• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

Filmi “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York

November 9, 2021 by s p


Nga Agim Aliçkaj

Filmi nga Kosova “Zgjoi” në rrugëtimin e tij është shfaqur mbrëmë edhe në New York- Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila është protagoniste kryesore në film, ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook disa fotografi, nga premiera e dhënë në New York. Në llogarinë e saj të një seti të fotografive, ajo ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa ka bërë të ditur se pjesë e audiencës ishte edhe miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni amerikan Eliot Engel: « Falemnderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë! ». Ajo po ashtu shkruan se premiera e filmit « Zgjoi » do të shfaqet në New York në kineman Film Forum deri me 18 Nëntor. Megjithatë, ajo sqaron se për më shumë informata për shtete tjera në Amerikë, vizitoni faqen www.zeitgeistfilms.com. Filmi ishte i fuqishëm me vlera dhe porosi të shumta:
– Pasojat e luftës jan shkatërruese për viktimat e pafajshëme.
– Njeriu është më i fortë se guri, mbijetesa është kuptimi i jetës.
– Kriminelët që shkaktojnë lufta duhet të ndiqen dhe të dënohen me çdo kusht përgjithmonë.
– E thotë kënga popullore: “Ah Serbi moj shtrigë e vjetër”.
– Politikanët të cilët tentojnë të falin krime dhe bëjnë kompromise për interesa personale apo partiake duhet të zhduken nga jeta politike. Kur shihet ky film qanë zemra. Fahrijen, gratë e Krushës dhe të gjitha nënat, motrat dhe bijat tona që përjetuan krimin, ky film i bënë më të forta dhe më të respektuara. E bën më të fortë edhe mbarë popullin e Dardanisë në përpjekjet legjitime për liri, pavarësi dhe ndërtim të shtetit. Duhet të shpresojmë se liderët tanë të rinj dhe shumë të aftë, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti do të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës. Të lumtë Blerta Basholli për këtë vepër të madhe! Të lumtë Yllka Gashi për interpretim të shkëlqyer dhe përjetim të rrolit. Të lumtë Yllka për guximin që tregove, si artiste me vlerë pa ngjyrë politike, të kërkojsh nga Spanja njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të shpresojmë se mësojnë nga shembulli yt edhe shumë personalitete tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora. Kërkesa për njohje të pavarësisë nuk është politike, ajo është kërkesë ekzistenciale e popullit të Dardanisë, kërkesë për të drejtën e tij të jetoj i lirë dhe i pavarur në tokat e veta stërgjyshore. Për mua dhe bashkëshorten time Sadete Aliçkaj natyrisht që Ishte kënaqësi të takohemi me Yllkën për një bisedë të shkurtër me vlerë të madhe.

Filed Under: Kulture Tagged With: Agim Alickaj

SHKOLLA SHQIPE NË BARI GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË ITALI

November 9, 2021 by s p

Sofiela Ropi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, themelimin e shkollës shqipe në Bari të Italisë, bashkëpunëtorët, nxënësit, mësuesit e sfidat e të ardhmes, organizimin e mësimit shqip dhe historinë e shkollës shqipe në Bari, gjuhën shqipe si formë e identitetit kombëtar dhe sfidat e mësimit shqip mes teknologjisë, pandemisë dhe vështirësitë e fëmijëve me dy gjuhë. Me Sofiela Ropin bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol PAJA.

SHKOLLA SHQIPE NË BARI TË ITALISË DHE E ARDHMJA E MËSIMIT SHQIP

Prej më shumë se 1 vit në Bari të Italisë është themeluar shoqata Shqiponjat e Mëndafshta, themeluar kryesisht nga vajzat shqiptare që studiojnë, punojnë dhe jetojnënë Bari dhe në Puglia. Një nga projektet kryesore të kësaj shoqate ishte themelimi i një shkolle të gjuhës shqipe në Bari, duke qenë se mungonte në territorin e Puglias një realitet i tillë dhe kaq i rëndësishëm. Pra një iniciativë e lindur nga dëshira e përbashkët e të gjitha anëtarëve për të ruajtur me përkujdesje dhe përkushtim gjuhën, kulturën, historinë dhe traditën shqiptare. Duke nisur nga muaji maj i ketij viti kemi filluar përgatitjet brenda shoqatës tonë për realizimin e këetij projekti. Në këtë mënyrë grupi direktiv i shoqatës Shqiponjat e Mëndafshta filluan të mbledhin kurrikulume të disa vajzave të anëtarësuara pëer të mbuluar rolin e dhënies së mësimit në mënyrë vullnetare. Në këtë mënyrë pasi u dorëzuan CV personale të secilës nga ne u krijua grupi i mësueseve i cili edhe aktualisht përbehet nga une Sofiela Ropi, Albana Hasku dhe Blerta Bala. Të koordinuara nga presidentja e shoqatës Aurela Hasku, kemi filluar dhe zhvilluar përgatitjet për organizimin e brendshëm midis nesh por edhe njohjen me metoda të ndryshme të dhënies së mësimit në mënyrë për të përzgjedhur atë më të përshtatshmen, si edhe njohjen me tesktet në dispozicion dhe seleksionimi i tyre. Gjithashtu një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Genta Mburimi,e cila mirëpriti dhe mbështeti këtë iniciative tonën, duke theksuar mungesën e ndjerë deri në atë moment të një shkolle të gjuhës shqipe në territorin e Barit, dhe rëndësinë e gjithanshme të realizimit të këtij projekti. Falë konsullatës kemi arritur të këmi në dorë  tekstet për ne mësuesit dhe fëmijët. Dua të theksoj që përveç ne mësueseve ka dhe vullnetarë të tjerë të cilat u munduan për të gjetur vendin për zhvillim e mësimit dhe mbuluan gjithë pjesën burrokrtike të regjistrimit të shkollës. Ky grup vullnetarësh na mbeshtet dhe ndihmon në aspektin organizativ. Duke nisur nga shtatori kemi nisur takimet me prindërit dhe fëmijët, të djelave. Takime të cilat shërbyen për t’u njohur dhe ambientuar. Këto iniciativa janë mbështetur dhe organizuar nga kontributi i secilës prej nesh, por në mënyrë të veçantë nga doktoreshë Arianita Nebi. Për sa i përket nxënësve, janë fëmijë që vijnë nga familje shqiptare ose të përziera ku njëri nga prindrit është shqiptar dhe tjetri italian. Shkolla e gjuhës shqipe është një ndihmë e madhe për ta sepse shpesh është e vështirëe që në ambientet familjare të flitet shqip, sidomos kur njeri nga prinderit nuk zotëson gjuhën shqipe. Kur kemi nisur publikimin e lajmit të themelimit të shkollës, në fillim të shtatorit, vendosëm të mos ishim ne që të shkonim në çdo familje për të kërkuar regjistrimin e fëmijës, por të shikonim interesin e familjeve për të ardhur tek ne. Ne po ofrojmë një shërbim falas në të mirë të komunitetit, por nuk duam kurrsesi të kushtezojmë, tërheqim apo këmbengulim për pjesmarrjen, sepse kënaqesia jonë është vlerësimi i tyre ndaj nesh dhe punës tonë. Mund të konfirmoj që kemi pasur kërkesa. Aktualisht pjesa më e madhe e famijëve vijnë nga Bari por nuk mungojnë edhe nga provincat rreth e rrotull, madje kemi dhe femijë që vijnë nga Matera, e cila ndodhet rreth 1 orë e gjysëm larg Barit. Kjo na mbush me gëzim.

ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP NË SHKOLLËN SHQIPE NË BARI

Mësimi zhvillohet në fundjavë, çdo të shtunë pasdite. Orët e mësimdhënies janë të organizuara në bazë të teknikave të didaktikës e të marjes pjesë në orën mësimore. Jemi të vetëdijshëm që fëmijët e pranishëm si kontakt të parë të gjuhës shqipe vetëm në mënyrë verbale, dhe në disa raste është hera e parë që flasin në gjuhën shqipe. Jemi të vetëdijshëm gjithashtu për të gjitha vështirësitë që lindin në dygjuhësitë të folësve në fazën shkollore, dhe përpiqemi të japim gjuhën shqipe me didaktikë që prezanton një gjuhë pak e njohur nga nxënësit. Ne mundohemi që të krijojmë një ambient sa më të rehatshëm, pa shumë kërkesa përgatitjeje të larta studimi nga ana e nxënësit, sepse ky është qëllimi jonë kryesor, ai dhe i kolegeve të mia, eështë që fëmijët të kenë interes dhe entuziazëm për të dedikuar një pasdite dëgjimit, leximit, mësimit të gjuhës shqipe. Interesi jonë është që ata të kuptojnë rëndësinë e kontaktit me gërmat, theksin, tingullin e një gjuhe që i përket nga lindja, nga ardhja në këtë botë. Rëndësia që duhet t’i japin njohjes së historisë shqiptare, gjeografisë apo traditave që kanë prekur dhe përjetuar brezat paraardhës, duke filluar nga prinderit e tyre.

GJUHA SHQIPE SI FORMË E IDENTITETIT KOMBËTAR

Identiteti i një populli, kultura dhe në përgjithësi një grup njerzish është i lidhur në pënyrë të pa diskutueshme me gjuhën e folur. Një  gjuhë  në të vërtetë është një thesar i vlerave kulturore e pikvështrimit të ndryshëm të vëna në dukje nëpërmjet tingujve, instrumenteve leksikore, rregullat gramatikore dhesintakore. Gjuha është konfermimi i kolektivit e cila është një burim kryesor i identifikimit, bashkë me faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në të njëjtit komunitet.  Vetënjohja kolektive nëpërmjet gjuhës, e cila fillon nga individi dhe arrin në të gjithë komunitetin, është një element themelor i konfermimit  të identitetit kolektiv dhe të përbashkët, pra parimi që përkrah çdo koncepti të popullit të komunitetit, të kombit.

BASHKËPUNIMI PRINDËR NXËNËS DHE E ARDHMJA E SHKOLLËS SHQIPE

Bashkëpunimi midis shkollës dhe familjes është një parakushtim themelor për suksesin shkollor dhe arsimor të çdo nxënësi nga i cili nuk është e mundur të injorohet. Në këtë rast familjes i jepet detyra për të mbështetur mësimin, duke propozuar gjuhën e re si një aktivitet të përditshëm për të bërë së bashku në familje këtë komunikim të zakonshëm në familjet e tyre. Bashkëpunimi prindër nxënës kuptohet nëpermjet sjelljes, afrimitetit, tërheqja e vëmendjes të fëmijës nga mësuesi në shkollë, për tja bërë sa më të dashur orën e mësimit, ti futë dëshirën për t’i mësuar gjuhën shqipe. Per sa i perket bashkëpunimit me shkollat e tjera të gjuhës shqipe në Diasporë na ka dhënë mundëësinë për të trajtur më së miri nxënësit dygjuhëfoës. Ne si mësuese kemi ndjekur edhe seminare njëra prej të cilave ishte edhe ajo e shkolles se gjuhes shqipe  Skënderbeg në Parma. Po ashtu seminar i organizuar nga Qëndra e Botimeve për Diasporën me mbështetjen e Ministrit të Shtetit  për Diasporën dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Seminari tjetër ishte ai me temë” Përdorimi i fjalëve të përbashkëta”-  nga grupi i zhvillimit WAW – Shoqata Women Alb World.  Pra aty ku flitet për aspektin e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe organizimit jashtë kufijve shqiptare, ne si grup pune të shkollës së gjuhës shqipe në Bari, jemi në dizpozicion dhe të gatshëm për të degjuar dhe bashkëpunuar. Jemi të vetëdijshëm që ne jemi të reja, kemi nevojë të mësojmë nga ata që këtë lloj pune kanë vite që e çojnë përpara, dhe si rrjedhojë kanë më shumë eksperiencë. 

SFIDAT E MËSIMIT SHQIP MES TEKNOLOGJISË, PANDEMISË, VËSHTIRËSIA E FËMIJËVE ME DY GJUHË

Sot, me mësimin në distancë së pari dhe pastaj mësimin e integruar dixhital, bashkëpërgjegjësia arsimore shkollë-familje merr një rëndësi të madhe, pikërisht sepse mjedisi didaktik/ arsimore, i përbërë nga hapësira alternative dhe momente të veçanta, presupozon një bashkëpunim të thellë dhe kurrë të parashikueshëm. Është ende herët për ne që të jemi në gjendje të bëjmë gjykime mbi vështirësitë e fëmijëve tanë, pasi jemi ende në një fazë të hershme.

NJË PËRSHËNDETJE PËR VATRËN, DIELLIN DHE DIASPORËN SHQIPTARE NË USA

Të flasësh për Vatrën dhe Gazetën Dielli në USA duhet një libër më vete, jo artikull. Si për nga historia që mbart, si për nga rëndësia që ka por edhe për respektin e emrave më të njohur të historisë shqiptare që e kanëe përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejt. Unë sot flas në emër të grupit të mësueseve të shkollës shqipe në Bari, dhe secilës prej nesh ti krijohet mundësia për të folur për realitetin tonë në Gazetën Dielli është një emocion i veçantë. Dhe për këtë ju falenderoj të gjitheve por veçanërisht ty Sokol, sepse je i pranishëm dhe na kushton vëmendje, dhe kjo për në do të thotë shumë. Është për t’u vlerësuar dhe theksuar rëndesia e punës suaj, por edhe e shumë gazetarëve të tjerë si ti, sepse me anë të kësaj pune krijojnë  ura informacioni, komunkimi dhe ajo çka është me e rëndesishme krijoni Ura afrimiteti. Për këtë nuk duhet reshtur së falenderuari.

KUSH ËSHTË SOFIELA ROPI, NJË PREZANTIM PËR VETEN, FORMIMIN DHE KARRIERËN

Une vij nga qyteti i Korçës, kam mbarur studimet e larta për mësuesi dega Cikël i Ulët në Universiteti Fan Stilian Noli në Korçë. Kam kryer praktikën profesionale në shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”. Mbas mbarimit të studimeve kam qënë e vetpunësuar.  Më pas u transferova në Itali për të jetuar dhe duke qënë në kontakt me shoqaten “Shqiponjat e Mëndafsha” mu dha rasti që  të jem nje nga mësueset e para të shkollës se gjuhës shqipe në Bari. Puna ime arrin objektivat falë bashkëpunimit me koleget e mia, mësuese; Albana Hasku, e cila ka  studiuar për Histori – Gjeografi në Universitetin e Tiranës dhe ka eksperiencë në mësimdhënie në cikël të ulët dhe  tetë vjeçar, ne Shqiperi. Dhe Blerta Bala,  e cila ka studiuar për Pedagogji dhe psikologji  në Universitetin Alksandër Moisiu në Durrës. Ne kryejmë një punë tërësisht në mënyrë vullnetare, por e bëjmë me përkushtim dhe pasion.

Filed Under: Featured Tagged With: Sofiela Ropi, Sokol Paja

VEPRIMET DESTRUKTIVE TË BEOGRADIT NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË RREZIKOJNË PAQEN NË RAJON

November 9, 2021 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është e tensionuar. Pas kësaj krize të radhës në BH, si gjithmonë, qëndron Serbia. Që nga themelimi i saj, Republika Serbe ndjek politikë qendërikëse. Veprimet e Millorad Dodikut, i cili është në listën e zezë të ShBA-së, janë në kundërshti të plotë me Marrëveshjen e Dejtonit. Me synimin e këtij entiteti fantomik për ta krijuar ushtrinë e vet, ky entitet aspiron shkëputjen nga shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkëngjitjen Serbisë. Këto veprime të Serbisë, jo vetëm që e destabilizojnë BH-në, por shpijnë edhe në shpërbërjen e saj. Këto veprimeve hegjemoniste dhe ekspansioniste të Serbisë do të nxisin edhe reagimin e Zagrebit. Ndryshimi i kufijve në BH nuk do të kishte kaluar pa një konflikt të përgjakshëm, si ai i viteve 1991-1995. 

Rrjedhimisht, kriza e krijuar në BH, mund të ketë reperkusione për mbarë rajonin. Pas kësaj, kërkesat e veta kolonialiste Serbia do t’i intensifikonte edhe ndaj Kosovës. 

Bosnja dhe Hercegovina përbëhet prej dy entiteteve: Federatës Myslimano-Kroate dhe Republikës Serbe. BH-ja përbëhet pre tre popujve konstitutivë: boshnjakëve (myslimanëve), serbëve dhe kroatëve. Krizën permanente në BH e shkakton Republika Serbe, e cila kurrë nuk iu është bindur organeve të pushtetit qendror. 

Nga kjo flakë e konfliktit nuk do të kursehej as Maqedonia e Veriut, një e treta e popullsisë të së cilës janë shqiptarë etnikë. Kësisoj, i tërë rajoni do të rikthehej në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, periudhë kjo e përshkuar nga gjakderdhja dhe gjenocidi serb në Kroaci, në BH dhe në Kosovë. 

Krijimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë do të thotë krijim të entitetit serb në të. Me fjalë të tjera, në Kosovë do të kishim një dodik republikë e cila sapo të krijohej, do të vepronte për t’u shkëputur nga Kosova dhe për t’iu bashkëngjitur Serbisë. Këtë e tregon qartë kriza permanente në BH e cila tani duket sikur ka arritur kulmin. 

Me politikën e vet klerofashiste, Beogradi synon krijimin e Serbisë së Madhe. Duke qenë satelite politike historike e Rusisë, Serbia dëshiron ta sjellë Rusinë në rajon, pikërisht në një kohë kur Shqipëria dhe Kosova aspirojnë integrimin në strukturat euroatlantike.

Nëpërmjet Serbisë si dhe forcave të tjera proruse në rajon synon, Rusia synon të krijojë në Ballkan sferën e saj të ndikimit dhe zonën e vet të interesit. 

Para pretendimeve ruse për t’u penetruar në gadishull Fuqitë e Mëdha perëndimore nuk duhet të rinë duarkryq. Fuqitë perëndimore duhet t’i ndërpresin investimet ekonomike në Serbi. Ajo duhet të vihet nën sanksione ekonomike të botës perëndimore. OKB-ja duhet të miratojë rezolutë me të cilën Serbisë duhet t’i vihet embargo për shitjen e armëve. Me fjalë të tjera, asnjë shtet, përfshi Rusinë dhe Kinën, të mos ketë të drejtë t’i shesë armë Serbisë. Militarizimi i Serbisë mund të nxit armatosjen e mbarë rajonit të varfër. 

Me politikën e saj anakronike, retrograde, hegjemoniste, ekspansioniste dhe kolonialiste, Serbia është penguesja kryesore e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike. 

Kundër kësaj murtaje të zezë të Ballkanit – Serbisë së Madhe, duhet të reagojnë sa më parë Uashingtoni, Londra dhe Berlini. Destabilizimi i rajonit, në kohë të pandemisë Covid-19 dhe të krizës energjetike, rrezikon paqen dhe qëndrueshmërinë edhe në kontinentin e vjetër.

Është momenti i fundit që Fuqitë e Mëdha të Perëndimit të pushojnë ta konsiderojnë Serbinë si të përkëdhelurën e tyre.     Prof. Xhelal Zejneli

Filed Under: Analiza Tagged With: Xhelal Zejneli

‘Vera Andrron Detin’ e fiton çmimin Grand Prix të Tokios

November 9, 2021 by s p


‘Vera Andrron Detin’ me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha është shpërblyer me Grand Prix / The Governor of Tokyo Award, çmimin kryesor të edicioni të 34t të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, ku edhe shfaqi premierën aziatike javën qe shkoi.

“Janë disa arsye pse ky lajm më ka emocionuar shumë. E para, Kosova nuk ka qenë kurrë më parë në këtë festival prestigjoz. Pastaj, kryetarja e jurisë – Isabelle Huppert – ka qenë dhe mbetet aktorja ime më e preferuar e të gjitha kohërave. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, kinematografia japoneze ka qenë gjithmonë pikë reference në rritjen time profesionale, andaj ky çmim më nderon tej mase.” U shpreh regjisorja e filmit Kaltrina Krasniqi.

Në film përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kusherinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre nëfshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se dota fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyejnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe univerzal i një gruaje e cilalufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.

Filed Under: Kulture Tagged With: Vera Andrron Detin

NUMËRAT E TAIVANIT A BËJNË NJË VËND?

November 9, 2021 by s p

Nga DANILO TAINO

“Corriere della Sera”, 27 tetor 2021    Përktheu: Eugjen Merlika/

Duket se Administrata Biden ka vendosur të ndihmojë Taivanin të dalë nga pozita e parias ndërkombëtare në të cilën është i lidhur prej katër dhjetëvjeçarësh. Të martën e shkuar sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken ka lëshuar një komunikatë në të cilën thotë se përjashtimi i Taipeit nga puna në shumë agjensi të Kombeve të Bashkuara “minon punën e rëndësishme të OKB e të organizmave të saj, të cilët të gjithë do të përfitonin shumë nga ndihmesat  e tij”.

Kjo mbasi vetë Joe Biden kishte thënë se ishte i gatshëm të mbronte Taivanin në rastin kur t’ishte i sulmuar nga Pekini. Gjë që ngre disa pyetje.

A ka ardhur vallë çasti në të cilin Washingtoni të deklarojë se Kina nuk është një, siç ka pranuar të pohojë pesëdhjetë vite më parë, por që janë dy? A po i afrohemi fundit të “dykuptimësisë strategjike”, në bazë të së cilës Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë kurrë të qartë nëse do të kundërvepronin ndaj ripushtimit të ishullit nga ana e Pekinit? A po i avitemi vërtetë njohjes së Taivanit si Vënd tashmë i pavarur, mbasi u shkëput nga mëmëdheu kur komunistët morën fuqinë më 1949?

Taivani ka një territor; ka një popullsi që, në shumicën dërmuese, dëshëron të mbetet e pavarur; ka një sistem ligjor e një sistem politik demokratik prej tre dhjetëvjeçarësh. Për më tepër është, megjithëse ka vetëm 23,5 milion banorë, një fuqi ekonomike e teknologjike. Më 1951, kur Vëndi ishte në fakt i varur nga ndihmat amerikane, PPI për frymë ishte 154 dollarë. Në 2020 ka kaluar 28 mijë dollarët e nëse e masim në termat e fuqisë blerëse jemi në 55 mijë dollarë në 2019 (të dhëna të Fondit monetar ndërkombëtar) . Gjithënjë në terma të fuqisë blerëse, ajo e Taivanit është e njëzeta ekonomi e planetit.

Nga pikëpamja teknologjike, Taivani ka prodhime të domosdoshme në shkallë globale: në veçanti farkëton 63 % të mikroçipëve që përdoren në botë, të nevojshme në rreth njëmijë sektorë, nga kompiuterët tek autot, tek Mbrojtja. Me gjithë këto e megjithë shkencëtarët e tij Taivani nuk mund të jetë pjesë e OKB dhe as e shumë prej agjensive të saj. Të kërkohet që t’i hapen së paku disa dyer, siç duket të jetë prirja e Washingtonit, shpërthen kundërshtinë e ashpër e Pekinit: e quan një hap drejt sovraniteti të Taivanit.

“Corriere della Sera”, 27 tetor 2021    Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT