• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2020

Dha dorëheqjen kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan

May 14, 2020 by dgreca

Kryetari i Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA-së, republikani, Richard Burr, ka dhënë dorëheqje nga pozita. 

Vendimi i tij vjen në kohën kur po zhvillohet një hetim mbi një shitje të aksioneve, pak para rënies së tregjeve financiare, për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Ai po hetohet nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nëse ka përdorur informacionet jopublike për të shitur aksionet dhe për të shmangur humbjet. 

“Richard Burr kontaktoi me mua këtë mëngjes për të më informuar për vendimin e tij për t’u larguar si kryetar i Komitetit të Inteligjencës”, tha udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell në një deklaratë më 14 maj.

“Ne u pajtuam që ky vendim të ishte në interesin më të mirë të komitetit”, shtoi McConnell.

Njoftimi për dorëheqje pasoi raportimet se telefoni i Burr-it, është konfiskuar nga ana e FBI-së në shtëpinë e tij në Uashington, si pjesë e hetimit të nisur nga Departamenti i Drejtësisë.

Të dhënat e Senatit tregojnë se Burr dhe gruaja e tij shitën midis afro 600,000 dhe 1.7 milionë dollarë aksione në fund të janarit deri nga mesi i shkurtit, pak para se tregjet financiare të fillonin të bien, nga frika e një krize ekonomike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Disa senatorë të tjerë gjithashtu raportuan se kanë shitur aksione para rënies, por nuk është konfirmuar nëse po hetohen.

Në Shtetet e Bashkuara është e paligjshme për anëtarët e Kongresit të tregtojnë letra me vlerë në bazë të informacionit të fshehtë, që ata marrin gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare

Filed Under: Featured Tagged With: Richard Burr

Sharlatan dhe Sharlatanizëm

May 14, 2020 by dgreca

Shkruan: Loro STAJKA/Virxhinia/ 

    Në përgjithësi shtypi asht mjeti ma i përshtatshëm për të informue dhe për të dhanë lajme, të cilët kur janë serioz dhe përmbushin kushtet, që i kërkohen, dhe respekton parimet demokratike “masë” ,”Kritikë ndërtuese” dhe, me takt, konsideron “opinjonet dhe mendimet e të tjerëve”, asht për t’u çmue ,mbasi njeriu, nga ai lloj shtypi, mëson gjana që i përgjigjen së vërtetës.

    E vërteta, mjerisht, s’asht përherë baza e shtypit mbasi botimet, shpesh, i përdor si armë për të përulun “kundërshtarët politik” dhe njëkohësisht, si mjet në shërbim t’ interesave të ngushta, egoiste dhe partizane. Por me këtë nuk due me thanë se qarqet e ndryshme të mos bajnë punën e tyne….por në këtë orvatje duhet të tregojmë edhe pak dinjitet dhe masë  e shembul, të marrin gazetën Dielli që meritën ia drejtoj zotni editorit.

Kur shtypi asht pjellë e interesave të verbëta, në atë minutë fillon edhe “sharlatanizmi” i cili, me aftësi të madhe njeh të vërtetë (të vetme) din t’a rrethojë dhe t’a zbukurojë me shumë e shumë të pa kenuna, dhe trillime  ,se si e si të formohen te lexuesi informata dhe bindje “qëllimisht të gabueme”.

Për fat të keq sharlatinizmi duket se asht smundje ngjitëse, që po na ndodh edhe ndër do profesione të ndryshëm. “Shef molla mollën e piqet” ka pas thanë i moçmi.   

Këta sharlatana,  ku sasija e fjalve të boshatisuna dhe jo mendime të  shndoshta kanë randësi, ku me pak fjalë munduhen me shitë erë e tym badihava të tjerve, fjalori i ka nderue me nji përkufizim shumë të bukur “Sharlatan-i,  nët”…Ky sharlatan nuk kënaqet, dëshron të ia kalojë çdo njenit dhe të vehet në majën e piramidës, e ajo që të mërzit asht se të fton ta ndjekish si udhërrëfyes që hiqet dhe pafarë marrjet pretendon të ket’ monopolizue çdo të mirë.

“Forca nuk mbshtetet në forcë, por në të vërtetën” –Tolstoy.

Do të ishte shumë ma mirë që “sharlatanizmin”ta zëvendsojmë me nji dashtuni të sinqertë, për njeni tjetrin.

“E vërteta asht ma e fortë se rrena’- Byron.

Botës Shqiptare i ka ardhë shpirti në majë të hundës prej këtij soji, që vazhdimisht nuk ban tjetër veç Tuj shit “erë dhe tym”. Për  këto vepra Kombi nuk na don, Vendi nuk na qas dhe miqët nuk na përfillin. Më kujtohet, dikur në Shkodër, thojshin:” E kan vra budallën.Pra të vejmë gishtin në tamth e të mendojmë për të mirën e vendit tonë si menduen shumë përpara nesh e të ndjekim shembujt e  personave që po veproinë edhe sot për të mirën e shoqnisë  e vendit tonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Loro Stajka

Pengesë e mundësi

May 14, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Si oksigjeni për zjarrin, pengesat janë lëndë djegëse për flakët – shpesh bëjnë të kundërtën e asaj për të cilën janë ngritur për të mbrojtur – shërbejnë që zjarri të digjet me egërsi më të madhe, ose si njeriu kur ndeshet me ato që nuk di, ulet e shkruan një libër. Në vitin 170, një natë në çadrën e tij në vijat e frontit të luftës në Gjermani, Marcus Aurelius, perandori i Perandorisë Romake, u ul për të shkruar. Koha mund të kishte qenë edhe para agimit, ose pak çaste të lira midis dy betejave. Vendndodhja e saktë nuk është e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi është që ky njeri, i njohur sot si i fundit nga Pesë Perandorët e Mirë, u ul për të shkruar, jo për një audiencë, as për botim, por vetëm për veten. Dhe ajo që shkroi është padyshim një nga formulat më të efektshme të historisë për tejkalimin e çdo situate të vështirë që mund të haset në jetë; formulë jo vetëm për tejkalim të pengesës, por për shkak të saj.Në atë moment, Mark Aureli shkroi vetëm një paragraf, dhe vetëm pak nga ajo që shkroi ishte origjinale. Pothuajse çdo mendim, në një formë a një tjetër, mund të gjendej në shkrimet e mentorëve dhe idhujve të tij. Por me ato pak fjalë Marcus Aurelius përcaktoi dhe artikuloi mjaft qartë një ide të përjetshme, saqë eklipson edhe emrat e mëdhenj të atyre që kishin shkruar para tij: Zeno, Ariston, Apollonius, Epictetus, Seneca etj. “Veprimet tona mund të pengohen…. por nuk mund të ketë asnjë pengesë për qëllimet tona. Sepse ne mund të përshtatemi. Mendja përshtat dhe konverton qëllimet e pengesës ndaj veprimit.”Dhe përfundoi me fjalë të destinuara për maksim:“Pengesa për veprim përparon veprimin. Ajo që qëndron në rrugë bëhet rruga.”Ky është efekt i kundërt i pengesës, pengesë kthyer kokëposhtë; gjithmonë ka një rrugë tjetër për të arritur atje ku je nisur të shkosh. Pengesat ose problemet gjithmonë priten dhe kurrë nuk janë të përhershme. Ajo që e pengon njeriun mund t’a fuqizojë atë.Këto vinin nga një njeri i veçantë, dhe nuk ishin fjalë boshe. Në mbretërimin e tij prej 19 vjetësh, Mark Aureli përjetoi luftra gati të vazhdueshme, një pandemi me humbje të tmerrshme, pabesi intrigash të mundshme, përpjekje ndaj fronit, udhëtime nëpër perandorinë ‘pax romana’, një thesar në shterrje, dhe mbi të gjitha një paraardhës të paaftë si bashkë-perandor. Dhe nga ato që dihen, Mark Aureli e shihte secilën prej këtyre pengesave si mundësi për të praktikuar durim, kurajo, përulësi, shkathtësi, arsye, drejtësi dhe krijimtari. Vdiq 59 vjeç. Thuhet se u vra nga i biri sepse kishte caktuar një gjeneral si pasardhësin e tij (The Gladiator, 2000).

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

NË KUJTESË TË LIRAK BEJKOS- PROTESTË PARA UNITED NATIONS

May 14, 2020 by dgreca

United Nations NY në përkrahje të grevës së urisë të burgosurve politik në Shqipëri ku nga zhgënjimi e dëshpërimi u vetëflijua martiri Lirak Bejko.

NGA PELLUMB LAMAJ

Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtor – Ky do të ishte skenari Ramiz Alisë dhe Katovicës, që u zbatua në Shqipëri nga hibridët sllavokomunistë, që vazhdojnë t’i dorëzojnë stafetën e pushtetit njeri tjetrit…

Të fituarit,të fituar;
Të mundurit, të mundur në përjetësi;me përjashtim të disa puthadorëve, që për hir të interesave të tyre të ulta, shkelën mbi gjakun dhe vuajtjet e bashkëvuajtësve të tyre.

Asnjë artist, shkrimtar,intelektual, nuk iu bashkangjit apo solidarizua këtij ngujimi të një grushti spartanësh, që duhet të ishte shndëruar në një përkrahje e solidaritet mbarë kombëtar e pse jo dhe rebelim. Mediat e shkruara dhe vizive uturak i oborrit heshtën apo u munduan ta tjetërsojnë këtë dramë kombëtare.
Shoqëria shqiptare ka pothuajse një shekull që nuk e njeh kauzën kombëtare dhe fatkeqësisht, pa një kauzë të till, nuk do të ketë as shtet të së drejtës e as dinjitet kombëtar.

MARTIRIT LIRAK BEJKO

Ti ike,ike, fluturove lart
Atje ku vec engjëjt jetojnë
Ushtar i Zotit ishe përjetë
Tani e ke mburojë

Ti ike bashkëvuajtësi ynë,ike,u ngjite lart
Atje ku hijenat e kuqe dot s’të rrethojnë
I le këtu poshtë padrejtësitë e kësaj bote
Dramat shqiptare që kurrë s’mbarojnë!

GREVA E URISË

Në Grevën e urisë 
U ngujuan ata
Ata që nuk jetuan kurrë
Ndërgjegja e kombit
Simbol i lirisë
Atdheun deshën më shumë

Në Grevën e urisë 
U rebeluan ata
Ata që buza s’u qeshi kurrë
Sheshuan male,thanë këneta
Të vetmen pasuri
Kanë një flamur

Në Grevën e Urisë 
U vetëflijuan ata
Ata që hakmarrje s’kërkuan kurrë
Jeta dhe vdekja jo s’bashkëqëndrojnë
Të zhdukësh të keqen
Ka vetëm një rrugë….!

Filed Under: ESSE Tagged With: Kujtese, Lirak Bejko, Pellumb Lamaj

KUJTESE NE VITIN E AT GJERGJ FISHTES

May 14, 2020 by dgreca

Vllazen e Motra Shqiptarë!/

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

Shoran FRITZ RADOVANI/

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh: A ka Bota Kishë Katolike që ka kalue.., sa Kisha e Lezhës?

Kisha e Zojës Nunciatë e Kuvendi Françeskan Lezhë

1464 Ishte koha e lavdishme e Heroit kombtar Gjergj Kastrioti kur del në fletët e historisë Kuvendi Françeskan i Lezhës. 

500 vite ma vonë në një letër At Gjergj Fishta, kërkoi per me e restaurue ate.Letra asht te numri i fundit i “Hyllit të Dritës”.  At Gjergj Fishta jetonte në një dhomë në Kuvendin Françeskan të Lezhës, brij Kishës për të cilën kërkonte restaurimin.

At Fishta aty, ka pas shkrue një pjesë së “Lahutës së Malcis”. Aty asht edhe sot dhoma e Tij. Revista “Hylli i Dritës” ka kenë konceptue prej At Fishtës në vitin 1913 me mendimin: “Hylli qi, mbas nji robnije të gjatë, duhet me e drejtue popullin Shqiptar në qytetninë e ngritun mbi bazat e lirisë e të drejtave individuale e shoqnore”, ndonse, lufta kunder Revistës ishte e vazhdueshme. E kjo luftë vazhdoi ashtu si kunder Krijuesit saj.

Kisha Françeskane në Lezhë asht ndërtue në 1240, gja që shihet edhe nga mbishkrimi latin mbi derë, në ballë të saj.

Në Shqipni, simbas traditës mendohet se Shën Françesku i Asizit asht themeluesi i kësaj Kishe. Në Kishë, në mes të tjerave, ruhej nji kryq argjendi, vepër veneciane e shek. XV, kushtue nga Princi Pal Dukagjini. Për ma tepër, tek Elteri i madh  kryesor, ishte nji pikturë e madhe, e cila vlerësohej me shumën 100.000 lit. ar. Në atë Kuvend, gjatë Luftës së Parë Botnore, austro-hungarezët patën vendosë seksionin e Kryqit të Kuq Ushtarak. Në shtator 1918, ditën që ushtarët braktisën Kuvendin, Kisha dhe Kuvendi u shkatërruen prej zjarmit. Në 1928 Kuvendi u rindërtue, ndërsa Kisha vetëm sa u mbulue. Kjo Kishë konsiderohet si djep i Françeskanve në Shqipni e, Fretnit, kanë pasë dëshirë të flakët ta restaurojnë, për faktin se asht monument kombtar, falë lashtësisë së saj.

At Fishta, shkruen se themelimi i Kishës së Zojës Nunciatë dhe i Kuvendit Françeskan bashkangjitun me te, asht shënue nga disa tradita, që flasin për një kalim të Shën Françeskut gjatë kthimit prej Tokës së Shenjtë në vitin 1219-20, si thohet edhe nga Françeskanët tjerë t’asaj kohë. Me këte rast Ai, përdori një rrem pishe, që kishte skicue planimetrinë e Kishës direkt mbi terren në kodrën përballë Lezhës së atëhershme.

Ndërtimi i saj vazhdoi prej një meshtari lezhjan Don Lleshi, që shpjegon emnin popullor “Kisha e Dom Lleshit”. 

1240 asht datë e një pranie të Françeskanëve në Lezhë, që verteton edhe mbishkrimi i vonshëm i gdhenun mbi derën kryesore të Kishës. Mendohet se kjo datë i referohet një Kishe tjetër të shek.XII, e ndërtueme po në të njajtin vend. 

Në mungesë të dokumentave të sigurta, mund të mendojmë që Fretnit Françeskan të kenë themelue kuvendin e tyne mbas vitit 1393, pra, kur qyteti i Lezhës kaloi nga duert e Princave Dukagjini nën sundimin e Republikës së Venedikut. Edhe stili i arkitekturës së saj flet se Kisha ka kenë ndërtue në fund të shek.XIV ose në fillim të shek. XV. Sidokjoftë, vlera e madhe historike e Asaj Kishë në Lezhë asht e padiskutueshme…

Me 29 Nandor 1944, ashtu si gjithë Shqipnia edhe ajo Kishë do të zaptohej nga sllavokomunistët e drejtuem nga Enver Hoxha. Me 11 maj 1947, dora kriminale e atij regjimi prangoi edhe At Serafin Kodën famullitari i Lezhës, e masakrimi barbar mbas tetë muejsh tortura mizore e zhduku këso bote Martirin trim. 

Mbas vendosjes së ateizmit të shtetit më 6 shkurt 1967, e para ndër vendet e kultit katolik, Kisha e Zojës Nunciatë u vendos të jetë vend strehimi per kafshë dhe u ba stallë bagtishë… 

Ma vonë ofiçinë mekanike dhe kovaçeri. Kumbonaria shumë shpejt u rrëzua e hymja u ndryshue, për me kalue kamionat. Edhe varrezat e vjetra që rrethonin Kishën dhe që ruenin monumente të rëndësishme mesjetare u hoqën prej aty, per me i lirue vend ndërtesave të kooperativës komuniste.

Mbas vitit 1991 aty shkoi me sherbye At Konrrad Gjolaj, i cili jo vetem e rindertoi, por i dha pamjen e plotë të kohës, kur Ajo u kujtonte si Kishë, prakun e së ciles e ka puthë Gjergji i Madh i Popullit Shqiptar, dhe Gjergji dijetar i zhgunit Françeskan…

Ajo ishte dikur… Po, asht edhe sot, nder Kishat ma të njohuna të Françeskanve të Shqipnisë, që u salvue si Themeluesit e Saj per një gjysë shekulli, tue shkrue me Gjakun e Martirve të Saj, Historinë e lavdishme të Kishës Katolike Shqiptare… 

Mos harroni se edhe Ajo ishte një prej Kishave ku lutej Heroi Gjergj Kastrioti para çdo beteje kunder turqve!

         Melbourne, 14 Maji 2020.              

Filed Under: Politike Tagged With: Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT