• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

Presidentja Osmani-Sadriu: Paqja dhe siguria e qëndrueshme garantohen vetëm me pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave

November 16, 2021 by s p

Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, mbajtën konferencën me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë fjalimit të saj në përvjetorin e 21-të të Rezolutës 1325 të OKB-së, u shpreh se është e bindur se pa pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave, nuk do të mund të garantohet asnjëherë paqja dhe siguria e qëndrueshme.

Më tej, Presidentja Osmani-Sadriu theksoi se promovimi i fuqisë vendimmarrëse të  grave në këtë sektor strategjik nënkupton edhe nivelin me të cilin mund të matet niveli i demokracisë në vend tonë.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh se progresi i përgjithshëm shtetëror, qytetar dhe shoqëror, bazohet në fuqizimin dhe kultivimin e vlerave tona unike të diversitetit gjinor, etnik, fetar e kulturor. Ai theksoi se roli i grave dhe kontributi i tyre, nga pozitat e tyre vendimmarrëse, ka qenë i pazëvendësueshëm në avancimin e proceseve tek synimet strategjike për paqen dhe sigurinë globale.

Në këtë ngjarje, përveç përfaqësueseve nga institucionet publike, shoqërisë civile dhe mediave, gjithashtu morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe Koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ku trajtuan progresin e arritur dhe sfidat, sa i përket përfaqësimit të barabartë gjinor në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Filed Under: Kronike

Qyteti Italian Sfidon Kinen, Hap Ekspoziten e Artistit Disident

November 16, 2021 by s p

Rafaela Prifti/

Lajmi i hapjes së ekspozitës së një artisti aktivist për të drejtat e njeriut është pasqyruar në faqet e shtypit dhe agjencive ndërkombëtare të lajmeve. Kjo paraqitje ka ngjallur reagime dhe protesta diplomatike që e kanë burimin në qëndrime të kundërta ndaj të drejtave njerëzore.

Ekspozita provokative e artistit disident kinez Badiucao hapi dyert të shtunën për vizitorët në qytetin e Italisë së Veriut, Brescia, (Bresha) duke mposhtur presionet e ambasadës së Kinës në Romë për ta anuluar. 

Në letrën e ambasadës përmenden kërcënime të kamufluara për ekonominë duke nënvizuar marrëveshjen tregtare me Kinën, si tentativë për ta ndaluar ekspozitën solo nga Badiucao – emri pseudonim i artistit i cili me artin e tij vë në shënjestër qëndrimet e Kinës në sferën e të drejtave të njeriut. “Punimet në ekspozitë janë plot gënjeshtra antikineze, shtrembërojnë fakte, përhapin informacione të rreme, mashtrojnë mirëkuptimin e popullit italian dhe lëndojnë rëndë ndjenjat e popullit kinez duke rrezikuar marrëdhëniet miqësore midis Kinës dhe Italisë,” thuhet midis të tjerave në shkresën zyrtare. 

Kryebashkiaku i Breshës, Emilio Del Bono, ju përgjigj letrës me “finesë dhe vendosmëri” tha Elettra Stamboulis, kuratore e ekspozitës në muzeun e qytetit Santa Giulia (Xhulia), njofton agjencia e lajmeve Associated Press. “Sigurisht jemi disi të preokupuar jo aq shumë për sigurinë e artistit por sepse e dimë se ka shumë rrugë të fshehta për t’i bërë të heshtin artistët disidentë,” tha ajo.

Pas anulimit të një ekspozite vetjake në Hong Kong në 2018 për shkak të presioneve. Badiucao tha se ndihet “krenar dhe i lumtur” që krijimet e tij do të shihen nga publiku në Bresha.

“Arti im ka në qendër temën e të drejtave të njeriut në Kinë dhe kjo më bën mua armikun numer 1,” that Badiucao. “Më gjurmojnë. Më ndjekin mua, familjen, kërcënojnë njerëzit që punojnë me mua, pa pushim. Kjo është arsyeja pse është shumë e vështirë për mua të hap ekspozita në galeri të njohura, dhe muze si ky.” 

Në punimet e tij ka piktura në vaj, instalime dhe art performativ. Një prej tyre lidhet me një skandal kontaminimi të ushqimit të foshnjeve të eksportuara nga Kina në 2018, një tjetër që sjell jehonën e masakrës në sheshin Tiananmen dhe një krijim kushtuar Lëvizjes Çadra që përfaqëson demonstratat pro-demokratike të Hong Kong-ut të shtypur nga Kina, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press.

Në ditët që ekspozita do jetë e hapur, Badiucao do ulet në një karrike torturash dhe do lexoj nga ditari i një banori të qytetit Wuhan, Kinë, vendi ku u identifikua për herë të parë coronavirus.

“Kushdo që provoi të thotë të vërtetën ose të tregonte diçka që nuk ishte konform vijës së qeverisë kineze do pësonte ndëshkim, prandaj unë u drejtova një apel publik në Twitter banorëve të Wuhan-it për t’a mbartur barrën dhe rrezikun bashkë me ata, Nëse më besoni, më dërgoni çfarë dini,” tha Badiucao. Leximi i ditarit që përmban ngjarjet e 100 ditëve është pjesë e artit performativ të artistit. 

Ai e mbajti të fshehtë identitetin e tij për vite me radhë, dhe dilte me maskë në takime publike për të mos rrezikuar anëtarët e familjes. Ruajtja e sekretit kaq gjatë madje u krahasua me artistin britanik të grafiteve Banksy, identiteti i të cilit ka mbetur një mister.  Për Badiucao-n, krahasimet e huqin thelbin e problemit. 

“Nëse Banksy zbulohet se kush është një ditë, ai ose ajo nuk do përndiqen nga shërbimi sekret policor anglez, kurse rasti tim është diçka krejt tjetër,” tha ai. “Po ashtu, jam shumë i zemëruar me Banksy-n sepse nuk ka krijuar asgjë që kritikon qeverinë kineze.”

Zëdhënësi për Amnesty International Italia, Riccardo Noury, ka shprehur “kënaqësi që Bresha është vendi mikpritës i ekspozitës së një artisti të ndjeshëm ndaj të drejtës i cili me artin e tij demaskon shkeljet e të drejtave njerëzore.” 

Ekspozita ndërkomëtare përshkon karrierën artistike të Badiucao-s nga fillimi deri në punimet e fundit të krijuara në situatën e rëndë të shkaktuar nga pandemia Covid 19. Në një punim të titulluar “Si e Lufton Kina Coronavirusin” paraqiten katër figura, të ngjashme me ato që paraqiten në pamfletet e njoftimeve publike por maska, në vend të mbulojë pjesën e poshtme të fytyrës, bëhet shuk për të mbyllur gojën. Tema e lirisë është harku lidhës i krijmeve dhe bashkë me të fuqia e qëndresës ndaj cenzurës e shprehur në punimin “Ideas Are Bulletproof” (Idetë Nuk Vriten nga Plumbi). 

Badiucao, i cili ka qenë asistent i një tjetri artist disident kinez në Berlin, Ai Weiwei, tani krijon në azil nga Australia. 

China Is (Not) Nearby” (Kina (Nuk) Eshte Prane) do jetë e hapur deri në 13 shkurt, 2022 në sallat e Museo di Santa Giulia, Brescia.

Filed Under: Kulture Tagged With: Rafaela Prifti

XHAMIA E PLUMBIT MONUMENT BESIMI NË SHKODËR

November 16, 2021 by s p

Shënime historike me rastin e 31 vjetorit të rihapjes të Xhamisë së Plumbit, (16 nëntor1990-16 nëntor 2021).  

NGA NDUE  BACAJ  

Që  nga  viti  1773  në historinë  e  besmit  të  Shkodres ka zënë një vend të rendesishem objekti i kultit Islam , “Xhamia e Plumbit”. Kjo Xhami ishte  ndertuar në lagjen e vjeter “Qafe “ , sot “Tabake”, në breg të lumit Drin afër Kalasë…Historia e  ndertimit të kesaj  Xhamie  i perket  periudhes më të sukseshme të Pashallekut  të Shkodres e më gjërë kur  drejtohej nga Dinastia  famemadhe shqiptare e Bushatelinjëve , që me luftë e perpjekje kishte  fituar  autonomin substanciale nga  perandoria Osmane , duke  marrë trajtat e një shteti të pavarur me shumë kufijë Etnik – Arbënor e njohur edhe nderkombetarisht…Perfaqësuesi më sinjifikativ i kësaj dinasti ka   qënë Karamahmud  Pasha i cili me dy prill të vitit 1786 (nga Potgorica) kishte shpallur  Konfederaten Ilirike me pjesmarrjen  e 500 delegatëve shqiptarë , të besimit katolik e musliman , të cilet ishin betuar me dorë në bibel e me dorë në kuran.. 

HISTORI NDËRTIMI E VLERSIMI 

Studiuesi shkodrane Hamdi  Bushati  shkruan se Xhamia e Plumbit është monumenti historik ma i bukur  ndër të gjitha objektet e tjera  të lagjes “Tabake”, është  ndertesa  madhështore e artistike  në stilin  turko-arab  , që ka terheq interesimin e vazhdueshem të vizitoreve…Xhamia e Plumbit është  veper e  Mehmet Pashë Plakut … Pllaka e gdhendur  mbi porten e xhamisë është një dokument i  padiskutueshem që shkruan se  kjo xhami është një veper  e ndertuar  në vitin 1187 Hixhri , që me kalendarin e sotem Gregorian korespondon me vitin 1773 …1.Të dhënat e  kronikaneve të kohes tregojnë se Mehmet Pashe  Plaku  xhaminë e ndertoi me gurë të gdhendur e të sjellur  prej popullit  me sistemin zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi e deri në vendin e ndertimit…Mustafa  Pasha jo vetem investoi , por edhe  mori pjesë direkt në ndertimin e  Xhamisë  Plumbit , ku per ketë tregojnë edhe  një “anektodë” e cila thotë se : “Kur  një fshatare donte  me i paraqitë Pashës  një ankesë personale ,dhe e kishte marrë vesh se ai ndodhej  në mes puntoreve , por nuk e dallonte , sepse  ai ishte i veshur thjeshtë… Rastisi që personi ta pyeste  (vet Pashën) se ku gjindej Pasha  dhe mori pergjigjen që të priste pak. Pas perfundimit të punes , Pasha u vesh zyrtarisht dhe i doli perpara hallexhiut , që mbeti i prekur nga thjeshtësia e tij..” 2. Studiuesi  tjeter shkodran Smajl  Bala  “tregon” se Xhamia  ishte e ndarë në dy pjese: pjesa e jashtme ,që ishte pjeserisht e pa mbuluar, dhe salla e  faljes e mbuluar me një Kube të madhe… afersisht 15 metra të lartë , aq sa është  edhe lartesia e xhamisë…Në pjesen e jashtme  (pjesa e hyrjes në xhami ) , faleshin besimtaret që vinin me vonesë  dhe kishte këto përmasa : gjatësi 15 metra  dhe gjerësia 13 metra.  Kjo sallë kishte  katër dyer…katër dritare në ball të hyrjes ,  katër në anësoren majtas  dhe tre dritare në anesoren djathtas. Të gjitha dritaret ishin me grila hekuri  e të stilizuara.. Kishte edhe dy dritare nga një anësore , që janë të salles së faljes. Harqet dhe  bordurat anësore të dritareve  që gjinden në pjesen e hyrjes  të xhamisë  janë  të zbukuruara me dekoracione “bimore” (Imitime në forma të bimve dhe luleve, N.B.). Pjesa e Brendeshme  ( salla e faljes)..është në formë katerore 10 X 10 metra.  Ajo ka derën e hyrjes  dhe një paradhomë të hapur  nga salla .., ose vendi ku rrinte Imami në xhami… Në fasadë ka pesë dritare  të vogla  , ku njera është më e lartë , gjithashtu salla  ka tetë dritare poshtë dhe  kater lartë. Kubeja është tetëkëndëshe  ,ku secili  kend  ka nga një dritare te vogel… Ka pasur  edhe çardakun prej dërrase… parmakë dekorativ… shkallë dërrase per tu ngjitur në çardak dhe që komunikonte  me deren për t’u ngjitur  në minare. Në mes të Kubes që mbulonte sallen e faljes  kishte të varur  në vargj (zinxhirë) hekuri  një shandan me kandila qelqi , që fillimisht funksiononin  me vaj ulliri  , me vonë me vaj guri e llampa elektrike… Dyshemja ka qenë e shtruar me çimento dhe me matriale  izoluese nga lageshtira. Përsipër ishte e shtruar me qilima. Ka pasur edhe rafte per vendosjen e këpucëve…3. Por  më interesantja ka qenë se  Salla e faljes ka pasur edhe kanalin e zërit  që deportonte nepermjet mureve  në të gjitha ambientet e Xhamisë… Minarja është ndertuar me gurë të gedhendur të lidhur me hekur dhe pikur me plumb.  

XHAMIA NË FOKUSIN E STUDIUESVE TË HUAJ 

Ky objekt kulti me vlera  të medha besimi ka terhequr vemendjen e  studiuesit dhe ish konsullit  francez  në Shkodër,  Hekard (Hecquard) i cili shkruan  se  vetem njëra nga  Xhamit  të terheq më shumë vemendjen , Xhamia e Plumbit  e ndertuar  nga Pasha  Bushatli i Shkodrës. Kjo xhami  kupolat e saj i ka të mbuluara me plumbë dhe të mbeshtetura mbi kolona graniti , me kapitele të uredherit  Korintas… Në të njejten kohë  (me  xhaminë ) Pasha ndertoi uren e  Kirit…Ura  ka qënë e ndërtuar (mbi lumin Kir) në vitin 1768 jo shumë largë vendit ku ujrat e tij derdhen në  Bunë . Ajo urë sherbente  per të lidhur qytetin  me fshatin e madh  Bahçallek . Konstrukti i fortë i kesaj ure , harqet e larta e të guximeshme , si dhe gjigantizmi  i saj paraqesin një pamje që gjithsesi të imponohet…4.

Është interesant se sipas  Hekardit  Ura dhe Xhamia janë ndertuar  në vitin 1768 , pra pesë vite më heret se  shkrimi i gjetur në pllaken e derës së xhamisë.  Per ketë  ne mendojmë se  viti 1768 eshte koha e fillimit të projektimit e ndertimit të xhamisë, ndersa  viti 1773 është viti i inagurimit të ndertimit të plotë. Studiuesi dhe albanologu i njohur i shekullit XIX-të  Johan Georg Hahn pershkruan  me nota  brilante   natyren dhe  xhamin e plumbit ,ku ndër të tjera citoj: ”Nga Juglindja syri të sheh  fushen e Drinit  dhe vargjet e bukura të maleve që si në panoramë vijnë njeri pas tjetrit.. Perpara shkon rruga e gjatë e lagjes së Tabakeve, në mes kodrave dhe Kirit ,i cili në perendim të kodrës së Kalasë bashkohet me  Drinin. Mbi  lumin Kir është e ndertuar një Urë Guri …me të cilen lidhen me lagjen e Bahçallekut…  Lagja e Tabakeve ka një xhami të bukur  të mbuluar me pllaka  plumbi..5. Një studiues i njohur  italian (Ermanno Armao) duke shkruar per disa vepra ndertimi me vlera (si Ura e tjer) në Shkoder  do të “thoshte” ; Vëreni harten tonë dhe shihni se që në atë kohë (shekulli XVII), ishin Dy Ura, ndoshta prej druri ; njera mbi Bunë  më poshtë se ajo e sotmja prej hekuri , dhe tjetra mbi  lumin Kir , e zevendesuar njeqindë vjet  më vonë  me një urë guri, kur u ndertua edhe Xhamia e Plumbit  në vitin 1773… Ura  e gurit mbi Kir  është rrezuar  nga ujerat e rrembyeshem të Drinit në vitin 1880 , kjo urë gjindej në mes  Xhamisë  Plumbit dhe ures së sotme të Bahçallekut ..6. Vlen të kujtohet se  Ura e ndertuar nga  Mehmet Pash Plaku (Bushatliu) kundrejt lagjes “Ajasem” ose  “Tabake” kishte lidhje me rrugën tregtare Shkoder-Lezhë  të shekullit XVIII…

“FATI” I NDËRTUESIT TË XHAMISË  

Ndertuesi dhe themeluesi i Xhamisë së Plumbit  Mehmet Pasha  ka pasur varrin (dhe tyrben..) ngjitur me xhamin në anën e djathtë të murit , në skuten për nën minare , në pjesen e qarkueme me hekura të trashë dhe  që ishte e mbuluar me pullaz , siç e vertetojnë fotografit e vjetra. Si rezultat i permbytjeve të vazhdueshme , lymi i lumit  ka arritur  deri në dritare ,duke mbuluar edhe varrin e Pashes , per të cilin flitet se është vet i dytë..7, ku një studiues shkodran shkruan se varri  i dytë ketu sipas gojdhenave  ka qenë i Ibrahim Pashes. Ndersa në hyrje të oborrit të Xhamisë  ka qenë një  ndertese e vogel ku brenda saj ka pasur një  saraxhë  uji.8.

XHAMIA NË MES DEKADAVE E SHEKUJVE 

Xhamia si  çdo objekt tjeter i ndertuar nga dora e njeriut është ndeshur ndër dekada  me pasojat e shekujve dhe shekullareve.. Ndaj per t’i perballuar këto pasoja  ka pasur nevojë disa herë të  riparohet , gjë që konfirmohet per herë të parë në vitin 1863. Në vitet e  pushtimit Austro-Hungarez (1916-1918) xhamisë fatkeqesisht ju  demtua  shtresa e plumbit (duke ju grabitur) . Në vitin 1920 ky dem u riparua. Në vitet 1930 ranë disa gurë të minares, ndersa në  revisten “ Zani i Naltë” të vitit 1938  jepet alarmi  se Xhamia e Plumbit  ndodhet në shkaterrim e siper prej vershimeve të lumit Drin  per çdo vit , sa të thuash se krejt xhamia  brenda është mbushur  me lym (dhe), si dhe minarja  e kësaj xhamie  mbas pak kohet rrezikohet per të rënë… Xhamia e Plumbit  në vitin 1930 e kishte pushuar aktivitetin fetarë..9.  Me gjithë rrokopujat historike , xhamia e plumbit me ndihmen e besimtareve  kishte mbijetuar dhe fituar statusin “ monument kulture “. Në vitin e zi atesit 1967 Xhaminë e Plumbit e  goditen dy fatkeqësi , së pari një rrufe që i këputi pergjysëm  minaren e bukur  të ndertuar me gurë të latuar, që dukej madheshtore prej së largu,  10, dhe së dyti “lufta” kundër besimeve që shpalli shteti  komunist. Në fakt  Xhamia e Plumbit nuk u shkaterrua me kulm e themel , si shumë objekte kulti  të besimeve muslimane e kristiane , por  u la thuajse në harresë… Si për çdo veper që është ndertuar në emer të Zotit  edhe per Xhamin e Plumbit me16 nentor të vitit 1990 vjen  dita e rilindjes saj . Hafiz Sabri Koçi  në një miting madheshtore (ku muaren pjesë  besimtare musliman e kristian) ,”deklaron” rihapjen e e ketij tempulli të Zotit.  Që nga ajo ditë  kjo xhami  me ndihmen e Krijuesit të gjithesisë dhe vullnetin e besimtareve ju kthye  normalitetit , por ky normalitet sot rrezikohet jo më nga  djajt e kuq  që kanë rënë nga vakti , por nga vershimet e ujrave të Drinit ,që shpesh pa meshirë kerkojnë të perpijnë jo thjeshtë një  objekt kulti ,por edhe një  monument  besimi , që rrezaton edhe qytetrim  e  bashkëjetesë  ndëshekullore  e  sot , të Shkodranëve e Shqiptarëve…

Foto e “mitingut”me rastin e rihapjes së xhamisë së plumbit, 16 nëntor 199.0

R E F E R E N C A T :

1. Hamdi  Bushati ,Shkodra dhe Motet .I. fq.56.

2. Hamdi  Bushati ,po aty  fq.58.

3.Smajl Bala ,Institucionet Islame dhe Hoxhallaret e Shkodres,fq.128-131.

4.Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperise se Eperme    ,ose i Gegerise ,fq.42-43.

5.Johan Georg Hahn ,Studime  Shqiptare ,fq.136.

6.Ermanno Armao ,Vende , kisha , lumenj , male e toponime te ndryshme te nje harte te lashte te Shqiperise Veriore, fq.116.

7.Hamdi  Bushati ,po aty ,fq.57.

8.Smajl Bala , po aty, fq.128-131.

9.Smajl  Bala , po aty, fq.128-131.

10.Hamdi Bushati , po aty ,fq.57-59..   

Filed Under: Histori

Urime Përparim Rama: “Fitove Prishtinën, zgjove shpresën për Kosovën dhe Shqipërinë demokratike”

November 16, 2021 by s p

Gjeneral* Piro Ahmetaj

Së pari, rikthimi i frymës së shenjtë të Rugovës me fitoren e Prishtinës nga arkitekti talentuar Përparim Rama do të skalitet në memorjen e përpjekjeve të sukseshme për të rikthyer besimin te demokracia funksionale në Kosovë.

Urime vllazërore Përparim Rama, na bëre të gjithëve krenar me fushatën model, me fitoren e merituar, me vizionin dhe programin perëndimor: “për ta nxjerrë Prishtinën nga kaosi urbanistik dhe jo vetëm” !

Familja, shkollimi dhe integriteti Juaj  sigurisht i bën nder Prishtinës por i jep shpresë edhe Kosovës, pasi me standartet e fushatës, rezultatet në kohë reale  si dhe urimin fisnik nga kundërshtari ja dolët të zhvilloni zgjedhje dinjotoze si në të gjitha vendet demokratike!

Megjithëse zgjedhje lokale, jam i sigurt se kjo fitore, duhet dhe do të shërbejnë edhe si një mesazh i fortë përkundër qasjeve populiste, patriotizmit folklorik, frumës antiamerikane si dhe zhgënjimit të Kosovarëve për kapjen e shtetit nga korrupsioni, krimi organizuar, shpërdorimi i pushtetit për interesat, axhendën dhe inatet primitivo – ballkanike. 

Së dyti, me këtë rast e përsëris se Shqipëria ka 30 vjet që sipas raporteve të OSBE/ODIHR, etj: “bën një hap para por dy mbrapa” duke mbetur kështu i vetmi vend edhe në rajon që ka “dështuar me sukses” për të realizuar zgjedhje me standarte demokratike dhe të gjithëpranuara !

Për me keq akoma, besimi i qytetarëve te vota e lirë brenda edhe partive Politike, shpresat te demokracia funksionale dhe harmonia e pushteteve janë të nëpërkëmbura! 

Gjithësesi, shpresoj që zgjedhjet në Kosovë dhe fitorja e merituar e arkitektit të Prishtinës, do të shërbejnë si model edhe për Ne/Shqiptarët e gjysmës së përkëtej kufirit, se: “vetëm me fuqinë e votës se lirë dhe njerzit mëndjehapur, do të mundemi të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë funksionale si USA dhe e gjithë Europa”!

Nuk do shpikim rrotën, s’ka nevoj fare as për udhëheqës të pazëvendësueshëm, as për dëshmorë, as për Komisione teatrale pas humbjes turpëruese të radhës, as për vulëhumbur dhe as për kamikazë të vulës, as për ofiqare të emëruar dhe as për matrapazë të pushteteve. 

Eshtë fare e thjeshtë, do duhet vetëm që me fuqinë e votës së lirë të realizojmë zgjedhje të lira dhe demokratike brenda Partive politike, në zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare, ashtu si në Kosovë, MV, Mal i Zi, Bosnjë, Serbi dhe mbarë Europën. 

Thënë sa më sipër, mbetem shpresëplotë se kombi ynë do të përparojë dhe të dy shtetet (Shqipëria & Kosova)  do të bëhen demokratike si USA dhe gjithë Europa edhe për inat të këtij sekti politikanësh zullumqasë që për 30 vjet pasi kanë deformuar votën e lirë, kanë pushtuar Partitë politike dhe Institucionet shtetërore, u kanë grabitur si kusarë pronat dhe u kanë vrarë shpresat e mbarëShqiptarëve! 

Shënim: Marrë nga faqja facebook-ut:

Gjeneral * Piro AHMETAJ, ish-Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, Përfaqësues Kombëtar i RSh në NATO!

Filed Under: Uncategorized

KRYETARI I VATRËS URON PROF.DR. RIFAT LATIFIN ME RASTIN E EMËRIMIT SI MINISTËR I SHËNDETËSISË NË KOSOVË

November 16, 2021 by s p

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” z.Elmi Berisha ka uruar mikun dhe bashkëpunëtorin e tij prej disa dekadave Prof.Dr. Rifat Latifin me rastin e marrjes së detyrës si Ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Në mesazhin e urimit kryetari Berisha shkruan:

I dashur Prof. Dr. Rifat Latifi

Në emrin tim personal, ne emër të të gjithë vatranëve dhe shqiptaro-amerikanëve ju dërgojmë urimet më të përzemërta me rastin e emërimit tuaj si Ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Ky lajm na ka gëzuar dhe na ka bërë krenarë të gjithëve. Miku im i çmuar Profesor Latifi, bashkë ne njihemi dhe bashkëpunojmë prej dekadash në dobi të çeshtjes kombëtare. Kjo arritje, ky vlerësim e përgjegjësi për ti shërbyer atdheut tonë, është një moment besimi, krenarie, force, shprese e detyrimi për të çuar përpara shëndetësinë në Kosovë dhe punët e mira në Kosovën tonë të shtrenjtë. Vatra me të gjitha kapacitetet dhe burimet do të jenë në mbështetjen tuaj kurdoherë. Janë të veçantë njerëzit si ti miku im Dr. Latifi për integrigetin, ndershmërinë dhe profesionalizmin. Të gjithë ne jemi të bindur se shëndetësia në Kosovë do njohë suksese dhe modeli e puna juaj prej dekadash në shërbim të Kosovës, sot do të dalë në dritë më shumë se kurrë. Diaspora shqiptare në botë, kapaciteti i saj intelektual dhe eksperienca është si një Oqean i madh. Nderime të larta edhe për Kryeministrin z.Albin Kurti i cili vlerësoi aftësitë tuaja të jashtëzakonshme profesionale e menaxheriale. I dashur miku im Profesor Latifi, emërimi juaj si Ministër i Shëndëtsisë, është një hap briliant dhe shumë i qëlluar pasi gërshëtimi i përvojave Amerikane dhe atyre vendore do të avancojë shëndetësinë dhe të gjitha proceset integruese dhe zhvillimore të Kosovës. Ky lajm do ketë impakt pozitiv në tërë diasporën por në veçanti te shqiptaro-amerikanët e shumë profesionistë të lartë shqiptarë në diasporë që të kthehen e ti shërbejnë Kosovës. Urimet më të përzemërta miku im.VëllazërishtMe krenari e gëzimKryetari i VatrësElmi Berisha

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT