• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2020

RIZA DACI-PASARDHËS I DENJË I KËNGËS DHE MELOSIT TË DERVISH SHAQËS

March 28, 2020 by dgreca

– Në Nju Jork, vdiq rapsodi i mirënjohur kosovar, RIZA DACI/

Shkruan:Besim Muhadri/

Të premten me 27 mars, në Nju Jrok, në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë Rapsodi i mirënjohur kosovar, Riza Selim Daci.

I lindur në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit me 3 maj  të vitit 1949, rapsodi i mirënjohur kosovar, Riza Daci, pasardhës dhe interpretues i denjë i këngës dhe melosit të Dervish Shaqës e të Shaqë Avdisë, i cili që nga viti 1986 jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Bronx të Nju Jorkut. 

Kënga dhe zëri i Riza Dacit, prej një rapsodi të lindur, i interpretimit të këngës e pastër shqipe, jehoi për dekada me radhë në oda burrash kudo në Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo i dha forcë e mbështetje idelave të lirisë së atdheut,  duke i bërë njerëzit të ndiheshin më krenarë për historinë e tyre të derdhur tash në tela sharkie, që me aq mjeshtëri diti ta qëndiste  Riza Daci, ky burrë i vogël me shtat, por i madh me zemër dhe me një fuqi marramendëse të zërit, që herë të duket se po këndon vetë legjenda e folklorit shqiptar, Dervish Shaqa. Megjithatë, në zërin e Riza Dacit ka diçka të veçantë, sepse ai nuk mundohet të imitjojë

askënd, sepse kishte lindur këngëtar dhe zëri i tij ishte vërtet i veçantë.

Gjatë karrirerës së tij pesëdhjetëvjeçare, Riza Daci ka kënduar me këngëtarë të shquar të melosit popullor, si më Shaqë Avdinë, Zekë Lushin, Lan Dobrën etj. 

Rapsodi Riza Daci e pranonte se Dervish Shaqën, Shaqë Avdinë dhe Isen Ukën i ka pasur idolë të këngës dhe se është munduar të këndojë në melos të tyre. Mirëpo, mund të them me shumë bindje se zëri i Riza Dacit nganjëherë i kalon edhe përmasat e tyre. Ai ka një zë të njëjtë me atë Dervish Shaqës. 

I brengosur që kënga folklorike me kalimin e kohës po vjen duke u harruar dhe madje edhe duke u bastarduar, Riza Daci disa porosi:

“Porosia ime është që të ruhet e të mos harrohet kanga foklorike. Nuk jam tash me u kthye prapa e me thanë se duhet të ngjallet e të dominojë vetëm folklori. Por po them të mos harrohet, të ruhet e të kultivohet në suaza të mundësive se e di që tash janë në modë zhanre të reja, kangë të reja. Mirëpo nuk duhet harruar se folklori dhe kanga folklorike e kanë mbajtur gjallë shpirtin e popullit tonë, historinë tonë, të kaluarën tonë të lavdishme që e ka transmetuar nëpër breza dhe kjo ka sjellë deri te koha e re, te liria e vendit. Shumë këngë historike e heroike kanë ndikuar tek brezat e tërë që ta ruajnë e ta mbajnë gjallë frymën e luftës për liri e  pavarësi të vendit tonë. Kanga folklorike, ajo që është kënduar e që është thurur me temel, ka qenë bazament i fortë i artit tonë muzikor por edhe i aspekteve të tjera të jetës e të përpjekjeve tona të vazhdueshme për me ardhë deri ku kemi ardhë sot. Prandaj po them të vazhdohet me të renë, por në asnjë mënyrë mos ta harrojmë të vjetrën, të kaluarën dhe historinë tonë të lavdishme, ku u flijuan dhe ranë heroikisht shumë burra të atdheut që sot i njeh historia e i ka përjetësue kanga në mënyrë aq besnike”, shprehej në mes tjerash Riza Daci në një itnervistë të bërë me të në gusht të vitit 2017.

Me shuarjen e tij, folklori ynë mbeti edhe pa njërin nga rapsodët tipik të kultivimit të këngës dhe melosit popullor shqiptar. Por, kënga dhe zëri i rapsodit Riza Daci do të mbeten gjatë në kujtesën popullore dhe të fonotekës së melosit popullor shqiptar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Riza Daci

UDHËHEQËSI POLITIK

March 28, 2020 by dgreca

Shkruan: Nikë Gashaj/*

Supozimet vetiake për rolin e udhëheqësit politik zakonisht përcaktohen si aftësi personale për të ndërmarr iniciativa në situata shoqërore, për të planifikuar dhe organizuar aksionin dhe siguruar bashkëpunim. Andaj, mund të dallohen disa vetijë qenësore të cilat ndikojnë në sjelljet e udhëheqësit, sikurse janë: 1) Bindjet politike. Për tu kuptua raporti i udhëheqësit dhe të bashkëpuntorëve, më së pari duhet me i ditur, të cilat janë bindjet politike të udhëheqësit. Bindjet politike i përcaktojnë qëllimet dhe strategjitë. Në pajtim me bindjet e udhëheqësit caktohen dhe prioritetet e veprimit politik.

        Rëndësia e bindjeve politike drejtpërdrejtë varet nga natyra e shoqërisë politike në të cilën udhëheqësi politik vepron. Në ato shoqëri në të cilat ekziston grindja e madhe e vlerave, përçarjet ideologjike, rëndësia e bindjeve është shumë më e madhe sesa në shoqëritë ku ekziston një konsensus i vlerave.

        Krahas njohjes së bindjeve politike është e nevojshme të dihet sesa udhëheqësi rrin në mënyrë të qëndrueshme pas bindjeve të veta politike dhe sa atij i janë ato bindje me rëndësi. Sipas atij dimensioni mund të dallohen udhëheqës me vlera-rigjide. Ata janë udhëheqës të drejtuar bindjeve të tyre politike të cilave ua kushtojnë tërë politikën. Ai është një kriteri i dëshirueshëm i veprimit dhe i marrëdhënieve politike. Dhoji i dytë, janë udhëheqësit pragmatik, të cilët i përshtaten kushteve konkrete dhe janë të gatshëm për ti ndërrua pikëpamjet fillestare me qëllim të arritjes të qëllimeve të caktuara. Derisa të parët i ndërrojnë(nëse është e nevojshme edhe me dhunë) marrëdhëniet konkrete shoqërore në pajtim me bindjet e tyre, të tjerët e ndërrojnë vetin,duke iu përshtatur marrëdhënievet  shoqërore konkrete.

        2) Stili politik. Derisa bindjet politike të udhëheqësit drejtpërdrejtë ndikojnë në bashkëpuntor, ndërsa ndikimi i stilit politik është më tepër i tëthort. Stili politik shprehet në mënyrë t’interaksionit  me bashkëpuntor. Për shembull, vallë udhëheqësi më tepër preferon një raport të drejtpërdrejtë ”sy në sy”, ose më tepë mbështetet në ndërmjetsues; a është më tepër i drejtuar në bashkëpunim me të tjerët, apo ekskluzivisht mbështetet në mëndimet e veta;  si e përdorë retorikën politike dhe propagandën; a i studion çështjet në hollësi, apo mbështetet vetëm në informata  të përgjithshme;  a është procesi i vendimeve transparent, apo e mbanë në fshetësi?

        Është me rëndësi të theksohet, se stili i udhëheqësit ka një ndikim tek njerëzit me të cilët udhëheqësi drejtpërdrejtë bashkëpunon. Me fjalë të tjera, nga njëra anë udhëheqësi synon për t’i zgjedh ata bashkëpuntorë të cilët i kanë vetitë e njëjta apo të ngjajshme me stilin e tij të udhëheqëjes, ndërsa në anën tjetër dhe vetë bashkëpuntorët spontanisht i përshtasin sjelljet e veta kërkesave të përceptuara nga udhëheqësi. Andaj, udhëheqësi në rrethin e tij të drejtpërdrejtë e krijon një unitet të caktuar, i cili nga njëra anë, ia lehtëson vetë procesin e udhëheqjes, mirëpo, në anën tjetër, e vështirëson pranin e qasjeve të ndryshme dhe trajtimin e shiqimin e problemeve përkatëse.

        3.Motivacioni.Parashtrohet pyetja: cilat janë arsyet që personat e veçantë dëshirojnë të bëhen udhëheqës? Ekzistojnë mjaftë përpjekje për sistematizimin e atyre arsyeve. Duke respektuar sistematizimet e tilla, mund të dallohen disa arsye të motivacionit, si vijojnë:  

        a) Dominimi primitiv – disa autorë mendojnë se tek çdo njeri ekziston synimi për të dominuar dhe ajo është jo si rezultat i veçorive të fituara, por ajo rrjellë si vetija natyrore nga lindja. b) Pushteti mbi të tjerët– në situatat e caktuara, në pajtim me teorinë psikoanalitike, udhëheqësi është objekt i transmetimit të emocioneve në vazhdimësi të varësis dhe nënshtrimit të bashkëpuntorëve. Andaj upinioni duhet për ta ditur se ka njerzë në shoqëri të cilët kërkojnë me qenë në pushtet, por shoqëria duhet të vëndosi mekanizma kontrollues të sjelljeve të tyre.

        c) Nevoja për status – nevoja për prestigj ose status është e përhapur, ashtu që shumë psikologë e kanë vë në regjistër të instikteve themelore. Mirëpo, nevoja e tillë duhet të sqarohet si motiv për një status më të lartë. Ajo do të thotë lufta për pushtet dhe mundësi të influencës, por edhe më shumë para. Një status më i lartë e mundëson personin dhe për kontakte shoqërore me njerzë  me statuese të larta. 

        ç) Nevoja për zgjidhjen e problemit – Njerëzit me orientime të fuqishme të vlerave, te të cilët mbizotëron ndjenjë e përgjegjësis ndaj bashkësis për të bër çka kanë mundësi për zgjidhjen e ndonjë problemi,  shpeshherë hyjnë në politik dhe e marrin rolin e prijësit politik. Atyre  politika ose pozita e udhëheqësit nuk iu është për qëllim, por si mjet për arritjen e qellimit.

        d) Nevoja për kompensim–sikurse Lasswelli kaherë e ka shkrua(1930.), shpeshherë njeriu politik është ai i cili në sferën politike bën përpjekje për t’i kompensua mossukseset e frustracionet e jetës së tij të përditshme. Përndryshe, mund të vërehet se me politik shpesh merren personat politikisht të pa arsimuar dhe mediokërt. Mirëpo,  është e njohur se zhvillimit e progresit shoqëror nuk i duhen “llomotitësit intelektual dhe politik” sikurse ka thënë Zhan Poll Sartr. Njëkosisht, ajo paraqet degradimin e politikës kuadrovike dhe të përgjegjësisë. Pa dyshim, ajo ka pasojë afatgjatë negative në marrëdhëniet e përgjithshme të rrjellave e qëllimeve të zhvillimit shoqëror, në veçanti në qoftë se kuadrat e tillë gjinden në “pozita të rëndësishme” të shtetit dhe shoqërisë.

        Me fjalë të tjera, kuadrat e tillë  nuk kanë kuptim, prirje, energji dhe, çka është më e keqe, ata nuk kanë dije elementare, orientim e informacion për njohjet bashkëkohore shkencore dhe për “novacione”. Prandaj, me të drejtë thuhet se nuk ka kurrgjë më të vështirë se kur mediokërt intelektual dhe politik “veshin petkun” që nuk u pështatet ose është joedukuat për “shtatin” e tyre. Ata me kohë mëndjemallohen se “petkat e tilla” e bëjnë qenjen e tyre – e jo dëshprimin dhe shkretërin e tyre shpirtëror.       

        Me të vërtetë kur mediokërt arrijnë te ndonjë funksion, ata janë në gjëndje të bëjnë gjithça, si dhe shumë punë të pandershme, për tu mbajtur ose për të shkua dhe ndonjë funksion dhe më të lart dhe më përgjegjës. Ata janë të prirur për keqpërdorime, kurdisje intrigash e ngatërresash, ashtu që shpesh janë aktorë kryesor të marrëdhënieve të këqija ndërnjerëzore. Më në fund, nuk mundi përpa i përkujtua fjalët e një mbreti të Spanjës, i cili para listës së kandidatëve për burgim ka bërtit: “Medokërt duhet më së pari me i fut në burg”. 

    * (Autori është politolog)

Filed Under: Analiza Tagged With: Udheheqesi politik

KUJTESA-PARA 31 VITEVE, KOSOVA KUNDËR “KUSHTETUTËS SË TANKEVE”

March 28, 2020 by dgreca

-Kosova 31 vjet nga “Kushtetuta e tankeve” serbe deri në 21 vjet Liri e 12 Pavarësi/

-Kundërshtimi i fuqishëm “Kushtetutës së tankeve” serbe – rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë/

-Në këtë vit – 2020-tën, 12 vjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur do shënohet në kohën kur festohet 21 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të  hynin në Kosovë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 28 Mars 2020/ Para 31 vitesh, në 28 Mars të vitit 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën shtatë shtete.

Por, si gjithmonë, Kosova as atëherë dhe kurrë nuk u ndal në lëvizjen e luftën e shqiptarëve drejt lirisë e pavarësisë…

Kundërshtimi i fuqishëm “Kushtetutës së tankeve” serbe – rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për Pavaraësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Ibrahim Rugova.

 Republika e Kosovës me kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Në 15 Qershor 2008 ka hyrë në fuqi Kushteta e Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. 

Më parë, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë, akti më i lartë  juridik i shtetit ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në ditën e 9 Prillit, e cila është Dita e Kushtetutës – festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e ligjeve e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pasi ato i dërgoi në Presidencë Kryeparlamentari në atë kohë, Jakup Krasniqi.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i UNMIK-ut, Misionit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Në këtë vit – 2020-tën, 12 vjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur do shënohet në kohën kur festohet 21 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një million, shumicën drejt Shqipërisë.

Filed Under: Fejton Tagged With: nen greken e armeve

Sëmundja e MASOCHISM-it

March 27, 2020 by dgreca

– Partia Demokratike kishte “fitue”, por edhe Partia Socialiste ishte afërsisht po aty, ndërsa njerëzit e saj të padukshëm ishin gjithkund, në Parlament, Qeveri, Presidencë, Ministri të ndryshme,gjithkund, gjithkund… edhe vetë në Partinë Demokratike.

  • …shumica e anëtarve të Këshillit të Ministrave ishin ish-komunista, apo bijë komunistash, e njëjta gja ekzistonte pothuajse në çdo nivel burokratik, nga maja e piramidës deri në bazën e saj. Komandanti i rojeve të kryeministrit ishte një ish-sigurims, -imagjinoni se sa ish-sigurimsa të tjerë ishin duke punue…/

Shkruan:Dr. Zekri PALUSHI/

Është një sëmundje psiqike, që ban pjesë në grupin e ç’rregullimeve Paraphilike (Paraphylic Disorders).

Të sëmurët me masochism, ndëgjojnë kënaqësi,- kur vetë, apo të tjerët i keqtrajtojnë, poshtrojnë, apo abuzojnë nga ana fizike, dhe emocionale/psikologjike, -duke u shkaktue kështu,- DHIMBJE fizike apo shpirtërore. 

Psh. Një karakter masochistic, mezi s’pret me shkue tek dentist për të shkul dhambin pa anastezi lokale, pasi dhimbjet i japin kënaqësi!

Pse po e shkruj këtë artikull?

Në t’vërtetë, ky nuk asht një shkrim i radhës, për rubrikën ‘Këshilla Mjeksore’. Aq më tepër, këtë sëmundje e kam takue shumë rrall në praktikën time mjeksore, -megjithatë shenjat e kësaj sëmundje më nxitën dëshirën për t’i diskutue me ju, e njëherësh, së bashku t’i analizojmë e krahasojmë, -(por jo pa dhimbje), me psikologjinë, dhe metalitetin post-komunist të popullit Shqiptar. 

Në vitin 1991, kam qenë një nga kandidatët për deputet të Partisë Demokratike për rrethin e Pukës, -një kohë kur mendoja se edhe pa nevojën e një fushatë elektorale kundra komunizmit, populli do t’votonte në shumicë për mue. Bindjet e mija bazoheshin në një llogjikë të thjeshtë, -komunistët kishin punue pamëshirshëm, për 50 vjet, kundra popullit, e tash populli e kishte rradhën të punonte kundra tij, (jo me dhunë) me votën e lirë. Fatkeqësisht qesh shumë i gabuar, e thellësisht i zhgënjyer. Prap fituen përfaqësuesit komunist.

Në vitin 1992, në pozicionin e këshilltarit të kryeministrit, e n’disa poste të tjera, -përsëri pata mundësinë të konstatoj se komunistët ishin kudo, shumica e punonjësve të Kryeministrisë ishin po ato t’kohës komuniste, shumica e anëtarve të Kshillit të Ministrave ishin ish-komunista, apo bijë komunistash, e njëjta gja ekzistonte pothuajse në çdo nivel burokratik, nga maja e piramidës deri në bazën e saj. Komandanti i rojeve të kryeministrit ishte një ish-sigurims, -imagjinoni se sa ish-sigurimsa të tjerë ishin duke punue në të gjitha nivelet e tjera, në “rojë” të Institucioneve dhe autoriteteve tona DEMOKRATIKE!!!

Kjo e gjitha,- ligjërohej e justifikohej nga VOTAT e LIRA e të VULLNETSHME, të popullit Shqiptar. Kjo ishte në t’vërtetë e VËRTETA. Partia Demokratike kishte “fitue”, por edhe Partia Socialiste ishte afërsisht po aty, ndërsa njerëzit e saj të padukshëm ishin gjithkund, në Parlament, Qeveri, Presidencë, Ministri të ndryshme,…gjithkund, gjithkund,.., edhe vetë në Partinë Demokratike. 

Kjo ka qenë një situatë tepër poshtruese, pa dyshim e mundësuar nga votimi, pothujse i barabartë, n’favor t’socialisve. Për këtë gjendje sa të dhimbshme aq dhe të turpshme, – Shqiptarët s’mund të gjejnë asnjë lloj justifikimi. Komunistët nuk do të kishin mundësi të blenin votat, nqs shqiptarët s’do t’jua shisnin atyre, -komunistët s’mund të manipulonin votimet, nqs shqiptarët s’do të manipuloheshin prej tyre. Socializmi s’qe një fenomen i ri e i pa-njohur për shqiptarët.

E di që komunistët/socialistët tonë, janë ma dinakët në botën komuniste, -ato premtojnë gjithçka, bile edhe falas, -por shqiptarët, me një eksperiencë, nga ma t’dhimbshmet në botë,  tashma pas 50 vjetësh duhet ta dinin ma mirë se  kushdo tjetër, se: “Mice die in mouse traps because they do not understand why the cheese is free”. (mijt cofin në kurthat e mijve, sepse se kuptojnë pse djathi asht falas).

Socialistët Shqiptar janë po ato komunist që na kan pas premtue “lugët e arta”.

Socialistët shqiptar janë po ato komunist që me FORCË, per 50 vjet na kan kshillue që “Të luftonim KUNDRA rehatisë personale…”

Socialistët Shqiptar janë po ato komunistë që nëpërmjet “Luftës së Klasave” na kan nxitë që t’luftonim e urrenim njeri-tjetrin, brenda familjes e në shoqëri.

Socialistët Shqiptar janë po ato komunist që ndërtuen mbi 39 burgje të tmerrshme, ku vuajtën tragjikisht, u torturuen, e u poshtruen mbi 16788 burra, dhe 7367 gra,- krejt t’pa faj. Ndër kohë, pushkatuan me “gjygj” e pa gjygj AJKËN e intelektualve dhe t’klerikve shqiptar,-ndërto -5.391 burra, dhe 450 gra, pa përmend të zhdukurit e pa dokumentuar. 

Socialistët Shqiptar janë po ato komunist që ndërtuen 70 kampe Interrnimi, ku vuajtën të ‘zitë e ullirit’ e ndryn jetën n’mjerim e t’poshtruem mbi 70.000 njerëz të mirë.

Socialistët Shqiptar janë po ato komunist që na detyruan me FORCË që të ndërtonim “vullnetarisht” 850.000 bunkerë, kur s’kishim as strehim të përshtatshëm, e as buk, apo ushqime tjera bazale, e t’mjaftueshme për një jetë njerëzore minimale.

Këto janë pra, pak nga përmbajtja e “menu-s” së Tmerreve Komuniste, që ne shqiptarët i kemi pasë në “tavolinën” tonë t’përditshme. Kjo edhe sikur t’kishte qenë një “menu” e shijshme, prapseprap njeriu s’han për 50 vjet të njëjtën gja.

Pra, sot asht e turpshme, qesharake dhe e pa-besueshme që Shqipëria, -ky “Vend Shqiponjash” -të qeveriset nga SOCIALISTËT.

Asht ma se e turpshme, poshtruse, qesharake, dhe e pa besueshme, që Kryetari i Parlamentit Shqiptar asht Gramoz Ruçi,-ish ministër i mbrendshëm i kohës komuniste.

Sejcili prej nesh, në diasporë e trojet Shqiptare, njifemi me eucritë dhe ngjarjet politike të niveleve katastrofike që kan përcjellë Shqiprinë, Kosovën…, -të gjitha janë pjellë e manipulimeve të socialistve shqiptar, që janë pra, po ato komunist që kishim më parë.

 Sejcili prej nesh asht në dijeni të vuajtjeve të gjithanshme, e rrezikut të krijuara nga KRIMI I ORGANIZUAR e KORRUPSIONI SHTETROR që njerëzit tonë po kalojnë t’nënshtruar ç’do ditë, -edhe kto pra janë pjellë e socialistve, ish-komunistve.

Sejcili prej nesh, e të gjithë shqiptarët e dinë se në THELBIN e te gjitha t’kqiave që kanë përcjellë popullin Shqiptar nga viti 1941 deri në vitin 1991, dhe nga viti 1991 deri në vitin 2020, e n’vazhdim, janë rezultat i një pune djallëzore, kordinuese, e tepër t’organizuar të komunistve EnverHoxhian, në një bashkpunim e kordinim të përsosur me Socialistët e sotëm të Shqipërisë, Kosovës…!

Socialistët Shqiptar, janë po ato komunist që barbarisht shkatrrun besimet fetare, dhe mohuan Zotin, duke i zevendesue ato me Fene Komuniste, ku zot u shpall krimineli ma sadistik i botës, EH., me “biblën” e tij të famshme,-“Manifestin Komunist”, – t’cilit ne duhet t’I luteshim 24 orë, e t’i falenderoheshim ç’do ditë për të “mirat” që na sillte Partia. 

Në kët “bibël”, prap vazhdojnë të luten e betohen edhe socialistët tonë të sotëm.

Pra, -ç’far vlerash morale kanë kangët, dokumentarët, lapidarët dhe përkujtimet e vujtjeve të tmerrshme tej- Makbethjane, të shkaktuara nga komunistët e djeshëm, që janë socialistët e sotshëm, -kur ne, vullnetshëm, e me votën tonë të lirë, vazhdojmë të respektojmë MASAKRUESIT. Ne me votat tona, n’favor të socialistve, po shkelim pa-nevojshëm, me një mospërfillje të pa shpjegueshme mbi gjakun dhe amanetin e njerëzve tonë,-atyre që ju bajmë kangë. Po t’ktheheshin në jetë kto victima të ndjera, do t’na pshtynin n’sy, për hipokrizinë e pa kufishme që po tregojmë tash 30 vjet me ta, ndaj tyre, e po ashtu, edhe ndaj vujtjeve tona. Ndërkohë në paturpësisht na pëlqen të ndjehemi krenar për ç’far kemi ba për to. S’kemi ba asgja. Zot na fal! 

Duke i ditë, dhe përjetue t’gjithë sa tham më sipër, -sigurisht shumë ma tepër e ma thellë i  përjetojnë kto vujtje,- pothujse vetëshkaktuese, njerëzit tonë që jetojnë në trojet Shqiptare,- atëherë natyrshëm lind pyetja: A vuajm në Shqiptarët nga MASOCHISMI?     

Fatkeqësisht, eksperienca e deritanishme,-veçanërisht ajo në Shqipëri, po e vërteton ma s’miri këtë diagnose.

Tashma kjo asht një sëmundje endemike, e shkaktuar nga viruset komuniste, që dukshëm kan depërtue thellë në kodin gjenetik t’shqiptarve, dhe që janë -shumë ma t’rrezikshmë se një infeksion kalimtar viral, shkaktuar nga CORONAVIRUSI. 

Votimi ne favour të socialistve, azgjësimi i PATRIOTIZMIT,…. Përçarjet brenda Shqipërisë, me tendencë përhapje në Kosovë, Maqedoni e Mal t’Zi,- janë shenjat ma t’dukshme e shumë t’rrezikshmet t’kësaj sëmundje me  pasoja katastrofike për Kombin Shqiptar. 

Sigurisht që nga kjo sëmundje, kanë përfitue, përfitojnë e gjithmonë do të përfitojnë,…KUSH? = Shkaktuesit,-pra Socialistët Shqiptarë, -si dhe spektatorët e JARGOSUR Serbë, Maqedonas, Grekë, e Malazez.  

 Le t’shpresojmë se një ditë të afërt, socialistët shqiptar do t’ndërgjegjësohen, e vetë të tërhiqen nga krimet kundër shqiptarve, se me ç’far po shofim deri tani,- PATRIOTIZMI SHQIPTAR fatkeqësisht ka vdekur,-kshtu që socialistët tonë, mund t’sundojnë vendin me mënyrat e vet atë stilit MAFIOZ, deri sa t’mërziten e të hane njeri-tjetrin.

Me shpresë në mirkuptimin tuaj, pa paragjykime.

Filed Under: Politike Tagged With: Dr.Zekri Palushi, Semundja e Masochism

MORE SCIENCE LESS FICTION

March 27, 2020 by dgreca

Selected and Edited by Rafaela Prifti/

Numerous studies show no scientific evidence that the current coronavirus SARS-Co-V-2 was created in a lab. The pathogen appears to have come from wild animals, virologists say, and there are no signs of genetic manipulation in the SARS-CoV-2 genome

Since the early days of the COVID-19 epidemic, theories have circulated about the origin of the novel coronavirus causing the disease, SARS-CoV-2. One prominent rumor is that it first escaped from a lab in Wuhan studying bat coronaviruses and then spread to the public. This theory has evolved into claims that the virus was genetically engineered to be a bioweapon. But scientists say that while there’s not enough information to pinpoint where the virus came from, there is no evidence that it was created in a lab.

The lab-escape theory had been circulating on social media and various blogs for weeks. In an article written in The Scientist by Steven Mosher, a social scientist and the president of the Population Research Institute in Front Royal, Virginia, he summarized why he believes SARS-CoV-2 may have been accidentally spread by China’s National Biosafety Laboratory at the Wuhan Institute of Virology, where researchers have studied bat coronaviruses..

Mosher describes several lines of reasoning, namely, that the lab location is less than 10 miles away from the seafood market where a cluster of COVID-19 cases was first discovered. Secondly, he considers that after the 2003 SARS outbreak, the SARS-CoV virus escaped from virology labs multiple times in China. Thirdly, he describes how Chinese virologist and bioweapons expert Major General Chen Wei went to the Wuhan Institute of Virology with military scientists in January to study the new virus, which Mosher considers to be a form of damage control.

The World Health Organization updated SARS surveillance guidelines in 2004 after the lab-based outbreaks, urging labs to follow proper biosafety procedures, and China replaced the director of its Center for Disease Control and Prevention. One problem leading to a lot of apprehension and speculation about the new coronavirus is that scientists “don’t know what the actual source of the virus was,” Anthony Fehr, a Coronavirus researcher at the University of Kansas, according to The Scientist. Additionally, researchers don’t know if SARS-CoV-2 immediately started to spread in humans after a single transmission from an animal, or if it took multiple zoonotic events between an infected animal population and humans.

Despite the questions surrounding the exact source of the disease, it does appear to have originally come from wildlife, according to a team of international public health scientists who wrote a statement published in The Lancet. An analysis of SARS-CoV-2 by scientists at the Wuhan Institute of Virology suggests that the virus’s genome is 96 percent similar to a coronavirus found in bats.

Mosher agrees that animals were the likely origin. Transmission from an animal, with no lab experiment or genetic manipulation involved, fits best with what scientists know about how other coronaviruses have transferred to humans. In the past, these viruses have spread through wild bats that infect another type of animal—an intermediate host—that then spreads it to humans. For example, SARS-CoV, was transmitted from bats to civets to humans, while camels were an intermediate host in MERS, as stated in Quanta. The civet version of SARS-CoV was 99.8 percent similar to the one found in humans—much more closely related than the bat and human varieties of SARS-CoV-2—so researchers believe the new coronavirus also infected another type of animal on its way from bats to humans. The studies published in Nature show that scientists have not yet found “a candidate”. This ability to move in between different animal hosts is a characteristic feature of coronaviruses, according to Paul McCray, a pulmonologist at the University of Iowa, Carver College of Medicine whose lab studies coronaviruses. “It’s exactly what we’ve learned in studies of SARS in 2002 and 2003, and MERS in 2012. . . He says that for people that work with these viruses, the reoccurrence is completely unsurprising. “We don’t need to come up with farfetched theories when the genome sequences and the characteristics of these viruses support what we’re seeing.”

NO SIGNS OF ENGINEERING IN SARS-CoV-2 GENOME

In addition to the claim that a naturally evolved virus escaped from a lab by mistake, some conspiracy theories have stated that SARS-CoV-2 was genetically engineered. In fact, researchers throughout the world, including in the US and China, have conducted research involving the creation of experimentally engineered hybrid coronaviruses. There is no evidence that SARS-CoV-2 was genetically engineered, says Paraskevis, whose genomic analysis of the new virus was reported as a preprint in January.

RNA viruses, which include coronaviruses, “accumulate mutations at a rate one million times faster than human DNA [does]. . . . It gives them the ability to survive against an immune response,” Paraskevis says. Although the novel coronavirus does have some genetic differences to other known viruses due to mutations, “there’s no evidence that this is the result of a human experiment,” the scientist finds. In addition, the engineered virus would show additional genetic material in its genome. The Chinese researchers published the most important piece of information online. The Scientist article states that the fact that researchers all over the world had access to that genomic sequence made a lot of early studies possible. 

Many unknowns still remain about SARS-CoV-2, and researchers worldwide are trying to uncover as much as they can about the virus. In times of crises, there is a preponderance for conspiracy theories and a tendency for finger pointing. The best defense is to get information from reliable and trusted sources. During pandemics, each one should be responsible in slowing the spread of virus and stopping the private speculation by sharing scientific knowledge publicly. 

Filed Under: Kronike Tagged With: More Science Less, Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT