• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2021

MPJD E KOSOVËS: RUSIA SYNON TË RRËNOJË NDIKIMIN PERËNDIMOR E TA IMPONOJË ATË RUS NË RAJON

February 28, 2021 by dgreca

-Reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ndaj deklaratave që vijnë nga Ministria e Jashtme Ruse kundër Kosovës/

PRISHTINË, 28 Shkurt 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Qeverisë së Republikës së Kosovës dërgoi sot këtë reagim ndaj deklaratave që vijnë nga Ministria e Jashtme Ruse kundër Kosovës:

Nuk është për t’u habitur me deklaratat që vijnë nga Ministria e Jashtme ruse kundër Kosovës, e cila i konsideron partitë shqiptare nacionaliste. MPJD konsideron se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe Euro-Atlantik.

Javën e kaluar, Republika e Kosovës ka shënuar 13 vjetorin e mëvetësisë së saj. Edhe pse Rusia ka qenë e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës bashkë me 5 vende të tjera të Grupit të Kontaktit, në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me VETO çdo rezolutë në KS të OKB që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës. 

Më 2010 Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, edhe pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB për një opinion nga GJND. 

Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. 

Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar “fake neës” në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus.  

Për interesat e saj, Rusia është përpjekur ta përdorë rastin e Kosovës për ta krahasuar me raste të tjera në botë, si në Gjeorgji dhe Ukrainë dhe kriza të tjera në Kaukaz dhe gjetiu, por në secilin rast ka dështuar. 

Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rrjedhojë e një procesi, i cili ka kaluar nëpër gjithë nivelet e sistemit ndërkombëtar. Legjitimiteti i shtetit të Kosovës ka marrë edhe vlerësimin unanim të GJND, se ky proces është bërë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Është njohur nga 117 shtete të pavarura. Si shtet i ri dhe demokratik, Kosova përgjatë këtyre 13 vjetëve është dëshmuar si vend përgjegjës dhe serioz, që në vazhdimësi synon të avancojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, rajonale dhe me gjerë. 

Ditë më parë, Kosova mbajti zgjedhjet e saja të jashtëzakonshme. Ndonëse në rrethana pandemie, me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, institucionet dhe populli i Kosovës dëshmuan se ndajnë vlera demokratike evropiane, ku vlerësohet dhe respektohet ligji dhe fjala e popullit. Këto zgjedhje ishin model për rajonin dhe ndoshta edhe për shumë vende perëndimore.  Pavarësisht ndryshimeve politike demokratike, Kosova gëzon koncensusin e gjerë për përkushtimin për dialog për njohje reciproke me Serbinë, mbi parime të përcaktuara të respektimit të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të saj, në afat kohor të kornizuar, dhe me epilog të definuar – njohja reciproke si e vetmja zgjidhje që garanton stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon.

Revolution Slider Options

Move upMove downToggle panel: Revolution Slider Options

  • Choose Slide Template  selected=’selected’defaultFeatured Articles, Slide 0 – (Slide)

Theme SEO Settings

Move upMove downToggle panel: Theme SEO Settings

Document Title<title> Tag. The Custom Document Title sets the page title as seen in browsers and search engines. Characters Used: 0
Meta Description<meta name=”description” />. Text entered in the Meta Description field is used as the short page description under the title on search engine results pages.Characters Used: 0
Meta Keywords<meta name=”keywords” />. A comma-separated list of keywords relevant to the page can be entered in the Meta Keywords field. Keywords are generally ignored by Search Engines.
Canonical URL<link rel=”canonical” />. 
Custom Redirect URL301 Redirect. 
Robots Meta Settings [?] Apply noindex to this post/page 
 Apply nofollow to this post/page 
 Apply noarchive to this post/page

Scripts

Move upMove downToggle panel: Scripts

Meta Tag Manager

Move upMove downToggle panel: Meta Tag Manager

Sidebars – Quick Select

Move upMove downToggle panel: Sidebars – Quick SelectHeader Right             Type to Add New Sidebar             

Primary Sidebar             Type to Add New Sidebar             

Secondary Sidebar             Type to Add New Sidebar             

Note: Selected Sidebars are displayed on this post specifically.Display sidebars per author, category, tag etc. with the Sidebar Manager.

AddToAny

Move upMove downToggle panel: AddToAny

  • Document
  • Block

Status & visibility

VisibilityPublicPublishImmediatelyStick to the top of the blogPending reviewAuthordgrecaMerita

Permalink

Categories

Search CategoriesAnalizaEditorialEkonomiEmigracionESSEFeaturedFejtonHistoriIntervisteKomenteKomunitetKronikeKultureLETERSIMergataOpinionPolitikeRajonReportazhSocialeSofra PoetikeSportUncategorizedVatraVideoWall StreetAdd New Category

Tags

Add New Tag

Separate with commas or the Enter key.

Featured image

Set featured image

Excerpt

Discussion

Open publish panel

  • Document

MPJD E KOSOVËS: RUSIA SYNON TË RRËNOJË NDIKIMIN PERËNDIMOR E TA IMPONOJË ATË RUS NË RAJON 

-Reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ndaj deklaratave që vijnë nga Ministria e Jashtme Ruse kundër Kosovës/

PRISHTINË, 28 Shkurt 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Qeverisë së Republikës së Kosovës dërgoi sot këtë reagim ndaj deklaratave që vijnë nga Ministria e Jashtme Ruse kundër Kosovës:

Nuk është për t’u habitur me deklaratat që vijnë nga Ministria e Jashtme ruse kundër Kosovës, e cila i konsideron partitë shqiptare nacionaliste. MPJD konsideron se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe Euro-Atlantik.

Javën e kaluar, Republika e Kosovës ka shënuar 13 vjetorin e mëvetësisë së saj. Edhe pse Rusia ka qenë e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës bashkë me 5 vende të tjera të Grupit të Kontaktit, në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me VETO çdo rezolutë në KS të OKB që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës. 

Më 2010 Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, edhe pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB për një opinion nga GJND. 

Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. 

Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar “fake neës” në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus.  

Për interesat e saj, Rusia është përpjekur ta përdorë rastin e Kosovës për ta krahasuar me raste të tjera në botë, si në Gjeorgji dhe Ukrainë dhe kriza të tjera në Kaukaz dhe gjetiu, por në secilin rast ka dështuar. 

Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rrjedhojë e një procesi, i cili ka kaluar nëpër gjithë nivelet e sistemit ndërkombëtar. Legjitimiteti i shtetit të Kosovës ka marrë edhe vlerësimin unanim të GJND, se ky proces është bërë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Është njohur nga 117 shtete të pavarura. Si shtet i ri dhe demokratik, Kosova përgjatë këtyre 13 vjetëve është dëshmuar si vend përgjegjës dhe serioz, që në vazhdimësi synon të avancojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, rajonale dhe me gjerë. 

Ditë më parë, Kosova mbajti zgjedhjet e saja të jashtëzakonshme. Ndonëse në rrethana pandemie, me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, institucionet dhe populli i Kosovës dëshmuan se ndajnë vlera demokratike evropiane, ku vlerësohet dhe respektohet ligji dhe fjala e popullit. Këto zgjedhje ishin model për rajonin dhe ndoshta edhe për shumë vende perëndimore.  Pavarësisht ndryshimeve politike demokratike, Kosova gëzon koncensusin e gjerë për përkushtimin për dialog për njohje reciproke me Serbinë, mbi parime të përcaktuara të respektimit të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të saj, në afat kohor të kornizuar, dhe me epilog të definuar – njohja reciproke si e vetmja zgjidhje që garanton stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Ndikimi Rus, Rajon

SABIJE VESELI RRËFEN PËR “MARIGONA” NË SHBA

February 27, 2021 by dgreca

“Marigona”, Sabije Veseli: Gratë shqiptare në Amerikë të bashkuara për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës, kontribut për familjet në nevojë/

Intervistoi: Eneida Jaçaj/

Të gjitha të bashkuara, për një qëllim të përbashkët! 

Kur je një emigrant, malli për atdheun, gjuhën, kulturën, ruajtjen e traditave ndizet flakë dhe kurrë nuk shuhet; qëndron në zemrat tona si një pishtar i pashuar dhe si një vigan që kurrë nuk mposhtet! Në tokë të huaj e kupton më së miri sesa shumë e dashuron dhe e vlerëson vendin tënd, zemra të ndjen mall edhe për gurët, atje ku këmba ka shkelur nëpër kujtime që mbajnë gjallë dashurinë për atdheun. Në çdo skaj të botës që emigranti shqiptar të ketë shkelur, gjuha, kultura do ta mbajë gjithmonë të pështjelluar në kujtime, dhe rrënjët se nga vimë nuk do të mohohen. Emigranti shqiptar si çdo emigrant tjetër i botës, e ka lënë vendin për shkak të politikëbërjes atje jo në dobi të popullit, dhe jo se nuk e vlerëson mëmëdheun. Pikërisht, dashuria për atdheun, dëshira e madhe për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditat e ka bërë bashkë komunitetin shqiptar të grave në Amerikë, por jo vetëm. Kjo tregon se kur duam, ne dimë të duam dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Kur dëgjon se komuniteti ynë është i bashkuar në organizime e shoqata për një qëllim të përbashkët, zemra të bëhet vërtet “mal”. Një komuniteti i bashkuar si i yni jo vetëm sjell një copëz Shqipëri, atje ku malli kurrë nuk shuhet, por tregon se jemi të gatshëm për të mos u asimiluar, të ruajmë gjuhën, kulturën, traditat, dhe të japim kontribut me sadopak mundësi që kemi për familjet në nevojë, duke iu gjendur pranë njëri-tjetrit. Sepse bashkimi kurdoherë bën fuqi! Shoqata e Grave Shqiptaro-Amerikane-Marigona, me kryetare zonjën Sabije Dervishi Veseli, është ngritur pikërisht mbi këtë motivacion. Kjo shoqatë është themeluar në nëntor të vitit 2015-të në Pompton Lakes, New Jersey, dhe deri më tani numëron 18 anëtare nga të gjitha trevat shqiptare, gra që kontribuojnë në mosasimilimin e popullit tonë dhe gjithashtu ka një aktivitet humanitar. Kjo shoqatë mban emrin e vajzës që qëndisi Flamurin e Pavarësisë 1912, atë flamur që me aq krenari e ngriti Ismail Qemali në Vlorë, i shoqëruar me një delegacion nga Kosova dhe gjithë viset e Shqipërisë. Zonja Sabije Dervishi Veseli përveçse jep një kontribut të vyer në shoqatë, është edhe autore e dhjetëra librave në shqip dhe anglisht. Në një intervistë për “Diellin”, Veseli shpjegon qëllimin që ka kjo shoqatë dhe i bën thirrje grave të qëndrojnë të bashkuara dhe të besojnë te vetja.

-Kur dëgjojmë se në emigracion janë krijuar shoqata apo bashkime me përbërje të komunitetit shqiptar, të bëhet “zemra mal”. Përveçse sjellim nj ë copëz Shqipërie në vend të huaj, tregojmë se dimë të jemi të bashkuar dhe dimë të mbështesim njëri-tjetrin. Më tregoni pak për historikun e kësaj shoqate, si lindi ideja e krijimit dhe a gjetët mbështetjen e menjëhershme të komunitetit të grave shqiptare? 

Faleminderit gazetës “Dielli”, për mundësinë që më jepni, që me disa fjalë të përshkruaj themelimin dhe aktivitetin e Shoqatës “Marigona”, në New Jersey. Shoqata e Femrave Shqiptare Amerikane-Marigona bashkon femrat shqiptare në Amerikë. E themeluar në Nëntor të vitit 2015-të, në Pompton Lakes, Ne w Jersey, Shoqata e Femrave Shqiptare-Marigona numëron deri më tani 18 anëtarë; është shoqatë zyrtare e regjistruar konform ligjit amerikan. Ne gratë në shoqatën tonë takohemi për të biseduar për ide të reja, aktivitete të reja për të ndihmuar ndonjë grua që ka nevoje për ndihmën tonë. 

-Ju e keni pagëzuar me emrin Marigona, vajza e cila qëndisi Flamurin e Pavarësisë 1912, atë flamur që Ismail Qemali e ngriti në Vlorë, i shoqëruar nga delegatë të ardhur nga Kosova e gjithë viset e Shqipërisë…

Po ideja dhe dëshira jonë ishte ta pagëzojmë me emrin e vajzës, ku dora e së cilës qëndisi flamurin, i cili u ngrit në Vlorë, në Ditën e Pavarësisë, dhe dëshirojmë që edhe në Amerikë ta ngremë dhe të identifikohemi si femra me kulturë dhe traditë shqiptare.

-Mbi çfarë motivi është ngritur kjo shoqatë, dhe a po e realizon qëllimin e saj?

Qëllimi i formimit të Shoqatës “Marigona” është mbajtja gjallë e gjuhës, kulturës dhe e traditës së kuzhinës tradicionale.

-Nga cilat treva të Shqipërisë vinë më së shumti anëtaret e reja për t’u b ërë pjesë e “Marigonës”?

Nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Çamëria, Malësia e Madhe, Presheva, Kosova, Shqipëria, Maqedonia. Së bashku jemi një Shqiptari.

-Cilat janë aktivitetet kryesore që shoqata zhvillon mes grave shqiptare?

Në programin e Shoqatës “Marigona” kemi dy aktivitete kryesore: 28 Nëntorin dhe 

8 Marsin.

-A mund të më veçoni një nga kontributet më të vyera që kjo shoqatë ka dhënë për komunitetin tonë?

Nj ë kontribut i veçantë për mua dhe shoqatën është shkollimi i një studenti në Krushë të Madhe. Kemi treguar humanizmin edhe duke ndihmuar gratë me kancer, Spitalin st.jude children’s reaserch Hospital, Veteranëve të Luftës, më pas në Kosovë, Tiranë kemi ndihmuar familje në nevojë.

–Në kohë pandemie, shumë familje kanë patur nevojë për ushqim dhe veshje. A u është gjendur pranë kjo shoqatë këtyre familjeve me sadopak kontribut, për të kaluar atë periudhë të vështirë?

Mundohemi dhe shpresojmë t’ju gjendemi afër edhe pse nuk kemi aktivitete.

-A janë të gatshëm shqiptarët të bëhen bashkë për raste tepër sporadike, për familje vërtet në nevojë?

Po! Jemi një popull humanitar, dorëdhënës dhe bujar për familje në nevojë.

-Sa i bashkuar është komuniteti shqiptar mes veti?

Komuniteti shqiptar në mërgatë është i bashkuar, pa dallim se nga cili qytet vimë.

–Cili është mesazhi juaj për komunitetin shqiptar në përgjithësi dhe gratë shqiptare në veçanti?

Mesazhi im në përgjithësi për gratë shqiptare në veçanti është që kurrë të mos dorëzohen për endrrat e tyre që kanë dëshirë t’i realizojnë, sepse, një ditë ëndrra e tyre do u plotësohet, sepse janë në vend të premtuar dhe në tokë të bekuar. Jemi femra punëtore dhe duhet të krenohemi me virtytet që kemi si femra dhe si nëna shqiptare. Grave shqiptare kudo që janë, ju dëshiroj shëndet dhe suksese në punë, në krijimtari dhe art.

-A keni një thirrje apo këshillë për të gjithë shqiptarët që shkelin për herë të parë në USA?

Mesazhi im ose këshilla ime është që ato që vinë për herë të parë në Amerikë, të mos dorëzohen, sepse dyert e shpresës janë të hapura për të gjithë. Ne shqiptaret ndihmojme njëri-tjetrin dhe jemi humanitarë.

Filed Under: Featured Tagged With: Eneida Jaçe, Marigona, Sabije Veseli

DRAGI DHE MARRËDHËNIET E QËNDRUESHME ME SHBA – TASHMË ITALIA KA MË SHUMË RËNDËSI N’EVROPË

February 27, 2021 by dgreca

Nga FEDERICO FUBINI- Përktheu Eugjen Merlika /

Ishim lënë në prag të krizës së qeverisë me një përfytyresë simbolike të rolit evropian të Italisë e të politikës së saj të jashtëme. Vlen të  rikthehemi tek një çast, tani që u krye riti I kalimit ndërmjet Giuseppe Conte-s e Mario Dragi-t. Ishte 30 dhjetor 2020.

Mario Dragi/

            Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe Xi Jinping lajmërojnë një marrëveshje historike mbi investimet mes Bashkimit Evropian dhe Kinës. Kancelarja merr pjesë si kryetarja e rradhës e BE. Francezi nuk kishte arsye institucionale për t’u dukur – ishte njëri nga 26 drejtuesit e tjerë të Bashkimit – por ishte i vendosur të mbante përshtypjen se pesha e tij politike n’Evropë është e barabartë me atë të Merkel-it. Sa i përket Italisë, ajo as që e kishte parë arritjen e marrëveshjes: pak ditë më parë e gjithë struktura e ministrisë së Jashtëme punonte qetësisht me bindjen se do të ishin dashur ende disa vite.

            Por ajo e Merkel-it, Macron-it dhe Xi-ut së bashku nuk është vetëm përfytyresa e parëndësisë, hija e së cilës po zgjatet gjithmonë mbi Italinë kur ai që e drejton nuk i luan më së miri letrat e tij. Ai çast do të mbetet edhe për një tjetër arsye që tani ka të bëjë me Mario Dragin. Ajo fotografi grupi me autokratin kinez zbulonte tërthorazi se Donald Trump-i nuk është e vetmja pengesë në marrëdhëniet ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Joe Biden e priti shumë keq zgjedhjen e evropianëve për të përmbyllur marrëveshje me Kinën më parë se sa ai, atëherë në pritje për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, të kishte kohë për t’u shprehur.

            Këtu hyn në lojë qeveria Dragi, sepse kryeministri i ri njihet nga të tjerët drejtues evropianë, jo vetëm si njëri nga të pakëtit që është i sërës më të parë në fushën ndërkombëtare. Dragi ka edhe marrëdhënie më të ngushta se cilido në BE me shumë përfaqësues së majës në administratën Biden, tani që Trump-i ka shkuar por arsyet e tensionit mbeten. Nëse Shtëpia e Bardhë nuk vlerëson marrëveshjen e Brukselit me Kinën, n’Evropë shihet në strategjinë e “Buy American” të administratës së re një lëvizje mbrojtëse në dëm të furnizuesve gjermanë, franceza ose italianë. Nëse në Washington nuk pëlqehen kufizimet në eksportin e vaksinave nga Evropa, në Bruksel vihet re se tani për tani nuk është hequr asnjëra nga taksat e Trump-it kundër qindra prodhimesh evropiane për grindjen mbi Airbusin. E ndërsa Italia, Franca e Spanja vazhdojnë të detyrojnë taksa të jashtzakonshme mbi gjigandët e Big Tech, Biden-i nuk jep asnjë shenjë të pranimit të kompromiseve që lënë të pakënaqur financuesit e mëdhenj të Silicon Valley-t. Lista e mosmarrëveshjevet është e gjatë e sigurisht më e dukëshmja ka të bëjë me marrëdhëniet me Kinën. Macron-i dhe Merkel-i kanë rezerva të dukëshme mbi idenë e një “koalicioni të demokracive”, të propozuar nga Biden-i për të përmbajtur ngjitjen e Pekinit.

            Cili mund të jetë vendi i Dragit, që për qeverinë e tij synon në një strategji europeiste e filoatllantike? Jo ai i një ure ndërmjet dy brigjeve, edhe sepse askush nuk ka nevojë për ndërmjetës: gjithmonë një rol i dyshimtë ose, në rastin më të mirë, jo i frytshëm. Në të kundërt hapet një rast i rrallë për Italinë, të ketë rëndësi më shumë se sa lë të mendohet pesha specifike e Vendit në kuadrin ndërkombëtar. Merkel është në muajt e fundit si kancelare, ndërsa kujt do t’a pasojë në Berlin do t’i duhet kohë për të përcaktuar bindjet e tij. Macron-i pothuajse po hyn në fushatën presidenciale, të caktuar pak më shumë se pas një viti dhe është në një formë jo të shkëlqyer: në muajtë e fundit Marinë Le Pen, udhëheqësja e së djathtës skajore, për të parën herë që nga 2017 e ka kaluar në sondazhet mbi turnin e parë.

            As Dragi nuk ka një horizont qeverie të pakufizuar. Por ka prestigjin e tij, përvojën dhe marrëdhëniet globale, ka një vështrim të interesit evropian e të aleancës evro-amerikane që përfshin e siguron Italinë në shumë mënyra. Dragi do të ketë edhe kryesinë e G20 për gjithë vitin e do të ecë i rrethuar nga përceptimi që koha e tij në institucionet italiane nuk do të mbarojë me jetën e kësaj qeverie. Për të parën herë prej kohësh zëri i një italiani mund të vlejë njësoj – ndoshta më shumë – se ai i udhëheqësve të Vendeve të tjera më të qëndrueshëm e të sigurtë për vendin e tyre në botë. Një rast për të ndërtuar pak qëndrueshmëri e siguri në vete edhe këtu.

            “Corriere della Sera”, 15 shkurt 2021     Përktheu Eugjen Merlika 

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika- Federico Fubini- Corriere della Sera, Federico Fubini, Mario Dragi, SHBA

STEFAN ÇAPALIKU RRËFEN SERAFIN FANKON, FELININ E TEATRIT SHQIPTAR

February 27, 2021 by dgreca

Shkrimtari dhe dramaturgu i mirënjohur Stefan Çapaliku sjell para lexuesit librin e tij më të ri monografik kushtuar Serafin Fankos, Felinit të Teatrit Shqiptar. Ky libër është vëllimi i tretë i kolanës “Imago & Verbum”. Në një rrëfim për “Dielli”-n e “Vatrës” New York, dhënë gazetarit Sokol Paja, dramaturgu Stefan Çapaliku tregon në libër njohjen me mjeshtrin e madh të Teatrit Serafin Fankon, bashkëpunimet e ngushta, dhe përmasat gjigande të një artisti të kalibrit europian.

KUJTIMET E PRAGËS

Për shkak të disa rrethanave familjare, mjeshtrin e kam njohur që herët. Por njohja e vertetë profesionale, ndodhi në vitin 1994. Ishte një koinçidencë e çuditshme, fakti që unë kisha pak muaj që isha kthyer nga Praga, ku 30 vite më parë ai kishte qenë student. Pra, kujtimet e Pragës na lidhnin të dyve. Atë si student universitar dhe mua si student pasuniversitar. Aso kohe unë kisha provuar të shkruaja pa sukses një dramë, e cila për fatin tim të mirë, më ka humbur. Thjesht mbaj mend se titullohej “Gjurmë mbi borë” dhe se qe shkruar një vit para rënies së komunizmit. Ishte njëfarë teksti revisionist, diçka si hibrid i ideve të reja me rrënjët e kalbura të sistemit të kaluar. Pastaj kaluan kund pesë vjet dhe unë pata disa përvoja teatrore jashtë Shqipërie, natyrisht si spektator, më e çmuara e së cilës ndodhi kur qeshë si student në Pragë, më 1993.

DRAMA “FTESË PËR DARKË”

Kësisoj, drama që më lidhi profesionalisht me Serafin Fankon ishte “e dyta”, “Ftesë për darkë”. Kështu pra, me dramën time “të parë” ndën sqetull, ngjita shkallët e katit të tretë të pallatit “me hark”, ku jetonte mjeshtri. E hapi derën ai vetë. Aso kohe Serafin Fanko duhej ishte rreth mesit të pesëdhjetave, aq sa jam unë sot. Ai zakonisht rrinte ulë mbi një divan përballë televizorit, me një gotë të vogël, që gjerbej me ngadalë. Vështirë të kishte televizioni një spektator më të mirë se ai. Kur unë i dhashë tekstin, doli pa fjalë nga dhoma tjetër, si të qe duke u nisur drejt një tempulli, ku do kryehej në heshtje rituali i shenjtë i leximit. Thjeshtë, ai më la vetëm me televizorin e vet. Dhoma ku shkoi ndahej me atë të ndenjes prej një vetrate. Atje ishte biblioteka, një tavolinë e rëndë njëkëmbëshe dhe disa karrige druri të errët, me një tapiceri vishnje. Mbi tavolinë shtrihej një tavëll shumë e madhe dhe mjaft e rëndë prej kristali. Në murin përballë bibliotekës disa piktura. Në mos gaboj njëra ishte e vetë Serafin Fankos dhe tjetra e kolegut të vet, aktorit Bep Shiroka. Gjithashtu në një cep të murit vareshin edhe dy rrahje në bakër, rezultat të kapriçiove të tij. Unë pra mbeta këndej këtyre sendeve të vyera dhe ia nisa të tymosja cigaret e mia, pa pasur nevojë të përdorja shkrepse. M’u duk sikur edhe ai kishte nisur të tymoste të vetat, pa pasur nevojë të përdorte shkrepse. Druhem se kjo qe hera e parë dhe e fundit që asistoja në një seancë tymosje simultane. Kisha një padurim të jashtzakonshëm dhe doja të gjeja një mënyrë për ta shtyrë kohën që nuk ecte kurrsesi. Ai po konsumonte historinë time, që nëse do t’i pëlqente unë do bëhesha dikushi, nëse jo, nuk e di se me çfarë punësh të tjera do merresha. Mirëpo mbas kund treçerek ore, ai doli me syzet në majë të hundës dhe me tufën e letrave në dorë. Vërehej një farë hutimi në sytë e tij. Pasoi një pauzë, me gjasë teatrale. Pastaj ai tha: Po. Më pëlqen. Më pëlqen, përsëriti. Do ta vë në skenë, theksoi, dhe u duk se i vuri pikën aty për aty muhabetit. Atë çast mu duk se perceptova sesi ai u shndërrua në kumbarën tim në altarin e shenjtë të teatrit.

T’I HYSH TEATRIT NGA SHPINA E SKENËS

Me atë rast pata mundësinë t’i hyja teatrit nga shpina e skenës. Të dilja në skenë, kur salla qe bosh. Të kundroja me andje trarët, litarët dhe shtangetat, që rrinin të varura si gijotina të fshehta, të thikta dhe të befta. Të verbohesha lumturisht prej projektorësh gjithfarë ngjyrash. Pra, të përjetoja atë magji, atë abragadabra që të bën të biesh në dashuri njëherë e përgjithmonë me teatrin. Pata mundësi pastaj të mos mungoja asnjë ditë në prova dhe të nisja e ta kuptoja procesin e ngjizjes së asaj materie organike, që thirret shfaqje dhe që kryen misionin e mishërimit të fjalës, siç thotë Gjoni në ungjillin e vet. Pra me pak fjalë nisa të kuptoj zanatin e këtij prestigjatori, duke e parë nga të gjitha perspektivat e mundshme.

KUR SABOTONTE TEATRI KOMBËTAR

Fatkeqësisht, për mua ky qe bashkëpunimi i parë dhe i fundit në fushë të teatrit. Diku nga gjysma e dytë e viteve ’90 patëm edhe dy tre tentativa të tjera për bashkëpunime, të sabotuara mendjelehtësisht, mendjehollësisht dhe mendjedjallëzisht nga Teatri ynë Kombëtar. Gjithsesi, bashkëpunimi i dytë mbeti në dokufiksionin “Qyteti në menopauzë” më 2001. Një film ky i realizuar në Shkodër, si bashkëpunim i Serafin Fankos, Arian Çuliqit dhe meje. Dhe bashkëpunimi i tretë paska qenë ky libër. Ka kaluar shumë kohë nga momenti kur më vetëtoi ideja e shkrimit të këtij teksti, derisa u gjenda përmbi dramat, platformat, letrat, fotot dhe posterat e tij; përballë kolegëve të vjetër dhe të rinj; bri bisedave të gjata me të gjithë ata që e njohën nga afër dhe punuan me të. 

Filed Under: Featured Tagged With: RRËFEN, SERAFIN FANKON, Sokol Paja, STEFAN ÇAPALIKU

JONELA HASANI, KANDIDATE PËR ÇMIMIN”INSPIRATIONAL GLOBAL WOMAN 2021″…

February 27, 2021 by dgreca

-Le ta mbështesim të gjithë vajzën shqiptare që na nderon-, duke votuar për të-

 Nga Fuat Memelli-Boston/

Këto ditë u njoha me një fakt të bukur dhe nuk mund të heshtja. Vajza shqiptare, Jonela Hasani, që prej 20 vjetësh jeton në New York, është zgjedhur nga “ Global Woman Club”, kandidate për çmimin “Inspirtation Global Women”(Gruaja Globale Frymëzuese”) si kandidate për një nga çmimet e vitit 2021. Votimet për këtë çmim vazhdojnë deri më 2 mars. U ula të shkruaj për ta bërë të njohur këtë vajzë që nderon jo vetëm veten e familjen e saj, por edhe shqiptarët kudo që janë. Rruga e saj në këto 20 vjet që jeton në Amerikë, është një rrugë sakrifike dhe suksesi.

“NËSE ËNDËRRON MUND TA ARRISH”

Kjo thënie e bukur e Zig Ziglar, i shkon shumë për shtat Jonelës.Le të ndalemi shkurt në disa“stacione” të jetës së saj, për të kuptuar si ariti ajo deri ky nominim. Kur ishte 19 vjet dhe kishtembaruar shkollën e mesme “Ismail Qemali ” në Tiranë, në vitin 2001 erdhi në Amerikë. Dukemos patur asnjë ndihmë për të mbuluar shpenzimet e saj, pasi prindërit atëherë ishin në Shqipëri, punonte 7 ditë në javë , duke bërë dy punë. Por, kështu nuk mund të vazhdohej. Duheshinkërkuar rrugë të reja. Për t’u njohur shkolla e mesme, vazhdoi edhe këtu një shkollë të tillë, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 2003. Gazeta e njohur amerikane Neë York Times, në korrik të vitit 2003, i kushtoi një faqe të veçantë nxënësve të shkëlqyer, midis tyre edhe Jonelës. Shkrimi mban titullin”Në shkollën për rastet më të vështira, këmbënguljen, natën dhe ditën”. Në intervistën e saj për gazetën, ndër të tjera Jonela thotë:” Duhet të sakrifikosh dhe tani është koha të mendosh për shkollën. Asgjë nuk ndodh pa punë të palodhur”. “Shkrimi nëkëtë gazetë prestigjioze, më dha krahë e më nxiti për të vazhduar ëndrrën time amerikane” thotëJonela. Por, vetëm me diplomën e shkollës së mesme, e kuptoi se nuk mund të çante më tej.. Në vitin 2004, u regjistrua në City College of New York. Zgjodhi degën për studimet në fushën e Shërbimeve Njerëzore dhe me dege te dyte për aftësi të kufizuara intelektuale dhe

zhvillimore.Duke e patur për zemër ketë punë, më pas u diplomua” me Master nga “Alfred University” si këshiltare udhëzuese . Për aritjet në shkollë, ajo i është mirënjohëse stafeve pedagogjike të cilët e kanë mbështetur fuqishëm.Prej 16 vjetësh punon në shkollën Manhattan Comprehensive Night and Day High School , në fillim në pozicione të ndryshme, ndërsa sot është këshilltare udhëzuese. “Kjo punë më jep kënaqësi, thotë Jonela. Tani i kuptoj më mirë nevojat e nxënësve dhe i ndihmoj ata të përballojnë situatat e ndryshme me të cilat ndeshen si dhe përshtatjen e tyre pas mbarimit të shkollës së mesme. Zemrat e tyre pasqyrojnë dashuri dhe dëshirë për të ecur drejt suksesit.”, thotë Jonela. Me përvojën e saj ajo ka frymëzuar mjaft nxënës që të bëhen të sukseshëm. Me nismën e saj ka krijuar në shkollë edhe “Klubin e Vajzave dhe Djemve” me qëllim që ata(o) të jenë në gjendje të ndajnë cilësi të veçanta, mendime, ndjenja dhe ide. Prej 15 vjetësh ajo organizon ceremoninë e diplomimit të nxënësve. Veç punës së saj, Jonela  është edhe anëtare e Federatës së Bashkuar të Mësuesve (UFT), si dhe disa forumeve të tjera. Për punën plot pasion e përkushtim, është vlerësuar me disa çmime. Kështu Federata e Bashkuar e Mësuesve, divizioni i shkollave të mesme, e ka vlerësuar më tre çmime si “Lart dhe përtej”, çmimi i ”Avancimit të karierës” dhe “Çmimi kampion i komunitetit”. Qendra për Arsimin e Integruar të Mësuesve” (CITE) e ka vlerësuar me çmimin “Për këshillim shkëlqyeshëm profesional”. Kolegji i qytetit të New Yorkut e ka vlerësuar me “Çmimin e kërkimit” si dhe çertifikatë nga Departamenti i Psikologjisë të Kolegjit, etj.Disa nga fotot e këtyre vlerësimeve, flasin më mirë për kontributin e Jonelës.

SI U NOMINUA PËR ÇMIMIN” INSPIRATION GLOBAL WOMAN? 

Ky proces nuk ishte i rastësishëm.Veç aritjeve në punën e saj, ajo është anëtare e Federatës së Bashkuar të Mësuesve, perkrahese e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi”si dhe disa organizatave të tjera. Ka ndihmuar dhe inkurajuar gratë e prekura nga kanceri i gjirit, ka ndihmuar fëmijët në vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Ekuador, Nepal dhe Porto Rico si dhe kontribute të tjera. Në dhjetor të vitit 2020, është bërë anëtare e “Global Woman Club” dhe ka marë pjesë në disa evente të saj. Më 16 shkurt 2021, ky Club me qendër në Angli, idërgon një ftesë ku i thotë se ishte nominuar për çmimin” Inspirational Global Woman of year 2021(Gruaja Frymëzuese Globale e vitit 2021”.Ky qe një lajm shumë i gëzueshëm, pasi ajoishte zgjedhur midis shumë grave të shquara me profesione të ndryshme, nga shumë vende të botës. Ky lajm gëzoi jo vetëm Jonelën, por edhe prindërit e vëllanë e saj, të cilët e kishin nxitur për të nxjerrë në dritë kontributin dhe vlerësimet e saj, që deri atëherë, nga modestia e saj, ikishte mbajtur në “sirtar”. Siç thotë Chris Grosser “mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë”. Dhe Jonela i krijoi këto mundësi. 

LE TA MBËSHTESIM TË GJITHË JONELËN!

Pa e ditur se do vinte kjo ditë, me aritjet e veta, Jonela e ka bërë punën e saj. Porta për marjen ekëtij çmimi, sapo ka filluar të hapet, Por, që të hapet plotësisht, ajo duhet ndihmuar.Dhe ndihmakonkrete është duke votuar për të. Votimet kanë filluar dhe mbarojnë më 2 mars, ndërsa çmimetpublikohen më 8 Mars, në ditën Ndërkombëtare të Grave. Votimet bëhen në linkun përkatës kupërfshihen 8 nominime dhe votohet një person për çdo kategori. Kategoria e Joneles është përInspiration Global Woman. Më hollësisht këtë proces e shpjegon linku që po bashkëngjisim. Ataqë dinë anglisht,e kuptojnë mirë. Për ata që nuk dinë , le të ndihmohen nga më të rinjtë ose tërejat.Urime Jonela dhe më 8 Mars, presim të na japësh lajmin e gëzuar!

https://voting.globalwomanlounge.com/home.php

Hapat për të votuar janë si më poshtë: votoni 1 person për çdo kategori dhe në fund shtypni Submit që vota të jetë e plotë.

 1. Për të votuar klikoni në linkun , ju hapet faqja e Global Women Club dhe duhet te klikoni :  LOG IN AND VOTE NOW

2. Klikoni : SIGN IN with Facebook ose SIGN IN with GOOGLE. 

Filed Under: Featured Tagged With: Global Woman 2021, Inspirational, Jonela Hasani

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 36
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT