• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2020

Kosovo Special Prosecution investigating Prekaz attack

March 6, 2020 by dgreca

Special Prosecutor Drita Hajdari tells BIRN that she has opened a preliminary investigation into the attack on the Jashari family in Prekaz on March 5,6,7,1998, in order to shed any criminal responsibility.

By Labinot Leposhtica/

           On Thursday, BIRN was informed by Special Prosecutor Drita Hajdari that the Special Prosecution Office of the Republic of Kosovo has opened an investigation into the attack on the Jashari Family by Serb forces in Prekaz on 5, 6, and 7 March 1998, in which 59 people were killed.

According to Hajdari, the investigation was initiated in 2019, 21 years after the attack. “I opened the preliminary investigation. We are gathering evidence,” the prosecutor told BIRN.

“I verified whether the case has been opened by EULEX, UNMIK, or the Hague Tribunal, and after realizing that there is no open case I decided to open an investigation,” Hajdari said. The prosecutor added that the aim of the investigation was to finally resolve the case, and uncover any criminal responsibility or war crimes committed.

Thursday marked the 22nd anniversary of the beginning of the attack against the Jashari family, which is often identified as the beginning of the Kosovo war. 

During the three-day long attack, Serbian special police forces killed Adem Jashari – a founder of the Kosovo Liberation Army, KLA, who was convicted in absentia of terrorism by a Yugoslav court in 1997 – after several previous unsuccessful attempts. Fifty-eight others in the Jashari family were also killed, including several young children. 

Kosovo Security Force troops paraded at a commemorative ceremony in Prishtina on Thursday to mark the anniversary of the attack. Flowers were laid by Prime Minister Albin Kurti and Speaker of the Kosovo Assembly Vjosa Osmani at a memorial dedicated to KLA fighters killed during the war, which is located inside the Kosovo Security Force compound.

The ceremony was preceded by a commemorative session of the Kosovo Assembly, which was attended by surviving relatives of Jashari. Commemorative events will continue over Friday and Saturday, culminating in ‘the night of fires’ in Prekaz on Saturday night, where torches will be lit to remember Jashari.

Filed Under: Featured Tagged With: investigating Prekaz attack, Kosovo Special Prosecution

Epopeja e UÇK, Heroizmi në Prekaz para 22 viteve

March 5, 2020 by dgreca

-FSK-ja shënoi 22 –vjetorin e „Epopesë së UÇK-së“/

Kryeparlamentarja Osmani: Beteja e Jasharajve u shndërrua në inspirim për mijëra të rinj e të reja që edhe ata të jenë të gatshëm për ta ofruar çdo lloj sakrifice për ta jetësuar idealin e brezave për të jetuar të lirë. Sot, prandaj, ne u falemi atyre; sot ne jemi këtu jo vetëm për t’i kujtuar emrat e viktimave të kësaj masakre, por për ta nderuar kujtimin e secilit veç e veç; për ta kujtuar komandant Adem Jasharin e bashkë me të edhe Adilen, Afeten,  Afijen, Ajvazin,  Aliun, Avdullahun , Bahtijen, Beqirin, Besimin, Blerimin, Blerinën, Bujarin, Elfijen, Elhemen, Faikun, Fatimen, Feriden, Fitimin, Fatimen, Hajrijen, Blerimin, Hajzerin, Halilin, Halitin, Hamdiun, Hamzën, Hamiden, Hamitin Hanifen, Hidajeten, Igballin, Igballen, Kajtazin, Kushtrimin, Lirien, Mihrijen, Murtezin, Nazmiun, Qazimin, Qerimin, Ramizin, Sabrijen, Sadikun, Salën, Selveten, bacë Shabanin, Shahinin, Sherifin, Sinanin, Smajlin, Ukshinin, Valdeten, loken Zahide dhe Zarifen, si dhe Osman Gecin, Isak Halilin, Fatime Bazajn e Smajl Bazajn….

Epopeja e UÇK, Heroizmi në Prekaz para 22 viteve/

-Veprimtari përkujtimore treditore në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës/

-Para 22 viteve, në 5, 6 e 7 Mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe/

-Derisa vijonte sulmi i forcave serbe në Prekaz,  Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova,  në 6 Mars 1998, kërkonte që Kosova të merrej urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake/

-Raportime që kam bërë nga Kosova në Shqipëri për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve para 22 viteve në ditët e Marsit 1998/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

Në Kosovë me veprimtari përkujtimore treditore, që nisin sot, shënohet 22 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresës heroike e flijimit legjendar për liri e pavarësi të Familjes Jashari në Prekaz.

Në manifestime marrin pjesë drejtues institucionalë e politikë të Kosovës shtet prej 12 vitesh nga 17 Shkurti historik 2008 dhe 21 vjet e lirë nga Qershori 1999, i hyrjes së forcës më të madhe ushtarake planetare – NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 5, 6 e 7 Mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Para 22 vitesh, në 5 Mars 1998, raportoja nga Prishtina në Tiranë për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë se forca të mëdha serbe të blinduara kishin filluar që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë.

Forcat serbe kishin zënë pozicione fortifikuar rreth Prekazit dhe qëllonin me armë të kalibrave të ndryshëm mbi vendbanimet shqiptare.

Prekazi po qëllohej edhe me topa të rëndë, dëshmonin burime të raportimeve që bëja nga vendi i ngjarjeve, ndërsa ishin vënë në përdorim edhe helikopterë dhe nga veriu vinin njoftime se forca të reja ushtarake dhe policore serbe po hynin në Kosovë nëpër luginën e lumit Ibër drejt Mitrovicës dhe nga Merdare drejt Podujevës.

Derisa vijonte sulmi i egër i forcave serbe në Prekaz, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova,  në 6 Mars 1998, në një konfrencë shtypi në Prishtinë para rreth 200 gazetarëve të huaj dhe vendas,  përsëriste thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të ndërhyrë pa humbur kohë tek autoritetet serbe dhe për t’i dhënë fund menjëherë gjakderdhjes.

Presidenti Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Kosova të merrej, poashtu, urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake.

   ***

Në Kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës, dhe nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sot u mbajt manifestimi qendror në shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit të rënë për liri.

Në këtë ceremoni trupat e Ushtrisë së Kosovës ( FSK ) ishin të rreshtuara në kuadrate sipas njësive, në pistën e kazermës „Adem Jashari“ në Prishtinë.

Të pranishëm në manifestim ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ish-presidentja Jahjaga, ish kryeministri Haradinaj, ministra, deputet, kryetar komunash, veteranë, invalidë, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe nxënës të shkollave të Kosovës.

Pas revistës së kuadrateve të FSK-së, nga presidenti Hashim Thaçi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, manifestimi filloi me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar.

Pastaj, presidenti Thaçi, kryeministri Kurti, kryetarja e Kuvendit Osmani, vendosen kurora lulesh pranë Obeliskut të dëshmorëve, në kujtim dhe nderim të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.

Para të pranishmeve, në manifestimin e njëzetë e dy vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidenti Hashim Thaçi, në fjalën e tij, pos tjerash tha: „Të dashur ushtarë të ushtrisë të Republikës së Kosovës, ju jeni trashëgimtarë të projektit më të suksesshëm politik dhe ushtarak të Kombit shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, të këtij projekti të shenjtë. Me luftën heroike të UÇK-së, të popullit të Kosovës dhe ndihmën e botës demokratike u çlirua edhe u bë shtet i pavarur dhe demokratik.

Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë; qytetaret dhe shteti ynë krenohet me ju, dhe me rezultatet e juaja kudo që shërbeni në çdo cep të Republikës së Kosovës. Ju jeni krenaria jonë, ju jeni ushtria moderne, bashkëkohore, jeni ushtri multietnike, ju do të pajiseni me pajisje me moderne të një ushtrie bashkëkohore, ky edhe ishte mesazhi gjatë diskutimit tim në Pentagon“.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj, adresuar të pranishmeve tha se sakrifica e familjes Jashari tregoi se sa e rëndësishme është liria, dhe se tani me dhembje e krenari kujtohet komandantin Adem Jashari, Hamëz Jashari, Shaban Jashari e të gjithë ata ushtarë që lanë jetën dhe gjymtyrët e tyre për lirinë që sot e gëzojmë.

Kryetarja Osmani, më tej shtoi se; Kosova asnjëherë nuk ka pasur synime ndaj të tjerëve, por se „qëllimi ynë ka qenë vetëm mbrojtja e atdheut tonë. Sot secili kadetë, ushtarë e oficer duhet ta ketë parasysh sovranitetin e vendit, njësoj sikurse komandanti Adem Jashari. Ai dha shembullin se si mbrohet atdheu e duke u shndërruar në simbol të rezistencës“.

Kurse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fjalën e tij, pos tjerash tha: „Është çdoherë kënaqësi të jesh në prani të Forcës së Sigurisë së Kosovës e sidomos në këto ditë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi sakrifikuar shumë që të kemi të drejtat dhe liritë tona, të kemi shtetin tonë, por sidomos të kemi ushtrinë tonë, të fortë e madhështore, jo sepse ne kemi ambicie për të pushtuar, por për shkak se kemi të kaluar të hidhur. Ne duam një ushtri të fortë, profesionale e cila mbron tërësinë tonë territoriale dhe garanton sigurinë tonë kombëtare; duam anëtarësim në NATO, prandaj edhe do të rrisim investimet të cilat janë të domosdoshme që të bëhemi partnerë të denjë. Aleanca jonë me NATO-n është e domosdoshme dhe anëtarësimi ynë edhe në NATO edhe në BE duhet përshpejtuar në mënyrë që edhe të forcojmë paqen në rajon, por edhe të parandalojmë ndikimin e fuqive të huaja“..

Në emër të familjes Jashai, foli vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, Rifat Jashari, i cili nga Kazerma „Adem Jashari“, falënderoi të pranishmit dhe tha se vetë prezenca juaj, në këtë manifestim nderon dhe përkujton veprën e Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve të rënëve për liri.

Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përmbyll me parakalimin e kuadrateve të FSK-së, para qytetarëve të pranishëm në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë. 

***

KUVEND- Fjala e kryetares së Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, në seancën për Epopenë e UÇK-së

I nderuar kryeministër i Republikës, z. Kurti,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendit tonë,
Të nderuar komandantë dhe oficerë të Forcave të Armatosura të Kosovës,
Të nderuara familje të dëshmorëve!

Shumë e nderuara familje Jashari!

Të nderuar pjesëmarrës!

Sot po e përkujtojmë veprën heroike të komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, sakrificën sublime të familjes Jashari për liri, si dhe ndikimin që kjo sakrificë e pati në përpjekjen tonë për liri.

Në fillim të viteve ’90 Adem Jashari, si e gjithë Kosova, u përball me një regjim të egër. Ai e dinte se makineria serbe e synonte shfarosjen, jo vetëm të tij, por edhe të popullit shqiptar të Kosovës, prandaj e filloi rezistencën qysh në fillim të vitit 1991, kur u bë pjesë e organizimit të asaj kohe dhe shkoi në Shqipëri, për t’u trajnuar me vullnetarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte mësuar tashmë të jetonte nën kërcënimin e vazhdueshëm. Ishte mësuar të rrethohej, sikur i ngjau më 30 dhjetor 1991 e më 22 janar 1998. Kjo e ishte motivuar edhe më shumë për rezitencë, prandaj nuk i shkonte mendja kurrë të dorëzohej. Madje, as në betejën vendimtare të 5 marsit 1998, kur forcat e shumta paramilitare e ushtarake e rrethuan lagjen e Jasharajve, në Prekaz. Familja rezistoi për më shumë se 36 orë, megjithëse shumë nga anëtarët e saj ranë nga predhat që e shembën çatinë e shtëpisë dhe muret e kullës. Në mesin e tyre edhe dhjetë fëmijë të moshës nën 16-vjecare dhe vetë Adem Jashari, për t’u shndërruar në simbol të sakrificës njerëzore e në simbol të qëndresës.

Heroizmi dhe sakrifica e kësaj familjeje ia shpalosi botës demokratike pamjet e errëta të regjimit totalitar serb dhe lirinë e synuar nga ne, në anën tjetër. Pamjet e fëmijëve, të grave e të pleqve, të rënë në pragun e shtëpisë së tyre, u shndërruan shpejt në thirrje për mbrojtjen e vlerave humane. Por, më shumë se kaq, ato e prekën në ndërgjegjen e botës së qytetëruar, e cila duhej ta mbronte një popull të shtypur dhe, duke e mbrojtur atë, t’i mbronte vlerat e qytetërimit të vet.

Ngjarjet e 5, 6 e 7 marsit 1998 në Prekaz i dhanë vulë solidaritetit ndërmjet njerëzve, i cili qe krijuar qysh në fillim të viteve ’90 me lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe, sidomos, me lëvizjen e popullit të Kosovës për pavarësi. Prandaj, ne sot jemi mbledhur jo vetëm për t’i kujtuar ata, por edhe për ta ripërtërirë kujtesën tonë.

Nuk është e rastësishme, prandaj, që në atë fillimmars secili shqiptar ishte Ademi, i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për lirinë e vendit të tij, secili qe bacë Shabani, nënë Zahidja, Hamza, Zarifja, Hidajetja…, por mbi të gjitha secili qe lulja e këputur ende pa çelur mirë, qe Blerina e vogël me ëndrrën e fjetur mbi ballë, secili qe zëri kumbues i 18 grave që ranë në altarin e lirisë mbi fëmijët e tyre; ishte zëri i 10 fëmijëve të cilëve ëndrra iu pre ende pa nisur mirë, por ëndrra e të cilëve u përhap gjithandej, hyri në shpirtrat e secilit shqiptar, secilit qytetar liridashës të botës dhe i dha udhë ëndrrës së madhe: lirisë së vendit.

Beteja e Jasharajve u shndërrua në inspirim për mijëra të rinj e të reja që edhe ata të jenë të gatshëm për ta ofruar çdo lloj sakrifice për ta jetësuar idealin e brezave për të jetuar të lirë. Sot, prandaj, ne u falemi atyre; sot ne jemi këtu jo vetëm për t’i kujtuar emrat e viktimave të kësaj masakre, por për ta nderuar kujtimin e secilit veç e veç; për ta kujtuar komandant Adem Jasharin e bashkë me të edhe Adilen, Afeten,  Afijen, Ajvazin,  Aliun, Avdullahun , Bahtijen, Beqirin, Besimin, Blerimin, Blerinën, Bujarin, Elfijen, Elhemen, Faikun, Fatimen, Feriden, Fitimin, Fatimen, Hajrijen, Blerimin, Hajzerin, Halilin, Halitin, Hamdiun, Hamzën, Hamiden, Hamitin Hanifen, Hidajeten, Igballin, Igballen, Kajtazin, Kushtrimin, Lirien, Mihrijen, Murtezin, Nazmiun, Qazimin, Qerimin, Ramizin, Sabrijen, Sadikun, Salën, Selveten, bacë Shabanin, Shahinin, Sherifin, Sinanin, Smajlin, Ukshinin, Valdeten, loken Zahide dhe Zarifen, si dhe Osman Gecin, Isak Halilin, Fatime Bazajn e Smajl Bazajn.

Unë nuk mund t’i përmbledh sot në numër viktimat e atij tmerri, sado që numri i atyre që u flijuan qe tepër i madh. Sepse ata nuk janë thjesht një numër. Secili është histori më vete dhe secila histori e tyre prek rrëfimin tonë për betejën, për luftën, për ëndrrën e për realitetin e atëhershëm e të sotëm; historia e secilit prej tyre është historia e Kosovës, një copë pamje në pamjen e dhimbshme, por edhe krenare të lindjes së shtetit të Kosovës, por mbi të gjitha është dëshmi se sa e kushtueshme është jeta dhe sa i shtrenjtë është çmimi i lirisë.

Të dashur qytetarë!

Adem Jashari dhe luftëtarët e tjerë e mbrojtën, sikur thoshte presidenti Rugova, pragun e shtëpisë së tyre e të shtëpisë së përbashkët, Kosovës, kur kjo shtëpi jona po tentohej të rrënohej së jashtmi, por po rregullohej fort e po forcohej së brendshmi, kur prishja e çatisë nuk nënkuptonte rënie të saj, sepse ledhet e saj, themelet e saj, i kishte të forta, ngase i kishte të ngritura mbi besimin në vlerat e lirisë e në solidaritetin e madh mes njerëzve. Ata e mbrojtën dinjitetin qytetar dhe nuk pranuan të nënshtroheshin për asnjë çmim.

Shtëpia e Jasharajve që mbrohej ato ditë ishte pragu përtej të cilit ne nuk shkonim: mes rënies përfundimtare e sakrificës përfundimtare si komb e kemi zgjedhur përherë këtë të dytën. Këtë e zgjodhi edhe familja Jashari dhe miqtë që iu gjendën pranë. Ata e zgjodhën këtë sakrificë, sepse kështu dëshmonin atë që dihej prej kohësh në kulturën e në traditën tonë: se mbrojtja e tokës, e shtëpisë dhe e vendit, përveçse detyrë e shenjtë, është edhe themel i traditës e vlerë qytetëruese, të cilat ne ia kemi dëshmuar botës historikisht. Ato mbesin sot e kësaj dite vlerat tona.

Prandaj, sakrifica sublime e familjes Jashari dhe e gjithë burrave e grave të këtij vendi që u rreshtuan përkrah rezistencës, dëshmon se ata u vunë përkrah botës demokratike, në mbrojtje të vlerave të lirisë e të qytetërimit perëndimor. Ne e njohim këtë model historikisht dhe ia kemi bartur botës edhe shekuj më parë, kur Gjergj Kastrioti e mbronte pragun e shtëpisë së përbashkët, Evropës dhe gjithë qytetërimit perëndimor, në portën më të ndjeshme të saj, në buzëbregun e Adriatikut. 

Ne kemi ngulmuar në lirinë për vete e për tjetrin, ngase e kemi ditur se duke i mbrojtur këto vlera, ne i kemi mbrojtur vlerat e lirisë universale.

Rezistenca e familjes Jashari, prandaj, është edhe rrjedhojë e një tradite të hershme rezistencës, por edhe e një vetëdijeje se çmimi i lirisë është më i shtrenjti, por edhe më i çmuari. Duke qenë që herët pjesë e organizimit të rezistencës, Adem Jashari i ka bashkërenduar përpjekjet për lirinë në të gjitha format e rezistencës, duke e bashkëdyzuar veprimin institucional dhe gatishmërinë për sakrificë sublime.

Të dashur deputetë!

Të nderuar qytetarë të Republikës!

Historia e vjetër dhe e re e Kosovës është zhvilluar mbi ndjenjën e fuqishme të lirisë, e cila, fatkeqësisht  na është cenuar shpesh. Kësisoj, ne e kemi zhvilluar shpirtin e rezistencës, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e shtypjes dhe represionit gjithnjë e më të madh të regjimit të atëhershëm. Por, në secilin rast e në secilën periudhë, ne kemi dëshmuar për këto dy tipare të shpirtit tonë: kryengritës dhe liridashës.  Kryengritjet kanë qenë jo vetëm mjet i rezistencës, por edhe i formimi t të ndjenjës së madhe të solidaritetit e të lidhjes rreth disa vlerave të përbashkëta. Pra, ato e kanë formësuar shpirtin tonë, ndjenjën tonë për ta ruajtur çfarë është e jona e për të mos e synuar të huajën. 

Prandaj, ne do të flasim këtu e, nga këtu, nëpër familjet tona, do t’ua rrëfejmë fëmijëve tanë historinë e Jasharajve e të gjithë Kosovës në ato vite tmerri për të, por nuk do t’i nxisim të kërkojnë hakmarrje. Ne do t’u  kërkojmë atyre që të jenë qytetarë të mirë, që ta ruajnë traditën e mirë të kujdesit për tjetrin, por duke kërkuar e siguruar drejtësi.

Në historinë tonë, ne kemi rënë e jemi ngritur; kemi mësuar nga rëniet dhe e kemi kultivuar ndjenjën e lirisë më thellë e më mirë. Kur jemi përballur me dhunën, e kemi refuzuar atë, por nuk jemi hakmarrë. Trashëgimtarët e familjes Jashari, të cilët janë këtu sot me ne, së bashku me bacë Rifatin, Shaban Jashari, Ademi Jashari,  Zahide Jashari, Igballe Jashari, Adile Jashari, Bardh Jashari, Zarife Jashari, Adea Jashari, Fitim Jashari dhe i fundit, Ylli, Yll Jashari, janë këtu për të dëshmuar se e mira, megjithatë, mbisundon të keqen, se ripërtëritja është e mundur, se fija e shpresës nuk këputet asnjëherë. Ju falënderoj që sot na nderuat me praninë tuaj, duke dëshmuar se si trashëgimtarë, po kujdeseni që t’i jepni kuptim jetës suaj në republikën tonë të re.

Të dashur deputetë!

Të nderuar qytetarë të vendit!

Sot fëmijët e familjes Jashari janë këtu për të na e mbajtur të gjallë kujtimin e dhembjen, për të na e kujtuar fatin e familjes së tyre e të gjithë Kosovës së atyre viteve; për të na e përcjellë edhe një porosi bashkë me praninë e tyre: që dhimbjen e familjes Jashari e dhimbjen tonë për këtë familje dhe gjitha familjet e tjera, të cilat i dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e vendit ta shndërrojmë në frymëzim për jetën.

Prandaj, lejomëni, ju lutem, që  bashkë me ta sot t’i ftojmë qytetarët e vendit tonë që, sikur në vitet ’90, të mbështetmi fort në forcën tonë, që kujtesën për heronjtë tanë ta shndërrojmë në shtysë për jetësim të idealeve të tyre dhe që, duke u solidarizuar më njëri-tjetrin, të dëshmojmë se mund të veprojmë bashkë për jetësimin e lirisë. Sot, respektimi dhe garantimi i lirive të qytetarëve tanë është jetik, prandaj na duhet përkushtim e dije, vullnet e atdhedashuri.

Duke i gdhendur në kujtesën tonë kolektive emrat e heronjve, të dëshmorëve, martirëve, njerëzve që derdhën dijen e gjakun për këtë tokë, ne mund të bëhemi shoqëri e cila jo vetëm frymon lirshëm, por lirshëm e krijon ëndrrën e vet.

Më lejoni që, duke e përmbyllur, ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të ish-kryeadministratorit të parë të Kosovës, dr. Bernard Kushner, i cili gjatë vizitës së tij të parë në familjen Jashari, më 1999  deklaroi: “Nëse do të ekzistonte një çmim “Nobel” për sakrificë, ai çmim do t’i takonte familjes Jashari”.  

I bekuar qoftë kujtimi për familjen Jashari dhe të gjithë heronjtë dhe të rënët për liri!

***

Behlul Jashari: REPORTAZH NGA PREKAZI I PARA 10 VITEVE

Gazeta DIELLI riboton sot (5 Mars 2020) reportazhin nga Prekazi të korrespondentit në Kosovë Behlul Jashari shkruar para 10 viteve në mbrëmjen e 31 janarit 2010, botuar të nesërmen në 1 shkurt në Tiranë te Agjencia Telegrafike Shqiptare – agjencia shtetërore-zyrtare e lajmeve e Shqipërisë:

REPORTAZH

KOSOVË – LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ

Dëbora, si një bardhësi paqeje, e ka mbuluar Prekazin, fshatin i cili 12 vjet më parë, më 5 mars 1998, u përball me egërsinë e makinerisë luftarake serbe kundër shqiptarëve, familjes së Jasharajve të fortifikuar në kulla për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe Kosovën.

Mbi kullat legjendë valëviten dy flamuj kombëtar shqiptarë si në majën më të lartë të botës, të lavdisë, heroizmit, të sakrificësës e flijimit për liri. Flamuri kuqezi valon edhe lart në një kodrinë, ku prehen në amshim 60 heronj e dëshmorë të rënë në epopenë e Jasharëve, Prekazit, Drenicës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Pranë varrezave memorial, ngritur me mermer të bardhë, qëndrojnë në nderim të përhershëm ushtarët e forcës kosovare.

Ky është imazhi i parë nga Prekazi në prag të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit.

Historia tregon se Jasharajt e Prekazit janë sulmuar tre herë. Sulmi i parë ishte më 30 dhjetor 1991, ndërsa i dyti më 22 janar 1998. Të dy herët sulmuesit u thyen dhe zmbrapsën para qëndresës heroike.

Sulmi i tretë i forcave serbe ishte ushtarako-policor, luftë kundër një familje.

Gjatë rezistencës, më 5, 6 e 7 mars 1998, plot tri ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93-vjeç…

Kryefamiljari Rifat Jashari, në odën e tij kujton si i ka përjetuar ato ditë dramatike, i ndodhur atëherë jashtë vendit, në Gjermani, bashkë me të birin, Muratin dhe Lulëzimin e Bekimin, djemtë e Ademit dhe Hamzës.

“Do mbesim veç ne katër, pata thënë atëherë, atë ditë që ka krisë në Prekaz…”, thotë Rifati, i cili tregon se kishte bërë telefonata të shumta në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Skënderaj… dhe kishte marrë versione të ndryshme për luftën e familjes së tij në Prekaz.

“Të vertetën drejt ma tregoi vetëm Sabit Istogu, që ishte shok i Hamzës”, vazhdon Rifati rrëfimin . “Rash në lidhje me Sabitin…Edhe m’u drejtua: Bac, kullat po i bombardojnë. Jemi në rreth të hekurt, tank pas tanku”.

Baca Rifat e vazhdon rrëfimin, flet për përtëritjen e familjes dhe të jetës, për njëmbëdhjetë fëmijtë e lindur pas zjarrit të madh të luftës, të cilët mbajnë emrat e të rënëve.

“Shpëtuan dhjetë anëtarë të familjes. Prej dhjetëve numri shkoi në 25. Që dy orë isha duke luajtur me fëmijët nëpër oborr… E çka po do pasuri më të madhe. Unë për veti pasuri më të madhe nuk di. Njëmbëdhjetë fëmijë i ka falë zoti, cilin ta kqyrësh më i shëndoshë se shoqi”.

Njeriu i familjes që ka dhënë 56 heronj e dëshmorë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, thekson nderimin e madh e të gjithmonshëm të kombit.

“E falënderoj këtë popull, prej të gjitha viseve shqiptare, kudo që jetojnë, që kurrë nuk ka lënë vetëm…”, thotë Rifati.

Dhe, në veçanti, kryefamiljari i Jasharëve flet për Shqipërinë.

“Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, e më duket edhe nga secili fshat i Shqipërisë, kanë ardhë në këtë odë për të na uruar kur Kosova shpalli pavarësinë. Kanë ardhur edhe shumë herë të tjera…”

Rifati i Jasharëve të Prekazit kujton me shumë mirënjohje ndihmën e gjithmonshme të Shqipërisë për Kosovën edhe në kohët më të vështira të luftës, kur strehoi shumicën e rreth një milion shqiptarëve të dëbuar. Nuk thotë kosovarëve, se “komb kosovar s’ka”.

“Po mos të mos ishte shteti amë nuk e di ku do ishim sot. E gjithë Shqipëria i priti vëllezërit e motrat nga Kosova”.

Ai vlerëson lart të gjitha angazhimet e shtetit shqiptar, edhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë, edhe tani me mbështetjen e diplomacisë shqiptare drejt njohjeve të reja.

Nga oda e Jasharëve në Prekaz Baca Rifat jep mesazhin se Kosova, edhe udhëheqësit e saj, edhe të gjithë, duhet të punojnë edhe më shumë për Kosovën e kombin.

“I lumi është ai që punon për komb të vet, për vend të vet…”, thotë ai.

Ai jep edhe mesazhin për unitet të shqiptarëve kudo që janë për çështjet madhore, për bashkëpunim mes partive, pozitës dhe opozitës.

Kryefamiljari tregon se në Prekaz dhe në odën e Jasharajve vizitorët e shumtë janë nga gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e nga shumë anë të botës, mes tyre edhe personalitete të njohura.

Ndërsa, ciceroni i Kompleksit Memoral në Prekaz, Xhevat Imeri, thotë se gjatë 11 vjetëve të pasluftës ka patur më shumë se tetë milionë e gjysmë vizitorë.

Ndër personalitetet më të larta që kanë vizituar Prekazin është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës”, u shpreh Kryeministri Berisha në vizitën e parë më 16 qershor 2006.

“Vizita në Prekaz është vizita në tempullin e lirisë, flaka e të cilës këtu nuk u shua kurrë. Është vizita në vendin, në shtëpinë e tribunit të lirisë, komandantit legjendar të luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri, dinjitet njerëzor, nder, dinjitet kobëtar. Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës. Në veprën e Adem Jasharit e familjes së tij, familje që sakrifikoi sa asnjë tjetër në historinë e kombit, për lirinë e Kosovës, mbetet flaka, mbetet simboli i madh i shpresës, i besimit të shqiptarëve tek një e ardhme e shkëlqyer”, u shpreh atëhere Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se kombi shqiptar në liri do të ndërtojë të ardhmen më të shkëlqyer, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Në Prekaz ishte edhe kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner.

“Dua ta them një të vërtetë të madhe, Prekazi lëvizi të gjithë mekanizmat botërorë që ndikuan për të vepruar konkretisht. Dhe, sikur të kishte pasur Çmim Nobel për Liri, atëherë ai do t’i takonte familjes Jashari”, ka theksuar Kushner, cituar në një nga librat në muzeun e kompleksit memorial.

Ndërsa, mijëra e mijëra vizitorë në Prekaz kanë shkruar e kanë firmosur në librin e përshtypjeve, që është një libër i madh, gjithmonë i hapur dhe i pafund.

Ndër të nënshkruarit në atë libër është edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.Dhe, këtë shkrim nga Prekazi, që mund të jetë edhe i pafund, po e mbyllim në mbrëmjen e fundjanarit me një theksim nga ajo që ka shkruar Kadare: “Ndodhem në familjen e Jasharëve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, e pas tij Drenicën, e pas saj mbarë Kosovën. Ajo shkrepëtimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë”…

Filed Under: Featured Tagged With: 22 Vjetori, Behlul Jashari, FSK

LADY MACBETH DEL NGA SKENA

March 5, 2020 by dgreca

        Shkruan: Sami Repishti, Ph.D.*/Dielli/

Ridgefield, CT.-  Titulli i sipërm më erdhi në mend kur lexova në shtypin shqiptar lajmin e vdekjes së Zonjës Nexhmije Hoxha, bashkëshorte e satrapit aziatik Enver Hoxha, dhe figurë krysore e terrorit 46 vjeçar komunist në Shqipëri. Vdekja e çdo qenie njerëzore ashtë nji humbje për njerëzimin, dhe nuk duhet mirëpritë, as duertrokitë. Shprehja e zakonshme në raste të këtilla ashtë : “Pushoftë në paqë!” Për klerikun “Fale o Zot!”

   Por, e vdekuna Nexhmije edhe mbas vdekjes nuk na lejon nji qendrim të këtill., me testamentin e saj “Të dashur bijtë e mi. Ilir e Teuta”, nji “stream of consciousness” që duket e ka torturue ate për së gjalli e që u ba publike në ditët e fundit të jetës saj. “Letra” ashtë nji pasqyrë besnike e personalitetit të saj, e shpirtit të saj hakmarrës, e frymës saj anti-njerëzore, e qendrimit të saj anti-natyrë, anti-prind ndaj fwmijve të vet, dhe e pa aftësisë saj me kerkue falje për krimet e shumëta, me ose pa qellim, e që karakterizojnë natyrën e saj jo të natyrëshme. Mëkat!

      “Letra–testament” fillon me shprehjen “Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën!” dhe menjiherë ndanë veten nga Zoti; “Unë nuk njoh zot. Perendia e ime është ndërgjegja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e verteta, bukuria te njeriu, shoqëria dhe natyra…” nji përcaktim që të kujton Shën Françeskun e Assizit!!(më falni krahasimin)

    Tue numërue cilësitë fisnike që paisin njerëzit me ndërgjegje të pastër, ajo nuk gjenë fjalë tjera, shprehje të përdoruna gjatë jetës saj të stërgjatun dhe promotore e diktaturës konuniste. Pa dashje ose pa dituni, ajo i referohet diskursit fetar. Nuk njeh Zotin, por “Perendia” e saj ashtë “dashuria”. Pranon kjo “nanë”, dhe ushqen diktaturën, përçmon “ndërgjegjen dhe mirësinë’, por ndihmon e zbaton ekzekutimet e ma shumë se 7.000 shqiptarëve që kundërshtuen diktaturën, tue përfshi 450 gra e nana, tue burgosë 7,367 gra, tue lejue vdekjen e grave në burgje, tue çmendë në tortura 308 të burgosun burra e gra, tue internue 10.712 gra me fëmij te vegjël, si dhe tue dëshmue pa i lëvizë qerpiku i synit vdekjen e 7.022 të internuemëve, disa pej tyne të ndrymë në kampe që nga vitit 1945….. Të gjitha këto krime në emën të “dashurisë”!.

    Këtu erdhi në mend shprehja e Shakespear-it: “I laid the daggers ready; He could not miss ‘em!” ( I rreshtova thikat që mpreha; Ai nuk mund të kalojë pa i parë…” (Macbeth, Akti II, Skena 2)

    “E vërteta, ndërgjegjja dhe mirësia” e kësaj grueje aprovuen vuejtet e mijëra familjeve shqiptare të pafaj, arrestimin, torturën, dhe dënimin me vite të gjata jo vetëm të personave të mendimit të lirë si heroinat Musine Kokalari e Sabiha Kasimati, por edhe “shoqet” e saj të luftës kundër pushtuesit si Liri Belishova, dhe ekzekutimi i shoqes Liri Gega-Ndreu, me shtatzani pesëmujore – e papame ne botën e qytenueme!-  vetëm sepse mendonin ndryshe mbasi u dekurajuen dhe kuptuen gabimin e madh të rrugës që kishin ndjekë dekada ma rradhë….!

     Ose me moralizim: “ Të kesh bekimin e nanës….të bën të jetosh i qetë në paqë me ndërgjegjen tënde, i dashur, i lumtur në familje, sidomos në shoqëri….” “Fjalë, fjalë, fjalë, Imzot, vetëm fjalë…!” (Shakespeare) e paturpsi! Në rastin tim dhe nanën time 60 vjeçare të internueme në Berat dhe Tepelenë, me dy fëmij akoma të pa rritun, shprehjet e Lady Macbeth më irritojnë për hipokrizinë e saj të pa fund. Atëherë shkrova:

    “….E mjera nana e ime, e kuptonte se gjendja e ime mbas lirimit nga burgu ishte keqësue për mue përtej çdo ndihme që ajo mund të jepte….Mbas nji heshtje të gjatë, ajo mu drejtue me nji za të nderpremë nga vaji  e lotët që më frikësoi e më këputi shpirtin njikohësisht. “Atje e ke mendjen” më tha, tue ju referue Botës së Lirë. “Unë e kuptoj se për sa kohë që rrin me mue …mysafir të ka nana në shtëpi….”. Nuk ia doli me mbarue fjalën si duhet e u shkreh në vajtim të pa ndalshëm. Lotë e dënesë nuk pritshin njeni tjetrin, e tue mbulue fëtyrën me duer të thame nga vuejtja e puna e randë, plaka e krrusun mbështeti kokën mbi jastekun e qoshës së dhomës.

    U ngrita menjiherë. E mora në krahët e mi. Pa e zbulue fëtyrën e pa e ndalue vajin e dënesen ajo vuni kokën mbi supin tim e u lëshue krejtësisht si foshnja e pafuqi mbi parzmin tim. E mbajta afër meje, e me nji afsh që kurr nuk e përjetova përsëri e shtërngova në gji krijesën ma të dashtun për mue që pak ma vonë do ta braktisshe për jetë….!” (Pika Loti, 1997)

    Si mund të jetosh në paqë o Lady Macbeth?

    Lady Macbeth! Kjo përfaqsuese e denjë e krimit komunist në Shqipëri, u akuzue dhe u dënue pa nxjerrë në shesh aktet e saj anti-njerëzorë në fushatën e Partisë Komuniste, tue krijue nji atmosferë terrori ma parë, dhe tue zhvillue fushatën e rekrutimit të elementit të përshtatshëm, idealistë të verbuem ose kriminelë të etshëm për gjakderdhje. Në këte atmosferë mbytëse nga krimi i përditëshm me kujton tregimin e “partizanëve” të penduem e të burgosun mbi gjestin makabër të Lady Macbeth gjatë qendrimit të saj në çetën e Pezës, me komandant Kajo Karajfilin, atentatorin kriminel në Tiranë. Në vitin 1942. gjatë nji aksioni ushtarak u zu rob nji ushtar italian. E sollën në Pezë dhe kerkuen dënimin e tij. Lady Macbeth sugjeroj ti pritet koka robit dhe të jepet shembull për fatin e kundërshtarëve.

       Ashtu u ba! Lady Macbeth mori kokën e përgjakun, e ngriti nalt dhe thirri: “Kështu e pësojnë armiqt tanë!”

      Ashtë kjo monstër që fati e vendosi në pozita vendim-marrëse…. me mprehë thika, ma vonë objekt krysor i urrejtjes popullore.

     E smurë nga vesi i gënjeshtrës pathologjike, në “Letrën” e saj të fundit

ajo i referohet “…luftës së egër, hakmarrëse, i përndjekjeve

të pa imagjinueshme, akteve barbare si ai i zhvarrimit të babës tënd,

shpërnguljes me dhunë dhe degdisjes së familjes tënde në një skaj

të Tiranës, në një banesë gjysëm të shkatërruar, pa drita,paujë….”.

     E smurë pa sherim!

     E pabesueshme për të gjithë ne që përjetuem 46 vite të njajtat të zeza të shkaktueme nga “çifti Hoxha” për miljona shqiptarë, por që djali Ilir i pranoi si bir i denj i diktatorit, “…në luftën e pa mëshirëshme kundër forcave reaksionare, revanshiste, anti-komuniste dhe anti-kombëtare….!

   Vuejtja e saj në burg kaq e trumbetueme nuk duhet të ketë qenë si ajo e të burgosunve politikë për 46 vite me rradhë: burgimi me tortura shnjerëzore, poshtënim sistematik, kondita sanitare jo ma të mira se ato të kampeve naziste. Gjatë nji vizite në burg, tregonte e ndjera Zonja Nexhmije Zaimi, shqiptaro-amerikane- ish shoqe e shkollës me Lady Macbeth,- e pyeta në se dëshironte diçka: “Nji ‘hairblower’ për flokët” u përgjegj e burgosuna. Kjo përgjigje tregon ma shumë se nji volum, sidomos kur dihet se nuk ka pasë banjo për pastrim në asnji nga burgjet dhe kampet që kalova unë…! Dhe kur flitet për takimet njiminutëshe mujore, ajo nuk u trajtue si e mjera nana e ime…!

     “Nji ditë u transferova nga nji burg në tjetrin. Gjatë rrugës pashë nji grumull prindësh të rreshtuem pranë murit që të hapej rruga për kalimin e kolonës së të burgosunëve. Pa pritë më doli fëtyra e nanës…. Me nji lëvizje të hovëshme, ajo u lëshue drejt meje por nuk ia doli qellimit. Me krahë të shtrimë dukej sikur do të më përqafonte. Në at çast roja me shtyu me forcë, e kur ktheva kokën me pa nanën edhe nji herë, ato krahë të shtrimë që mu duken sikur më dhanë jetë, pashë vetëm  trupin e palosun të  nanës plakë e dy duert e saj që mbanin barkun, siç duket, nga dhimbja e shkaktueme prej shkelmit të këpucës së flliqun ushtarake që e hodhi përmbys. Mandej pashë pështymën e ndytë të policit që u ngjit në rrobet e nanës sime “ (Pika Loti,1997)

    “Dashuria, mirësia.ndërgjegjja” e saj nuk e lejojnë mëshirën (shprehja që nuk shihet në “Letrën” e saj!) për gruen e djalit “nji e smurë nga nervat” siç ban çdo qenie njerëzore për nji tjetër që vuen. Ajo ka nji preokupim për fëmijt e fëmijt e fëmijve.”…mbrojtjen, brez pas brez, të emrit, rolit e veprës së (gjyshit tyne)  Enver Hoxha!

    Shprehja fisnike romake:”Për të vdekunit vetëm fjalë të mira!” më vjen e huej sot. Nuk mund të gjej “fjalë të mira” për këte monstër mishngranës. Më fal o Zot!

     Jam dëshmitar i jetës në ferrin e pushtimit fashist e nazist, e terrorit komunist në Shqipëri, jo si “politikan”,“personalitet” i politikës shqiptare, por si student, si nji i ri që u ndërgjegjsova për rolin tim, në atë kohë dhe në atë vend, nga dashunia për atdhe dhe etja e madhe për liri; thjeshtë, si nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i jetës me dinjitet…! Për këte, kalova dhetë vjet të gjata në burgjet enveriste, dhetë vjet të rinisë sime. Në nji ambient të këtill u brumosën  shpirtnat e rinisë shqiptare, dhe këtu qendronte edhe sfida e jonë e madhe. A do të kishim na ende vullnetin për nji ringjallje morale të vertetë? Me shenjtënue jetën e çdo njeriu, me forcue bindjen tonë në liri dhe dinjitet, e të drejtat e të gjithëve, edhe për ata që mendojnë ‘ndryshe’  nga ne?

   Vetë ideja që kujdesi i jonë përqendrohej në mendime të tilla na mbante gjallë, kryenaltë e të vendosun. Në burgjet e fashizmit e të komunizmit rinia shqiptare e atyne ditëve heroike hidhte bazat e nji bashkësie vëllaznore të lirë, e të çlirueme nga mentaliteti i persekutimit nga nji “shtet monster”….që na përpiu në gabzherrin e tij mishngranës.

    Ashtë pikërisht ky “shtet monster” i Lady Macbeth, bashkëpunëtore krysore e satrapit aziatik që ndertoi nji Shqipëri për 46 vjet të gjata, ku qytetarët u detyruen me u transformue në “qen të stërvitur” në sherbim të padronit maniak.

    Kjo tragjedi kombëtare solli gjendjen e sotme, ku disa janë mbushë me helm, disa me pasuni prrallore, e të tjerët largohen nga votrat stërgjyshore si popull i mallkuem. “Shqiptarët” ky trashëgim shumë shekullor, nuk e morën veten përsëri. Zemrat e djeguna nuk gjejnë ngushëllim….e krimineli i padenuem jeton jetën e rehatëshme që nuk e meriton…!

    Vetëm ai/ajo që vajton për viktimën e pafajshme, që mallkon kriminelin, dhe që pranon me pague çmimin e randë që kërkohet, “…realitetin dantesk të qelive të egërsisë kafshërore të dhunës së hetuesisë komuniste për të shberë njeriun në një “masë të qullët’, pa identitet njerëzor, të asfiksuem nga frika…” (Agron Tufa) frika e qenies i lirë, i ndryshëm nga të tjerët, frika nga kritika e “tjetrit”, anmiku sartrian, frika e ndeshkimit për përqafimin e ‘njeriut që mendon’…. Për vite të gjata sidomos gjatë viteve të burgimit tim, kam ngushëllue veten tue refuzue urrejtjen që më kërkonte ana landore e qenies sime dhe tue ruejtë me pasion dashuninë për vete e për të tjerët që vuejshin si unë, ma shumë se unë, dhe i thashë: JO! së keqes së pakufishme….tue shpëtue kështu “njeriun” tek unë. Kurajo civile kjo, “akoma më e fortë se kurajo ushtarake” (F .S.Noli.)

    Raca që mendojshim e që unë përqafova me nji besim që “mbrenda guaskës së trupit gjindet diçka e gjallë (jo “e qullët”), nji ndjenjë dhe aftësi me përballue situatën që imponohej, nji kundërshtar që kërcënonte, nji peshë monstruoze që asgjasonte…e me ndertue nji Shqipëri të re ku njeriu të ishte nji qenie njerëzore si unë, dhe vëlla me mue. Në këte atmosferë shprese u ngrit fryma e vëllaznimit, solidariteti i të përjashtuemëve, i vuejtësve të pafaj, dhe bashkoi familjet e tyne në luftën për mbijetesë. Solidariteti i qenieve të lira!

    “Lulëzimi” i tiranisë komuniste u sigurue dhe u ushqye (simbas Berndt Fische), nga shtypja e plotë e “disidencës”, sidomos asaj intelektuale, e akuzueme zyrtarisht si përgjegjse e plotë e të gjithë dështimeve e të metave të sistemit socialist dhe udhëheqjes tij  të pa arsimueme e të dalun nga indoktrinimi stalinist;  sepse, intelektualët janë qenie njerëzore që mendojnë!”.

    Kështu, përfunduem në nji sistem “survejimi global” me të gjitha metodat ma violente: luftë klasash të pamëshirëshme, zhdukjen e pronës private, bazë e domosdoshme për ruejtjen e pavarësisë ekonomike të qytetarëve nga monstri-shtet, e nga pasioni i  pushtetarëve. Asht ky pasion konstant per 46 vjet me rradhë që solli nënshtrimin masiv, që pruni ”skllavërinë e vullnetëshme” rreth së cilës zhvillohen temat krysore të mendimit politik  sot në Shqipëri.

   Krimineli komunist shqiptar, i veshun me rrobën staliniane fitoi betejen por jo luftën finale për njeriun e lirë. Ai përvetësoi mendësinë e muzhikut “sovjetik” pa traditen europiane te Renaissance-ës, e Humanizmit tue mbetë kështu rob i errësinës mesjetare në zemër të Europës që zhvillohet vazhdimisht.

    Përqendrimi i rezistuesve demokratë krijoi shpresa për të gjithë se do të vij kthesa e jonë në vlagun e kulturës europiane, dhe për këte ata duhet të respektohen.

    Kjo ashtë vlera historike për këto legjone të etshme për liri, demokraci dhe përparim. Kjo ashtë merita historike e punës së tyne, dhe mirënjohja e nji popullit mbar.

   Nji shenim personal mbi vuejtjen. Ditën e parë mbas lirimit nga burgu, u ktheva në shtëpinë atnore, të shkretueme nga moskujdesia dhe të damtueme nga qiraxhijtë komunistë që e banonin. “Pa kalue shumë kohë, diktova në gjestet e tyne, nanë e motër, se diçka serioze  i trazonte. E mora nanën pranë vetes, i hodha krahun mbi shpatulla, e me za të ulët e pyeta:” Më thuej nanë, ke ndonji lajm të keq me dhanë? Më fol haptas të lutem, më thuej çka të mundon përmbrenda….!”

    Ajo u mendue pak. Edhe motra uli sytë. Mandej, me nji za që dridhej, nana më tha: ”Nuk kemi bukë…nuk kemi triska…e motra nuk gjen punë…!”  

     I tronditun, ula kokën e heshta!

      Sic transit gloria mundi, Lady Macbeth! “Ajo varroset në krah të Enverit; mungojnë i biri Sokoli me të shoqen Liljanën, dhe po ashtu dhe mikeshat e ngushta të Nexhmijes me të cilat ndau pushtetin për dekada…..si dhe ish-zytarët e lartë të nomenklaturës komuniste…..E verteta është se në ceremoninë mortore të së vesë së diktatorit nuk u shfaq asnjë nga ish-zyrtarët e lartë të kupolës së dikurshme” (Panorama, 28.II.2020).

      Mallkim i së kaluemes, dhe prognozë e së ardhmes saj: harresa e përherëshme…!

——————————————————————————————-

* Autori ka qenë i burgosun politik, me familje të internueme…

 =======================================================

Filed Under: Politike Tagged With: LADY MACBETH DEL NGA SKENA, Sami repishti.PhD

Rugova-Doll, paralajmërim lirie para 21 viteve

March 5, 2020 by dgreca

KALENDARI I DIELLIT: Rugova-Doll, paralajmërim lirie para 21 viteve

-Me të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, takim në Shkup, derisa konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris/

-Vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën të hynin në Kosovë/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI(Per me shume fotografi shih ne Fb dielli vatra)

PRISHTINË,  5 Mars 2020/ Para 21 viteve, në 5 Mars 1999, një takim i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit 1999 të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri  30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2020-tën feston 21 vjetorin e lirisë e 12 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s…

Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lire Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 

 “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

RAPORTIME NGA KOSOVA TË PARA 21 VITEVE -5 E 6 MARSIT 1999 PËR AGJENCINË SHTETËRORE-ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË:

Albanian Telegraphic Agency

[09] Rambouillet accord can be signed by Albanians before 15 March, Rugova

PRISHTINA, March 5 (ATA) – By ATA correspondent in Prishtina, Belul Jashari:

The Ramboiullet accord for a temporary solution of the Kosova issue can be signed by the Albanian party before 15 March, the Kosova President, Ibrahim Rugova, told a news conference held Friday in Prishtina.

This accord is widely supported as a concrete step to create security and stability for all the Kosova citizens and at the same time it opens good perspectives for the future of Kosova,” said Rugova.

Rugova drew the attention for the dangerous situation over the past days.

“Another zone of conflict was opened in Gryka e Kaçanikut, and many citizens were displaced. The refugees headed for Macedonia,” said Rugova, adding that “the attacks of Serb forces were carried out to block the road to Shkup and to provoke the NATO troops, which are waiting to be deployed in Kosova.”

Rugova asked an international intervention in Kosova and a severe action against Belgrade. He hailed the commitment of the United States, the European Union, as well as the work of the OSCE Verification Mission in Kosova. /pas/mt/

Albanian Telegraphic Agency

[13] Kosova President to meet Robert Doll in Shkup

PRISHTINA, March 5 – ATA correspondent in Prishtina Belul Jashari reports:

The President of Kosova, Ibrahim Rugova and the other members of the Kosova delegation in Rambouillet left Friday for Shkup where they will hold a meeting with the special envoy of the U.S. President, Bill Clinton, on Kosova, Robert Doll. Attending the meeting will be also the chief of the OSCE Verification Mission in Kosova, Walker and the U.S. mediator for Kosova, Christopher Hill.

The former candidate for President in the United States, senator Doll, should have been Friday in Prishtina, but Belgrade refused him the visa. /p.ta/mt/

Albanian Telegraphic Agency

[14] Kosova parliament discusses Rambuje document

PRISHTINE, March 6 (ATA)-ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports:

The Kosova parliament, at a meeting which began today by midday, has been discussing the document of the Rambuje Conference for a temporary solution to the Kosova issue.

The Parliament’s Speaker, academician Idriz Ajeti, presented the proposal on the possible stands. These proposals are based on the support given to the temporary solution agreement at a meeting of the Parliament’s presidency with the heads of the parliamentary groups and the commissions. /pas/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[27] Kosova Parliament said “yes” to document of Rambouillet for a transitory solution towards independence

PRISHTINE, March 6 (ata) – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports: In a plenary meeting in Prishtine on Saturday, the deputies of the Kosove Parliament said “yes” to the document of Rambouillet for a transitory solution for Kosove. One vote was against and four abstained.

The parliament that emerged from the elections last year, convened today for the second time in a plenary session, led by the academic chairman Idriz Ajeti, and adopted a declaration “which supports the stance and commitment of the delegation of Kosove in the Rambouillet Conference.” The declaration confirms that the “Parliament of the Republic backs up the agreement for a provisional transitory settlement for a three year period with a real and independent governing, but this agreement does not envisage a final solution and does not close the process for the independence of Kosove.”

The Parliament of Kosove “insists in the international factor as an authoritative factor especially in the U.S., member countries of the EU and NATO, which, through an energetic mediation, must force Serbia and self- styled Yugoslavia to stop the criminal offensives towards the people of Kosove and to withdraw immediately the military, paramilitary and police units from Kosove.”

The Parliament of Kosove “insists in its approach expressed previously too, that without an immediate energetic intervention of the NATO troops and without the presence and active care of the authorized international mechanisms in Kosove there can be no successful implementation of the agreement.”

“The Parliament of the Republic reports that the transitory three year deadline is sufficient to prove again through the international presence the readiness and capability of the people of Kosove, of its state and political institutions that they are worthy to construct a civil and democratic society, based on their natural right to live freely in their independent state and as an important factor for stability in the region,” stressed the statement.

Demanding from all “political and military institutions of Kosove to coordinate their acts in function of the common and major definition for the freedom and independence of Kosove,” the Parliament of Kosove, through a declaration “voices its readiness for the ratification of the agreement for a transitory solution, signed by the delegation of Kosove.

At the beginning of today’s meeting, in which the document of Rambouillet was discussed extensively, the deputies of the Parliament of Kosove kept a minute silence for all the Albanians who laid down their lives for the independence of Kosove and those killed by the Serb regime. Opening the plenary meeting of the Parliament of Kosove, the academic chairman Idriz Ajeti commemorated in his address also the great Assembly of Lezha, as an example for the present and the future of the unity of the Albanians and their efforts to come to terms and to face the situations.” /xh/

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Rugova-Doell

Shkarkimi i Vlora Çitakut gëzoi vetëm Beogradin

March 4, 2020 by dgreca

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

Shkarkimi i ambasadores Vlora Çitaku, është i ngutshëm, sepse ishte njëra nga ambasadoret më të suksesshme në Uashington dhe në OKB (2008-2015) !

Gjatë mandatit të saj pothuajse 5-vjeçar (gusht 2015 – mars 2020) politika e jashtme dhe diplomacia e Beogradit zyrtar e kishte halë në sy ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, sepse kjo profesonalisht u dëshmua  më e aftë dhe më e suksesshme nga të të gjithë ambasadorët e deritashëm të Kosovës  në Uashington (2008-2015), në mbrojtjen e interest të përgjithshëm nacional dhe shtetëror të Kosovës së pavarur, si dhe të mbrojtjes së çështjes shqiptare, në kuptimin  më të gjerë në Ballkan. Këtë e dëshmoi me diturinë, me guximin dhe me qëndrimin e saj serioz konstruktiv dhe profesional  në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve e objektivave të Kartës së Kombeve të Bashkuara (2015-2020).

 Vlora Çitaku si Shotë Galica, edhe trime, edhe e ditur e largpamëse

Këtë e dëshmoi edhe në  sesionin e KS të OKB-së, më 10 qershor 2019, e cila për herë të parë në historinë e diplomacisë dhe të politikës së jashtme shqiptare ia bëri me dije ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe të të gjithë të pranishmëve në KS të OKB-së, se  “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”.

Pohimi i kësaj së vërteteje nga ana e mabasadores së Kosovës, Vlora Çitaku  e pati harbuar tej masës  ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili doli jashtë  kontrolli të “mekanizmave mbrojtës”   të artit dhe të taktit diplomatik, duke  e pyetur në formë kërcënuese  dhe cinike ambasadoren Vlora Çitaku se  “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”. (Po aty,

Ivica Dacic e quan të paturpshme Vlora Çitakun ).

Gjithashtu, Vlora Çiatku disa herë në kuadrin e  debateve të sesioneve të KS të OKB-së për Kosovën, e pohoi të vërtetën e pakundërshtueshme, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, si dhe Seribia, duhej të zhvishej nga  e drejta dhe nga sovraniteti kolonial shekullor mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera shqiptare (Presheva, Bujanoci e Medvegja).

Kjo e vërtetë, e pohuar botërisht para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i goditi rëndë dhe i dogji keq diplomacinë dhe politikën e jashtme dezinformuese të Serbisë, ku si rrjedhim  ambasadorja Vlora Çitaku disa herë  u përplas me  ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili me rrenat dhe me dezinformimet  e tij orvatej t’i justifikonte të drejtën historike të Serbisë mbi Kosovën, si dhe krimet, masakrat, reprezaliet  monsturoze të terrorizmit dhe të gjenocidit shtetër serb, të kryera ndaj popullit shqiptar në Kosovë (1989-1999).

Ne, për këtë të vërtetë të thënë nga Vlora Çitaku për mbrojtjen e Kosovës në OKB, kemi shkruar, duke kosntatuar se kjo është ambasadorja e parë shqiptare në historinë e derisotme të OKB-së (1945-2020), që Serbisë dhe 192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së, ua tha botërisht  se Serbia është shtet kolonial, dhe duhet të pranojë dekolonizimin e territoreve shqiptare sipas së drejtës historike dhe të së drejtës ndërkombëare, sipas së cilës edhe kolonializmi shekullor serb mbi territoret indigjene shqiptare (1878-2020), është krim dhe vepër penale ndërkombëtare.

Për inati të Serbisë, Vlora Çitaku nuk do të  duhej të shkarkohej nga pozita e Ambasadores në Uashington, por të lihej të vazhdonte kryerjen e detyrave të saj diplomatiuke deri në mbylljen e mandatit ligjor më 1 gusht 2020.

Nëse ndokush, do të duhej të jepte llogari për  dezinformacionin publik, se gjoja “Xhamajka ka njohur Kosovën”, atëherë, presidenti Hashim Thaçi është ai që mban përgjegjësi, dhe, do të duhej të shkakrkohej, jo ambasadorja Vlora Çitaku, sepse kjo nuk ka shpërndarë në opinionin publik kurrfarë informacioni  të tillë dezinformues, të cilin më pas e përgënjeshtroi deklarata e ministres së Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith se “Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën e pavarur”.

Për këtë skandal diplomatik nuk mban përgjegjësi ambasadorja Vlora Çitaku, por vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  sepse   atë lajm privat të pakonfirmuar paraprakisht , e  bëri publik, duke e përhapur  në “Twiter”.  Ky ishte gabim i pakorrigjueshëm diplomatik dhe politik i presidentit Hashim Thaçi, jo i ambasadores së shkarkuar Vlora Çitaku, duke qenë se kjo asgjë nuk ka deklaruar për rrjetet sociale e as për masmedia, se gjoja “Xhamajka e ka njohur Kosovën”.

Ka çka të thuhet edhe shumë për këtë skandal diplomatik, por po përfundoj më kaq, duke ritheksuar se, gabimi nuk qëndron tek ambasadorja Vlora Çiatku, por te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ky  do të duhej shkarkuar, JO ambasadorja e pambrojtur në këtë rast.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof. Dr. Mehdi Hyseni, Vlora Citaku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT