• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2021

Trump Appointee at Agency for Global Media Paid Millions To Investigate His Own Staff

March 11, 2021 by dgreca

U.S. Agency for Global Media CEO Michael Pack dismissed the heads of all its broadcasters when he took office in June.

Former U.S. Agency for Global Media CEO that oversees Voice of America, Michael Pack, contracted with a private law firm to investigate his own staff, a task usually done by government specialists. Mr. Pack, an appointee of former President Donald Trump was irate because he could not simply fire top executives who had warned him that some of his plans might be illegal. In August, Mr. Pack suspended those top executives. He immediately ordered up an investigation to determine what wrongdoing the executives might have committed.

Instead of turning to inspectors general or civil servants to investigate, Mr. Pack personally signed a no-bid contract to hire a high-profile law firm with strong Republican ties. The bill — paid by taxpayers — exceeded $1 million in just the first few months of the contract.

Government Accountability Project, a nonprofit that represents federal whistleblowers accusing Pack and some of his inner circle of breaking U.S. laws and regulations, shared an analysis of documents related to the contract between Mr. Pack and the law firm.

“The engagement constitutes gross mismanagement, gross waste of taxpayer dollars and abuse of authority,” David Seide of the Government Accountability Project, wrote in a letter to congressional committees with oversight of the USAGM. “The investigations produced nothing that could justify the kind of discipline Mr. Pack sought to impose on current USAGM employees he did not like — he wanted them fired (they have since been reinstated). Investigations of former employees also yielded nothing.”

Defined by scandal at Voice of America, CEO has resigned at Biden’s request. The new acting CEO Kelu Chao, a former senior Voice of America official, was appointed by President Biden on the day of his inauguration. She has brought back many of the executives that Pack suspended and investigated. 

USAGM is the parent agency of Voice of America, Radio Free Asia, Radio Free Europe/Radio Liberty and other networks that cover news for people living in nations overseas. They reach an estimated combined audience of more than 360 million people each week, providing news for countries where a free press is either not financially viable or under assault from repressive regimes. 

NPR Edited version

Filed Under: Analiza Tagged With: Michael Pack, Rafaela Prifti

Paketa 1.9 trilion dollarëshe miratohet ne Kongres

March 10, 2021 by dgreca

Paketa në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh, e propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, për t’iu ndihmuar qytetarëve në përballimin e pasojave të pandemisë, kaloi pengesën finale në Kongres.

Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga demokratët, e miratoi planin masiv të ndihmës me 220 vota për dhe 211 kundër. Asnjë republikan nuk votoi në favor të tij.

Pasi ka kaluar tashmë edhe Senatin, paketa e ndihmës shkon në tryezën e presidentit Biden për t’u nënshkruar në ligj.

Biden e ka reklamuar atë si mënyrën më të mirë për rikthimin e fuqisë së ekonomisë amerikane.

Biden ka thënë më herët se paketa ka mbështetje të gjerë publike dhe se “tani është koha për ta shpenzuar”.

Paketa e ndihmës përfshin 415 miliardë dollarë për të forcuar përgjigjen ndaj virusit dhe shpërndarjen e vaksinave, rreth 1 trilion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet dhe afërsisht 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe komunitetet që janë goditur veçanërisht nga pandemia.

Shumë republikanë kanë kundërshtuar përdorimin e parave të huazuara për të paguar stimulin.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 29 milionë njerëz në SHBA dhe ka vrarë mbi 528,000.(RFL)

Filed Under: Kronike Tagged With: Kongresi miraton, Paketa 1.9 trilion

Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York

March 10, 2021 by dgreca

Përshëndetën personalitete të shquara si Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, Nora Malaj ish Zv/Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe Dr. Ermioni Cekani ish drejtore e Arsimit në Kamëz dhe presidente e Shtëpisë Botuese “Polis” Tiranë/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Bordi i Shkollës iu shprehu mirënjohjen të gjitha mësueseve, stafit dhe bashkëpunëtorëve që kanë dhënë kontribut duke filluar që në hapjen e saj, 13 vjet më parë

Imagjinata ime në poezi, në çdo shkrim apo dhe heshturazi nuk kishte shkuar kurrë që urimin për 7 Marsin ta bëja nëpërmjet ekranit, nuk kishte shkuar deri tek pandemia, izolimi, por ja që kjo ngjarje ëshë e vërtetë…  Kjo mbyllje “hermetike” ndodhi vjet pikërisht kur ne të gjithë së bashku festuam me madhështi 7 Marsin dhe si me një dorë fantazme pas 7 Marsit u mbyllën dyertë e shkollave deri më sot.  Ne shpresojmë se do të jemi përsëri së bashku.  Mësuesi si prind i dytë për nxënësit përballon çdo suferinë dhe si shqiponjat e maleve shqiptare e ruajtët me dashuri dhe ngrohtësi folezën e florinjtë që s’do të ndryshket kurrë.  Ne jemi në këtë kështjellë për ta mbrojtur që muret e saj të mos rrëzohen, jemi si ushtarët e Skënderbeut, sepse së bashku flasim Gjuhën më hyjnore në botë: SHQIP!

Çfarë mrekullie kur i pashë të gjitha mësueset në ekran, më 7 Mars 2021 që nga viti i parë i saj 2008, pra, para 13 vjetëve më parë.

Udha jonë ka qenë me sakrifica, mundime, lodhje, sfida, por dhe plot dritë, sepse kur shkon tek nxënësit në klasë dhe ju  mëson shqip është detyra më e shenjtë që mund të bësh dhe kënaqësia më e madhe për një mësues. Kjo detyrë është kryer me nderin dhe betimin e një mësuesi.

Për këto arsye Shkolla Shqipe “Alba Life” ka qenë e nderuar të hapë siparin e 100-të Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Diasporë në vitin 2012 -të deklaruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë z.Dritan Mishto.  Po kaq e nderuar ka qenë të hapë siparin e 10-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Diasporë në vitin 2018-të deklaruar nga Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York Ambasadore Tetuta Sahatqija.

TV dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” është vlerësuar me proklamatë nga Bashkia e Nju Jorkut me nënshkrimin nga Këshilltar i saj z.Mark Gjonaj.  Jemi tejet krenar qe ndodhemi në librin historik të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut në Albany me rezolutë të Senatit nr 4487, 17 Prill 2018 dhënë me rastin e 10-të vjetorit, rezolutë e dorëzuar nga Senatori veteran Amerkan Marty Golden.  Por në këtë dite ne nuk bëjmë historikun e shkollës, se ajo është shkruar me mësimin dhe aktivitetet e shumta kombëtare vetëm në SHQIP!

Në kohën e pandemisë Shkolla Shqipe “Alba Life” në New York është e para që filloi mësimin shqip në Diasporë në platformen Google Meet në Online duke u bërë frymëzuese në këtë mision.

Ishte emocionuese të shikoje gjithë mesueset ndër vite, ftesë qe e mirëpritën me plot respekt secila prej tyre, dhe kjo mirëpritje na jep krah e flatra për më tej ne misionin tonë.

Mirënjohjen në emer të Bordit po e filloj me mësuesit e këtij viti akademik 2020-2021 si: Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Sela Thaqi, Gela Bulku, Dr.Manjola Duli, Vjollca Skënderi, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Veselaj, Sonilda Koci Kadria si dhe koordinatorët Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, New York dhe Eligerta Cuka, Chicago me drejtore të programit të procesit mësimor dr.Valbona Zylo Watkins. Mirënjohje për mësueset ndër vite duke filluar me mësuesen e parë Blerina Bejleri, Betulla Bollati, Mira Racanelli, Shkëndije Zylaj, Ornela Melo, Valbona Kostrista, Denisa Sinani, Brunilda Puli, Mada Canaj, Afërdita Kacubaj, Lavdije Misku, Xhemile Kajushi, Raimonda Hysolli, Marjana Bulku, Luljeta Xhediku, Liza Pllumbi, Anila Syka, Mane Hasani, Majlinda Tafaj, Blerta Borici, Bruna Osmanaj, Altiona Stefanllari, Entela Elezi, Armela Shehaj, Mimoza Daci. Mirënjohje për artistët si: Petrika Melo, Lindita Mezini Lole, Dëshira Ahmeti Kërliu, Pajazit Murtishi, Valbona Peraj.  Mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët në kamera si: Amir Suka, Todd Watkins, Odise Salillari, Andrea Lole, Elton Xhaferri, Eduard Dilo, Valon Gërbeshi dhe Bujar Sadikaj

Në emër të Bordit përshëndeti z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe Alba Life, New York

Ndërmjet të tjerash ai tha:

Sot nderojmë gjithë Martirët që dhanë jetën për Gjuhën Shqipe! Sot kujtojmë, kur 134 vite më parë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe në qytetin e Korçës. Në nderim të kësaj shkolle 7 Marsi është quajtur: “Dita Kombëtare e Mësuesit”.  Ju e keni nderuar me punë konkrete dhe mësim shumë profesional.  E kam shumë kënaqësi dhe krenari të shikoj të gjitha mësueset së bashku që nga themelimi i Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila e ka filluar punën me shkollën në Staten Island.  Ndonëse është e pamundur që secila mësuese të qëndrojë për vite e vite me radhë në shkollë, për shkak të punëve që mund t’ju dalin, ju përsëri zemrën dhe shpirtin e keni pasur pranë kësaj shkolle duke na inkurajuar dhe frymëzuar vazhdimisht.  Ndaj ju keni gjithë mirënjohjen time dhe të familjes si themelues të Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Shkolla Shqipe “Alba Life” eshtë histori suksesi dhe kjo fal përkushtimit dhe profesionalizmit tuaj për t’ju mësuar nxënësve Gjuhën Shqipe.  Kjo shkollë njeh vetëm rritje të numrit të nxënësve dhe operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut.  Në kohën e pandemisë ishte e para shkollë në Diasporë që filloi mësimin me programin në Platformën “Google Meet” në Online.  U hapën 13 klasa dhe jo vetëm nga Nju Jorku, por nga shtetet e Amerikës, Kanadasë dhe Europës.

Metodat shkencore pedagogjike, përdorimi i Abetares së unifikuar nga shteti shqiptar dhe Kosova, profesionalizmi i mësuesëve kanë bërë që të ketë interesim dhe të sensibilizojë opinionin mbarë shqiptar në Diasporë për moshumbjen e Gjuhës Shqipe nga fëmijët që lindin dhe rriten në Diasporë.

Sot kam nderin dhe kënaqësinë të përshëndes dhe t’ju shpreh mirënjohjen Këshilltarit të Bashkisësë Nju Jorkut Z.Mark Gjonaj, i cili ka suportuar dhe frymëzuar punën tonë që nga fillimi i hapjes së Shkollave Shqipe, të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen Znj.Nora Malaj, ish Zv/Ministre e Arsimit dhe e Sporteve të Republilkës së Shqipërisë dhe Dr.Ermioni Cekani ish Drejtore e Arsimit të Bashkisë së Kamëzës, te cilat para disa vitesh kryesuan grupin prej 7 vetash nga Tirana dhe kaptuan një oqean për të na përshëndetur dhe për të shprehur mirënjohjen.  Ato sot nuk kaptuan oqeanin, por na përshëndesin ballas nga ekrani dhe unë në emrin tuaj i falënderoj dhe ju urojmë punë të mbarë në Shqipëri.  Une falënderoj të gjitha mësueset e Shkollës sonë, koordinatorët të cilat Kozeta i përmendi një për një.

Une kam kënaqësinë të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time të vecantë mësuese Blerina Bejlerit e cila është mësuesja e parë në këtë program, dhe u largua në Kanada për shkak të dokumenteve, por ajo vazhdon të jetojë me punën dhe përkushtimin tonë.  Dua të vecoj mësuese Adelina Lacaj e cila ka qenë pranë nesh që në vitin e parë të hapjes së shkollës shqipe dhe pas një ndërprerje për shkak të angazhimeve të saj u rikthye dhe po vazhdon të kontribuojë përsëri në këtë shkollë.

Ju falënderoj per bashkepunimin tuaj në këtë mision kombëtar prej 13 vjetesh!  Ju uroj suksese të mëtejshme në të ardhmen!

Ju uroj suksese po ashtu të gjithë nxënësve të shkolles sonë “Alba Life” dhe falënderoj prindërit e tyre për bashkëpunimin tejet patriotik në këtë mision të përbashkët.

Programi artistik dhe të ftuarit

Në ekran u shfaq një vidio me foto nga aktiviteti i shkollës shqipe ndër vite.

Në këtë takim virtual përshëndeti z. mark gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Diasporës.  Z.Mark Gjonaj falënderoi pamasë themeluesit, mësueset, prindërit nxënësit për këtë punë kombëtare në mësimin e Gjuhës Shqipe.  Vazhdoni të punoni si deri tani dhe ju do të keni gjithmonë mbështetjen time!

Artistja e mirënjohur Lindita Mezini Lole përshëndeti me intepretimin: “valsi i lumturisë”

Nora malaj ish Zv/Ministre e Arsimit iu uroi gjithë mësuesëve 7 Marsin dhe shprehu me fjalë miradie respektin dhe dashurinë për punën e mësuesit si edukatore të brezave.  Ajo kujtoi kur erdhi pranë shkollës sonë vite më parë në krye të ekipit të 7 mësuesëve nga Tirana dhe i puthi në ballë gjithë nxënësit që mësonin shqip. Dashuria e saj për shkollën shqipe “Alba Life” u shpreh duke afruar dhe kontributin e saj duke thënë se: “Tani që ju jeni në programin në Online” unë mund te afroj ndihmën time për të dhënë mësim.

Artistja e mirënjohur, ish udhëheqësja artistike me nje kontribut të vyer Dëshira Ahmeti Kërliu interpretoi: “Globi rrotullohet”.

Dr.Ermioni Cekani ish Drejtore e Arsimit në Kamëz dhe presidente e Shtëpisë Botuese “Polis” përshëndeti plot respekt dhe kulturë gjithë mësuesit, themeluesit dhe iu uroi atyre vazhdimësi ndër breza për këtë mision fisnik.  Ajo tha se e njoh mirë punën tuaj nga afër, pasi erdha nga Tirana bashkë me ekipin dhe ju pamë nga afer për mësimdhënien.  Ajo shprehu kënaqësinë për lidhjen me Chicagon dhe dua t’ju them nipërve të mi që të vinë dhe të regjistrohen pranë shkollës suaj.  Dr.Cekani u shpreh duke afruar dhe kontributin e saj duke thënë se: “Tani që ju jeni në platformen në Google Meet unë mund të afroj ndihmën time për të dhënë mësim.

Nxënësi i talentuar: Arelt  Xhaferri në Shkollën Shqipe në Bronx interpretoi poezinë:

“Me Ëvetarin e Veqilharxhit”.

Mësuesja e parë e shkollës: Blerina Bejleri e cila e ndërpreu mësimin ngase lëvizën për ne Kanada për shkak të dokumenteve përshëndeti me plot krenari dhe dashuri.  Ajo kujtoi momentet e para, punën, përkushtimin me pasion, profesionalizmin që ushtrohej në këto shkolla, ku për herë të parë filloi në Staten Island, duke vazhduar me Brooklinin e me radhë.  Edhe pse jetoj në Kanada, mendjen, shpirtin dhe zemrën e kam pranë kësaj shkolle tha ajo.  Ja vazhdoi këtu pranë kam Dean dhe do të intepretojë një poezi nga libri: Kujtimet si fletëz libri” me vargjet si: Më vini shpesh me krahë magjie/ të butëzën fjalë sillni pranë/ c’mi flladisni sot mendimet/ si krahë pulëbardhash mbi oqean…

Artisti i shquar PAJAZIT MURTISHI interpretoi finalja e epopesë së Adem Jasharit, me tekst nga Lebit Murtishi, pasi në këtë ditë të 7 Marsit ai ra heroikisht duke luftuar me kuçedrën serbe.

Pajazit Murtishi ishte veshur si Adem Jashari dhe me intepretimin brilant ai e solli Heroin pranë nesh, Heroin që do të ngelet frymëzues ndër breza përjetësisht.

Një ndër mësueset e para Adelina Laçaj përshëndeti me plot emocion edhe me ndonjë pikëz loti nën qerpik, ajo përshkroi me dashuri duke sjellë kujtimet e saj për këtë ditë të shenjtë kombëtare.  Pasioni, përkushtimi, profesionalizmi, puna pa limit, bëri që Shkolla Shqipe “Alba Life” të jetë më e suksesshmja.  Unë kujtoj telefonatën e parë kur themeluesit më ftuan për fëmijët që t’i coja në shkollë për të mësuar shqip, ftesën e Qemalit për të dhënë mësim si një mësuese me përvoje që nga Tirana, të cilat i mirëprita me shumë dashuri.  Në vend të huaj mësuesit i mungon kjo pjesë më e bukur e jetës së tij, ndaj kur dëgjon per një shkollë shqipe mendoj se shkon me vrap të kontribuojë.  Dhe këtë na e sollën tek dera familja Zylo të cilët i falënderoj përjetësisht.  Unë do të punoj pa u ndalur dhe do të vazhdojë me devotshmëri në këtë mision fisnik përfundoi mësuese Adelina.

Nxënësja e mrekullueshme e Shkollës Shqipe në Chicago Eliana Cuka interpretoi poezinë Mësueses sime.

Fatjona  Gjocaj nxënëse e mençur dhe e ëmbël në Shkollën Shqipe në Bronx interpretoi poezinë  “Festën e mësueses”

Nxënësja e talentuar në shkollën Shqipe në Brooklyn Jori Lamce interpretoi këngën  “Dua Mëngjeset e Majit”.

Disa artistë dhe mësues ndanë emocionet dhe gëzimet rreth punës së tyre në shkollë si: Lindita Mezini Lole, Dëshira Ahmeti Kërliu, Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj Eligerta Cuka, Majlinda Tafaj, Dr.Manjola Duli Liza Pllumbi, Sonilda Koci, Dr.Valbona Zylo Watkins, etj.

Dy nxënëse të talentuara të Shkollës Shqipe si Dea Kërliu dhe Dea Watkins interpretuan këngën e njohur “Faleminderit Mësuesja ime!

Programi u mbyll me Hymnin e Shkollës Shqipe: Gjuha Jonë interpretuar nga dy nxënëse veterane të Shkollës Shqipe “Alba Life” Dea Bejleri Kanada dhe Kristina Melo Uster.

Dita e 7 Marsit 2021 në kohën e pandemisë botërore ishte konceptuar nga Bordi për t’ju shprehur mirënjohjen e pakufishme të gjithë mësuesëve, stafit, bashkëpunëtorëve që kanë dhënë kontributin e tyre në mësimin e Gjuhës shqipe nxënësve të lindur dhe rritur në Diasporë.

Ishte një e diel me plot surpriza dhe emocione qe s’do të harrohet kurrë nga mësuesit, lule mimozat e Kombit tim.

Shkolla Shqipe “Alba Life” do të vazhdojë pa u ndalur misionin e saj kombëtar me përkushtim profesional dhe pasion së bashku me mësueset për t’ju mësuar fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe.

Gëzuar 7 Marsin kolegë të nderuar të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit! Urime për të gjithë mësuesët shqiptare në Shqiperi, Kosovë dhe çdo cep të globit!

7 Mars, 2021, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Lule mimoza, shkolla Alba Life

Si i vrau diktatura gratë intelektuale që nga Musine e Kokalari e Marie Tuçi

March 10, 2021 by dgreca

Shkruan: Eneida Jaçaj/

Sistemi totalitar në Shqipëri ka zbatuar diktaturën më të egër komuniste gjakatare ndaj qënies njerëzore, gjatë periudhës 45 vjeçare, krahasuar me sistemet e shteteve të Europës Lindore asokohe.

Ky sistem u ngrit mbi kultin e individit, propagandës proletare, mashtrimit, shpifjes, artit të spiunllëkut, ndrydhjes së trurit, shkatërrimit dhe degradimit të qënies njerëzore. Udhëheqësi diktator nuk njihte parime, barazi ligjore, të drejta e liri themelore bazë, por e konsideronte qenies njerëzore si një shtazë që duhet t’i pish gjakun e ta hedhësh atje tej në harresë të plotë! 

Ky udhëheqës, një korb i zi që i përngjante vdekjes, e cila hidhte valle mbi kryet e njerëzve, e njëhsonte veten me të mbinatyrshmen universale, i gjithëpushtetshëm, duke njohur vetëm parimin e shtypjes, nënshtrimit, persekutimit e vrasjes, si e vetmja mënyrë për të mbajtur masën nën tutel. 

Krimet ndaj individëve, që nuk pranonin idealet komuniste të vijës së kuqe, por dilnin ballëhapur për të thënë me zë të lartë se kjo nuk është Shqipëria që donin të ndërtonin intelektualët e mendimtarët e parë, i konsideronte të ligjshme në emër të idealeve të partisë, ndërsa censurën ndaj lirisë së shtypit, shtypjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, bllokimin e alternativave të reja, as që i përfillte. 

Propagandonte kultin e madhështisë duke e quajtur veten Zot, pasi mbylli çdo kult fetar; zëri i fjalës së lirë nuk kishte forcë të dëgjohej, por qëndronte i strukur në një qoshe, në përpëlitje për të thënë diçka, me shpresën se dikush do e dëgjonte. I vetmi stacion televiziv, për ata që e dispononin pajisjen, paraqeste ngjarje lufte nga vende të botës së tretë, për t’u hedhur hi syve popullit se në Shqipëri jetohej më mirë. Gënjeshtër, për t’u mpirë trurin shqiptarëve, ashtu siç dinë ta bëjnë dritëshkurtërit!

I interesonte një popull analfabet, për ta pasur më të lehtë nënshtrimin e tyre, për të zbatuar me rigorozitet mekanizmat e një sociopati, me qëllim ruajtjen e pushtetit të tij të mbinatyrshëm me fanatizëm. Intelektualët që patën kurajën të ngrenë zërin, disa me penë e disa me veprime ua shkatërroi jetën me fis e farefis, i internoi e pushkatoi saqë as kockat nuk iu gjenden. Akoma edhe sot e duan, pasi propaganda ishte aq e egër, saqë ka lënë gjurmë të pashlyer në mpiksjen e trurit!

Persekutimet dhe vrasjet e grave intelektuale

Ky sistem vrasës nuk kurseu nga persekutimi, vrasja edhe qenien më të butë, të brishtë, që i jep jetës jetë. Persekutoi me dhjetëra gra e vajza intelektuale, ua denigroi figurën dhe i degdisi në burgje e kampe përqëndrimi, në “Gestapot famëkeqe të Shqipërisë”. 

Grave e vajzave të reja intelektuale, që dashuronin dijen dhe luftonin për demokracinë, ua shkatërroi jetën, ua mohoi të drejtën e mëmësisë, duke përdorur mekanizmat më çnjerëzore dhe torturave. Ua mohoi të drejtën për të mbajtur në duar krijesën më të bukur e të brishtë që i jep kuptim jetës së një gruaje. Ato nuk u bënë kurrë nuse, fustanin e bardhë të nusërisë nuk e veshën kurrë, në vend të tij shpirti u veshi torturat çnjerëzore që i morën me vete si kujtime në botën tjetër.

Femra është si flladi i mëngjesit pranveror ngjyraplotë, qenie e paqes, mirësisë, nga ku jeta merr jetë. Një udhëheqës i tillë është një burracak sociopat e psikopat, që kishte ngritur perandorinë e tij të rrethuar me njerëz të nënshtruar, sylesh, që u bënte lavazh truri. Në sajë të tyre mbretëroi aq gjatë. Një ndër to ishte Musine Kokalari, një ndër të parat gra shkrimtare, politikane, veprimtare e kulturës dhe dijes, e cila sakrifikoi jetën duke dalë me guxim të plotë kundër sistemit gjakatar. Kjo martire e demokracisë u vetësakrifikua që populli i saj të shihte diellin e mëngjesit, shpirtrat të preknin lirinë dhe të shijonin gjërat më të bukura që të ofronte jeta. Kjo grua mbajti ndezur flakë diellin e shpirtit dhe kurrë nuk u dorëzua deri ditën që dha shpirt. “Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”, i është drejtuar ajo shërbëtorëve të rregjimit në gjyqin komunist, me atë shikim stoik, por që buronte nga thellësia e një shpirti të butë të një gruaje. Ajo e la në dorëshkrim aktin kriminal dhe barbar që kishte kryer sistemi. “Komunistët më varrosën për së gjalli… nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s’jam fajtore…”. 

Një tjetër martire e lirisë ishte Marie Tuçi, mësuesja 22-vjeçare, që hoqi torturat më të tmerrshme që ka parë njerëzimi. Marie Tuçi është e vetmja grua që renditet në mesin e 40-të martirëve të parë të kishës katolike shqiptare. Atë e mbyllën në një thes së bashku me një mace të tërbuar dhe e goditën atë me mjete të forta. Kur e nxorën nga thesi, Maria ishte transformuar sa nuk njihej. Rregjimi komunist persekutoi edhe fëmijë që në djep, pasi prindërit u kishin dalë kundër sistemit diktatorial. Ky ishte fati i Drita Çomos, e cila në nëntor të vitit 1960, në moshën dy-vjeçare, internohet për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishovës. Babai i saj, Maqo Çomo, u dënua dhe ridënua nga regjimi komunist. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës Drita e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës, më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi e internojnë në Cërrik, ku edhe mbaroi shkollën e mesme, por për arsye të sëmundjes së pashërueshme dhe biografisë u pengua në mbrojtjen e maturës. Nga këto tortura asaj iu shpif kanceri, dhe, më 19.02.1981, në moshë fare të re, vdes në spitalin onkologjik të Tiranës. Janë dhjetëra gra të tjera, që diktatura ua mbylli gojën dhe jetën, gra me virtyte e vlera për shoqërinë, të cilat nuk u bënë kurrë nuse, por ato nusërojnë aq bukur në mendjen e atyre që i deshën dhe mbeten të pavdekshme me veprën e tyre, në historinë e kombit shqiptar!

Filed Under: Analiza Tagged With: diktatura, Eneida Jacaj, grate e shquara, vrasjet

Para 22 viteve Rugova takim me Dole, paralajmëronte lirinë – NATO-n në Kosovë

March 10, 2021 by dgreca

-Ishte 5 Marsi 1999, paralajmërim lirie për Kosovën. Me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e  Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova takim në Shkup, në kohën e konferencës ndërkombëtare për Kosovën/

– Konferencës së Rambujesë. Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…/

 -Vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën të hynin në Kosovë…

-Në Zyrën e Senatorit Robert Dole  – i emeruari nga Presidenti  Ibrahim Rugova Përfaqësuesi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Elmi Berisha…/

-Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht  2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/

 KALENDAR-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË,  5 Mars 2021/ Para 22 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidentit i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishina për në Shkup për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.

Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Ishte si sot 5 Mars, ditë e Premte…Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit  të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri  30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2021-tën feston 22 vjetorin e lirisë e 13 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s…

 Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE  – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHBA ELMI BERISHA

Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës  Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në arkivin tim nga ajo kohë kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja ruaj edhe këtë shkrim nga Nju Jorku të medias Amerikane të transmetuar nga Qendra për Informim e Kosovës:

29 Prill 2004: GAZETA “POUGHKEEPSIE JOURNAL” PËR VIZITËN E PRESIDENTIT RUGOVA NË NJU JORK

Nju Jork, 29 prill 2004 – Kur Elmi Berisha erdhi nga Kosova na Uapingers Falls, para 15 vjetësh, ai e filloi një luftë të gjatë për prosperitetin dhe pavarësinë e vendit të tij. Kjo luftë për paqe e bëri mbrëmjen e së martës të veçantë për Berishën, pasi që zyrtarët lokalë u përshëndetën miqësisht me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në Hajd Park.


“Ndihem shkëlqyeshëm”, tha Berisha, ‘sepse presidenti im… vendosi që të vijë në Shtetet e Bashkuara për t’i treguar qeverisë amerikane se sa mirënjohës janë ata për atë që Amerika ka bërë për ta pesë vjet më parë”.


Vizita e Rugovës në Qendrën e Vizitorëve dhe të Konferencës “Henry A.Wallace” dhe në vendin historik “ranklin D. Roosevelt” është hera e parë që një udhëheqës i huaj ka qenë në qendër, që nga hapja e saj në nëntor. Ajo poashtu shënon miqësinë e vazhdueshme nëpërmjet Uapingers Fallsit dhe Kosovës – vitin e kaluar fshati Datçes Kaunti u binjakëzua me Klinën.


Ndërkohë që Rugova e mori një stemë nga zyrtarët e fshatit Uapingers Falls, në shenjë nderimi për punën që ai e bëri për pavarësinë e vendit të tij, Rugova dhuroi një gur të vogël të çmueshëm nga mineralet e vendit të tij. Berisha tani shërben si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara.


Rugova është në mes të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Të hënën, Rugova është takuar edhe me ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, në luginën Suskuehana, për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në Kosovë.


Udhëtimi në AWallace Centar@ ishte inspiruar nga admirimi i Rugovës për Frenklin Rusveltin dhe kjo ngjarje mblodhi një numër të zyrtarëve lokalë, të cilët patën një darkë me kryetarin. Kuvendari shtetëror Xhoel Miller, ishte i pranishëm, sikurse edhe prefekti i Bikonit, Klara Lu Gould dhe mbikëqyrësi i qytetit të Hajd Parkut, Jensi MekArthur.


“Ne jemi në shtëpinë e presidentit të njohur amerikan”, tha Rugova, përmes zëdhënësit dhe përkthyesit të tij, Muhamet Hamiti. Më herët, ai iu referua marrëdhënies ndërmjet Amerikës dhe Kosovës si një “miqësi e përhershme dhe e qëndrueshme”.


Miller tha se ishte nder që është përfshirë në mbrëmje dhe e shprehu admirimin për punën e Rugovës për pavarësinë e Kosovës.


“Është unike të kesh një udhëheqës ndërkombëtar në shtëpinë tënde, prandaj kjo është tejet ngazëllyese”, tha Miller, i cili poashtu e lavdëroi Rugovën për mbështetjen e Shteteve të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.
Komuniteti i fuqishëm shqiptar në Bikon e nxiti pjesëmarrjen e Gouldit.


“Kjo është për të treguar respekt për ta”, tha ajo për vizitën e saj në “Wallace Center”.

PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht  2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar  Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa  në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj. Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…

Filed Under: Featured Tagged With: 22 Vjet, Behlul Jashari, Bill Clinton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT