• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

“PËR LIRINË NUK MJAFTOJNË KATËR STINË”

August 19, 2020 by dgreca

“PËR LIRINË NUK MJAFTOJNË KATËR STINË”-      

C:\Users\HP\Pictures\luftrae.jpg

              Frashërliu Themistokli Pollo anëtar i Federatës Vatra-

 Babai  akademikut Stefanq Pollo,  Themistokli Pollo kishte shkuar   në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte emigrant  dhe së bashku  me Faik  Konicën morën pjesë në themelimin  e Federatës  “Vatra”(Vatra Pan-Shqiptare ) duke u bërë mbështeteje e Fan Nolit ,  i cili ishte bërë  lider i njohur i komunitetit ortodoks shqiptar dhe ishte një shkrimtar dhe gazetar  i  lëvizjes nacionaliste shqiptare. Themistokli Pollo     ishte  anëtar i shoqatës  “Vatra “  .                       

      Federata “Vatra “, Themistokli Pollon  e kishte mbështetje  të  fuqishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë  dhe e  dërgon përfaqësues në Shqipëri, me  një grup atdhetarësh.  Themistokli Pollo, me flamurin Shqiptar të Skënderbeut  në gji , kishte shkuar në atdhe  për të kontribuar në  kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912. deri në shpalljen e  Pavarësisë.  Në mars 1913 Themistokli Pollo mori pjesë Kongresin  Shqiptar të Triestes që u organizua nga Faik bej Konica.  Në gusht të 1914 së bashku me Nolin shkoi në Vjenë për një kohë të shkurtër, sepse filloi Lufta e Parë Botërore dhe u kthye  në maj 1915 në Boston.  Themistoki Pollo ishte  me delegatët shqiptaro-amerikan, të cilët   u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington për të nxitur njohjen ndërkombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë. . Më 24 mars 1918, Themistokli Pollo shoqëron Fan Nolin, i cili ishte  emëruar administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut  të atij viti morën  pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku  u takuan  me Presidentin Wilson (1856-1924), që ishte  kampioni i të drejtave të pakicave në Evropë

     Themistokli Pollo kishte lidhje miqësie   nga gjyshi  tij.me  prindërit e Fan Nolit,  i cili  ka drejtuar  cermoninë e pagëzimit të Stefanaq Pollos  .  Kjo lidhje miqësore  vazhdoi  midis Fan Nolit dhe Themistoki Pollos. në veprimtariinë atdhetare të shoqatës  “ Vatra”.   Familja Pollo ishte Noliste dhe përkrahse aktive  e  lindjes së parlamentit të parë pluralist të 21 prillit 1921,  dhe dha  kontribut në proceset e demokratizimit të shtetit shqiptar në vitet 1920 – 1924,  dhe zhvilloi aktivitetin tregtar   duke krijuar  të parën angjensi turistike në jugun e vendit.

    Ishte ky bazament atdhetarie që ndikoi në formimin dhe edukimin  Nolist të Stefanaq Pollos, i cili në veprën  “Në gjurmë të Historisë Shqiptare vëllimi 2, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Fan S. Nolit shkruan: “ F.S.Noli me mendimin e veprimtarinë e tij politike, shoqërore e kulturore në shërbim të atdheut zuri një vend nderi në plejadën e rilindësve e të demokratëve të shquar shqiptarë. Noli u bë një mendimtar e një veprimtar i shquar, një ideolog e një organizator i palodhur i Rilindjes sonë Kombëtare. Liria e atdheut kishte për të një vlerë supreme që lidhej me fatin e popullit të tij, me të tashmen e me të ardhmen e tij.  Prandaj, luftës për ta fituar atë, Noli i nënshtroi cdo gjë tjetër.    

           Mësimi i parë i patriotizmit, që do ta udhëhiqte në luftën për clirimin kombëtar , që do të përcaktonte qëndrimet e tij përballë problemeve që shtronte koha, ishte shembëlltyra e Skënderbeut. Ai i bënte pyetjen që i mësoi i ungji : “Si do të vepronte Skënderbeu në një rast të tillë ? “  Dhe kjo shembëlltyrë e frymëzoi jo vetëm në vendimet që duhet të merrte për të mirën e Shqipërisë, por  edhe për trimërinë e për guximin që duhej të kishte për të mos marrë parasysh vështirësi e pengesa, për të mos u ndalur para asgjëje “ dhe në vdektë, – thoshte ai për veten e vet, – do t’i vdesë më parë trupi dhe pastaj kurajua “ .

   Patrioti Themistokli Pollo , anëtar i  Federatës “Vatra “ përshkruan në kujtimet e tij  krijimin e Federatës “ Vatra “ , midis të tjerave thotë : “

        “ Unë zura vend dhe punë në qytetin Sant-Lui. Këtu në fillim u bëra ndihmës kamarier në një restorant të  madh të këij qyteti, por duke mos duruar dot lodhjen  e madhe vendosa  të zë një punë tjetër . Në atë kohë shqiptarët në Shtetet e Bashkuara për të bërë kursime rronin nëpër konake. Edhe unë u bëra shok konaku  me nja tri katër punëtorë shqiptarë. Mbrëmanet në konak bisedonim gjithnjë për atdheun, për nevojën e organizimit të luftës së armatosur për çlirimin e vendit, si dhe për nevojën e organizimit të shqiptarëve të atij qyteti. Vendosëm kështu të krijojmë një shoqëri kombëtare.

             Një ditë të bukur pushimi u mblodhëm në konak, zgjodhëm dy a tri veta, të cilët do të  përkujdeseshin të gjenin një avokat për të përpiluar një statut  për shoqërinë që do të ngrinim së shpejti; aty pë aty  u vendos që shoqërisë ti vihej emri  “ Lidhja” , emër kuptimplotë, se për të çliruar atdheun duhej që të gjithë shqiptarët të ishin të lidhur, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët që rronin në krurbet. Statuti u bë gati. Ai u lexua në një mbledhje të veçantë dhe u aprovua me brohoritje. Pastaj u bënë zgjedhjet për udhëheqjen e shoqërisë së re.

           Antarët e shoqërisë, me plot entuziasëm, morën përsipër të punonin me vendosmëri për çlirimin e atdheut nga robëria turke. Për të popullarizuar këtë qëllim, të gjithë vendosëm atë ditë, që shoqëria të kishte organin e saj. Por për botimin e gazetës hasëm qysh në fillim vështirësi. Pothuajse të gjithë antarët e shoqërisë ishin punëtorë, punonin gjithë ditën për të fituar bukën e gojës dhe nuk ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e mëdha për nxjerrjen e gazetës.”

         Në ditët e errëta kur Shqipëria ishte e pushtuar, kur flitej sheshit për copëtimin e vendit-  Frashërlliu Themistokli Pollo  , i Federatës “Vatra”,  i shtyrë nga atdhedashuria dhe i   inkurajuar nga zëri i  kryengritjeve  shqiptare  për çlirim e bashkim kombëtarë të Atdheut , krijon grupin e “Vullnetarëve të Lirisë”  të Federatës “Vatra”,   për të marrë pjesë aktive  në  çetat kryengritëse  që po organizoheshin  në krahinën e Malësisë së Madhe .

       Me guxim  e vendosmëri , me idealet e rilindësve , duke kapërxyer çdo vështirësi 

Frashërlliu Themistokli Pollo me flaumrin  shqiptar  në gji , u nis sa më parë drejt Malësisë së Madhe. Kishte misionin historik që ta dorëzonte flamurin  tek kryetrimi  Ded Gjo Luli.  Frashërlliu Themistokli Pollo  i gëzuar i dorëzon  Flamurin   Ded Gjo Lulit.  Biseduan sy më sy  e zemër me zemër.  Sytë e zemrat   tyre komunikonin me gjuhën e nënës, me gjuhën shqipe, sepse “Gegëri e  Toskëri “ është Shqipëri .

      Kryengritja e Malësisë së madhe, pati një shtrirje gjithëpërfshirëse si në anët veriore që përfshiu viset e Hotit, Grudës, Kelmendit, Shkodrës dhe Vermoshit, ashtu edhe në verilindje atë të Shalës, Kastratit dhe Kuçit, kështu edhe në jugperëndim, kryengritja u shtri deri tek qafa e Pejës me rrethinë  Kryengritja  e Malësisë së Madhe e vitit 1911,  tronditi përfundimisht themelet e dhunshme të Perandorisë Otomane pesë shekullore, që po jepte gërhimat e fundit, pikërisht nga goditjet e pa ndërprera të kryengritjeve shqiptare. Vet Shefqet Pasha ishte detyruar të pohonte, me anë të një shkrese para padronëve të tij se: “Edhe përkundër ashpërsisë sonë të vazhdueshme, në mënyrën më të vrazhdët, për të mbytur zërin e kryengritësve shqiptar, ata i kanë dalë zot çdo shtëpie e çdo shkëmbi. Ata, po na habisin për ditë e më shumë me gatishmërinë e tyre për të rënë kurban për lirinë e vatanit të tyre!”. 

          “ Vullnetari i lirisë “ Themistokli Pollo , në  kujtimet e tij  përshkruan  qartë e  me vërtetësi  ngjarjet  heroike  të Malësisë së Madhe dhe midis të tjersh thotë  :”    

                          “ PËR LIRINË  NUK MJAFTOJNË KATËR  STINË”

C:\Users\HP\Pictures\vullnetaret e lirisie.jpg

            Themistokli Pollo me Vullnetarët për kryengritjen e armatosur të vitit 1911

      “Viti 1910 ka qenë viti i një veprimtarie të dendur politike e kulturale në radhët e shqiptarëve të Amerikës. Bëheshin konferenca mbi Shqipërinë, mbi luftën e popullit shqiptar kundër xhonturqëve. Edhe ne e shtuam agjitacionin në radhët e bashkëatdhetarëve tanë. Një ndihmë të madhe na jepte shtypi kombëtar,  e cila, në lajmet që botonte mbi luftën çlirimtare në Shqipëri, i entuziasmonte shqiptarët e mërguar  në SHBA. Janë mbi lëvizjen kombëtare shqiptare jepnin edhe gazetat e tjera. Njëra prej tyre ishte edhe gazeta me emrin”Atllantik” që botohej në gjuhën greke. Ne që dinim greqisht e lexonim me interes gazetën”Atlantia” që në atë kohë fliste mirë për luftën e popullit shqiptar kundër Turqisë.

          Kur në malësinë e madhe shpërtheu kryengritja e vitit 1911 “Atlantia” filloi të botonte lajme të hollësishme për zhvillimin e kryengritjes kundër turqëve. Në një artikull me titull “Amazona shqiptare” gazeta vinte ne dukje trimërinë e kryengritësve dhe të grave Amazona shqiptare që luftonin përkrah burrave e vëllezërve të tyre. Mua më bëri  një përshtypje të madhe ky artikull. Ja lexova edhe shokut tim të konakut Gore  Dindit. U entuziasmua pa masë.

      “  Vëllezërit tanë po bëjnë çudira në Shqipëri” i thashë shokut tim.   “ A nuk është turp për ne të rrimë këtu në kurbet, kur atdheu kërkon ndihmën tonë”. Dhe i propozova Gores të shkonim vullentarë e të bashkoheshim me kryengritësit. Gorja pranoi menjëherë. Të nesërmen e lamë punën dhe shkuam në Boston për ta njoftuar Fan Nolin mbi vendimin tonë dhe për të biseduar mbi masat që duheshin marrë për tu hedhur në Shqipëri. Por lajmet mbi kryengritjen e malësorëve shqiptarë kishin çuar peshë edhe patriotët e tjerë të kolonisë. Një pjesë e tyre kishin lënë punën dhe kishin vendosur ashtu si ne të shkonin vullnetarë në Shqipëri. Edhe këta kishin ardhur në Boston.

         Ishte fillimi i vitit 1911. Te shqiptarët e Bostonit vihej re një agjitacion i përgjithshëm. Kudo flitej për kryengritjen e malësorëve dhe për nevojën urgjente të dërgimit  të vullnetarëve. Atëhere Fan Noli thirri një mbledhje me vullnetarët që donin të të niseshin për në Shqipëri, Në këtë mbledhje ai foli  gjerë e gjatë mbi kryengritjen shqiptare mbi heroizmin e kryengritësve duke ngritur njëkohësisht lart inisiativën e vullnetarëve të kolonive Në mbledhje e muarën fjalën edhe vullnetarë , kryesisht korçarët.

           Këtu kërkuan me këmbëngulje që kryengritja të kishte karakter të përgjithshëm që ajo të shpallej sa më parë edhe në Shqipërinë e jugut.  . Fan Noli u përpoq të tregonte rëndësinë që kishte vajtja e vullnetarëve toskë në Malësinë e Madhe, në mënyrë që aty të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e vendit e që kryengritjes t’i jepej karakter panshqiptar.  Duke u mbështetur në autoritetin e Fan Nolit, u përpoqëm edhe ne të tjerët t’u mbushnim mendjen vullnetarëve korçarë që të vinin me ne në Malsinë e Madhe, ku kishin shkuar vullnetarë nga kolonitë e tjera shqiptare.. Gori Dindi dhe unë dëgjuam këshillën e Fan Nolit, i cili para se të niseshim, na porositi të takoheshim në Londër me Ismail Qemalin dhe në Podgoricë të Malit të Zi me Edith Durhamin. Ai më dorëzoi mua një letër për të dy dhe më tha : “Atyre do t’u flisni  mbi lëvizjen patriotike të shqiptarëve të Amerikës e udhëzimet për punën tuaj të rëndesishme do t’i merrni nga Ismail Qemali dhe nga udhëheqësit e tjerë të kryengritjes  në Podgorocë. Zoti ju ndihmoftë !”

       Në skelë na përcollën shumë patriotë. Korrespodenti i një gazete amerikane, emri i së cilës nuk më kujtohet, më nxorri në fotografi dhe të nesërmen në gazetë, përveç fotografisë, u botua edhe një  artikull mbi kryengritjen shqiptare. Ishin me të vërtet prekëse çastet e përcjelljes. Neve nuk na e mbante dheu sa të mbërrnim në vendin tonë të dashur ….  (Vazhdon )

*Fragment nga libri botuar  “Frashërliu akademik Stefanaq Pollo”

Qatip Mara

Nju Jork  16.08.2020

Filed Under: Featured Tagged With: Qatim Mara, Themistokli Pollo, Vatra

1 Shtatori, 92 vjet me pare- Perpjekja e shqipetareve per shtet formim

August 19, 2020 by dgreca

Nga Muharrem Xhydollari Hudenishti -Eshte veshtire, qe ne pak rreshta te shkruash per daten 1 shtator te vitit 1928, pasi kjo date per shqipetaret ka qene themltare ne shtet-formimin e tyre. Por edhe sot ajo eshte e veshtire per shtetasit tane qe ta njohin kete te vertete sepse ata kane pasur deformim te thelle ne ndergjegjshmerine e tyre.

Nje shtatori I vitit 1928, shpallja e mbreterise se shqipetareve u jep fund mundimeve te formesimit dhe kushtetueshmerise te shtetit te mos-varur shqipetar ne nje pjese te truallit stergjyshor.

Ne mesjete shqiptaret formuan principata, por jo shtet ne nivelin mbreteror. Perpjekjet e Vatikanit per formimin e nje mbreterie shqipetare mbeten te parealizuara. Edhe kur Evropa regjistroi nacionalizmat, shqipetaret nuk arriten te ndertojne nje shtet te pavarur, por fati I tyre mbeti si pjese e perandorive. Ne trecerekun e shekullit te XVIII, Bushatllinjte formuan nje dinasti “sovrane” ne pashallekun e Shkodres, por ajo nuk perfaqesonte te gjithe shqiperine etnografike dhe se ishte ne kuader te perandorise osmane.

Lidhje e Prizrenit, formoi nje qeveri shqipetare te perkohshme gati te pa varur nga osmanet. As kete perpjekje te shqipetareve Evropa nuk ja u njohu si shtet formim. Lufta ballkanike e 1912-1913, sinjalizoi luften e pare boterore. Atehere ceshtja shqipetare u mor ne konsiderate nga fuqite europjne. Shpallja e pavaresise se shtetit shqipetar kerkoi vendosjen e nje mbreti qe do te ishte nga vendet evropiane. Kjo kerkese synonte realizimin politik te qeverise se pare shqipetare. 

Ne fillimet e shekullit XX, shqiperise ju njoh nderkombetarisht shteti por me territore te cunguara. Ne korrik te vitit 1913, Evropa e njohu Shqiperine autonome, sovrane dhe trashegimore. Do te njihej si shtet asnjanes, qe garantoheshe nga fuqite e medha dhe duhet te kishte shkeputje te gjithanshme nga turqia si dhe do te ishte ne kontrollin e evropjaneve por edhe sjelljen e nje princi qe do te kryesonte shtetin shqipetar.

Austro-Hungarezet propozuan per gjermain Vilhelm Von Vid, si princ qe do te ishte kryetar I shtetit shqipetar. Jeta e Vidit ne kete detyre u be shume e shkurter per arsye te ndikimeve te jashtme dhe te brendeshme. Edhe mbas mbarimit te luftes se pare boterore, Shqiperia vazhdonte te ishte e shkelur nga ushtrite e huaja. Ne janar te vitit 1920, burrat patriote shqipetare organizuan Kongresin Kombetar te Lushnjes I cili mori persiper vendosjen e kufijve te vendit dhe miratoi nje akt kushtetues, bazat e kanunores se keshillit te nalte ose sic u quajt statusi i Lushnjes. Ne te percaktohej pavaresia e plote e shqiperise dhe per te qene ne unison me vendimet e 29 korrikut 1913 ne konferencen e ambasadoreve per formimin e shtetit, Lushnja vendosi Monarkine. Vendin e monarkise do ta kishte keshilli I larte (Regjenca), kjo do te qendronte derisa nje asamble kushtetonjese te caktonte formen e regjimit. 

Ne keshillin e larte u zgjodhen kater personalitete. Cdonjeri perfaqsonte  besimin fetar ne Shqiperi, perkatesisht Aqif Pashe Elbasani, Mihal Turtulli, Luigj Bumci, dhe Abdi Bej Toptani. Ne dhjetor te vitit 1922, statusi sanksjononte regjimin e monarkise ne Shqiperi. Edhe revolucioni I qeshorit nuk shpalli ndonje ndryshim te formes se regjimit. Asambleja kushtetonjese vendosi me 21 janar 1925 sistemin e qeverisjes Republike e cila vazhdoi deri ne vitin 1928. Emri I Ahmet Zogut, fare I ri ne moshe, prej vitit 1912 dhe deri ne 1928 erdhi duke u rritur me nje shpejtesi te cuditshme. Protagonist ne te gjitha ngjarjet e brendeshme por dhe me gjere. Njeri shume dimensional, u zgjodh si figure e pranueshme per kohen si president I pare I Shqiperise. 

Forma Republikane, kishte mosperputhje me statusin fillestar te vendosur nga nderkombetaret ne korrik te 1913 kur Shqiperia u njoh si subjekt I te drejtes nderkombetare, por dhe barte veshtiresi dhe kriza politike per cdo kohe qe ndrroheshe kryetari I shtetit, keto te shkaktuara nga diversioni I jashtem por edhe nga nxitjet e brendeshme. Qeverisja republikane nuk ofronte nje siguri te plote per shtetin shqipetar te sapo formuar. 

Atehere forcat politike atdhetare shqipetare me largpamesi vendosen kalimin e shtetit ne formen monarki (mbreteri). Projektuan nje dinasti vendase, por edhe mendesia e shqipetareve krijonte nje avantazh per mbreterine. Zgjedhja e Ahmet Zogut si mbret I shqipetarev, por jo I shqiperise ka qene vendosuar ne respektimin e parimeve te se drejtes kushtetuese. Ne vendim tuhet: “Asambleja kushtekuese e mveshum me fuqinat sovrane te kombit dhe e inspiruar nga deshira e popullit per interest vitale te Atdheut me daten 1 Shtator 1928 zgjedh dhe proklamon mbret te shqipetareve nen emrin Zogu i Pare”.

Asambleja kushtetonjese shume shpejt miratoi statusin themeltar te mbreterise shqipetare per te cilen kishte punuar muaj me pare sipas sistemit dy shkallesh. Keshtu perfundoj procesi I gjate dhe shume I mundimshem I krijimit te qendrueshem te shtetit shqipetar, qe aq shume pengesa I kishin dale si nga faktori I jashtem ashtu edhe I brendeshem. Vendosja e mreterise shqipetare nuk mund ta quajme nje rastesi, por nje process I zhvillimeve historike te shqipetareve ne perpjekje per liri dhe pavaresi kombetare. Bashkimin e shqipetareve ne njesi mbreterore sipas parimit te mirenjohur “Nje Komb, Nje Atdhe, Nje Shtet”.

Mbreteria Shqipetare I dhe shtetit nje fizionomi te plote ku gjen meshirimin  ne ligjin themeltar te vitit 1928. Per ate periudhe jane bere studime dhe botime voluminoze nga profesioniste te fushave perkatese. Por edhe sot historia i ngarkon intelektualet perparimtare te shpjegojne te vertetat per progresin qe u arrit ne ate periudhe dhjete vjecare.

Muharrem Xhydollari Hudenishti-Gusht, 2020

Filed Under: Analiza Tagged With: 92 vjet, me pare, Muharrem Xhydollari Hudenishti, Shtetformimi

Telefonatat e Edi Ramës me Llukashenkon

August 19, 2020 by dgreca

….Edi Rama ka 22 vjet në pushtet, Llukashenko 26. Edi Rama restauron shtëpinë me gjethe, kurse Llukashenko lyen me gëlqere pemët me brigada vullnetare. A ja hapi telefonin në fund Llukashenko Edi Ramës, sigurisht që po. I dha ftesën për ceremoninë e radhës, triumfin e diktatorit.

Nga Ilir Levonja-

Në kohën që Edi Rama përpiqej të lidhej me Llukashenkon, me që Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, presidenti bjellorus po u shpërndante medalje nderi policëve besnikë. Burgjet ishin mbushur, të rrahur sa të duash, madje edhe dy a tre kishin ndërruar jetë. Çfarë në fakt kërkon Edi Rama t’i ofroj Llukashenkos, përvojën shqiptare apo atë të OSBE-s? Kjo është një pyetje naive për faktin se OSBE, një grupim ndërqeveritar, ka për qëllim të gjendet në krizat brenda grupit, sidomos aty ku mungon dialogu, zgjedhjet e lira, liria e fjalës dhe të drejtat e njeriut. Pasi vet Shqipëria ka qenë një vend problematik për sa u përket këtyre kritereve, për më tepër kur parimi bazë i ekzistencës OSBE është vendim marrja me konsensus të gjerë. Jo më larg se disa javë, në 30 korrik 2020 Shqipëria ndryshoi Kushtetutën e vendit me veto dhe pa konsensus. Jo më larg se një vit mbajti zgjedhje moniste, pa faktorin alternativë a opozitën, duke shpallur një rezultat alla Llukashenko. Eshtë pyetje naive për çdo pikë të ekzistencës së OSBE-s në lidhje me demokracinë në vendin tonë, pasi shqiptarët kurrë nuk e pranuan dot vetë rolin e saj. Jo vetëm të OSBE-s por edhe të plot institucioneve ndërkombëtare. Dhe ajo që është më thelbësorja, hapjen e krahut a rrotacionin politik. Ndofta mund të jetë rasti kur OSBE shikon me sytë e vetë firot e institucionit. Ose atë se si hajduti mund të ndihmoj hajdutin, se si one man show drejton, sundon, pret e vret në emër të demokracisë. Nëse sot do të ofrohej ndihma e OSBE-s bjellorusëve prej çdo vendi tjetër të rajonit tonë, Shqipëria nuk e meriton. Fare mirë mund të ishte edhe Maqedonia, madje me zgjedhjet e fundit dha një shembull të përkryer të pushtetit me qytetarin. Dhe mos të na vij hidhur fare, madje mund të jetë shumë herë përpara nesh brenda komunitetit europian. Mund të ishte edhe Kosova jonë, një model tjetër i përkryer i rotacionit dhe konsensusit, i pranimit dhe dialogut. Por asesi Shqipëria e Edi Ramës. Kjo edhe për një fakt të thjeshtë, Edi Rama ka 22 vjet në pushtet, Llukashenko 26. Edi Rama restauron shtëpinë me gjethe, kurse Llukashenko lyen me gëlqere pemët me brigada vullnetare. A ja hapi telefonin në fund Llukashenko Edi Ramës, sigurisht që po. I dha ftesën për ceremoninë e radhës, triumfin e diktatorit.

Filed Under: Politike Tagged With: Edoi Rama-Llukashenko, Ilir Levonja, Telefonata

UEFA- PAS DRITES SE GJILANIT, Covid-19 eleminon edhe PRISHTINEN…

August 19, 2020 by dgreca

Ndeshja e turit paraeliminator midis Lincoln Red Imps dhe FC Prishtina u anulua pasi tete anetare te ekipit kosovar dolen pozitivisht me Covid-19. Vendimi per anulimin e ndeshjes u mor nga nje zyrtar i UEFA ne Stadiumin Victoria te Gjibraltarit. 

Skuadra kosovare mberriti diten e hene me nje aeroplan çarter, dhe u testua menjehere ne aeroportin e Gjibraltarit. Pas stervitjes ne Stadiumin Victoria skuadra kosovare u kthyen në hotelin e tyre, ne pritje te pergjigjeve te testeve per Covid 19. Si pjese e masave te ndermarra per Protokollin e UEFA’s skuadrat duhet te presin rezultatet e sherbimit SYNLAB qe eshte kontaktuar nga UEFA  per diagnostikimit mjekesor per te gjithe lojtaret dhe skuadrat qe marrin pjese ne te gjitha kompeticionet dhe garat e UEFA-s. Protokolli thote qe lojtaret e ekipit duhet te testohen per virusin tre dite para nje ndeshje, dhe pastaj perseri nje dite me pare. Sidoqofte, duke pasur parasysh qe SYNLAB nuk ka nje laborator ne Kosove, GBC pranoi faktin qe lojtaret e FC Prishtina ishin testuar nga kontraktori i tyre lokal diten e dielen. Ne perputhje me rregullat e UEFA-s, çertifikatat duhet te tregojne se lojtaret jane “negative” para se lojtaret te lejohen te marrin pjese ne ndonje gare. FK Prishtina ka mberritur ne Gjibraltar me keto çertifikata, por ne perputhje me protokollin e UEFA-s, secili anetar duhej te testohej serisht. Testi i dyte per secilin lojtar u  dergua ne SYNLAB  ne laboratorin e saj ne Spanje per te provuar nese kishte lojtare te infektuar. Sidoqofte, ndersa te gjithe lojtaret e Lincoln FC testuan negativ, tete lojtare te FC Prishtina testuan pozitive. Lajmi erdhi ndersa skuadra e Prishtines ndodhej ne hotelin disa ore perpara ndeshjes paraeliminatore te  Europa League. Kjo eshte hera e dyte qe brenda nje jave brenda qe dy skuadra kosovare u eshte ndaluar qe te luajne pak momente para fillimit te lojes. Gjithsesi kjo histori pa dyshim qe ka edhe pyetjet e saja . Duhet te pyeten se si shtatë lojtare te FC Prishtina raportohet se testuan negativ per Covid te Dielen, dhe rezultuan pozitive dy dite me vone ne Gjibraltar. Dhe, me ke ata kane qene ne kontakt, por edhe a ishin te sakta analizat e bera ne Kosove. Ashtu eshe si Drita, FK Prishtina tashme e ka humbur ndeshjen e saj ne tavoline 3-0. Eshte hera e dyte qe COVID-19 eleminon skuadrat kosovare. Deri tani Drita dhe Prishtina jane te vetmet skuadra ne te cilat UEFA ka vendosur qe takimi te mos luhet dhe ekipet te humbasin ndeshjen ne tavoline, per shkak te “mos organizimit dhe mirembajtjes se takimit”. Pyetja qe shtrohet eshte:”A jane serioze skuadrat shqiptare ne mbarevatjen e jetes jashte fushave te blerata te lojtareve te tyre?. Po vete lojtaret a jane pergjegjes dhe profesioniste ne jeten qe bejne jashte fushes se blerte?”. Infektimi masiv tregon qe jemi akoma ne nivelin e amatorizimit ne organizimin e jetes ne klub dhe jashte saj.

Reagimi i FK Prishtines

Autoritetet e Gjibraltarit nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes

FC Prishtina, sipas rekomandimeve të UEFA-s ishte testuar paraprakisht tre dhe katër ditë para ndeshjes më 14 dhe 15 gusht. Të gjitha rezultatet e IKSHPK-së për 41 personat e ekspeditës të klubit kishin dal negativ me raport të plotësuar zyrtar.

Sipas rekomandimeve të UEFA-s, testi i ndeshjes duhet bërë 72 orë para fillimit të takimit dhe i njëjti është bërë në ambientet e aeroportit të Gjibraltarit me të mbërri skuadra dje, e hënë 17 gusht.

Pas më se 24 orëve, skuadra ka pranuar rezultat e laboratorit të licencuar nga UEFA “Synlab” me që rast kanë dal pozitiv 8 futbollistë.

FC Prishtina i kishte në dispozicion 14 futbollistë (pa dy portierët rezervë) dhe plotësonte kushtin e protokollit të UEFA-s që ndeshja mund të zhvillohet me 13+ futbollistë.

Por, autoritetet e alarmuara të Gjibraltarit nuk kanë lejuar një gjë të tillë deri sa klubi është i informuar nga delegati i ndeshjes.

Delegati i ndeshjes dhe vetë UEFA zyrtare nuk ka marrë asnjë vendim.

FC Prishtina, pas ndalesës nga autoritetet vendase ka lëshuar hotelin dhe ndodhet në ambientet e aeroportit të Gjibraltarit ku gjatë mbrëmjes do të fluturojë për në Prishtinë.

FC Prishtina është në pritje të vendimit nga UEFA.

FC Prishtina njofton se të gjitha kërkesat nga UEFA janë përfillë me përpikëri. Konsiderojmë, se sipas protokolleve të kërkuara nga UEFA, ndeshja është dashur të zhvillohet. FC Prishtina i ka bërë të ditur në komunikim direkt delegatit të UEFA-s, ndërsa shumë shpejtë do të informojë edhe zyrtarisht organit më të lartë të futbollit evropian.

FC Prishtina do të testojë sërish ekspeditën e saj pas rikthimit në kryeqendër dhe pasi që do të krahasojë rezultatet e testeve do të ngreh zërin deri në instancat më të larta të futbollit evropian.-Pergatiti-Albano Kolonjari-Bridgeport-CT

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Eliminon Prishtinen, Uefa

Tirana eleminon Dinamon dhe sfidon Crvena Zvezden

August 19, 2020 by dgreca

Pergatiti:Albano Kolonjari-Gazetar Sportiv i Diellit- Kampionia e Shqiperise Tirana fitoi me rezultatin 2-0 perballe Dinamos se Tbilisit,  ne turin e pare eleminator te Liges se Kampioneve. Ne turin e dyte, bardheblute do te sfidojne kampionen e Serbise Crvena Zvezden. Tranjeri i Tiranes ne kete ndeshje regjistroi nje rekord personal. Egbo eshte tekniku i pare nga Afrika Perendimore qe drejton nje skuader ne Ligen e Kampioneve dhe gjithashtu qe merr fitoren e pare. “E dinim se Dinamo ishte nje ekip agresiv dhe  do te luante nga krahet. Loja u zhvillua sipas parashikimeve tona. Ne fituam, por dua te theksoj qe kundershtari eshte nje skuader e forte. Ne luajtem ne menyre kompakte mbrapa dhe agresivisht ne sulm”, u shpreh pas takimit Egbo. Mesfushori argjentinas Agustin Torassa i dha Tiranes epersine ne fundin e pjese se pare fale kembenguljes se tij gjate kohes shtese, duke shfrytezuar nje gabim te portierit te Dinamos Kvaskhvadze. Ndersa Marsel Ismailgeci vulosi fitoren e bardhebluve ne minuten e 86-te, duke shfrytezuar nje gjuajte te talentit Muci qe u grushta nga portieri Kvaskhvadze. Tirana zbriti ne fushen e lojes me shume ndryshime ne formacionin e saj. Egbo i besoi aftesive te Torrases dhe Kobina ne mesfushe dhe te riut Muci ne sulm, duke rreshtuar skuadren ne mbrojtje dhe i besuar kundersulmit, duke futur ne “kurth” skuadren e Dinamos te Tbilisit qe nga ana e saj e mendonte qe kualifikimi do te ishte i lehte, duke pasur parasysh qe luante ne stadiumin e saj. Kapiten i Tiranes ne kete ndeshje ishte ish kapiteni i Partizanit Idriz Batha qe regjistroi edhe ai nje rekord personal duke qene kapiten i dy skuadrave me te medha ne vend. “Ne besuam se do te arrinim ne turin tjeter dhe kështu ndodhi. E merituam fitoren. Ne ndeshjen e radhes luajme perballe Crvena Zvezda ne shtepi. Fakti qe do te luajme ne Tirane na jep nje avantazh te vogël. Ne do te bejme me te miren dhe besojme se asgje nuk eshte e pamundur”. Crvena Zvezda nga ana e saj fitoi me rezultatin 5-0 ne Beograd perballe  kampiones se Gjilbratarit Europa. Dinamo Tbilis (4-2-3-1): Kvaskvadze, Iashvili, Amousu, Koburi (Kimatze), Lokashvili, Kardava, Papav, Shulaia, Penambuko, Bugridze (Gabedava), Kapanadze.

Tirana (4-2-3-1): Lika; Toshevksi, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci; Batha, Çelhaka; Kobina, Torasa (Muça), Kale (Toli); Muçi. Trajner: Emanuel Egbo.

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, eliminon, sfidon Crvena Zvezden, tirana

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT