nga Parisi zgjoi Tiranën e fjetur të ekranëve trash ! Nga Elida Buçpapaj

January 4, 2020 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj

Nuk e di se çfarë i emocionon tani shqiptarët, të shtetit amë e kam fjalën !

Çfarë i bën të psherëtijnë, të marrin frymë thellë, të përloten, të mallëngjehen,  të shkunden!

Një libër i mirë, do t’i bënte, por ata nuk lexojnë më libra!Një poezi e mirë, do t’i trondiste, por tani kanë filluar të prodhojnë kolektivisht folklor banal.

Një shkrim i mirë do t’i çlironte nga paragjykimet, por tani ata që të lexojnë e të pëlqejnë diçka, duhet të marrin aprovimin e partive…

Botën e qytetëruar, muzika – këngët e kanë çuar hov në këmbë. Le të kujtojmë këngët e The Beatles, Bob Marley, Pink Floyed, John Lennon, Bob Dylan, Jim Morrison, Janis Joplin, Jimi Hendrix që  kanë shkaktuar revolucion, kanë çuar shpirtin peshë e frymëzuar  e revoltuar miliona e miliona i kanë ngritur në protesta, këngë që kanë bërë histori. Nuk ka rëndësi rock, pop, metalica, soft, dance, country apo blues! Rëndësi ka që të jetë Art i vërtetë!

Shqiptarët e shtetit amë janë zhveshur nga emocionet, janë varfëruar mendërisht e shpirtërisht…

Natë e ditë shohin një teatër vulgar me siglat ERTV, që ua ka shkatërruar gjithë shijet për të bukurën!

Shteti po e vret kulturën, me indiferencë po i vret artistët, po i shumëzon me zero kompozitorët, poetët, po e kthen jetën në një rezervuar kafshësh të egra!

Shqiptarët e shtetit amë, kur shohin festivalin kombëtar të këngës i kërkojnë emocionet tek trupat lakuriq, tek fryrjet me silikon, tek tundjet vulgare, si striptiza, tek zbrazësia shpirtërore, tek kotësia,

shqiptarët e shtetit amë po kthehen në komb koti!

Më tepër u interesojnë format e kolme të Albërie Hadërgjonajt dhe të bëjnë baste për moshën e saj se të dëgjojnë e të edukojnë fëmijët e tyre me muzikë të vërtetë.

Shqiptarët e shtetit amë nuk po e jetojnë jetën!

Sepse nuk ka jetë pa emocione, prandaj është krijuar muzika, poezia, piktura!

“Emocionet e pastra ju ngrejnë lart” thosh Rainer Maria Rilke, “ndërsa emocionet e papastra, ju shtrembërojnë.”

E bukura të emocion, e bukura zgjon emocionet e pastra!

Ndërsa po ndiqja indiferente Festivalin Kombëtar të Këngës, me ndonjë përjashtim të rrallë,

u befasova nga një zë i ngrohtë plot ngjyra, që buronte natyrshëm e të zgjonte nga gjumi letargjik i të rëndomtës e monotones.

Ishte një zë që nuk këndonte ritme të forta, jo, ishte një baladë, pak hymn, pak marsh, por që të hapte sytë e mendjes të lodhur nga banaliteti i ngritur në institucion!

Ju flet Tirana, këndonte vajza e brishtë, me një zë gjithë sfumatura, e shoqëruar nga i jati, artisti i mirënjohur Genc Tukiçi. Atë e bijë interpretonin duke luajtur në piano, pa zhurma, pa slang, por me art, nën shoqërinë e një orkestre që ndihej madhështore.

Nadia Tukiçi vjen nga Parisi, ajo e ka në gjak muzikën sepse është bijë dhe mbesë arti. Nadia ka tre nacionalitete, shqiptare, japoneze, franceze dhe në skenën e Festivalit këndoi shqip “Ju flet Tirana”.

Nadia këndoi plot emocion dhe zgjoi emocionet tona të fjetura.

Ndërsa shqiptarët krenohen kur flasin gjuhë të huaja, Nadia krenohet se flet shqip.

Gjatë mbrëmjeve të Festivalit të 58 të këngës në RTSH Nadia Tukiçi nuk ishte veshur sexy, nuk ekspozoi linja, përkundrazi , bukura e saj natyrale vihej më në pah nga maksifustanët e thjeshtë dhe elegantë.

Nadia Tukiçi ishte gati pa truk në fytyrë, me bukurinë e pastër të moshës, që bënte të shfaqeshin qartë ndjenjat e Artistes gjatë interpretimit.

Nadia Tukiçi e ndjente atë që këndonte, mallin kur dëgjojmë atë trifjalësh të thjeshtë “Ju flet Tirana”, Tirana ku është lindur e rritur i jati i saj, ku ajo vjen jo shpesh, por prapë e kupton se çfarë do të thonë ato tre fjalëza magjike, edhe për ata që janë brënda, edhe për ata qindra mijë emigrantë jashtë, që ikën nga Tirana të zbulojnë Amerikën në Perëndim, ndërsa Nadia me zërin e saj, me shqipen e saj të bukur në shkodranisht, kërkon të zbulojë Amerikën në Tiranën e ftohur nga muzika tallava dhe arti rrumpallë!

Shqiptarët kanë nevojë, sikur thosh, Bob Marley, “të emancipohen nga skllavëria mendore”.

Arti i vërtetë të emancipon, të arratis nga shëmtimi i përditshëm që i ushqen shqiptarët përmes skenave dhe televizioneve tona.

Sepse sa më tepër art trash nga kryemetropoli, aq më tepër kultivohet skllevëria!

Ndërsa Nadia Tukiçi me Ju flet Tirana dhe Sara Bajraktari me Ajrin ishin risia e këtij Festivali sepse bën art të mirëfilltë, çlirues, zgjues, qytetërues!

Fjalë kyçe: Elida Buçpapaj, TIRANA, Paris, Nadia Tukiçi, Ju flet Tirana

Filed Under: Featured Tagged With: elida bucpapaj, Nadia Tukiçi, Paris, tirana

Metush Haxha – të lumtë dora…

January 2, 2020 by dgreca

-Shfletojmë historinë tonë Kombëtare-

Shkruan: Qamil S. Dardhankodra/ Toronto-Canada/

Metush Haxha (1880-1965) lindi e u rrit në katundin Haç të çarkut të Gjilanit. Ishte pjesëmarrës i të gjitha kryengritjeve të fundit që u zhvilluen në Grykë të Kaçanikut kundër pushuesve turq. Për ma tepër Metushi ishte shejtar i shkëlqyeshëm. Ai ia shpoi kazanin pampurit turk tek po kalonte nëpër Grykën e Kaçanikut. Sa të tjerë e kishin provue këtë gja por pa sukses ngase lokomotiva kishte cilindrin e avullit me shtypje të naltë të vendosun horizontalisht. Plumbat rrëshqitnin (teptisnin) poshtë ose nalt dhe vështirë ishte të gjendej kandi prej 90˚. Këtë kand e gjeti dhe e zuni vetëm shejtari i pashoq – Metush Haxha. Mbasi e shpoi kazanin, treni vazhdoi dhe disa hapa dhe u ndal – u ndal çarkullimi i trenave në udhën e frengit (hekurudhës) Selanik – Mitrovicë. Dami që i shkaktoi Metushi Perandorisë së ugurzisë turke nuk ishte i vogël, për këtë sigurisht qe njoftue edhe xhelati i Stambollit. Duhej edhe nji lokomotivë tjetër për ta tërheq këtë coftinë për riparim, riparimi nuk ishte i lehtë kur dihet se në këtë kohë ende nuk njihej puna e saldimit. Lokomotivat prodhoheshin vëtëm në Europë e jo në Turqinë anadollake e të mbrapambetun.

Sa e sa herë Metushin e kishin thirr nëpër dasma në këtë anë, vetëm e vetëm për me e vra shejin që ishte kusht për me vazhdue krushqit e me u kthye me nuse. Shej vehej nji asht ose nji filxhan i kafës, ky burrë kurrë nuk e rrëzonte shejin me të parin – e treta e vërteta e i zoti i dasmës nuk e ka kujtë (pranue) nëse sheji vritej me të parën tue thane se “plumbi këtuhit e kishte udhën” e drejtonte shejin sërish dhe thoshte “e tashti vraje në mujsh me e vra” thuhet se mbrapa shejit shumëherë e kanë vue nji copë bukë dhe sheji nuk vritej (bestytni). Shpeshherë Metushin vinin e merrnin me kali vetëm me e rrëzue shejin se dasma nuk do të përfundonte pa u krye kjo punë. Me Bozk Stubllën ishin shokë të pandashëm që të dy luftarë të Grykës së Kaçanikut e të Grykës së Konçulit, bashkëluftarë dhe truproje të Idriz Seferit. Qenë shejtarë të mire, e vrisnin zogun në qiell. Metushi kishte pushkë të gjatë në cilën mund të flinin 12 çura. Në livadhe të Zhegrës ai e kishte vra nji serb të këtij katundi ngase kishte sha shumë keq. Për këtë rast gjykata e Shkupit e kishte lirue për shkak të mospërputhjes së emnit, megjithatë familja e tij e pagoi këtë gjak 50 lira – ar, serbët e Zhegrës qenë shqiptarë të sllavizuem. Gjatë L2B Metushi e kaloi Moravën dhe doli në Shqipni, punoi si rojtar në Budrikë, Radivojc, Devajë, etj. herë-herë vinte natën dhe fshehurazi te Haçt e shihte familjen, fqijt, etj. Mbas L2B ai ka hecun shumë për besëpaqe, ka marr pjesë në shumë pajtime e mbarime që asht nji akt burrnor e atdhetar.

Jo vetëm që nuk duhet harrue këtë luftar e atdhetar e shejtar të shquem por atë duhet nderue e në radhë të parë do të ishte tepër mirë që Shoqata e Shejtarisë e Gjilanit të emërtohet me këtë emën të madh – me emnin e Metush Haxhës. Krenari për këtë shoqatë do të ishte me e mbajt emnin e nji atdhetari të traditës, e nji luftar të Grykës Kaçanikut dhe të Grykës Konçulit, kur dihet se njeriut si ai nuk i shkonte asnji plumb huq, emnin e nji shejtari të shkëlqyeshëm, emnin e nji njeriu që ia shpoi barkun sulltanit gjakpirës, emnin e nji njeriu që i shkaktoi dam të madh Turiqisë ugurzezë.

Kjo shoqatë duhet të emërtoj e mbaj nji garë, çmim a shpërblim me emnin e Bozk Stubllës që të nderohet e të mos harrohet ky burrë, ky atdhetar i madh, ky luftar që rrëzoi e praptoi sa e sa ushtarë turq e serbë.

Filed Under: Fejton Tagged With: Qamil Llashtica- Metush Haxha

DIPLOMACIA E SHQIPËRISË, JO NË DISKURS ME INTERESIN E PËRGJITHSHËM SHQIPTAR NË BALLKAN

January 2, 2020 by dgreca

Trajetsë shkencore/                                                                                

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI*/

Përmbledhje/

Fati historik e deshi që pas 100 vitesh (1912-1999),   Amerika së bashku me NATO-n dhe me aleatët e saj evro-perëndimorë e  çliroi, e pavarësoi dhe e shpëtoi Kosovën nga Serbia kolonialiste gjenocidale. Mirëpo, kjo, në asnjë mënyrë, nuk do të thotë, që ta heshtim dhe, për më tepër, ta konsiderojmë të mbyllur problemin  e pazgjidhur kolonial shekullur të gjysmës së kombit shqiptar dhe të gjysmës së territoreve të Shqipërisë Etnike.  Në favorin  e këtij konstatimi është edhe vlerësimi aksiomatik i “Platformës për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare”   të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998), ku thuhet se “çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur.”(f.50). Ndërkaq, ish-kryeministri i qeverisë së Shqipërisë (2001), tani president aktual i Shqipërisë, Ilir Meta e ka hedhur poshtë këtë aksiomë të ASHSH-së, duke pohuar botërisht  se “nuk  ekziston çështja kombëtare shqiptare”.

Përkundrazi, politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare, tanimë, pasiqë Shqipëria ka mbështetjen e Amerikës dhe  të NATO-s (si anëtare me të drejta dhe detyrime të plota, që nga  4 prilli 2009[1]) kanë shansin historik, që të riaktualizojnë zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike, duke kërkuar mbajtjen e një Konference ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye dhe me aleatët e saj tradicionalë evro-perëndimorë. Ndryshe, po qe se  edhe më tej heshtet problemi kolonial i shqiptarëve (1912-2020), përgjegjësinë historike, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta mbajë politika dhe diplomacia e Shqipërisë, (e cila ushtarakisht nuk e mori në mbrojtje Kosovën për ta shpëtuatr nga terrori shtetëror dhe gjenocidi  i Serbisë (1989-1999), jo as Evropa, as Amerika e as NATO-ja.

Me intgerim ekonomiko-politik, tregtar, kulturor dhe diplomatik të Shqipërisë në “Ballkanin Perëndimor” (ku pa dyshim do të dominojë elementi serbo-sllav sikurse 100 vitet e shkuara të shekullit XX) sipas modelit të inkarnuar të “Juigosllavisë Titiste”, është utopi  e shkretë të mposhtet sundimi kolonial sllav në Shqipërinë Etnike!  Mirëpo, megithatë ekziston rreziku i madh dhe me pasosja të pararashikuara, që një utopi e tillë për vampirizimin e një Jugosllavie të re çetniko-sllobiste, daçiste, vuçiqiste, ramiste dhe zaiste, të bëhet realitet i hidhur për shqiptarët në Ballkan, sepse kohëve të fundit (tetor-dhjetor 2019), politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë  së kryeministrit Edi Rama, po sfidon dhe po e vë në pikëpyetje Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.  Ndryshe, nuk do të lidhte  paktin për “Minishengenin ballkanik”  të Serbisë+Shqipërisë+Maqedonisë së Veriut(tetor 2019), me qëllim që ta izolonin Kosovën sipas Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si dhe sipas Kushtetutës në fuqi të Serbisë (2006), sipas së cilës “Kosova është provincë e Serbisë.” Gjithashtu, Serbia qe 12 vjet (2008-2020) po lobon në shtete të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, që të mos e njohin shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo strategji dhe taktikë e diplomacisë serbomadhe e Beogradit kanë ndikuar që 16 shtete t’i tërheqin njohjet e tyre, që i kanë bërë Kosovës. –Qëllimi i fundmë i arritjes së “Minishengenit ballkanik”, të nënshkruar nga Aleksandar Vuçiq(president i Serbisë), Zoran Zaev (kryeministër i Maqedonisë Veriore) dhe Edia Rama (kryeministër i Shqipërisë), është që Kosova të dështojë si shtet, në mënyrë që Serbia dhe Shqipëria ta  vendosin për fatin e saj sipas modelit  të “Minishengenit ballkanik” -Vuçiq-Rama-Zaev.

Fjalët kyçe:  Shqipëria etnike, Amerika, BE-ja, NATO, Shqipëria (1913), “Ballkani Perëndimor”, Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, problemi i pazgjidhur kolonial i gjysmës së kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, ribashkimi kombëtar. Edi  Rama, Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev, “Minishengeni ballkanik”. Kosova.

Hyrje

Që nga hyrja në etapën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare, pas rënies së sitemit bipolar(1989)[2], edhe diplomacia e Shqipërisë të gjitha përpjekjet dhe objektivat e saj i ka përqëndruar në procesin e transformimit, se si të bëhet pjesë integrale e zhvillimit dhe e sigurisë ndërkombëtare. S’ka dyshim se, një orientim i këtillë është kompatibil me kërkesat dhe me realitetet e reja të zhvillimit dhe të integrimit të BE-së.

Mirëpo, duke mbajtur parasysh faktin se politika e jashtme është e kushtëzuar nga politika e brendshme, e cila në radhë të parë karakterizohet nga mbrojtja e interesit nacional dhe shtetëror, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja, se në çfarë stadi është përfillur kjo vlerë fundamentale në realizimin e objektivave prioritare të strategjisë së politikës së jashtme të Shqipërisë në dekadën e fundme të shekullit XX dhe në  dy dekadat e para  të  shekullit XXI.


Duke u mbështetur në doktrinën dhe në praktikën e së drejtës ndërkombëtare, në raportin e forcave politike ndërkombëtare, si dhe në rrethanat e krijuara politike në Evropë pas shthurjes së sistemit bipolar të dy superfuqive botërore (SHBA – ish-Bashkimi Sovjetik) në vitin 1989, duhet të merret në konsideratë dhe të shqyrtohet gjithanshmërisht statusi, pozita dhe gjendja e shqiptarëve dhe e territoreve të copëtuara dhe të kolonizuara të tyre etnike nga hegjemonizmi serbosllav, në mënyrë që, t’u njihet e drejta e plotë e vetëvendosjes, dhe e rikthimit nën jurisdiksionin administrativo-shtetëror të Shqipërisë Etnike.

 
Pavarësisht nga tezat dhe “fërkimet” ideologjiko-politike” spekuluese, të njëanshme dhe të papeshuara në kontekstin e mbrojtjes së interesit nacional të përgjithshëm, që i referohen kërkesës madhore gjithëshqiptare (që në të shumtën e rasteve karakterizohen nga mioipia e interesit egoist individual  dhe lufta për pushtet në aleancë të përbashkët me sunduesit e huaj kolonialistë sllavë, vrazhdësia utilitariste dhe sektariste e oponentëve të ndryshëm), kuintesenca e saj pikërisht provon se historikisht është e drejtë, politikisht e qëndureshme dhe racionale, de jure e pakontestueshme.


 
Në potez-diplomacia e vonuar shqiptare


Çfarë po pritet, pse  shtetarët shqiptarë në  Tiranë dhe në Prishtinë, ende nuk po kërkojnë nga SHBA-ja dhe nga BE-ja mbajtjen  e një Konference ndërkombëtare për Ballkanin, ku nga pala shqiptare, do të shtrohej kërkesa historike për ridefinimin e kufijve të Shqipërisë Etnike, dhe të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, ku rolin historik dhe vendimtar, do të duhej ta luante diplomacia shqiptare, natyrisht, nëse në axhendën e interesave të saj prioritare ndodhet edhe statusi    i pazgjidhur i shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan.



Duke qenë se Shqipëria gëzon simpatinë dhe përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare (si vend dhe partner i rëndësishëm strategjik i NATO-s në rajon i Evropës Perëndimore), në radhë të parë të SHBA-së, ka ardhur koha që politika e jashtme dhe diplomacia e saj, të hidhet në ofensivë, të zgjohet nga “vdekja klinke”, dhe të dinaminzohet në të gjitha dimensionet e saj, në mënyrë që të shfrytëzojë vakuumin e krijuar në marrëdhëniet ndërkombëtare pas ndryshimeve dramatike, sidomos në hapësirat e pjesës lindore të Evropës Qendrore, sepse kësisoj do t’ia arrinte, që t’i realizonte  interesat prioritare kombëtare, gjë që kjo tani, ( e pëlqyen apo nuk e pëlqyen armiqtë kolonialistë sllavomëdhenj), duhet të jetë objektivi parësor afatgjatë i politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Prandaj, asgjë nuk duhet lën rastit, mbase në politikë dhe në diplomaci iluzionet dhe gabimet janë me pasoja fatale, dhe të pakorrigjuara, sepse  faturën e tyre e paguan vetë populli, e jo shtetarët, që marrin vendime të gabuara në emër dhe në llogari të tij. Së këndejmi, as krerët e politikës zyrtare shqiptare, nuk duhet të harrojnë detyrimet e tyre ndaj interesit të përgjithshëm të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar, sepse mbajnë përegjegjësi ligjore mbi tri baza: a) përgjegjësi nacionale, b) përgjegjësi ndërkombëtare dhe c) përgjegjësi humanitare.



Sipas konceptit të parë, shtetarët, pikësëpari janë përgjegjës për mirëqenien e shtatasve të vet në planin e mbrojtjes së interesit dhe të sigurisë kombëtare. Meqenëse këto janë ndër vlerat më fundamentale për shtetin dhe për kombin, atëherë as politika e jashtme e Shqipërisë, nuk mund të ndërtohet as të zhvillohet pa marrjen  e tyre në konsideratë.

 Nuk mund të ketë politikë të jashtme as kurrfarë diplomacie, po qe se ajo në radhë të parë nuk është në gjendje t’i marrë në mbrojtje me çdo kusht sigurinë, interesin nacional dhe sovranitetin të shtetit si në kuptim të ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë(duke mbajtur parasysh faktin se mbi 4 milionë shqiptarë, momentalisht ndodhen jashtë kufijve të Shipërisë së sotme ). Ky standard i vlerësimit të politikës së jashtme është i njohur në shkencën politike, që nga periudha e Makiavelit, sipas të cilit “kombi dhe shteti” përherë janë  në plan të parë. Po mbi këtë bazë, është zhvilluar dhe është i vlefshëm, edhe koncepti i sotëm i këtyre dy vlerave, abuzimi i të cilave sjell pa dyshim edhe në shkatërrimin e shtetit dhe të kombit, e kursesi nuk çon në integrimin ose në përparimin e marrëdhënieve ndërshtetërore a ndërkombëtare.



Në këtë vështrim janë shprehur edhe dy shkencëtarë të njohur të shkencës së marrëdhënieve të sotme politike ndërkombëtare, Robert Jackson dhe Georg Sorenson, të cilët pohojnë se: “Shtetet  kanë obligime ndërkombëtare, që nuk mund të vijnë në shprehje, para interesave të tyre nacionale”.[3]

Po në këtë frymë, këta autorë e kanë pasqyruar me vërtetësi, edhe këtë konstatim aksiomatik të ish-presidentit të Francës, Sharl Dë Gol (1961) : ” Për Francën si shtet i madh, është e patolerueshme, që të heqë dorë nga përcaktimi i fatit të vet në favor të vendimeve dhe të veprimit të një shteti tjetër (SHBA-së), kjo mund të bëhet për hir të miqësisë… por shteti i integruar e humbas interesin në mbrojtjen e tij nacionale, duke qenë se për këtë, ai nuk mund të jetë përgjegjës”.[4]

Nga kjo shihet qartazi se, (edhe pse Franca ka pasur statusin e një fuqie të madhe botërore) Dë Goli (në vazhdimësinë kohore,  si president i Francës gjatë viteve 1958-1968) nuk është pajtuar me “procesin e integrimit të detyrueshëm”, kështu që, botërisht dhe në mënyrë racionale ka insistuar ta mënjanojë përgjegjësinë e tij nacionale dhe ndërkombëtare.

Në parim, bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm, si dhe janë të preferueshme lidhjet në procesin e integrimeve të ndryshme ekonomike, poltike, ushtarake e kulturore ndërkombëtare, por jo me çdo kusht, dhe në favor të ruajtjes së “ekuilibrit” të forcave politike ndërkombëtare, me ç’rast pa dyshim dëmtohet interesi nacional  i shteteve të vegjël, sikurse që është sot i rrezikuar, dhe i cënuar në mënyrë flagrante interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në Ballkan.

Shqiptarët, gjithmonë  ua kanë shtrirë dorën e pajtimit  kolonëve sllavë ballkanikë, por këta kanë bërë të kundërtën-spastrim etnik dhe gjenocid për t’ua grabitur shtëpitë dhe tokat e tyre të Shqipërisë Etnike (1815-2020).



Edhe pse gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbosllave, filozofia e politikës shqiptare gjithmonë ka pasqyruar dëshirën dhe vullnetin për bashkëpunim të ndërsjellë me politikat shtetërore sllave në Ballkan, këto asnjëherë deri më sot nuk kanë arritur të promovohen si të tilla, por gjithmonë kanë qenë të keqinterpretuara dhe të keqpranuara nga ana e politikës imperialiste sllave në Ballkan.

 Këtë e dëshmon edhe “fryma internacionilste” e rilindësit të famshëm shqiptar, Naim Frashëri, kur thot: ” Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjtë tanë, duam të rrojmë ngaherë në harmoni, si vëllezër, veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet. Sot, tiranin e prêt vdekja, pra nuk duhet të luftojmë, si armiq me njëri-tjetrin ; miq të jemi në një mendje… Poshtë pra, trazirat, grindjet, rroftë e qoftë vëllazëria”.[5]

Prandaj, konstanta historike e kësaj “devize” e politikës internacionaliste kozmopolite shqiptare ndaj sllavëve të Ballkanit, ka qenë fatale për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan. Si rrjedhim, kjo edhe ka ndikuar pozitivisht në rujatjen dhe në kultivimin e traditës shoviniste serbomadhe dhe grekomadhe, flamurtare të së cilës kanë qenë dhe, edhe sot janë : “Naçertania” e Ilia Garashaninit (1844)[6] dhe “Megal-ideja”.  Sipas autorit Pëllumb Xhufi “ Deri në mesin e shekullit XX, nëse bëjmë përjashtimin e një ndërprerjeje të shkurtër si ajo e qeverisë Pangallos (1925-1926), politika e shtetit grek ndaj Shqipërisë ka qenë një shprehje autentike e konceptit “Megali-Idea”. Në vitin 1840, kryeministri grek Kolektis e cilësoi Epirin si një nga drejtimet kryesore të zgjerimit të shtetit grek, vetëm për të realizuar programin politik të  Megali-Idea. “[7]


Sot, vërtet, politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë ndodhet para shumë problemeve të pazgjidhura drejt reformave të saj ekonomike, politike dhe  të demokratizimit të vendit, mirëpo, (me gjithë premtimet e deritashme disavjeçare të titullarëve të partnerizmit integrues në Evropë) hëpërhë këto kanë ngelur ende të pazgjidhura ngase janë të kushtëzuara dhe të ndërvarura drejtpërdrejt dhe tërthorazi me problemet ekzistuese të shteteve sllave në rajon, të cilat reflektojnë si rrjedhojë e politikës së tyre të diktatit ndaj kufizimit dhe bllokimit të politikës së jashtme zyrtare të Shqipërisë (sikurse më 1946, kur Greqia armike e bllokoi, jo më pak se 10 vjet, që të mos bëhej anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri  në vitin 1955), në mënyrë që asaj t’i imponohej “harresa” e aktualizimit të fenomenit të gjenocidit shekullor serbo-sllav (i cili sipas ligjeve ndërkombëtare nuk mund të parashkruhet, edhe pse kanë kaluar shekuj, qëkur Serbia e Madhe e ka ushtruar atë mbi shqiptarët dhe  mbi territoret indigjine shqiptare, sikurse në vitin 1998-1999 në Kosovë) dhe të çështjes së pazgjidhur koloniale të shqiptare në Ballkan.

Në këtë kuptim, për të defaktorizuar totalisht rolin e politikës së jashtme dhe të diplomacisë së Shqipërisë, diplomacia e Beogradit ia ka arritur qëllimit të shumëfishtë, ngase më 2 shtator 2002, arriti që së fundi t’i normalizonte marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Ky potez i qarqeve zyrtare të Tiranës, jo vetëm se është i dëmshëm edhe për interesat parciale të çastit të vetë Tiranës, por, ka edhe karakter dihotomik para bashkësisë ndërkombëtare, sepse e ka vënë në dilemë dhe para aktit të kryer, se gjetja e “gjuhës së përbashkët” e politikës zyrtare e Tiranës me regjimin antidemokratik dhe antishqiptar të Beogradit, është “argumenti më i qëndrueshëm”, se në Ballkan “nuk ekziston çështja e pazgjidhur shqiptare”.

Këtë të pavërtetë, për fat të keq e pat deklaruar edhe Ilir Meta si ish-kryeministër ( 2001, kurse sot, më 2020, president  i Shqipërisë) në   Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001, deklalroi se “Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasash ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.”[8]

Nuk ka asnjë dilemë se kjo deklaratë e Ilir Metës është  me karakter antihistorik, antikombëtar dhe antishtetëror, sepse shpërfillur të drejtën historike të kombit shqiptar mbi Shqipërinë Etnike, si dhe ka hedhur poshtë dhe ka mohuar “ Trurin  shqiptar-Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila ka vlerësuar se, jo vetëm se ekziston, por ende nuk është në rrugën e zgjidhjes “Çështja Kombëtare Shqiptare”.

Kjo, është edhe arsyeja kryesore, pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1998 ka miratuar Platformën e saj përkatëse për zgjidhjen e “Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan”, ku thuhet se “ Deri  sot ky bashkim nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve. Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve të huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur…”[9]

Gjithashtu, kjo deklaratë e Ilir Metës, është “ Një përbuzje, një margjinalizim, një shpërfillje dhe një vetëmohim i tillë i së drejtës natyrore, historike, politike, kombëtare dhe demokratike, para së gjithash është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë: “ Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar (Preambula),…Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Neni 8, paragrafi 1, pika 1.”[10]

Në anën tjetër, pikërisht, shikuar nga aspekti i gjerë i interesave dhe i politikës gjithëkombëtare shqiptare, me plot arsye ka shkaktuar mosbesim dhe skepticizëm, se strategjia e politikës së jashtme të Shqipërisë  për interesa vetjake, afatshkurtëra dhe të verbëra, heshtazi dhe haptazi (në emër dhe, për hir të ndërlidhurisë së interesave tregtare, ekonomike, të bizenist “intgerues” dhe të “demokratizimit” në vorbullën e amullt serbosllave) ka marrë anën e mbrojtjes së interesave dhe favoreve të “paidentifikuara” të imperializmit sllav në hapësirat e kolonizuara të Shqipërisë Etnike.

Këtë e mbështet edhe kjo deklaratë zyrtare e ish-kryeministrit  të ndjerë të Serbisë, Prof.Dr.Zoran Gjigjiq, i cili  e pat vlerësuar lart deklaratën zyrtare të ish-kryeministrit Ilir Meta (e qartë, dhe më se e kuptueshme, historikisht, gjithmonë politika, diplomacia e shtetit serb, shkenca dhe kisha politike serbe kanë vlerësuar lart, i kanë shpërblyer  dhe i mbajnë si heronj dhe miq të tyre sat pashë toptanët  e djeshëm dhe të sotëm –M.H.)  se “nuk ekziston çështja kombëtare në Ballkan”.

Ndërkaq,  për këtë nonsense politik dhe diplomatik shtetëror të Tiranës zyrtare, Z.Gjingjiq  e pat  falënderuar shumë I.Metën, duke u shprehur  “ Se e kishin gëzuar shumë qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin  kishte biseduar në Athinë. Unë për herë parë dëgjova nga një kryeministër shqiptar, cili qartazi e tha se për të nuk ekziston çështja shqiptare, por vetëm problemet e shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni, në Serbinë Jugore. Këta shqiptarë problemet e tyre, duhet t’i zgjidhin në kuadrin e  shteteve të tyre. Veç  kësaj, Meta tha se ndryshimi i kufijve, do të ishte katastrofik, prandaj, Shqipëria absolutisht është kundër ndryshimit të tyre.”[11]

Këtë  konkluzion”  të gabueshëm për mosndryshimin e kufijve  sipas Metes dhe Gjingjiqit në Ballkan,  që në vitet e 90-ta të shekullit XX, e ka përgënjeshstruar pavarësimi i Sllovenisë, i Kroacisë, i FYROM-it(Maqedonisë artificiale të Josip B. Titos), i Malit të Zi, dhe së fundi, më 17 shkurt 2008, edhe pavarësimi i Republikës së Kosovës[12].

Shqipëria si “shtet i izoluar” mbrojti me sukses sovraitetin territorial dhe shtetëror të saj (1945-1990)


Këtë konkluzion  e mbështet edhe ky argument i Xhudi Demsit(Judy Dempsey) : ” Gjatë pushtetit të tij si ” dorë e fortë ” në krye të Partisë së Punës në Shqipëri, që nga viti 1946 deri më 1985, politika e jashtme e Enver Hoxhës me ngulmësi e mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, së pari nga Jugosllavia, më 1948, së dyti nga Bashkimi Sovjetik, më 1961, së treti nga Kina, më 1978. Ata që e kanë kundërshtuar në këtë drejtim, janë likuiduar. “[13]



Shqipëria si një nga shtetet më të vogla ballkanike, brenda periudhës së saj të mëparshme gjysmëshekullore (si shtet i varfër socialist), ia arriti që të thyejë traditën bizantine të “dhunimit” të kufijve të shtetit të përgjysmuar shqiptar nga ndërhyrja dhe masakrat makabër të forcave banditeske ushtarako-policore të shteteve serbosllave, sikurse në vitet e hidhura dhe të gjakosura të popullit dhe të shtetit shqiptar “1912, 1913, 1919, 1920…”, etj.). Gjithashtu, ia arriti, që të përballojë trysninë e egër të makinerisë ushtarako-propagandistike të ortodoksizmit carist-komunist të Bashkimit Sovjetik, duke mos pranuar, që të hyjë në “lojën” strategjike, e as të mos e luajë rolin e mediatorit midis dy superfuqive të mëdha botërore( BRSS-SHBA) përkitazi me ndonjërin nga vendet fqinje ballkanike.

Pretendimet territoriale të doktrinës së sllavizmit biznatin ndaj territorit dhe interesave jetike të kombit shqiptar në Ballkan, janë zhvilluar edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nën maskën e ashtuquajturit “komunizëm vëllazëror internacionalist” të ish-BRSS-së, dhe në veçanti të liliputanëve të tij sllavë të Evropës Lindore dhe Juglindore për ta shndërruar Shqipërinë (e cunguar 50% nga territori dhe populli i saj autokton, si rrjedhim i kongreseve dhe i konferencave ndërkombëtare evropiane: 1878, 1913, 1919, 1946) në “oazë paqeje” për interesa të veta gllabëruese gjeopolitike, politika e jashtme dhe diplomacia e ish-BRSS-së, si hap të parë kishte vendosur bazat e saj ushtarake sovjetike në ujërat territoriale të saj. Mirëpo, ky “idil” i panatyrshëm sovejtiko-shqiptar, falimentoi në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, si pasojë e ndërhyrjes së ish-Bashkimit Sovjetik në çështje të brendshme të Shqipërisë. Ky edhe ishte shkaku kryesor i prerjes së marrëdhënieve diplomatike të Tiranës me Moskën (1961), si dhe i tërheqjes së tetë nëndetseve sovjetike nga ujërat territoriale shqiptare. Kështu që deri në vitin 1968, kur forcat e përbashkëta ushtarake të Traktatit të Varshavës e invaduan Çekosllovakinë, midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik mbretëroi klimë e akullt dhe e tendosur, që ndër të tjera kishte për pasojë, edhe kontradiktat ideologjike, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të udhëheqjes komuniste sovjetike me Nikita Hrushçovin në krye, për të rrëzuar pushtetin shtetëror të Enver Hoxhës. Pikërisht, duke u mbështetur në këto fakte, si dhe në ndërhyrjen e ish-BRSS-së në Çekosllovaki (gusht 1968), shteti shqiptar e dënoncoi Traktatin e Varshavës( të formuar më 1955 si kunfërpeshë ndaj Paktit NATO). Mirëpo, sovjetikët (deri me zhbërjen e Traktatit të Varshës, më 1990) kurrnjëherë nuk e kanë pranuar  formalisht tërhqejen e Shqipërisë nga traktati theksuar (në çdo session të  Traktatit të Varshavës së shteteve socialiste lindore  me BRSS-në në krye, karrigja e Shqipërisë ishte e lirë) .


Motivi kryesor i ish-Bashkimit Sovjetik, që me çdo kusht Shqipërinë ta fuste në “ombrellën” e sferës së vet të interesit, kishte karakter strategjik, gjeopolitik dhe ideologjik komunist. Së pari, kjo i mundësonte daljen në Mesdhe dhe, së dyti, ishte në përputhje me konceptet strategjike ushtarake të Traktatit të Varshavës. Si kundërpeshë e NATO-s.



Edhe sot (1990-2020), pas ndryshimeve demokratike në Evropën Lindore dhe Juglindore (pas rënies së BRSS-së dhe aleancës së saj politko-ushtarake, që përfshinte vendet e Evropës Lindore të ashtuquajturit kampi socialist) interesimi i Rusisë për Ballkanin si sferë “tradicionale” ndikuese e ortodoksizmit sllav, është tejet i madh dhe, në veçanti paraqet rrezik potencial për qenien shqiptare në Ballkan, edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO-s, që nga viti 2009; edhe pse  Kosova është pavarësuar, dhe tani e njohin 114 shtete të OKB-së; edhe pse Kosova është nën mbrojtjen e çelikt të SHBA-së dhe të NATO-s, rreziku permanent nga Rusia është i pranishëm për Kosovën, dhe gjithashtu, edhe për Shqipërinë. Këtë provojnë edhe faktet e  politikës dhe të strategjisë ushtarake të Moskës, e cila, tani ka ndërtuar bazën e saj të madhe ushtarake në Nish të Serbisë, si dhe ndihmat dhe armatimi i Serbisë nga Rusia me aeroplanët ushtarakë “Mig-29” dhe me arsenal tjetër ushtarak, të cilët ia ka livruar Serbisë.

Këtë rrezik e ka provuar edhe rreshtimi i politikës, dhe angazhimi direkt ushtarak i Rusisë në anën e agresorit serbomadh në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë dhe në IRJM kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve (1990-1999).

Mirëpo, sa ia vlen kjo, kur politika e jashtme e Shqipërisë   i ka “futur veshët në lesh” e po shtiret si  ” e painformuar” në këtë aspekt, sikurse vërtet ” të mos kishte ndodhur asgjë tragjike” mbi kurrizin e shqiptarëve në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Iliridë. Kjo sjellje arrogante dhe e papërgjegjshme e politikës së jashtme shqiptare ndaj interesit të përgjithshëm të qenies shqiptare në Shqipërinë e kolonizuar etnike, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë u ngjet sjelljeve amorale dhe shpërfillëse të një kryefamiljari të shthurur, (i cili për shkaqe të vagabondizmit vetjak të shfrenuar, në çdo çast është i gatshëm ta sakrifikojë interesin e shenjtë të familjes, duke u interesuar të krijojë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë e tij, por, jo edhe me anëtarët e afërt të bashkësisë së tij familjare).

Në këtë mënyrë po vepron edhe politika e jashtme e Shqipërisë, e cila i ka çimentuar marrëdhëniet diplomatike me amalgamën armike sllave në Beograd, në Shkup, në Podrogoricë dhe në Athinë, kurse me shtetasit e vet në Shqipërinë etnike, jo që ka marrëdhënie  “të ngrohta” vëllazërore sikurse me diplomacinë shtypëse dhe shfrytëzuese të metropoleve kolonialiste, të theksuara ballkanike, por edhe i anatemon, duke i “këshilluar”, që të mos ia prishin baraspeshimin politik, ekonomik dhe tregtar përfitues  me partnerët e vet të “demokratizuar” dhe “besënikë” serbë, sepse, sipas logjikës “realpolitike” , distancimi nga aleanca sllave, do të thotë edhe “izolimi” i Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota!?

Në të vërtetë, është e kundërta. Miqësia me sllavët në këtë formë të paskrupullt dhe të “pjellur para kohe”, pa zgjidhur asnjë problem të shqiptarëve brenda territoreve të Shqipërisë etnike , të cilët ende gjenden nën “kurorën” kolonialiste sllave, sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare dhe marrënieve politike ndërkombëtare, sanksionohet si përgjegjësi nacionale për udhëheqjen e ekzistuese të Republikës së Shqipërisë.


Mirëpo, pavarësisht nga shkalla e intensitetit të ambicieve filosllave të diplomacisë tregtare shqiptare ndaj identitetit politik dhe kombëtar të Shqipërisë etnike, kjo edhe më shumë do të ngjallë dhe, do të rritë në dimensione gjithëkombëtare veprimtarinë politike kombëtare dhe patriotike të të gjitha forcave dhe subjekteve politike, që janë deklaruar dhe përcaktuar me program për ribashkimin kombëtar shqiptar.[14]

 Efektiviteti dhe dinamika e politikës dhe e diplomacisë së këtyre dy institucioneve thelbësore (politiko-ushtarake) të Shqipërisë etnike, gjithësesi, do të ndikojnë në zhbalancimin e “diplomacisë së ekuilibruar” të aleancës internacionaliste-kozmopolite shqiptare-sllave:Tiranë-Beograd-Shkup-Athinë- Podgoricë, me të vetmin qëllim, që të tërheqë vëmendjen e faktorit gjithëshqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare,(se pikësëpari, janë pjesë integrale të interesave strategjike të SHBA-së dhe të NATO-s në Ballkan, e kursesi, të infektuara me interesat grabitçare, antishqiptare dhe antiamerikane të doktrinës dhe të strategjisë së Rusisë dhe aleatëve të saj në Ballkan) se normalizimi i marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me aksin e shteteve kolonialiste sllave,(që sipas gramatikës së diplomacisë tradicionale dhe moderne evrolindore, nënkupton pranimin e “formulës” së nënshtrimit  dhe të kapitullimit të shqiptarëve, sërish nën kanxhat e përgjakshme shekullore të kolonializmit imoperialist sllav) është i orientuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve të Shqipërisë etnike, si dhe kundër interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, si dhe kundër aleatëve të saj lojalë (në veçanti: Britania e Madhe, Gjermania etj.) të Aleancës së Atlantikut Verior-NATO-s.


Autorët e “teorisë së lojërave” të pakufijshme të politikës së jashtme të Shqipërisë me interesin strategjik kombëtar të shqiptarëve në Shqipërinë etnike, që janë vetëm në favor të oligarkisë së politikës mafioze shqiptare në pushtet, dhe të aleatëve të greko-serbë për t’i mbajtur ende shqiptarët “pengjë” të paqes dhe të stabilitetit në Ballkan, po qe se nuk i riformulojnë të gjitha vendimet e tyre në dobi të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm nacional dhe shtetëror shqiptar në Ballkan, s’ ka dyshim se do të ballafaqoheshin me pasoja dhe me rreziqe të paparashikuara si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm. -Do të vinte deri te manifestimi i antagonizmave dhe i polarizimit të pashmangshëm të politikës kombëtare gjithëshqiptare me atë kozmopolite sllave dhe pansllave  hiperglobaliste, strategji kjo që synon shpërfytyrimin e identitetit kombëtar dhe të zhbërjes së shtetit kombëtar shqiptar-Shqipërisë etnike.

Konkluzioni

Pavarësisht nga akuzat, nga  shpifjet, nga pakënaqësitë dhe nga  interesat komplementare të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, është domosdoshmëri tejet e ngutshme, që Tirana zrytare ta ndryshojë kursin strategjik të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të deritashme, kur është fjala për mbrojtjen dhe  për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, se nuk ekziston rrugë tjetër e drejtë dhe e pranueshme për shpëtimin e shqiptarëve në Ballkan. Këtë kërkesë imperative, të domosdfoshme, të ligjshme, demokratike dhe paqësore, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shqipërisë, duhet ta formalizojnë  para faktorëve relevantë ndërkombëtarë (Amerikës, BE-së, NATO-s dhe OKB-së), duke kërkuar mbajtjen e nj֓ë konference ndërkombëtare, në mënyrë, që edhe më tej (në këtë shekull) të mos mbetet i “arkivuar”, i pazgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, pavarësisht nga deklarata e gabuar infantile politike dhe diplomatike e Ilir Metes e vitit 2001, se gjoja “nuk ekziston çështja shqiptare”!?

Në qoftë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, i cili nënkupton status quo-n e gjysmë kombit shqiptar dhe të gjysmës territorit autokton shqiptar nën sundimin e egër koloniual dhe neocolonial sllavo-bizantin, atëherë përgjegjësinë historike, kombëtare dhe shtetërore, do ta marrin liderët politikë dhe shtetarët shqiptarë, JO as Amerika e as Evropa Perëndimore.

Si politika, ashtu edhe diplomacia shqiptare, duhet t’i braktisin “parullat ditore”  stereotipe të politikës propagandistike sllavo-bizantine,  se gjoja “Evropa nuk po lejon ndryshimin e kufijve”!?

Ky nuk është kurrfarë argumenti justifikues as de fakto e as de jure, kur dihet se qe 30 vitet (1990-2020), politika dhe dipomacia e Tiranës zyrtare, asnjëherë nuk e ka ngritur  zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve, në anjë instancë evropiane dhe ndërkombëtare. – Atëherë, shtrohet pyetja logjike, pse jemi aq të verbër, aq amoralë politikisht, aq  të padrejtë dhe aq  joparimorë, pa asnjë argument dhe, pa asnjë fakt, po e fajësojmë BE-në dhe Amrikën, kur asnjëra e as tjetra, as OKB-ja, as NATO-ja nuk kanë marrë kurrfarë kërkese formale zyrtare nga qeveritë e derisotme të Republikës së Shqipërisë (1990-2020), që të rindërkombëtarizohet dhe të rishqyrtohet problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan.

Si presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, ashtu edhe Kuvendi dhe Qeveria e tij, duhet të mbajnë parasysh faktin historik dhe legjitim, se shqiptarët në Iliridë, në Çamëri, në Mal të Zi, në Serbi (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) nuk mund të cilësohen si “problem minoritar”, por vetëm si problem i pazgjidhur kolonial (1912-2020). 

Prandaj, arsyeja etike, humane, historike, kombëtare, politike, diplomatike,  juridike, demokratike dhe paqësore e thotë, që Tirana zyrtare, duhet të kërkojë  urgjentisht organizimin e një Konference Ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar në Ballkan. Ndryshe, do të marrë  përsipër përgjegjësinë historike sikurse në rastin e Kosovës (1998-1999), e cila ushtarakisht dështoi për ta mbrojtur nga terrori dhe nga gjenocidi  i Serbisë Slobodan Milosheviqit, ku si pasojë gjetën vdekjen “11.840  shqiptarë ; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç;  296 fëmijë deri në 5 vjeç;  1.739 femra;  1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare;  1.450 banorë ende janë të pagjetur;  20.400 femra  të dhunuara shqiptare; shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30;biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; bjekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101. “[15]

-Që të mos përsëritën gjenocide të këtilla serbo-sllave mbi shqiptarët  dhe mbi Shqipërinë Etnike në Ballkan, Shqipëria e Ilir Metës ka të drejtë dhe për detyrë, që t’i kërkojë dhe t’i mbrojë  shqiptarët dhe territoret e  Shqipërisë  Etnike. Ndryshe, do të humbasë të drejtën historike, legjitime dhe legale mbi to.

Kështu, thuhet edhe në këtë konstatim të ekuilbruar politik dhe diplomatik: “ Nuk më duket e drejtë, por, përkundrazi, të sakrifikohet gjysma e kombit shqiptar: shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës, shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Malit të Zi, shqiptarë dhe shqiptarët e Çamërisë, nën pretekstin e evitimit të konflikteve në Ballkan. Shqipëria demokratike nuk duhet të hezitojë para faktorëve ndërkombëtarë,  patjetër, duhet t’i kërkojë territoret e banuara me shqiptarë…”[16]

 *Autori është anëtar i përhershëm i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve  të Nju-Jorkut, SHBA.


[1] “ Më 4 prill 2009,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të  Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s,  Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.” (Burimi: http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/shqiperia-ne-nato ).

[2]  Sistemi bipolar i marrënënieve ndërkombëtare, që karakterizohej   nga  epërsia politike dhe ushtarake  e dy superfuqive botërore: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Sovjetik  (1950-1990). 

[3] Robert Jackson and Georg Sorenson, Introduction to International Relations,”Oxford”,1999,f.158.

[4] Po aty, citat i cituar nga Henri Kisinxher, 1994: 605.

[5] Probleme të pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë, 1987,f.74.

[6]  Projekt nacioanlshovinist dhe ekspansionist famëkeq serb për shfarosjen e shqiptarëve dhe për gllabërimin e territoreve autktone të Shipërisë Etnike (1844-2018). Ky  dokument  fashistoid antishqiptar, ende është  në zbatim praktik të politikës, të diplomacisë, të propagandës shtetëroe serbe, të shkencës, të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe.  Ky është “azbuka” dhe strategjia mbrojtëse e Serbisë së Madhe në Ballkan. Mbi bazën e këtij Programi “lebensraum” hitlerist, Serbia e Slobodan Milosheviqit bëri tri agresione dhe tri gjenocide kundër Krocisë, Bosnjë dhe Kosovës(1990-1999) për t’i zgjeruar kufijt e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Vuk Karaxhiqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit…etj.

[7] Prof.Dr. Pëllumb Xhufi, “Megali-Idea dhe pasqyrimet e saj në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, Qendra e Studimeve Albanologjike”.Shih në: https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=124713

[8] Shih më hollësisht në https://telegrafi.com/syndromi-antibashkim/ (5 janar 2010.

[9]  Platrofmë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, ASHSH, Tiranë, 1998, f.50.

[10]  Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë,  2002, f. 5 dhe 7.

[11]http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2001&mm=04&dd=05&nav_category=1&nav_id=23771 (5.04.2001).

[12]  Shih Dokumentin zrytar të State Departamentit Amerikan të njohjes së Republikës së Kosovës,  më 18 shkurt 2008, ku thuhet se “The United States has today formally recognized Kosovo as a sovereign and independent state. We congratulate the people of Kosovo on this historic occasion. President Bush has responded affirmatively to a request from Kosovo to establish diplomatic relations between our two countries. The establishment of these relations will reaffirm the special ties of friendship that have linked together the people of the United States and Kosovo.” (Burimi: https://2001-2009.state.gov/secretary/rm/2008/02/100973.htm ).

[13]  “Financial Times”, 14-15,July,1990.

[14]  Të tilla janë: Partia për Unitetin Kombëtar, UNIKOMBI, Lëvizja për Bashkim, Lista e Shqipërisë Natryrale, Lëvija Vetëvendosjes, Aleanca Kuqezi, Lidhja Botërore Shqiptare…etj.

[15]  Burimi: http://archive.koha.net/?id=1&l=49980

[16]   Astrik Leka, Shqiptarët dhe Evropa, “Laura”, Tiranë, 1993.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof.Dr. Mehdi Hyseni-Diplomacia e Shqiperise

ME 11 JANAR DO TË PËRKUJTOHET GJENERAL ABAZ KUPI

January 2, 2020 by dgreca

Njoftimi i Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA dhe Familja KUPI/

            Partia Lëvizja e Legalitetit, Dega e SHBA-së, në bashkëpunim me familjen Kupi, ka nderin të njoftojë komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike,mbretërorët shqiptarë, anëtarët e Partisë Lëvizja e Legalitetit, miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi, se edhe sivjet, si cdo vjet, ditën e Shtunë me datë 11 Janar 2020, në orën 11:30 AM do të mblidhemi tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens New York, për të përkujtuar 44- vjetorin e vdekjes së këtij udhëheqësi të madh të nacionalizmit shqiptar, njeriut simbol të besës ndaj atdheut, themeluesit të Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, politikanit te pa kompromis, besnikut të pashok ndaj Mbretit Zog dhe mbi të gjitha organizatorit të rezistencës antifashiste të 7 Prillit 1939, Kryetarit tonë dhe heroit kombëtar, Abaz Kupi!


Abaz Kupi (Krujë, 6 gusht 1892 – New York, 9 janar 1976)/

    Tubimi do të mbahet më 11 Janar 2020, në orën 11:00 am në adresën e mëposhtme:

Directions

127-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, New York 11415
Telephone: 718-544-3600, Fax: 718-544-2227

     Të gjithë Shqiptarët janë të ftuar dhe të mirëpritur.

                     Mirë se të vini!

Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA

Filed Under: Histori Tagged With: Abas Kupi-Perkujtimi-44 vjetori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT