
-Le ta mbështesim të gjithë vajzën shqiptare që na nderon-, duke votuar për të-

Nga Fuat Memelli-Boston/

Këto ditë u njoha me një fakt të bukur dhe nuk mund të heshtja. Vajza shqiptare, Jonela Hasani, që prej 20 vjetësh jeton në New York, është zgjedhur nga “ Global Woman Club”, kandidate për çmimin “Inspirtation Global Women”(Gruaja Globale Frymëzuese”) si kandidate për një nga çmimet e vitit 2021. Votimet për këtë çmim vazhdojnë deri më 2 mars. U ula të shkruaj për ta bërë të njohur këtë vajzë që nderon jo vetëm veten e familjen e saj, por edhe shqiptarët kudo që janë. Rruga e saj në këto 20 vjet që jeton në Amerikë, është një rrugë sakrifike dhe suksesi.
“NËSE ËNDËRRON MUND TA ARRISH”

Kjo thënie e bukur e Zig Ziglar, i shkon shumë për shtat Jonelës.Le të ndalemi shkurt në disa“stacione” të jetës së saj, për të kuptuar si ariti ajo deri ky nominim. Kur ishte 19 vjet dhe kishtembaruar shkollën e mesme “Ismail Qemali ” në Tiranë, në vitin 2001 erdhi në Amerikë. Dukemos patur asnjë ndihmë për të mbuluar shpenzimet e saj, pasi prindërit atëherë ishin në Shqipëri, punonte 7 ditë në javë , duke bërë dy punë. Por, kështu nuk mund të vazhdohej. Duheshinkërkuar rrugë të reja. Për t’u njohur shkolla e mesme, vazhdoi edhe këtu një shkollë të tillë, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 2003. Gazeta e njohur amerikane Neë York Times, në korrik të vitit 2003, i kushtoi një faqe të veçantë nxënësve të shkëlqyer, midis tyre edhe Jonelës. Shkrimi mban titullin”Në shkollën për rastet më të vështira, këmbënguljen, natën dhe ditën”. Në intervistën e saj për gazetën, ndër të tjera Jonela thotë:” Duhet të sakrifikosh dhe tani është koha të mendosh për shkollën. Asgjë nuk ndodh pa punë të palodhur”. “Shkrimi nëkëtë gazetë prestigjioze, më dha krahë e më nxiti për të vazhduar ëndrrën time amerikane” thotëJonela. Por, vetëm me diplomën e shkollës së mesme, e kuptoi se nuk mund të çante më tej.. Në vitin 2004, u regjistrua në City College of New York. Zgjodhi degën për studimet në fushën e Shërbimeve Njerëzore dhe me dege te dyte për aftësi të kufizuara intelektuale dhe

zhvillimore.Duke e patur për zemër ketë punë, më pas u diplomua” me Master nga “Alfred University” si këshiltare udhëzuese . Për aritjet në shkollë, ajo i është mirënjohëse stafeve pedagogjike të cilët e kanë mbështetur fuqishëm.Prej 16 vjetësh punon në shkollën Manhattan Comprehensive Night and Day High School , në fillim në pozicione të ndryshme, ndërsa sot është këshilltare udhëzuese. “Kjo punë më jep kënaqësi, thotë Jonela. Tani i kuptoj më mirë nevojat e nxënësve dhe i ndihmoj ata të përballojnë situatat e ndryshme me të cilat ndeshen si dhe përshtatjen e tyre pas mbarimit të shkollës së mesme. Zemrat e tyre pasqyrojnë dashuri dhe dëshirë për të ecur drejt suksesit.”, thotë Jonela. Me përvojën e saj ajo ka frymëzuar mjaft nxënës që të bëhen të sukseshëm. Me nismën e saj ka krijuar në shkollë edhe “Klubin e Vajzave dhe Djemve” me qëllim që ata(o) të jenë në gjendje të ndajnë cilësi të veçanta, mendime, ndjenja dhe ide. Prej 15 vjetësh ajo organizon ceremoninë e diplomimit të nxënësve. Veç punës së saj, Jonela është edhe anëtare e Federatës së Bashkuar të Mësuesve (UFT), si dhe disa forumeve të tjera. Për punën plot pasion e përkushtim, është vlerësuar me disa çmime. Kështu Federata e Bashkuar e Mësuesve, divizioni i shkollave të mesme, e ka vlerësuar më tre çmime si “Lart dhe përtej”, çmimi i ”Avancimit të karierës” dhe “Çmimi kampion i komunitetit”. Qendra për Arsimin e Integruar të Mësuesve” (CITE) e ka vlerësuar me çmimin “Për këshillim shkëlqyeshëm profesional”. Kolegji i qytetit të New Yorkut e ka vlerësuar me “Çmimin e kërkimit” si dhe çertifikatë nga Departamenti i Psikologjisë të Kolegjit, etj.Disa nga fotot e këtyre vlerësimeve, flasin më mirë për kontributin e Jonelës.

SI U NOMINUA PËR ÇMIMIN” INSPIRATION GLOBAL WOMAN?

Ky proces nuk ishte i rastësishëm.Veç aritjeve në punën e saj, ajo është anëtare e Federatës së Bashkuar të Mësuesve, perkrahese e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi”si dhe disa organizatave të tjera. Ka ndihmuar dhe inkurajuar gratë e prekura nga kanceri i gjirit, ka ndihmuar fëmijët në vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Ekuador, Nepal dhe Porto Rico si dhe kontribute të tjera. Në dhjetor të vitit 2020, është bërë anëtare e “Global Woman Club” dhe ka marë pjesë në disa evente të saj. Më 16 shkurt 2021, ky Club me qendër në Angli, idërgon një ftesë ku i thotë se ishte nominuar për çmimin” Inspirational Global Woman of year 2021(Gruaja Frymëzuese Globale e vitit 2021”.Ky qe një lajm shumë i gëzueshëm, pasi ajoishte zgjedhur midis shumë grave të shquara me profesione të ndryshme, nga shumë vende të botës. Ky lajm gëzoi jo vetëm Jonelën, por edhe prindërit e vëllanë e saj, të cilët e kishin nxitur për të nxjerrë në dritë kontributin dhe vlerësimet e saj, që deri atëherë, nga modestia e saj, ikishte mbajtur në “sirtar”. Siç thotë Chris Grosser “mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë”. Dhe Jonela i krijoi këto mundësi.
LE TA MBËSHTESIM TË GJITHË JONELËN!
Pa e ditur se do vinte kjo ditë, me aritjet e veta, Jonela e ka bërë punën e saj. Porta për marjen ekëtij çmimi, sapo ka filluar të hapet, Por, që të hapet plotësisht, ajo duhet ndihmuar.Dhe ndihmakonkrete është duke votuar për të. Votimet kanë filluar dhe mbarojnë më 2 mars, ndërsa çmimetpublikohen më 8 Mars, në ditën Ndërkombëtare të Grave. Votimet bëhen në linkun përkatës kupërfshihen 8 nominime dhe votohet një person për çdo kategori. Kategoria e Joneles është përInspiration Global Woman. Më hollësisht këtë proces e shpjegon linku që po bashkëngjisim. Ataqë dinë anglisht,e kuptojnë mirë. Për ata që nuk dinë , le të ndihmohen nga më të rinjtë ose tërejat.Urime Jonela dhe më 8 Mars, presim të na japësh lajmin e gëzuar!
https://voting.globalwomanlounge.com/home.php
Hapat për të votuar janë si më poshtë: votoni 1 person për çdo kategori dhe në fund shtypni Submit që vota të jetë e plotë.
1. Për të votuar klikoni në linkun , ju hapet faqja e Global Women Club dhe duhet te klikoni : LOG IN AND VOTE NOW
2. Klikoni : SIGN IN with Facebook ose SIGN IN with GOOGLE.