• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2021

Hoxhaj: PDK-ja u tregua e bashkuar në kohë të vështirë, VV t’i përmbush premtimet para qytetarëve

February 14, 2021 by dgreca

Prishtinë, 14 shkurt 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes konferencës për media, ka falenderuar të gjithë qytetarët që dolën sot në votime, duke thënë se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, kanë dëshmuar se janë një demokraci e re.

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor, u bë shembull edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë.

Tutje, ai ka thënë se populli i Kosovës ka folur dhe vullneti i tyre duket respektuar.

”Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dua t’ju falënderoj të gjithëve që sot keni dalë për të votuar. Edhe një herë, Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, përmes një procesi zgjedhor shembullor, kanë dëshmuar se jemi një demokraci e re, por pa dyshim e konsoliduar dhe e fortë. Procesi i sotëm zgjedhor, u tregua shembull edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë.Populli i Kosovës ka folur, dhe vullneti i tyre duhet respektuar. Rezultati i sotëm, që vë Lëvizjen Vetëvendosje të parën dhe PDK-në të dytën, për ne është mesazh i qartë.”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, në konferencë, ai e inkurajoi Lëvizjen Vetëvendosjen që të punojë dhe të angazhohet për t’i përmbushur premtimet e tyre para qytetarëve.  

”Natyrisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje. Vlerat dhe orientimet tona politike janë larg njëra-tjetrës dhe ne nuk do të bëjmë kompromis me integritetin e këtyre vlerave që i kemi zhvilluar tradicionalisht, bashkë me qytetarët e Kosovës. Përkundër kësaj, Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që të jemi faktor stabiliteti nga pozicioni i partisë udhëheqëse të opozitës.”, ka thënë kryetari Hoxhaj.

Kandidati për kryeministër, ka thënë gjithashtu se Partia Demokratike e Kosovës do të bëjë maksimumin që të sigurojë funksonimin normal të Parlamentit.

”Partia Demokratike e Kosovës do të bëjë përpjekje maksimale që të sigurojë funksionim normal të parlamentit, në mënyrë që të mundësohet prodhimi i rezultateve konkrete që rrisin mirëqenien e qytetarëve në planin afatgjatë.”, ka shtuat tutje Hoxhaj.

Ai, ka falenderuar të gjithë votuesit e Partisë Demokratike, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit.

”Kjo fushatë ka qenë e vështirë, marrë parasysh rrethanat e rënda nëpër të cilat ka kaluar PDK-ja.”, thotë Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se është krenar me unitetin dhe përkushtimin e pashembullt që kanë treguar përkrahësit e PDK-së, që janë angazhuar për fitoren e partisë dhe rimëkëmbjen e Kosovës.

”Jam krenar me unitetin dhe përkushtimin e pashembullt që keni treguar secili prej jush, që jeni angazhuar për fitoren e PDK-së dhe Rimëkëmbjen e Kosovës, përmes shtyllave të programit tonë. Për gjithë pasionin dhe punën e dëshmuar nuk kam gjë tjetër përveç mirënjohjen më të thellë.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj tha se PDK në këto zgjedhje ishte e fortë, e bashkuar, e rimëkëmbur.

”PDK në këto zgjedhje ishte e fortë, e bashkuar, e rimëkëmbur. PDK është bërë, edhe një herë, faktor stabiliteti për shtetin e Kosovës. PDK shumë shpejt do ta rimëkëmbë Kosovën. Këtë jua premtoj.”, është shprehur në fund kryetari Hoxhaj.

Fjala e plotë e krytarit Enver Hoxhaj:

Të dashur qytetarë,

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dua t’ju falënderoj të gjithëve që sot keni dalë për të votuar. Edhe një herë, Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, përmes një procesi zgjedhor shembullor, kanë dëshmuar se jemi një demokraci e re, por pa dyshim e konsoliduar dhe e fortë.

Procesi i sotëm zgjedhor, u tregua shembull edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë.

Populli i Kosovës ka folur, dhe vullneti i tyre duhet respektuar. Rezultati i sotëm, që vë Lëvizjen Vetëvendosje të parën dhe PDK-në të dytën, për ne është mesazh i qartë.

E uroj Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin dhe i inkurajoj që të punojnë me përgjegjësi për realizimin e premtimeve të tyre para qytetarëve.

Natyrisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje. Vlerat dhe orientimet tona politike janë larg njëra-tjetrës dhe ne nuk do të bëjmë kompromis me integritetin e këtyre vlerave që i kemi zhvilluar tradicionalisht, bashkë me qytetarët e Kosovës. Përkundër kësaj, Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që të jemi faktor stabiliteti nga pozicioni i partisë udhëheqëse të opozitës.

Partia Demokratike e Kosovës do të bëjë përpjekje maksimale që të sigurojë funksionim normal të parlamentit, në mënyrë që të mundësohet prodhimi i rezultateve konkrete që rrisin mirëqenien e qytetarëve në planin afatgjatë.

Dua që nga zemra t’i falënderoj të gjithë votuesit e Partisë Demokratike, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë. Kjo fushatë ka qenë e vështirë, marrë parasysh rrethanat e rënda nëpër të cilat ka kaluar PDK-ja.

Jam krenar me unitetin dhe përkushtimin e pashembullt që keni treguar secili prej jush, që jeni angazhuar për fitoren e PDK-së dhe Rimëkëmbjen e Kosovës, përmes shtyllave të programit tonë. Për gjithë pasionin dhe punën e dëshmuar nuk kam gjë tjetër përveç mirënjohjen më të thellë.

PDK në këto zgjedhje ishte e fortë, e bashkuar, e rimëkëmbur. PDK është bërë, edhe një herë, faktor stabiliteti për shtetin e Kosovës. PDK shumë shpejt do ta rimëkëmbë Kosovën. Këtë jua premtoj.

Faleminderit!

Filed Under: Kronike Tagged With: E Bashkaur, Enver Hoxhaj, PDK

Zgjedhjet në Kosovë, Exit Poll-et nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje

February 14, 2021 by dgreca

PRISHTINË, 14 Shkurt 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Në Kosovë mbrëmjen e sotme kanë përfunduar votimet e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 14 Shkurtit 2021, me pjesëmarrje rreth 47% sipas të dhënave jopërfundimtare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka paralajmëruar orën e mbajtjes së konferencës për shtyp për shpalljen e rezultateve preliminare.

Exit Poll-et nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje, në vendin e dytë Partinë Demokratike të Kosovës  e të tretin Lidhjen Demokratike të Kosovës…

Rezultatet zyrtare në përditësim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

https://rezultatet2021.org/sq/parl/r

Filed Under: Featured Tagged With: fituese, vetevendosja, zgjedhjet ne Kosove

Avdullah Hoti: Marr përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK-së

February 14, 2021 by dgreca

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherë kryeministër në detyrë Avdullah Hoti, tha se Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor.

Sipas tij, kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur në procese zgjedhore, që siç thotë Hoti, është përmbushje e standardeve evropiane. 

Ai thotë se pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit. 

Qeveria në detyrë, shtoi Hoti, do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 

“Rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kemi pritur. Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutojmë gjerësisht me organet e LDK-së për këtë. Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti. 

Rezultatet preliminare: Prin Lëvizja Vetëvendosje

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një postim në Facebook, ka shkruar se në ditët në vijim, do të bëjnë një analizë të thellë të zgjedhjeve. 

“Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si kryeministër, por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar Mustafa.

Nga rezultate e deritanishme preliminare që po publikohen në ueb-faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje po prin me vota.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit ishte 47 për qind.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur mbi 1.7 milion qytetarë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Avdullah Hoti, Merr pergjegjesine, Rezultati I LDK

Vetevendosje Projected to Win Kosova’s Election

February 14, 2021 by dgreca

by Rafaela Prifti/

Despite freezing temperatures and the Covid pandemic, Kosova’s parliamentary election saw citizens go to the polls on Sunday. A series of exit polls predicted Vetevendosje (Self Determination) party to take first place, PDK is projected to finish second and LDK to come in third. NISMA looks set to miss out with polls predicting less than 3 percent of the vote going to the party. Three exit polls released as voting closed in Sunday’s parliamentary election put Vetevendosje in first place with between 42 and 53 percent of the vote. 

Leader of the party Albin Kurti has campaigned on bringing social and legal justice and key issues of reciprocity with Serbia. In terms of foreign policy, he has pledged to dismiss “aspects of the agreements signed by the Hoti government in Washington DC under the auspices of the Trump administration. Vetevendosja’s position is to not commit to all agreements given that Serbia has been violating the terms constantly, as the Serbian officials continually oppose the recognition for Kosovo, despite pledging to halt its de-recognition campaign. “We cannot be overly polite to Serbia, whose aim is to deny the existence of Kosovo statehood,” said Mr. Kurti to the reporters. 

The election was held early pursuant to the Constitutional Court ruling that the last government was formed through an illegitimate vote in parliament. 

An estimate of 1.8 million people were eligible to vote in the election, with an additional 100,000 diaspora Kosovars eligible to vote by mail. Overseas mail ballots are not included in the polls, and the verification process is not expected to start until Monday evening. 

The parliamentary election will determine 120 lawmakers from among more than 1,000 candidates from 28 political groupings. Kosovo’s Serbian minority has 10 seats, and 10 more representatives come from other national minorities.

There have been some reports of irregularities at polling places. The adverse weather conditions made access to the polls difficult for some citizens.

Partial results are expected late Sunday evening.

Filed Under: Politike Tagged With: Albin Kurti, Rafaela Prifti, vetevendosja

Pranvera po vjen nga Prishtina

February 14, 2021 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Dielli/

/Ajo që po ndodh në Kosovë, është një ogur i mirë edhe për Shqipërinë. Kjo për rotacionin aq të domosdoshëm. Fryma e vjetër politike qe aq e dhunshme sa fati i Kosovës u njëjtësua me të ndenjurat personale në karrike. Në lidhje me këtë për t’u treguar me gisht është sot partia e një ikone kombëtare, LDK-ja por pa Ibrahim Rugovën. Dhe mos u çudisni nëse Isa Mustafa nuk e jep dorëheqjen. Nëse në Kosovë Albin Kurtin e rrëzuan me makinacione koalicionesh. Në Shqipëri e sulmojnë me preteksin se është një neomarksist. Megjithatë ai iu nështrua sfidave politike dhe ndofta është i vetmi që mënjanoi makthin shqiptar të bisedimeve me Beogradin. Solli reciprocitetin. Nuk e di përse tema e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë akoma gangrenë mentale. Kosovës i duhet të forcoj ekonominë dhe aq. Madje shqiptarët në përgjithësi këtej dhe andej, këtë duhet të bëjnë. Sa më shumë rrugë kombëtare, tregtare, shkëmbime produktesh. Sa më shumë dogana prej kunjash shkrepsesh që të marrin flakë nga sirenat e lokomotivave. Na njeh Serbia, mirë. Nuk na njeh, akoma më mirë. Jemi në tokën tonë, truallin tonë. Sa më shumë njehësim programesh arsimore. Ta dini, nuk kemi nevojë për kërkënd. Në këtë aspekt qytetari i Kosovës i jep të drejtë Albin Kurtit dhe reciprocitetit. Nuk jetoj për sytë e tu, por për qejfin tim. Praktika e bisedemeve të tejzgjatura nuk ka bërë asgjë tjetër veç na ka futur në ujrat e Serbisë. Stop bisedimeve dhe të shikojmë njëri-tjetrin. Boll u hodhën rrugëve prodhimet bujqësore të Myzeqesë dhe anasjelltas. Përpara se të bëjmë minishengen me të tjerët, le ta bëjmë mes vedit. Dhe ja ndryshimi erdhi. Askush nuk është i përjetshëm në pushtet. Madje duhen neveritur ata që kërkojnë pushtet pa fund. Më vjen keq që 25 prilli i Tiranës, është akoma larg, duhej të ishte nesër. Dhentë Zoti shqiptarët e dheut amë mësojnë nga vëllezërit në Dardani. Të dish se çfarë vitaliteti ka vendi yt, nuk ke për tu qaravitur kurrë dyerve të Beogradit, Stambollit a Dubait. E ne e kemi. Por janë një kategori e tërë shushunjash që të vrasin po t’u kërkosh të hapin rrugën. Ndaj ndryshimi në Prishtinë të kujton ato lulet e bajameve që çelin herët, mundin acarin e çelin. Dhëntë Zoti e çelin edhe bajamet në kodrat e Shqipërisë amë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kosova-=Zgjedhjet, vjen nag Prishtina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 36
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT