• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

FITUAN APO HUMBËN SHQIPTARËT NË MAL TË ZI?

August 31, 2020 by dgreca

LISTAT SHQIPTARE NË MAL TË ZI ME 2 DEPUTETË-

Shqiptarët në Mal të Zi nuk mundën që të realizonin bashkimin e plotë paraelektoral, por u paraqitën me 2 lista. Në pritshmëri, listat shqiptare pritet të përfaqësohen me dy deputetë në Parlament, nga një që kishin mandatin e kaluar, ndërkohë që rol kyç është konsideruar se do të luaj në formimin e Qeverisë së re në Mal të Zi koalicioni  “E zeza në të bardhë”, që udhëhiqet nga politikani shqiptar Dritan Abazoviç, një grupim ky që mbështet opozitën pro serbe e pro ruse, që duket se do të ketë gjasa të formojë Qeverinë e re. PDS e Gjukanoviçit pas 30 vjetësh e sheh veten humbse për shkak se nuk ka shumicën dhe nuk ka hapsira për koalicione. Ajo fitoi 35.05 për qind të votave, e kthyer në mandate; 30 mandate, ndërsa koalicioni proserb ka marrë 32.55 për qind të votave ose 27 mandate, por asnjëra nuk ka fituar shumicën e e 81 vendeve te Parlamentit, për të formuar e vetme qeverinë.

Këto zgjedhje më shumë se gjithçka ishin sfidë për Perëndimin.

Synimi I shqiptareve per te fituar edhe një komunë tjetër në Mal të Zi, pas asaj të Tuzit në zgjedhjet e kaluara ka dështuar. DPS ka fituar komunën e Gucisë ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë as vendin e dytë,ata kane siguruar vetem 469 vota, DPS 776 vota, Social Demokratët 500, boshnjaket 242.

Pyetja është:Fituan apo humbën shqiptarët në Mal të Zi? Le ta leme pyetjen retorike, pa pergjigje.

Opozita, që ka shanset për të formuar qeverinë, ka shfryrë shumë antishqiptarizëm në fushatë, – pas saj është Kisha, e cila ishte fitusja reale e ketyre zgjedhjeve.

Filed Under: Featured Tagged With: Fituan a humben, shqiptaret, Zgjedhjet ne Mal te Zi

40 vjet Solidarnosc: kur komunizmi mori fund

August 31, 2020 by dgreca

Dyzet vjet më parë u themelua në Poloni sindikata e pavarur Solidarnosc. Ajo hapi rrugën për kolapsin e komunizmit në Evropë. Por Polonia është e ndarë nëse Lech Walesa, udhëheqësi i saj, ishte hero apo tradhtar.-

Nga Monika Sieradzka-DW-

Më 31 gusht 1980, elektricisti i kantiereve Lech Walesa, i cili përfaqësonte punëtorët grevistë polakë, u ul në një tryezë me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Mieczyslaw Jagielski, për të nënshkruar një marrëveshje të përbashkët.

Koncesioni më i rëndësishëm i bërë nga qeveria pas grevave prej javësh në disa ndërmarrje polake ishte lejimi i formimit të një sindikate të lirë. Më 17 shtator, Solidarnosc (që do të thotë ‘Solidaritet’) u themelua zyrtarisht si sindikata e parë e pavarur pas Perdes së Hekurt.

Por në atë kohë, Walesa nuk e besonte vërtet premtimin e dhënë nga regjimi komunist. “Ata do ta shkatërrojnë; do të jenë të detyruar ta bëjnë, kjo është ajo që mendova atëherë,” i tha ai DW në një intervistë. Ai ende i kishte të freskëta kujtimet e protestave të mëparshme antikomuniste në Poloni në vitet 1956, 1970 dhe 1976, të cilat përfunduan në përplasje të përgjakshme me policinë.

Miliona kundër komunistëve

Walesa kishte punuar si elektricist në Kantierin detar Lenin

(sot Kantieri Gdansk) në Gdansk që nga viti 1967. Kantieri ndërtonte anije për tregun ndërkombëtar dhe sillte sasi të konsiderueshme valutash të huaja në shtetin komunist. Grevat në kantierin detar filluan në mes të gushtit 1980, por në korrik kishte pasur edhe më parë protesta më të vogla në ndërmarrje në pjesë të tjera të Polonisë.

Një fotografi e Papës Gjon Pali II u shfaq në kantierin e anijeve Lenin gjatë grevave në gusht 1980

Papa Gjon Pali i lindur në Poloni shërbeu si një burim irëndësishëm frymëzimi kur, gjatë një meshe në Varshavë në vitin 1979, ai shqiptoi fjalinë “Mos ki frikë”. Këto fjalë u bënë lajtmotiv për miliona polakë, të cilët qenë të zemëruar me mënyrën sesi pushtetarët komunistë të vendit u kishin siguruar privilegje vetes dhe e kishin lënë ekonominë të ecte drejt shkatërrimit gjatë 35 viteve të pushtetit të tyre. Brenda pak javësh, 10 milionë nga 35 milionë shtetas të Polonisë ishin bashkuar me lëvizjen Solidarnosc.

Fuqia e punëtoreve

“Ajo që e bëri të veçantë ishte se lëvizja drejtohej nga punëtorët. Kjo ia dha asaj impulsin dhe fuqinë,” thotë historiani gjerman Peter Oliver Loew, drejtori i Institutit Gjerman të Polonisë në qytetin e Darmstadt-it.

Peter Oliver Loew

“Kur dalin në rrugë disa intelektualë, kjo nuk kthehet në revolucion. Por kur hidhet në grevë një biznes, tek i cili shteti mbështetet për një pjesë e të ardhurave të tij, kjo e vë në dyshim një sistem komunist, që e legjitimon vetë duke pretenduar se përfaqëson proletariatin,” thotë Loew, i cili sheh shumë paralele midis Solidarnosc dhe valës së tanishme të protestave në Bjellorusi.

Walesa ishte vazhdimisht i vetëdijshëm për rrezikun që protestat mund të shtypeshin përsëri në mënyrë brutale. “Duhet të jesh plotësisht i vendosur; përndryshe nuk mund t’i udhëheqësh të tjerët. Duhet të mendosh: Nuk ka më familje, as vdekje, as para. Unë e dija që ata mund të më vrisnin në çdo kohë. Por mendova: Ata mund të më vrasin, por jo të më mposhtin”, tha ai.

Lufta për liri

Disidenti i Gjermanisë Lindore Joachim Gauck, i cili më vonë u bë president në Gjermaninë e ribashkuar, reagoi ndaj ngjarjeve në Poloni “me entuziazëm dhe skepticizëm”, thotë ai sot.

Ai i tha DW se njerëzit në ish-Gjermaninë Lindore komuniste kishin humbur çdo shpresë për ndryshim pas ngjarjeve të tilla si shtypja e protestës së 17 qershorit 1953 dhe ndërtimi i Murit të Berlinit, duke çuar në një ndjenjë pafuqie politike. Në të kundërt, tha ai, polakët kishin treguar për shekuj me radhë se ishin gati të luftonin për identitetin e tyre sa herë që ishte e mundur. Ai tregoi atë që kishte thënë dikur në një vizitë në Poloni se “gjuha e lirisë është polonishtja”.

Ish-Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck

Kur u shemb Muri i Berlinit në nëntor 1989, Polonia tashmë kishte kryeministrin e saj të parë jo komunist. Kishte pasur bisedime në “tryezën e rrumbullakët” midis qeverisë dhe Solidarnosc-it në pranverën e vitit 1989 dhe zgjedhjet e para gjysmë-demokratike pas Perdes së Hekurt në Poloni u zhvilluan në qershor.

Çmimi i lartë i lirisë

Por ky rol udhëheqës në luftën kundër komunizmit erdhi me një çmim të lartë. Më 13 dhjetor 1981, ëndrra e lirisë që kishin pasur polakët një vit më parë u shkatërrua. Qeveria vendosi ligjin ushtarak, një gjendje që vazhdoi deri në vitin 1983 dhe kufizoi në mënyrë dramatike liritë civile. Rreth 10.000 disidentë u arrestuan dhe dhjetra u vranë. Solidarnosc-i u detyrua të kalonte në ilegalitet dhe nuk u lejua të regjistrohej përsëri deri në vitin 1989.

Situata në Poloni në atë kohë shkaktoi reagime shumë të ndryshme në shtetet perëndimore. Kancelari i atëhershëm gjerman, Helmut Schmidt i socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), e pa ligjin ushtarak në vendin fqinj si një faktor stabilizues. Por SHBA dhe Britania e dënuan imponimin e tij. Opozita anti-komuniste në Poloni mori një nxitje nga Norvegjia në vitin 1983, kur Walesa, që ndodhej në burg në atë kohë, mori Çmimin Nobel për Paqen.

Trashëgimia e Solidarnosc-it

Lëvizja e demokracisë e lidhur me sindikatën e pavarur Solidarnosc tani është bërë një mit themelues i Polonisë së sotme. Kur kryeministri Mateusz Morawiecki thotë se “Polonia e sotme është rritur nga Solidarnosci”, ai flet për të gjithë polakët, pavarësisht nga orientimi i tyre politik. Kjo për shkak se Solidarnosc-i mblodhi njerëz nga pjesë shumë të ndryshme të spektrit politik, nga e djathta në të majtë.

Dhe është pikërisht për shkak të kësaj, që ajo shpesh bëhet objekt grindjesj midis politikanëve të sotëm polakë. “Shumë njerëz kanë të drejtë ta shohin veten si duke vazhduar traditën e Solidarnosc, por ajo që shohim në Poloni për momentin është se përfaqësuesit e krahut të djathtë, qeveria e PiS (Ligji dhe Drejtësia), pretendojnë se janë vetëm ata të kualifikuar për të realizuar trashëgiminë e saj, “thotë Peter Oliver Loew.

Hero apo tradhtar?

Polen Solidarnosc | Lech Walesa 1980 (Getty Images/Keystone)

Në gati pesë vjetët që kur partia kombëtare-konservatore Ligji dhe Drejtësia është në pushtet, ata njerëz të Solidarnoscit që janë politikisht në përputhje me qeverinë, nderohen si heronj në ceremonitë zyrtare dhe ngjarjet kulturore. Walesa, e cila ishte presidenti i Polonisë nga 1990 deri në 1995, nuk është një prej tyre; ai shpesh ka kritikuar ashpër politikat antiberale të qeverisë së PiS.

Në tetor 1983 Walesa mori Çmimin Nobel për Paqen, para se të zgjidhej Presidenti i Polonisë në 1990

Walesa është një gjemb në mishin e PiS. Në mediat e afërta me qeverinë, ai është përshkruar më shumë si agjent i Shërbimit Komunist të Sigurisë, një polici sekrete dhe agjensi informative e ngjashme me Stasi-in e Gjermanisë Lindore dhe KGB-në Sovjetike.

Në vitin 2015, u gjetën dokumente që tregojnë për bashkëpunimin e tij me ish-policinë sekrete. Walesa thuhet se ishte shtyrë në këtë bashkëpunim në vitin 1970, kur e arrestuan me rreth 130 punëtorë të tjerë gjatë protestave antiqeveritare në Gdansk. Por në fund të viteve 1970, përpara se të bashkohej me lëvizjen e opozitës, kontaktet e tij me shërbimin sekret komunist ishin ndërprerë.

Debati a është hero apo tradhtar Walesa dhe nëse arritjet e tij të mëvonshme e eleminuan fajin e tij, e ndan ende Poloninë. Përkujtimet e këtij viti për themelimin e Solidarnosc-it do të përkulen nga mosmarrëveshja ashtu siç janë çdo vit.(Kortezi DW)

Filed Under: Histori Tagged With: 40 vjet Solidarnosc, Monika Sieradzka-DW

Nimanbegu: Vështirë se partitë shqiptare do të jenë në Qeverinë e Malit të Zi

August 31, 2020 by dgreca

Nga Valon TELA- Evropa e Lire-

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se rezultati i zgjedhjeve paralmentare në Mal të Zi, që ka sjellë afër pushtetit partitë opozitare pro-serbe, është pasojë e situatës ekonomike, ndjenjës së padrejtësisë dhe Ligjit për Liritë Fetare.

Nimbanbegu, i cili në zgjedhjet e 30 gushtit ka kryesuar Listën Shqiptare, thotë se shqiptarët vështirë se mund të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme malazeze.

Ai nuk e pranon dhe as mohon mundësinë e koalicionit me opozitën e deritashme pro-serbe, por thotë se në të kaluarën ajo është shprehur me deklarata anti-shqiptare.

Ne kërkojmë përmirësim në statusin tonë identitetar dhe ekonomik, thotë Nimanbegu.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Nimanbegu, rezultatet e deritashme të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi tregojnë se shanset për të fituar pushtetin i kanë partitë opozitare. Ju keni qenë edhe nënkryetar i Parlamentit në katër vjetët e kaluar. Si e komentoni këtë ndryshim të mundshëm të skenës politike, pas gati tri dekadash? A ka qenë i pritshëm?

Genci Nimanbegu: Zgjedhjet e fundit në Mal të Zi treguan për një ndryshim të vullnetit të votuesve. Subjektet që ishin në opozitë në mandatin e kaluar – të gjitha së bashku – fituan 44 mandate, që do të thotë rreth 55 për qind të tyre. [Situata e krijuar] do të thosha se është prodhim i politikave të deritanishme në Mal të Zi, i vendimeve që janë marrë. Mbetet të shihet se si ky realitet do të drejtohet drejt qytetarëve të Malit të Zi, por edhe drejt synimeve euro-atlantike të shtetit.

Radio Evropa e Lirë: Pse mendoni që elektorati, thënë kushtimisht, e ka ndëshkuar partinë e deritashme në pushtet të presidentit Millo Gjukanoviq?

Genci Nimanbegu: Si pjesëmarrës në jetën politike, vlerësoj se kjo ka të bëjë shumë me situatën ekonomike të qytetarëve, ndjenjat e padrejtësisë, por edhe me një ligj që është miratuar në fund të vitit të kaluar në Kuvendin e Malit të Zi, mbi liritë fetare. Pas miratimit të tij, Kisha Ortodokse Serbe dhe strukturat rreth saj kanë bërë shumë presion politik dhe kundërshtime. Dhe, kjo natyrisht ka bërë që koalicioni që është i lidhur me kishën, apo që është pro-serb, të fitojë 35 për qind të votave, ndërsa në të kaluarën ka pasur rreth 30 për qind. Këto 5-6 mandate të humbura nga koalicioni i Gjukanoviqit kanë qenë vendimtare për ndryshimin e pushtetit.

Radio Evropa e Lirë: Partitë opozitare që mund të fitojnë pushtetin i lidh nacionalizmi serb dhe orientimi pro-rus. Çfarë do të thotë kjo për Malin e Zi në përgjithësi dhe komunitetin shqiptar në veçanti?

Genci Nimanbegu: Kjo është një sfidë për ne. Shumë brenda këtyre subjekteve janë shprehur me deklarata anti-shqiptare, anti-Kosovës, kanë thënë se hapi i parë i tyre do të jetë tërheqja e njohjes së Kosovës. Megjithatë, ky nuk pritet të jetë debati në ditët e ardhshme. Deklaratat e para të tyre [pas zgjedhjeve] së paku ishin deklarata qetësuese, që bënin thirrje për bashkëpunim. Madje, një udhëheqës i listës së dytë opozitare, që ka fituar dhjetë mandate – që në Mal të Zi do të thotë mbi 13-15 për qind të votave – ka thënë se do t’i ftojë edhe partitë e pakicave në qeverinë e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Nimanbegu, e përmendet edhe ju çështjen e Kosovës. Ish-deputetë të Frontit opozitar Demokratik kanë bërë thirrje më herët për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Ata janë tani shumë afër marrjes së pushtetit në Mal të Zi. A mendoni se mund të tërhiqet njohja e Kosovës?

Genci Nimanbegu: Njohja e Kosovës është bërë nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, nuk është votuar në Kuvend në vitin 2008. Kjo mund të jetë çështje edhe e qeverisë së ardhshme. Por, dyshoj se partia URA, që ka fituar katër mandate dhe tani për tani do të jetë çelësi i qeverisë së ardhshme, do ta pranojë një sfidë të tillë. Por, në aspektin afatgjatë, nëse URA do të jetë pjesëmarrëse në qeveri dhe do të bëhet një akt i tillë, do të rrezikohen marrëdhëniet rajonale dhe ecuria e bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Kosovës, që, deri më tash, sipas zyrtarëve të dy qeverive, ka qenë shumë e mirë. [V.j. URA udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviq].

Radio Evropa e Lirë: Ndalemi pak te çështja e shqiptarëve. Nga rezultatet e deritashme, po ashtu bëhet e ditur se shqiptarët e Mali të Zi do të kenë një përfaqësim më të madh në përbërjen e re parlamentare, krahasuar me katër vjetët e kaluar. Çfarë do të thotë kjo për komunitetin atje?

Genci Nimanbegu: Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve janë bërë oferta politike që besoj se populli i ka vlerësuar dhe me votë u ka dhënë besimin. Secili deputet përfaqëson subjektin apo votuesit e tij, por edhe shqiptarët në përgjithësi. Në këto zgjedhje, edhe pse pjesëmarrja ishte shumë e madhe, votat për shqiptarët nuk kanë rezultuar me tre mandate, siç ka qenë pritshmëria, por besoj se edhe këto dy mandate do të jenë më kualitative në mënyrën e përfaqësimit. Por, e shoh shumë të vështirë që shqiptarët, në të ardhmen, mund të jenë [pjesë] në Qeverinë e Malit të Zi. Deri më tani, vërtet kemi pasur shumë konflikte me partitë pro-serbe. Unë isha [anëtar] në Kuvendin e Malit të Zi dhe bashkëpunimi do të duhej të bëhej me reciprocitet dhe duke i pranuar qëndrimet tona politike.

Radio Evropa e Lirë: E përjashtoni koalicionin e mundshëm me opozitën pro-serbe?

Genci Nimanbegu: Jo, është shumë herët të thuhet se përjashtohet ose pranohet, sepse nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare. Andaj, nuk dua të jap deklarata mediatike se jemi për apo kundër qeverisjes së ardhshme. Ne do t’i marrim hapat sipas vlerësimeve tona, çfarë është më mirë për përfaqësimin tonë dhe për ardhmërinë tonë, por gjithmonë duke tentuar të ruajmë identitetin tonë, qëndrimet tona politike. Pra, ne kërkojmë përmirësim në statusin tonë, qoftë identitetar, por edhe ekonomik.

Radio Evropa e Lirë: Nëse opozita [e deritashme] pro-serbe ju bën ofertë zyrtare, nën cilat kushte do ta pranonit koalicionin?

Genci Nimanbegu: Ne i kemi të qarta synimet tona, qëndrimet tona, nuk kemi ndryshuar vite me radhë, as për opozitën pro-serbe ato nuk janë të panjohura. Do të shohim se si do të ecin ditët e ardhshme. Tani, pas zgjedhjeve, dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin votues, secilin qytetar për fushatën, e cila ka pasur ndikime të pandershme në vota, posaçërisht nga ana e zyrtarëve lokalë dhe të partisë së Millo Gjukanoviqit, si për shembull me oferta udhëtimesh, që ndikojnë në votën e lirë. Ne duhet ta ngremë zërin që shoqëritë tona të jenë sa më demokratike, që vullneti i votuesve të jetë i lirë dhe kështu do të vazhdojmë.

Radio Evropa e Lirë: Mandatet e dy deputetëve vijnë nga dy koalicione të ndryshme. Si do të ndikojë kjo në vendimmarrje, kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve?

Genci Nimanbegu: Në hyrjen e parë në parlament do të jenë Nik Gjeloshaj [nga Lista Shqiptare] dhe Fatmir Gjeka [nga koalicioni “Bashkë nji za”]. [V.J. Gjeloshaj, pasi është edhe kryetar i Komunës së Tuzit, nuk mund t’i ushtrojë dy funksione dhe mandatin e deputetit e vazhdon Nimanbegu]. Koalicioni jonë, Lista Shqiptare, do t’i bëjë thirrje edhe koalicionit tjetër që të ulemi dhe t’i dakordojmë qëndrimet tona në masën më të madhe të mundshme.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët edhe ju më herët pritshmërinë për tre deputetë shqiptarë. Sikur të bashkoheshit përpara zgjedhjeve, do të ishte më e lehtë arritja e këtij synimi?

Genci Nimanbegu: Me këto vota dhe me këtë dalje, edhe një listë nuk do t’i prodhonte tre deputetë. Për tre deputetë ishin të nevojshme 15,000 vota; ne i kemi marrë 11,000 vota. Shpresojmë që faktori shqiptar të rritet në të ardhmen edhe më tepër. Ne kemi kërkuar disa herë mandate të garantuara dhe shpresojmë të gjejmë bashkëbisedues edhe në qeverisjen e ardhshme. Por, në Kuvendin e Malit të Zi duhen dy të tretat e votave për ndryshimin e Ligjit elektoral dhe kjo çështje do të jetë pjesë e debatit në katër vjetët e ardhshëm.

Radio Evropa e Lirë: Keni besim se do ta arrini këtë qëllim?

Genci Nimanbegu: Ne do të tentojmë, do të kërkojmë dhe shpresojmë në mbështetje edhe të komunitetit ndërkombëtar për këtë kërkesë. Deri tani nuk e kemi pasur. Unë jam posaçërisht i brengosur nga qëndrimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që shumë herë nuk ka raportuar për qëndrimet tona, për problematikën tonë. Por, shpresojmë të kemi mbështetje edhe nga Shqipëria, edhe nga Kosova, edhe nga faktori ndërkombëtar.

Filed Under: Interviste Tagged With: Nimanbegu, Partite shqiptare, Qeveria e Malit te Zi, Valona Tela

Dështimi i Gjukanoviqit dhe paqartësitë për bashkëpunimin e opozitës së deritashme

August 31, 2020 by dgreca

Presidenti malazez, Millo Gjukanoviq dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve (DPS) shënuan dështim në zgjedhjet parlamentare të së dielës (30 gusht), shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Por, sipas tyre, mbetet e paqartë se si do të bashkëpunojnë tre partitë opozitare – të cilat duket se kanë fituar një shumicë së bashku – por programet e të cilave ndryshojnë dukshëm – duke nisur nga mbrojtja e lidhjeve më të ngushta me Rusinë e deri te përpjekja për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

DPS-ja pro-perëndimore mund të rrëzohet nga pushteti pas tre dekadash, pas zgjedhjeve me rezultat të ngushtë, që i dhanë një përparësi të vogël kampit të opozitës, shkruan agjencia France-Presse (AFP).

Sipas këtij mediumi, nëse rivali kryesor i DPS-së, blloku pro-serb, bashkohet me dy listat tjera të opozitës, mund të çojë në rrëzimin e DPS-së nga pushteti, që do të shënonte një tërmet politik në Mal të Zi.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë, DPS kurrë nuk i ka humbur zgjedhjet, por, sipas AFP, këtë vit kjo parti u sfidua fuqishëm nga e djathta e mbështetur edhe nga kampi pro-serb, i cili dëshiron lidhje më të ngushta me Beogradin dhe Moskën.

AFP thekson se një rezultat të dobët të DPS-së, analistët ia atribuojnë përplasjeve me Kishën Ortodokse Serbe, e cila për muaj të tërë ka mbizotëruar debatin politik në këtë vend.LEXONI EDHE KËTË:Rezultatet paraprake: Garë e ngushtë në Mal të Zi

Rezultatet e zgjedhjeve janë një dështim i madh për DPS-në, e cila ka qenë në pushtet për tre dekada, si dhe Gjukanoviqin, i cili e drejtoi vendin përgjat shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, shkëputjes nga Serbia më 2006 dhe anëtarësimit në NATO më 2017, shkruan agjencia Reuters.

Qeveria pro-serbe mund ta afrojë vendin më pranë Serbisë dhe Rusisë, por nuk pritet që ta largojë atë nga NATO-ja ose të heqë dorë nga planet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, thekson Reuters.

Liderët e opozitës dhe drejtuesit e organizatave për demokraci dhe të drejtat e njeriut, shkruan Reuters, kanë akuzuar prej kohësh Gjukanoviqin dhe PDS-në se po drejtojnë Malin e Zi si një feud të tyre korruptiv përmes lidhjeve me krimin e organizuar.

“Çdo qeveri e ardhshme do të duhet të angazhohet për të zgjidhur situatën e rënies ekonomike që filloi në vitin 2019, e cila më pas u përkeqësua nga pandemia e koronavirusit, që përfshiu të ardhurat e turizmit”.

Të dhënat e zgjedhjeve ende mund të çojnë në rezultate të ndryshme, por, secila prej tyre është një goditje për Gjukanoviqin, vlerëson BBC në një analizë.

Vendimi i Gjukanoviçit për të hyrë në një konflikt me Kishën Ortodokse Serbe u dha kundërshtarëve të tij një mundësi për të deklaruar se ata kanë Zotin në anën e tyre, thekson shërbimi publik britanik.

Përfshirja e kishës ka inkurajuar pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje, dhe shumë votues duket se kanë dëgjuar këshillat e priftërinjve për të votuar kundërshtarët e qeverisë, situatë kjo, që sipas BBC-së, ka krijuar mundësinë për një ndryshim të parë të qeverisë në Mal të Zi.

Sidoqoftë, do të ketë shqetësime për shkak të elementëve pro-rusë, dhe nacionalistë serbë midis partive opozitare nëse arrijnë të formojnë një qeveri koalicioni, shkruan BBC, duke shtuar se një ndryshim i qeverisë pas gati 30 vjetësh do të dërgonte një mesazh botës për Malin e Zi.

Në anën tjetër, Bloomberg raporton se nga burime të afërta, nuk është sqaruar se kush do të udhëheqë qeverinë e ardhshme në vendin që është e përfshirë në luftën për ndikim në Ballkan midis, mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, Rusisë dhe aleatëve të saj.

Sipas parashikimeve fillestare, të tre partitë e opozitës mund të marrin së bashku 41 nga 81 vendet në parlament, por, thekson Bloomberg, mbetet për tu parë nëse ata do të jenë në gjendje të bien dakord për një qeveri të përbashkët, siç ishte premtuar, duke pasur parasysh programet e tyre të kundërta.(Kortezi-Evropa e Lire)

Filed Under: Analiza Tagged With: Dështimi i Gjukanoviqit

LEGJITIMITETI, NGA PRESIDENCA NE MONARKI VITET 1925-1928

August 31, 2020 by dgreca

NGA MUHARREM XHYDOLLARI-UDENISHTI-

Shqiperia ne kalimin e sistemit monarki ne vitin 1928, nga sistemi republike qe ishte shpallur me 21 Janar te vitit 1925. Sistemi monarki ishte me I pranushem per Shqipetaret sepse ajo ishte me afer tradicionales. Per kete ndryshim nje perkrahje te madhe ia dha politikes Shqipetare nje nga figurat prestigjose Shqipetare per kohen sic ishte Faik Bej Konica. Per me teper Faik Beu I vinte rendesi njeriut qe do te perfaqesonte systemin, qofte republike apo monarki dhe thoshte: ka republike te mire dhe republike te keqe po ashtu dhe per monarkine. Faiku I bente nje vlersim fare te vecante Ahmet Zogut, qe simbas tije per kohen nuk do ta zvendesonte me nje tjater. Duke patur parasysh realitetin Shqipetar ne vitin 1925 Ahmet Zogu shpalli systemin e qeverimit republike, por duke pare dhe zhvillimet nderkombetare te kohes dhe se Shqiperia sapo kishte dale nga nje revolutsion I majte. Keshtu, qe ai do te kuptoheshe se nuk ishte nje konservator me interesa personale. 

Historianet duhet te vlersojne dhe nje arsye tjater, se shpallja e republikes kishte per qellim ti hiqte legjitimitetin princit Gjerman Vilhelm Vid I cili ende nuk e kishte abdikuar te drejten e fronit princor ne Shqiperi. Shpallia e republikes ishte sistem qe nuk jepte stabilitet per shtetin Shqipetar te sapo formuar. Klases politike Shqipetare per te kthyer sistemin e qeverrisjes ne monarki. I duheshin veprime shume te ngadalta dhe teper te matura. Duhet te punonin qe fuqite e medha ta miratonin kete ndryshim per arsye te forta qe do tu paraqiteshin nga Shqipetaret, se shtetet e tjera kane nje te drejte te pa mohueshme per ta njohur ose jo ndryshimin. Qe Shqiperia te kthehej ne mbreteri perkrahjen me te madhe ja dha Italia. Italia neperermjet mediave luajti nje rroj kryesor me bindjen e kancelarive Evopriane si dhe ne opinionin public Evropian per vendosjen e monarkise ne Shqiperi. Rol te rendesishem per mbretesine dhe Ahmet Zogun mbret e dha edhe media Shqipetare e cila interpretonte se mbreteria edhe mbreti do te arrinin plotesisht bashkimin kombetar dhe do te zhvillonin qyteterimin e Shqipetareve. Ne vazhdim te kesaj nisme Zogu ne detyren e presidentit u mundua te bindete diplomacine Angleze se mbreteria ishte e domosdoshme per Shqiperine mbasi republika nuk garantonte sigurine e duhur per nje shtet te ri I cili sapo kishte dale nga trazirat. Kurura e mbretit do te formonte nje autoritet te perhershem mbi konfliktet personale te klaneve politike Shqipetare . Mbeshtetjen politike qe dha Evropa do ta faktojne edhe perfaqesite e huaja ne Shqiperi. Gazetat Shqipetare shkruanin; se forma e qeverimit republike doli e pa pajtushme me nevojat esenciale te vendit dhe ka veshtirsuaj situaten e brendeshme dhe ate te jashteme.

Mbreti eshte I trashiguar shkruanin gazetat, kurse presidenti zgjidhet per nje kohe te caktuar, po nese eshte e mundur ne republikar e perparuara te cilat kane shume njerez te zote, kjo eshte e zorshme per Shqiperine. Mbreteria krijon kushte qe punen ta marin meritokratet. Anglia ishte skeptike per kete ndryshim sepse e dinte shume mire mosbindjen e barjaktareve te veriut, dhe se mund te shkaktoheshin shqetesime edhe jashte kufinjeve te Shqiperise. Ahmet Zogu I bindi diplomatet e Anglise ne Tirene se kishte mare pergjigjje dashamirese dhe nga fuqi te tjera Evopriane, si dhe nga Greqia fqinje. Londra kryesisht nen ndikimin e Italise e pranoj kete ndryshim ligjor. Qeveria Jugoslave thoshte se nuk ishte vene ne djeni te ndryshimeve ligjore ne Shqiperi por se qendrimi I saj nuk qe te ishte ndryshe nga qeverite e tjera. Nje diplomat I shtetit fqinj deklaronte: ky ndryshim ne Shqiperi nuk behet si sukses I nje personi por per zhvillimin e ketij shteti te vogel qe do te garantonte pavarsine dhe te kishte perparim ne ekonomi dhe ne kulture. Rendesi mori dhe njohja e popullit me ndryshimin e forms te regjimit. Prefekturat, nenprefekturat dhe komunat derguan telegrame urimi dhe miratimi per vendosjen e Ahmet Zogut ne fronin mbreteror, si I vetmi personalitet qe kishte dhene shumecka per kombin. Miratim te vecante I dhane dhe mitingjet qe u mbajten ne mbare vendin. E vecanta ka qene se ne keto mitingje pjesemarese ishin grate dhe vajzat Shqipetare, qe deri atehere nuk u njiheshe kjo e drejte. Parlamenti Shqipetar ligjerisht nuk mund ta bente kete ndryshim por ai u shperbe dhe vendin e tije do ta zinte nje asamble kushtetuese e cila do te kishte kompetencat per ndryshimin ligjor. Diplomatet e huaj ne Tirene do ua interpretonin vendeve te tyre entuziazmin qe  kishte treguar populli Shqipetar per vendosjen e nje dinastie vendase. Asamble kerkoj te zbatohej vendimi popullor. Mitingjet, parakalimen por dhe broshura qe hidheshin nga fluturimet ajrore kerkonin vendosjen e Ahmet Zogut ne fronin mbreteror, dhe dita 1 Shtator 1928 te shpalleshe feste zyrtare. Domethenese do te ishte dhe betimi I mbretit Zogu I pare mbi Biblen dhe Kuranin, se do te ishte besnik I interesave te atdheut, ruajtesi I interesave kombetare duke u bazuar ligjeve dhe duke mbajtur parasysh vullnetin e popullit. 

I pari shtet qe e njohu mbreterine Shqipetare ishte shteti Italian, pastaj Greqija dhe Hungaria. Me 14 Shtator telegrafon presidenti I Sh.B.A, ku uron mbretin dhe popullin Shqipetar qe te kishin ecuri te me tejshme ne perparimin dhe lumturine e tyre. Fill mbas njohjet te Sh.B.A u reshtuan Jugoslavia, France dhe shume vende te tjera. Mbreti Zogu I pare kuroren e vuri ne keshtjellen e Krujes. Jo vetem se u kurorezua ne Kruje por dhe vuri perkrenaren origjinale te Skenderbeut e cila ne ate kohe ndodhej ne muzeun e Vienes dhe e kishin sjelle kete symbol vetem per kete rast. Mbreti Shqipetareve Zogu I pare, beri ceshte e mundur, qe qeveria Austriake ti dorezonte qeverise Shqipetare perkrenaren e Skenderbeut, sepse ajo I perkiste vetem Shqipetareve dhe Shqiperise. Austria nuk pranoj asnje oferte te paraqitur ng apala Shqipetare. Ashtu si edhe sot.

Filed Under: Analiza Tagged With: Legjimiteti, Muharrem Xhydellari Udenishti, Presidenca ne Monarki

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT