• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

DOKUMENTET ZYRTARE SERBE TREGOJNË SI E VRAU SERBIA UKSHIN HOTIN

August 22, 2020 by dgreca

Ekipi i emisionit “Udhëve” hulumtoi një kohë të gjatë për rrethanat e zhdukjes së veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti dhe arriti të zbulojë shumë fakte.

Në bazë të dokumentave të ushtrisë dhe policisë serbe që i ka siguruar redaksia e “Udhëve”, ditën që ishte nxjerrë nga Burgu I Dubravës, Ukshin Hoti nuk ishte liruar. Fillimisht u rrëmbye. Më pas Ukshin Hoti ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave. Kështu thuhet në dokumentet e siguruara nga redaksia e “Udhëve”, të cilat kanë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, departamenti i hetuesise për krime lufte. 

Ditën kur ishte liruar, te dera e burgut e kishin pritur pjesëtarë të sigurimit shtetërorë serb. Jozyrtarisht thuhet se ishte Sreten Cemoviq, pjesëtar i sigurimit shteteror serb me kodin 9787960, ai qe e priti te dera e burgut. Cemoviq shpeshherë kamuflohej edhe si gazetar. Në një dokument zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me numër protokolli 03/4-3-1 SB nr.270/13, të datës 4 tetor të 2013 poashtu të siguruar nga redaksia “Udhëve”, një person të cilit ky dokument i referohet si personi X-1, që ishte dëshmitar i rastit, kishte zbardhur gjithë ngjarjen që kishte ndodhur me Ukshin Hotin në majin e vitit 1999. 

Personi X-1, kishte qartësuar mënyrën e kryerjes dhe përpjekjen për fshehjen e krimit nga policia dhe ushtria serbe në rastin e Ukshin Hotit por edhe disa vrasjeve të tjera në rajonin e Pejës. Ky person përmes fotografive kishte identifikuar shtëpinë, dyert e shtëpisë, oborrin e shtëpisë dhe si ishte vrarë Ukshin Hoti. Personi X-1 pa menduar dy herë ka pohuar që ka njohur në fotografinë me numër 1 dhe 2 derën e hyrjes prej druri në oborrin e shtepisë së një shqiptari. Deshmitari e përshkruan vendin e krimit dhe jep detaje per deren dhe oborrin siç i kishte pare në maj të vitit 1999. Pas luftës ai mur është ndertuar me blloka të betonit, pasi që shtëpia ishte djegur gjatë luftës. Qytetari X-1 më pastaj ka sqaruar që në fotografinë numër 3 ka njohur pamjen e oborrit e cila ishte e drejtuar ka gardhi i oborrit dhe rruges lokale e cila kalon skaj shtëpisë së përmendur. Personi X-1, e ka vizatuar skicën e vendit të ngjarjes dhe në të cilën në mënyrë të detajuar ka sqaruar me hollësi planifikimin e brendshëm të atëhershëm të oborrit të shtëpisë: porta hyrëse përmes së cilës hynë në oborr ku në anën e djathtë të portës hyrëse ai pa 2 kufoma në ndërtesë, pastaj para një shtëpie më të vogël në oborr 1 kufomë. Kufomat në skicë janë shënuar me x. Ai sqaron se kufoma e Ukshin Hotit përfundimisht ishte mbështjellë me qese najlloni në oborrin e shtëpisë së përmendur dhe ishte marrë nga ana e djathtë e portës hyrëse në fund të oborrit nga një shupë ose shtallë, ku më pas gjetën disa dru ose pisha të thara. Kufoma e Uksin Hotit shënohet me + në skicë, sipas këtij dokumenti zyrtar të policisë serbe. Ky dëshmitar i ngjarjes thotë më tej se e vendosën kufomën pranë atyre pemëve, dhe me një sasi të vogël eksplozivi ia shpërthyen kokën dhe të dy duart e kufomës së Ukshin Hotit dhe më pas ata e mbuluan kufomën me pemët e përmendura dhe e dogjën për të fshehur krimin. Gjatë gjithë kohës kur pjestarët e MUP-it të cilët kryenin masakrat dhe veprat makabre mbi civilët shqiptarë që ishin në oborrin e asaj shtëpie, në rrugën lokale të shënuar në skicë, ishin të siguruar nga ushtarë të ushtrisë jugosllave të udhëhequr nga Komandanti Milićko Janković. Të gjitha këto të dhëna thuhen në dokumentin e siguruar nga redaksia jonë.

Filed Under: Politike Tagged With: dokumentet Serbe, Si u vra, Ukshin Hoti

VATRA- NDERIM PËR JONUZ NDREUN, E BIJA ZË VENDIN E TË ATIT

August 22, 2020 by dgreca

*Të Shtunën, 22 Gusht 2020, Kryetari i Vatrës, Elmi Berisha u dorëzoi bijave të vatranit fisnik Jonuz Ndreu, Mirënjohjen e Artë-Postmortem, për kontributin 50 vjeçar të babait të tyre në VATËR-

*E bija, Desi Ndreu,u antarësua në Vatër, për të mos e lënë bosh vendin e të atit dhe dhuroi për Federatën dhurime e familjes dhe komunitetit në përcjelljen e Jonuz Ndreut.

      Me 22 gusht 2020, të shtunën në mëngjes, Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha, priti vajzat e Jonuz Ndreut. Ai shoqërohej nga sekretarja e Vatrës Nazo Veliu, arkëtari Marjan Cubi, anëtar i Kryesisë Anton Raja dhe Kryeredaktori i Diellit Dalip Greca. Motrat Ndreu shoqëroheshin nga nipi Jonuz Ndreut, anëtar i Këshillit të Vatrës , Çezar Ndreu.

    Kryetari Berisha ka vlerësuar kontributin më se 50 vjeçar të Jonuz Ndreut në Federatën Panshqiptare të Amerikës” VATRA”, duke e përshkruar atë si një ikonë vatrane në shërbim të Kombit, ashtu siç ka bërë në shekuj e gjithë familja e Madhe Ndreu.

 Jonuz Ndreu ishte një ndër anëtarët e vjetër dhe besnik të Vatrës, dhe Vatra ndjehet e keqardhur për vdekjen e tij. Ai do t’i mungojë shumë Vatrës dhe vatranëve, por kurrë nuk do të harrohet. Ndërkohë e bija Desi Ndreu, tha se kishte marrë vendimin, që në respekt të të Atit dhe të Vatrës, që ai e deshi aq shumë, të anëtarësohej në Vatër, gjë që e bëri fakt të kryer, duke plotësuar formularin dhe duke paguar anëtarësinë. Vendi i babait, nuk do të mbesë bosh. Misioni vatran i familjes Ndreu vazhdon.

      Në fakt Desi ka disa vitë që nuk është ndarë nga veprimtaritë e Federatës Vatra. Ajo shoqëronte atin e saj,që nuk mungonte në veprimtaritë e Vatrës edhe pse ai qëndron në karrocë prej paralizës. Jonuzi nuk ndahej nga Vatra për Festën e Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe Pavarësisë së Kosovës. Shumë prej kushërinjëve dhe miqëve të Jonuzit e shoqëronin në raste të tilla, së bashku bëheshin mbi 2 veta. Në kujtesën  Vatrane mbetet dhe Torta gjigande Kuq e Zi me ngjyrat e Flamurit Kombëtar, që Jonuzi sillte në Festën e Flamurit.  Anëtarësimi i Desit në Vatër është një sinjal për komunitetin dhe miqtë e fisnikut Jonuz Ndreu. Siç e shoqëronin nëpër festa, ata duhet që së bashku të bëhen pjesë e Vatrës historike, në vijim të Misionit Kombëtar të Vatrës në mbi 108 vite histori, mision që Jonuz Ndreu e kishtë bërë pjesë të zemrës dhe të shpirtit. Jonuzi e deshi me shpirt Vatrën në të gjallë të tij, dhe pas vdekjes, shpirti i tij fisnik vazhdon e kontribuon për Vatrën.Ai e deshi Vatrën të bashkuar dhe në krye të Komunitetit, vend që ia jep historia dhe bëmat e saj Kombëtare. Kjo nuk mund të harrohet!

Kryetari i Vatrës, z. Berisha, i dorëzoi së bijës, Mirënjohjen e Artë(Pas vdekjes) për kontributin e jashtzakonshëm  50 vjeçar. E bija, Desi Ndreu, falenderoi në emër të familjes NDREU. Përmes lotëve ajo vlerësoi lidhjet shpirtërore të babait të saj me Vatrën dhe Vatranët deri në momentin e fundit të jetës!

Desi Ndreu dhuroi për Federatën kontributet dhe dhurimet për kurorat e luleve të komunitetit dhe të familjes, në përcjelljen e Jonuz Ndreut.

Pjesmarrësit në këtë ceremoni simbolike dhe nderuese shprehën vlerësime për atdhetarin dhe vatranin Jonuz Ndreu: Nazo Veliu, Marjan Cubi, Çezar Ndreu, Anton Raja dhe Dalip Greca, sollën kujtime e vlerësime.

Shembulli që dha e bija e jonuz Ndreut, duke zënë vendin e të atit, është një orientim dhe sinjal që duhet ta kapin në kohë bijtë e vatranëve. Misioni i Vatrës vijon, pas etërve nga bijtë e bijat e vatranëve, që me shembullin e tyre tërheqin rreth Vatrës komunitetin.

Faleminderit DESI! Pushoftë në Paqe Shpirti i Njeriut Fisnik Jonuz Ndreu!(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Vajzat e Jonuz Ndreut, Vatra-Nderim

Liga e Europes… SC Gjilani shruan historine…

August 22, 2020 by dgreca

SC Gjilani shruan historine, dhe gjen “armikun” Bledar Kola./

pergatiti: albano Kolonjari- Ndeshja e pare, fitorja e pare dhe kualifikimi i pare. Skuadra kosovare shkruan historine e saj ne kompeticionet europiane. SC Gjilani u ndesh ne turin paraeliminator me skuadren SP Tre Penne te San Marinos. Takimi u zhvillua ne stadiumin San Marino te ketij shteti. Te paret qe kaluan ne avantazh ishin vendasit e Tre Penne me ane te Gai ne te 16’ten minute. Tete minuta me vone Gjilani barazon shifrat ne 1-1 me ane te Nikac. Pjesa e pare u mbyll ne barazim 1-1. Ne pjesen e dyte Gjilani qe drejtohet nga tranjeri i njohur Gentjan Mezani shenoi edhe dy gola te tjere me ane te Hajdarit 64 dhe Hila 68. Skuadra e Gjilanit e dominoi ndeshjen dhe pati te gjitha mundesite qe ta fitonte takimin me nje rezultat me te thelle. Ne turin e pare eleminator Gjilani do te luaje me skuadren e njohur qipriote Apoel Nikozia. Takimi do te zhvillohet ne stadiumin Fadil Vokrri me daten 27 gusht. Apoel Nikozia eshte nje skuader shume me e forte dhe me shume eksperience ne kompeticionet europiane. Apoel ka fituar titullin kampion ne Qipro 28 here, ka fituar 21 kupa te ketij vendi dhe ka koleksionuar 13 super kupa. Bledar Kola perballe kosovareve.Nje ish yll i kombetares shqiptare do te zbrese ne fushen e blerte te stadiumit Fadil Vokrri, por jo si lojtar. Bledar Kola eshte tranjeri i dyte i skuadres Apoel Nikozia, ndersa tranjer i pare eshte greku Marios Quzounidis. Ndersa Gjilani fitonte ne San Marino, Apoel fitonte takimin me Karmiotissa e vlevshme per Divizionin e Pare Qipriot me rezulatin 2-0 me gola te Ben Sahar dhe Rafael Santos. Ne perberje te saj skuadra Apoel ka futbolliste nga Brazili, Bosnje Hercegovina, Franca, Danimarka, por edhe lojtare vendas, te cilet jane pjese edhe e Kombetares se ketij vendi. Apoel eshte krijuar ne vitin 1926. Nje tjeter shqiptar qe ka luajtur per skuadren me te njohur te Qipros eshte edhe Altin Haxhi i cili luajti per dy sezone 2010-2012. Apoel renditet ne vendin e 64 ne europe dhe ka nje koficient 149.50. Humbjen me te thelle Apoel e ka ne nentorin e vitin 1963 me Sporting Lisbona 16-1. Ndersa fitoren me te thelle 6-0. Ky rezultat eshte perseritur dy here, KK Gjovik Lyn shtator 1963 dhe 28 gusht 1997 perballe HB Torshavn. Ne sezonin 2019-2020 Ne Ligen e Europes Apoel kaloi grupet duke patur perballe kampionen e re Sevilia, Qarabak dhe Dudelange, duke arritur te grumbulloje 10 pike, dhe ne raundin tjeter u eleminua nga AC Ajaks 2-0 dhe 0-0. 

Bledar Kola-

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Liga e Europes... SC Gjilani shruan historine

Lukaku shpall Sevilla mbretereshe

August 22, 2020 by dgreca

DIELLI SPORT- Liga e Europes- Lukaku shpall Sevilla mbretereshe./

Pergatit: Albano Kolonjari-*

Mos e quani me Liga e Europes, por Sevilla Lige. Skuadra spanjolle e drejtuar nga tranjeri Lopetegiun e ngriti trofeun per here te gjashte, duke u bere skuadra me me shume kupa te fituara ne Europe. Sevilla do te fitonte per here te pare Ligen e Europes ne sezonin 2003-2004 dhe qe atehere kane kaluar 14 sezone. Spanjollet kane dale gjashte here ne finale duke triumfuar te gjitha takimet. Nje rekord te tille nuk e ka realizuar asnje skuader europiane. Skuadra e Interit u perpoq qe te sillte nje trofe europian perseri ne Itali, pas plot nje dekate, por nuk ja arriti qellimit te saj.  Skuadra e fundit italiane qe kishte fituar Ligen e Europes ishte pikerisht Interi ne vitin 2010. Por nata spanjolle ne stadiumin e Kelnit do te kishte emerin e futbollistit te Interit Lukaku. 15 minuta perpara perfundimit te ndeshjes Diego Karlos gjuan nje top me roveshate brenda zones te Interit, ndersa topi po shkonte jashte Lukaku e devijon duke shenuar ne porten e tij. Pak minuta me pare, ai i kishte te gjitha mundesite te shenonte dhe ti jepte Interit avantazhin ndersa takimi ishte mberthyer ne rezultatin 2-2, por i vetem perballe portierit nuk arrin te shenoje. Ndeshja nisi e shpejte dhe me ritem te larte nga te dyja skuadrat. Te paret kalojne ne avantazh interistet nga pika e bardhe e penalltise. Ne te shaten minute, Lukaku ndalet ne menyre te parregull nga Carlos, dhe per gjyqtarin hollandez eshte 11 metresh qe kthehet ne gol po nga Lukaku. Shate minuta me vone holandezi De Jong i shpeton mbulimit te mbrojtjes se Interit dhe barazon takimin 1-1 pas nje gjuajtje te topit me koke. Ne te 33 minute De Jong shenon golin e avantazhit per Sevilla, dhe te dytin ne kete ndeshje, por interistet arrije te barazojne me ane te Godin ne te 36 minute, Ne pjesen e dyte ritmi bie. Interi ka raste te pastra per shenim por Gidin dhe Lukaku nuk arrijne te gjejne rrugen e rrjetes. Ne te 75 minute Sevilla kalon ne avantazh me nje autogol te Lukakut. 

Sevilla tashme duhet te prese ndeshjen Bajren-Paris, per mesuar kundershtarin e rradhes me te cilin do te luaje ne Super Kupen e Europes qe do te zhvillohet ne Athine ne muajin tetor. 

Lopetegui, trajneri i Sevilla: “Kur nje trajner fiton ai eshte i lumtur. Kam pasur dy vite te mrekullueshme me Spanjen.  Dhe kam pasur fatin te drejtoj per nje kohe te shkurter Real Madrid. Por suksesin dhe shperblimin per punen e bere  kam pasur fatin ta gjej kete klub. Sevilla eshte nje klub i mrekullueshem. Kemi pasur nje fund sezonin te lumtur. De Jong eshte nje lojtar i shkelqyeshem. Sevilla eshte nje klub madheshtor, shpresoj qe te gjithe tifozet te festojne, por me kujdes. Ne kemi nevoje per te festuar, dhe futbolli eshte per ta. Ne folem per menyren sesi keta lojtare mund te luftojne dhe te fitojne ndeshjen.  Ata jane kaq te afte te perballojne dhe te tejkalojne pengesat gjate rruge. Une vertet besoj se e merituam fitoren sot. Kjo skuader eshte e shkelqyeshme. Ata besojne tek triumfi, punojne dhe ate e transmetojne ne fushen e loje. Edhe sikur te mos kishim fituar, une perseri do t’i dua keta djem.  Por sot (dje) ne marrem kupen dhe po e cojme ate  ne shtepi. Ne gjithmone besonim. Ky ekip kurre nuk heq dore nga fitorja, ashtu siç thote edhe himni yne”.

Antonio Conte , Trajneri i Interit: “Lojtaret e mi duhet të perqendrohen ne faktin se ata punuan shume shume kete sezon dhe ata u permiresuan shume. Ata arriten ne nje finale te rendesishme. Shume lojtare te rinj fituan nje dozë te madhe pervoje te vlefshme per sezonet qe vijne. Ata mund te vazhdojne ne kete rruge me shume besim. Une nuk kam shume keqardhje tani, lojtaret e mi dhane vertet gjithçka qe ata kishin ndaj nje skuadre me shume eksperience ne kete kompeticion. Mendoj se pervoja e tyre beri edhe ndryshimin ne fundin e takimit. Ishte nje takimi veshtire dhe i ekuilibruar. Ne pjesen e dyte nje episod i vetem vendosi edhe fatin e takimit. Kemi pasur disa shanse per te shenuar dhe me pas ishim per te ardhur keq me ate devijimin te Lukakut”. Sevilla: Bounou; Navas, Koundé, Diego Carlos (Gudelj 86), Reguilón; Jordán, Fernando, Banega; Ocampos (Munir 71), De Jong (En-Nesyri 85), Suso (Vázquez 78)

Inter: Handanovič; Godín (Candreva 90), De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio (Moses 78), Barella, Brozović, Gagliardini (Eriksen 78), Young; Lukaku, Lautaro Martínez (Alexis Sánchez 78)

*Me shume fotografi do te gjeni ne Fb-Gazeta Dielli

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Lukaku, Sevilja Mbretereshe

Shqipëria, vend i denjë për të qenë shtet perëndimor

August 22, 2020 by dgreca

-Rubrika “Gjurmime shqiptare”-

Jacques Bourcart (1891- 1965)/

Shkruan: Fotaq Andrea-

Francezi Jacques Bourcart (1891- 1965), gjeograf, udhëpërshkrues e oqeanograf, autor i rreth 400 punimeve shkencore, Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Oficeri i Legjionit të Nderit, është i njohur për lexuesin e veprës sonë antologjike “Pena të arta franceze për shqiptarët”. Ka qenë gjatë Luftës së parë botërore (Lufta e Madhe) në Shqipëri në kuadrin e Ushtrisë së Orientit dhe më 1922 mbrojti në Sorbonë tezën “Kufijtë shqiptarë të administruar nga Franca. Kontributi i gjeologjisë e i gjeografisë së Shqipërisë së Mesme, 1916-1920”. Ka shkruar po ashtu plot dashuri, objektivitet dhe mbi baza shkencore veprën  “Shqipëria dhe shqiptarët” (Paris, 1921), duke çelur udhën e mjaft veprave të rëndësishme nga autorë francezë pas vitit 1920 që morën në mbrojtje shtetin e ri shqiptar, sikurse nobelisti i paqes D’Estournelles de Constant, Justin Godart, Elise Aubry, Mario Roques, Pierre Chanlaine, Konti Lafont e mjaft të tjerë.

Kumtesa e mëposhtme e këtij personaliteti shkencor, i njohur sidomos në fushën e gjeologjisë nënujore dhe të sedimentologjisë – emri i tij lidhet me këtë rast me Çmimin ndërkombëtar “Jacques Bourcart” –, është lëçitur në Konferencën shkencore të “Société de Géographie” të qytetit të Lilës – Francë, në tetor 1923. Bie në sy në këtë kumtesë synimi i tij për të bërë sa më shumë lobing për shtetin e ri shqiptar dhe për vizibilitet të Shqipërisë në arenën europiane e ndërkombëtare. Shfaq shkurt e saktë, në mënyrë të ndritur, brenda tre faqesh kuintsencë, një histori mbi katër mijëvjeçarësh të Shqipërisë e të shqiptarëve, ardhur, siç shpreht ai, që nga “errësirat e kohërave”. Thotë troç ndoca të vërteta të thjeshta, por therëse e mësimdhënëse për Europën e djeshme, paragjykuese, mohuese, të shurdhët e memece ndaj të drejtave të kombit shqiptar për liri e pavarësi. E sheh Shqipërinë të denjë për të qenë “shtet perëndimor”, si njësi të plotë territoriale, me gjuhën dhe banorët e saj të hershëm, duke e konsideruar ndarjen në gegë e toskë tërësisht artificiale dhe në zhdukje e sipër dhe, nga ana tjetër, si njësi me ndërgjegje kombëtare, pa kurrfarë përplasje fetare. Lartëson virtytet burrërore të shqiptarit, doket dhe zakonet e tij me origjinë të lashtë paragreke, aftësitë e veçanta që ai ka për administrim, drejtim e zhvillim.

Gjithçka nën penën e këtij autori është dashamirëse, plot zemërbujari e fisnikëri për Shqipërinë e shqiptarët, që meritojnë sipas tij, vëmendjen dhe përkujdesjen e veçantë të Europës, sidomos për të shmangur lakmitë e fqinjëve grabitqarë, të cilët vetëm synojnë t’u rrëmbejnë “copa e llokma territoriale”; po ashtu, ai veçon pasuritë dhe kapacitetet më të mëdha që ka vendi: me nëntokë e mbitokë të pasur (për zhvillim të industrive); me burime të shumta ujore (për hidro-energji); me fusha, lugina dhe pyje të pasur, natyrë të virgjër dhe klimë e mikroklimë të larmishme (për zhvillim intensiv të bujqësisë); me ajër të pastër, bregdet dhe bukuri natyrore (për zhvillim të turizmit)… E mbi të gjitha, me popullsi të re në moshë – tërë këta komponentë të domosdoshëm për progres të shpejtë shoqëror. Dhe jo më kot nuk do mungonin autorë francezë që do ta quanin në atë kohë Shqipërinë “Zvicra e Ballkanit”, për nga pasuritë që zotëron dhe për zhvillim e përparim të shpejtë që premton.

(Po hapim këtu një parantezë, kur një pyetje vjen e na djeg me të drejtë majën e gjuhës: Si ka mundësi që një vend i tillë me kaq shumë pasuri e potencial të mbetet edhe sot e kësaj dite në prapambetje e varfëri, dhe me treguesin IDH (indeksi i zhvillimit human) më të ulët në Europë? A e meriton këtë fatkeqësi një popull i tillë, një komb i tillë, përherë i përvuajtur nën diktate e diktatura, por përherë i ripërtërirë si feniks në mbijetesën e tij epike? Dhe domosdo, përgjigja po ashtu na vjen e ashpër, në majë të gjuhës e në majë të gishtit akuzues, për të denoncuar historikisht një klasë politike meskine, të molepsur, mediokre, mëkatare, të papërgjegjshme për fatet e këtij populli fatkeq, por të mbrujtur me një egocentrizëm absolut të llojit anadollak, xhambazist e dumbabist! Palé që një klasë politike e tillë na e konsideroka – o ironi! – zhvillim dhe përparim ecjen me hapa breshke, kur bota moderne njeh shpejtësi zhvillimi, me ritmet e larta të kohës).        

Por, le ta lëmë këtu drejtpërdrejt Prof. Bourcart të flasë vetë me kumtesën e tij “Shqipëria e Re”, për ta parë atë të depërtojë thellë në shpirtin e këtij populli të paepur, me aftësi të veçanta për të sfiduar të mbifuqishmit dhe për të mposhtur vështirësitë, me energji të pashtershme dhe besim në forcat e tij për të ardhmen, plot zell e vullnet për arsimim, kulturë, progres e emancipim shoqëror, tema këto madhore që ai do t’i shtjellojë në librin e tij “Shqipëria dhe Shqiptarët” me dashuri të veçantë, aq sa do arrinte të mësonte e të fliste rrjedhëm “toskërishten e Korçës”, siç thotë ai, duke bërë dallimin me toskrishten vlonjate, etj.         

Veçse, nuk mund të përfundojmë këtë hyrje të shkurtër për kontributin e vyer që Prof. Bourcart i ka dhënë shkencës albanologjike dhe historiografisë shqiptare në përgjithësi, pa nxjerrë në pah e pa lartësuar mbi të gjitha një pohim të fuqishëm të tij, një dëshmi, një zbulim, sa origjinal aq edhe të rrallë, për të mos thënë unikal – për aq sa dimë deri më sot – që “Shën Pali predikoi krishtërimin mbi kodrën e Dyrrahut” (sic! F. Andrea, “Pena të arta franceze për shqiptarët”, f. 516). Është një pohim i jashtëzakontë, brilant, i këtij autori, deklaruar me thjeshtësinë më të madhe që më 1921, dhe që do të vërtetohej plotësisht, në mënyrën më shkencore, falë një analize të thellë analitike dhe falë metodës deduktive nga Prof. Thanas L. Gjika në librin e tij ”Shën Pali punoi në brigjet e Adriatikut”, Omsca, 2014.

Shën Pali në Dyrrahun tonë, Shën Pali në kryeqytetin e hershëm arbëror që në vitet 60 të erës së re, Shën Pali në truallin shqiptar, ja bukur fort një RISI edhe për vetë Vatikanin nën penën e francezit Jacques Bourcart!   

F. Andrea, 20 gusht 2020.  

***

Francezi Jacques Bourcart (1891- 1965), gjeograf, udhëpërshkrues e oqeanograf, autor i rreth 400 punimeve shkencore, Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Oficeri i Legjionit të Nderit, është i njohur për lexuesin e veprës sonë antologjike “Pena të arta franceze për shqiptarët”. Ka qenë gjatë Luftës së parë botërore (Lufta e Madhe) në Shqipëri në kuadrin e Ushtrisë së Orientit dhe më 1922 mbrojti në Sorbonë tezën “Kufijtë shqiptarë të administruar nga Franca. Kontributi i gjeologjisë e i gjeografisë së Shqipërisë së Mesme, 1916-1920”. Ka shkruar po ashtu plot dashuri, objektivitet dhe mbi baza shkencore veprën  “Shqipëria dhe shqiptarët” (Paris, 1921), duke çelur udhën e mjaft veprave të rëndësishme nga autorë francezë pas vitit 1920 që morën në mbrojtje shtetin e ri shqiptar, sikurse nobelisti i paqes D’Estournelles de Constant, Justin Godart, Elise Aubry, Mario Roques, Pierre Chanlaine, Konti Lafont e mjaft të tjerë.

Kumtesa e mëposhtme e këtij personaliteti shkencor, i njohur sidomos në fushën e gjeologjisë nënujore dhe të sedimentologjisë – emri i tij lidhet me këtë rast me Çmimin ndërkombëtar “Jacques Bourcart” –, është lëçitur në Konferencën shkencore të “Société de Géographie” të qytetit të Lilës – Francë, në tetor 1923. Bie në sy në këtë kumtesë synimi i tij për të bërë sa më shumë lobing për shtetin e ri shqiptar dhe për vizibilitet të Shqipërisë në arenën europiane e ndërkombëtare. Shfaq shkurt e saktë, në mënyrë të ndritur, brenda tre faqesh kuintsencë, një histori mbi katër mijëvjeçarësh të Shqipërisë e të shqiptarëve, ardhur, siç shpreht ai, që nga “errësirat e kohërave”. Thotë troç ndoca të vërteta të thjeshta, por therëse e mësimdhënëse për Europën e djeshme, paragjykuese, mohuese, të shurdhët e memece ndaj të drejtave të kombit shqiptar për liri e pavarësi. E sheh Shqipërinë të denjë për të qenë “shtet perëndimor”, si njësi të plotë territoriale, me gjuhën dhe banorët e saj të hershëm, duke e konsideruar ndarjen në gegë e toskë tërësisht artificiale dhe në zhdukje e sipër dhe, nga ana tjetër, si njësi me ndërgjegje kombëtare, pa kurrfarë përplasje fetare. Lartëson virtytet burrërore të shqiptarit, doket dhe zakonet e tij me origjinë të lashtë paragreke, aftësitë e veçanta që ai ka për administrim, drejtim e zhvillim.

Gjithçka nën penën e këtij autori është dashamirëse, plot zemërbujari e fisnikëri për Shqipërinë e shqiptarët, që meritojnë sipas tij, vëmendjen dhe përkujdesjen e veçantë të Europës, sidomos për të shmangur lakmitë e fqinjëve grabitqarë, të cilët vetëm synojnë t’u rrëmbejnë “copa e llokma territoriale”; po ashtu, ai veçon pasuritë dhe kapacitetet më të mëdha që ka vendi: me nëntokë e mbitokë të pasur (për zhvillim të industrive); me burime të shumta ujore (për hidro-energji); me fusha, lugina dhe pyje të pasur, natyrë të virgjër dhe klimë e mikroklimë të larmishme (për zhvillim intensiv të bujqësisë); me ajër të pastër, bregdet dhe bukuri natyrore (për zhvillim të turizmit)… E mbi të gjitha, me popullsi të re në moshë – tërë këta komponentë të domosdoshëm për progres të shpejtë shoqëror. Dhe jo më kot nuk do mungonin autorë francezë që do ta quanin në atë kohë Shqipërinë “Zvicra e Ballkanit”, për nga pasuritë që zotëron dhe për zhvillim e përparim të shpejtë që premton.

(Po hapim këtu një parantezë, kur një pyetje vjen e na djeg me të drejtë majën e gjuhës: Si ka mundësi që një vend i tillë me kaq shumë pasuri e potencial të mbetet edhe sot e kësaj dite në prapambetje e varfëri, dhe me treguesin IDH (indeksi i zhvillimit human) më të ulët në Europë? A e meriton këtë fatkeqësi një popull i tillë, një komb i tillë, përherë i përvuajtur nën diktate e diktatura, por përherë i ripërtërirë si feniks në mbijetesën e tij epike? Dhe domosdo, përgjigja po ashtu na vjen e ashpër, në majë të gjuhës e në majë të gishtit akuzues, për të denoncuar historikisht një klasë politike meskine, të molepsur, mediokre, mëkatare, të papërgjegjshme për fatet e këtij populli fatkeq, por të mbrujtur me një egocentrizëm absolut të llojit anadollak, xhambazist e dumbabist! Palé që një klasë politike e tillë na e konsideroka – o ironi! – zhvillim dhe përparim ecjen me hapa breshke, kur bota moderne njeh shpejtësi zhvillimi, me ritmet e larta të kohës).        

Por, le ta lëmë këtu drejtpërdrejt Prof. Bourcart të flasë vetë me kumtesën e tij “Shqipëria e Re”, për ta parë atë të depërtojë thellë në shpirtin e këtij populli të paepur, me aftësi të veçanta për të sfiduar të mbifuqishmit dhe për të mposhtur vështirësitë, me energji të pashtershme dhe besim në forcat e tij për të ardhmen, plot zell e vullnet për arsimim, kulturë, progres e emancipim shoqëror, tema këto madhore që ai do t’i shtjellojë në librin e tij “Shqipëria dhe Shqiptarët” me dashuri të veçantë, aq sa do arrinte të mësonte e të fliste rrjedhëm “toskërishten e Korçës”, siç thotë ai, duke bërë dallimin me toskrishten vlonjate, etj.         

Veçse, nuk mund të përfundojmë këtë hyrje të shkurtër për kontributin e vyer që Prof. Bourcart i ka dhënë shkencës albanologjike dhe historiografisë shqiptare në përgjithësi, pa nxjerrë në pah e pa lartësuar mbi të gjitha një pohim të fuqishëm të tij, një dëshmi, një zbulim, sa origjinal aq edhe të rrallë, për të mos thënë unikal – për aq sa dimë deri më sot – që “Shën Pali predikoi krishtërimin mbi kodrën e Dyrrahut” (sic! F. Andrea, “Pena të arta franceze për shqiptarët”, f. 516). Është një pohim i jashtëzakontë, brilant, i këtij autori, deklaruar me thjeshtësinë më të madhe që më 1921, dhe që do të vërtetohej plotësisht, në mënyrën më shkencore, falë një analize të thellë analitike dhe falë metodës deduktive nga Prof. Thanas L. Gjika në librin e tij ”Shën Pali punoi në brigjet e Adriatikut”, Omsca, 2014.

Shën Pali në Dyrrahun tonë, Shën Pali në kryeqytetin e hershëm arbëror që në vitet 60 të erës së re, Shën Pali në truallin shqiptar, ja bukur fort një RISI edhe për vetë Vatikanin nën penën e francezit Jacques Bourcart!   

 Shqipëria e re – Kumtesë

Nga Jacques BOURCART,

Asistent në Sorbonë, 1923.

Shqipëria është një pjesë e Dinarideve, domethënë e vendit malor formuar nga vargmale paralele që përbëjnë bordurën lindore të Adriatikut, nga Trieste në kepin Matapan. Edhe pse njeh karakteristikat kryesore të këtij rajoni, bën dallim nisur nga një fakt kapital: bregu me drejtim nga Veri-Perëndimi në Jug-Lindje, nga Istria në liqenin e Skutarit dhe nga Valona në gjirin e Korinthit, shndërrohet në Veri-Jug pothuaj në krejt tërësinë e territorit  shqiptar.

Rrjedhojat janë kësisoj të mëdha: vendi i banueshëm nuk kufizohet më përgjatë një platforme të ngushtë, anashkaluar nga male të larta gëlqerore, të pabanueshme, por përmban një fushë të gjerë bregdetare, shmangur nga mali, dhe që mund të bëhet tejet e pasur dhe pjellore. Nga ana tjetër, vargmalet tejshpohen nga lugina të thella transversale që krijojnë një kalim të lehtë ndërlidhës midis Adriatikut dhe fushave maqedone.

Përbërja gjeologjike e Shqipërisë është gjithashtu e ndryshme nga pjesa tjetër e rajoneve dinarike. Zhvendosjet e mëdha të shtresave të kores që, pak a shumë në epokën e rrudhjes alpine, krijuan në thellësinë e një Adriatiku të gjerë vargmalin që njihet aktualisht, shfaqën në Shqipëri jo vetëm shkëmbenj gëlqerorë, por edhe një kompleks të tërë të shumëllojshëm, dhe konkretisht shkëmbenjtë vullkanikë.

Kështu, në vend të jetë vend i shkretë, malësia shqiptare përmban pyjet më të bukur ndoshta të Europës, dhe një pafundësi burimesh ujore që lejojnë themelimin e një numri të madh fshatrash.

Tërë historia e Shqipërisë është në funksion të këtyre dy cilësive: vend shumë i lartë, por i banueshëm, – pra, skutë e shkëlqyer mbrojtjeje – dhe rajon kalimi i kollajtë nga Europa perëndimore në Orient – rrjedhimisht, fushëbetejë e paracaktuar historikisht për luftëra midis fuqive që dominojnë në njërin apo tjetrin krah.

Shqipëria, në kufijtë që iu caktuan nga Konferenca e Londrës (1913), kufizohet në Veri dhe në Lindje nga Jugo-Sllavia, prej së cilës ndahet nëpërmjet buzës së vargmalit të Alpeve shqiptare, banuar nga popullsi katolike tërësisht shqiptare – Malissorët –, por që i kanë kaluar Serbisë, më pas, nga rrjedha e Drinit të Zi deri në liqenin e Orkidës. Në Jug të kësaj pike, kufiri që e ndan atë me Greqinë, ndjek pothuaj buzën e skajshme të Pindit, prej ku merr arbitrarisht drejtimin për në Santi Kuaranta përballë Korfuzit.

Brenda këtyre kufijëve, Shqipëria është një vend gati po aq i madh sa Belgjika, por e populluar vetëm prej pak më shumë se një milion banorë, të gjithë në tërësinë e tyre shqiptarë, me përjashtim të ndoca refugjatëve boshnjakë apo arumunë. Shpesh, dallohen mes tyre dy raca: Gegët dhe Toskët; mirëpo, ky dallim nuk është veçse artificial dhe në zhdukje e sipër.

Mund të vërehet lehtë një fushë e madhe bregdetare, shpesh burim sëmundjesh, por me një të ardhme të bukur premtuese, që shtrihet nga Skutari në Valona, përgjatë një aksi malor që përshkon pothuaj gjithë vendin, dhe që vjen e shkrihet me vargmalin e madh transversal pothuaj në drejtimin Lindje-Petrëndim të Alpeve shqiptare, një krahinë me veçori dhe klimë maqedone: me fushëgropa apo liqene të mëdhenj.

Vendi, për nga vetë stoli e hijshme e pyjeve, nga larmi e madhe klimatike, nga kthjelltësi e pakrahasueshme e atmosferës, dhe për nga vetë gjendja primitive në të cilën ka mbetur, shfaqet kësisoj si një nga vendet më të bukura në Europë.

Origjina e popullit që banon në të humbet në errësirat e kohërave. Trashëgimtarë të një race të madhe që ka populluar Europën jug-lindore nga Trieste deri në Greqi dhe nga Adriatiku deri në Karpate, rëndësia e së cilës në historinë e qytetërimit nuk matet me monumentet që ka lënë, shqiptarët, nga pikëpamja e zakoneve, folklorit dhe etnografisë, bëjnë pjesë në një grup të madh që mund të quhet thrako-iliro-maqedon. 

Mund të thuhet se disa zakone, për shembull gjakmarrjet fisnore dhe armëpushimet apo pranimi në vatër dhe marrja në besë e një të panjohuri e kanë zanafillën nga një epokë më e lashtë se Greqia klasike. Shqiptari, për më tepër ka ruajtur cilësitë burrërore më të rrallat në Orientin e Europës: guximin, besnikërinë ndaj të parit të tyre, besën, bujarinë, mikëpritjen, që pleksen me një aftësi të veçantë për drejtim dhe marrje në dorë të punëve, për zhvillim të zejeve e industrive, sidomos tek rinia e sotme.

Historia e këtij vendi nuk është veçse një vazhdë luftërash pambarim për pavarësinë e tij:  luftëra gjatë sundimit të romakëve që prej rënies së Perandorisë maqedone gjer në çastin kur Pirroja – që e bëri një ditë Republikën [romake] të dridhej -, stolisi fitoren e triumfatorit Paul Emil; luftëra gjatë dyndjeve barbare; luftëra gjatë sundimit bizantin, i shmangur, por peshë e rëndë për t’u mbajtur mbi supe. Në Mesjetë, ja ku jemi në prani luftërash mes mbretërish bastarde të dala pas Bizantit, mes perandorive bullgare a serbe dhe princërve apo republikave fqinje italiane: angjevinëve dhe spanjollëve të Shtëpisë së Napolit, venecianëve, luftëra këto përgjithësisht midis ndikimit perëndimor dhe Orientit. Një princ francez, Filipi i Tarentes, arriti të bëjë për njëfarë kohe bashkimin e vendit; po kur rreziku më i madh – pushtimi osman – afron, është pikërisht një princ i vogël shqiptar, Georges Kastriota, i quajtur Skanderbeg, që jo vetëm ndali në vend pushtuesin por, së bashku me aleatin e tij transilvan Jean Huniad-in desh theu njëherë e përgjithmonë osmanët në vrullin e tyre të pandalshëm.

Pas vdekjes së këtyre heronjve, sundimi turk e mbajti Shqipërinë në errësirë dhe e shkëputi nga Perëndimi shekuj me radhë. Por, në Veri, kisha katolike do të ruante të pacenuara traditat dhe gjuhën kombëtare; në rajonet e tjera, shqiptarët do të jenë më turbulluesit, por edhe më të domosdoshmit për t’u marrë me të mirë nga tërë subjektet e sulltanit. Çdo disfatë që pëson Perandoria otomane, çdo betejë që ajo lypset të ndërmarrë, janë një rast i mirë që shqiptarët të shpërthejnë në revolta; më të mëdhatë, do të ndodhnin pikërisht në çastin e krizave ballkanike për pavarësi. Feudalët e mëdhenj, guvernatorët e fuqishëm të Skutarit e të Janinës i shohim të vihen shpesh në krye të këtyre lëvizjeve dhe në çastin e revolucinit grek, një prej tyre, Aliu i Tepelenit, desh realizoi ëndrrën e madhe të Skanderbegut.

Nën Napoleonin I-rë, trupat e të cilit pushtuan bregdetin – një kujtim ende i gjallë në Shqipëri – një regjiment shqiptar shpalosi në Europë flamurin e kuq vulosur me shqiponjën e zezë, të cilin, një regjiment mirditorësh udhëhequr nga [marshalli] Pelissier e shpalosi gjatë luftës së Krimesë. Jashtë vendit, kolonitë shqiptare të Rumanisë, Bullgarisë, Kostandinopojës, dhe sidomos të Amerikës, po organizohen çdo ditë e më shumë; dhe që andej do të vijë, në çastin e revolucionit xhonturk, sinjali për pavarësi.

Dhe pavarësia u shpall në Vlorë, në nëntor 1912, nga Ismail Kemal bej, kryetar i opozitës në parlamentin e Kostandinopolit; Europa donte t’i jepte këtij shteti të ri një sovran, princin Guillaume de Wied, por mbretërimi i këtij mbretëruci ishte i përkohshëm e u ndërpre nga Lufta e madhe.

Kjo e shndërroi sërish Shqipërinë në fushëbetejë. E pushtuar nga austriakët, italianët dhe francezët, asnjë zgjidhje nuk u parashtrua për të pas fitores së aleatëve.

Pushtimi nga ana e trupave tona, që u zgjat gjer më 1920 kërkoi si domosdoshmëri vendosjen e një regjimi administrativ të pavarur, rezultatet e të cilit ishin të shkëlqyeshme, duke i bërë të mundur qeverisë së përkohëshme të krijuar më 1919 të gjejë burimet e para financiare për të cilat kishte nevojë, si dhe kuadrot e para për qeverisjen e vendit dhe për luftën kundër pushtuesve.

Gjer në atë kohë, Shqipëria ishte e panjohur nga të gjithë në Europë, dhe për diplomatët e karrierës nuk ishte veçse një krijim artificial i diplomacisë austriake. Por Shqipëria dhe shqiptarët kishin ditur të fitonin zemrat e disa miqëve, të cilët morën nën mbrojtje nxehtësisht kauzën e tyre në Asamblenë e Versajës. E drejta e pavarësisë e një populli të tillë – i cili, pas parimeve që shpallëm gjatë Luftës së madhe nuk mund as të konsiderohet as si rezervë të egërish, as t’u shpërndahet me copa e llokma fqinjëve të saj gjoja më të qytetëruar -, u pranua më në fund nga Shoqëria e Kombeve, që ndoqi përfundimisht vendimet e Konferencës së Ambasdorëve.

Qeveria e re shqiptare e cila, me krahë të lira dhe e mbështetur në forcat e veta, arriti të realizojë bashkimin kombëtar dhe mëvetësinë e territorit më në fund të njohur, u përpoq të konsolidojë gjendjen e brendshme dhe ta bëjë vendin të denjë për të qenë një shtet perëndimor. Arriti të mposhtë të gjitha vështirësitë e brendshme dhe të paqësojë vendin, si dhe të ruajë frontin e punimeve të rëndësishme që kishin nisur trupat franceze, italiane e austriake të pushtimit. Por vështirësitë financiare dhe ato të politikës së jashtme, me të cilat iu desh të ndeshej, janë të konsiderueshme. Franca, kujtimet e së cilës mbeten ende të gjalla që nga koha e pushtimit, mund të ushtrojë një ndikim të madh nëpërmjet një politike pa interes e dashamirëse, por aktive. Falë mjeteve të veta, qeveria shqitare ka krijuar tashmë dy lice, tërësisht të gjuhës frënge, një në Korçë dhe një tjetër në Gjirokastër. Francezët që do kenë rastin të qëndrojnë në Shqipëri, do të mahniten për më tepër sa nga bukuria e këtij vendi, aq edhe nga shpirti entuziast për të ardhmen e vendit dhe nga cilësitë fisnike të popullit të saj.  

Filed Under: Histori Tagged With: Fotaq Andrea, Gjurmime shqiptare, Jacques Bourcart

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT