• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

Prof.Beqir Haçi, student dhe mësues I Shkollës Amerikane, viktimë e komunizmit

October 28, 2021 by s p

Nga Pertefe Leka

Beqir Haçi (1907-1990), personalitet I shquar I arsimit kombëtar, publicist, përkthyes dhe poet, nuk mund të lihet pa u kujtuar. Bilbil Labi e ka vendin e merituar në historinë e letërsisë shqiptare . Botimet e autorit në fjalë, deri në vitin 1946, ishin krijime letrare, pedagogjike, folklorike që janë me vlerë edhe për sistemin arsimor aktual.Nga përkthimet po veçoj veprën ”Njeriu i Detyrës” të Elbert Hubbard, për mesazhin e vyer që transmeton ( botuar në Tiranë, me 1929 nga shtypshkronja “Teknike “, e titulluar “Një mandatë për Gjeneral Garcia-n”. Elbert Hubbard,1856-1915, shkrimtar amerikan, filozof, publicist, critik, piktor, biznesmen….). Përkthimi në shqip nga Prof.B.Haçi, Ishte një akt mirënjohje për misionarët e Kryqit Kuq Amerikan për të cilët ndiente një detyrim moral për shkollën e kryer tek” Harry Fultz.”
Mesazhi që transmeton, është vlerësimi, për njeriun korrekt në kryerjen e detyrës,njeriun e ndershëm, kur sot më shumë ka përparësi puthadori I partisë se sa njeriu i punës, të cilët po marrin arratinë. Duke lexuar poezitë e Haçit “Këngë të Pëshpëritura” të publikuara pas viteve 90- të, të zgjohet një ndjenjë e veçantë krenarie, pasi nepërmjet vargjeve njihet jeta e një veprimtari shoqëror me karakter të fortë. Prof.Beqir Haçi,lindi në Borsh të Sarandës.Fshati piktoresk,u bë djepi I frymëzimit tij, ku lindi dhe u rrit talenti i tij. Borshi i poetit, vendi më i privelegjuar
nga natyra shqiptare, zotëron të gjitha bukuritë. Gjithë ajo lartësi hijerëndë e Borshit reflektohet si në pasqyrë buzë Detit Jon, duke i dhënë një pamje madhështore të admirueshme për vizitorët . Ashtu si ujërat e këtij vendi që gjarpërojnë si argjend mes një gjelbërimi të përhershëm, buron i pastër, një shpirt i sinqertë, te poezia Haçjane.
I ekzaltuar prej saj ai shprehet:
” I habitur,i hutuar//
Kjo natyra ç’ka krijuar //Nuk gjej fjalë për ta lëvduar,//Fluturoj duke menduar// N’amëshim//
Bukuria e vendlindjes dhe dashuria për te janë kredhur në shpirtin e poetit, nga ku përbëjnë temën kryesore të këtyre këngëve të botuara . Borshi, si kryevepra e revierës shqiptare është e përmendur edhe për numrin e madh të intelektualëve, pasi brezat e shekullit të kaluar kanë pasur një interesim të veçantë për shkollimin e djemëve dhe vajzave brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shkolla e vjetër e Borshit shumë vjeçare dhe shtëpia e ndërtuar nga Avokat Rakip Leka të cilën e la për shkollë, janë dëshmi e këtij interesimi për zhvillimin arsimor të kësaj treve edhe pse e djegur dhe e përvëluar disa herë nga andartët grek. Në këte vazhdë i Riu Haçi ndoqi studimet e mesme në shkollën teknike Harry Fultz të Tiranës Për aftësitë e tij pedagogjike mbahet aty si mësues. Pas një dekade në ate shkollë, vazhdoi studimet e larta, Dega Pedagogji, në Firence të Italisë. Me largimin nga vendlindja, provoi mallin e Atdheut, që u bë më vonë motivi kryesor në temën patriotike. Poezia e mirëfilltë e Dede Bratit, një pseudonim tjetër i B.Hçit, është projektuar në bazën e përjetimeve, konstatimeve nga jeta reale, nga historia e vërtetë. Tema patriotike e trajtuar në librin “Këngë të Pëshpëritura”të kujton rilindësit, të cilët me Zjarr në gji I kënduan Atdheut dhe krenarisë kombëtare. Në poezinë “Shqipëria e bukur”autori shpërthen me ndjenjat më të zjarrta, për Shqipërinë dhe popullin shqiptar që ishte “Kudo çelnik nga Preveza në Kaçanik”.  Qënia e tij nuk mund të kuptohet pa Shqipërinë, Ai e dashuron ate pa kufi dhe vuan për te kur ajo është e plagosur
“Se si mëmëdheu im nuk ka askërkund në botë//
//Dhe një gisht po të m’i preket, mua më mbysin lotë.”
Ndjenja atedhedashurie gjejmë edhe te poezitë:
“S’dua veç vendin tim !”,”Shkëmb i detit mesdhetar,mu si Kombi Arbëror”.
Në poezinë “Shqipëria të më rrojë “ poeti nuk joshet nga asnjë vend tjetër në botë,
duke përshkruar kryeqytetet më të përmendura të botës si “Parisi me bukurira”,”
“Berlini me kopshte si pasqyra”,”Londra madheshtore”,”Nju Jorku me godina 100 kate”,si Shqipëria “Asnjë vend s’ë magjiplotë sa kjo toka Arbërore”. Prof. B. Haçi, pas studimeve të Larta Pedagogjike në Firence të Italisë e ushtroi profesionin e mësuesit edukator, deri në vitin 1946. Kur ushtronte profesionin e arsimtarit në Dibrën e Madhe, gjatë pushtimit fashist, u vu në pozitat e një revolucionari të vërtetë, në luftën kundër padrejtësive, që shtetet Evropiane shkëputën nga mëma Shqipëri pjesët më të frutshme, tokat më pjellore duke e lënë ate të ndarë në shumë shtete. Zëri I protestës ushton edhe sot në poezinë “Dibr’e Madhe e Shqipërisë” dhe përputhet me vetë qëndrimin e mësuesit liridashës .Për këto pikëpamje, me 1942 arrestohet nga fashistët sepse shkruante: ”Por Evropa mëkatare//me traktatet e këqija//
Me dredhinat ma barbare//të shkëputi nga jot ‘amë //të mohoi gjak e besë,,”
Ndërsa refreni “Çou se t’erdh dit’e lirisë //Ditë e shenjtë që ke pritë // Dibr’e Madhe e Shqipërisë //Të shkëlqesh si yll e dritë “
Vargje që u kthyen në këngë dhe kënga nuk mund të ndalesh. Si Marsejeza Hyri në familjet dibrane, u këndua nga fëmijët e të rriturit, ishte një thirrje për shpëtim. Dibranët e kënduan, bashkuan zërat si revoltë për të shpëtuar patriotin e madh kur Ai vuante burgun fashist.Qëndresën e tij heroike autori e deklaron në vargjet “Se gjithë besën kemi dhënë Ja të lirë gjithë Atdhenë
Ja të vdesim që të tanë
S’e korisim Skenderbenë “
Ëndrra e poetit ishte Shqipëria Etnike. Kurrë nuk pajtohet me qëndrimin shovenist të serbomëdhenjëve,të cilëve ua bën të ditur:
“Dije mik, heret a vonë
Kosova do gjejë të zonë
Sado forcat të pengojnë, kosovarët do fitojnë Sepse janë me të drejtë, kërkojnë”mëmen “e vet Edhe lirinë e vërtetë .”
Po me këte vrull proteste i drejtohet forcave reaksionare greke, duke iu drejtuar Zervës së Greqisë :
”Pse m’a dogje Çamërinë Janë bij të Shqipërisë Këte tërë bota e dinë … Kufirin e ka çdo hartë
Në Prevezë edhe në Artë Ashtu si I Madhi Fishta, autori mban qëndrim të prerë si ndaj Evropës që e copëtuan Shqipërinë “ me dallavere,pazarlleqe,e mashtrim” ashtu edhe ndaj Shteteve fqinj që s’i shuan lakmitë e tyre deri në gjenocid për të mbrojtur “me turp padrejtësisht” trevat shqiptare . Poeti insiston që “ kufijtë e Atdheut tim
duhen ricaktuar drejtësisht “ (nga poezia” Une nuk e di…”me 70 vargje
Unë nuk e di në jam “shovenist”
Por një gjë e di sigurisht
Që kufijtë e Atdheut Tim
Janë caktuar me turp padrejtësisht …. Me dallavere, pazarllëqe e mashtrim Dhe duheh ricaktuar drejtësisht… …………………………………..
Tiranë 1960)
Në poezinë patriotike autori i çmon heronjtë, të cilët bënë emër në histori. Nga Skenderbeu, deri te Vasil Laçi që janë shembuj të qëndresës E sakrificës ndaj okupatorit barbar .Në vazhdimësi brezat kanë nxjerrë trima
E do të vazhdojnë.Për këte ka vënë në gojën e V.Laçit fjalët e trasheguara nga brezat : “Nëna në gjak ma ka lënë
Ta urrej okupatorin” Kështu autori kerkon të dalin përsëri këta gjigandë të forcës fizike dhe të mendimit
E të futet në popull “xix e mendimtarit “ se vetëm atëhere “Çdo pushtonjësi e tirani do t’i vijë festja rrotull “(XiX’ e fortë e mendimtarit,Tiranë 1975). Ashtu si iluministët francez dhe gjithë rilindësit tanë e shihnin primare ngritjen E ndërgjegjës revolucionare, vetëdijën kombëtare në vargjet:
“ Zjarr’ I mendimit “ …. “krejt një popull ngre në këmbë “
Liria e Atdheut dhe Liria e individit janë gërshetuar të dyja të pandara për progresin shoqëror. Kështu poezia e B.Haçit është një dëshmi e madhe e dashurisë për njeriun që dëshiron ta shohi të lirë,të ditur,të lumtur,të virtytshëm e të bukur.Poezitë “Djali shqiptar” dhe “Vajza shqiptare” me epitete të zgjedhura, portretizon nepërmjet djalit dhe vajzës shqiptare, brezin e ri të cilët do të trashëgojnë “Bukurinë dhe trimërinë “.Vajza është punëtore,luftëtare,është stërmbesë e Skenderbeut.”Nga nderi e karakteri është mu si gur i çmuar.”
Edhe djali është I bukur fizikisht, është simbol i virtytit shqiptar,ai s’ka emër,por identifikohet me këto cilësi:
“Syn’e mprehtë m’a dha zhgaba
Zemërbardhën m’a dha bora
Bujarinë m’a dha dera
Trimërinë m’a la fisi
Besën ma dha malësia
Ja kush jam e ku kam lerë.
Poeti nuk mund të pajtohet me asgjë të keqe që mund të bartë shqiptari, kështu e koncepton ate brenda kushteve konkrete the rrethanave të cilat shpesh jane jo njerëzore. Autori qëndroi në lartësinë e këtyre kërkesave historike në radhët e mendimtarëve përparimtar të shoqërisë sonë i panjohur deri tani sepse vuajti letargjinë e gjatë komuniste nga e cila priste ditën e Zgjimit,për të mos fjetur kurrë.Pasioni për poezinë nuk iu shua kurrë, shumicën e të cilave I shkroi nën diktaturë dhe kundër saj, në atë kohë as që mund të botoheshin. Ai ishte betuar se edhe në rrethana pa rrugëdalje do të punonte për përparimin e Atdheut e të shoqërisë : “Ndaj të gjithë djersën time do ta derdh për mëmëdhenë Do ta derdh për vendin tim, ku shqiponja ka folenë “. Burgosja nga komunistët, si student i shkollës amerikane e dërrmoi fizikisht,por jo shpirtërisht.Pas daljes nga burgu punoi si korrektor letrar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” deri sa doli në pension.Edhe pas pensionit punoi po me të njëjtin përkushtim duke dhënë mësime të gjuhës angleze.
Patrioti i flaktë udhëhiqej nga motoja “100 herë të biesh, përsëri të ngrihesh”.  Poezia “Skeleti im”
Skeleti im//Qëndro,dëgjon?//
“armikut” thuaj :Këtu s’kalon //me hekur dru//e me kamzhik//Me çdo torturë//
Me plumb në ballë // Të mbytur po //N’at’gjak e lot //Që I derdhi kombit //kot me kot// Për një përrallë .//
“Pishtari I Demokracisë” e ekzaminoj rendin më të egër diktatorial kur Ai ishte vuajtës i duruar si gjithë populli për një përrallë.( mendimi i tij përputhet me shkrimin e B.Merxhanit “Pse nuk jam marksist”ku analizohen pasojat e shoqërisë bolshevike në Rusi,duke e quajtur komunizmin një eksperiment pa të ardhme). Ai s’ u përkul, përherë në këmbë.E tërë puna e tij për të ardhmen e Shqipërisë ishte mbledhur në “shtëpizën” e tij nga ku pohon në poezi do ta bëj “Çerdhe pune për studime “. Jashtë kësaj shtëpize urtësia e tij nuk mund të dilte jashtë. Si i përndjekur do ta vazhdonte aktivitetin brenda me njerëz të besuar. Me zotësinë intelektuale, me aftësinë krijuese, duke qenë ekzigjent ndaj vetes, e ktheu laboratorin e punës në shkollë . Edhe pse i izoluar e gjeti vetveten duke punuar me penë në dorë duke pasur kujdes në ruajtjen e konspiracionit. Një ditë do të vinte që nga ato sirtare të mbyllura Do të dilnin mesazhe madhore për brezat që të ruanin identitetin,vendin dhe origjinen. Kam patur fatin që në ato rrethana të rrezikshme ta vizitoja studion e Z.B.Haçi, ku u befasova me guximin e një mendjendrituri I cili na besoi ta vizitonim vendin e punës si miq të vjetër të familjes Leka. Dhoma ishte e mbushur me dosje, ku përfshiheshin shkrime të shumta ,”Libra Popullorë” me artikuj të shumtë pedagogjikë – edukativ dhe patriotikë të botuar në Revistat dhe gazetat e kohës para 1944.Dhoma përreth nuk kishte piktura zbukuruese , por Citate dhe këshilla me vlera edukative të shkruara me shkronja të mëdha përreth. Për të nxjerrë në dritë shkrimet e dijetarit,u betua djali I profesorit,Inxh. Sopot Haçi. Ai u gjend përballë një pune voluminoze, nga ku do të ngrinte kolonen e botimeve të njëpasnjëshme duke I ndarë sipas tematikës përkatëse.Sapo botoi pjesën e dytë “Këngë të Pëshpëritura” (1940-1990).Inxh. Sopoti ndërroi jetë, duke lënë një mal me dosje të pa përfunduara. Librat e botuar, pjesa e parë dhe e dytë të cilët I mora dhuratë nga Inxh. Sopoti,përmbajnë përveç temës patriotike, plotësohen edhe me poezinë filozofike dhe didaktike që të rrëmben me këshillat e urta nga të cilat nuk mund të ndalesh. Si të mirën dhe të keqen i ka dhënë të konceptuara brenda kushteve konkrete historike.Në krye të mirësive vë diturinë. Një popull I kulturuar dhe I emancipuar futët më lehtë në rrugën e qytetërimit, pavarësisht nga kushtet e rrethanat në të cilat ai jeton.Dituria është investim për të ardhmen, por njëkohësisht ai nuk nënvleftëson edhe shkollën e jetës siç e vlerëson te poezia “Mëso nga libri i jetës”1980 Poezia didaktike e Prof. Haçit është shumë e përshtatshme sot për tekstet shkollore. Karakteri edukativ merr përmasa për t’i shërbyer brezave në vazhdimësi sepse në çdo kohë ato ruajnë aktualitetin.Duket qartë ndikimi i Pedagogut të madh amerikan John Dewey (1859-1952) themeluesi i Pragmatizmit( pragma=veprim),teori e quajtun Eksperimentalizëm,Natyralizëm në U.S. Pionier i Psikologjisë Funksionale,lider i lëvizjes në Edukimin Progresiv…si edhe Maria Montessori,Rusoi …etj.të cilët në praktikën e edukimit nderthurnin arsimin me jetën praktike dhe shoqërore. Këte praktikë të shkollës amerikane e zbatoi
Mësues Beqiri në ushtrimin e profesionit në shumë shkolla, në qytete e fshatra të Shqipërisë . E quante edukatën nevojë jetësore edhe mbas mbarimit të arsimit shkollor. Edukimin jashtëinstitucional e lidhte me përparimin e përvojës të të rinjve që të inkuadrohen në rrjedhat e jetës shoqërore,për të qenë vizionar. Lexo sa më shumë libra
Dhe merr mësim nga çdo fletë Por më shumë perfito Nga ç’dëgjon në jetë!  Nuk ka libër më të madhe Nga kjo jeta, nga përvoja, Dyqind libra nuk ta mësojnë Sa ç’të mëson në çast nevoja!
I jepte rëndësi pastërtisë morale, duke filluar nga vetja që të bëhej shembull për të tjerët. Poezia “Në luftë me vdekjen”e mishëron karakterin e vetë poetit, ku çdo thënie përputhet pikë për pikë me jetën e tij.
Në qoftë se më gjen duke thurur thashetheme,
Në qoftë se më dëgjon duke sajuar të rreme
Në qoftë se kombin e përçaj si ujeme,
Në qoftë se marr pa të drejtë edhe një kokërr peme Ose tradhtoj atdhenë për regjime e sisteme Eja merrëm se këto vese karakteri s’i duroj I kam luftuar gjithë jetën dhe do i luftoj. Duke mbajtur një qëndrim mohues ndaj të keqes dhe duke I lënë rrugë veprimi triumfit të së mirës.Duke i vlerësuar njerëzit e punës Ai largohet nga predikimi moral,sepse çmon punën si burim të mirëqenies dhe si lartësim dhe si fisnikërim të njeriut, si zbukurim të vendit, “Njeriu është faktori”//Na duhen burra të punës// Poeti i kundërvihet pronës së përbashkët në komunizëm,punës në brigada,që stimulonte përtacët, ato që i kishin krahët e mbrojtura nga e ashtuquajtura “biografi e pastër”. Ky lloj organizimi bëhej burim I shumë veseve morale të cilat e dëmtonin kombin dhe traditën e për këte nuk i ndalet faktorit Njeri. “Njeri! po të ndalësh hovin,luftën dhe përpjekjen// s’je veç kandidat për të pritur vdekjen. Këto këshilla kaq të vlefshme janë futur në poezi natyrshëm dhe s’kanë asnjë dyshim që jetëgjatësia e tyre do të jetë sa e vetë Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
Në letërsinë shqiptare, poezia Haçjane sjell një element të ri, në trajtimin real të individit në shoqërinë komuniste .
Rrafshimi I individualiteteve njerëzore në vitet e egra të diktaturës e habit e revolton. Shpirti I tij vlon për ta demaskuar këte të metë të madhe. “Si the? Edhe punëtorin e trajton si puthadorin?//Njësoj e ke si patriotin dhe horrin?//
Intelektuali I shquar nuk mund ta kuptojë tufëzimin e njerëzve ndaj dhe satira politike bëhet therëse :
” Si s’të vjen turp të trajtosh luanin si kërmillin//
Ismail Qemalin njësoj si Haxhi Qamilin “
Ai e shihte se si sistemi komunist e shihte njeriun vetëm si objekt, si mjet pune, si instrument në Shërbim të politikës së vet. “Politika në plan të parë”… e drithëronte kjo shprehje, kur një popull vuante ekonomikisht dhe mbante mbi shpatulla luftën e klasave. Poezia “Armiku I brendshëm” thekson: “Armiq të brendshëm do të ketë në një vend ku s’ka liri //ku ka shtypje politike dhe përçarje për parti//
Kësaj kategorie njerëzish i përkiste edhe vetë autori i klasifikuar “armik” sepse kishte zotësi të rralla pedagogjike, por s’mund të ishte edukator, sepse bënte përkthime, por s’mund të vinte emrin e tij si përkthyes,s’mund të predikonte kulturën përendimore, kur ishte një pionier i saj dhe as të botonte një vepër se nuk i përshtateshin ideologjisë sunduese. Duke qenë në pozitat “armik i popullit “,shikonte se si
I ngriheshin përmendore një krimineli të lindur, të cilin e quan “bukëshkelës”e “Tradhtar”(te poezia  Një “Miku “….Bukëshkelës)
Sa bukur që këndon//me shpirt e deklaron// ti këngën tradhëtare//f/49
E për këte njeri ai nuk e pranonte dashurinë e imponuar.
Autori ishte artist në shpirt dhe e kishte të qartë nocionin e të bukurës, por kur shikonte se edhe kjo dukuri e estetikës duhet t’i nenshtrohesh kritikës m-l edhe në veprat e gjenive të botës, i përgjigjet me poezitë “Mësimi nga njerëzit e shquar “. Shpirti I trazuar I poetit nga këto perversitete monstruoze nuk heshtëte.Me një ton të ashpër kundërshton historiografinë e kohës që kishte zëvendësuar “ Trimat e lirisë, heronjtë, zemërfortët” me “filistinët,iskariotët me maskarejtë e idiotët” “që I nxijnë jetën të ndershmëve dhe I mbytin në lot”. Pas gjithë këtyre, autori e parashikonte fundin e komunizmit.Ai besonte se Shqipërinë do ta bëjnë Njerëzit e ndershëm dhe te pa komprometueshëm,njerëzit e punës e të sakrificës. “Tani fuqinë do ta marrë punëtori ….kush derdh djersë do të rrojë “
“Kërkoni njerinë, jo biografinë “se shtetin s’e përparon dot paaftësia//Njeriu njihet se ç’është në të vërtetë //nga puna që bën dhe sjellja që mban në jetë. Në rrethanat e një regjimi të egër ky njeri që kërkon autori s’mund të vihet në krye sepse “Front në të katër anët “dhe “Lufta ë frontale, e hapët,pa doreza//kush s’e luan lojën,shkoi, e preu e zeza”
Duke vëzhguar me sy kritik poeti akumulon nga të këqijat e sistemit dhe hidhet në sulm duke përdorur larmi vargjesh e rimash, figura të goditura poetike deri në sarkazëm ku stigmatizon armiqtë e tij dallkaukë e demagogë, spiunë e tradhtarë. Poezia “Një kameleon tipik”autori filozofon me fjalët unë dhe ne. “Një parim, që na ngel në kartë “ ishte…vini interesin e përgjithshëm mbi ate personal “ e cila sipas autorit mund të realizohet vetëm kur paqa të mbretërojë….
Përgjigjja e autorit është kjo: ”Asgjë nuk vë njeriu mbi interesin personal Dhe po t’ia prekësh ate bëhet bisha më e fortë E të vërsulet më keq se egërsia në mal Mëshirë, edukatë e kulturë I hedh në shportë! Me të drejtë autori ngre çështjen e pronës private dhe studimet shkencore nga individ të shquar, që akoma sot pas 30 vjet pluralizem nuk janë institucionalizuar. Kjo plagë e trashëguar nga e kaluara e hidhur gjysmë shekullore ka shkaktuar mosmarrëveshje shumë të rënda në shoqërinë shqiptare. Tek autori duket qartë ndikimi,nga shkrimtarja ruse- amerikane Ayn Rand (1905-1982) e cila në veprën “Anthem”( himni) pasqyron një shoqëri kolektiviste ku njerëzit kanë një emër të përbashkët, kooperativist. Ajo i kishte jetuar ngjarjet pas Rev.të Tetorit. Ishte larguar nga Rusia në Amerikë me 1926 dhe ate eksperiencë të hidhur e paraqiti në kryevepren e saj”Fountainhead” (vendburimi) ku ngre lart figurën e protagonistit, arkitektit novator,i cili refuzon të bëjë kompromis me kundërshtarët që nuk pranojnë inovacionin.Me këte autorja ngre lart forcën krijuese të individit lidhur me progresin, që është superior ndaj kolektivizmit.Filozofia e A.Rand e quajtur “Objektivizëm” kishte në thelb arsyen absolute të bazuar në realitetin objektiv. Qëndrimi realist, praktik i mësuesit edukator të shkollës amerikane pati shumë goditje të rënda në jetë.Pas daljes nga burgu,izolimi në shtëpi, kishte nevojë për ripërtëritje,kështu I bën studim vetevetës si autopsikolog dhe I vetmi mjet shtytës për të ndryshuar vetveten,për t’ju përshtatur situatave të reja ishte“Besoni te vetja” dhe kërkojeni kënaqësinë vetëm në punë të dobishme që t’i shërbejë njerëzimit. Kjo të kujton Faustin e Gëtes kur qëndrestari Haçi si punëtor i palodhur, udhëhiqet Nga parimi :”Vdekja të më marrë, kur të më gjejë pa punë”.  Ngulmues në studimet etolologjike që shqyrtojnë sjelljen dhe përcaktojnë kufijtë e të mësuarit njerëzor, zbulon shtigje te reja drejt vetëdijes dhe vetëkontrollit duke qenë I përmbajtur në të gjitha veprimet që bën, për t’ju përshtatur mjedisit, për këte këshillon :
Dryrin më të fortë t’ia vemë gojës
Nga porta dhe dera na hyn një kusar
Goja bir i dashur të çon në litar
Ku s’ka liri fjale, mbylle gojëshkretën
Që të shpëtosh kokën dhe të ruash jetën
Kjo heshtje publike nuk do të thotë se Ai tërhiqej nga qellimi,idetë,aktiviteti,puna,sepse nuk pushoi së shkruari e punuari në shtëpi. Përshtatja me ndryshimet e reja të jetës, sipas autorit i shtensionon njerëzit,i jep një impuls njeriut të vazhdojë jetën.Urrejtja ndaj komunizmit nuk do të thotë të urresh jetën.
Në poezinë ‘Gëzoje jetën ‘
Gëzo të tanishmen, çastin që kalon
Nesër kush e din fati ç’do na thotë
Na ngjit majë malit o na hedh në hon!
Kjo kurajë që lind nga një i përndjekur është mësim për brezat; Njeriu në çdo rrethanë sado e pakapërcyeshme të jetë do të gjejë mënyra të ndryshme për të jetuar duke ruajtur gjithmonë vetitë e larta morale pa të cilat njeriu është një kërm siç e cilëson poeti. Urrejtja për diktaturën nuk do të thotë të shkatërrosh të ardhmen, sepse jeta vjen vetëm një herë ndaj duhet jetuar me dashurine dhe optimizmin më të madh për te. Poezia “Gruas sime”(në bisedë ditën e daljes nga burgu i drejtohet me respekt)
Plot stuhi edhe rrebeshe Ne kaluam disa vjet Po ti zemër arbëreshe ! Më qëndrove plot pushtet Ndaj çil arkën që të vesh Rrobat moj të dhëndërisë Rrobat e zeza t’çvesh Më vish rrobat e lirisë. Asnjë ditë pushim s’i dha vetes, pasi plotësoi denimin komunist e quajti veten të lirë në raport me burgun.Fillon ecjën me nxitim, diku….në kërkim të lirisë së vërtetë. Ardhja në familje është një moment I bukur që duhet gëzuar dhe e shijon.Koha ecën shpejt, Ai është në lëvizje dhe bashkë me te rriten krijimet .Edhe pse poezitë e tij nuk mund të botoheshin, gjenë forcë për të vazhduar
me besimin, se një ditë krijimet me një tematikë aq të larmishme, do të shihnin dritën e publikimit. Në se shkenca m-l nuk pati nevojë për emrin e Prof. Haçit, pedagogjia e re shqiptare ka nevojë për këte thesar të çmuar, për përvojën e vyer të një edukatori, për “Thërrimet filozofike “1930,për “Proverbat popullore shqiptare” 1931, për “Udhëheqësi i mirësjelljes”1932, për “Mësuesi,punëtori idealist i shoqërisë “1937 të cilat i jepen popullit prej mësuesit të vet .”Mësues I Popullit” e “Pishtar I Demokracisë” që I gëzon sot krijimtaria Haçjane e kanë bazën në kontributin e madh në fushën e pedagogjisë, psikologjisë, sociologjisë, letersisë, përkthimeve, publicistikës,folklorit, duke e radhitur figurën e nderuar të Prof. Beqir Haçit me njerëzit më të shquar të kombit tonë.

Filed Under: Reportazh

Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?

October 28, 2021 by s p

                                     Nga Frank Shkreli

See the source image

Ministria e Kulturës

October 22 at 1:59 PM  · 

“Qeveria shqiptare miratoi sot, në mbledhjen e saj më të fundit, shpronësimin e banesës së Toptanasve, për t’ia rikthyer atë kulturës.”

May be an image of 1 person, standing and indoor

                   

Elva Margariti

October 22 at 1:20 PM  · 

“📌Sot mori fund saga e banesës së Toptanasve, njohur edhe si “Sarajet”, ish-ndërtesa e bibliotekës së parë shqiptare, monument kulture i kategorisë I, që këtë verë u përpoqën që ta zhduknin me zjarr.

Qeveria shqiptare mori vendimin e shpronësimit të pronarëve të kësaj ndërtese për ta restauruar, rijetëzuar e kthyer në një hapësirë kulture, dedikuar librit, për ngritjen e së cilës jemi në bisedime me qeverinë e SHBA-ve.”  

Ky ishte njoftimi (22 tetor, 2021) nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë!  PYETJA IME ËSHTË: Ç’PUNË KANË TAKSAPAGUESIT AMERIKANË ME PROMOVIMIN E KULTURËS OTOMANE NË SHQIPËRI!?

Ndërkaq, saga e shtëpisë ku ka jetuar at Gjergj Fishta vazhdon.  Shtëpia e Fishtës, e mbyllur/ e restauruar por askush nuk mund ta vizitojë – e rinovuar me fonde private — jo, jo as me fonde të qeverisë shqiptare as me fonde të qeverisë amerikane – por me fonde private! 

Pse Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë nuk e shpronëson edhe shtëpinë e At Gjergj Fishtës pasi është monument kulture e kategorisë së I?  Edhe për shtëpinë e Fishtës, Ministria ka thënë, vazhidmisht, se ka probleme pronësie. Ku qëndron e vërveta sa i përket hapjesë së shtëpisë së Fishtës, sidomos në këtë 150-vjetor të lindjes së tij dhe pse nuk shpronësohet edhe ajo?

NË 150-VJETORIN E LINDJES, QEVERIA SHQIPTARE, MINISTRIA E SAJ E KULTURËS, E HARRUAN AT GJERGJ FISHTËN E ALFABETIT SHQIP  – GJENIUN E LETRAVE SHQIPE! NË 150-VJETORIN E LINDJES, AT GJERGJ FISHTA VAZHDON TË JETË PA VARR, PA SHTËPI DHE PA KUJTESË NGA SHQIPËRIA ZYRTARE DHE NGA SHQIPTARËT!  

Ai nuk ka nevojë për ne, por Shqipëria dhe shqiptarët, kudo, kanë më shumë nevojë sot për të.  Dashuria e tij për Shqipërinë nuk shuhet kurrë…pa marrë parasysh trajtimin e tij në këtë 150-vjetor — nga Shqipëria dhe shqiptarët. Edhe ashtu At Gjergji, na thotë: veç të jeni mirë ju dhe Shqipëria – edhe pa mua Shqipëria “kjoftë e rrnoftë”, për jetë!

“Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po, po: rrnoftë Shqypnija!

E porsi krypa n’Dri,
E porsi krandja e that n’nji flakada,
U shoftë me arë, me farë, me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!..”
“Çohi t’dekun” – (Gjergj Fishta)

See the source image

Shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishtës e mbyllur me çels – s’ka nevojë për koment!

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

A KISHTE DJE LURAS NË LANË LURË?

October 28, 2021 by s p

Abdurahim Ashiku/


Po shfletoj kronikën e djeshme të përurimit të lapidarit të ri për betejën e Lanë Lurës (Qafë Gëlqeres) dhe një nga një fotot e celularit  që një mik mi dërgoi në adresën time të ngushtë.
Midis autoriteteve, me emër dhe mbiemër të përveçëm, më dalin në sy drejtues të qarkut e të bashkisë, nëpunës zyrtarë shtetëror…
Nuk më del asnjë deputet, as i majtë dhe as i djathtë.
Nuk më del asnjë autoritet zyrtar i Lurës.
As drejtues i njësisë vendore, kryetar, sekretar, zyrtar…
As edhe një kryeplak apo kryeplakë nga Fushë Lura, Krej Lura, Arrmolla, Gurë Lura, Pregj Lura, Ndërshena…
Nuk ishin as mësuesit dhe nxënësit e shkollave nëntë vjeçare e të mesme (a ka shkollë të mesme në Lurë?) të cilët mund të merrnin leksionin më domethënës të historisë, trimërinë e gjyshërve të tyre që luftuan e derdhën gjakun që vendlindja e tyre të ishte Shqipëri e jo Serbi…
Nuk më del asnjë drejtues shoqatash të shumta me emër … Lura…
Nuk më del asnjë biznesmen nga ata që kanë makina malore e autobusë për të mbledhë lurasit (si i mbledhin në votime) nga janë e nga s’janë (veçanërisht ata të Gjirit të Lalëzit) dhe e mbushin cep më cep fushën…
Për të mos u ngrënë hakun ishin dy përfaqësues të shoqatës “Lura jonë”, Kadri Hasdede dhe Tom Kaçorri. Shënoni në protokoll…
Në Lanë të Lurës u bë dasmë…
Ishin të ftuarit…
Munguan të zotët …
Në Lanë Lurë munguan lurasit…
Në Lanë të Lurasit, siç shkruan në një koment Bashkim Mashkulli, mungonin dibranët, ata të rrënjës, personalitetet e Dibrës së Madhe…
Çudi dibrane në katror.

NJË PYETJE PËR ARKITEKTË E NDËRTUES POPULLORË

Ma thoni sinqerisht, e jo si patronazhistë partiakë

Lapidari i ngritur në vitet ’80-të në kujtim të betejës së Lanë-Lurës, ishte i tëri prej hekuri e betoni, ngulur në shkëmb një metër thellë…
Në vitin 1992 u shkul dhe u copëtua bashkë me pllakën e mermerit.
U shkul natën që kriminelëve historikë mos u dilte surrati…
Lapidari i ri i përuruar dje. Pllaka informuese, e kritikuar paraprakisht edhe për drejtshkrim të gabuar të gjuhës shqipe, siç e shikoni në fotografi është e mbështetur në dy këmbë hekuri L – 3, mbi një shtresë betoni të varfër.
Pyes: A do ti rezistojë kjo pllakë përkujtimore erërave të forta, pikës  poligon  i erërave dhe furtunave të njohura të Lanë Lurës?
A do ta mbajnë në këmbë pllakën ato dy këmbë hekuri?
A do tu rezistoj agjentëve të njohur atmosferikë?
Nuk pyes për “kapuçonët” e anti shqiptarizmës. Ata i kanë  edhe ditën, edhe natën, të tyre?
Thjeshtë për kërshëri po pyes…

Abdurahim Ashiku

28 tetor 2021

Filed Under: Histori Tagged With: Abdurrahim Ashiku

“ELABORATI I IVO ANDRIQIT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPËTARËT NGA VITI 1939”

October 28, 2021 by s p

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Elaborati i Ivo Andriqit është një ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e asmimilin e shqiptarëve, për përvetësimin e territorreve të tyre etnike, ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe për zhbërjen e 

shtetit të tyre të cunguar. – Ky projekt ka përmbajtje raciste (A. Stipçeviq, 1992) 

dhe mbështet gjenocidin mbi shqiptarët (S. Çekiq, 2009). Ai është punuar me përkushtim (S. Keçmezi-Basha, 2014), vetëdije të plotë, qëllime të qarta dhe ide largpamëse kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 – Ne i kemi bërë një përkthim ad literam tërë “Elaboratit” duke ruajtur besnikërisht terminologjinë profesionale diplomatike, juridike, gjeopolitke, politike, ekonomike dhe topononiminë. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndërhyrje në tekstin origjinal të dokumentit.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Editimi kritik sipas metodave bashkëkohore të burimeve dokumentare duke u mbështetur në origjinal e jo në botimin e botimit ose në përkthimin e përkthimit është një çështje delikate, serioze dhe mjaft me përgjegjësi. Duke pasur një botim të transliteruar e nga ai edhe të paktën një përkthim, edituesi i burimit arkivor iu shmanget qëllimshëm përsëritjeve por, edhe lëshimeve e gabimeve të mëparshme duke ruajtur autoritetin e botuesit të parë dhe të përkthyesit të parë, njëkohësisht duke sjellë një editim të ri me saktësime, plotësime e korrigjime të domosdoshme. 

Burimi arkivor që kemi në dorë ka njohur dy botime në origjinal sllavisht (B. Krizman, 1977, Zagreb dhe te revista “Sveske” 1988 Beograd. Ky botimi i dytë është mbështetur te botimi i parë dhe nuk ka autor. Redaktor i revistës “Sveske” më 1988 ishte Slobodan Zubanoviq (L. Radoviq, 2008). Për këtë dorëshkrim është shkruar e debatuar edhe nga autorë shqiptarë në shqip e sllavisht. Është përkthyer në shqip në mënyrë fragmetare a të plotë që nga viti 1981, J. Grvalla, (Zvicër), më 1990 në revistën Fjala, (Prishtinë), në vitin 2003 H. Islami, (V. Shita) dhe 2005 R. Qosja (V. Shita).

Debatet për këtë dokument arkivor që njihet me titull: “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939” titull ky i vënë nga botuesi i parë B. Krizman, që në origjinal nuk ka titull, janë jashtëzakonisht të shumta si nga shqiptarët (J. Grvalla, E. Mekuli, H. Islami, R. Qosja…, etj) ashtu edhe nga kroatët (B. Krizman, I. Jeliq, A. Stipçeviq, B. Horvat, etj), malazezët (V. Kaleziq), boshnjak (Bećir Macić), etj., ndërkohë që u mbrojt nga pothuajse të gjithë autorët serbë.

Me këtë rast dëshirojmë të theksojmë se disponojmë tërë polemikën e zhvilluar në mes të kryeredaktorit të revistës kroate: “Časopis za suvremene povijest” I. Jelić, B. Krizmanit dhe R. Čolakoviqit, V. Kaleziqit, E. Koshit, I. Tartaljes, R. Cvjetiqaninit, e cila ruhet në dorëshkrim në Beograd në: “Centar za dokumentaciju Zadužbine Ive Andrića, nr. 1156-1164, f. 243-261”. Këto dokumente pasi të përkthehen shpresojmë t’i botojmë, sepse mendojmë se përmbajnë qëndrime shumë intersante rreth “Elaboratit” të Andriqit, duke hedhur dritë në disa aspekte pak ose fare të panjohura nga veprimatria e Ivo Andriqit.

Kur është fjala te debatet me këtë rast dëshirojmë të sjellim në vëmendje të lexuesve dhe studiuesve polemikën shumë origjinale të poetit të madh shqiptar Esat Mekulit, i cili permes një poezie të botuar fillimisht në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 1979 në revistën “Jeta e Re”, nr. 4, f. 390, pastaj edhe në kroatisht në revistën “Forum”, të Akademisë së Shkencave Jugoslave në Zagreb (sot HAZU), më 1980, viti XIX, libri XL, nr. 9, f. 364, shpreh kundërshtimin e tij ndaj nobelisit Ivo Andriq në këtë formë:

AVET TAME

B. Krizman: Elaborat dr Ive Andrića

o Albaniji iz 1939. godine

(Časopis za suvremenu povjest, Zagreb 1977)

Reč po reč, stranice i stranice.

Misao što je besmisao mami…

Zar sanjar onaj, sužanj iz tamnice

da tamniči druge, otvara put tami?

(Kako verovati danas u vedrine

rečima tvojim sloge i širine?!)

Stojim zapanjen. Žao mi je, žao…

Zar si se tako, slobodar, predao!

(1978) /Dëshiroj të falënderoj prof. dr. Sabine Florance Fabijanec, nga Akademia e Shkencave Kroate për dërgimin e poezisë së E. Mekulit në kroatisht/.

SI KE MUNDUR?

Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939,

i cili u publikua tashmë vonë,

të shkruar nga I. A.

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –

faqe dhune, robërie e smire?…

Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,

t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,

fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!

Syve si t’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,

vallë,

lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!

(1978) 

Prishtinë, Revista“Jeta e Re,” 1979, nr. 4, f. 39

Ne kemi sjellë të dy variantet e poezisë së E. Mekulit, sepse ato dallojnë nga njëra-tjetra. Ne kemi bërë përkthimin e variantit kroatisht, por duke ditur se vetë autori e ka botuar në shqip këtë poezi, ne nuk po e botojmë atë kësaj radhe. Ndryshimet që vërehen sigurisht që E. Mekuli i kishte parasysh, veçanërisht ai këto i bën për lexuesin e gjuhës “serbokrate” të kohës, kur u botua poezia. Një tjetër reagim interesant është edhe ai që Ivo Andriq dhe veprat e tij të hiqen nga literatura (L. Radoviq, 2008) dhe librat e letërsisë shkollore në Kosovë (D. Kostiq, 2010). Një kërkesë e tillë u bë edhe nga dr. Ibrahim Rugova në vitin 1988 (V. Lalić, 2008; A. Paliq, 2013).

Përshkrimi fizik i dokumentit

Dokumenti i Ivo Andriqit sot ruhet në: “Arhiv Serbije, [Jugoslavije, m.a.] fondi i: Milan Stojadinoviqit, kutia 37, f. 1-13” dhe është i daktiloshkruar në dy kopje, e para me ngjyrë blu, ndërsa e dyta me ngjyrë të zezë. Është daktiloshkruar me grafema qirilike. Është i paginuar në fund në mes te faqeve me numra 1-13, dhe kopja e parë me laps plumbi me të njëjtat numra, ndërsa kopja e dytë është e papaginuar me laps plumbi. Faqja e parë ka përmbajten e dokumentit, ku janë të shënuara dhjetë kapituj me numra romakë. Në fund të faqes së parë, djathas, poshtë është shkruar me stilograf me ngjyrë blu nga kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Serbisë së asaj kohe, Milan M. Stojadinoviq: “Referat i z. Ivo Andriq, 30 janar 1939”.

Dokumenti nuk ka titull autorial. Data e krijimit të tij, merret ajo që ka shënuar Stojadinoviqi me dorë në faqen e parë, po ne jemi të mendimit se dokumenti është hartuar të paktën disa ditë më herët (gjithashtu nuk jemi dakord se ky dokument u hartua me 1 janar të vitti 1939, siç mund të haset në ndonjë shkrim të autorëve shqiptarë). Fletët e dokumentit kanë dimensione: 28.8cm x 20,6cm. Nuk kanë shenja filigranes. Dokumenti nuk ka shënime të tjera. 

Dokumenti lexohet lehtë. Është në gjendje shumë të mirë. Ruhet në një kuti kartoni së bashku me disa dokumente të tjera me përmbajtje të ngjashme, për të cilat do shkruajmë një herë tjetër. Dokumenti është i ndarë në dhjetë kapituj dhe ka edhe katërmbëdhjetë nënkapituj, të parët të shkruar me grafema kapitale ndërsa të dytët me grafema normale.

Çfarë është “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939”?

Një ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e asimilimin e shqiptarëve si dhe për përvetësimin e territoreve të tyre etnike dhe ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe zhbërjen e shtetit të tyre të cunguar, është edhe ai i nobelistit jugosllav, Ivo Andriqit. Ky projekt ka përmbatje raciste (A. Stipçeviq, 1992), dhe mbështet gjenocidin mbi shqiptarët (S. Çekiq, 2009), është punuar me përkushtim, (S. Keçmezi-Basha, 2014) vetëdije të plotë, qëllime të qarta dhe ide largpamëse, nga Ivo Andriqi në janar të vitit 1939, për kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Mbretërisë Serbe Kroate Sllovene,(MSKS) Milan M. Stojadinoviqin (M. M. Stojadinović, Ni rat ni pakt. 1963), i cili ka shënuar me dorën e tij në të djathtë, poshtë faqes së parë të dokumentin datën 30 janar të vititi 1939 dhe emrin e autorit, Ivo Andriq. 

Këtë “Elaborat” Andriqi e shkroi kur ishte me funksion ndihmës ministër i puëve të jashtme (A. Stipçeviq, 1992) në Mbretërinë Serbo Kroato Slovene – MSKS (D. Kostiq, 2010), që në fakt ishte personi më përgjegjësi më të madhe në ministrinë e punëve të jashtme të MSKS, pasi M. Stojadinoviq ishte kryeministër, I. Andriqi kryente punët e ministrit të punëve të jashtme (R. Paviq, 2001). Më 25 mars të vitit 1941 në Vienë, Ivo Andriqi firmos paktin “Trepalësh“ për bashkimin e MSKS me shtetet fashishte (L. Radoviq, 2008).

Leximi i kujdesshëm i tekstit të “Elaboratit” hedh dritë mbi disa ngjarje dhe personalitete historike shqiptare, siç është “Republika e Mirditës” si krijesë e ideuar, financuar dhe mbështetur nga serbët (B. Horvat, 1988) etj, por edhe mbi pretendimet serbe për të pasur një baraspeshë në rajon ndaj pretendimeve greke e italiane.

Ne kemi bërë një përkthim ad literam të tërë “Elaboratit” duke ruajtur besnikërisht terminologjinë profesionale diplomatike, juridike, gjeopolitike, politike, ekonomike dhe topononiminë. Në ato vende ku në origjinal mungonte kuptimi i fjalës në fjali, në kllapa kemi vënë fjalën që mungon ose atë që duhej të ishte. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndërhyrje në tekst siç është bërë në botimet sllavisht ose në përkthimet shqip.

***

“ELABORATI I IVO ANDRIQIT PËR SHQIPËRINË I VITIT 1939”

(Përkthimi ad litteram)

I.

LUFTA BALLKANIKE DHE SHQIPËRIA

Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik

Sipas aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për Aleancën në mes të Bullgarisë dhe Serbisë, të datës 26 shkurt të vitit 1912, Serbisë i njihej e drejta në territoret e deriatëhershme turke në Veri dhe në Perëndim të malit të Sharrit. Lidhur me këtë dispozitë, duke synuar t’i siguronin vendit të tyre dalje në det, trupat serbe më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe gradualisht pushtuan tërë Shqipërinë Veriore, deri në Tiranë e në Durrës. Në “Times” të Londrës më 25 nëntor [të vitit 1912, m.a.] u botua deklarata e Pashiqit që Serbia kërkon Durrësin me pjesën më të madhe të hinterlandit. 

Krijimi i Shqipërisë autonome

Megjithatë Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912 mori vendim për krijimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo Konferencë, më 20 mars të vitit 1913 vendosi që Shkodra t’i dorëzohej Shqipërisë. Mali i Zi refuzoi ta pranonte vendimin e Fuqive të Mëdha; për këtë e mbështeti Serbia, e cila dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e Mëdha vendosën (më 21 mars [të vitit 1913, m.a.]) të bënin demonstrimin detar, nga i cili u përmbajt vetëm Rusia. Kryqëzorët austro-hungarezë, anglezë, francezë, gjermanë dhe italianë, të grumbulluar afër Tivarit, i detyruan trupat serbe të tërhiqeshin nga pozicionet afër Shkodrës.

Bllokada e bregdetit malazes

Fuqitë e Mëdha shpallën më 10 prill [të vitit 1913, m.a.] bllokadën e brigjeve të Malit të Zi, por qeveria malazeze vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill [të vitit 1913, m.a.]. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshonte pe dhe më 4 maj [të vitit 1913, m.a.] me një telegram që i dërgon sër Eduard Greit (sir Edward Gray), e dorëzon fatin e Shkodrës në duar të Fuqive të Mëdha. Pushtimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit të vitit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.

II.

NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI NDËRMJET 

SERBISË E GREQISË

Edhe pse nën presionin e Fuqive të Mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqet nga Adriatiku dhe Shqipëria Veriore, Serbia nuk pushon së humburi shpresën. Në deklaratën, e cila ishte shtesë e fshehtë e Marrëveshjes së aleancës mes Greqisë e Serbisë nga 19 maj i vitit 1913, u ndanë sferat e interesit mes Greqisë e Serbisë, në Shqipërinë e porsaformuar autonome. Territori që shtrihet në veri të grykës së lumit të Semanit në det, pastaj drejt rrjedhës së këtij lumi deri te Gryka e Devollit, pastaj përgjatë Devollit deri te Mali i Kamjes – bënte pjesë në sferën e ndikimit serb. Pjesa jugore e Shqipërisë, nga kjo vijë, bënte pjesë në sferën e ndikimit grek. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet do të merreshin vesh për qëndrimin që do të mbanin. Këto janë kërkesat maksimale që në një dokument të shkruar i kemi parashtruar ndaj Shqipërisë. 

III.

PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA

Pakti i Londrës është lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes: Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë dhe kishte dispozitat vijuese ndaj Shqipërisë: 

  1. Në vërejtjen e nenit 5 është thënë: “Katër fuqitë aleate do të ndajnë tokat e poshtëshënuara të Adriatikut Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi: […]. Në Adriatikun e poshtëm (në viset që u interesojnë Serbisë e Malit të Zi) tërë bregdetin, nga Kepi Planca deri te Lumi Drin, me portet e rëndësishme të Splitit, Dubrovnikut, Kotorrit, Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit […]. Porti i Durrësit do t’i ndahet shtetit të pavarur mysliman, Shqipërisë”.
  2. Në nenin 6 thuhet: “Italia do ta marrë në zotërim të plotë Vlorën, ishullin Sazan, e përveç këtyre edhe një territor mjaft të gjërë të domosdoshëm për mbrojten e tyre, domethënë pjesën ndërmjet lumit të Vjosës në veri e në lindje, kurse në jug deri në Himarë”.
  3. Në nenin 7 thuhet: “Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral të Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së Madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin mes Malit të Zi, Serbisë e Greqisë”. 

“Italia do të fitonte të drejtën të udhëhiqte punët e jashtme të Shqipërisë”.

Që në vitin 1915 Fuqitë e Mëdha, pra, miratojnë parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranojnë që në Shqipëri të kanë interesat e tyre Italia, Serbia e Greqia. Ndërsa këtyre dy vendeve ballkanike u njihet e drejta në korrigjimin e kufijve, Italisë i dorëzohet Vlora si dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar. 

IV.

SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES

Pikëpamjet e fuqive të mëdha

Në Konferencën e Paqes fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), propozuan më parë për Shqipërinë, në Veri e Lindje, ato kufij, që ishin përcaktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; i njihnin sovranitetin e plotë Italisë mbi Vlorën dhe hinterlandin e nevojshëm dhe i jepnin Italisë mandatin për administrim të lirë të shtetit shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve (Memorandumi nga 9 dhjetori i vitit 1919).

Pikëpamja jonë

(Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e pavarur. Argumentet për korrigjimin e kufijve dhe për marrjen e Shkodrës e të Shqipërisë Veriore).

Në përgjigjen tonë nga 8 janari i vitit 1920 ne e hodhëm poshtë propozimin, që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhet në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufij ofensivë kundër shtetit tonë, i cili do të privohej nga mjetet për t’u mbrojtur. Kjo do të thoshte në njëfarë dore përparësi ofensive, kurse në anën tjetër varësi e përsosur strategjike”.

Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në shikim [drejtim, m.a.] të fiseve Kelmendi e Kastrati), që i përcaktoi Konferenca e Londrës nga viti 1913. Përveç këtij korrigjimi, delegacioni ynë kishte deklaruar se zgjidhja më e mirë është, nëse Shqipëria bëhet shtet i pavarur në kufijtë e viti 1913, dhe me administrim autonom.

Në rast se kjo zgjidhje nuk do të pranohej, ose nëse pjesa Jugore e Shqipërisë do t’u jepej shteteve të tjera, delegacioni ynë kishte kërkuar për ne pjesën Veriore të Shqipërisë deri në Drin. “Shteti ynë ka të drejta të lashta në këto treva, thuhet në memorandumin tonë. Shkodra është kryeqyteti i dikurshëm i sundimtarëve serbë. Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, i cili i ka kushtuar Serbisë disa mijëra ushtarë të saj, kurse Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për t’i kënaqur dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe dhe malazeze zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke mobilizuar ushtrinë, kërcënoi me luftë. Shkodra mund t’i takonte Malit të Zi, po të pranonte ky i fundit t’ia lëshonte Llovqenin Austrisë, ose të ishte neutral. Por Mali i Zi refuzoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozicion të rëndësishëm strategjik”.

“Lugina e Drinit me Shkodrën përbëjnë një tërësi gjeografike dhe ekonomike me Malin e Zi dhe trevat kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe për Malin e Zi, Lugina e Drinit është e vetmja rrugë natyrore direkte dhe më e shkurtër për në Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër Luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, ia ka njohur Serbisë këtë të drejtë të daljes në det”.

“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, i cili i hap udhë natyrore tregtisë së Malit të Zi në det. Që nga Marrëveshja e Berlinit, Mali i Zi gëzonte të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë së turqve, tokat më të mira të Malit të Zi edhe më tutje janë të përmbytura nga uji i Liqenit të Shkodrës. Për këtë shkak shtetit tonë i intereson në masën më të madhe rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit në Bunë, por edhe për shkak se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri në 20.000 hektarë të tokës më pjellore dhe po aq hektarë do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi”.

Pikëpamjet italiane

(Sipas Memorandumit të 10 janarit 1920)

  1. Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.
  2. Kufijtë shqiptarë në Veri e në Lindje do të jenë ata që janë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri Jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
  3. Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë nën sovranitet të plotë, bashkë me hinterlandin e nevojshëm për mbrojtjen e saj dhe zhvillimin ekonomik.

Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria e Veriut t’i bashkohen Jugosllavisë

  Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi si vijon: “pra sipas kësaj shteti i S. H. S. [Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve, m.a.] do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi të ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin”.

Niti kishte pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta fitonte mandatin mbi Shqipërinë.

Përgjigjja jonë e fundit Konferencës së Paqes 

Në përgjigjen tonë të fundit Konferencës së Paqes (më 14 janar të vitit 1920), ne edhe më tutje kemi qëndruar në pikëpamjen, se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrimi i Shqipërisë në kufijtë e caktuar më 1913 t’i besohej qeverisë autonome lokale, pa kompetenca të cilësdo fuqi të huaj. Nëse kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, delegacioni ynë do të kërkojë pjesën e Shqipërisë Veriore (duke bashkangjitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën ishte premtuar regjim autonom. 

Pikëpamja e të ndjerit Pashiq

Kur dukej e sigurt se aleatët do t’i lejonin Italisë të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i delegacionit tonë, Pashiqi, në fund të vitit 1919 njoftoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur koha, që të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi në Shqipëri nuk mund ta kthejmë gjendjen që ka qenë para evakuimit të ushtrisë sonë dhe të shtetit të parë të Esad Pashës, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së Italisë nga ana e fuqive; pasi Fuqitë duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe s’do të ketë Shqipëri që ne kemi mbrojtur, aleatët do t’ia japin Italisë Vlorën me hinterlandin dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë –  në këto rrethana, ne duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë ndaj territoreve shqiptare, të cilat do të bien nën protektoratin italian”. 

“Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri përgjatë Drinit të Zi deri në grykëderdhejn e Drinit të Bardhë e nga aty Drinit të Madh (duhet të jetë të Bardhë, në origjinal është të Drinit të Madh, m.a) deri në det”. 

“Maksimumin duhet të kërkojmë, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak territore. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: Lumi i Matit deri në burimin e tij, e nga aty drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tanë me protektoratin italian”. 

V. 
PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËS DHE TËRHEQJA PËRFUNDIMTARE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas përfundimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak ndërmjet aleatëve, trupat italiane pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesë veriore, të cilën ne, na e kishte njohur Pakti i Londrës. Vetëm Shkodra ishte nën pushtimin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane. 

Për shkak të qëndrimit armiqësor që Italia kishte asokohe ndaj shtetit SKS, ne e kemi konsideruar pushtim ushtarak italian të Shqipërisë si rrezikun më të madh për ekzistencën tonë. Ne territorin shqiptar është zhvilluar luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë inicuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërinë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke bërë për vete me para, fisnikët (parinë, m.a.) shqiptare dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit”. 

Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, të cilën e përkrahnim edhe ne, i detyroi italianët që në fillim të vitit 1920, t’i tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të përqëndroheshim vetëm rreth Vlorës, prej nga po ashtu në qershor të të të njëjtit vit do të detyrohen të tërhiqen, duke lidhur një marrëveshje me qeverinë e Tiranës për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.

Deri te evakuimi nga Shqipërisa erdhi për shkak të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se në atë kohë Italia ishte shumë e dobët politikisht dhe ushtarakisht. Edhe sot ka shqiptarë të cilët mendojnë se mund t’i përzënë italianët nga Shqipëria kur të dëshirojnë. Ky vetëbesim është fatal për ata, sepse nuk e shohin që Italia e sotme fashiste nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeveritë parlamentare të Nitit, të Gjolitit e të Faktës. 

VI. 
SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE

Pas evakuimit të trupave italiane nga Shqipëria, gjendja në terren ishte pastruar (qetësuar, m.a.), Konferenca e Ambasadorëve mundi që në nëntor të vitit 1921 të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet të pavarur e sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe me mandatin mbi Shqipërinë, Fuqitë e Mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj të posaçëm për ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria hyri në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj. 

Para Konferencës së Ambasadorëve, edhe një herë provuam, por pa sukses, që të realizonim korrigjimin e kufirit në drejtim të Shkodrës dhe të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike, kurse për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të trafikut. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar, që nuk e ka miratuar, në atë kohë, propozimin e Francës për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit e kishte refuzuar”. Që mos të lejonim italjanët në Vlorë, ne u detyruam të hiqnim dorë nga Shkodra dhe kufiri deri në Dri. 

Meqenëse gjithmonë ne kemi përqafuar idenë e pandashmërisë së territorit shqiptar, ashtu siç ishte caktuar në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se ne do të na kënaqte kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve. Megjithatë nuk është kështu. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë, po rëndoheshin edhe më tutje, edhe përkundër shpalljes së Shqipërisë si shtet i pavarur dhe anëtar i Lidhjes së Kombeve. 

Republika e Mirditës 

Ndërsa Konferenca e Ambasadorëve po zgjidhte çështjen e kufijve të Shqipërisë dhe organizimin e pavarësisë, ne, në gjysmën e vitit 1921 nënshkruam të parët (fisnikët, bajraktarët, m.a.) e Mirditës marrëveshjen e bashkëpunimit. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të S.K.S. dhe interesat e të cilit në botën e jashtme do t’i përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje, kurse ne qemë akuzuar dhe dënuar para Lidhjes së Kombeve. 

VII. 
PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA

Pakti i Romës i janarit të vitit 1924, me frymën e tij, ua imponoi edhe Romës edhe Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë rreth ngjarjeve në Shqipëri. Kjo, megjithatë nuk e pengoi qeverinë italiane që të ndihmonte Fan Nolin në qershor të vitit 1924, që të organizonte kryengritjen kundër Ahmet Zogut, dhe as qeverinë tonë, që në dhjetor të të njëjtit vit t’i mundësonte Ahmet Zogut që të futej në Shqipëri nga territori ynë dhe të merrte pushtetin. As Roma, as Beogradi nuk mund t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të shqiptarëve, të cilët kërkonin ndihmë për të ruajtur ose për të ardhur në pushtet dhe premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë ndërronin orientimin. 

VIII. 
PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq duke i udhëzuar përfaqësuesit tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: Ne dëshirojmë Shqipëri të pavarur, por edhe Shqipëri të dobët dhe të trazuar (jostabile, m.a.). Koha dëshmoi se kjo nuk ishte e mundur të mbahej (realizohej, m.a.). Shqipëria e dobët dhe e trazuar ishte e detyruar të kërkonte ndihmë dhe mbrojtje atje ku mund të gjente. Regjimi që rrezikohej nga Italia, na drejtohej neve, ndërsa ai që ne dëshironim ta rrëzonim, kërkonte mbrojtje nga Italia. 

Shqipëria e dobët dhe e trazuar (jostabile, m.a.), në vitin 1926 i kërkoi mbrojtje dhe ndihmë Italisë. Ahmet Zogu mori së pari garanci për regjimin e tij, dhe pastaj pranoi në vitin 1927 lidhjen e një Aleance Ushtarake për 20 vjet, e përfitoi qindra e qindra miliona lireta për punime botërore, dhe ekonomikisht dhe finaciarisht e vuri Shqipërinë në zgjedhën italiane, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, kështu, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit kishim luftuar në Konferencën e Paqes. 

Ajo që viteve të fundit më së shumti na rrezikonte prej Shqipërie, ishte organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksionet irredentiste. Gjithandej e vërenim rrezikun nga aksionet italiane dhe “kufirin ofensiv”, kundër të cilit patëm luftuar para aleatëve në Paris, kur patëm propozuar që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri. 

Në këtë vend është me interes të theksohet, që vetëm ne kishim protestuar dhe kishim luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë vend tjetër i Ballkanit në kërë drejtim nuk na përkrahu. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çëmbërleni, në takimin me Musolinin në Livorno në vitin 1926, dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë vazhdimisht i jepnin këshilla mbretit Zog që të mos futej në konflikt me italianët. 

IX. 
PAKTI I MIQËSISË ITALO-JUGOSLLAVE I 27 MARSIT TË VITIT 1937

Italia e Jugoslavia duke ndjekur politikë miqësie njëra ndaj tjetrës, mund të merren vesh për Shqipërinë në këtë formë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë, kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet prej nesh; ne këtë interes duhet ta kuptojmë dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është të mos jetë e rrezikuar në kufirin në drejtim të Serbisë Jugore, as nga Kosova (e populluar me shqiptarë), as nga Shkodra dhe Mali i Zi. Për këtë, pa dyshim është llogaritur, kur në protokollin e fshehtë së bashku me Paktin e Miqësisë është parashikuar që të ndërpritet fortifikimi i mëtejmë në zonat e Librazhdit e të Milotit. Për sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne për këtë nuk kemi, dhe nuk dëshirojmë të investojmë mjete të veçanta. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, të cilin para dy vjetësh e kanë marrë ndaj nesh që në pikëpamje politike, ekonomike dhe financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë përfitimesh të posaçme, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë do ta kompromentonin pavarësinë e shtetit shqiptar. 

Në këtë mënyrë Pakti i Miqësisë i datës 25 mars 1937 krijoi një “modus vivendi” tolerant ndërmjet nesh dhe Italisë në territorin shqiptar, për të cilin vite më parë kemi pasur aq shumë konflikte e dyshime (mosmarrëveshje, m.a).

Është çështje tjetër, që ky shqetësim, në Shqipëri, nëse do të mund të përballojë disa situata të rënda dhe të komplikuara në Detin Mesdhe ose në Ballkan. 

X. 
RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS-QUO-së

Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shkatërruar 

Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithnjë është një koncept relativ. Duke pasur parasysh rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është më e zvogëluar. Për Shqipërinë, sot nuk mund të thuhet që politika e brendshme dhe e jashtme është e pavarur nga Italia. E megjithatë, ajo në bashkësinë ndërkombëtare konsiderohet si shtet i pavarur. E drejta ndërkombëtare e njeh bregdetin shqiptar si të pavarur e jo si italian, përkatësisht e konsideron atë nën sovranitetin e një shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka një pjesë të sovranitetit të territorit të Zarës, por ky nuk i ofron mundësi të zgjerohet më tutje. Në Shqipëri, Italia ka ndikim, por nuk ka lirinë e aksionit si në territorin e saj. Shqiptarët megjithatë e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi dhe e ngadalësojnë. 

“Ballkani – popujve të Ballkanit” 

Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani – popujve të Ballkanit”. Ky parim është përdorur në kohën e tij në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe kundër Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili e futi Italinë në Dalmaci dhe në Shqipëri. Në zbatimin e këtij parimi ne gjithmonë kemi parë garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim ndërmjet popujve të Ballkani dhe për zhvillim normal të popujve ballkanas. Prania e një Fuqie të Madhe në Ballkan, është derë e hapur e intrigave të pushtimeve. 

Zgjerimi i Italisë 

A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese sovrane e Shqipërisë Jugore dhe të Mesme, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne këtë nuk e kemi besuar para 20 vjetësh, kur Fuqitë e Mëdha ia ofruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Ne këtë e kemi edhe më të vështirë ta besojmë sot, kur Italia tregon aq shumë dinamizëm e guxim në politikën e saj të jashtme. 

Një precedent i rrezikshëm 

Marrja e një pjese të territorit të Ballkanit nga një Fuqi e Madhe joballkanike pa kurrfarë baze etnike, për tërë popujt e Ballkanit, pra edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Të tjera Fuqi të Mëdha nga drejtime të tjera mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i veçantë i Italisë në Shqipëri për ne është i rrezikshëm, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin për herë të parë Italisë iu njoh Shqipëria Jugore, po kësaj Italie i ishte njohur edhe Dalmacia Veriore. Precedenti për gjallërimin e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit hap dyert edhe për gjallërimin e dispozitave të tjera. 

Ndarja e Shqipërisë 

Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh që me çdo kusht duhet të shikojmë që t’i shmangemi konfliktit të hapur ose të fshehtë me Italinë. Gjithashtu duhet ta shmangim pushtimin e tërë Shqipërisë nga Italia, ngase kjo do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme (nevralgjike, m.a.) si në Bokë të Kotorrit e në Kosovë. 

Duke pasur parasysh gjithë ç’thamë më lart, për ne ndarja e Shqipërisë mund të vinte në konsideratë vetëm si një e keqe e domosdoshme, të cilën  nuk mund ta evitojmë dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim përfitime të atilla aq sa është e mundur, d.m.th. prej dy të këqijave ta zgjedhim më të voglën. 

KOMPENSIMET TONA

Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur është shtruar çështja e ndarjes së Shqipërisë. 

Maksimumi që kemi kërkuar asokohe ishte kufiri që do të shkonte përgjatë lumit të Matit dhe Drinit të Zi, i cili do të na jepte garanci strategjike të Malit të Zi dhe Kosovës. Gjithashtu do të duhej të siguronim luginat e Liqenit të Ohrit dhe Prespës, duke përfshirë edhe Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë si dhe ato në mes të Prespës e Korçës. 

Marrja e Shkodrës me këtë rast do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte që të bënim punime të mëdha hidroteknike dhe të përfitonim tokë pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore në kuadër të Jugosllavisë do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të trafikut të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun. 

Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare të Kosovës, e cila në situatën e re lehtësisht do të asimilohej. Ne eventualisht do të fitonim 2-300.000 shqiptarë, por këta shumica janë katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi do të bëhej gjithashtu në rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë aksionesh të forta (organizuara, m.a.), për pengimin e tij.

Filed Under: Featured Tagged With: Prof. Dr. Musa ahmeti

GAZETA DIELLI NJOFTON PËR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR

October 28, 2021 by s p

Të dashur patriotë shqiptarë në Amerikë, Kanada dhe trojet shqipfolëse, vatranë, aktivistë, media, biznese, kompani, shoqata, organizata, autoritete dhe personalitete:
Gazeta Dielli në numrin Nëntor 2021 me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, botohet në një numër special ku përfshihen vetëm shkrime rreth Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, firmëtarëve të aktit të Pavarësisë, ngjarjeve të kohës në sfondin e para dhe pas Pavarësisë dhe personalitete të shquara të kombit shqiptar etj.
Ju lutem të gjithë bashkëpunëtorëve që shkrimet për botim në gazetën Dielli të dërgohen deri në datën 10 Nëntor 2021 në adresën: gazetadielli@gmail.com.
Gazeta fton dhe bën me dije se për të gjithë ata patriotë shqiptarë në Amerikë dhe Kanada, trojet shqipfolëse, vatranë, aktivistë, media, biznese, kompani, shoqata, organizata, autoritete fetare, politike dhe personalitete që duan të urojnë festën e Flamurit Kombëtar, të reklamojnë apo njoftojnë në gazetë për numrin special të Nëntorit të Pavarësisë, tarifat janë si më poshtë:
1 Faqe Gazetë= 1 mijë dollarë
1/2 Faqe Gazetë= 500 dollarë
1/4 Faqe Gazetë= 200 dollarë

MIRËNJOHJE DHE FALEMINDERIT NGA ZEMRA PËR ÇDO MBËSHTETJE.

Filed Under: Opinion Tagged With: dielli, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT