• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2020

SHTËPIZA ME GURË E ZOGJVE SHTEGTARË NË STATEN ISLAND

July 30, 2020 by dgreca

Sokol PAJA – DIELLI-

Kushdo që kalon në South Beach në Staten Island, New York mahnitet nga punimet dhe vizatimet në gurë të një mjeshtri shqiptar nga Kraja. Bajram Gjenasaj prej 12 vitesh skalit kohën dhe pasionin e tij në gurët që i mbledh në bregdetin e Midlandit. Shtëpia dhe oborri i tij i ngjasojnë një atelieje gjigande ku ai punon nën melodinë e  zogjve që e përshëndesin atë çdo çast.

Në hyrje të kopshtit të tij artistik krahas pemëve, perimeve dhe dekorimeve, mjeshtri me duar të arta Bajram Gjenasaj ka ndërtuar 5 shtëpiza për zogj dhe pëllumba. Ai i ushqen dhe kujdeset për ta çdo ditë. Krahas nipit të tij që po i trashëgon zanatin, zogjtë shtegtarë janë miqtë e tij të përhershëm. Çdo cicërimë shoqërohet me një skalitje në gurë. Një melodi që shoqëron mëngjesin deri në muzgun e vonë.

Bajram Gjenasaj është nga Kraja e Shkodrës, sot gjeografikisht në Malin e Zi. Bajrami ka 51 vite që është larguar nga Kraja dhe jeton në Staten Island në New York. Në moshën 12 vjeçare familja e tij vendosi të arratisej nga regjimi i Titos për një jetë më të mirë në perëndim. Për të mbërritur në tokën e premtuar në Amerikë, Bajram Gjenasaj dhe familja e tij ndërmorën një udhëtim tepër dhimbshëm si vetë vendimi për të lënë përgjithmonë vendlindjen e tyre.

Pas largimit nga Kraja, Bajrami me familjen e tij u zhvendosën në Trieste, nga aty në Kapua, në Napoli dhe përfunduan në Romë, Itali në kampin ndërkombëtar të emigrantëve prej nga u nisën dhe mbërritën në tokën e premtuar. Vendimi familjar për ti kthyer shpinën vendlindjes ishte shumë i vështirë, na tregon Bajrami. Kraja ishte e izoluar komplet dhe kontaktet me botën ishin inekzistente.

Shteti serb në atë kohë as që donte t’ja dinte për shqiptarët. Shqiptarët nuk preferoheshin aspak gjatë regjimit të Titos dhe u lanë të izoluar. Kraja ishte 100% popullsi shqiptare, duke qenë tërësisht e izoluar, dhe të lënë mënjanë zhvillimit, një politikë e kujdesur shpopullimi në atë kohë prej shtetit jugosllav, krajanët morën rrugët e emigrimit. Ikja ishte rruga jonë e vetme arsyeton mendueshëm mjeshtri krajan Bajram Gjenasaj. Ai kujton pak gjëra nga Shqipëria aso kohe. Punën kolektive, aksionet dhe dritat e qytetit në netët e errëta. Të gjitha këto i kundronte nga Kraja, përballë qytetit historik Shkodrës.

3 dhjetor 1969 mbërriti famijarisht në New York. Bajrami është 63 vjeç sot dhe vazhdon të punojë fort duke ndjekur pasionin që ia mësoi gjyshi dhe babai i tij. Krajanët kanë qenë mjeshtra të përpunimit të gurit. Ashtu siç ia trashëguan pasionin dhe mjeshtrinë, të njëjtën gjë është duke bërë dhe Bajrami me nipin e tij. Edhe pse nipin e gjyshin i ndajnë 60 vite diferencë, kur bie puna për mjeshtrinë dhe punimet në gurë, ata janë në një mëndje.

Bajram Gjenasaj gurëgdhëndës prej më shumë se një dekade në Staten Island mrekullon këdo që sheh punimet e tij si: vazo në gur, piktura guri, mure të veshura në gurë deti të ngjyrave të ndryshme, përpunime të gurëve të detit të të gjitha ngjyrave në çemento dhe allçi, mure rrethuese të stolisur në gurë, rrethime pemësh, dekoracione shtëpiash, dekorime dyersh e dritaresh, shkallë të ndryshme, parmakë, objekte të përdorimit të përditshëm etj. Bajrami na tregon për Diellin se idetë e fillimit nuk mbarojnë ansjehërë njësoj. Çdo projekt pëson ndryshime gjatë punimit. Ajo që e bën të veçantë si artist është se punimet e tij ose i dhuron  për miqtë ose i mban për veten e tij. Bajrami na shpjegon se punon për pasion jo për industri fitimi. Kjo sipas tij është një terapi fantastike për të gjetur vetvetën në shpritin krijues. 

Bajrami punon me porosi të veçanta nga miqtë dhe realizon krijime spontane apo ide të tijat krijuese. Ngjyrat që përdor në punimet e tij janë në varësi të krijimit, elementi patriotik, sportiv dhe mënyra e të shijuarit të jetës. Ky pasion i nisur që nga fëmijëria bën që të përshkruhet i gjithë rrugëtimi i tij jetësor në punimet e tij. Bajrami na shpjegon se puna me gurin dhe vizatimet në murin e skalitur të gurit kërkojnë shumë durim e përkushtim. Atij ju deshen dy vite përkushim e punë për të përfunduar oborrin e tij e kopshtin e tij gjigand, teksa kryen dhe veshjet e mureve, rrugicat, tablotë prej guri etj. Bajrami na shpjegon rreth punimeve të tij se një punim vazo në gurë mund të realizohet në një ditë, ndërsa zakonisht objektet e tjera që gdhend në gurë dhe allçi zgjasin rreth 1 javë. Bajrami e ka trashëguar prej gjyshërve këtë mjeshtri dhe shprehet i lumtur se në fëmijërinë e tij ka arritur të punojë me gjyshin nga babai dhe nga nëna në punimin e murit të gurit, kalldrëmeve, rrugicave, gureve zbukurues të varrezave etj. Kënaqësia më e madhe sipas Bajramit është se atë pasion dhe dhunti që ia trashëguan të parët po ia lë dhe ai nipit të tij i cili edhe pse vetëm 3 vjeç praktikon dhe e shoqëron gjyshin e tij teksa i formon atij një talent artistik. 

Filed Under: Komente Tagged With: Bajram Gjenasaj, shtepiza me gur, Sokol Paja

KOSOVA ËSHTË E ORIENTUAR NË KAPACITETE MBROJTËSE

July 29, 2020 by dgreca

-Kryeministri Avdullah Hoti vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qendrën Mjekësore të FSK-së .Ministri i Mbojtjes Anton Quni njoftoi edhe me luftën speciale që po e bëhet në mediat ruse, se gjoja FSK-ja, ka blerë armatim fshehurazi nga Gjermania në vlerë deri në 170 milion euro…Deklaroi se kapacitete kërcënues posedon Serbia, si me armatimin që ka, me teknologjinë prodhuese dhe buxhetin e lartë që posedon, kurse Kosova është e orientuar në kapacitete mbrojtëse, e ka buxhetin transparent, dhe ngritja e FSK-së, është duke u bërë në koordinim me partnerin strategjik SHBA, dhe në transparencë me NATO-n/ 

PRISHTINË, 28 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Te Marten, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, kanë vizituar Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. 

Kryeministri Hoti, fillimisht u prit në ambientet e Ministrisë nga ministri Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm i MM-së, Faruk Geci, shefi i Kabinetit të Ministrit, Jashar Ramadani, si dhe stafi i lartë i ministrisë dhe FSK-së. 

Ministri Anton Quni pas urimit të mirëseardhjes e njoftoi kryeministrin Hoti, me gjendjen si e ka gjetur ministrinë dhe FSK-në, me punën e mirë që është bërë edhe nga ministrat paraprak, dhe me angazhimet aktuale për tranzicionin e FSK-së, bazuar në ligjet e reja dhe me mision të ri, që ka si Ministria e Mbrojtjes ashtu dhe FSK-ja, duke i kushtuar vazhdimisht rëndësi bashkëpunimit me partnerin strategjik SHBA-të, bashkëpunimet bilaterale, për prezencën dhe bashkëpunimin e mirë me ekipin e NALT-it, që është prezentë, si në Ministri ashtu edhe në Forcë. 

Për angazhimin e FSK-së, në kuadër të gjendjes së pandemisë COVID-19, ku FSK-ja ka dhanë kontributin në mbështetje të autoriteteve civile, me logjistikë, transport dhe gatishmërinë që ka për të dhënë mbështetje me kapacitete shtesë në raste të përkeqësimit të gjendjes, duke vënë në dispozicion edhe kapacitetet për akomodim dhe për trajtim. 

Ndër të tjera, ministri Quni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe me luftën speciale që po e bëhet në mediat ruse, se gjoja FSK-ja, ka blerë armatim fshehurazi nga Gjermania në vlerë deri në 170 milion euro, të gjitha këto sipas ministrit Quni bëhen për të destabilizuar paqen në Ballkan, dhe për të krijuar pretekst për armatosjen e mëtejme të Serbisë, si dhe duke  tentuar  të komprometojë bashkëpunimin tonë  të mirë dhe transparent me shtetin e Gjermanisë. 

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, e  njoftoi  kryeministrin Hoti me angazhimet konkrete të FSK-së, me planin e zhvillimit dhe transformimit, me trajnimet dhe shkollimet që po bëjnë ushtarët dhe oficerët e FSK-së, në akademitë ushtarake të vendeve mike dhe partnere. Për menaxhimin e financave të FSK-së, buxhetin aktual dhe pajisjen me teknikë të nevojshme për të rritë operacionalitetin e FSK-së sipas planit të zhvillimit dhe ngritjes së FSK-së. Ai foli për takimin që ka pasur me ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj, për bashkëpunimin e mirë që ka Qendra Mjekësore e FSK-së me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me QSUK-në. 

Në fjalën e tij, kryeministri Hoti, falënderoi për pritjen duke ju shpreh përgëzimet ministrit Quni dhe komandantë Ramës, për punën e bërë deri më tash, duke theksuar se FSK-ja është  me besueshmëri më të lartë në vend, që na bënë me u ndie krenarë të gjithëve, dhe është një storie e suksesit, vlerësim që e ka dëgjuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. 

Ai me këtë rast, shprehu gatishmërinë që në emër të qeverisë së tij, të jap mbështetjen e  duhur pavarësisht rrethanave aktuale, për të punuar në zbatim dhe realizimin e planit të transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së. 

Gjatë vizitës në Qendrën Mjekësore të FSK-së, kryeministri Hoti u shoqërua nga ministri Zemaj, ministri Quni, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, sekretari i përgjithshëm i MM, Faruk Geci dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ai u pritë nga rreshtermajori përgjegjës Afrim Preteni, i cili prezantoi kapacitet e kësaj qendre, mjetet që posedojnë, dhomat e akomodimit në rast nevoje për të shtruar të sëmurët dhe kapacitet tjera që ka kjo qendër. 

Duke vlerësuar lartë punën e FSK-së, në deklarimin para mediave, kryeministri Hoti, tha: “Inspektuam spitalin ushtarak për të parë kapacitete që FSK-ja, do t’i vëmë në dispozicion në rast se do të kemi nevojë t’i përdorim. Unë nuk jam njeri ushtarak, por jam i impresionuar dhe emocionuar me disiplinën ushtarake. Do të punojmë së bashku me stafin për të përballuar situatën nëpër të cilën po kalojmë. I falënderova për mbështetjen që ka dhënë FSK-ja për institucionet tjera që tash po duket se po përkeqësohet dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që i kemi përpara”. 

Më pastaj, kryeministri Hoti me tërë delegacionin, vizituan automjetet e blera HMMWV që ishin të rreshtuara në pistën e FSK-së. 

Në fund të këtij aktiviteti, ministri Quni, duke ju përgjigjur interesimit dhe pyetjeve të gazetarëve, dha një prononcim për media, me theks të posaçëm për deklaratat e fundit që vijnë  nga Rusia dhe  Serbia, dhe tendencën e kësaj të fundit për armatosje shtesë. 

Ministri Quni deklaroi se kapacitete kërcënues posedon Serbia, si me armatimin që ka, me teknologjinë prodhuese dhe buxhetin e lartë që posedon, kurse Kosova është e orientuar në kapacitete mbrojtëse, e ka buxhetin transparent, dhe ngritja e FSK-së, është duke u bërë në koordinim me partnerin strategjik SHBA, dhe në transparencë me NATO-n, duke shprehur gatishmërinë e FSK-së, për tu angazhuar në misione paqësore, se FSK-ja është forcë që rritë stabilitetin në rajon dhe me gjerë. Kosova nuk ka shprehur asnjëherë ambicie territoriale ndaj fqinjëve, ashtu si Serbia që e ka Kosovën ende në preambulën e kushtetutës së saj. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Hoti, kosova, mbrojtja

Për një konkurs ndërkombëtar të arkitekturës për memorialin e sakrificës së fëmijëve të Kosovës

July 29, 2020 by dgreca

Shkruan: Arianit Bytyçi, arkitekt-

Institucionet e Kosovës me gjithë qindra e mijëra dëshmi të argumentuara për masakrat, për mbijetesën dhe sakrificën e popullit të Kosovës, edhe njëzet e një vite pas përfundimit të luftës çlirimtare nuk kanë arritur që në mënyrë të dinjitetshme të dokumentojnë luftën për liri dhe pavarësi. Ky dokumentim përveç tjerash mund të arrihet të bëhet edhe përmes arkitekturës publike.

Me gjithë disa tentativa për përfshirjen e disa eksponateve të luftës çlirimtare në Muzeun e Kosovës, institucionet e Kosovës ende nuk kanë arritur të ndërtojnë Muzeun e Luftës së UÇK-së dhe as nuk kanë ndërtuar Monumentin e Lirisë e të Pavarësisë në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Në kuadër të nismave pozitive private, është për t’u vlerësuar ideja e gazetarit të luftës, veprimtarit Nusret Pllana për ndërtimin e një memoriali për 1370 fëmijët e vrarë të Kosovës nga viti 1981 deri më 1999. Është me rëndësi të përmendet fakti se z.Pllana është angazhuar shumë edhe përmes botimit të librave të dëshmive për masakrat serbe në Kosovë, të cilat i ka prezantuar edhe para kancelarive të qeverive të shteteve perëndimore. Si shoqëri dhe si shtet gjithmonë duhet të jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e veprimtarëve që prezantojnë luftën dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.

PËR NJË DETYRË PROJEKTUESE PËRMBAJTËSORE, ME QËLLIME, OBJEKTIVA DHE VIZION TË ARKITEKTURËS BASHKËKOHORE

Me gjithë respektin dhe vlerësimin për veprimtarinë e z.Pllana, nga aspekti arkitektonik kam bindjen se është e gabuar dhe përjashtuese për komunitetin e arkitektëve qasja e përzgjedhjes pa konkurs arkitekture e projektit të memorialit të prezantuar, e që thuhet se është hartuar nga disenjatorigrafik, miku im Rrezeart Galica dhe nga znj.Luana Mahmutaj.

Duke u bazuar në praktikat më të mira të shteteve të civilizuara, idetë për realizim të veprave aq të rëndësishme arkitektonike siç janë memorialet, obelisku apo edhe muzetë trajtohen përmes konkurseve vendore dhe ndërkombëtare të arkitekturës. Në këtë mënyrë, jam i bindur se duhet të trajtohet edhe ideja e z.Pllana për ndërtimin e memorialit për fëmijët e vrarë të Kosovës nga forcat pushtuese serbe.

Metodologjia e shpalljes së konkurseve të arkitekturës për ndërtimin e memorialeve siç është e njohur botërisht fillon me përgatitjen e një detyre projektuese përmbajtësore, ku përveç tjerash duhet të përfshihen edhe qëllimet, objektivat dhe vizioni që duhet të arrihet përmes realizimit të projektit të memorialit, në këtë rast të memorialit të sakrificës për liri të fëmijëve të Kosovës. Në rastin e memorialit të sakrificës së fëmijëve të Kosovës, objektiv e vizion kryesor i detyrës projektuese mund të ishte ky: “Përmes arkitekturës bashkëkohore të kualitetit të lartë, memoriali duhet të arrijë të prezantojë denjësisht në nivelin ndërkombëtar sakrificën e 1370 fëmijëve të vrarë të Kosovës nga viti 1981 deri më 1999”. Përveç kësaj do të duhej të analizoheshin lokacioni i duhur urbanistik, përmbajtjet hapësinore dhe çështje tjera me rëndësi për të arritur qëllimet, objektivat dhe vizionin e projektit.

Prandaj, qasja më korrekte institucionale për zhvillimin e mëtejmë dhe çuarjen përpara të iniciativës së memorialit të fëmijëve do të ishte përgatitja e një detyre projektuese të hartuar mirë, ku për arsye të mirënjohjes institucionale për iniciativën e ndërmarrë, do të duhej ishin pjesë e procesit edhe iniciatorët e ndërtimit të këtij memoriali, z.Nusret Pllana, z.Rrezeart Galica dhe znj.Luana Mahmutaj, por mbi të gjitha do të duhej të ishin pjesë edhe arkitektë vendorë e ndërkombëtarë të njohur për realizim projektesh të memorialeve të natyrës së njejtë. Bazuar në këtë detyrë projektuese, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe me institucionet tjera relevante mund ta shpallnin konkursin ndërkombëtar të arkitekturës për hartimin e projektit për ndërtimin e memorialit të sakrificës së fëmijëve të Kosovës. 

PËR NJË JURI VLERËSUESE ME KREDIBILITET VENDOR DHE NDËRKOMBËTAR

Në këtë rrugëtim të shpalljes së konkursit, duhet pasur kujdes që caktimi i jurisë vlerësuese të projekteve konkurruese të bëhet në mënyrë transparente, në atë mënyrë që profesionistët që e kanë hartuar detyrën projektuese të mos jenë anëtarë jurie, pasi kjo paraqet konflikt të hapur interesi. Juria duhet të bëhet publike dhe po ashtu të jetë e përbërë nga emra të mirënjohur vendorë e ndërkombëtarë të arkitekturës publike, të arkitekturës së memorialeve të luftës. 

Vetëm kjo qasje e mirënjohur ndërkombëtarisht e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të arkitekturës do ta promovonte ndërkombëtarisht në mënyrë të dinjitetshme idenë e memorialit të sakrificës së fëmijëve të Kosovës. Shpallja në mediat botërore e konkursit ndërkombëtar bazuar në detyrë projektuese të hartuar mirë, në këtë periudhë sfiduese për Kosovës, në kohën kur po tentohet të gjykohet ndërkombëtarisht lufta jonë çlirimtare, do tê rikthente kujtesën dhe fokusin e opinionit ndërkombëtar në sakrificën e madhe të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Kjo qasje do te sillte në Kosovë studiot më prestigjioze botërore të arkitekturës, do të inkurajonte përmes konkurrencës ndërkombëtare kualitetin e projektimit arkitektonik të studiove kosovare të arkitektures, dhe mbi të gjitha do ta vendoste në fokus të arkitekturës botërore vendin tonë, Kosovën tonë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme: duhet të përzgjidhet në mënyrë meritore projekti më i mirë i arkitekturës bashkëkohore i memorialit të fëmijëve të Kosovës. Nuk duhet lejuar që me nguti, me qasje joarkitektonike të komprometohet një ide kaq e madhe, siç është ideja e ndërtimit të një memoriali aq të rëndësishëm për dokumentimin e sakrificave për liri të popullit të Kosovës.

E kam thënë shpesh herë publikisht: në projekte kapitale duhet të vërehet dora mbështetëse, por mbi të gjitha dora orientuese e shtetit të Kosovës. Është rasti ideal që dora e shtetit të Kosovës të shihet në ndërtimin e një memoriali aq domethënës të sakrificës së fëmijëve të Kosovës, e që do të ishte edhe identitet arkitektonik bashkëkohor, pra vepër e mirëfilltë e arkitekturës publike të Kosovës. Ndryshe, çdo qasje tjetër joarkitektonike, nuk do të arrinte efektin e synuar ndërkombëtarisht, dhe në aspektin e idesë nuk do të arrinte t’i tejkalonte kufijtë e komunës në territorin e së cilës synohet të ndërtohet ky memorial !

Filed Under: Opinion Tagged With: Arianit Bytyçi, Arkitekture, Femijet kosovare, Konkurs Nderkombetar

Çibani Taulant

July 29, 2020 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA-

Plot 7 vjet në pushtet që Taulant çibani u thotë shqiptarëve se sa i korruptuar është djali i ish kryeministrit Berisha. Plot shtatë vjet me një vrimë i bie fyellit. Megjithëse nuk ka mbetur këmbë shqiptari ta besoj atë që, me deklarata foltoreje parlamenti, se sa i korruptuar është ky apo ai, nuk ndreqet ekonomia e tyre. Nuk merr fund ajo varfëria periferike, nuk largohet mizerja e llogaçeve, nuk mbulohen sa për sy e faqe me ca shtëpi kukullash humbja e çatisë apo dëmet e tërmetit, as dështimi total në lidhje me covid-19. Nuk rregullohen shqiptarët me taktikat tekanjoze se kush e do dhe kush nuk i do ndryshimet kushtetuese, listat e hapura, apo ndryshimi i sistemit zgjedhor etj. Nuk ndreqet ekonomia e vendit duke bërë gam-gam mbi presidentin, me deputetë listash që gjithçka janë gati ta djegin mjafton të kenë një karrikë parlamenti. Sikur pagat e pa meriturara të këtij parlamenti kot, në këtë ekzistencë kote, me llogje batutash, të atij kamioni reportabël të bonifikimit shqiptar, pagat e 2020 t’i kishe hequr sepse janë një fyerje në raport me të ardhurat dhe mundësitë ekonomike të shqiptarëve, mbyllje shumë plagë të hapura. Por kjo nuk ndodh, ndaj ndodh ajo që shqiptarët duhet të dëgjojnë dënglat tuaja se sa i korruptuar është çuni i Salës. Sikur janë shqiptarët ata që po e fshehin guerrilasin e Salës. Për ato paratë rifuxho në atë kërren e kuqe nuk flet zotrote, as për kafetë në hollet e europës me kontingjentin e gjykatave. Nuk ndreqen shtëpitë e shqiptarëve, nuk mbushet kuleta e tyre duke iu përveshur Spakut se kë po arreston dhe se kush dhe kush është i këtij apo atij subjekti. As me ca show OFL-je etj. Janë pikërisht ato strategji që sollën rënien tatëpjetë të Sali Berishës më 2013-tën. O i bëni nga budallallëku, o i bëni enkas të bindur se i keni ndarë dysh shqiptarët sot. Ka mundësi të jetë kjo e dyta. Mbajeni se theqafja ka nisur. Mirësisht është e kuptueshme sot që për shqiptarët je një çiban. Ua shanë presidentin kur vet e emërove, shqiptarët nuk kanë votuar kënd aty. Ua ndryshon kushtetutën, kur i teket Edi Ramës dhe ty, shqiptarët nuk e kanë votuar kurrë këtë. Ke si shembull rast referendumin e vitit 1994 mbi pushtetin dhe kompetencat e presidentit të kohës. Shqiptarët e refuzuan. Atë që nuk po bëjnë dot sot popuj apo shoqëria civile si ajo në Turqi, Rusi, apo Bjellorusi. Shqiptarët duan një të tillë si ajo e Amerikës, për më tepër një shtetar gatitu para librit themeltar të shtetit. Dhe nëse duhet të ndryshojnë diçka, lërjani vullnetit të tyre.

Filed Under: Politike Tagged With: Çibani Taulant, Ilir Levonja

VIZITË NË VERI TË KOSOVËS

July 29, 2020 by dgreca

Prishtinë, 28 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dërgoi sot këtë komunikatë:

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, i shoqëruar nga Zëvendësministri i MPB-së z. Milan Radojeviç dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Rashit Qalaj, vizitoi sot Komunën e Zubin Potokut, Stacionin Policor në këtë komunë, si dhe pikën kufitare në Bërnjak.

Me këtë rast ministri Veliu u njoftua për së afërmi me punën dhe aktivitetet e këtyre institucioneve, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Zubin Potokut, zyrtarët policorë në këtë komunë, si dhe policët dhe zyrtarët tjerë kufitar, në veçanti gjatë kësaj kohe të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Me Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, z. Srdjan Vulovic u bisedua mbi thellimin e bashkëpunimit të kësaj komune me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet shtetërore në përgjithësi, e në veçanti për nevojën e përforcimit të bashkëpunimit dhe të besimit të qytetarëve të kësaj komune në institucionet tona.

Ministri Veliu u prit edhe nga Komandanti i Stacionit Policor z.Zvezdan Milivojevic i cili e falënderoj ministrin për vizitën në komunën e tyre dhe njëkohësisht kërkoj që t’u mundësohet ndërtimi i stacionit të ri policor në këtë komunë.

Ndërkaq, në pikën kufitare të Bërnjakut, Ministri pa nga afër punën që po bëjnë policët kufitar dhe doganierët në qarkullimin e mallrave dhe njerëzve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, por edhe në zbatimin e rregullave të pandemisë, ashtu si në të gjitha pikat tjera kufitare.

Filed Under: Kronike Tagged With: Agim veliu, Ministri i Brëndshëm, vizite ne Veri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT