• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2020

U MBLODH KËSHILLI I VATRËS PËR KONSTITUTIMIN E STRUKTURAVE TË PAS KUVENDIT

February 16, 2020 by dgreca

Të shtunën, 15 Shkurt 2020, u mblodh Këshilli dhe Kryesia e Vatrës për të konstituar strukturat e reja të ngritura pas Kuvendit të 19 Janarit, zhvilluar në Michigan.Mbledhja u drejtua nga kryetari Elmi Berisha i cili u ka uruar mirëseardhjen, duke falenderuar së pari të ardhurit nga shtete të tjera të largëta, jashtë Nju Jork-ut, si nga Michigani, Hartford-CT, Washingtoni, New Jersey etj.

          Kryetari Berisha tha se kryesia e re që i praqitet sot Këshillit, do të bëj më të mirën dhe do të jetë qeverisja e pafjalë, por e punëve në dobi të Vatrës. Po ashtu z. Berisha kërkoi më shumë kujdes në marrdhëniet mes njeri-tjetrit, të mos merremi me fjalë boshe, por të bëjmë punë dhe të respektojmë njeri-tjetrin.Ai kërkoi më shumë etikë në komunikimin mes vatranëve.

             Nënkryetari Ervin Dine ka paraqitur një diskutim vlerësues për periudhën e pas Kuvendit. Së pari,tha ai- më lejoni t’Ju falenderoj të gjithëve si anëtarë të Vatrës, që ma besuat detyrën e një prej Nënkryetarëve të kësaj federate historike, e cila i ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim gjithë zhvillimet e shtetit shqiptar dhe të krejt shqiptarëve, prej formimit të tij e deri në ditët e sotme. Prandaj edhe zgjedhjen time e konsideroj më tepër një përgjegjësi, të cilën do të përpiqem ta justifikoj me gjithë energjitë e mia. Më pas ai ka falenderuar kryetarin Berisha për zgjedhjen e tij në krye të Vatrës dhe shprehu shpresën se  angazhimi i tij do të jetë një kapitulli të ri në jetën dhe aktivitetet e kësaj federate. Po ashtu, Dine falenderoi ish kryetarin Mishto për të gjitha përpjekjet e tij për të sjellë një model të ri komunikimi, si në trajtimin e problemeve edhe në afrimin e figurave të reja, një prej të cilëve jam edhe unë, tha ai. Një vlerësim të vecantë bëri ai për vatranin e njohur, zgjedhur President Nderi i Vatrës, zoti Agim Rexhaj, i cili ndihmoi në mbarvajtjen e Kuvendit duke u hapur rrugë afrimit të njerëzve aktivë në drejtimin e saj. Mendoj, tha Dine se  Vatra duhet ta ketë qëllim të saj t’i afrojë të rinjtë dhe idetë e reja. Ajo duhet ta ketë prioritetet të saj gratë, intelektualët e figurat e suksesshme në këtë vend të mundësive për të gjithë.

Dine vlerësoi takimin e kryetarit Elmi Berisha në Departamentin ASH, dhe duhet të luftojë bashkarisht që të rrisim si cilësinë edhe sasinë e këtyre takimeve, duke luftuar që ta rrisim sferën e ndikimit në institucionet amerikane.

Merita B.McCormack , anetare e Kryesise se Vatres.
Mondi Rakaj, kryetar i deges se Vatres ne Michigan dhe anetar i Kryesise.

           Nënkryetari Alfons Grishaj në diskutimin e tij u përqëndrua në punët e mëdha që e presin Kryesinë e re dhe Këshillin Drejtues për të realizuar ato cfarë u premtuan në Kuvendin e Michiganit. Grishaj kërkoi punë dhe jo fjalë. Le ta konsiderojmë veten, qeveri e cështjes kombëtare, tha nënkryetari Grishaj.Të paksojmë fjalët boshe dhe debatet shterpë, të nderojmë e respektojmë njeri-tjetrin.

Presidenti i nderit i Vatrës, z. Agim Rexhaj, kërkoi marrdhënie të sinqerta mes njeri-tjetrit, respekt e vlerësim për punën e secilit. Ne , tha ai  duhet t’i tregojmë komunitetit vlerat tona vatrane dhe t’i shërbejmë cështjes kombëtare. Le t’mos u përgjigjegjemi atyre që sulmojnë Vatrën, por të bëjmë më shumë punë për të forcuar vatrën. Në fund ai uroi 111 vjetorin e gazetës Dielli.(Të plotë kronikën do ta lexoni në gazetën Dielli në print)

Agustin Mirakaj paraqet platformen e re te websitin e Vatres.
Zef Balaj, nder vatarnet me te vjeter, duke diskutuar.
Kujtim Porja, anetar i keshillit duke diskutuar.
Profesor Elami Tahiri , kryetar i deges se Vatres ne Hartford-CT

Lek Perlleshi, anetar i Keshillit te Vatres.

Filed Under: Featured Tagged With: Keshilli i Vatres-Elmi berisha

Vatra duhet të afrojë njerëz me mendësi të hapura duke mbetur një federatë aktive apartiake

February 16, 2020 by dgreca

Nga ERVIN DINE/*

Së pari, më lejoni t’Ju falenderoj të gjithëve si anëtarë të Vatrës, që ma besuat detyrën e një prej Nënkryetarëve të kësaj federate historike, e cila i ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim gjithë zhvillimet e shtetit shqiptar dhe të krejt shqiptarëve, prej formimit të tij e deri në ditët e sotme. Prandaj edhe zgjedhjen time e konsideroj më tepër një përgjegjësi, të cilën do të përpiqem ta justifikoj me gjithë energjitë e mia.

Gjej rast ta uroj Kryetarin e ri të z. Berisha, për zgjedhjen e tij në krye të Vatrës dhe të besoj që angazhimi i tij të jetë një kapitulli të ri në jetën dhe aktivitetet e kësaj federate. Sigurisht do të falenderoj edhe kryetarin paraardhës, z. Mishto, për të gjitha përpjekjet e tij për të sjellë një model të ri komunikimi, si në trajtimin e problemeve edhe në afrimin e figurave të reja, një prej të cilëve jam edhe unë. Meriton të vlerësohet e të respektohet edhe vatrani i njohur, i zgjedhur President Nderi i Vatrës, zoti Rexhaj, i cili ndihmoi në mbarvajtjen e Kuvendit duke u hapur rrugë afrimit të njerëzve më aktivë në drejtimin e saj.

Prej vitesh e kam ndjekur nga afër, e më pas jam angazhuar seriozisht në aktivitetet e Vatrës. Sot mendoj se të gjithë duhet të udhëhiqemi nga figurat më me emër të saj si: Noli, Konica, Tromara, Pipa e plot të tjerë, dhe të japim më të mirën tonë, si në mbarëvajtjen e saj edhe në rritjen e nivelit të përfaqësimit.

Mendoj se Vatra duhet ta ketë qëllim të saj t’i afrojë të rinjtë dhe idetë e reja. Ajo duhet ta ketë prioritetet të saj gratë, intelektualët e figurat e suksesshme në këtë vend të mundësive për të gjithë.

Sa i përket metropolit të Neë Yorkut, ku ndodhet edhe përqëndrimi më i madh i shqiptarëve në Amerikë, mendoj se hapja e pesë degëve në këto qendra të mëdha si: Quins, Bronx, Broklyn, Manhattan dhe Staten Island, do t’i japë më shumë frymëmarrje dhe dinamikë aktivitete të saj.

Simbas mendimit tim, duhet të ngremë nivelin e aktiviteteve tona, të angazhojmë më shumë forca krijuese, dhe të veprojmë simbas një programi vjetor dhe mujor aktivitetesh, i cili duhet të jetë i detajuar dhe i ndjekur me rigorozitet.

Vatra duhet të afrojë njerëz me mendësi të hapura duke mbetur një federatë aktive apartiake, që do të komunikimin me gjithë shoqatat e tjera shqiptare, dhe asnjë herë s’do të heqë dorë nga mbrojtja e kauzave politike të drejta; të luftojë për të drejtat e shqiptarëve kudo që ata të jetojnë; të mbrojë lirinë dhe demokracinë; të kontribuojë me gjithë energjitë e saj për çeshtjen kombëtarë; të mospajtohet me fallsifikimin e historisë kombëtare dhe të jetë në ballë si të dënimit të krimeve të diktaturës komuniste edhe masakrave ende të pazbardhura në Kosovë.

Duhet të angazhohet brezi i ri i Vatrës në kompiuterizimin dhe dixhitalizimin e historisë së kësaj federate dhe gazetës së saj Dielli. Ajo të jetë më aktive në rrjetet sociale, si në komunikimin e aktiviteteve edhe në propagandimin e tyre. Për realizimin e këtij synimi, duhet të ngrihet një grup pune. Për këtë gjë do të flasë me gjerë z. Agustin Mirakaj.

E quaj mjaft me vlerë  takimin e paradisaditëve me Departamentin ASH, dhe duhet të luftojë bashkarisht që të rrisim si cilësinë edhe sasinë e këtyre takimeve, duke luftuar që ta rrisim sferën e ndikimit në institucionet amerikane.

Nisur nga fakti që në zgjedhjet e fundit u zgjerua Këshilli i Vatrës me 72 anëtarë,  të cilët së bashku me kryesinë dhe drejtuesit e saj prej 17 anëtarësh, afrojnë një shifër rreth 100 vetësh, na duhet të mendojmë seriozisht se ka ardhur koha që mbledhjet më të rëndësishme të bëhen në ambiente më të përshtatëshme, ku t’i krijohet mundësia dhe lehtësia e qëndrimit çdo pjesëmarrësi.

Në këtë fjalë timen, më lejoni të falenderoj edhe Degën e Vatrës së Michiganit me z. Grizhaj dhe Rakaj, për kontributin për organizimin me sukses të Kuvendit të fundit, pa harruar edhe z. Greca, editorin e Diellit, pikërisht sot në përvjetorin e 111 të numrit të parë, të kësaj gazete legjendë.

Në përfundim mund të them që s’duhet të harxhojmë shumë energji duke u marrë me veten, sepse do të lemë shumë prej angazhimeve tona pa realizuar. Unë besoj te fryma e tolerancës, mirëbesimit dhe kontribuimit të secilit prej nesh… prandaj po e mbyll fjalën time me një frazë të artë të Sami Frashërit që thotë: “Bashkimi i bën të mundëshme gjërat e pamundura, përçarja e bën të mundshmen të pamundur!”

Ju falenderoj për durimin tuaj!

* Diskutim në Këshillin e Vatrës, 15 Shkurt 2020

Filed Under: Analiza Tagged With: Ervin Dine-Vatra- aktive-apartiake

Diaspora nuk është vitrinë ku qeveritarët të bëjnë makiazhin e rradhës

February 16, 2020 by dgreca

https://gazetadielli.com/wp-admin/edit.php

-Diaspora dhe në veçanti Vatra,do jenë pasqyrë ku qeveritarët të shohin rrudhat në ballin e kombit,pasqyrë ku të shohin thinjat e Atdheut që çdo ditë plaket se rinia po e kërkon të ardhmen larg vendlindjes.Vatra gjithnjë do denoncojë dhe protestojë,sa herë të mos bëhen zgjedhje të lira e të ndershme,sa herë të bëhen zgjedhje të tipit monist/

– Ne, vatranet nuk refuzojmë askënd që don të komunikojë me ne,po ne ruajmë të drejtën për të qenë bashkëbisedues kritikë,ndaj kudo që ne gjykojmë se nuk po benë më të mirën për vendin.Ne japim respekt,po kërkojmë edhe nga zyrtarët respekt.Ne nuk mund të konsiderojmë si zhvillime pozitive kuvende të gjoja disporës,nuk mund të konsiderojmë pozitive krijimin e të ashtuqujturës K.K.D…/

Nga Lek MIRAKAJ*/


Së pari i uroj kryetarit dhe kryesisë,suksese dhe punë të mbarë.Do përpiqem të flas shkurt.E para çështje që do prek,është çështja e kanunores(Kushtetutës së Vatrës).Të parët na kanë lënë një thesar të shkëlqyer,që në themel të saj ka frymën e atdhedashurisë.Në kuvend u fol për disa ndryshime gjuhësore.Po nëse kanunorja ka ndonjë vlerë është edhe gjuha e përdorur,nëse ka fjalë arkaike,mund ti bëhet një fjalor sqarues në fund të botimit.Të ndërrosh gjuhën është njësoj si të thuash ,se “Meshari” i Gjon Buzukut duhet korrigju se gjuha e përdorur ,tashmë është e tejkaluar.Kemi një kanunore që themeluesit e veshën me arë,mos na e vishni me xhinse.Plotësojeni me amendamente që të ligjërojnë praktika,që tashmë i hasim në aktivitetin e përditëshme.

   E dyta çështje që do të prek ,është çështja e pozicionimit të Vatrës.Vatra ka qenë dhe do mbetet antikomuniste,mund të diskutojmë përse,po nuk dua t’ju marr kohën.Diasporat janë shprehje e pakënaqësive të shtresave të gjëra të popullatës ,që për një aresye a tjetër janë larguar,ose më e saktë do ishte,janë përzënë nga vendlindja,për aresye të ndryshme,politike,ekonomike,për arësye se qeveritarët në përgjithësi, ua kanë bërë të pamundur jetesën.Vatra është shprehja më cilësore e të gjitha dëshirave dhe përpjekjeve për ta bërë të ardhmen e atdheut sa më të mirë. Si e tillë ne do përkrahim zhvillimet pozitive në Atdhe,por do jemi një zë i fuqishëm kritik ndaj zhvillimeve negative në Atdhe. Dhe me Atdhe kuptoj  gjithë hapsirën shqiptare,që nga Presheva në Çamëri dhe kudo ku flitet gjuha e bukur shqipe,ku bukës i thonë bukë e nanës i thonë nanë. Ne nuk refuzojmë askënd që don të komunikojë me ne,po ne ruajmë të drejtën për të qenë bashkëbisedues kritikë,ndaj kudo që ne gjykojmë se nuk po benë më të mirën për vendin.Ne japim respekt,po kërkojmë edhe nga zyrtarët respekt.Ne nuk mund të konsiderojmë si zhvillime pozitive kuvende të gjoja disporës,nuk mund të konsiderojmë pozitive krijimin e të ashtuqujturës K.K.D…

           Diaspora nuk është vitrinë ku qeveritarët të bëjnë makiazhin e rradhës,diaspora dhe në veçanti Vatra,do jenë pasqyrë ku qeveritarët të shohin rrudhat në ballin e kombit,pasqyrë ku të shohin thinjat e Atdheut që çdo ditë plaket se rinia po e kërkon të ardhmen larg vendlindjes.Vatra gjithnjë do denoncojë dhe protestojë,sa herë të mos bëhen zgjedhje të lira e të ndershme,sa herë të bëhen zgjedhje të tipit monist,do denoncojë faktin që nuk kemi organe të drejtësisë,që nuk kemi parlament,që nuk kemi një shtyp të lirë e të pavarur,do protestojë për sa kohë gjithë pushtet të jenë të përqëndruara në dorën e kryeministrit.Vatra është e hapur për të gjithë ata që duan të kontribojnë,po duhet të jetë e qartë për të gjithë se Vatra ka 28 Nëndorin festë kombëtare dhe 29 Nëndorin e konsideron si ditën e parë të pushtimit komunist shqipëfoles,pasojat negative të cilit i vuajmë edhe sot.Për dy vjet e gjysëm kam punuar dhe mbështetur kryetarin z.Mishto sepse mendoj se ai punoi si vatran dhe antikomunist,po ashtu do mbështes dhe  punoj edhe me kryetarin e ri Z.Berisha.Suksese dhe punë të mbarë!

* Diskutimi në Këshillin e Vatrës, 15 Shkurt 2020

Filed Under: Opinion Tagged With: Lek Mirakaj-Vatra dhe Qeverite

URIM I KORRESPONDENTIT TE DIELLIT NGA PRISHTINA PER PERVJETORIN E 111

February 16, 2020 by dgreca

URIM NGA KOSOVA: GAZETA DIELLI PËRVJETOR ME TRE NJËSHA – NUMRI 1 I GAZETARISË SHQIPTARE NË BOTË/

Gazeta DIELLI, Organ i Federates Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Diell drite e ngrohtësie i Vatres Shqiptare në Amerikë të pashuar më shumë se një shekull dhe gjithmonë, Shumë urime për 111 vjetorin!

Përvjetor simbolik, me tre njësha-111- VJET

Numri një i gazetarisë shqiptare – më e hershmja gazetë shqipe në botë

E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar

Jam i nderuar që gjatë shumë viteve merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare

E në Ditën e Lirisë së Kosovës – në 12 Qershor 2015 nisa t’i shkruajë si korrespondent në Kosovë dhe do i shkruajë…

Me shumë respekt e vlerësim 

Për gazetën DIELLI të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit Fan Noli e Faik Konica

Për të gjithë shqiptarët në Amerikë që aq shumë kontribuan për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike…

E që vazhdojnë me mbështetjen e madhe

Lidhjen

Afrinë e dashurinë e përjetëshme

Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme

Uroj Kryetarin e VATRËS Elmi Berisha

Kryesinë

Këshillin 

Dhe të gjithë VATRANËT 

Shqiptarët në Amerikë…

Urime… Si edhe në 110 vjetor, në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, atëherë Nënkryetar e tani President Nderi i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT, Dalip Greca dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.

Urojmë nga Kosova që në 2020-tën ka edhe festën e 21 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Me shumë respekt,

Behlul Jashari

Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë

Prishtinë, 15 Shkurt 2020

Filed Under: Komente Tagged With: Bell Jashari-festa e Diellit

U FESTUA PËRVJETORI i 111-të I GAZETËS DIELLI 

February 16, 2020 by dgreca

Sot ishte festa e Gazetës më të vjetër të botës shqiptare-Diellit të Vatrës, gazetës që ende botohet në Nju Jork, SHBA. Urime të shumta ka marrë redaksia e Diellit nga të Trojet Etnike dhe nga ,mërgimtarët, kloegët dhe redaksitë e mediave. Pas mbledhjes së Këshillt dhe Kryesisë së Vatrës, u organizua në Regency Hotel një drekë, kushtuar këtij përvjetori. Për festën e Diellit ka përshëndetur Kryetari Elmi Berisha, Presidenti i nderit të Vatrës Agim Rexhaj, nënkryetari Alfons Grishaj dhe shumë të tjerë. Kryeredaktori i gazetës Dielli, Dalip Greca, përcolli në një atmosferë duartrokitjesh mesazhin e e ngrohtë për Diellin, dërguar nga Shkrimtari Visar Zhiti. 
Faleminderit të gjithë atyre që na uruan dhe u bënë pjesë të këtij përvjetorit historik.

Filed Under: Featured Tagged With: Dalip greca-duelli-festa 111 vjet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT