• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

NJOFTIM PËR KOMUNITETIN-ZEF PERNDOCAJ, HOMAZHET -MESHA

August 25, 2020 by dgreca

ZEF PERNDOCAJ- SHËRBIMET FUNERALE: TË PREMTEN 28 GUSHT, MESHA DHE VARRIMI TË SHTUNËN*

     Njoftohet Komuniteti se shërbimet funerale për të ndjerin Zef Përndocaj organizohen Ditën e Premte, 28 Gusht 2020, nga ora  2.00 P.M. deri në orën 9. P.M. në Shtëpinë Mortore:

 BALLARD-DURAND-FUNERAL HOME.

ADRESA:2 MAPLE AVE

WHITE PLAINS, NY 10601.

          Telefoni i Funeralit: (914) 949-0566

     Në funeral, Pandemia e Koronavirusit dikton distancë dhe përdorimin e maskave. Mesha e Dritës do të organizohet të Shtunën, 29 Gusht 2020 në orën 10.00 .A.M. ,Pas Meshës ne Kishen Shqiptare”Zoja e Shkodres” , varrimi do të bëhet në Varrezat: GATE OF HAVEN.

Filed Under: Opinion Tagged With: Homazhet, Mesha, Zef Pernoca

SHBA i dhuron Kosovës 50 respiratorë në mbështetje të përgjigjes ndaj COVID-19

August 25, 2020 by dgreca

Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjërë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështetë Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë/

PRISHTINË, 25 Gusht 2020- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Agjencisë së Sh.B.A-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë tërësisht të ri dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën e saj kundër COVID-19. Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjërë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështetë Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë. 

Ambasada në njoftimin e dërguar sot thekson se, Respiratorët e markës “Vyaire,” të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, pasqyrojnë teknologjinë më të fundit për të cilën ka kërkesë të madhe. Ata janë kompaktë dhe do t’i mundësojnë Kosovës fleksibilitet më të lartë në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi. Kjo pajisje vitale mund të dëshmohet si shpëtimtare për pacientët mushkëritë e të cilëve nuk funksionojnë si duhet përkundër marrjes se oksigjenit. 

“Në përgjigje të nevojës së Kosovës për më shumë pajisje mjekësore, Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë 50 respiratorë tërësishtt të ri dhe nga më bashkëkohorët. Kjo shprehje e partneritetit tonë SHBA-Kosovë është gjithashtu edhe një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëdyzimit të zemërgjërësisë amerikane dhe inovacionit të industrisë private amerikane. Shpresojmë që këto aparate mjekësore t’u mundësojnë ofruesve të shërbimeve shëndetësore anembanë Kosovës të shpëtojnë më shumë jetëra,” tha ambasadori Philip Kosnett. 

Krahas respiratorëve, USAID-i po financon edhe një pako mbështetëse e cila përfshin pajisjet shoqëruese, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinaret në internet. Uebinaret janë zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko (UCSF) dhe do t’u ndihmojnë punonjësve shëndetësor të Kosovës qe t’i përdorin në mënyrë të duhur dhe të sigurt këta ventilatorë të veçantë. Ky donacion ndërton mbi bazën e ndihmës paraprake në vlerë prej 1.6 milion dollarë amerikan që Departamenti i Shtetit i Sh.B.A.-ve dhe USAID-i kanë obliguar për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ajo po merr kundër pandemisë si dhe ofrimit të ndihmës operacionale dhe rritjes se aftësisë reaguese të saj për të ndaluar përhapjen e mëtejme dhe zbutur pasojat e COVID-19. 

***

25 August, 2020 

The United States Provides 50 Ventilators to Kosovo to Respond to COVID-19 

The United States Embassy, through the U.S. Agency for International Development (USAID), has donated 50 brand-new, state-of-the-art ventilators to Kosovo to assist its fight against COVID-19. The donation delivers on President Trump’s generous offer of these critically needed supplies and supports Kosovo’s urgent response to the pandemic. 

The Vyaire ventilators, produced in the United States, reflect cutting-edge and in-demand technology. They are compact and provide Kosovo with flexibility in treating patients affected by the virus. For patients whose lungs are not working adequately despite receiving oxygen, this vital resource may prove lifesaving. 

“In response to Kosovo’s need for more medical equipment, the United States is donating 50 brand-new, state-of-the-art ventilators. This expression of our U.S.-Kosovo partnership is also a great example of the coupling of American generosity and the innovation of the American private industry. We hope that these medical devices will enable health providers across Kosovo to save more lives,” said Ambassador Philip Kosnett. 

In addition to the ventilators, USAID is funding a support package that includes accompanying equipment, installation, warranties, service plans, and online webinars. The webinars were developed in cooperation with the University of California San Francisco (UCSF) and will assist Kosovo health practitioners on how to operate these specific ventilators. This donation builds on the $1.6 million the U.S. State Department and USAID have committed to Kosovo in response to the pandemic to provide operational support and increase Kosovo’s response capability to stop further transmission and mitigate COVID-19’s impact. 

Filed Under: Politike Tagged With: 50 Respiratore, Kosoves, USA

SAIMIR MALOKU, NJË SHEMBULL I RRALLË NË KUNDËRVËNIEN NDAJ DIKTATURËS KOMUNISTE

August 24, 2020 by dgreca

(Rreth librit me kujtime “Si mbijetova në Ferrin komunist”) /

NGA SHPENDI TOPOLLAJ/

I lexova me trishtim kujtimet e shokut tim të mrekullueshëm në vitet e shkollës të mesme “Skënderbej” dhe atë të Oficerëve, Saimir Maloku, dhe gjëja e parë që më doli parasysh ishte ajo shprehja e Friedrich Nietzsches se “Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet”. Libri i tij voluminoz “Si mbijetova në Ferrin komunist”, botim i EMAL, viti 2020, me ato të vërteta rrëqethëse, jo vetëm që të trondit, por edhe synon të gjejë kuptimin e vuajtjeve trupore e shpirtërore të njeriut të ndershëm gjatë luftës për mbijetesë. Si i tillë, pra, për nga forca e argumentit dhe llogjika e të arsyetuarit rreth asaj që ngjau në Shqipëri, ai do të mbesë si një monument demaskimi për padrejtësitë dhe barbaritë e një sistemi despotik që sundoi mbi vendin tonë për mbi katër dekada. Kështu që trishtimit e tronditjes, ja zë vendin urrejtja ndaj atyre që sapo morën frenat e pushtetit në dorë, deklaruan pa ju dridhur qerpiku se do ushtronin diktaturën. Por pati një koincidencë mjaft domethënëse, pasi në kohën që shfletoja librin e shokut tim, një stacion televiziv, jepte historinë e botanistit të madh rus Nikollaj Ivanoviç Vavilovit i cili së bashku me ekipin e tij të shkencëtarëve patriotë, ruajtën me pedantizëm në “Svalbard” farat e bimëve për mbarështim, gjatë rrethimit të egër që ushtria e Vermahtit i bëri qytetit të tyre. Ata pranuan të vdisnin nga uria dhe të mos preknin asnjë kokërr nga ato drithra, pasuri perspektive e popullit të tyre. E megjithatë, Vavilovin, në moshën 54 vjeçare, vetëm pse kishte shfaqur kundërshti mendimesh me Trofim Denisoviç Lisenkon, që kishte përkrahjen e vetë Stalinit, policia e fshehtë e arrestoi dhe e torturoi në 400 seanca që bënin plot 1.700 orë hetime çnjerëzore. Koha tregoi se ai, dhe jo Kryetari i përkëdhelur i Akademisë së Shkencave kishte të drejtë. Çfarë ngjashmërie me Vavilovët tanë, se i tillë shkencëtar i radioteknikës dhe humanist ishte edhe Saimir Maloku. Saimiri vinte nga një prej familjeve më të shkëlqyera të kryeqytetit; babai i tij Reshiti, i njohur anë e kënd vendit për kontribute në ndërtime veprash të vështira, por edhe si Mjeshtër i Merituar i Sportit të Qitjes, ku ishte kampion, rekordmen dhe trajnier i ekipit kombëtar, gëzonte reputacionin e njeriut të kulturuar dhe të thjeshtë, kurse vëllai i madh, Agimi, një djalë mjaft simpatik dhe përherë i qeshur, ishte gjithashtu skënderbegas në maturë. Zgjuarsia, edukata qytetare dhe dashuria për shokët u lexohej të dyve në fytyrë. Në çdo shkollë që shkoi Saimiri, deri edhe në Universitetin Shtetëror për inxhinieri elektrike, fotografia e tij qëndronte në Tabelën e Nderit, pasi ai nuk njihte notë tjerër veç atyre maksimale. Ne të gjithë lexonim literaturë artistike, por Saimiri kishte dhe një pasion tjetër, atë të ndërtimit të radiove. Duke parë talentin e rrallë të tij dhe vullnetin e jashtëzakonshëm, ai fitoi dhe mbështetjen e trupës së mësuesve dhe oficerëve tanë. Natyrisht që në fillim të viteve 60 – të mungesat ishin të shumta, por një zot e dinte se nga i gjente Saimiri gjithë ato vegla e pjesë radiosh. Aq i aftë dhe i papërtuar ishte ai në këtë fushë, sa me të konsultoheshin dhe e thërrisnin për t`i ndihmuar edhe kapter Bezhani e Rexhepi, kino operatorët dhe përgjegjësit e teknikës radiofonike. I tillë kishte qenë në shkollën tonë vetëm një: austriaku, robi i luftës që quhej Karlo. Ne, nga ana jonë, Saimirit i thoshim se do të bëhej si Aleksandër Popovi që na kishin thënë se kishte shpikur radion, por ai na kundërshtonte duke shpjeguar se ai kishte studiuar vetëm valët elektromagnetike, kurse radion e kishte shpikur një italian, Gulielmo Markoni, i cili para gjysmë shekulli për valët e tij Herc, kishte fituar edhe çmimin “Nobel”. Dhe shtonte, se atij nuk i zihet emri me gojë se ishte fashist, por meritë ka pasur edhe Faradei, Tesla, Edisoni, edhe ky Popovi juaj me shokë. Por Saimiri, edhe për të kërcyer Rock and Roll në pushimin e gjatë me Maks Ruvinën, Bardh Kazazin, Tigër Godon, Ylli Dudushin me shokë, gjente kohë, duke i rënë me pëllëmbë në vend të xhazit, katedrës, por edhe për të ndihmuar ata që në mësime ishin më të dobët. Ai i donte shokët dhe nuk bënte dallime mes tyre. Por ja, pikërisht ky njeri me shumë kulturë duhej përndjekur, poshtëruar, torturuar, burgosur e mundësisht edhe vrarë nga të betuarit servilë të partisë, nga ata që e urrenin kulturën. Duke qëndruar në llahtarin e burgjeve komuniste, Saimiri, pa dhe njohu shumë. Ai, fare mirë mund të shkruante për plot të burgosur si Pjetër Arbnori, At Zef  Pllumi, Uran Kalakulla, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela, Hajredin Fratari, Burhan Kalaja, Gëzim Çela, Hafiz Sabri Koçi, Adem Allçi, Sazan Hadëri, Dhori Gërnjoti e plot të tjerë që burrërisht i qëndruan diktaturës, duke na dhënë kështu një enciklopedi, por ai është mjaftuar kryesisht tek ato që i ngjanë vetë atij, pra, te padrejtësitë, intrigat, shpifjet, fyerjet, rrahjet, izolimi në biruca për muaj me radhë, dramat shpirtërore, kërcënimet për jetën e tij dhe të familjes, vuajtjet nga uria, të pa larët, të ftohtit, lagështia, depersonalizimi, linçimi publik, sëmundjet e deri shpërfytyrimi, sa i bërë kockë e lëkurë, pra tjetër njeri, nuk e njohu as nëna e tij. Dhe këto mjaftojnë, për të treguar fytyrën kriminale të atij sistemi, që arriti t`i hedhë trutë e gomarit shumicës nga ne dhe që fatkeqsisht, ende sot e kësaj dite, ka nga ata që e kujtojnë me mall. Në këtë këndvështrim, kujtimet e Saimiri Malokut, përsëri do të mbeten një enciklopedi e gjendjeve emocionale njerëzore, kur mbi të bijen rrufetë e padrejtësisë komuniste. Se lexuesit do të gjejnë në to, çudirat që ndodhin kur dikush bije në situata të ngjashme dhe që ky autor nuk ja uron askujt. Natyra njerëzore është një pus i pafund, ku po të futesh në të, do të ndeshësh gëzime e hidhërime, qeshje e lot, forcë e dobësi, thyerje e qëndresë, nënshtrim e revoltë, por lum ai që kur del prej tij, ka arritur të mbetet përsëri Njeri. Vetë Saimiri, duke folur për këtë, shprehet: “Vuajtjet e mëdha në qeli më mësuan të luftoja për jetën. Lëndimet nga torturat më mësuan të mos dorëzohesha, ndërsa dhimbjet që ndieja në trup më mësuan të isha i fortë. Prona më e madhe e njeriut është dinjiteti njerëzor”. Dhe Saimiri e ruajti trimërisht këtë dinjitet. E arriti këtë pasi ai ndoqi besnikërisht thënien e famshme të Shakespeares se “Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre, ndërsa guximtarët e provojnë shijen e vdekjes një herë të vetme”. Po përse kishte vajtur puna deri këtu? Babai i tij, Reshiti kishte studiuar në shkollën teknike të Harry Fulcit dhe kjo qe e mjaftueshme që rreth tij të mos ndahej hija e dyshimit. Puna që kishte bërë me aq përkushtim në interes të vendit, nuk kishte fare rëndësi. Pastaj, ai paskej shoqëruar disa turistë anglezë në Thethin turistik aty nga viti 1936, por edhe sikur t`i kishte shoqëruar ata në kohën e ilirëve, përsëri do i vihej një pikëpyetje e madhe. Kur ishte paralizuar, një anglez, mik partie i dërgonte ilaçe që këtu nuk gjendeshin. Por kush u besonte miqve, kur vetë Enveri nuk i zuri besë kunatit të tij, duke i futur një plumb pas koke, siç bëri me të gjithë bashkëpunëtorët, shumë nga të cilët ishin edhe Heronj të Populllit. Vetë Saimiri, merrej me koleksionime pullash, dhe për t`i shkëmbyer dërgonte letra në 17 shtete. Po sikur, me kod të fshehtë të çonte tek armiku sekretet tona të mëdha? Pastaj, ai na mësonka edhe gjuhë të huaja. E përse do t`i shërbejnë, veçse për agjenturë. Ka shpikur edhe një kanoçe për të parë stacionet e huaja televizive. Ne vërtetë e kemi marrë nga ai nga një të tillë, por ai po ja shpërndan kujtdo, duke futur kështu ideologjinë borgjezo – revizioniste. Apo nuk shkon derë më derë për t`ua rregulluar njerëzve çfarëdo, aparatet televizivë, pa pyetur fare për biografitë e tyre. Sikur të mos mjaftonte ajo që shtëpinë e tyre e kishte bërë si vatër kulture, ku mbidheshin gjithë rinia dhe shihnin deri në mesnatë, filma, koncerte e sporte perëndimore. Edhe në veshje ai na del si gagarel, me ca këmishë plot lule e ngjyra për të përhapur ideologjinë e huaj. Se edhe për të llapur, nuk i rri goja rehat, duke thënë ashtu si pa dashje se në vendet kapitaliste jetohet shumë më mirë se te ne. Po a e hamë ne atë. Partia jonë dhe Komandanti i treguan vendit Beqir Ballukut që ishte ministër i Mbrojtjes e jo një oficeri të thjeshtë të ndërlidhjes në Burrel, ku aq pranë është dhe ai burgu i llahtarshëm. Ti vemë hekurat njëherë, se na favorizon edhe situata politike, ku po kërkohet që t`i fshijmë me fshesë të hekurt e pa mëshirë armiqtë, se pastaj e bëjmë ne që t`i pranojë të gjitha si Çeçua. Dhe kështu nisi ndjekja, nga jo pak, por nga 120 oficerë sigurimi, përpilimi i atyre dosjeve të inkuizicionit 2 B e 2 A dhe më 13 maj 1976 arrestimi i tij. 200 ditë në birucën e nëndheshme të Degës së Punëve të Brendëshme të Burrelit, ku kishte punë me lloj – lloj katilash e xhahilash dhe sikur të mos mjaftonin këta edhe me pisllëkun, zhulin, tartabiqet, mungesën absolute të higjienës dhe ajrimit, të ftohtin e llahtarshëm që s`kishte ç`ti bënte ajo gjysmë batania si leckë e ndotur dhe asnjë kontakt me prindërit e vëllezërit e tij. Po ç`mund të bënte një njeri i shndërruar në skelet, veçse t`i lutej Zotit dhe … ju s`do ta besoni, të këndonte këngët e ndaluara dhe të vallzonte, edhe pse e dinte se do ta merrnin për të çmendur. Kishte qenë pasioni i tij i hershëm kjo lloj muzike e cila kishte forcë ringjallëse. Se ishte ashtu sikurse thosh ai Nitçja, se pa muzikë, jeta do të ishte një gabim. Pastaj ajo muzikë shoqërohej me fjalë frymëzuese, ndaj dhe konti Leon Tolstoi e shihte si gjuha e shkruar e emocionit. Përfytyroni një fantazmë që si hije, vjen rrotull një qelie të nëndheshme, që nuk ja gjen shokun për ta krahasuar as edhe te fantazia aq e zhvilluar e mitologjisë. Schopenhaueri me atë mendjen e tij të fuqishme kishte thënë dikur: “Një njeri mund të jetë vetja vetëm për aq kohë sa ai është i vetëm; dhe nëse ai nuk e do vetminë, ai nuk do ta dojë as lirinë; sepse vetëm atëherë kur ai është i vetëm, ai është vërtetë i lirë”. Duke parë se hetuesit djallëzisht, dosjen e tij donin ta bashkonin me atë të babait, duke krijuar kështu grupin armiqësor që do përmbyste pushtetin popullor, për të përligjur dënimin me vdekje, ai vendos të rezistojë, se në vetminë e tij ndihej i lirë për të folur, duke e kthyer kështu gjyqin ndaj tij në një aktakuzë për regjimin mizor dhe duke demaskuar vetë Enver Hoxhën dhe politikën e tij të mbrapshtë prej Neroni. Kurrë ata qindra të pranishëm, nuk kishin dëgjuar të flitej kështu për partinë dhe udhëheqën e “pagabueshëm”. Ndaj ulërinin, talleshin, pështynin dhe qëllonin me shkelma e vezë të prishura në drejtim të tij. Kurse ai, duke mbajtur me njërën dorë pantallonat pa rrip, me frikën se mos i binin, pasi edhe mbathje nuk kishte veshur, kishte guximin të deklaronte: “Këta krimba janë udhëheqësit kryesor të saj si Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Enver Hoxha, duke pushkatuar Beqir Ballukun dhe shokët e tij, me arrestimet, burgimet dhe internimet masive që ka bërë, populli në të ardhmen pas vdekjes së tij, do ta quajë atë diktator të Shqipërisë si Stalini dhe ashtu siç ia bënë diktatorit komunist sovjetik do t`ia bëjnë edhe atij duke ia djegur trupin, veprat si dhe do të rrëzojnë dhe do të shkatërrojnë të gjitha monumentet e tij.” Fjalë profetike apo jo, dhe sidomos të padëgjuara ndonjëherë, para këtij tribuni të vegjëlisë. Dhe ndodhi ashtu siç kishte parashikuar ai. Pikërisht Saimir Maloku, pas atyre vuajtjeve barbare, tani i liruar nga burgu më 20 shkurt të vitit 1991, ku ndodhesha edhe unë, i printe turmës për rrëzimin e monumentit të diktatorit shqiptar dhe për të djegur te dyqani “Flora” veprat e tij të pështira. Kushdo i njeh kontributet e Saimir Malokut për shpëtimin e jatës së dhjetra qytetarëve të aksidentuar apo të sëmurë, ç`ka flet qartë për vlerat e tij të mëdha humane. Por kushdo duhet ta dijë se mbi të gjitha ai mbetet një atdhetar i devotshëm dhe i kulluar me prirje të hershme evropianiste. Nuk do ta harroj kurrë, ditën e Lumturimit të Madre Terezës, kur pas audiencës që i kishte dhënë familjarisht Papa Vojtila në Vatikan, e pashë atë, duke katalizuar entuziazmin dhe krenarinë e të gjithë shqiptarëve të pranishëm në shesh, duke i nxitur ata që të bënin fotografi me flamurin tonë kombëtar që e mbante një bukuroshe. O Zot, thosha me vete, këtë shqiptar të madh e dënonte diktatura si dikur Prometeun. Dhe Saimiri, anën e tij njerëzore e atdhetare vazhdon ta ruajë të paprekur, edhe në këto kujtime, ku predikon vetëm vëllazërim, jo hakmarrje dhe ku nuk përmend asnjë xhelat me emër, vetëm duke shpresuar se ndonjë ditë dikush do t`i kërkojë atij dhe bashkëvuajtësve të tij të pafaj, ndjesë. Kam parë se edhe Nelson Mandelës, rojet dhe ata që e dënuan, i kërkuan falje dhe ai vetëm buzëqeshte. Por në Shqipëri kjo qenka mjaft e vështirë. Ndofta se te ne, pra në mes të Evropës, krimet ndaj të burgosurve politikë kanë qenë edhe më të këqia se ndaj Mandelës në Bashkimin Jugafrikan. Ja ç`thotë vetë ai për këtë: “…diktatori Enver Hoxha shpiku dhe i la si trashëgimi këtij populli para vdekjes së tij operën e famshme “Komunizmi shqiptar”, ku ai ishte “kompozitori dhe dirigjenti kryesor i saj”. Me rrëzimin e monumentit të diktatorit komunist më 20 shkurt 1991 muzika e kësaj opere famëkeqe komuniste ndaloi.” Por, për çudi, nostalgjikët vazhdojnë t`i bijen të njëjtit avaz, nga po ai pentagram i nxirë nga koha, pasi duam apo nuk duam, janë po ata që e pështynin Saimirin me shokë duke brohoritur në kor: “Vdekje armiqve të partisë”, janë ata që nxitonin t`i bashkoheshin me gëzim forcave militare që rrethonin, arrestonin, plagosnin dhe vrisnin ata tre djemtë që patën guximin të shpërthenin burgun mesjetar të Burrelit. Të vjen keq që shoqëria jonë, për hir të luftës politike dhe etjes për pushtet është kaq e çorientuar, dhe që ndihma e të huajve për dënimin e bëmave të komunizmit, thuajse nuk ndihet fare. Na dhimbset e ardhmja e Atdheut në familjen evropiane, se Saimir Maloku me nderimet që i janë bërë, mbetet ai që të porsa lindur, vajzat e lagjes e quajtën SA I MIR. Por në qoftë se ai ngre zërin, këtë e bën, se nuk harron asnjëherë mësuesen tonë të letrërsisë, Gjylizare Çiçon që duke cituar Victor Hygoin thosh: “Ngjitur me të drejtat e Njeriut, fare pranë tyre, janë të Drejtat e Shpirtit”. 

Filed Under: Analiza Tagged With: ferri Komunist, Saimir Maloku, Shpend Topallaj

ZEF PËRNOCA, VATRANI I DEVOTSHËM, NDËRROI JETË

August 24, 2020 by dgreca

Një Lajm i dhimbshëm për familjen Përnoca në SHBA dhe në Shqipëri, për miqtë, për vatranët, për komunitetin: Sot, e Hënë 24 Gusht 2020, ndërroi jetë në Shtëpinë e Tij në White Plains,New York, bashkatdhetari ynë, Vatrani i përkushtuar, që ka më shumë se gjysëm shekulli në Vatër, Zef Përnoca. Ai vuante që prej 16 muajësh pas një paralize që ishte pasojë e Strokës që pësoi me 17 Prill 2019.Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha, në emër të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të saj dhe në emër të gjithë vatranëve i përcjell ngushëllimet më të thella Familjes Përnocaj.Kryeredaktori i Diellit me gjithë familjen ndjehen shpirtërisht pranë Familjes Pënocaj, duke i ngushëlluar ata. Zefi ishte miku ynë ndër më të mirët, do ta ndjejmë humbjen! Pushoftë në Paqe Shpirti i Zef Përnocës!

Filed Under: Opinion Tagged With: nderroi jete, Zef Pernoca

Festa e Vjeljes së Rrushit në Rahovec…

August 24, 2020 by dgreca

Festa e Vjeljes së Rrushit në Rahovec: Hardh Fest  n’pandemi “Shnosh si kokrra”-/

-Festivali Hardh Fest në Rahovec këtë verë vjen me “Online edition’,  në 4, 5 dhe 6 Shtator 2020. Kjo si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Ky edicion treditësh i Hardh Fest mbahet nën slloganin “Shnosh si kokrra”/

-Festa e vjeljes së rrushit në Rahovec organizohet që nga viti 2001. Vitin e ardhshëm 2021 ka edicionin e 20-të jubilar/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

RAHOVEC, 24 Gusht 2020/ Në Kosovë Festa e Vjeljes së Rrushit – Festivali Hardh Fest në Rahovec këtë verë vjen me “Online edition”, më datë 4, 5 dhe 6 Shtator 2020. Kjo si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. 

Ky edicion treditësh i Hardh Fest do të mbahet nën slloganin “Shnosh si kokrra”.

 Slogani, theksojnë organizatorët, u mendua ti përshtatej periudhës në të cilën po jetojmë. Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe idea lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet “shnosh e mire”, “mirë vallai” etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec, kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare – “shnosh si kokrra e rrushit”. 

Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si Kokrra”, duke dashur të percjellim një mesazh mbështetës anembanë! – shprehen organizatorët në deklaratën e dërguar sot.

 Aktualisht po punohet në organizimin e aktiviteteve të cilat mund të mbahen edhe ne formë online me të cilat mund të shënojmë edicionin e VI-të të Hardh Fest në menyrë simbolike.

 Festivali Hardh Fest edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota.

Festa e Vjeljes së Rrushit Hardh Fest në Rahovec vitin e kaluar 2019  nisi në 16 Gusht me moton “Një got’ për mot!”, ku ka marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta bashkë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atëherë Kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.

Në vitin 2016 e veçanta e edicionit të 15-të jubilar të festës së vjeljes së rrushit Hardh Fest ishte ardhja e stërmbesës së Heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, Sofie Kastrioti,  përfaqësuese e brezit të 14-të të familjes, e cila ishte pjesë e programit, duke performuar veprat e saja artistike.

Komuna e Rahovecit disponon me rreth 50 % të sipërfaqeve të vreshtave të Kosovës si dhe kapaciteteve përpunuese.

Zhvillimi ekonomik në komunën e Rahovecit është orientuar me së shumti në bujqësi, vreshtari dhe perime kulturë. Afro 65% e popullatës është vlerësuar se sigurojnë ekzistencën nga aktivitetet bujqësore.

Territori i komunës së Rahovecit përfshihet në rajonin e Prizrenit, qytetit më të madh jugor të Kosovës afër kufirit me Shqipërinë.

Festa e vjeljes së rrushit në Rahovec organizohet që nga viti 2001 dhe tani është shndërruar në festë nacionale e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Vitin e ardhshëm 2021 ka edicionin e 20-të jubilar.

Filed Under: Featured Tagged With: BehlulJashariFesta e Rrushit, Rahovec

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT