• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2020

LIBRI “FËMIJËT MARTIRË TË KOSOVËS 1981-1999” NJË KUMBIM QË NUK NDALON

February 20, 2020 by dgreca

                                Promovim veprash në Toronto e Hamilton të Kanadasë/

Nga Saimir LOLJA/

Në Toronto të Kanadasë, në datën 16 Shkurt 2020, në sallën e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze (ShBShK), u bë i njohur libri “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. Libri është në Shqip dhe në Anglisht.   Në këtë manifestim kulturor u promovua edhe filmi dokumentar i metrazhit të shkurtër “Kush i vret Fëmijët?!!”, i autorit Nusret PLLANA. Njohja me librin u përputh me 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se vetëm në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.

Nderi i takimit ishte vetë autori Nusret Pllana. Veç anëtarëve të ShBShK dhe Sallës të mbushur plot me dashamirë të librit, të pranishëm ishin edhe dy ish-Kryetarë të saj Engjëll Cane dhe Saimir Lolja, autori letrar Kristaq Turtulli, Ilir Lena i emisionit Shqip në Kanada TV Pasqyra Shqiptare, bashkluftëtari i z.Pllana, luftëtari i lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Bedri Toqani, etj.  

Kryetari i ShBShK Bujar Zejnullahu përgëzoi Anëtarin e Nderit të ShBShK Nusret Pllana për punën e pareshtur në shërbim të çështjes kombëtare. Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999. Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gurë masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 20 viteve.

Autori Nusret Pllana falënderoi të pranishmit dhe përcolli edhe fjalën përshëndetëse të bashkëautores së librit Hanëmshahe Ilazi. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës se Kosovës Donat Syla foli për vlerën e librit të profesorit Nusret Pllana. Meqenëse libri është, ashtu si nevojitet, edhe në anglisht, vlera e tij përkujtimore i shërben si shqiptarëve ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të saja, studiuesve, botuesve e gazetarëve shqiptarë dhe joshqiptarë. 

Profesori Nusret Pllana, midis të tjerave, shpjegoi se sa të rëndë e kishin patur ata si autorë me mbledhur nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. Ndërkohë që janë edhe qindra fëmijë të tjerë që janë të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.

            Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të parë se krimet genocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve janë të pandërprera. Prandaj do mjaftonte ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrejnë akuzë juridike ndërkombëtare kundër Serbisë gjenocidale.

            Ashtu siç e theksoi edhe Nusret Pllana, heshtja e tyre vetëm se tregon paaftësinë shtetërore, frikën, vogëlsinë shpirtërore e tradhtinë kombëtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë. Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osman i papërgjegjshëm. Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombëtare. Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Saimir Lolja- Pllana- Femijet martire te Kosoves

DNC Celebrates Kosovo’s Independence

February 20, 2020 by dgreca

Washington, DC. Tom Perez, Chair, Democratic National Committee, issued the following statement on the anniversary of Kosovo’s independence.

Today, we join people worldwide, especially Albanian Americans in the United States, in celebrating Kosovo’s independence.

We are proud of America’s role in supporting peace, prosperity, and democracy in the Balkans throughout the last century. The United States, under the leadership of President Woodrow Wilson, played a critical role in helping to preserve the sovereignty and territorial integrity of Albania. In 1999, the U.S. successfully led a NATO mission to end ethnic cleansing in Kosovo. Once the war ended, we supported the creation of an independent, multi-ethnic, democratic Kosovo. We celebrate that independence today. As President Barack Obama once said, Kosovars are a people of “optimism, energy and determination.” They are committed to continuing their growth as Europe’s youngest democracy. We pledge our unyielding support for their efforts.

We also recognize Americans of Albanian heritage who celebrate Kosovo’s independence and worked hard to make that dream a reality. Albanian immigrants, like many before them, have embraced the United States and have made considerable contributions to communities throughout the country. From union workers in New York to small business owners in Michigan to inspiring national performing artists, Albanian Americans add to the mosaic that is the United States.

We look forward to the continued strong relationship of the United States and Kosovo. 

February 17, 2020

Filed Under: Kronike Tagged With: Chair, Democratic National Committee, kosova, Tom Perez

KUR NEXHMIJA PËRLOTI SALLËN E KONCERTEVE NË TIRANË

February 20, 2020 by dgreca

Nexhmije Pagarusha, hyjnesha e skenës/


Shkruan: IDRIZ ZEQIRAJ/
     Viti 1970. Në kuadrin e shkëmbimeve kulturore, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Seksioni i Kulturës pranë Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, kishte ftuar Nexhmije Pagarushën dhe Zef Tupecin, për vizitë në Shqipëri. Me këtë rast, mysafirët e nderuar u bënë pjesë e një shfaqje të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë.
     Në hyrje të Pallatit të Kulturës, ishte vënë një pllakatë, ku njoftohej se Ansambli Shtetëror jep shfaqje, me pjesëmarrjen e kosovarëve Nexhmije Pagarusha dhe Zef Tupeci. Interesimi, kurreshtja ishte e shtuar, sepse në atë skenë kishin pëerformuar rusë, kinezë, aziatikër të tjerë, evropianë të kuq, por jo edhe shqiptarë nga Kosova!
     Natyrisht, më të interesuarit për këtë shfaqje ishin ikanakët e Kosovës, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kur themi të Kosovës, përfshihen të gjitha trojet shqiptare, të mbetura jashtë Shqipërisë londineze. Andaj, edhe sigurimi i biletave u vështirësuar. Megjithatë, disa nga ne, ikanakët e vonshëm, kryesisht, studentë, arritëm t`i siguronim biletat.
     Shfaqjet e Ansamblit shtetëror, gjithëherë shoqëroheshin me një solemnitet të veçantë, ku të pranishëm ishin edhe ndokush nga byroistët e partisë-shtet. Edhe asaj mbremje ashtu ndodhi. Përgaditja profesionbale, këndim e vallëzim, ishte harmonizuar mjeshtërisht. Krejt në fund të programit, moderatorja prezanton  praninë e dy artistëve kosovarë dhe i ftonë në skenë. 
     Dalja në skenë e Nexhmije Pagarushës ishte hyjnore. Atëbotë, 37 vjeçare, gjithë sharm e bukuri, rrezatonte mirësi e fisnikëri të pafundme. Përformimi skenik, inteligjenca, ngrohtësia interpretuese, finesa e papërsëritshme, të harmonizuara me hijeshinë e pashoqe, maxhepsën publikun e shkolluar  dhe buzëhollë, me sqimë të Tiranës. Përshëndetja, sa përulëse, aq edhe krenare, falenderuese për duartrokitjet e stërzgjatura të artdashësve metropolian, të Nexhmijës, jo vetëm për nga ndjesia, por edhe nga shkëlqimi i skajshëm, ishte risi në këtë skenë artistike. Në fjalët që i dilnin nga mendja dhe zemra – njëherësh, përçoi mesazhin e mallit dhe të dashurisë së shqiptarëve të Kosovës, për Shqipërinë nënë. Publiku, i prekur në ndjesinë vëllazërore, shpërtheu në duartrokitje. Nexhmija përloti Sallën e Koncerteve në Tiranë.
     Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, këndoi tri këngë, nën shoqërimin me def nga Zef Tupeci. Nga salla u përsëritën, si në kor, “Baresha, Baresha!” Por, përgjigjia ishte vetëm buzëqeshja e ëmbël, plot keqardhje, e Nexhmijes. Jashtë sallës u tha se mungonte orkestrimi shoqërues muzikor. Por, më shumë u përfol, në surdinë, se “ishte jashtë standardit ideologjik komunist”, për kohën, hapësirën, vendin, Shqipërinë tonë supër-staliniste!
     Dëshira e ikanakëve shqiptarë të Kosovës, të ardhur në Shqipërinë e vjetër dhe të re, për t`u takuar e përshëndetur me binomin artistik, Nexhmijen dhe Zefin, mbetën pengu  i tyre. Viti 70-të, ishte shumë herët, një komunikim mes shqiptarëve, në të dy anë e kufirit. Shoqërimi i rreptë nga salla në Hotel “Dajti”, me hyrje të ndaluar për të pa autorizuarit, pamundësonte komunikimin. Kjo vlente edhe për Profesor Eqrem Qabejn dhe shkrimtarin Jakov Xoxa, kur prisnin në Lulishtën “Rinia”, përballë “Dajtit”, për t`i takuar absolventët e Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Rugovën dhe Rexhep Ismajlin, në vizitën e tyre të parë në Shqipëri, më 1971. Madje, edhe për këtë lloj takimi, kërkohej leje përkatëse.
     Ritakimi i Nexhmije Pagarushës me këngëtarën Fitnete Rexha, ishte emocional. Familja Pagarusha, në vitet `40-a, kishin qenë fqinj me banim në Tiranë. Dhe, ishin pritur e trajtuar me përzemërsi nga Familja Rexha. Babë Rexha, siç e thërrisnin tiranasit dhe më gjerë, ishte njeri i zëshëm. Ai u vra më 1946.
     Me rastin e tërmetit në Durrës e Thumanë, u fol shumë për mikpritjen e shqiptarëve të Kosovës, madje, “me epërsi, krahasuar me shqiptarët e Shqipërisë londineze!?” Në tej 70 viteve jetë, më shumë të jetuara në Shqipëri, se sa në Kosovë, mendoj se është e kundërta. Mikpritja e Shqipërisë së vjetër, me gjithë varfërinë e skajshme, dikur, është proverbiale. Shqiptarët atje janë shumë më afër Kanunit, traditës shqiptare. Gajreti i shqiptarëve londinezë, tejkalon atë të shqiptarëve të Kosovës. Dhe, kjo është provuar që nga pritjet e refugjatëve masivë të shqiptarëve të Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare, pas Lidhjes të Prizrenit si dhe përgjatë dekadave të mëvonshme, me shpërnguljet dhunëshme, nga trojet e tyre lindake.

      Ligësia irrituese e shpifësve


     Në ditën e varrimit, në ditën e zisë kombëtare, kur arkmorti, me trupin e pajetë të Nexhmije Pagarushës, bartej bulevardit të Prishtinës, gazetari Reshat Sahitaj, nga Brukseli, villte vrerë për simbolin e dashurisë së popullit, kur shqiptarët e kudondodhur, me lot e dhimbje, po i jipnin lamtumirën e fundit! Përçudshëm, si e pikasi, pikërisht, këtë ditë, për lansimin e një shpifje të madhe, kundër Nexhmijës!? 
     Gazetar Reshati na kujton ndoca biçim “inelektualë” në vitet `60-a, të cilët në vend të mburrjes me zërin, këngën, artin e Nexhmije Pagarushës, e përcillnin me shpifje e denigrim, vese këto të provincialëve profanë. Në mes tjerash, llapaqenët llomotisnin se Nexhmija vizitat mjekësore i bën ke doktori gjinekolog serb. Për hir të vërtetës, mjekësia, qoftë edhe ajo e bërë nga doktorët serbë, ka qenë shumë korrekte. Shkrimtari Gorki shkruan: “Mos mohoni gjithëçka tek tjetri, sepse rrezikohesh të të mos të besojë askush për asgjë”.
     Ndoshta, si rrethanë lehtësuese për gazetarin Sahitaj, mund të shërbejë çekuilibrimi i tij, edhe në dy raste paraprake:
     1) Për ta arritur, pa meritueshëm, ndihmën sociale belge, bëri veprime spektakulare publike jo normale, njëjtë sikur ndoca “politikanë” të Kosovës dhe të Maqedonisë, në Zvicër dhe gjetkë në Evropë, më vonë “komandantë të UÇK-së!!”
     2)  “Vehbiu donte ta helmonte Beogradin e Kralevën”, duke helmuar ujin e pijshëm, shkruante, dikur, Reshat gazetari. Por, helmimi masiv është hiç më pak se terrorizëm. Rrjedhimisht, ai e justifikon vrasjen e Vehbi Ibrahimit nga Serbia, sot dëshmor i Kosovës.
     Zot, na ruaj nga shpifësit e çekuilibruar! 

Filed Under: Analiza, ESSE Tagged With: Idriz Zeqiri, nexhmije Pagarusha

TERMETI, NDIHMAT E DIASPORES DHE TRANSPARENCA INFORMATIVE

February 20, 2020 by dgreca

Duhet të dihet për fondin e ndihmave të diasporës  për ndërtimin e Durrësit/

NGA SKENDER KARAÇICA-Çikago/

Diaspora shqiptare në Amerikë nëpër vite ka ndihmuar kombin e vet shqiptar edhe me ndihma matriale për të përballuar varfërinë dhe orën e rëndë vrastare të Serbisë fashiste në Kosovë(1990-1999).

Termeti shkatrrimtar e tronditi Durrësin qytetin e lashtë dhe të qytetërimit evropianë,që shembi për toke tërë historinë e këtij qyteti dhe sinonim i historisë së kombit dhe Shqipërisë etnike.

Ndihmat ishin të mënjehershme nga të gjitha  trevat  tona etnike  dhe diaspora shqiptare nëpër botë nga Evropa dhe Amerika.

Në orët e para pas termetit,në sheshet nën gërmadha të Durrrësit  historik,dolën të parët disa shoqata dhe individë herë me (ndonjë)adresë e herë jo,që,përmes thirrjes kërkonin ndihmë për ndërtimin e këtij qyteti.

Në të gjtha ekranet e TV-së shqiptare dhe të mjeteve të shkruara,i pari ndër të parët,hoxhë Elvis Naçe,i cili me autoritetin që ka krijuar këtyre viteve,ishte më i zëshmi në këtë fushatë të ditëve të para për Durrësin historik të kombit tonë.

Çfarë u bë tutje,pakkush e di,besoj se as qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka ndonjë informacion(zyrtar)sesa mjete janë akorduar në (fondin Elvis Naçe)?Thuhet se janë akorduar më se 10 milionë euro në xhiro-llogorinë e tij,por asnjëherë deri tash nuk janë bërë ,,zyrtare,,se sa mjete ka fondi i hoxhë Elvis Naçe?

Diaspora shqiptare nëpër botë dhe nga Evropa dhe Amerika,kërkon që fondi i hoxhë Elvis Naçe të bëhet zyrtar dhe mjetet matriale (euro dhe dollar)të dorëzohen në xhiro-llogorinë e Komisionit shtetëror të qeverisë  në Tiranë(me kryetar  të këtij komisioni)Abrben Ahmetaj,nëse nuk ka ndërruar adresën në Durrës ose në Tiranë?

Fondi i ndihmave matriale të diasporës dhe të kombit shqiptar nga të gjitha trevat etnike në Ballkan të bëhen zyrtare dhe kërkojmë transporencë zyrtare të qeverisë në Tiranë për centët e fundit për ndërtimin e Durrësit!

Çikago,19 shkurt 2020

Filed Under: Analiza Tagged With: diaspora

ATE ANTON HARAPI:MOS HARRONI SE JAM SHQIPTAR!

February 20, 2020 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

MOS  HARRONI  JU  SE:JAM  SHQIPTAR !-AT ANTON HARAPI OFM (1888 – 1946)/

Françeskani  At Anton Harapi OFM, asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888, dhe asht pushkatue në Tiranë, pranë lumit Lana me 20 Shkurt 1946. /

1943: At Anton Harapi u propozue nga Lef Nosi per me shkue në Rregjencë Shqiptare. 

AT A.HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE “ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!”

A ka ngja kjo në ndonjë vend tjeter në Botë ?!.. A e mbajti fjalen At Antoni ?!

Me 4 shkurt 1944 hyni tek Xhafer Deva, dhe i tha: “Mosni bre kështu, o Xhafer, edhe komunistët janë vllaznit tonë, po a bahet kështu?!” …Dhe prani pushka… “Vllaznit” nuk e harruen! Porsa e pushkatuen, E. Hoxha njoftoi Titon: “E vrame Patër Antonin!”

Pak thanje të At Anton HARAPIT, në ditët e fundit të jetës së Tij para gjyqit komunist në muejn shkurt 1946, kur po gjykohej nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë me kryetar major Hirakli Bozo, antarë Tonin Jakova (major) dhe Gjon Banushi, sekretar Thoma Rino. Dosja 1068…

“Mos harroni ju se, unë jam Shqiptar!..”

“Pra, për të rrojtë vllaznisht nuk asht nevoja të hjekim besimin, por kusht i parë asht të hjekim fanatizmin në besim.”

“SHQIPNIJA U FITUE ME GJAK; ME GJAK, EDHE PO MBAHET E ROBNUEME. DO TË VIJ DITA E, ME PAQË E DREJTËSI DO TË FITOHET !”

Drejtë bregut të lumit Lana… Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë… “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat… Njëni prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha:
Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:
“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”…
Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”

         20 Shkort 2020.

Filed Under: Politike Tagged With: Fritz radovani, Kujtese, Pater Harapi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT