• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

Pse shuhen protestat në Shqipëri dhe dështon çdo alternativë e re me vlera?

October 8, 2021 by s p

Ndoj Mhilli

Ditën e djeshme u bë një protestë para Kryeministrisë, ku një pjesë e protestuesve u mblodhën me vullnetin e tyre të lirë, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ushqimeve të shportës dhe naftës. Mirëpo aty në një moment të caktuar mora mikrofonin dhe i fola publikut dhe shqiptarëve që na ndiqnin nëpërmjet mediave, ndër të tjera thash se këta që shihni çdo ditë nëpër tv, të cilët po përpiqeshin të rrëmbenin, më saktë të vrisnin frymën e protestës, që dalin nëpër tv janë thjeshtë vegla të sistemit. Pra ata bashkë me mediat i quaj prostitutat politike, në kuptimin që janë shërbëtorë të kësaj klase politike 30 vjeçare me rrënjë të moçme 109 vjeçare. Nuk do lë këtu pa përmendur të keqen më të madhe të shoqërisë shqiptare: opinionistët që dalin orë e çast nëpër studiot televizive, të cilët janë “prostitutat intelektuale” që çojnë ujë në rrënjët e kalbura të kësaj kaste politike, madje ata janë më të këqij dhe më të mjerë edhe nga pikëpamja intelektuale, sepse janë pseudo intelektual të shitur e të blerë  për interesa personale, se sa vetë kasta politike që kemi krijuar këto vite.

Që në fillim të protestës ndjeva dhe kuptova nga artikulimet e disa prototipave, kukullave kuçka që prodhon mjerisht çdo ditë shoqëria jonë. Prandaj meqenëse e kuptova se po përpiqeshin të përdornin protestën për interesa e pazare personale, u rreka tua bëj me dije shqiptarëve se këta kuçka patiçkash  janë duke u përpjekur të na hedhin “hi syve” në shërbim të së keqes që për shekuj me radhë e ka zënë për gryke Shqipërinë dhe shqiptarët. Pra në thelb ata synojnë të eliminojnë opozitën dhe opozitarizmin si nocione (nuk e kam fjalën këtu për opozitën si parti politike), të demoralizojnë shqiptarin e ndershëm, që pret me padurim vendosjen e drejtësisë, rendit, rregullit dhe ligjit, ndëshkueshmërinë në këtë vend, gjegjësisht zbatimin e ligjit dhe barazinë para tij, pavarësisht hierarkisë së individit që përballet me të. 

Kësisoj ata vrasin besimin tek protestat me frymë dhe parime, me kauzë të drejtë:  “shpëtimin” e shoqërisë nga problematikat që e shqetësojnë, duke vënë kontrollin mbi to edhe me ndihmën e mediave dhe fondeve që përfitojnë disa të ashtuquajtura shoqëri civile, të cilat nuk janë asgjë tjetër përpos shoqëria e satanajt. 

Nga ana tjetër ato vrasin besimin tek njëri-tjetri, duke krijuar kësisoj një amulli të pashoqe mosbesimi mes qytetarëve shqiptarë, duke vrarë në këtë mënyrë shansin, ëndrrën dhe besimin se nga kjo shoqëri mund të lindë kurdoherë një lëvizje e re, që nuk ka qëllim mashtrimin, hajdutërinë, pangopësinë, makutërinë dhe rrënimin, por lirinë, rendin, ligjin, drejtësinë dhe shanset e barabarta për të gjithë. Ndërkaq ata me këtë vrasje të heshtur të aftësive reagues të shoqërisë shqiptare e me duart të ngjyera  përplot gjak nga jeta e secilit shqiptarë të ndershëm, vrasin mundësinë e krijimit të një brezi a klase të re politike nga djem e vajza me virtyte, vlera e parime, si dhe çojnë drejt vrasjes së shpresës se një ditë ky vend mund të bëhet, e si rrjedhojë drejt shpopullimit të frikshëm të tij.

Shqiptarët tashmë nuk po largohen nga vendi vetëm për arsye ekonomike por mbi të gjitha për arsye të forta social-kulturore, për shkak se anarkia dhe degradimi i shoqërisë sonë si tërësi dhe në të gjitha përbërësit e saj është në nivele të tmerrshme, aq sa Shqipëria me energjinë negative që prodhon çdo ditë, i ngjanë më shumë rrathëve të ferrit të Dantes – vet ferrit se sa natyrës ku mund të jetojmë të lirë, të qetë e në paqe me veten dhe të tjerët. 

Mirëpo për gjithë këtë degradim a është faji vetëm i klasës politike? Qenia njerëzore e ka në natyrën e saj ta adresojë fajin tek të tjerët! Mirëpo mendoj se është koha që të përpiqemi të rregullojmë edhe të metat tona duk e parë edhe veset tona si shoqëri, sepse në fund të fundit klasa politike nga vatrat shqiptare ka dalë, nuk na i solli njeri nga Avganistani.

Ne si shoqëri fatkeqësisht nuk ngrihemi në mëngjese e të mendojmë se si mund të bëjmë mirë, se si mund të përmirësojmë veten dhe të tjerët rreth nesh, por mjerisht zgjohemi me mendimin se si mund t’u prishim punë të tjerëve, e se si mund t’i bëjmë keq këtij e atij. Me pak fjalë të krijohet që në mëngjes, në shtëpi, në rrugë, në zyrë, në punë, në shoqëri, në kisha e xhamia, shkurt kudo,  ravijëzimi i ferrit dantesk, mbase edhe i vetë shoqërisë së ferrit, ku ushqehet një energji e tmerrshme negative. Një shoqëri të tillë është e vështirë ta shpëtoj as Zoti po të vinte e të na qeverisë nga Kryeministria, e jo më politikanët tanë të pa zot e të pa shpirt si satanaj. Në rrethana të tilla kush nga ne do donte të krijonte familje në një vend të tillë? Askush. Unë, edhe ata që ikën, nuk dua që fëmija im nesër të kalojë kalvarin e Golgotës Shqiptare. 

Sidoqoftë le të rikthehemi edhe një herë tek thelbi, problemin e rritjes së çmimeve ka muaj që e ngre nëpër ambiente të ndryshme, mirëpo në mënyrë publike jam shprehur në dt. 2.09.2021, ku i bëj thirrje Kryeministrit të ndërhy në rritjen e çmimeve nëpërmjet mekanizmave shtetërorë. Ndërkohë teza nëpërmjet Elona Casllit, të cilën e kam mike në facebook u rrok nga opozita zyrtare për disa ditë dhe pse shpejt u la në harresë, pavarësisht se edhe ata nga ana e tyre dolën me disa propozime. Kësisoj, siç u pa shoqëria e zezë civile e rroku si tezë dhe caktoj ditën e djeshme një protestë, sigurisht me qëllim për përfitime vetjake e personale e jo shoqërore e publike. 

Mjerisht e njëjta skemë është përdorur edhe më parë në protestat e studentëve të vitit 2018-2019, kur veglat e sistemit shkuan të festonin gjoja Krishtlindjet edhe pse shumica dërrmuese e protestuesve ishin jo të krishterë me pretekstin se protestat do të rifillonin me 7 Janar të vitit 2019, mirëpo siç u pa gjeli i detit i zuri shumicën prej nesh për shkak se gjatë kësaj kohe u bënë pazare dhe shumë kush mbushi xhepat me parat e përgjakura me shpirtin e shqiptarëve të lodhur nga e keqja që i ka mbërthyer për shkëmbin e sistemit, tamam si Promoteun. Pra protesta, idealet parimet ëndrrat për një të ardhme më të mirë – protesta dhe kauza thuhet nga “gojët e liga” u shit për miliona euro. Kësisoj protesta dhe mundësia për një nisje të re të shoqërisë sonë u shua, megjithëse kurrë  më parë s’kishte qenë aq e fortë (përpos viteve 1990 ëndrra, shpresa për një nisje të re – Shqipëri më të mirë. Katovica edhe këtë herë sikurse në vitet 90 –të ja doli të kapte dhe shuante protestën dhe ta shfrytëzonte për interesat e disave, në dëm të të gjithë shoqërisë.

Shihet qartë se këta dhe thuajse të gjithë gazetarët, opinionistët, mediat, pedagogët, mësuesit, mjekët, policët etj., janë vegla të ndyra të sistemit. Megjithatë unë nuk besoj se Rama do të frikësohet nga disa hale të blera e të shitura në pazarin provincial të Shqipërisë dhe Ballkanit. Megjithatë, me të drejtë  Platoni te Rpublika, shkruan “ duke parë secili atë që ka pranë dhe duke dashur ta imitojë, nuk kalon shumë dhe i gjithë populli bëhet si ata”. Fatkeqësisht dhe me shumë keqardhje kjo është saktësisht situata në të cilën gjendet shoqëria shqiptare, të dashur bashkatdhetarët e mi.

Në këtë vazhdë mendimi, s’do mend se protesta as në Afganistanin e pushtuar nga talebanët nuk ndalet deri në momentin që qeveria plotëson kërkesat e parashtruara, përveçse kur shtypet me dhunë. Mirëpo në këtë rast shoqëria e zezë civile thirrin apo dalin në protesta për të fituar vlera si figura publike, e mbi të gjitha të mashtrojnë e hedhin pluhur syve popullit e sidomos të përfitojnë ndonjë kockë a sanduixh që ua hedh qeveria, klasa politike, në shërbim të kastës së tyre. Mbi të gjitha dalin për të vrarë shpresën se shoqëria jonë ka aftësitë të prodhojë të drejtën dhe të mirën, duke synuar ta vënë atë në gjumin e përjetshëm të mbrujtur me pafuqi, nihilizëm dhe zhgënjimin.

Pra nëpërmjet mbrujtjes së frymës së frikës, dështimit dhe përçarjes këta gropa skeptike të shoqërisë së satanajt, ja dalin  të mbajnë peng një shoqëri. Taktik e lashtë sa njerëzimi, deviza përçaj e sundo. Megjithatë o shqiptarë ka ardhur koha të hapim sytë, mendjen dhe zemrën ndaj të resë së virtytshme dhe mundësive për të provuar të mirën, sepse kemi humb edhe gjënë më të shtrenjtë dinjitetin njerëzor, pra s’kemi më asgjë për të humbur, thjesht kemi çdo gjë për të fituar. Mirë po bëni kujdes nga e reja që ofrohet nëpër mediat tona, sepse e reja që na ofrohet nga këta kloun të sistemit është më e zezë se vet sistemi. 

Kësisoj, ju me të drejtë do thoni: po si ta dallojmë këtë të renë që ka virtyte? Mjafton të kuptoni se kjo e re që shërbehet nga mediat shqiptare, prostitutat e sistemit, dihet se kujt i përket, sepse këta nuk lejojnë nëpërmjet manipulimit të opinionint publik që të krijohet diçka që është me të vërtetë e re me parime dhe vlera, jashtë rrethit të tyre dhe interesave të tyre. Pra kushdo që del nëpër TV që ka prodhuar ky sistem, klasë politike, poshtë e lart, që pëllet si gomari nëpër studio të ndryshme televizive ta dini se janë vegla çorientuese dhe mjegulluese të sistemit për të mbajtur me çdo kusht status quonë. Po ashtu bëni kujdes nga riciklimi politik që po përpiqet ti shërbehet shoqërisë shqiptare, gjoja duke sjellë figura të reja nëpër parti të ndryshme, të jeni të bindur se brenda këtyre partive është e pamundur të futen djem e vajza të ri me vlera e virtyte pa qenë vegla të tyre. Pra është futur në lojë prirja për të ricikluar klasën politike më figura të reja që janë thjesht vegla të mjera të atyre që janë në skenë politike aq të moçëm sa ç’është edhe shteti jonë i gjorë. 

Tezës së riciklimit dhe status quosë i shërben edhe loja me rritjen e rrogave, mirëpo që ta dini o shqiptarë që ju ka zënë halli, rrogat do rriten pasi të rriten mirë çmimet, pra së pari fillon rritja e çmimeve pastaj vjen rritja e rrogave, pra thjesht demagogji, sepse në xhepat tuaj nuk do të ngelet asnjë lek më shumë. 

Nga ana tjetër në mënyrë logjike së pari duhet të rriten, siç ja kemi propozuar qeverisë në protestën e studentëve asistenca sociale, pastaj po qe se ekonomia jonë ka mundësi ta përballojë le të rriten rrogat. Ata që kanë më shumë nevojë duhet të jen të parët për nga vëmendja jonë si shoqëri dhe e shëtit si përgjegjësi.

Rritjen e rrogave dhe të asistencës sociale si dhe kufizimin e mandateve të politikanëve e kam propozuar për herë të parë në mënyrë publike në protestat e studentëve. Mjerisht këto teza klasa politikë u mundua t’i rrokte jo për të prodhuar të mirën publike e drejtësinë shoqërore e ligjore, por t’u kamufluar si kameleoni në sytë e publikut. 

Le ta dijë çdo shqiptarë dhe çdo funksionar i huaj, sidomos Republikan në USA dhe Konservator, ku do në botë se Shqipëria nuk bëhet po nuk u rrëzua sistemi katovicianë,i dalë nga marrëveshja e Katovicës në Poloni. Shqipëria e ka jetike lindjen e një sistemi të ri republikanokonservator, i cili ndërtohet larg dhe jashtë klasës politike ekzistuese, nën udhëheqjen dhe monitorimin e IRI dhe Konservatorve. Reformat në drejtësi dhe krijimi i SPAK etj., po nuk pati vullnet të fortë politik janë thuajse asgjë, thjesht drejtësia kalon nga një dorë tek një tjetër. Në rastin më të mirë produkti do të jetë minimal. Pra reforma në drejtësi duhet të shoqërohet nga reforma dhe krijimi i një partie të re politike apo i një klase të re politike që buron, financohet, udhëhiqet dhe monitorohet nga Republikanët dhe Konservatorët, në të kundërt të gjitha janë thuajse asgjë, pra broçkulla. Koha për të na ardhur në ndihmë si komb dhe si shtet dhe për të na ndihmuar është më shumë se kurrë tani. Ndërkaq të jeni të bindur ju zyrtarët amerikanë se tashmë është në lojë edhe emri i USA e jo vetëm fati i Shqipërisë, ju keni dy rrugë ose të pranoni turpin e dështimit ose të veproni shpejt në shërbim të së mirës dhe të drejtës njerëzore e Hyjnore.

Nga sa më sipër, mjerisht koha po na mëson se LIRIA nuk na qenkërka një e drejt natyrore e lindur me njeriun por një vlerë, dinjitet, krenari që e gëzon individi, dhe si rrjedhojë e shpërhap edhe në shoqëri. Shoqëria shqiptare dhe ajo njerëzore duhet e doemos të mësojë se drejtësia dhe liria janë gjithmonë në rrezik, prandaj ato duhet të mbrohen me çdo çmim, qoftë edhe me jetë. Liria vlen më shumë se jeta, sepse jeta pa liri është të jetosh si një i vdekur – kufomë e gjallë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ndoj Mhilli

KISHA E SHËN GJERGJIT MONUMENT DALLUES I KORÇËS

October 8, 2021 by s p

     Thanas L. Gjika

Kisha e Shën Gjergjit u krijua në qytetin e Korçës me ndihmën financiare të testamentit që kishte lënë biznesmeni korçar i Rumanisë, Anastas Avramidh Lakçe (1821-1890). Sulltan Hamiti e dha lejën e ndërtimit të kësaj kishe me disa vjet vonesë dhe pasi filluan punimet, ai i ndërpreu ato disa herë. Punimet për ndërtimin e saj u kryen prej ustallarëve vendës duke përdorur gurë të skalitur, të cilët në dy breza ishin të lidhur mirë me kllapa mashkull-femër, sepse në atë kohë ende tek ne nuk përdoreshin brezat e betonit. Gurët e saj në ngjyrë gri të çelur u nxorrën nga i njëjti madem prej të cilit ishin nxjerrë e krijuar edhe shumë gurë të skalitur e shtylla zbukurimi për ndërtime të mëparëshme, si dhe më vonë u përdorën për ndërtimin e Bankës së Shtetit Shqiptar në vitin 1928. Nuk dihet nëse projekti ishte krijuar prej ndonjë arkitekti vendës, apo ishte përmirësim në rrugë praktike i projekteve të kishave të vjetra shqiptare prej ndonjë kryeustai. Deri sot nuk dihen emrat e ustallarëve, as emri i kryeustait që drejtoi punimet dhe as emri i arkitektit projektues. Ndoshta emrat e tyre mund të kenë qenë shënuar në kodikun e kishës, i cili nuk dihet ku përfundoi pas vitit 1967, viti i mbylljes së kishave, xhamive, teqeve dhe institucioneve fetare.

Në pjesën e jashtme të ndërtesës, në të majtë të dhomës së shenjtë (ajodhimës) ustallarët ndërtuan varrin ku u vendos trupi i balsamosur i dhuruesit, të ndjerit A. A. Lakçe, që u soll nga Bukureshti. Arkëmorti ishte i mbuluar me xham të trashë që mund të lejonte shikimin e fytyrës dhe trupit të balsamosur pasi zbrisje disa shkallë.

Kupola e kishës që ndriçonte nga lart sallën kishte formën e rrumbullakët dhe dimensionet e kupolave të vjetra shqiptare të trashëguara nga koha e hershme e krijimit të kishave Bizantine. Lartësia e kupolës ishte afërsisht sa një e treta e lartësisë së godinës, kurse diametri i saj ishte sa një e katërta e gjerësisë së sallës së kishës. Kjo kupolë ashtu si kupola e Kishës së Shën Marisë e Labovës së Kryqit e ndërtuar në shek VI mbas Kr. kishte lartësi e gjerësi mesatare. Ajo nuk ishte e ulët dhe e gjerë si kupolat e kishave greke dhe as e lartër si kupolat e kishave rumune, serbe e ruse (kishat ruse i kanë kupolat edhe më të larta e më të ngushta se kupolat e kishave rumune e serbe, prandaj kanë nga dy ose tri kupola).

Punimet për ndërtimin e kishës së Shën Gjergjit vijuan gjatë viteve 1899-1905, sepse sundimtari turk, për të penguar e për të marrë ryshfete i dërgonte letra Sulltanit me ankesën: “Kaurët e qytetit nuk po krijojnë një kishë, po një kala për të na luftuar”. Pasi paguheshin pare të tjera tek Sulltani e tek sundimtari turk i Korçës punimet rifillonin, e më pas ndërpriteshin, e pas ryshfetesh të tjerë, rifillonin, derisa përfunduan më 1905. Inagurimi i saj u organizua në qershor të vitit 1905. Këtë datë ma ka thënë nëna ime (Meropi) së cilës ia kishin thënë nëna dhe gjyshja e saj, se kishte lindur ditën kur u inagurua (sinaps) Kisha e Shën Gjergjit, më e madhja kishë e Ballkanit që kishte mbetur ende nën sundimin e Perandorisë Turke.

Hulumtuesi i veprave të ikonografëve dardharë, Z. Arian Çika, më sqaroi se punën artistike për kompletimin e mureve të kishës së Shën Gjergjit me piktura murale dhe ikona të artit biznatin e pati drejtuar ikonograf i talentuar dardhar Vangjel Zengo. Nën drejtimin e tij punuan dhe vëllezërit e tij bashkë me ikonografin tjetër të talentuar, bashkëfshatarin, Pandi Gjino dhe me disa të tjerë.

Kisha e Shën Gjergjit ka histori jo vetëm përsa i përket ndërtimit, por edhe funksionimit dhe prishjes së saj…

Në këtë kishë u thye për herë të parë tradita e mbajtjes së meshës në gjuhën greke, traditë e imponuar gjatë shekujve prej Patrikanës së Stambollit. Në qershor të vitit 1909 në këtë kishë u mbajt mesha e parë në gjuhën shqipe, pa marrë lejë te dhespoti (peshkopi grek Jakovi), i cili pas kësaj ngjarjeje ripërsëriti urdhërin dhe mallkimet që të mos mbaheshin askund meshë në gjuhën shqipe. Atdhetarët Korçarë të drejtuar prej Mihal Gramenos, Pandeli Cales, etj krijuan shoqërinë “Lidhja Orthodhokse” dhe filluan më 10 /23 korrik 1909 botimin e gazetës me të njëjtin emër. Me anën e kësaj shoqërie dhe të gazetës së saj u bënë përpjekjet për njohjen e të drejtave fetare të besimtarëve shqiptarë ortodoksë. Në këtë gazetë Mihali shkroi e botoi kërkesën që Shoqëria “Lidhja Orthodhokse” ia drejtoi Patrikut të Stambollit, Joakim i III, për t’ua njohur besimtarëve të krishterë ortodoksë shqiptarë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në kishat e tyre. Kërkesa nuk u muarr parasysh. Ndërkohë dhespoti, peshkopi grek i Korçës, Jakovi, mundi ta pengonte mbajtjejen e meshëve dhe ceremonive fetare në kishat e qytetit deri në mars të vitit 1914, kur Korça kaloi nën administrimin e qeverisë së pavarur të shtetit Shqiptar.

Në qershor të vitit 1922 në këtë kishë At Fan Noli u dorëzua Peshkop. Në janar të vitit 1931, kur ra tërmeti dy kambanoret e saj u dëmtuan dhe u puqën me njëra tjetrën. Klerikët dhe populli kishin frikë të kryenin ceremonitë fetre se mund të ndodhte shembja e kambanoreve dhe krijimi i viktimave. Atëhere usta Loni Vasil Trebicka djalë 20 vjeçar, nipi i tim eti, doli vullnetar dhe realizoi çmontimin e dy kambanoreve nga lart poshtë pa vinç duke ndërtuar skela prej druri. Ai i mbylli dy pjesët e çatisë ku ishin ngritur kambanoret, kështu që dëmtimi nuk dukej më as nga jashtë as nga brenda. Në qershor 1931 rifilloi mbajtja e meshëve dhe e ceremonive fetare në këtë kishë, gjë që vijoi deri në vitin 1967, kur u “nëna parti” duke e maskuar veten prapa “Inisiativave të rinisë” shpërtheu hapur luftë kundër besimeve dhe institucioneve fetare.

Deri në vitin 1966, kur ende lejohej puna private, anës avllisë së kësaj kishe në anën e rrugës kryesore rrinin që në mëngjez ustallarë të ndryshëm, ata që nuk kishin dyqanet e tyre, si muratorë, bojaxhinj, marangozë, ndërtues pusesh uji, punëtorë për prerje pemësh, etj. Aty ishte tregu i krahut të punës. Aty shkonte dhe im atë para se të fillonte punë si murator për mirëmbajtjen e godinave dhe avllive të Ndërmarrjes Parku i Automjeteve. Qytetarët që kishin nevojë të ndreqnin çatitë, ose avllitë, ose dritaret a dyert e dëmtuara, ose të lyenin shtëpitë, ose të prisnin pemë të mëdha, a të hapnin puse, ose të punonin kopshtet e tyre, shkonin aty dhe pajtonin me mëditje (pagë ditore) ustain ose punëtorin që u nevojitej.

Për të realizuar urdhërin e “nënës parti” në vitet 1968-1969 Komiteti Ekzekutiv i Korçës prishi tre munomente fetare të qytetit: Kishën e lashtë të Shën Marisë e cila ishte krijuar që në shek. XIII, kishë e rallë me një dhomë të nëndheshme (qimitir), Kishën e Shën Gjergjit dhe Kishën e Mitropolisë. Të tilla ndërtesa i jepnin pamje unikale qytetit të Korçës, qytet që ishte krijuar që nga koha e pushtimit bullgar (shek X-XIII). Krijimi i qytetit të Korçës vërtetohet nga emri i vet, që buron nga fjala bullgare “goricë”, nga ekzistenca e kalasë që ishte ndërtuar me gurët e lumit aty pranë dhe nga kisha Shën Mari me qimitir e ndërtuar në shek XIII. Kishë me qimitir nuk krijoheshin në fshatra, por vetëm në qytete, sepse në dhomën e nëndheshme i ruanin eshtrat e të afërmëve të tyre vetëm pasanikët e qytetit.

Për demagogji regjimi komunist i justifikoi barbarizmat e veta antifetare me disa veprime mashtruese: Prishjen e kishës së lashtë shtatëshekullore e justifikoi me nevojën e shpërnguljes së vorrezave jashtë qytetit në pjesën lindore dhe me krijimin e Kombinatit të Trikotazhit e të një lulishteje te vendi i vorrezave dhe i kishës së Shën Marisë. Prishjen e Kishës madhështore të Shën Gjergjit e justifikoi me nevojën e krijimit të një biblioteke të re në qytet. Prishjen e kambanoreve dhe të kupolës së kishës së Mitropolisë e justifikoi me nevojën për ta përshtatur godinën e kishës, si godinë për Muzeun e Artit Mesjetar. Kurse prishjen e godinës gjashtëkatshe, më të lartën e qytetit, që kishte formë vapori, “godinë me arkitekturë borgjeze”, e justifikoi me nevojën e hapjes së sheshit të ndërtimit të godinës së Komitetit të Partisë së Rrethit. Prishja e këtyre monumenteve, simbole të qytetit, kur kishte vende të tjerë për ndërtimin e objekteve të rinj për zhvillimin industrial dhe kulturor, ishte tregues i mendjeshkurtësisë së sitemit diktatorial. Ai sistem totalitar luftoi të imponohej si sistemi shoqëror më i përsosur, që u dha formën e vet socialiste qyteteve shqiptare, pra edhe qyteteve si Shkodra e Korça që kishin marrë formën e tyre gjatë historisë shumë shekullore.

Arkitekti i talentuar Petraq Kolevica, i cili mori përsipër krijimin e projektit të bibliotekës së re të qytetit, pati kurajon, që sallën e madhe të leximit dhe sallën shkencore që i vendosi në katin e dytë, t’i krijonte me mure pa dritare. Ndriçimin e tyre ai e siguroi me dritare në tavan, për të krijuar idenë e ardhjes së dritës nga qielli, si vinte nga kupola e dikurshme e kishës që kishte qenë në atë vend.

Mirëpo Ing. Spiro Koleka, Zv.Kryeministër i RPSH, gjatë një vizite në Korçë, kur kaloi në bulevard dhe pa godinën me dritare në katin e parë, por pa dritare në katin e dytë, ulëriu dhe tha se kjo godinë ishte shprehje e “qafleshëve” në arkitekturë. Ishte koha kur Mehmet Shehu, Kryeministri i vendit, kishte dalë me gërshërë në dorë në bulevardin e Tiranës dhe u priste flokët e pantallonat djemve që mbanin flokët e gjatë e pandallona të ngushta bluxhins. Kështu dhe Zv.Kryeministri, për të qenë në unison me Kryeministrin dha urdhër që të hapeshin dritare të mëdha edhe në katin e dytë të godinës. Urdhëri i tij u zbatua dhe arkitektura e biblioketës së re u shëmtua, duke ia prishur të veçantën e saj.

Prishjet e këtyre tre monumenteve madhështorë të qytetit të Korçës, bashkë me prishjen e pallatit në formë vapori të familjes Çekani, përbëjnë disa nga masakrat më të mëdha të diktaturës komuniste në fushën e trashëgimisë së arkitekturës dhe të kulturës në plan kombëtar. Shëmbeshin monumentet e kohëve të lashta dhe monumentet e kohës së Rilindjes Kombëtare, të krijuar me ndihmat e mirëbërësve shqiptarë. Nuk merrej parasysh dëmi ekonomik e ai i trashëgimisë, mjaftonte që të krijohej ideja se “nëna parti” ishte arkitektja e vetme shpirtërore dhe materiale për krijimin e Shqipërisë së re dhe të njeriut të ri.

Mbas vitit 1992, Mitropolia e Shenjtë e qytetit të Korçës e drejtuar prej bariut të mirë, Peshkopit Joan, në bashkëpunim me besimtarët e qytetit ndërmori nismën e rindërtimit të Kishës së vogël të Shën Marisë bashkë me një dhomë të nëndheshme te lulishtja pranë vendit ku kishte qenë kisha e lashtë. Kurse tani, para një viti, po ky institucion fetar mori vendim për kthimin në identitet të kishës së Mitropilisë dhe kalimin e ikonave të Muzeut të Artit Mesjetar në një godinë tjetër. Për ta realizuar si duhet këtë nismë u hap fushata për mbledhjen e ndihmave financiare në rrugë vullnetare prej qytetarëve. E përshëndeta dhe unë këtë nismë duke dhënë ndihmesën time modeste.

Shpresoj se deri sot populli i Korçës e ka mbledhur shumën e nevojshme për rikthimin e Kishës së Mitropolisë në identitet.

Ndërkohë realizimi i nismës së mërgimtarëve dardharë në SHBA, të cilët nën kujdesin e Z. Franklin Zdruli, grumbulluan shumën e nevojshme për ndreqjen dhe rikonstruksionin e Kishës së Shën Gjergjit në fshatin Dardhë të Korçës, më jep kurajën të shpreh mendimin që ne, mbi dhjetëmijë kryefamiljarë korçarë të shpërngulur në SHBA, të bashkuar pa dallim fetar, nën kujdesin e Federatës Panshqiptare VATRA e në marrëveshje me Mirtopolinë e Shenjtë të Korçës, të hapim një fushatë për të mbledhur ndihmat e nevojshme për rikrijimin e kishës madhështore të Shën Gjergjit. Kjo dhuratë, që ia fali një mërgimtar i vetëm qytetit të lindjes, por që ia shkatërroi diktatura komuniste, nuk duhet t’i mungojë Korçës Plakë si i ka munguar prej më se 50 vjetësh.

Filed Under: Politike Tagged With: Thanas L Gjika

“The HeadHunter Group” sponsor gjeneral i gazetës Dielli dhe mbështetësja kryesore e Federatës Vatra

October 8, 2021 by s p

Sokol Paja

Kompania e zbulimit dhe rekrutimit të talenteve në Amerikë, Europë dhe Ballkan “The HeadHunter Group” nga sot do të jetë sponsor gjeneral i gazetës Dielli dhe mbështetësja kryesore e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Drejtori ekzekutiv z.Elton Ilirjani dhe Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit afatgjatë ku për çdo muaj Kompania “The HeadHunter Group” do të dhurojë si donacion 3 mijë dollarë në mbështetje të gazetës Dielli dhe Federatës Vatra. Drejtori z.Ilirjani bëri dje dhurimin e parë prej 3 mijë dollarësh për gazetën Dielli në kuadrin e fushatës së hapur ditët e fundit nga Vatra në mbështetje të gazetës më të vjetër në botën shqiptare Dielli dhe aktiviteteve të Federatës Vatra. Kompania “The HeadHunter Group” me drejtues z.Elton Ilirjani ushtron aktivitetin e saj në shtetet: Serbi, Shqiperi, Greqi, Qipro, Bullgari, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mal i Zi, Bosnie Hercegovinë dhe SHBA me fokus qëndror: zbulimi i talenteve, tregu i punës, lufta kundër diskriminimit seksual në vendet e punës, promovimi i ideve të reja, teknologjisë dhe inovacionit. Vatra dhe Dielli shprehin mirënjohje për dhurimin dhe kontributin e përmuajshëm si një ndihmë për dy institucione atdhedashurie shekullore Dielli dhe Vatra, kurdoherë në shërbim të çështjes e kombit shqiptar.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Elton Ilirjani

PSIKOLOGE ENXHI BEQIRI IU BASHKUA FEDERATËS VATRA

October 7, 2021 by s p

DIELLI

Psikologe Enxhi Beqiri iu bashkua Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ajo erdhi me shumë dëshirë dhe kureshtje për të parë nga afër historinë e Federatës Vatra, për tu njohur nga afër me personalitet e kombit shqiptar dhe kontributin e tyre historik në Vatër në dobi të çështjes kombëtare. Psikologe Enxhi Beqiri e vlerësoi jo vetëm rolin e Vatrës dhe të gazettes Dielli, por u impresionua nga Biblioteka Shkencore e Vatrës me titujt e pasur dhe mundësinë për çdo kërkues shkencor nga Amerika dhe Diaspora që ta shohë si një mundësi studimi dhe hulumtimi në fushat e historisë, albanologjisë, gjuhësisë, medias, shkencave politike dhe antropologjisë kulturore. Psikologe Enxhi Beqiri u shoqërua në Vatër nga vatrani Erlind Cela dhe u prit nga Editori i Diellit Sokol Paja i cili i shpjegoi imtësisht rolin dhe etapat në të cilat ka kaluar gazeta Dielli dhe Federata Vatra që nga krijimi e deri në ditët e sotme. Psikologe Enxhi Beqiri ka mbaruar studimet universitare në Universitetin e Tiranës në degën Psikologji, Master Shkencor në Psikologji Shkollore dhe ka punuar në New York në një program riaftësimi me fëmijët me autizëm. Vatra i shpreh mirënjohje të thellë çdo patrioti që vjen dhe angazhohet si një vlerë e shtuar në familjen tonë patriotike me qëllim që rruga dhe ideali i pastër kombëtar i etërve që e themeluan të vazhdojë në histori. Të rinjtë intelektualë, të rinjtë që e duan kombin dhe atdheun e tyre, të rinjtë e suksesshëm janë oksigjeni i Vatrës. Psikologe Enxhi Beqiri theksoi se do të kontribuojë në Diell me shkrime në fushën e psikologjisë dhe siguroi se do të ofrojë edhe shumë të rinj e të reja intelektualë dhe aktivistë me qëllim që Vatra të trashëgojë idealet dhe vlerat që na trashëguan etërit themelues.

Filed Under: Politike Tagged With: Enxhi Beqiri

Albanian company on the list of “Pandora Papers”, BIRN report

October 7, 2021 by s p

The new massive data leak of secretive businesses and financial dealings contains three terabytes of documents, nearly 12 million files from 14 service providers – bankers, lawyers, accountants, and registration agents. International Consortium of Investigative Journalists shared the files with more than 600 journalists around the world, including Balkan Investigative Reporting Network BIRN.Some 400 public officials including 35 current and former national leaders from nearly 100 countries appear in the leaks dubbed “Pandora Papers”. BIRN journalist, Gjergj Erebara, reveals that Bosnian engineering giant Energoinvest, which built the electricity interconnection line between Albaniaand Kosovo, paid more than 3.6 million euros to a small UAE-based consultancy headed by Vasil Kallupi, an Albanian businessman with political connections.

“The project, ten years in the making and of significant strategic importance to both Albania and Kosovo, lays the foundations for Kosovo’s energy independence from its former ruler Serbia and for the creation of a new energy block in the region,” states the BIRN report.

“Energoinvest” won the tender of 29 million euros for the construction of the interconnection line Albania-Kosovo. The project was financed through a loan from the German state-owned development bank KfW. The tendering procedures for the Albanian section of the power line were launched in 2011.

According to Politiko, part of the secret list of the published Pandora Papers is an Albanian company involved in hiding real estate, and an Albanian politician, whose identity is still unknown.

BIRN journalist said to Euronews Albania that the tender of the Transmission System Operator for the construction of the Albanian segment of the interconnection kicked off in 2011. Out of 29 million euros, the winning company has paid 3.5 million euros to “an unknown Albanian company” registered in the United Arab Emirates, in the period 2013-2019.

According to Erebara, there are suspicions of a corrupt scheme and the money may have been taken by a person who had an impact on determining the winner of the tender.

“It is not known why this was done. The company does not speak, does not explain what consultancy it has provided. “Usually these are bribery schemes,” the BIRN journalist said.

Gjergj Erebara shows that the payments for the unknown Albanian firm were made in the period 2013-2019, which included the “Berisha” government and the “Rama” government.

” Many payments were made, the largest was 1.5 million euros, then there were 27 payments made in Liechtenstein. “The biggest transfer was made on April 26, 2013″, he said.

BIRN journalist contends that the documents have uncovered some secrets, yet it is hard to determine the money’s final destination.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Gjergj Erebara

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT