• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2020

WISNER: KOSOVËS I DUHET UNITET KOMBËTAR

July 2, 2020 by dgreca

Intervistë me Ambasadorin Frank Wisner Jr, ish perfaqësuesin e SHBA-ve në procesin e negociatave për statusin e Kosovës

WISNER: KOSOVËS I DUHET UNITET KOMBËTAR

Nëse ka një moment, kur duhet ngritur mbi dallimet personale dhe partiake dhe të bashkoheni në një qëndrim të përbashkët kombëtar, që të ruhet stabiliteti i vendit dhe të krijohet një qeveri e përbashkuar që mund të përballojë edhe problemet ekonomike edhe shëndetësore si dhe këtë krizën aktuale, atëherë ky është ai moment. Unë besoj se të gjithë miqtë e Kosovës nga jashtë, duhet të përkrahin një përbashkim të këtillë, porosit Ambasadori Wisner

Nga: Halil Mula dhe Leart Hoxha

E pazakonshmja po kthehet në të zakonshme këtyre ditëve. Jemi në një normalitet abnormal. Si po e menaxhoni situatën këtyre ditëve?

Posi, është kohë e jashtëzakonshme, madje gjithandej në botë. Në Shtetet e Bashkuara, në Kosovë po ashtu. 2020-a duket se do të del një vit i tmerrshëm. Ende nuk ka përfunduar gjysma e këtij viti dhe kush e di se çka mund të ndodhë deri në fund. Siç e dini, në këtë vend jemi duke i përjetuar tri kriza njëkohësisht. Jemi duke përjetuar krizën me COVID-19, krizën ekonomike, si pasojë e së cilës gati 35% e amerikanëve tashmë janë të papunë dhe shumë biznëse kanë pësuar rënie. Dhe, së treti jemi duke përjetuar një krizë të brendshme, strukturore në vendin tonë, meqë amerikanët e zij janë duke kërkuar vendin e tyre në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë pas vrasjes së Geroge Floydit. Pra, kemi një problem racor, një problem pandemik dhe një ekonomik. Për ti komplikuar gjërat edhe më shumë, kemi edhe zgjedhje që po afrohen dhe nëse shikohen gjërat në botë, e shohim që ka shumë zhvillime dramatike. Kuptohet, brenda këtyre zhvillimeve, e kemi edhe këtë lajmin dramatik nga Kosova.

Kur jemi tek zgjedhjet, cili është parashikimi juaj?

Jam mjaft gjatë në politikën amerikane, sa për të ditur që nuk duhet bërë parashikime. Çdo parashikim që kam bërë, ka dalë i gabueshëm, posaçërisht në kohë si kjo, kur i kemi edhe katër muaj deri në zgjedhje. Nuk ka fare dyshim se Presidenti aktual ka rrëshqitur. A ka ai gjasa që të kthejë votuesit e tij dhe të zhvillojë një narrativ që do ti bindë amerikanët. Që mund të vlejnë tregimet e tij për ekonomi dhe sundim të rendit e ligjit, atij i duhet të punojë edhe shumë. Kundërshtari i tij, është politikan shumë i shkathtë, i vendosur të mos bëjë gabime dhe njeri që ka treguar shumë fuqi të konsiderueshme në disa nga shtetet ku ka garë të fortë zgjedhore. Gati po aq të rëndësishme janë edhe zgjedhjet për Senat, ku Republikanët duhet të luftojnë shumë për të mbajtur shumicën. 

Aty ka disa ulëse për të cilat ka garë të fortë dhe nuk ështe e sigurt që Republikanët mund të mbajnë shumicën në Senat. Sa i përket Kongresit, aty mendoj se Demokratët kanë epërsi të sigurt. Por, të presim nëntorin, ose së paku kohën më të mirë për të parashikuar zgjedhjet, që është rreth dy javë para zgjedhjeve. Aktualisht jemi shumë larg dhe mund të ketë shumë befasi në zhvillimet ndërkombëtare, por edhe vendore.

Do të flasim tani për situatën në Kosovë. Një takim i shumë pritur midis përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Richard Grenell, është anuluar, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës njoftoi se kanë përgatitur një aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thacit për krime lufte. A mendoni se mund të vazhdojë dialogu, pas publikimit të kësaj informate?

Dialogu duhet të vazhdojë! Por, tash ka shumë gjëra që duhet të ndodhin, para se të rifillojë një dialog serioz politik. Unë e shoh këtë periudhë si një sfidë të madhe në historinë e shkurtër të shtetit të pavarur të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur krizë kaq të madhe. Kjo është një krizë e rëndë politike dhe kushtetuese njëkohësisht. Tani kemi edhe një akuzë që është bërë publike në media, në mënyrë të paparë më herët. Asnjëherë nuk kam parë se si një prokuror i bën publike akuzat, para se gjykatësi ti miratojë ato, ose jo. Kjo është e pazakontë, madje pa precedent. Sidoqoftë, kjo është një fakt. Unë e kam dëgjuar më shumë vëmendje fjalimin e Presidentit të Kosovës, z. Thaçit. Unë mendoj se ai ka marrë të vetmin pozicion që ka mundur, por prapë e respektoj për këtë veprim. Ai tha se nëse aktakuza konfirmohet nga Gjykatësi, ai do të japë dorëheqje nga Presidenca dhe do të ballafaqohet me pasojat juridike. Edhe më shumë e respektoj qëndrimin e tij që ai gjtihnjë e ka përkrahur drejtësinë, themelimin e kësaj gjykate dhe që ai kishte dhënë fjalën e tij, edhe para se të bëhej President, se Kosova do të respektojë vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe punën e sistemit të drejtësisë. 

Për të qenë shumë i sinqertë, ajo që tani më brengosë është kriza. Kjo nuk ka ndodhur më herët dhe institucionet e Kosovës janë ende të reja. Konsensusi politik në vend është akoma i dobët dhe kjo është një goditje e madhe. Nëse Presidenti jep dorëheqje dhe Qeveria ka një shumicë të brishtë në Kuvend, si mund të rithemelohet ose ristrukturohet një sistem funksional qeverisës. Pa përmendu fare këtu se si do të ballafaqoheni pastaj me akuzat nga Dhomat e Specializuara. Mendoj që është koha që të gjithë kosovarët duhet të jenë te brengosur për qëndrueshmërinë dhe për stabilitetin e institucioneve të vendit të tyre. Unë nuk bëj paragjykime se çka duhet të bëjnë liderët, pro ata e dinë çka është në interesin e tyre. Natyrisht , negociatat duhet të vazhdojnë. Evropianët e kanë bërë të qartë se duan të luajnë rol në këto negociata dhe jam i sigurt se SHBA do të vazhdojë të interesohet për këtë proces. Por, kjo është disa hapa larg nga ajo ku jemi tani. Fillimisht duhet të tejkalojmë krizën. Duhet ta menaxhojmë këtë krizë.

E thatë edhe ju, aktualisht gjykatësi i procedurës paraprake është duke vlerësuar aktakuzën për të vendosur a ta konfirmojë apo jo. A mendoni se kjo e ka dëmtuar pozitën negociuese të Presidentit të Kosovës, z, Thaçit?

Natyrisht se po. Kjo s’mund të kuptohet ndryshe. Aktakuza ndaj tij është bërë publike dhe ai ka thënë se kjo është ngjashëm me atë që ne në SHBA i themi “gjyq i kengurëve”, ku ndodh që gjykoheni dhe vareni edhe para se gjykatësi t’ua japë fjalën.

Çkado që ndodhë, ai tashmë akuzohet për disa krime shumë të rënda. Edhe nëse këto akuza nuk konfirmohen nga gjykatësi, ose edhe nëse shkohet në proces gjyqësor dhe aktakuza mundet me procedurë gjyqësore, Thaçi tërë jetën do ta bartë barrën e kësaj akuze për krime të luftës dhe krime të rënda e specifike.

Natyrisht se pozita e tij është dobësuar, nuk ka dyshime këtu. Por, ka një dallim ndërmjet detyrimeve të tij ligjore personale dhe përgjegjësive shtetërore si President i Kosovës. Aktualisht Kosova ka nevojë për lidership të fuqishëm dhe kjo nevojë është mbizotëruese. Si të ruhet pavarësia e Kosovës, sovraniteti dhe stabiliteti i saj. Këto çështje tash po diskutohen, shumë më shumë sesa personaliteti i Presidentit, edhe pse unë bashkëndjej me të gjithë ata që janë të akuzuar sepse kjo është kohë e vështirë për ta, edhe për Presidentin që e njoh personalisht dhe kam punuar me të.

Edhe pse bashkëndjej me ta, sot çështja kryesore është e ardhmja e Kosovës.

Në qarqe të ndryshme, kjo aktakuzë po cilësohet si politikisht e motivuar kundër UÇK-së. A shihni ju elemente politike aty?

E dini si? Unë nuk mund ta shpjegoj pse prokurori veproi kështu, vetëm ai mund ta shpjegojë këtë. Unë po ashtu besoj që shpejt do të mësojmë se cilat ishin këto arsye, pasi gjyqtari të marrë vendimin e tij.

 Ky është veprim i pazakontë dhe sipas meje, jo i duhur, këtë do ta marrim vesh dhe nuk do të spekuloj pse veproi kështu. Këtë nuk e di. Atë që e di, është se na ka lënë të gjithëve neve që ia duam të mirën Kosovës, si mua ashtu edhe vendit tim, Evropës, meqë Evropa është pjesë e Evropës dhe të gjithëve na ka vendosur përpara në problem shumë të rëndë.

Të gjithë tani duhet të jemi shumë të pjekur dhe duhet të punojmë së bashku. Unë nuk jam pajtuar dhe këtë e kam shprehur me shkrim kur i kam shkruar bashkë me nënsekretarin Nicholas Burns, në Washington Post. Nuk jam pajtuar me negociatat që Grenell i ka organizuar në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar sepse nuk besoj që mund të negociohet një epilog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse Evropa dhe SHBA nuk janë bashkë. Fakti që ne ecëm rrugës sonë, pa konsultime paraprake me Evropën dhe pa tentuar që të pajtohemi për hapat tonë, besoj se është gabim.

Por është një gabim që ndodh për arsye. Miqtë e mi evropianë janë treguar shumë të ngadalshëm që të merren me problemet në Ballkan. Nuk kanë liberalizuar vizat për kosovarët dhe nuk kanë dhënë mjete për përmirësim të infrastrukturës, nuk kanë qenë shumë të fokusuar në qëllimet e negociatave. Evropa tash duhet të përmblidhet dhe ne bashkë me Evropën duhet të gjykojmë drejt dhe të punojmë bashkë.

Kohëve të fundit ka pasur mospajtime të hapura ndërmjet përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian rreth dialogut në Kosovë dhe kjo ka sjellë edhe polarizim të skenës politike në Kosovë.

A mendoni që SHBA dhe BE janë duke zbatuar dy agjenda të ndryshme në këtë proces?

Për fat të keq mendoj kështu dhe mendoj se kjo do ta dëmtojë epilogun e kërkuar, që është stabiliteti në Ballkan.

Unë besoj se së bashku SHBA dhe BE mund të bëjmë gjëra të mëdha, siç kemi bërë në të kaluarën, por kur jemi të ndarë, jemi të dobësuar.

Nëse SHBA negociojnë pa i konsultuar evropianët, siç tashmë ka vendosur z. Grenell, kjo do të thotë se çkado që ai mbërrin në negociata nuk mund të mirë mbahet në terren, nëse nuk ka marrëveshje paraprake.

Kjo është arsyeja pse unë e bëra një shkrim kundër kësaj iniciative bashkë me z. Burns.       Ne besojmë e interesi i mirë për SHBA dhe për rajonin, ka qenë për më shumë se një dekadë, që të punojmë bashkë për paqen në Ballkan.

Po ashtu kemi parë që kjo administratë ka bërë përpjekje më të mëdha në dialog, posaçërisht pasi Ambasadori Grenell u emërua si i dërguar i posaçëm i Presidentit për dialogun.                                                                    Si mund të krahasohet qasja e administratës Trump me qasjen e administratave tjera amerikane sa i përket Kosovës?

Administratat e kaluara, dhe këtu mund të flas që nga koha e Presidentit Clinton, kur Kosova u bë krizë e madhe ndërkombëtare, edhe pse kjo ka filluar me administratën Bush. Por, ne në SHBA, atëherë kemi konkluduar se nëse Evropa do të jetë stabile, paqësore dhe e plotë, duhet të ketë paqe në Ballkan.

Ky proces duhet të bëhet dorë për dore në bashkëpunim SHBA – BE. Çdo krizë që e kemi pasur në rajon, ne dhe evropianët, kemi punuar bashkë. Natyrisht kemi pasur dallime dhe qasje të ndryshme, por ka ekzistuar një qëllim i përbashkët. Problemi im me administratën e tashme, është që kemi ndalje të bashkëpunimit me Evropën dhe po tentojmë të gjejmë terren midis Presidentëve Vucic dhe Thaçi dhe që të sjellim të gjithë në Washington. Druaj se kjo mund të jetë vetëm një ngjarje ceremoniale, për të shkrepur ca foto, por ka një strategji të menduar. Kjo strategji nuk është menduar bashkë me evropianët.

Unë kam shumë rezerva në këtë aspekt. Unë nuk kam problem nëse ne ndihmojmë procesin, por duhet të japim ndihmë në bashkëpunim.

Por, a nuk po sillet edhe BE në në të njëjtën mënyrë? Duke dashur të marrë përsipër dialogun dhe të anashkalojë SHBA?

Jo. Deri më tani, BE, duke pasur përkrahjen dhe mirëkuptimin tonë, e ka udhëhequr dialogun. Znj Mogherini dhe znj Ashton kanë marrë përgjegjësi që të bëjnë bashkë palët. Por, ne gjithmonë kemi qenë të konsultuar dhe ne kemi qenë pjesë e qëllimeve të tyre. Ne kemi dhënë edhe përkrahje politike për ato negociata dhe kemi dhënë përkrahje të vazhdueshme politike për Kosovën, kemi pasur edhe prani të trupave të NATO-s, me përkrahje të plotë amerikane.

Por, të shohim se si administrata jonë bllokon ndihma ekonomike për Kosovën, sipas meje është gabim thelbësor. Mendoj se kërcënimi se mund të tërheqim trupat nga Kosova është po ashtu shumë i gabuar.

Ne nuk i trajtojmë miqtë tanë në Kosovë me kërcënime. Ne ata i trajtojmë me mirëkuptim. Tani na duhet të rindërtojmë besimin dhe respektin që Kosova e meriton.

Si pararendës i Ambasadorit Grenell, si njeri që e keni përfaqësuar Shtëpinë e Bardhe në procesin e statusit të Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e vendit, cili do të ishte mesazhi juaj për Ambasadorin Grenell dhe lidershipin e Kosovës?

Fillimisht, mesazhi im për këdo që më dëgjon, sepse ka kohë që jam pensionuar, është që është urgjente të kemi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të krijojmë rrethana normale ndërmjet këtyre dy vendeve, që ato të mos minojnë perspektivën e njëra – tjetrës, por të punojnë bashkë.

Kjo është urgjente sipas meje dhe duhet të arrihet. Por, pas zhvillimeve të fundit, kur po presim si do të veprojë gjykatësi në rastin e z. Thaçit, nëse Presidenti akuzohet dhe jep dorëheqje, atëherë jemi një krizë afat shkurte dhe lidershipi duhet të punojë që vendi të qëndron së bashku dhe bashkëpunon dhe mban qetësinë dhe rendin dhe ka bashkëpunim politik. Kjo është kërkesa e parë.

Këtë duhet bërë bashkë me Evropën, që duhet ti ofrojë Kosovës rrugë të qartë dhe nëse Kosova mund të rregullojë punët e shtëpisë dhe më pas të vazhdojë përpara me negociata, aty do të ketë përfitime të qarta dhe të matshme për Kosovën. Kosova do të ftohet në familjen evropiane dhe ato përfitime duhet të jenë të matshme dhe të qarta. Dhe unë besoj se ato duhet të jenë përfitime ekonomike. Besoj që infrastruktura duhet të rindërtohet. Besoj se Evropa, me ndihmën e SHBA duhet të marrë primatin në ndërtim të institucioneve, të sistemit të drejtësisë, ose të bëhen punë tjera që duhet të vazhdojnë. Por, tani, kryesorja është që të stabilizohet ambienti politik.

Ambasador, ju falënderoj për kohën dhe për gatishmërinë të jeni mik dhe këshilltar i Kosovës.

Dëshirat e mira më të mira i kam për miqtë e mi në Kosovë. E di se është kohë e vështirë, por Zoti qoftë me ju.

Filed Under: Featured Tagged With: Halil Mualj, kosova, Leart Hoxha, Wisner

DY KULTURAT E SHOQËRISË SHQIPTARE NUK MUND TË BASHKËJETOJNË PËRGJITHMONË

July 2, 2020 by dgreca

Ese nga Thanas L. Gjika/

          Për këtë temë nuk ka studime të posaçme, por unë po guxoj të hedh disa mendime duke shpresuar se mund të tërheq vëmendjen e studiuesve të specializuar që merren e do të merren me historinë e lëtërsisë, të artit e të gazetarisë shqiptare dhe me historinë e shkencave shoqërore shqiptare të shekujve XX-XXI. Me shkenca shoqërore shqiptare kuptojmë studimet e historisë së popullit tonë, studimet për historinë e letërsisë, të artit e të publicistikës, si dhe hartimin e teksteve shkollore të historisë e të letërsisë shqiptare.

          Krijuesit e artit, letërsisë, publicistikës, si dhe studiuesit e shkencave shoqërore e marrin shtytjen e krijimtarisë së tyre të nxitur nga bindjet e tyre artistike, letrare, shkencore, politike, fetare, shoqërore, etj.

          Nëse një krijues ka bindje demokratike, vepra e tij trajton probleme që u interesojnë masave të gjera të popullit dhe i interpreton ato në përputhje me interesat e këtyre masave. Këto vepra janë të mbushura me revoltë ndaj padrejtësive të pushtetit e pushtetarëve, kur interesat e kësaj pjese të shoqërisë janë në konflikt me interesat e masave popullore. Të tilla vepra janë jetëgjata si vetë populli, të cilit i shërbejnë.

          Nëse krijuesi ka bindje jo demokratike, vepra e tij trajton probleme që lidhen me interesat e tij egoiste dhe në shërbim të politikës së pushtetarëve të kohës. Këto vepra janë të mbushura me egoizëm, servilizëm dhe propagandë. Të tilla vepra nuk mund të jenë as universale dhe as të përjetshme, sepse në to nuk trajtohen tema që interesojnë masat e gjera të lexuesve dhe nuk pasqyrohen me vërtetësi ngjarjet dhe heronjtë. Trajtim me vërtetësi të ngjarjeve dhe herojnëe quajmë shprehjen e qendrimit ideor dhe emocional të autorit në përkrahje të atyre ngjarjeve dhe heronjve të cilëve u përket e ardhmja. Kurse veprat që u mungon vërtetësia janë ato vepra ku autori shpreh qëndrimin e vet ideor dhe emocional në përkrahje të ngjarjeve dhe heronjve që nuk u përket e ardhmja historike. Për ta konkretizuar mund të marrim cdo vepër të realizmit socialist, ku heroi qëndror është një komunist ose një sekretar partie që jepet si hero i së ardhmes në një kohë që dihet se sistemi shoqëror që e polli këtë hero nuk kishte të ardhme, por shkonte drejt kapitullimit. 

          Shoqëria njerëzore ka synuar gjithnjë për të siguruar sa më shumë të drejta për sa më shumë anëtarë të saj. Hapi më i madh në këtë drejtim u krye me krijimin dhe zbatimin e kushtetutës borgjeze të të drejtave të njeriut, të drejta, të cilat gjatë shekujve XIX-XXI në vendet euroatlantike kanë ardhur duke u pasuruar, forcuar e perfeksionuar gjithnjë e më shumë. Në ato shtete ku këto të drejta zbatohen me rigorozitet shohim se gjallon një kulturë e vetme kombëtare, e cila krijohet prej intelektualëve krijues shkrimtarëve, gazetarëve, artistëve dhe studiuesve të shkencave shoqërore, të cilët pavarësisht se mund të kenë bindje të ndryshme politike, pra mund të bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike, ose mund të kenë bindje të ndryshme artistike e shkencore, pra mund të bëjnë pjesë në shkolla e rryma letrare artistike, ose shkencore të ndryshme, ata krijojnë së bashku një kulturë kombëtare, kulturën demokratike. Kjo kulturë i shërben zhvillimit dhe emancipimit të masave të gjera të popullit të vendit të vet dhe të popujve të mbarë botës.

          Ndryshe ndodh në shtetet ku këto të drejta nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë me shkrim, por nuk zbatohen me rigorozitet në praktikë. Këto shtetet janë jo demokratike dhe në jetën e tyre shoqërore gjallojnë dy kultura kombëtare, të cilat bashkëjetojnë, konkurojnë midis tyre dhe shpesh herë luftojnë njëra tjetrën. Qeveritë e vendeve jo demokratike ndihmojnë e përkrahin intelektualët krijues që i shërbejnë e i servilosen pushtetit. Këta me veprat e tyre publicistike, letrare, artistike dhe shkencore (në studime të historisë kombëtare, të historisë së letërsisë, në kritika letrare dhe në tekste mësimore të historisë dhe të letërsisë) përpiqen të përjetësojnë pushtetin e klasës / kastës që është në pushtet. Kjo kulturë nuk është kulturë demokratike, nuk i shërben zhvillimit dhe përparimit të popullit të vet dhe aq më pak popujve të tjerë të botës. Në veprat që i përkasin kësaj kulture mbizotëron propaganda si në letërsi, në arte dhe në shkencat shoqërore. Kultura tjetër, që konkuron me të është kultura demokratike, e cila gjallon përmes veprave letrare, artistike dhe publicistike, si dhe veprave shkencore historike e teksteve mësimore, ku nuk mbizotëron propaganda, por arti realist, vërtetësia, kurse në studimet e shkencave shoqërore mbisundon jo propaganda, por objektivizmi. Kjo kulturë është kulturë demokratike sepse i shërben zhvillimit dhe emancipimit të popullit të vendit të vet, si dhe popujve të botës.

* * *

          Në historinë e popullit shqiptar këto dy kultura kanë ekzistuar që në kohën e pushtimit turk dhe vijojnë të ekzistojnë deri sot, sepse gjatë gjithë kësaj kohe populli ynë nuk është qeverisur dhe nuk po qeveriset prej qeverish të vërteta demokratike.

          Në jetën kulturore shqiptare, pra në letërsinë, artet, publicistikën dhe në shkencat tona shoqërore, që nga koha e Rilindjes e deri sot konkurojnë dy kultura, dy rryma të ndryshme që përfaqësohen nga veprat e dy grupeve krijuesish dhe studiuesish. Gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në gazetarinë dhe letërsinë e kohës u kristalizuan dy rryma: njëra që shprehte interesat liridashëse të masave të gjera të popullit shqiptar dhe tjetra që shprehte interesat e pushtuesit osman dhe të shtresës së nëpunësve shqiptarë që i shërbenin këtij pushtuesi, ose interesave të qarqeve shoviniste të shteteve fqinjë.

          Shkrimtarët e gazetarët e rrymës së parë propagandonin nevojën e lirisë, arsimin shqip dhe përdorimin e alfabetit me shkronja të veçanta, ose latine. Kjo kulturë filloi të merrte formë me veprat e klerikëve katolikë të shek. XVI-XVII si Marin Beçikemi (alias Marin Barleti), Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, që u pasua në shek XIX prej Naum Veqilharxhit e më pas prej vëllezërve Frashëri, Faik Konicës, At’ Gjergj Fishtës, A. Z, Cajupit, etj. Përfaqësuesit e saj luftuan për nxjerrjen në dritë të identitetit kombëtar shqiptar, duke e shkruar gjuhën shqipe me alfabet të veçantë ose latin, duke mbledhur dhe botuar krijimtarinë popullore, duke himnizuar në letërsi, arte dhe gazetari figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe bëmat e trimave kryengritës. Në veprat e këtyre krijuesve shprehej hapur ose me nëntekst urrejtja ndaj pushtuesit, shovinizmit fqinj dhe shërbëtorëve të tyre.

          Kurse kultura tjetër shprehte interesat e Portës së Lartë të Stambollit dhe shërbëtorëve të saj bejlerë ose nëpunës të qeverisë osmane, ose interesat e qarqeve shoviniste greke e sërbe. Përfaqësuesit e kësaj kulture nuk propagandonin idenë e lirisë, ata nuk kërkonin hapjen e shkollave shqipe, ata kërkonin që gjuha shqipe të shkruhej me alfabetin arab, grek ose cirilik. Këtë kulturë e përpunuan shumë pak veprimtarë, të cilët ishin në shërbim të politikës së sunduesit osman ose të qarqeve shoviniste të shteteve fqinjë.

          Gjatë viteve të shtetit shqiptar të pavarur (1912-1939) dy kulturat morën përmbajtje të re. Kultura jo demokratike u vu në shërbim të pushtuesve të huaj gjatë Luftës së Parë Botërore dhe gjatë viteve 1925-1939 në shërbim të Ahmet Zogut. Kurse kultura demokratike që shprehte interesat e popullit ironizoi mendimet dhe veprimet e gabuara të pushtetarëve të Qeverisë së Vlorës e asaj të Durrësit. Për t’u përmendur janë këtu pamfletet, portretet dhe skicat e Mihal Gramenos, ku pushtetarët turkoshakë u përgjithësuan me epitetin “Honxho-banxho”, kurse zyrtarët gjoja perëndimorë u përgjithësuan me epitetin “Xhongo-rokë”. Kultura demokratike u pasurua dhe me krijimtarinë satirike të At’ Gjergj Fishtës, Gjergj Bubanit, me artikujt, fjalimet dhe pamfletet e Fan Nolit, skicat e Nonda Bulkës, romanin “Doktor Gjëlpëra…” të Faik Konicës, tregimet e Ernest Koliqit, të Migjenit, si dhe me krijimtarinë e shumë këngëtarëve, muzikantëve, të Korit Lira të Korcës dhe të disa piktorëve.

          Gjatë pushtimit fashist u punua për krijimin e kulturës profashiste me anën e disa gazetave si “Tomorri”, Tomorri i Vogël”, etj, e cila ishte kulturë jo demokratike. Kjo kulturë ishte thjesht propagandë gazetareske që u shoqërua me shumë pak krijime letrare e artistike. Në kundërshtim me të u zhvillua kultura antifashiste e cila pati dy krahë, krahun që përfaqësuan forcat nacionaliste dhe udhëheqësit e organizatës patriotike “Balli Kombëtar”, dhe krahun që krijuan forcat partizane komuniste. Të dy këto forca kishin buletine dhe gazetat e veta. Populli u këndoi pa dallim luftëtarëve e dëshmorëve të çetave partizane dhe të çetave patriotike nacionaliste, balliste (shumë prej këtyre këngëve kushtuar luftëtarëve nacionalistë e ballistë u botuan në një vëllim më 2019). Kultura demokratike e krahut që krijuan forcat balliste dhe legaliste u fashit pasi Enver Hoxha hodhi poshtë Marrëveshjen e Mikjes të 3 gushtit 1943 dhe u shpalli luftë Ballit Kombëtar e Legalitetit duke i shpallur ato “forca tradhëtare”, me qëllim që në fund të luftës PKSh-ja të merrte pushtetin si forcë e vetme politike antifashiste. Qëllim që e realizoi në fund të nëntorit 1944.

          Marrja e pushtetit politik prej Partisë Komuniste të Shqipërisë u shoqërua me forcimin e propagandës proqeveritare, me mbylljen e gazetave dhe revistave që synonin lirinë e shprehjes, me botimin vetëm të gazetave e revistave proqeveritare. Intelektualë, shkrimtarë e klerikë që mendoheshin prej udhëheqjes së partisë shtet se mund të kundërshtonin vijën e saj politike u vranë, u burgosën dhe u dëbuan nëpër kampe pune në internim. Me anën e Radio Tiranës, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lidhjes së Gazetarëve, Kinostudios “Shqipëria e Re”, Televizionit u forcua propaganda proqeveritare në maksimum. Në letërsi dhe arte u kërkua me ngulm që të krijohej sipas normave leniniste të realizmit socialist, ku të dominonte figura e komunistit dhe e sekretarit të partisë si hero pozitiv, model i shoqërisë së re socialiste. Shqipëria u shpall shteti më demokratik në botë, ndonëse të drejtat e njeriut, e drejta e fjalës dhe e shtypit të lirë, etj nuk ekzistonin fare.

          Në të gjitha veprat letrare artistike dhe ato shkencore të shkencave shoqërore dukuritë e jetës duhej të interpretoheshin në përputhje me politikën e partisë shtet. Ky detyrim sillte shpesh herë shtrembërimin e së vërtetës historike. Konkretisht duke qenë se partia kërkonte që Lufta Antifashiste të trajtohej vetëm si luftë e Partisë Komuniste, në asnjë vepër letrare, vepër arti, ose film artistik nuk u trajtua rezistenca e 7 prillit 1939 dhe nuk u përmendën dëshmorët e saj. Po ashtu u mohuan Lufta Antifashiste e çetave nacionaliste e çetave të Ballit e të Legalitetit. Intelektualët me formim borgjez perëndimor dhe kleri, sidomos ai katolik, u paraqitën si forca regresive reaksionare, kur dihet se intelektualë, mësues, ingjinierë, mjekë të formuar në botën perëndimore dhe klerikë si At’ Gjergj Fishta, At’ Shtjefën Gjecovi, Dom Ndre Mjeda me shokë kishin luajtur rol përparimtar në jetën dhe historinë tonë kombëtare. Të tilla shtrembërime të realitetit në veprat letrare e artistike dhe në shkencat shoqërore në fakt ishin pjesë e krimeve të sistemit komunist.

          Shkrimtarët që kishin krijuar para luftës sipas parimit realist, pas vitit 1944 me dashje a padashje, filluan të krijonin vepra të reja sipas parimeve të realizmit socialist. Në këtë rrugë filluan të ecin dhe shkrimtarë e artistë të rinj që e nisën krijimtarinë e tyre pas vitit 1945. U stimulua krijimi i veprave të realizmit socialist me dhënie lejësh krijuese, me dhënie çmimesh të ndryshme, me dërgime jashtë shtetit në vendet e kampit socialist, me përkthimin e veprave në gjuhë të huaja, etj.

          Në rrugë të gabuar ecën edhe shkencat shoqërore ku hyjnë studimet historike, studimet letrare, tekstet shkollore dhe filozofia. Filozofia marksiste nuk e vlerësoi moralin e krijuar gjatë përvojës së gjatë njerëzore. Filozofia marksiste ashtu si letërsia u përpoq ta edukonte shoqërinë përmes modelit të heroit pozitiv, një njeri i thjeshtë, ose më mirë një komunist ose sekretar partie që shkonte drejt perfeksionit duke zbatuar mësimet e partisë dhe parimin marksist sipas të cilit njeriu i ri i socializmit duhej të luftonte në radhë të parë për interesin e përgjithshëm e pastaj për interesin personal. Harrohej se njeriu nga natyra është qenie interesi dhe në jetë ai lufton para së gjithash për interesin personal e familjar e pastaj për shoqërinë, mjafton që të mos bjerë ndesh me ligjet e shtetit dhe normat morale të shoqërisë. Pra morali që kërkohej në veprat e realizmit socialist dhe në filozofinë marksiste ishte një moral jashtë karakterit njerëzor, moral fals, moral jo i shëndoshë. Njeriu i ri i socializmit, heroi pozitiv i letërsisë dhe arteve, nuk e kishte flakën e brendshme për ndryshimin e shoqërisë përmes luftës së të kundërtave duke pranuar mendimin ndryshe për të arrirë tek e përsosura. Nuk përkrahej, madje luftohej, njeriu i formuar me normat e moralit të shëndoshë që ishte krijuar gjatë shekujve. Kërkohej me ngulm krijimi i njeriut të ri të formuar vetëm sipas normave të moralit komunist, që ishte një moral i sajuar e fals. Kjo solli shkatërrimin e moralit të vërtetë te njeriu i socializmit.

          Mirëpo figura e komunistit dhe e sekretarit të partisë si model i heroit pozitiv nuk mund të krijohej e të vihej në qendër edhe në veprat që trajtonin tema historike, pra në vepra ku pasqyrohej jeta shqiptare para krijimit të partisë komuniste. Të tilla vepra ku viheshin në dukje traditat patriotike të popullit tonë nuk mund të ndaloheshin me ligj. Kështu që partia shtet u detyrua të lejonte që krahas veprave që pasqyronin jetën socilaiste me hero pozitiv të krijoheshin edhe vepra me heronj të së kaluarës që nuk ishin komunistë, si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, rilindës të ndryshëm, luftëtarë që kishin dhënë jetën për liri kundër zgjedhës turke, italiane (para nëntorit 1941), etj. Heroi pozitiv, njeriu që mishëronte normat e moralit komunist nuk mund të sajohej si hero në veprat historike para formimit të PKSh-së, por as në veprat humoristike, ku kritikoheshin veset e dobësitë njerëzore, dhe as në veprat lirike ku i këndohej ndjenjave të holla dashurore të njeriut.

          Si pasojë ndodhi që i njëjti shkrimtar, piktor, muzikant, skulptor, skenarist, regjisor të krijonte vepra të realizmit socialist, kur trajtonte tema nga jeta bashkëkohore dhe vepra thjesht realiste, kur trajtonte tema nga e kaluara historike, ose tema homoristike a lirike. Kështu që brenda kulturës shqiptare në vitet e diktarurës komuniste mbizotëroi kultura servile proqeveritare, por krahas saj gjalloi dhe një kulturë jo servile, që përbëhej prej veprash letrare e artistike realiste dhe që ishte krijuar jo sipas parimeve të letërsisë dhe artit të realizmit socilaist. Këto vepra si psh cikli i romaneve “Rilindasit” i Sterio Spasses, romani “Skënderbeu” i Sabri Godos, romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë bashkë me gjithë korpusin e tij romanor me temë nga koha e Perandorisë Osmane, “Lëndina e lotëve” i Teodor Laços, etj; filma si “Nëntori i Dytë” e “Gjeneral Gramafoni” të Viktor Gjikës, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” e “Përrallë nga e kaluara” të Dhimitër Anagnostit, “Mësonjëtorja” i Muharrem Fejzos, “Kohë e largët” e Spartak Pecanit, “Udha e shkronjave” i Vladimir Priftit, “Ja vdekje, ja liri” i regjisorëve I. Muça e K. Mitro, “Balada e Kurbinit” i Kujtim Çashkut, etj. Përmendim këtu dhe vepra satirike si komedia “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorës, romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” i Dritëro Agollit, shumë skica humoristike në revistën “Hosteni”, etj, si dhe shumë poezi lirike nga Vehbi Skënderi, D. Agolli, këngë lirike dhe këngë popullore lirike, ku nuk mund të sajohej një hero pozitiv si e donte partia shtet. Edhe në kinematografi u realizuan disa filma humoristikë si filmi “Karnavalet” i regjisorit I. Zhabiaku sipas komedisë “Karnavalet e Korçës të S. Çomorës, si dhe komeditë me temë aktuale “Kapedani” prej Fehmi Oshafit e M. Fejzos dhe “Dy herë mat” prej Bujar Kapexhiut, etj. Po ashtu pati realizime realiste në piktura dhe skulptura me temë nga e kaluar historike si tablotë murale të Zef Shoshit në Muzeu Historik i Krujës, “Beteja e Albulenës” e Lek Pervizit, etj dhe në skulpturë “Monumenti i Skënderbeut” i Janaq Paços në Krujë dhe ai i Odise Paskalit në Tiranë, “Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë, etj. Me dashje ose pa dashje partia shtet, sponsorizoi edhe këto vepra dhe të tjera, që nuk po i përmendim, të cilat janë vepra që i përkasin kulturës demokratike të cilat kanë vlera të qëndrueshme artistike që nderojnë artin dhe kulturën shqiptare. Në këto vepra u zbatuan parimet e artit realist dhe jo normat e realizmit socialist, prandaj ato bëjnë pjesë në thesarin e kulturës sonë që do të jetojë përgjithmonë.

          Në fushën e shkencave shoqërore pati studime të qëndrueshme lidhur me historinë e së kaluarës, pra të periudhës së Antikitetit, Mesjetës dhe Rilindjes, si dhe të historisë së letërsisë shqiptare të para vitit 1944. Ndihmesë të vyer këtu dhanë dhe shumë studiues të të ish-Jugosllavisë si Femi Agani, Ali Hadri, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Ali Aliu, etj që punonine krijonin në Krahinën Autonome të Kosovës.

          Gjatë viteve të diktaturës komuniste nuk u fol e nuk u pranua kurrë se ekzistonte dhe një kulturë shqiptare demokratike krejt e pastër, kultura e burgut, që përfaqësohej prej krijimeve letrare kryesisht poezi e prozë dhe piktura që krijuan nëpër burgje të dënuarit e ndërgjegjes. Për nderin e kulturës demokratike shqiptare të atyre viteve të vështira, disa nga shkrimtarët e piktorët e burgosur si piktori e rapsodi Lek Pervizi, poetët Frederik Reshpja, Pano Taçi, Trifon Xhagjika, Visar Zhiti, Pano Tasi, piktori Maks Velo, romancieri Kasëm Trebeshina, etj, krijuan vepra realiste brenda mureve të burgjeve ferr.

          Ndërrimi i regjimit dhe botimi i letërsisë e artit realist të krijuar në burgje treguan se letërsia e realizmit socialist ishte një mish i huaj në procesin historiko letrar e artistik shqiptar. Pikërisht veprat letrare dhe artistike që përbënë kulturën demokratike në vitet e sundimit të diktaturës komuniste, përbëjnë hallkën lidhëse midis letërsisë dhe artit shqiptar të Rilindjes e të kohës së pavarësisë me letërsinë dhe artin shqiptar të ditëve tona e të së ardhmes. Veprat letrare artistike që u krijuan sipas normave të realizmit socialist, mbas ndërrimit të regjimit diktatorial ndjehen të vjetëruara dhe askush nuk krijon më sipas atyre modeleve. Sot shihet hapur se në ato vepra është shtrembëruar e vërteta historike.

          Në Shqipëri pas ndërrimit të regjimit dikatorial duhej të arrihej krijimi i një kulture të vetme demokratike, por fatkeqësisht vijuan të gjallojnë ende dy kultura. Njëra demokratike dhe tjetra kultura servile e pushtetit, kultura jo demokratike. Kjo ndodhi sepse mbas ndërrimit të regjimit, udhëheqja e PKSh-së duke zbatuar planin Katovica që sajoi Mikail Gorbaçovi, u përpoq që të sabotonte procesin e ecurisë demokratike përmes pluralizmit partiak. U futën me urdhër të klanit Hoxha në partitë e reja politike shqiptare ish-komunistë, ish-sigurimsa dhe shërbëtorë të tjerë të regjimit diktatorial, për të degjeneruar proceset demokratike.

          Zbarimi i planit Katovica në Shqipëri solli si pasojë krijimin e një klase politike me njerëz të korruptuar që shkelin lirinë e fjalës dhe kanë krijuar një shtyp e media që i shërben kryesisht interesave të saj. Tek ne pushtetin politik dhe pasuritë e vendit vijuan t’i gëzojnë edhe pas ndërrimit të regjimit besnikët e klanit Hoxha. Kjo situatë ka lejuar që në publicistikë, letërsi, arte dhe shkencat shoqërore propagandohet politika e kastës sunduese të shpërndarë në parti të ndryshme politike si Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Lidhja Socialiste për Integrim, etj. Ish-krijues të veprave letrare e artistike të realizmit socialist, duke mos dashur të kërkojnë falje për veprat që krijuan gjatë regjimit diktatorial, vijojnë t’i mbrojnë ato vepra, si vepra me vlera edukative, duke mos kuptuar se ky justifikim është një krim i ri, sepse ndihmon në ruajtjen e nostalgjisë ndaj diktaturës dhe enverizmit. Në krijimtari letrare dhe artistike këta krijues janë larguar nga kriteret e socrealizmit dhe përpiqen të krijojnë vepra të reja në përputhje me normat e realizmit botëror. Përpiqen t’u ngjajnë shkrimtarëve përparimtarë botërorë, duke i cituar e përmendur. Merren me trajtim temash filozofike, erotike, sociologjike, por gjithnjë duke u qendruar larg trajtimit të plagëve që shkaktoi regjimi komunist. Për t’u dukur modernë trajtojnë tema dashurie e filozofike, por nuk dënojnë krimet e kohës së komunizmit dhe përpiqen të minimizojnë vlerat e letërsisë që u krijua në burgjet shqiptare dhe të krijimtarisë së re që prodhojnë ish-të përndjekurit e ndërgjegjes dhe krijuesit e rinj që i dënojnë krimet e komunizmit.

          Në rrugë edhe më të gabuar kanë ecur historianët që shkruan Historinë e Shqipërisë të shekullit të XX. Këta e ripunuan “Historinë e popullit shqiptar” të viteve 1912-1939 dhe të 1939-1991 dhe e botuan në dy vëllimet III dhe IV, botim i Akademisë së Shkencave, si dhe “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” po ashtu botim akademik i vitit 2008-2009. Në këto vepra për hartimin e të cilave morën rrogën dhjetra kuadro akademikë më shumë se dhjetë vjet, shumë dukuri, ngjarje dhe figura historike i interpretuan dhe i vlerësuan si më parë. Në këto vepra krimet e komunizmit nuk janë dënuar, madje as janë përmendur. Kjo tregon se klani Hoxha ka ende fuqi për të komanduar kuadrin shkencor të Akademisë së Shkencave të RSh-së edhe pas ndërrimit të regjimit diktatorial, si dhe shumë krijues të artit e letrarsisë së sotme.

          E thënë ndryshe, edhe sot në jetën shqiptare gjallojnë dy kultura. Nga njëra anë gjallon kultura jo demokratike, e cila justifikon klasën politike dhe nuk i dënon krimet e komunizmit. Nga ana tjetët gjallon kultura demokratike që krijohet prej ish-të përndjekurve të ndërgjegjes dhe krijuesve të vjetër e të rinj, që kanë kurojo qytetare dhe i dënojnë krimet e komunizmit. Këta trajtojnë në veprat e tyre letrare, artistike dhe shkencore probleme thelbësore të jetës shoqërore përmes realizmit si metodë krijuese, kurse në veprat shkencore zbatojnë me objektivitet parimet e historizmit shkencor.

          Kësaj kulture i përket e ardhmja, kurse kulturës proqeveritare do t’i vijë fundi shumë shpejt mbas krijimit të shtetit ligjor, kur Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian. Në këtë bashkësi popujsh nuk do të jetë më i nevojshëm dhe as do të pranohet lëvrimi i kulturës servile ndaj pushtetit. Pushteti do të jetë pushtet demokratik i vërtetë dhe si i tillë do të stimulojë jo servilizmin dhe propagandën proqeveritare në media, art, letërsi, shkenca shoqërore e tekste shkollore, por lulëzimin e kulturës demokratike si kulturë e vetme në shërbim të mbarë shoqërisë shqiptare…

Filed Under: Opinion Tagged With: bashkejetesa, dy kulturat shqiptare, Thanas L Gjika

Rreziqet Para Nesh

July 2, 2020 by dgreca

Nga Martin VULAJ/

Një shtrëngatë e tmerrshme politike po i kanoset Kosovës. Ky është rreziku më i madh që nga periudha kur forcat serbe shkatërronin shtëpitë e djegura, dhunonin femrat dhe vrisnin femijë si cuba të pamëshirë të dalë nga mesjeta ndërsa vagonat e zinj të deportimit u shfaqen në trupin e Evropës 50 vite pasi që ishte betuar  KURRE ME! Aso kohe kërcënimi ishte fizik dhe, në dukje më i rrezikshëm se ky i sotmi. Sot përballemi me rreziqe politike, të natyrës ekzistenciale, që janë po aq të rrezikshme e të dëmshme sa kanosjet e luftës spë vitit 1999. Në vijim analizojmë shkurtë aspektet kryesore të shtrëngatës politke me të cilën përballet Kosova sot.

1.     Irritimi i Shteteve të Bashkuara

Anulimi i takimit negociator të datës 27 qershor për shkak të shpalljes së aktakuzave të Prokurorit Special, që është pranuar si veprim që synonte të ndikonte tek dialogu, dhe prandaj mund të karakterizohet një akt politik, e ka cuar procesin në reanimacion. Shtëpia e Bardhë, e irrituar tashmë, i ka dhënë Ambasadorit Grenell edhe një shans për t’i vendosur bisedimet në binarë, të cilët çojnë drejt njohjes bilaterale, i japin Kosovës anëtarësi në NATO, OKB dhe integrim rajonal europian.

Sulmet e parreshtura ndaj procesit negociator e Shtëpise së Bardhë, si dhe portretizimi keqdashës i Ambasadorit Grenell nga disa grupe tashmë kishin lënë pasoja, mirëpo anulimi i takimeve përbën kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të pakuëptueshëm ndaj tërë procesit. Për të qenë të qartë, mungesa e transparencës së negociatave kishte krijuar kushte për hamendje tek disa për mundësinë e nëpërkëmbjes së interesave të Kosovës. Në anën tjetër, kjo bëri që disa të përdornin një mungesë të tillë transparence për të arritur ambicjet e tyre politike. Rezultati është ky, nëse Kosova nuk vepron shpejt dhe prerazi, ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të mos jenë të pranishme në negociata dhe bisedimet të bien në duart jokompetente të europianëve. Vorbulla e zgjedhjeve që po afrojnë në Amerikë do të bëhet gjithnjë më e furishme. Rritja e saj do të dëmtojë rastin e krijuar për ndërmjetësim amerikan duke zvogëluar hapësirën si për manovrime ashtu edhe për zhagitje.

2.     Gjyqi i shqiptarëve

Aktakuzat e paverifikuara ndaj Presidentit Thaci, z. Veseli dhe nëntë personave të tjerë, si edhe dy dokumente të tjera me aktakuza që priten të paraqiten pas të parës, përbëjnë një manovrim tejet tinzar dhe kërcënues. Sado të flitet për “përgjegjësi individuale” dhe se ky “nuk është gjyq ndaj UCK-së”, për opinionin publik, këto aktakuza janë ngritur kundër Ushtrisë, kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi. Ky fakt nuk mund te mohohet. Pavarësisht shfajësimit të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, ngritja e padive mund të sjellë më shumë dënime të paraqitura nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për krime lufte kundër Kosovës sesa ndaj Serbisë, e cila dihet se ishte shkaktare e gjenocidit!

Me vendosjen e UCK-se në bankën e të akuzuarit, armiqtë e Kosovës dhe shqiptarëve mund të arrijnë të kenë sukses në orvatjet e tyre 20 vjecare për të relativizuar krimet e kryera nga Serbia përfshirë fushatën e spastrimit etnik dhe aktet gjenocidale. Me fjalë të tjera, mund të vendoset një ekuivalencë e krimit. Sipas tyre, numrat “jane vecse statistika”, nese do parafrazoja thënien famëkeqe të Stalinit. Kjo do t’i dhuronte velin e hollë të justifikimit moral dhe një rast të shumëpritur një Europe albanofobike për të gjetur rrugëdalje për vete dhe për nyjën kosovare.

3.     Terreni i palakmueshem i Evropës

Pesë kombe në Evropë nuk e njohin Kosovën. Shumë shtete të tjera e kanë njohur por nuk kanë marrëdhënie miqësore. Ka një numër të vendeve që janë afruar dhe kanë dhënë perkrahje. Dhe në secilin prej këtyre shteteve ka si simpatizantë edhe kundershtarë të Kosovës. Megjithatë, konfiguracioni strukturor i BE-së dhe procesi i koklavitur i vendimmarrjes aty e ka bërë Europën impotente kur vjen fjala për veprime më vendimtare domethënëse për Kosovën. Ndërkaq, Srebrenica mbetet sot e përgjithmonë momumenti i turpit dhe pazotësisë evropiane.  

Parapëlqimi historik për Serbinë nga disa vende anetare të BE-së dhe procesi i I ngatërruar dhe joefikas i vendim-marrjes e kanë bërë të pamundur ecjen përpara të Bashkimit Evropian në cështjen e Kosovës. Të gjithë e dimë se pas tetë viteve të humbura nga BE-ja, ishin Shtetet e Bashkuara që bënë të mundur shpalljen e pavarësisë për Kosovën. Kështu ndodhi me tranformimin e ushtrisë së Kosovës dhe kështu po ndodh me dialogun. Dhjetë vjet tentativa nxorrën vetëm një pako me marreveshje të dobëta, që në pjesën më të madhe as nuk jane vënë në zbatim. Edhe një herë, BE-ja është e detyruar t’ia lëshojë frerët Shteteve të Bashkuara. Pikërisht procesi i vendim marrjes së BE-së e ka penguar zbatimin e marrëveshjeve për liberalizimin e vizave për Kosovën, edhe pasi që ishin plotësuar të gjitha kushtet. Pra, mungon vullneti politik por edhe zotësia për ta zgjidhur dilemën Kosovë-Serbi pa rolin e fortë drejtues nga Shtetet e Bashkuara.

4.     Stuhia politike

Rrethanat e parashtuara më lart mund të krijojnë një dukuri të rrallë metereologjike si paralajmërim për një stuhi të paparë politike e cila do të rezultojë me një Serbi të cilës i hapen dyert të shëtisë në Evropë ndërsa Kosova zhytet më thellë në geton e tashme politike.

Në rast se Shtetet e Bashkuara largohen nga procesi negociator/bisedimet, Europa me tendencën favorizuese ndaj Serbisë, duke ndrydhur duart me dyshime dhe pasivitet, mund ta përdorë procesin gjyqësor të UCK-së si arsyetim moral për një barazim midis dy palëve dhe krijon një rast për Serbinë t’ia heqi prangat Kosovës që të eci drejt Evropës.  

Problemi i vizave mund të mos jetë madhor por shërben si barometër i qëndrimit europian ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në vecanti. Albanofobia, sic paralajmëroi Dr. Berisha thuajse njëzet vjet përpara, është e pranishme dhe, mungesa e SHBA-ve dhe ekzistimi i gjyqeve ndaj UCK-së vetëm se do ta ushqejnë më shumë një disponim të tillë ndaj shqiptarëve.

5.     Biseda me Ambasadorin Grenell

Në bisedën tonë me Ambasadorin Grenell një ditë para telefonatës me anëtarë të komunitetit, si edhe gjatë atij takimi, ai e bëri të qartë se ndarja nuk ishte diskutuar, parashtuar ose prezantuar dhe se nuk kishte presion për një marrëveshje të shpejtuar. Ai shprehu irritimin e tij lidhur me procesin dhe mundësinë që administrata të ndihet e pakënaqur dhe e lodhur dhe, rrjedhimisht, të vendosë se palët nuk janë të gatshme për marrëveshje dhe kështu të tërhiqen nga gjithë procesi. Zgjedhjet jane shumë afër dhe mundësia e Ambasadorit për t’u riemëruar ose ngarkuar me përgjegjësi të tjera është krejt e mundshme. Mund të them pa hezitim se e ndjeva irritimin e Ambasadorit dhe se paralajmërimi është shumë real.

6.     Ecja përpara

Pika më kritike për arritjen e synimeve të Kosovës për shtetësi dhe pranim në NATO, OKB dhe eventualisht BE është angazhimi i plotë i Shteteve të Bashkuara. Për këtë, cëshja më parësore është krijimi i konsensusit të klasës politike lidhur me gatishmërinë dhe domosdoshmërisë për hyrje në dialog – dhe këto duhet të shprehen qartë për Uashingtonin. Kjo duhet bërë tani. Nuk ka me prit!

7.     Ekipi Negociator

Qeveria aktuale është e brishtë për t’u ballafaquar me sfidat e reja me të cilat përballet sot e në të ardhmen e afërt. Prandaj konsensusi politik është i domosdoshëm, por zgjerimi i qeverisë dhe riformini i një qeverie të re domethënë përsëritjen e procesit të cilin sapo e kemi kaluar. Kosova nuk e ka këtë luks kohor, mirëpo ekziston një mënyrë tjetër për të arritur konsensusin dhe stabilitetin e nevojshëm politik. Formimi i një Ekip Uniteti për Negociatat. Ekipi do përfshinte të gjitha partitë e mëdha të parlamentit kosovar, vecanërisht dy partitë opozitare të cilat duhet të kenë kompetenca të plota vendimmarrjeje në ekip. Ky hap sjell transparencë për procesin dhe votëbesimin e popullit, ulë tensionet dhe kthen fokusin aty ku duhet. Përbërja dhe rolet brenda ekipit duhet të negociohen me mirëbesim dhe pa lënë asnjë dyshim për natyrën dhe përmbajtjen e procesit. Në përfundim të procesit duhen mbajtur zgjedhjet dhe ndërtimin e një parlamenti të ri që pasqyron elektoratin e vendit dhe vullnetin e popullit.

Në këtë mënyrë populli do të jetë i sigurtë se marrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë ishte më e mira e mundshme. Pika më kryesore e procesit është thyerja e prangave që kanë frenuar Kosovën të arrijë majat e mundësive të veta, të hedhë hapa përpara dhe më në fund të gëzojë mirëqenie.  Kjo do të thotë që Kosova të njihet si vend anëtar me të drejta të plota në NATO dhe OKB dhe me shtegun e hapur për inkuadrim në BE si edhe në tregtinë rajonale dhe ndërkombetare.

Në 1999 shteti i Kosovës u lind me gjak. Në 2008 ajo u bë e lirë të vepronte dhe të vendoste për jetën e vet. Në 2020, pas shumë gabimeve por edhe përparimeve, Kosova ndeshet me realitetin në të cilin shihet se cdo vendim ka pasojat e veta. Vendimet e tashme do jehojnë për breza me radhë. Ka ardhur koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur përpara ose të paguajmë cmimin më të lartë të mundshëm si alternativë e vetme e mbetur nëse dështojmë. 

Filed Under: Politike Tagged With: Martin Vulaj, Rreziqet Para Nesh

KOSOVA, MATURI DHE KULTURË SHTETËRORE

July 1, 2020 by dgreca

-Kryeministri Hoti ka folur për disa çështje me  interes për kabinetin qeveritar dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, e që ndërlidhen me zhvillimet e fundit nga vendimet e Dhomave të Specializuara…

-Qeveria miraton masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19

–Kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimitqë të mos procedojë me privatizimin e aseteve…

PRISHTINË, 1 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ E drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 9-të  të rregullt në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, Kryeministri Hoti ka folur për disa çështje me  interes për kabinetin qeveritar dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, e që ndërlidhen me zhvillimet e fundit nga vendimet e Dhomave të Specializuara.

“Besoj që ashtu sikur edhe në të kaluarën, edhe tash  institucionet e Kosovës kanë treguar dhe po tregojnë maturi dhe kulturë shtetërore në trajtimin e kësaj çështje. Ne mbesim në qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pa diskutueshme dhe nuk mund të gjykohet nga asnjë gjykatë. Ne vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë të prezumimit të pafajësisë për secilin përderisa nuk kemi një vendim përfundimtar të gjykatës. Kosova siç ka vepruar edhe në të kaluarën edhe tash do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese, obligimeve ligjore që ka dhe obligimeve ndërkombëtare si shtet”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti ka folur edhe për vizitën në Bruksel, duke thënë se  mesazhi ynë për partnerët evropianë është vendosmëria e qeverisë për agjendën e integrimit evropian.  Kryeministri Hoti tha se në takimet e zhvilluara janë ngritur çështjet që janë me interes për shtetin e Kosovës, duke filluar nga nevoja që të kemi sa më parë liberalizim të vizave. “Mbesim të përkushtuar që të mirëmbajmë të plotësuara kushtet që i kemi plotësuar deri më tash sa i përket liberalizimit të vizave” , tha kryeministri Hoti, duke theksuar se ka falënderuar institucionet e BE-së për mbështetjen që kanë dhënë në luftimin e pandemisë COVID-19.

Kryeministri Hoti theksoi se ka marrë premtimin për të punuar së bashku në përballje me këtë pandemi por edhe me rimëkëmbjen ekonomike dhe presin që në muajin e ardhshëm të ketë një takim të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, për ndihmë nga BE për rimëkëmbjen  ekonomike.

Si çështja e tretë, kryeministri Hoti ka përmendur dialogun, duke thënë se pavarësisht zhvillimeve që ndodhin, dialogu nuk ka alternativë. “Ne duhet të tregojmë përkushtim dhe gatishmëri si shtet që të hyjmë në këtë proces. Kosova është e përgatitur për këtë proces, është bërë një punë e madhe edhe në qeveritë e kaluara që tash është duke u sistemuar në secilën prej temave të mundshme të procesit të dialogut, i cili duhet të fillojë nga tema e dialogut që është njohja reciproke. Tani jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion, një ekip shtetëror që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces, sigurisht kryesuar nga kryeministri në bazë të kompetencave kushtetuese”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti para kabinetit qeveritar ka folur edhe për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin e Pagave. “Sigurisht qeveria obligohet që të respektojë të gjitha aktgjykimet që dalin nga Gjykata Kushtetuese pa përjashtim dhe pa i diskutuar ato aktgjykime. Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave, ashtu siç ka deklaruar dje zëvendëskryeministri, që menjëherë të hyjmë në proces të adresimit të vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese karshi këtij ligji dhe ta procedojmë së shpejti  në Kuvendin e Kosovës. Rishikimi dhe adresimi i vërejtjeve të Gjykatës do të bëhet në një proces të konsultimit të ngushtë me të gjitha sindikatat përkatëse në sektorin publik, sepse Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për trajtim dinjitoz dhe të merituar të të gjithë të punësuarve në sektorin publik por edhe sektorin privat të Kosovës”, pohoi kryeministri Hoti.

Po ashtu, një pikë tjetër e theksuar nga Kryeministri Hoti ka qenë situata e re lidhur me pandeminë COVID-19. “Ne kemi pasur konsultime të ngushta me Ministrinë e Shëndetësisë dhe komitetin brenda ministrisë për këtë çështje. Janë duke u krijuar kapacitete shtesë në Klinikën Infektive dhe klinikat tjera dhe nëpër spitale regjionale për këtë çështje, por të gjithë duhet të jemi të përkushtuar dhe të disiplinuar për të çuar mesazhin e nevojshëm te qytetarët e vendit sa i përket menaxhimit të kësaj pandemie. Trendi që kemi parë me rritjen e rasteve të të infektuarve është në përputhje me trendin që janë në regjion dhe më gjer, me kthimin e një vale të dytë të pandemisë, andaj ne jemi të shtrënguar që të marrim masat e nevojshme që të menaxhojmë situatën në mënyrë adekuate”, tha kryeministri Hoti.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për sistemim të përkohshëm të strukturave të ish MIE-së. Strukturat organizative të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian përkohësisht zhvendosen në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, ish-Ministria e Integrimit Evropian, si organizatë aktuale buxhetore do të vazhdojë t’i përmbush obligimet financiare në përputhje me Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin  e Republikës së Kosovës për vitin 2020, në fuqi.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e “Këshillit të Ekspertëve për Dialog me Serbinë” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Detyrat e këtij Këshilli janë që të bëjë analiza specifike si dhe të këshillojë Kryeministrin dhe Qeverinë për çështjet e dialogut me Serbinë sipas temave që do të diskutohen në procesin e dialogut. Këshilli do të përgatisë raporte, dokumente për pozicionin e Kosovës, dokumente analitike e fakto grafike dhe dokumente tjera sipas nevojës. Koordinatori Shtetëror për Dialog do të udhëheqë me punën e Këshillit, dhe i njëjti është edhe këshilltar i Kryeministrit. Koordinatori është koordinues me të gjitha palët në procesin e dialogut, në emër të Kryeministrit.

Ka marrë miratimin  e kabinetit qeveritar vendimi për transferimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga Zyra e Kryeministrit bartet në Ministrinë e Financave, Zyra e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bartet nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Këshilli Ndërministror për Ujëra bartet nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë, të datës 22 shtator 2017 për themelimin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror si dhe Vendimin e Qeverisë datës 2 maj 2019 për plotësimin dhe ndryshimin e këtij vendimi.

Në vazhdim, Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit të Ministrave për Ndërmarrjet Publike në këtë përbërje:

1.      Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit,            Kryesues;

2.      Ministri i Financave,                                     Anëtar;

3.      Ministri i Infrastrukturës,                            Anëtar;

4.      Ministri i Tregtisë dhe Industrisë,             Anëtar,

5.      Ministri i Zhvillimit Rajonal                       Anëtar.

Komisioni ka për detyrë që t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës propozime dhe vërejtje që kanë të bëjnë me ndërmarrjet publike dhe ky vendim zëvendëson dhe shfuqizon vendimin e datës 6 tetor 2017.

Miratimin e Qeverisë e ka marr edhe vendimi për themelimin e Komitetit Drejtues të Projektit të Asistencës Teknike – Energjia nga Linjiti, përgjegjës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”. Komiteti do të ketë këtë përbërje:

1.      Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit,                         Kryesues;

2.      Ministri i Financave,                                                        Anëtar;

3.      Ministri i Infrastrukturës,                                               Anëtar;

4.      Ministri i Tregtisë dhe Industrisë,                                Anëtar;

5.      Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,                    Anëtar;

6.      Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit,                           Anëtar;

7.      Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë;          Anëtar;

8.      Kryesuesi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale,        Anëtar.

Ky komitet vendosë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me Termocentralin  “Kosova e Re” dhe në këtë rast shfuqizohet vendimi i Qeverisë i datës 10 mars 2020.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Kosovës është anuluar Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës i datës 10 mars 2020 me të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet që lidhen me pronat e paluajtshme nga Lista e Aseteve për Qiradhënie – me karakter specifik – e azhurnuar” e shpallur me 5 mars 2020 dhe vendimin e Qeverisë të datës 23 mars 2020 në të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet që lidhen me pronat e paluajtshme që i ka në administrim. Me këtë vendim Autorizohet Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit që të ndërmarr veprimet e nevojshme për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional me AKP-në, për draftimin e Strategjisë për Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në harmoni me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të përmbylljes së suksesshme të procesit të privatizimit. Deri në miratimin e Strategjisë, kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, që të mos procedojë me privatizimin e këtyre aseteve.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës që të autorizojë Ministren e Financave për nënshkrim të Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore që përfaqësohet  nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim. Marrëveshja e kredisë është për financimin e “Programi – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt. Komisioni ka këtë përbërje:

1. Agron Gashi, Zyra e Kryeministrit –                                             Kryesues

2. Esat Veliu, Ministria e Drejtësisë –                                                            zv. Kryesues;

3. Arben Kqira, Ministria e Punëve të Brendshme –                                    Anëtar;

4. Bashkim Shala, Ministria e Arsimit dhe Shkencës –                     Anëtare;

5. Jeton Maliqi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës –      Anëtar;

6. Samire Bajraktari, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë –              Anëtare;

7. Leutrim Zabelaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale –      Anëtar.

Mandati i Komisionit është  tre (3) vjet dhe është i pavarur në punën e tij. Ky Komision mund të vendosë edhe në panel prej 3 (tre) anëtarësh, dhe i njëjti merr vendime me shumicë votash ndërsa përfaqësuesi i UNCHR-it mund të merr pjesë në punën e Komisionit në cilësinë e vëzhguesit.

Me vendimin tjetër të miratuar nga Qeveria është themeluar Komisioni Kombëtar për Refugjat, në përbërjen si në vijim:

1.      Mergim Himaj, Ministria e Punëve të Brendshme – Kryesues;

2.      Leunora Ahmeti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Zëvendëskryetare;                           

3.      Nehat Pllana, Zyra e Kryeministrit – Anëtar;

4.      Shkelqim Jakupi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Anëtar;

5.      Ruzhdi Osmani, Ministria e Drejtësisë – Anëtar;   

6.      Aferdita S. Hoxha, Ministria e Shëndetësisë – Anëtare;                   

7.      Shkodran Manaj, Ministria e Punëve të Brendshme –  Agjencia e Regjistrimit Civil  – Anëtar; 

Edhe mandati i këtij Komisioni është  tre (3) vjet dhe veprimtarinë e tij e ushtron në baze të Ligjit për Azil si dhe legjislacionit relevant në fuqi. Edhe në punën e këtij komisioni vendimet merren në këshilla prej tre (3) anëtarësh, dhe i njëjti merr vendime me shumicë votash, ndërsa përfaqësuesi i UNHCR-it,  merr pjesë në punën e Komisionit në cilësinë  e vëzhguesit.

Më qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë se Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:

1.      Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia (online), përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.

2.      Të mbyllen zyrat apo njësitë në të gjitha Institucionet publike, dhe biznese private ku ka raste pozitive.

3.      Për personat me të cilën ka pasur kontakt personi tashme i konfirmuar me Covid -19 pozitiv, zbatohen protokollet në fuqi.

4.      Kontaktet duhet të vet-izolohen për 14 ditë në shtëpi, dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.

5.      Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësore nëse shfaqin ndonjë simptomë (ethe, temperature, kollitje, vështirësi ne frymëmarrje ose diarre).

6.      Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre, mbikëqyren nga shtabet Komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF dhe organet e rendit.

7.      Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK.

8.      Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

9.      Inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa ne raste te mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.

10.  Punëtoret shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacienteve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

11.  Bartja e maskave të jetë obligative.

12.  Institucionet që ofrojnë shërbime përmes sporteleve, janë të obliguara, si punonjës ashtu edhe palët të mbaje maske, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhe me mundësi të pritjes në  hapësirat e jashtme sipas Manualit për luftimin e Covid-19.

13.  Kontroll rigoroze e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.

14.  Bartja e obliguar e maskës në transportin publik, taksive si të punonjësit ashtu edhe të udhëtarëve, të respektohet distanca prej 2 metra, ajrosja natyrale ( hapja e dritareve) dhe dezinfektimi i automjeteve se paku dy herë gjatë ditës.

15.  Ndërpriten aktivitetet në sektorin e identifikuar të Institucioneve përkatëse te listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.

16.  Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit ( zyrtaret policorë)

17.  Ndalim i vizitave te familjarëve te pacientëve në institucionet shëndetësore ( lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës).

18.  Reduktimi i operacioneve efektive ne institucionet shëndetësore.

19.  Bartja e obligueshme e pajisjeve personale mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucioneve.

20.  Kontroll rigoroz e inspektoratit shëndetësor në institucionet shëndetësore.

21.  Ndalohet grumbullimet në hapësirat e mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

22.  Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës prej 2m dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur (zyra, qendrat tregtare, sportele) dhe te hapura ( gastronomia në tërësi)

23.  Në veçanti veprimtarit tregtare ( makete, furra e bukës , barnatoret etj.) dhe gastronomia janë të obliguara të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.

24.  Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

25.  Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave.

26.  Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së do përcjellin  gjendjen dhe nëse  rendohet situata, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

27.  Komunat të aktivizojnë plotësisht shtabet lokale.

28.  Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve

—– Forwarded Message —–

From: Zyra per Komunikim Publik – ZKM <zkp.zkm@rks-gov.net>

Sent: Wednesday, July 1, 2020, 01:46:44 PM GMT+2

Subject: Qeveria miraton masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19

Qeveria miraton masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19

Mbledhja e 9-të e Qeverisë

Prishtinë, 1 korrik 2020

E drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, Kryeministri HHoti

VATRA BESON TEK ZGJIDHJA AMERIKANE PËR KOSOVËN

July 1, 2020 by dgreca

– KRYETARI I VATRËS : MORËM PREMTIME SERIOZE NGA AMBASADORI GRENELL/

Kosova po kalon çaste të vështira pas anulimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë. Vatra është përpjekur të kryej detyrën e saj në rrethanat e krijuara.Kryetari Elmi Berisha ishte pjesë e bisedës virtuale me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump, ambasadorin Richard Grenell. Pas takimit kryetari i Vatrës ka qenë i pranishëm në mediat shqiptare dhe ka përcjellë mesazhin e garancive që ka dhënë ambasadori Grenell dhe qëndrimin e Vatrës.

Të martën me 30 qershor, Kryetari Berisha, në një prononcim për Zërin e Amerikës, tha se “beson se bisedimet e panumërta me ndërmjetësimin e evropianëve e kanë bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten faktori i vetëm për të garantuar një zgjidhje në favor të Kosovës. Ai ka shtuar se “Realizimi dhe njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet nga Evropa, as sot, as nesër dhe mëtutje. Unë mendoj që në mënyrë përfundimtare çështja e Kosovës dhe Serbisë kryhet vetëm përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne duhet të kërkojmë fuqishëm që mos ta neglizhojmë”.

Europa duket se nuk e ka seriozisht me Kosovën përderisa cakton si ndërmjetës të bisedimeve Miroslav Lajčák,shtetit i të cilit, Sllovakia, nuk e njeh Kosovës, ashtu siç nuk e njeh as shteti i shefit të Diplomacisë të BE, Josep Borrell, Spanja.(Lexo më shumë në Diellin ne Print)

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Granell, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT