• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2020

Remarks by Ambassador Teuta Sahatqija at the 12th Anniversary of Independence in Kosovo

February 21, 2020 by dgreca

It is my great privilege to welcome you to the reception on the occasion of the 12th anniversary of the Independence of the Republic of Kosova.

This celebration is even more special to us in New York. This celebration is in full coordination and support of our precious diaspora and many sponsors.

Let me express my deep respect and appreciation to my dear friend Councilman Mark Gjonaj, his leadership within the Albanian community, and dedication to bring together associations, businesses, friends, community to make this celebration more meaningful.

Diaspora kept our hopes for freedom when Kosovo was experiencing the last apartheid in the middle of Europe. Diaspora was with us when criminal Serb regime of Miloshevic led ethnic cleansing and genocide against Albanian population of Kosova.

In 90’ they told the story of oppression, of violation of human rights, of killings in Kosova, in front of UN, of US Congress and elsewhere.

Albanian community was our voice when we didn’t have the voice.

12 years ago, on 17th of February 2008, Parliament declared the Independence of Republic of Kosova.

It was one of the coldest day I remember, People were all over the streets not noticing the enormous cold, witnessing the birth of our state, living the dream, aware of many generations that didn’t make to see the freedom and the statehood of Kosova, being grateful for their contribution.

Grateful to Historic President Ibrahim Rugova and the peaceful resistance, to Adem Jashari and the Liberation Army, to USA and all progressive countries who stopped the genocide and helped to bring peace to Kosova.

Today we celebrate the 12th years of Kosovo’s Independence surrounded with a lot of friends, celebrating many successes, being aware of a lot of challenges and a work to do in front of us.

Kosova today is a respectable member of international community bringing added value to the world’s security, safety, sport, music, art.

The modern and vibrant business is finding its way to new markets for their products, whether it is IT, services, high quality furniture, tourism, mining or agriculture products.

Our Judokas put Kosovo in the highest summits of the world’s Judo.

Kosovo soccer players, most of them baby refugees in 1999, are making proud the best soccer teams of the world.

The world best pop singers are proud Kosovar girls, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi,

The highest world mountains are concurred by Kosovo girls showing to the world that sky is the limit when you get the chance.

Kosovo finally got the chance, the chance to be alive, the chance to compete, the chance to add value, the chance to be a part of the world.

Ladies and gentlemen,

Please join me in celebration of 12th anniversary of Kosovo’s Independence. Let us raise the glass of Kosovo wine, try some delicious Kosovo Albanian food and listen to our national songs and music.

Cheers!

20.02.2020; Radisson Hotel

Filed Under: Featured Tagged With: Remarks by Ambassador Teuta Sahatqija at the 12th Anniversary

Councilman Mark Gjonaj’s Remarks on Kosova’s 12th Anniversary Independence Celebration

February 21, 2020 by dgreca

Dear Ambassador Sahatqija, distinguished guests!


It is my distinct pleasure to be here together with Albanian American community representatives to celebrate the 12th Anniversary of Kosova. On this special occasion, please join me to congratulate the new Kosova government and parliament.  We are hopeful that as a democratically elected bodies, they will be a powerful driving force to move Kosova and its people forward.

I want to thank the Albanian American community organizations for joining the Kosova General Consulate to host this Celebration. Special thanks to tonight’s hosts and sponsors their generosity to make this event successful: Elio Ahmetaj, Allora Restaurant, Ramiz Kukaj, Cka ka Qellu, the Gecaj Family, Stone Castle, the Rusi Family Able Services, Golden Eagle, Albanian Media Group, REBNY, RSA, UFT, HTC, 32BJ, all the Albanian organizations and everyone who worked around this event.

As we look back, I am proud that as an Albanian American community we have always played a role throughout the years on Kosova’s rough road to it’s liberation and Independence and as a united Albanian American community we continue to play a vital role and proudly support important initiatives here and back home in Kosova

-Last year a united community dedicated Kosova’s Independence to the Bytyqi Brothers Quest for Justice and their Foundation.

-The Community supported, raised awareness and attended the important US Congressional Hearing in Washington DC on the War Crimes in Kosova.

-Community Organizations spearheaded and supported the Day of Action at the US Congress and Rally at the Serb Embassy in DC against the Unpunished War Crimes in Kosova under the motto to Never Forget the 14,900 dead, the 20,000 raped, the 1400 missing.

-The community organizations supported and joined the Atlantic Association’s Historic Trip to Kosova and raised awareness to the missing, fallen, raped and killed. Through the community’s generous support we significantly lined up Rrugen e Kombit with Albanian flags for in memory of the fallen and missing.

-We proudly stood by Vasfije Krasniqi, our heroine survivor, in Prishtina and cities around Kosova as we launched For Heroines a campaign to raise awareness about rape as a war crime.

-We followed up with another Rally for Her Justice campaign in NYC, where hundreds rallied in front of the Serb Consulate and heard first hand from sexual war crimes survivors from Kosova, Bosnia and Croatia.

-I am proud to announce that on April 29th in cooperation with NYC based women groups we will bring Rape being used as a weapon of war in Kosova to a different level at a Denim Day Rally in NYC during the month of April, a month set to raise awareness on sexual assaults.

There is so much to be done. Our governments back home need to value and treat the Diaspora as a real partner and our impact should matter. Our community here needs to work harder to unite and be a block-factor on major issues from registering to vote, being involved and represented to running for office. History has shown us that we matter when we are united and when we put our community’s needs and our national interest above our political affiliations, personal interests and religious beliefs.

Rrofte Kosova, rrofte Shqipria dhe Zoti e bekofte Ameriken.

Filed Under: Opinion Tagged With: Mark Gjonaj’s Remarks on Kosova’s 12th Anniversary

KUSH DO TË JETË PËRFAQËSUESI I POSAÇËM I BASHKIMIT EVROPIAN PËR BISEDIMET KOSOVË-SERBI?

February 21, 2020 by dgreca

Nga Frank Shkreli/ Sipas një njoftimi për median të premtën nga Bashkimi Evropian,(BE) Përfaqsuesi i lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell foli në telefon, veças me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar, sipas njoftimit, bisedimet që ai kishte zhvilluar me ta gjatë vizitës së tij të parë në Beograd dhe në Prishtinë në fund të Janarit.

Por duket se arsyeja kryesore e këtyre telefonatave që Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së zhvilloi me tre udhëheqësit e lartë-përmendur ishte vendimi për të emëruar një Përfaqsues të Posaçëm të BE-së për Dialogun në Ballkanin Përendimor, siç cilësohet në njoftimin për media, midis Serbisë dhe Kosovës.

Me rastin e vizitës së tij në Prishtinë dhe në Beograd në fund të Janarit që kaloi, pritej që Josep Borrell, në kapacitetin e tij si Shef i Politikës së Jashtme të BE-së, do të vazhdonte rolin e paraardhëses së tij,Federica Mogherini dhe si i tillë do të kryesonte dialogun Kosovë-Serbi, sipas modelit të Mogherinit.  Në një artikull me rastin e vizitës së Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme Evropiane, Josep Borrel në Serbi dhe në Kosovë, pata shkruar se emërimi i diplomatit spanjollit Borrell në atë detyrë, ishte lajm i keq për Kosovën. Kisha sugjeruar me atë rast se ai mund të ishte njeriu më i papërshtatëshëm për atë detyrë dhe se për arsye të qendrimit të tij ndaj pavarësisë së Kosovës, në të kaluarën, dhe për faktin se vjen nga një vend si Spanja që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës – do të ishte më mirë që të tërhiqej nga një rol i tillë, në bisedimet e ardhëshme Kosovë-Serbi,dhe të emërohej dikush tjetër më i përshtatshëm dhe më i paanshëm, për bisedimet e vështira Beograd-Prishtinë. http://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-kush-eshte-josep-borrell-per-shqiptaret/

Cilatdo qofshin arsyet e tërheqjes së tij nga roli për të ndërmjetësuar dialogun Kosovë-Serbi, vendimi i Josep Borrell për t’u tërhequr dhe për të emëruar një përfaqësues të posaçëm për këtë detyrë delikate, është një vendim i mirëseardhur, kur të merren parasysh komentet e tija, në të kaluarën, kundër pavarësisë së Kosovës, megjithëse ai ishte në një rol tjetër, si përfaqsues i Spanjës.  Por me at rast, argumentova se Josep Borrel, si përfaqsues i BE-së, nuk kishte as besueshmërinë minimale të nevojshme për të udhëhequr bisedimet Serbi-Kosovë, sidomos për nga pikëpamja dhe këndveshtrimet e Kosovës. 

Shefi i Politikës së Jashmt të Bashkimit Evriopian, Josep Borrell.

Sipas njoftimit të BE-së për media të premten, Josep Borrel ka nënvijuar se emërimi që pritet të bëhet shpejt për një përfaqësues tëposaçëm te BE-së në bisedimet Serbi-Kosovë, pasqyron rëndësinë që Bashkimi Evropian dhe ai vet personalisht, i kushtojnë rajonit dhe stabilizimit të gjendjes dhe përparimit atje në rrugën drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimornë Bashkimin Evropian.Në njoftimin e BE-së thuhet gjithashtu se Josep Borrel do të vazhdojë të jetë personalisht i angazhuar në mbështetje të përspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe ndaj rolit të tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd.

Megjithë këtë angazhim të tij personal, sipas raporteve në media, pritet që së shpejti, Shefi i Politikës së Jashtme Evropiane të emërojë një të dërguar të posaçëm të BE-së, që do të merret ekskluzivisht me dialogun Serbi-Kosovë.  Megjithësederi tani ai nuk ka përmendur ndonjë emër të mundëshëm për këtë rol — emërimi i një përfaqsuesi evropian për bisedimet Prishtinë-Beograd — është një lajm i mirë në vetvete, duke marrë parasysh se Josep Borrel, në mendimin tim, nuk do të ishte njeriu më i përshtatëshëm për këtë rol.

Por nëqoftse u besohet disa lajmeve që po qarkullojnë sot e që thonë se Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, po konsideron për këtë detyrë, Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçek.  Një propozim ky, ndoshta, jo aq i keq sa do të ishte vet Josep Borrel në rolin ndërmjetësues evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, por do të ishte, sipas meje, gjithnjë një emërim problematik për Kosovën, pak a shumë për të njëjtat arsye pse do të ishte problematik, edhe Josep Borrell, po të luante rolin e përfaqësuesit evropian në bisedimet Kosovë-Serbi.  Sepse siç dihet, edhe Sllovakia është një prej 5 vendeve që ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe si i tillë, a mund të pritet që ai të jetë asnjanës?  Ashtu si Spanja, edhe Sllovakia ka probleme me grupet etnike mbrenda kufijve të saj.  Në Sllovaki jetojnë afër gjysëm milioni hungarezë, ose 8.5% e popullsisë së përgjithshme prej 5.5 milionë veta.  Gjëndja e hungarezve nuk është aq e keqe në Sllovaki, por problemet etnike midis sllovakëve dhe hungarezve vazdojnë të jenë problematike.  Situata këto se në një mënyrë ose në një tjetër, afektojnë pikëpamjet e zyrtarëve të lartë siç janë spanjolli Josep Borrel dhe Mirosllav Lajçak, madje edhe në rolin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.Për fat të mirë, edhe nëqoftse bëhet një propozim i tillë, emërimi I Miroslav Lajçak, duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare tëBashkimit Evropian. Shpresoj që vendet kryesore të BE-së të jenë sensitive ndaj faktorëve të tillë, të kenë një mirëkuptim të përbashkët dhe të emërojnë një diplomat të karierës, njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe çeshtjeve ndërlikuese midis Kosovës dhe Serbisë, në veçanti.Mbitë gjitha, përfaqsuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, duhet të jetë një ndërmjetës i paanshëm, me një besueshmëri të lartë dhe të pa cënueshme.  Por, jo vetëm kaq, përfaqësuesi evropian për bisedimet Serbi-Kosovë, duhet të jetë gjithashtu një individ i cili do të mund të bashkpunojë ngusht edhe me përfaqsuesit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, të cilët janë emëruar tanimë, nëqoftse bisedimet Prishtinë-Beograd do të kenë edhe mundësinë më të vogël që të dalin me sukses.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak – A do të jetë ky përfaqsuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun e ardhëshëm Prishtinë-Beograd?

Filed Under: Politike Tagged With: BE-Kosovë, Frank shkreli

ALBERTI

February 21, 2020 by dgreca

Tregim nga Memisha Gjonzeneli/Çikago/

Ishte viti 1955 dhe sapo kish mbaruar viti shkollor. Mora dëftesën e shtatëvjeçares, shoqëruar dhe me fletën e lavdërimit (Notat i kisha të gjitha pesa). Kisha shumë dëshirë të vazhdoja shkollën, ndaj vendosa të regjistrohesha në një nga Gjimnazet qytetit, megjithëse kjo punë, në kushtet e mia social-politike, më dukej si e pa mundur. Veç të tjerave, ishim shumë të varfër. Me shtatë fëmijë në ngarkim,vetëm nëna punonte dhe ajo, punë krahu në Ndërmarrjen Ullishte. Ajo siguronte shumë pak të ardhura, aq sa edhe për bukë e djathë, nuk na dilnin. Po, për fat, kishte fare pak kohë që ishte futur në punë edhe vëllai më i madh, Tekiu dhe shpresonim që jeta të bëhej më e mirë. Kështu që, me guxim e shpresë, shkova në gjimnaz dhe u regjistrova. Ndërkohë, të nesërmen qysh në mëngjes, testova në disa ndërmarre, me shpresë se mos më merrnin në punë, po u ndodha i pafat. Mbas darke, siç e kisha bërë zakon, mora grepat dhe dola për të peshkuar. Peshkimi më shkonte, po dhe deti më pëlqente, se duket sikur e dinte që unë isha gjiton me të. Shtëpia jonë rrethohej nga të tre anët me det dhe përpara saj ishte rruga… Zbathur, me një palë pantallona të shkurtra, që dhe ato ishin të mbushur me mballoma nga copa thesi. Zor se mund të gjeje te tjetër kund si ato pantallona, prodhim origjinal i veçantë, siç mendonin se isha dhe vetë.

Më së fundi diçka lëvizi në gjendjen e familjes sonë: Vëllain tim më të madh, Tekiun, e transferuan me gjithë brigadën e tij, në kantierin e hidrocentralit të Ulzës. Ai, mbas tre muajsh, megjithëse, pa dëshirën time, më mori edhe mua atje. U nisa mbas ca ditësh me të qara, se e kisha mendjen te shkolla dhe te deti dhe isha vetëm15vjeç. Nuk isha larguar kurrë nga Skela dhe nga deti, që ishin dy dashuritë e mija. Në darkë mërita në Ulzë, midis mjegullës dhe të ftohtit, kur unë kisha veshur veç një palë pantallona të shkurtra dhe një trike leshi të hollë, që ma kishte bërë motra me shtiza.

Mbas tre katër ditëve u sëmura. Vëllai punonte vinçier me turne, në katllavan. Erdhi mjeku më vizitoi. Kisha temperaturë të lartë. Mjeku, i tha vëllait: ky nuk e nxjerr dot dimrin me këto rroba. Ai, nga kursimet e bukës, më bleu dy palë pantallona të gjata dhe dy bluza të trasha. Mbas ca ditësh u futa në punë si ndihmës te Tekiu. Në këtë kohë u hap ‘’Shkolla e Rezervave’’. Unë, bashkë me vëllain plotësuam dokumentet dhe hyra në shkollë në specialitet për saldator. Unë isha nga të parët nxënës, po për dite vinin nga fshatrat për rreth, por edhe nga qytetet. Erdhën nga Tirana edhe nga Shkodra. Dy shkodranë, erdhën në klasën tonë. Shkolla kishte katër specialitete: karpentier, traktorist, montator edhe saldator.
Njërin prej shkodranëve të klasës sonë e quanin Albert. Ai ishte një djalë i qetë, me trup të rregullt. I pëlqente humori, si gjithë shkodranëve, po çdo gjë e kishte me karar. Mua më mu fut në zemër, qysh ditën e parë. Shkodrani tjetër, që quhej Jaku, ishte gjithashtu djalë i mirë, po bëhej shpejt nevrik dhe ishte i prirur të grindej me këdo, megjithëse kohën që ishim në shkollë, nuk bëri vaki që të zihej me njeri…
Gjatë vitit shkollor, u njohëm dhe u miqësuam shumë me shokët e klasës. Ishim afro 30 nxënës. Unë, që në fillim, e mora me shumë dashuri e pasion këtë profesion, dhe për as një çast nuk ju ndava studimit. Si përfundim, nga tre kategori të pesta që erdhën nga ministria, një më takoi mua, se në të gjitha lëndët kisha marrë vlerësim maksimal. Alberti mori kategorinë e katërt dhe të dy shkodranët, sa mbaruan vitin shkollor, ikën në Shkodër.

Unë fillova punë në Digën e Hidrocentralit të Ulzës, po vetëm për pak kohë, më transferojnë në Ujësjellësin e Durrësit, më afër Tiranës, në Sektorin e Vorës. Po atje gjeta dhe dy ustallarë të njohur, me të cilët kishim punuar në Ulzë. Atje punova pak kohë, po u sëmura nga gjëndrat tuberkulare. Shkova në Vlorë dhe u shtrova në Sanatorium për tre muaj.

Mbas pak kohe, në 15korrik 1958, arratiset vëllai im i madh, Qamil Gjonzeneli. Ai iku me not nga Saranda për në Korfuz e më pas e mbajti frymën në Amerikë. Qamili, ish mësues fizkulture dhe sportist rekordmen në not, kryente shërbimin ushtarak në brigat të punës, në kanalin e Çukës. Ai iku vetëm dhe në Amerikë u shkollua dhe u shqua si inxhinier elektronik dhe shkencëtar. Mua, që e kisha lenë për të ikur me të, mu prish makina në Llogora dhe në pikëtakim shkova me vonesë, kur ai ishte nisur.

Në vitin 1964 unë lirohem nga burgu. U dënova si bashkëpunëtor në tentativë arratisje, vetëm me 6 vite, se isha i mitur, afro 17 vjeç…Sa u lirova nga burgu, fillova të kërkoja punë. Më dhanë një fletë pune për në Ullishte, si punëtor bujqësie. Nuk i bëra naze, po fillova menjëherë punën…

Shpejt dëgjova se Fieri kërkonte specialistë. Shkova menjëherë në Fier dhe fillova punë në profesionin tim, si saldator. Si fillim, bëra Ujësjellësin nga Qafa e Koshovicës deri te Hotel Apollonia. Pastaj u enda nëpër vepra: Azotik, Rafineri, TEC, Gazsjellës, Azotik, Divjakë, Sodë e të tjera…Më së fundi, mërita në Ballësh… Tani isha bërë specialist i njohur. Isha emëruar brigadier dhe kisha rreth 30 specialistë. Punët më shkonin shumë mirë. Planin e realizoja mbi 120 përqint. Nga Ballshi u transferova në PVCën e Vlorës, ku me brigadën kreva disa punime speciale. Edhe në PVC isha brigadier, mandej me 35 specialistë nën drejtim. Atje kreva një sërë punimesh me emër: Ula oxhakun e Çimentos, riparova Oxhakun e TEC, që e kish goditur rrufeja, përgatita dhe montova oxhakun e llambave neon dhe shumë punime të tjera…

Ndërkohë më vjen një letër nga ndërmarrja e montimeve, që transferohem me gjithë brigadë në Metalurgji. Pas tre, katër ditës më dërguan makinën për të marrë materialet. Më caktuan në Elbasan të punoja në TEC, si montator. Puna më shkonte shumë mirë, se procesin e montimit e njihja shkëlqyeshëm.

Në dite mora vesh se kishin ardhur disa specialistë nga Shkodra. Nga lista te Zyra e Kuadrit, dalloj emrin e shokut tim të shkollës, Albert Deda. I them shefit: ketë dërgoje te unë, në TEC. Thuaj drejtorit, më thotë shefi. Për fat drejtori miratoi propozimin për saldatorin e propozuar prej meje.

Alberti erdhi që në mëngjes herët dhe me të pyetur, më së fundi, më gjeti. Unë po e prisja dhe e pikasa së largu. I dola para. Ai më pa, po nuk më identifikoi. Kur unë i flas:

 – “BERT, mor t’i marrsha të ligat” ai më pa një çast, po nuk i kujtohesha, (nuk kish faj, kishin kaluar shumë vite pa u parë). Pastaj, më pa drejt e në sy dhe më tha:
-“A je Memisha Gjonzeneli, shoku im i dashtun i klasës?” 

-“Dora vetë”, i them unë dhe qafuam njeri tjetrin, si kur të ishim vëllezër.

-“Për atë Zot, sa më ka marrë malli për ty” dhe më shtrëngoj fort. Nxori një letër nga xhepi dhe pyeti:

– “Kujt t’ia jap zarfin me dokumente?,

-“ E ke dhënë atje ku duhet”! I them unë me të qeshur.

-“Pash Zotin, ti je brigadieri, më tha ?

– “Po!”, i thash unë.

– “O sa më bahet qejfi, tha,

– “Edhe mua, do punojmë bashkë, vëlla, jam shumë i gëzuar…”

Shkuam te qendra e brigadës, ku numëroheshim afro 25 vet. Prezantova Albertin dhe u thash është specialist i vjetër dhe shumë i zoti, se ka marrë pjesë në disa vepra dhe tani vjen nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe është shoku im, ose vëllai im, kemi mbaruar shkollën bashkë, me të njëjtat rezultate sipërore… e ai, me modestinë e tij karakteristike, nuk më la të vazhdoja: “nuk është e vërtet tha, Memishau mori kategorinë e pestë, si nxënësi më i mirë i klasës, ndërsa unë mora të katërtën”.

-Shkoni atje ku ishit dje!, porosita shokët. Unë do vij më vonë…

-Po unë ku do shkoj?, më tha Berti.

– Mos u mërzit, i them unë, se do rrimë pak bashkë! E shëtita Albertin në të gjitha objektet, që kishim ne si brigadë. Në rrugë takojmë dhe inxhinierin kinez të objektit, e quanin shoku Lu, e prezantova me Albertin dhe ai u gëzua shumë se kishim nevojë për saldator..

E kaluam ditën bashkë. E pyeta për gjithçka kish kaluar, që nga koha kur ishim ndarë. Berti kishte babain, nënën dhe një motër që ishte më e vogël se ai. Kur u ndamë, i thash: ’’Berti, kurrë mos harro, se këtu, ke gjithmonë një vëlla, jo një brigadier. U qafuam me Bertin dhe e nisa në punë.

Berti kishte jetuar me shoqëri dhe i donte e i respektonte shokët. Ai dinte të ruante kufirin që asnjëherë të mos prishte qejf me shokët. Puna na shkonte shumë mirë edhe para, merrnim më mirë se shumë brigada tjera montimi. Askujt në brigadë nuk i shkonte ndërmende të thoshte qoftë dhe një fjalë të keqe për marrëdhëniet tona. Berti shumë shpejte u miqësua me të gjithë. Po, për mua ai ishte njëshi. Çdo punë që i jepja, ai e kryente më së miri. Edhe inxhinieri kinez kishte respekt për të. Kur ishte ndonjë punë që kërkonte kujdes dhe cilësi, më thoshte mua: dërgo Bertin!
Alberti kishte një shok të ngushtë nga Tepelena, e quanin Pelivan. E njihnin njeri tjetrin mirë, se kishin punuar shpesh bashkë nëpër vepra. Kishin vajtur dhe në shtëpitë e njeri tjetrit, kështu që njiheshin edhe familjarisht. Këtu në Elbasan i shikoje shpesh, të bënin bashkë deri xhiron e darkës, ose në të njëjtin lokal të pinin ndonjë birrë. Ata i shikoje gjithmonë të qeshur dhe shumë të afruar me njeri tjetrin.
Kish kaluar ca kohë, kur e shikoja Pelivanin që nuk ishte në humor, megjithëse ata rrinin prapë bashkë, pa lënë të kuptohej ndonjë mosmarrëveshje.

Një dite Alberti qëndroi në fund dhe më tha:

– Memisha, mund të flasim pak? Të them të vërtetën u shqetësova, me gjithë atë 

nuk e dhashë veten.

-Hajde vëlla, i thashë dhe u ulëm në karrige. Dukej pak i mërzitur.

– Si është puna vëlla, çfarë të shqetëson, mos të ka ngelur qejfi me mua? Ai u ngrit 

në këmbe i shqetësuar.

-“Jo vëlla, më tha, si mund të mendosh kështu. A e di si është puna, më tha: më duhen disa ditë që të largohem, se kam një detyrë për të kryer”. Unë u çlirova dhe u qetësova, futa dorën në xhep dhe nxora 3000 lekë dhe ja dhashë.
– “Merri këto se mund të të duhen. Kur të mbarosh punë kthemi. Mua këtu më ke duke të pritur”. I lash lekët në dorë, e qafova dhe ika… E dija që punë kisha shumë dhe Alberti më ndihmonte si asnjë tjetër. Unë do veja në vend të Albertit të saldoja dhe ai e dinte ketë, por ai e kishte menduar vet… Ai u nis. Pastaj u kthye me rrëmbim erdhi me përqafoj dhe tha: ah more Lab, ma ke ul kokën. Ik tani i thash mos u vono!

Mbas pesë ditësh ai u kthye. Ishte i qeshur njësoj si më parë. Unë u gëzova. Nuk e pyeta fare për asgjë…U qafuam dhe i thash ka ngelur edhe pak punë. Shko mbaroje! Ai iku duke qeshur. Më vonë e mora vesh ku kishte qenë Alberti. Në brigadë kisha edhe dy shkodran të tjerë. Njeri nga ata më tregoi diçka tepër interesante: Ai, shoku i Albertit, nga Tepelena, Pelivani, kishte bërë fjalë me prindërit e tij. Kishte dy pleq: nënën e kishte mësuese dhe babain infermier. Merrnin nga një pension të vogël, por për sa i ndihmonte i biri, kalonin mirë. Mirëpo djali, kohët e fundit edhe ndihmën e kishte rralluar. Një fshatar i Pelivanit e njihte Albertin, si shok të ngushtë dhe i tregon. Alberti, sa e mori vesh, nuk i tha gjë Pelivanit, po shkoj në fshat i mori pleqtë dhe i strehoi në Shkodër në familjen tij. Në Shkodër i pritën shumë mirë. Pelivani nuk mori vesh fare. Kur pyeti nja dy herë, i thanë që kanë vajtur nga motra…

Kur e mora vesh këtë ngjarje, sytë mu mbushen me lot dhe thash me vete: “e kam 

për nder të kem një shok si Albertin”.

Kaluan nja tre muaj nga kjo ngjarje, kur një dite më vjen Alberti dhe më thotë: Urdhëro këtë ftesë! Çfarë është kjo, i them unë, martoj motrën dhe dëshira e prindërve të mi dhe patjetër edhe imja, është që të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj… I thashë: të dua me shpirt, po nuk mundem. Ti shko, motra të trashëgohet, mbaro pune dhe ktheu, ne të presim sa më shpejt…

Shkova në brigadë dhe u thash që Alberti marton motrën, prandaj edhe ne është mirë t’i bëjmë një peshqesh. Të gjithë ishin dakord. U mblodhën afro 5000 lekë dhe me një kartolinë të bukur, e përcollëm Albertin.

Në dasmë ishte dhe Karlua, që punonte me ne. Ai më tregoi për dasmën. Ishte një dasmë madhështore, por e veçanta dhe ajo që e beri më të bukur atë, ishte momenti kur nëna e Albertit urdhëroi e pushoi muzikën dhe tha:

-Të nderuar pjesëmarrës, sonte në gëzimin tonë merr pjesë dhe e ka bërë edhe më të bukur gëzimin tonë dhe Pelivani nga Tepelena. Ju e dini që Pelivani është shoku më i ngushtë i Albertit, e ftoj të na marrë një valle nga krahina e tij.
Sado që Pelivani tha që nuk dinte të kërcente, filloj muzika, atëherë ai u ngrit mori një shami dhe filloj të kërcente po kuptohej çalonte pak. Në këtë kohë ngrihet një grua e moshuar dhe shkon e i rrëmben Pelivanit shaminë nga dora dhe filloj të udhëhiqte vallen. Pa mbaruar një rrotullim, u ngrit dhe një burrë i veshur pak si labërisht, që i mori shaminë gruas. Ata, burrë dhe grua, ishin mjeshtër të vallëzimit lab. Të gjithë dasmorët përplasnin duart pa reshtur. Pelivanit, gati i ra të fiket kur i pa prindërit aty dhe i erdhi shumë turp nga vetja.

Unë, i imagjinoja ata në këtëpozicion dhe mu mbushen sytë me

lot. Ah, Albert thoshte Pelivani, afër prindërve të tij, (të braktisur nga i biri haram dhe të nderuar nga shoku i mirë, më shumë se vëlla), ah Albert thosha edhe unë me vete, qindra kilometra larg, sa bukur e ke menduar bravo…1000herë, bravo.

Mbas një jave Alberti u kthye midis nesh. Ishte shumë i gëzuar. Ne e pritëm 

kolektivisht si brigadë me përshëndetje entuziaste.

Kur morri rrogën Alberti u habit, që ajo ishte njësoj sikur të kishte punuar. Erdhi menjëherë tek unë dhe me tha që i kisha llogaritur gabim lekët, janë shumë. Për ketë erdhe, i them unë. Po për këtë pse gabim i vogël të duket? Dëgjo, i them, për ty ka punuar e gjithë brigada. Dhe të gjithë e dimë që ti do ta kompensosh punën për kohën e humbur. Mezi e binda dhe iku në punë. U kthye dhe mu hodh për qafe: të faleminderit shoku im i rrallë! Unë, i thashë: Atë që ke bërë ti për shokun, nuk ka çmim vlerësimi dhe nuk e bëj dot as unë, po ik, fillo punën, se për të tjerat mendojmë ne dhe shoqëria vlonjate.

Në darkë, pas pune, mu afrua te veshi Alberti dhe më tha:

-Memisha, urdhëro 3000 lekët. Unë mbarova punë dhe nuk më duhen më.
-Po më bën për të qeshur, Albert dhe po me ofendon, i thashë, si me shaka, po pse unë pa peshqesh do ta lija vëllain tim, për dasmën e motrës? Ai ngeli i befasuar, më qafoj dhe iku kokë ulur, i kënaqur dhe i menduar.

Të nesërmen, që ishte ditë e diel dhe e kishim pushim, unë me disa shokë të brigadës, morëm teknikun dhe inxhinierin dhe kaluam një darkë shumë të këndshme dhe po thuajse të gjitha shëndetet u ngritën për Albertin.

Mbas ca kohe, mua dhe disa shokë “që nuk patëm biografi të mirë” na pushuan nga puna. Sigurimi i Shtetit Komunist, gjithnjë vigjilent, nuk na kishte harruar… U ktheva në Vlorë…

Në vitin 1990, unë emigrova në Amerikë bashkë me vëllezërit. Mbas një viti u ktheva në Shqipëri. Dikush, këtu në Çikago më kishte dhënë një porosi për një familje në Shkodër. Tek pija kafe me ca shokë pyes: si mund të veja në Shkodër, për të shpurë një amanet. Një nga shokët më pyeti: kur do të ikësh? Kur të gjej mundësinë, përgjigjem unë. Mirë, më tha shoku, nesër në orën 5 të mëngjesit do vijë djali im, të të marri në shtëpi.Të nesërmen erdhi te hoteli ku rrija unë një furgon i bukur. U nisëm. Shoferi ishte një djalë i ri, shumë i këndshëm dhe me humor. Po kënaqesha rrugës, se pash që kishin filluar të ndërtoheshin gjëra të reja dhe të bukura. Qëndruam në tre, katër vende, pimë kafe, hëngrëm paçe, pra gjithçka po shkonte mirë. Veç ishte një problem: djali, ikte shumë shpejt. Unë i fola nja dy herë por ai harronte shpejt . Kur kishim nja 10 ose 15 kilometër për të mëritur në Shkodër na del para kontrolli rrugor. Nxori tabelën stop dhe ne qëndruam. Kontrollori, një burrë me trup të mbushur e të rregullt, veshur me rroba meshini e kaskë, që i rrinin shumë bukur, sa u afrua, i tha shoferit pse kaq shpejt, ku do shkosh. Në Shkodër i tha shoferi. Po mund të ikje më ngadalë, më vjen keq, nuk të fal. Nxori bllokun dhe vajti te motori të vinte gjobën. Mirë për vete, po për këtë zotërinë, nuk te vjen keq tha , dhe hoqi kaskën dhe e vuri mbi motor. Unë, që po e ndiqja me kureshtje këtë bashkëbisedim, u habita në çast dhe pyeta veten ku e kam parë këtë babëlok? Oh Zot ndihmomë! Kur e pash me vëmendje e njoha, tepër i befasuar: Ishte Alberti! Çdo gjë mund të besoja, po kur se mendoja saldatorin Albert, shokun tim të dashur, polic? Kur ishim në shkollë, shkodranet thoshin rëndomë: “Të tana i bajmë, veç policit”. Tani, si mos të çuditem kur e shoh shokun tim polic!

I them shoferit: Pyete policin në se ka pasur dikur ndonjë shok nga Vlora dhe mos ki frik, se është njeriu im.

Alberti, vazhdonte i qetë normalisht detyrën: I mori patentën shoferit dhe nisi të plotësoj bllokun. Në këtë kohe shoferi e pyet: Mos ke pas ndonjë shok nga Vlora? Ai i përgjigjet: Dale ta mbush bllokun, pastaj të them unë.

Mu desh të ndërhyja urgjentisht:

-Albert, s’ka nevojë ta mbushesh, po më prit të të qafoj, se më ka marrë shumë 

malli dhe hapa derën e makinës e dola jashtë.

Kur më pa, fërkoj një herë sytë dhe mu turr, më kapi për qafe dhe u desh kohë të ndaheshim.
I dha patentën shoferit, që kishte mbetur si i hutuar dhe i tha: pasagjerin po ta mbaj unë, nxirr çfarë ka ai! Një pako të vogël ka, tha shoferi. Ma jep mua, e mori pakon në dore dhe i tha shoferit: ik, me kujdes, të lutem!

U qafuam sërish me Albertin. Kaluam nëpër disa kafe. Të gjithë donin ta qerasnin, po ai nuk pranonte. Nga darka mëritëm në shtëpinë e Albertit. Alberti kishte tre fëmijë po si yje, dy djem dhe një vajzë dhe nënën. Babai kishte ndërruar jetë para disa kohesh. Alberti foli dhe disa kushërinjë dhe kaluam një mbrëmje që e kam gjithnjë në mendje.

Të nesërmen Alberti shkoj në komandë dhe u kthye me një makinë të vogël policie dhe më tha mua e kemi në dispozicion. Puna e parë të çojmë pakon te ajo familje, pastaj jemi të lirë. Hëngrëm mëngjes dhe pasi u takova me të gjithë njerëzit e shtëpisë, hipëm në makinë dhe dolëm në rrugë. E çuam pakon. Në fillim ata u shqetësuan se panë makinën e policisë, por shpejt i sqaruam. Na u lutën, po ne, nuk mund të rrinim.

Tani, tha Albert, drejtë dhe në Vlorë! Rruga ishte pak e gjatë, po ne as e ndiem fare. Kishim plot kujtime: Shkolla në Ulzë dhe në fund Metalurgjia. Si u ndamë, pa u takuar me njëri tjetrin. Kur u largove ti, me tha Alberti, atëherë ata e panë se sa vleje! Kur ishe ti, me tha Alberti, brigada jonë ishte më e mira në brigadat e montimit të vendit. Të gjithë të mbanin në gojë po kuptohej në pëshpëritje e gati në heshtje!
Në drekë mëritëm në Vlorë. Unë, si zot vendi, dola sërish në komandë: Mos qëndro, ik dhe ca drejtë, do vemi në Llogora! Arritëm në Llogoranë Magjike. Ajo bukuri e rrallë dhe me ato ushqime tradicionale, e zbukuruan më shumë dhe e lezetuan momentin. Alberti nuk kishte qenë ndonjë herë në këtë perlë shqiptare. Po këtu qenka Parajsa, u shpreh i gëzuar. Pasi degustuam mishin në hell dhe arapashin me zorrë qengji e me gjalpë, hipëm në makinë, për t’u kthyer dhe mëritëm, të kënaqur si rrallë herë, në Vlorë.

Para se të ndaheshim i them mikut tim të mirë: Albert Deda! Gjithë jeta juaj në marrëdhënie me mua, sidomos gjesti që ti bëre për strehimin e prindërve të shokut në një rast oportun, tregon për një fisnikëri superiore. Ti tregove edhe se ne, montatorët në veçanti, nuk jemi bredharakë të zakonshëm, po veç asaj që jemi ndërtues, dimë të mbrojmë e të nderojmë shoqërinë dhe familjen. Unë jam krenar për ty, Albert, i thashë.Në mbyllje dua të them se unë, kujtoj me respekt Albertin, që dhe në rastin kur u ndamë, më tha: Edhe unë, për ty, Memo, ndihem krenar, se dite me pjekuri e guxim, në ato kohë me tallaze, të çaje me sukses dallgët dhe të mbeteshe, simbol i labit të mirë, në kolektivin tonë të përbashkët mbarëkombëtar, në Ndërmarrjen e Ndërtim Montimit Tiranë, ku punuam gjatë.
…Alberti u largua nga policia, si detyrë të pa përballueshme dhe të pa përshtatshme për të, doli në pension, ku dhe punoi ca kohë si shofer, në një kompani të huaj…

ÇIKAGO, më 15 SHKURT 2020

Filed Under: LETERSI Tagged With: Alberti, Memisha gjonzeneli

TË VËRTETAT E PAPËLQYERA TË BE NË ERËN E RE TRUMP

February 21, 2020 by dgreca

Ndonjëherë disa lloj episodesh të vogla janë si një shqyerje  në rrjetën që zbulon se në çfarë gjëndjeje ndodhet sot Evropa dhe, brënda saj, Italia. Kush ndalet të vështrojë nëpërmjet asaj të çare do të shihte një fushë të gjërë dhe një skuadër – e jona – që ngulmon të luajë voliboll, ndërsa tashmë të tjerat, të pjesës tjetër të botës, po na përballojnë në një ndeshje madhështore regbije. Rrethanat janë të tilla që mediat ndërkombëtare i regjistrojnë në mënyrë të shpejtë, të palidhura ndërmjet tyre. Në Washington sapo u pushua nga puna një burrë që kishte qënë përcaktues në qëndresën financiare t’Evropës, edhe se shumë  njerëz nuk i a kanë dëgjuar kurrë emrin. Në të njëjtat ditë spanjoli Josef Borrel, nënkryetar i Komisionit, u shtrëngua të kërkojë ndjesë pse kishte thënë një të vërtetë të pahijshme mbi ndryshimin e klimës. Burri i pushuar në Washington  quhet David Lipton, ka një doktoratë ekonomie të Harvardit, ka punuar në administratat e Bil Clinton-it dhe Barak Obamës e, prej nëntë vitesh, ishte numuri dy i Fondit monetar ndërkombëtar. Në fakt për periudha të gjata ka mbarështuar gjithë organizatën.

            Lipton-i është vetë mishërimi i uashingtonasit ndërkombëtarist, i bindur që roli i saj në botë e detyron Amerikën të mbështesë miq dhe aleatë mbi bazën e vlerave, rregullave dhe institucioneve të përbashkëta. Në përfytyresën e tij Amerika është “qyteti që ndriçon përmbi kodër” – në citimin ungjillor të përsëritur nga John Fitzerald Kennedy, Ronald Reagan e Obama – frymëzim për pjesën tjetër të botës. Javën që shkoi Liptoni u përzu nga drejtoresha e përgjithëshme e Fondit, bullgarja Kristalina Georgieva. Arsyeja e pashpjeguar kurrë është se Shtëpia e Bardhë e Donald Trump-it ka ushtruar shumë trysni: “Është e vështirë të besohet se çfarëdo lloj organizimi i dobishëm për FMN, do të kërkonte daljen e David Lipton-it – ka komentuar ish kryetari ekonomist i Fondit, Olivier Blanchard – . Ikja e tij është një goditje e rëndë për institucionin”.

                Nga ana tjetër ky ishte objektivi: ai funksionar ishte caktuar nga një Vend, presidenti i të cilit nuk ka më asnjë interes për “qytetin që ndriçon përmbi kodër”. E ndërpreton leverdinë e vet në mënyrë tjetër. Për Trump-in Amerika  nuk është më as një model dhe as një garant për Evropën, dhe Evropa është një bashkësi fuqish të vogla që kanë si synim të nxjerrin përfitime në mënyrë të pandershme nga Amerika. Kjo e fundit është viktima – jo drejtuesja – e rendit ndërkombëtar që ajo vetë kishte krijuar dhjetëvjeçarë më parë. Heqja nga puna e Lipton-it është vetëm një tullë më shumë që Trump-i thërmon në sistemin e shumanshëm. Natyrisht, jo i pari: ka katandisur në paralizë Organizatën botërore të tregtisë, ka shpërthyer luftëra ekonomike të dyanëshme, ka nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshjet e Parisit mbi klimën. Tani synon të tkurrë edhe rolin e FMN në rast të krizave të reja.

            Edhe shemëria trumpiane kundrejt Kinës së Xi  Jinping-ut e përjashton në fakt Evropën, sepse nuk bazohet mbi vlerat apo ideologjitë – bota e lirë kundër mbifuqisë autoritare – por është një përballim i thjeshtë pushtetesh mes dy udhëheqësve njëlloj kombëtaristë. Nga ana tjetër ky rend gjërash nuk do të ndryshojë rrënjësisht edhe nëse Trump-i në nëndor nuk do të rizgjidhet: deri edhe kandidati demokrat më i lidhur me botën e djeshme, ish nënpresidenti Joe Biden, bën me dije se nuk do t’i rikthejë taksat e njëanshme kundër Pekinit në ata nivele të ulta të kohës kur në Shtëpinë e Bardhë ishin Obama dhe ai vetë.

            Kjo nuk është më “bota e sheshtë” e librit të Thomas Friedman të 2005. Ndërpreja relative e tanishme e taksave nga ana e Shtëpisë së Bardhë po i jep pak frymëmarrje Evropës, asgjë më shumë: kjo mbetet një botë mbas liberale, plot pengesa të reja shkëmbimeve dhe logjikash të lashta fuqish. Nuk është më as koha e klintonianes “it’s the economy, stupid”, sepse për politikën nuk vlen më vetëm rritja, përkundrazi. Ndërmjet votuesve të Brexit shpallja e vetvetsisë  vjen më parë se leverdia materiale, e deri dhe Amerika ushtron kundër aleatëve fuqinë e vet tregtare – hyrjen tek dollari, ose tek tregu – si leva për t’i përthyer politikisht. Kush bën tregëti me Iranin është jashtë Wall Street-it. Kush blen rrjeta telekomunikacionesh nga kinezët rrezikon taksa kundër makinave.

            Në pamje të parë kjo botë nuk është m’e mirë se ajo e djeshmja, por sot është ajo në të cilën banojmë e në të Evropa duket si një e mbijetuar. Arkitektura e saj ishte vizatuar në mënyrë të tillë për t’a bërë të kishte mirëqënien në një sistem të globalizuar të mbajtur nga organet e shumanëshme, ku normat e ekonomisë vlenin për të gjithë e mbeteshin të ndara nga lufta mes fuqive në sajë të miratimit të elitave ndërkombëtare. Mund të kemi mall për atë botë, ose jo, por ajo nuk është më. E megjithatë Evropa ishte ndërtuar për të jetuar brënda saj. 

            Nuk ka sintomë më mizore se sa e ashtuquajtura “gafë” e Borrellit. Pak ditë më parë përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtëme të Brukselit, duke kujtuar caqet e ungjillizimit mjedisor t’Evropës në botë, tha : “ Do të më pëlqente të dinja nëse të rinjtë, që manifestojnë nëpër rrugët e Berlinit, duke kërkuar masa kundër ndryshimit klimaterik, a  janë të vetëdijshëm për kostot. Nëse kuptojnë se duhet të pakësojnë nivelin e tyre të jetesës për të shpërblyer minatorët polakë  të qymyrit që mbeten pa punë.”Borrell ka lënë të kuptohet se Evropa ka për të përballuar zgjedhje të vështira, nëse don të marrë rolin drejtues në botën që kërkon sot. Ka thënë se politika dhe fuqia nuk arrihen kurrë falas. Hapu o qiell: Komisioni evropian  zyrtarisht u shkëput dhe spanjoli u detyrua të kërkojë ndjesë se kishte folur për atë që quhet “sindroma Greta”; kishte guxuar të thotë një të vërtetë të papëlqyer në një Evropë të mësuar të jetojë e mbrojtur. Por një sistem që nuk duron të vërtetën është një sistem politik i dobët. Evropa sot nuk mund t’i a lejojë vetes.

*“Corriere della Sera”, 16 shkurt 2020   E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Politike Tagged With: Eugjen Merlika- Federico Fubini- Corriere della Sera, Trump

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT