• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

NAIM FRASHËRI E REXHEP QOSJA DHE SHPËRFYTYRIMI YNË I SOTËM

November 2, 2021 by s p

Prof. dr. Begzad Baliu

Nëse Jeronim De Rada ishte rilindësi i periudhës së parë më me ndikim, sepse rrezatimi i Rilindjes Europiane u shfaq para se gjithash në koloninë e shqiptarëve të Italisë; nëse Naim Frashëri ishte rilindës i periudhës së dytë më me ndikim dhe rrezatoi para se gjithash në Jug të Shqipërisë; nëse Gjergj Fishta ishte rilindësi i tretë më me ndikim në gjysmën e  parë të shekullit XX në Shqipërinë Veriore; Profesor Rexhep Qosja ishte padyshim rilindësi më me ndikim në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në kapërcyell të shekullit XXI. Natyrisht, secili në mënyrën e tij. I pari (De Rada) vendosi themelet e romantizmit shqiptar; i dyti (Naimi) kurorëzoi iluminizmin si vetëdije gjuhësore, kulturore dhe identitare të kombit; i treti (Fishta) ridefinoi konceptet shpirtërore (gjuhë-fe-atdhe) si përbërësit e domosdoshëm të rizgjimit të nacionalizmit kombëtar në fillim të shekullit XX; i katërti (Profesor Qosja) duke shfrytëzuar përvojën historike dhe diturore të tre të parëve u vendos në krye të lëvizjes kombëtare në kapërcim të shekullit XXI, dhe me veprën diturore bëri kalimin e shoqërisë shqiptare nga diktatura në demokraci e nga kolonializmi në pavarësi.

Por, kur një ditë historianët e kësaj periudhe do të shkruajnë historinë e popullit shqiptar do të shohin dhe doemos do të theksojnë se si: De Rada përfundoi në varfëri; Naim Frashëri përfundoi me një jetë të përmasave modeste; Fishta përfundoi i përndjekur si autor dhe si frymë; ndërsa Qosja po i kalon vitet e pleqërisë duke parë se si fotografia e tij po  prehet me gërshërë nga ngjarjet historike, duke e parë se si po mënjanohet nga studiot dhe madje lajmet e televizioneve, duke dëgjuar se si veprat e tij po mënjanohen nga Komisionet e çmimeve vjetore, duke lexuar se si disa nga bashkëkohësit e tij të intervistuar në shtypin e shkruar dhe elektronik po e mënjanojnë emrin e tij sa të jetë e mundur nga rrëfimet e tyre, madje edhe atëherë kur prania e emrit dhe veprës së tij janë kusht i domosdoshëm për të thënë të vërtetën historike të një kohe a të një ngjarjeje, si dhe për të shpjeguar trajtën estetike të një gjinie e të një lloji letrar.

Asgjë e re. 

Ata që i njohin përvojat e historisë botërore, mjafton të kujtojnë fatin e Viktor Hygos dhe të kuptojnë fatin e De Radës së përjashtuar nga institucionet që i idealizoi; fatin e Naim Frashërit dhe frymës së tij në kapërcyell të shekullit XX; fatin e Gjergj Fishtës dhe përmbysjes së tij pas Luftës së Dytë Botërore, e pse jo edhe të Profesor Qosjes dhe përmasës kritike e të papërballueshme të mendimit të tij.

Nuk është larg koha kur bashkëkohësit strehoheshin rreth tij (ashtu sikur strehoheshin rreth De Radës), sepse ja kishin frikën gjenocidit serb në Kosovë apo rikthimit të diktaturës neostaliniste në Shqipëri; nuk është larg koha kur rreth tij afroheshin me nderim (ashtu sikur afroheshin pranë mësuesit të iluminizmit perëndimor Naim Frashërit) sepse e lakmonin përvojën perëndimore të koncepteve të tij për zgjidhjen e çështjes kombëtare; nuk është larg koha kur rreth tij bashkëkohësit afroheshin përulshëm (ashtu sikur përuleshin pranë tij bashkëkohësit e Patër Gjergjit) sepse lakmonin lavdinë e tij në këtë botë më shumë se sa përjetësinë në botën tjetër; por pranë tij e kanë vështirë të qëndrojnë sot luftëtarët për pushtet dhe për pasuri materiale, përfituesit e të gjitha llojeve në këtë kohë tranzicioni, që nuk po i shihet fundi në dy shtetet shqiptare. 

E vërteta, më parë se sa për mendimin kritik ndaj pushteteve, përvetësimeve, nepotizmit, primitivizmit, korrupsionit, po e vëmë re se Profesor Rexhep Qosjes ja kanë frikën ata që po e shohin nga pozita e dëshmitarit të madh të historisë, ashtu sikur ia kishin frikën stalinistët Trockit.

Vitet e fundit po e shohim me habi se si historianë të letërsisë, të kulturës e të sociologjisë së mendimit shqiptar të viteve ’60 e ’70 e  këndej, në Shqipëri e në Kosovë, po përpiqen ta fshehin emrin e tij prej literaturës dhe prej dokumentimit të saj; po e shohim me habi se si ngjarjet e mëdha të viteve ’80 në Kosovë e ish-Jugosllavi, duke përfshi këtu edhe betejat e mëdha të fituara nga ai kundër inteligjencies serbe, po përpiqen t’i shpjegojnë pa frymën dhe mendimin intelektual e shkencor të veprës së tij; po e shohim me ironi se si lëvizjet e mëdha të popullit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni, po përpiqen t’i ridimensionojnë duke e fshehur emrin dhe veprën e tij, duke përfshirë këtu edhe mënjanimin nga ballinat e faqeve elektronike dhe reklamat hyrëse të emisioneve kulturore televizive. Pra, po i lexojmë dhe po i shohim se si arritjet më të larta demokratike në Shqipëri dhe madje lirinë e Kosovës, po përpiqen t’i paraqesin pa veprën mendimore të Profesor Qosjes, i cili nga vitet ’60 e këndej e ka bërë ridimensionimin e mendimit intelektual dhe shkencor; i cili nga vitet ’70, e këndej e ka bërë emancipimin e mendimit shkencor përballë ideologjisë staliniste në Shqipëri dhe vetëqeverisjes jugosllave në Kosovë; i cili, nga vitet ’80 e këndej, me fjalën e tij, guximit qytetar i dha edhe dimensionin intelektual; i cili, me veprën dhe frymën e tij, në vitet ’90, përgatiti dhe mbrojti ndërkombëtarisht kryengritjen ushtarake në Kosovë, si një nga hapat e fundit për çlirimin e Kosovës.

E megjithatë, nuk habitemi kur shohim se si pushtetarë të sotëm partiakë dhe jopartiakë, grupe të interesit dhe organizata të ashtuquajtura joqeveritare, kompani private dhe kompani publike, bashkohen më lehtë, me heshtjen kundër mendimeve, në të vërtetë me heshtje kundër veprave të tij, sikur është bie fjala traktati Pushteti i korruptuar – protagonistët dhe viktimat, se sa bashkoheshin dikur patriotët rreth veprave moraliste e patriotike të Naim Frashërit. 

Asgjë e jashtëzakonshme, do të thoshte një shkrimtar yni. 

Bashkëkohësit e Naim Frashërit i bashkonte etika e lartë, vlerat universale, ndjenjat e pastra kombëtare, dashuria ndaj atdheut dhe shqetësimet për fatin e tij, dashuria për gjuhën dhe respekti për atë si njësi kombëtare përgjithësisht; ndërsa bashkëkohësit kundër veprës së Rexhep Qosjes i bashkon frika, demagogjia, korrupsioni i përbashkët, nepotizmi si kategori e gjerë shoqërore, uzurpimi dhe privatizimi i institucioneve publike, arrivizmi intelektual, akademizmi egocentrik dhe provincialist, kiçi politik dhe gjuha e panxënë, kultura krahinariste, abuzimi dhe fshehja e saj nën veladonin e fesë etj.

Duke u përgjigjur në pyetjen e studiueses Feride Papleka mbi librin e parë Episode letrare”(1967) dhe reflektimin e idesë së saj në kohën tonë, Profesor Qosja thotë: në atë vëllim “kam përmbledhur shkrimet për disa autorë nga Shqipëria shtetërore edhe për disa nga Kosova, nga letërsia e traditës dhe nga letërsia e sotme shqipe. Duke bashkuar shqiptarët e ndarë në një libër kisha iluzionin se po bashkoja gjithë shqiptarët dhe gjithë trojet e tyre të ndara! Iluzion jo modest prej të cilit nuk jam liruar kurrë dhe prej të cilit nuk dua të jem i liruar as sot kur po i shkruaj këto fjalë”.(Paplekaj, 2018: 254)

Nuk e di a është e nevojshme, të nderuar të pranishëm, të them se këto iluzione të Profesor Qosjes, të vitit 1967, i gjemë në të gjitha lëvizjet e mëdha kombëtare: te Lëvizja për Flamur e Republikë dhe te Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968) e  Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972); te manifestimet për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1978) dhe Demonstratat e marsit të vitit 1981; te demonstratat e vitit 1989 dhe te Betimi i UÇK-së(1998) dhe nuk e di a ka nevojë të theksohet se mësimet e Naim Frashërit dhe porosia e madhe e tij, ende janë iluzion prej të cilit djalëria shqiptare e formuar në frymën e Naim Frashërit dhe Rilindjes Kombëtare nuk dëshiron të lirohet. Nuk e di a është e nevojshme të përsëris se porosia e madhe e Naim Frashërit dhe iluzionet e dikurshme të Profesor Rexhep Qosjes sot nuk janë as pikëpamje romantike, sikur u përpoqën t’i paraqesin disa intelektualë pas demonstratave të vitit 1981, as iluzion prej të cilit nuk dëshiron të lirohet Profesor Qosja. 

Porosia e madhe e Naim Frashërit është e pranishme mes nesh, si kurrë më parë dhe porosia e tij është mision!

Prishtinë-Tiranë, 21 maj 2021

Filed Under: LETERSI Tagged With: Prof. dr. Begzad Baliu

TURQIA, DY USHTRITË E ERDOGANIT

November 2, 2021 by s p

Nga FRANCO VENTURINI

Një ushtri turke, i dyti në NATO mbas atij të SHBA, jeton nëpër gazerma. Një tjetër, më pak e fuqishme por e fortë gjithmonë prej njëzetmijë vetësh, jeton nëpër burgje, në vëndbanime të detyrueshme, në çnderim e në varfëri.

Tre ditë më parë prokurorët e veçantë kanë urdhëruar arrestimin e 158 ndërmjet studentëve të akademive ushtarake, ushtarëve e oficerëve. Për të gjithë, nga korriku 2016 kur disa reparte tentuan një grusht shteti kundër Erdoganit, padia është e njëjta: përkatësi në një “rrjet” të predikuesit Fetullah Gulen, ish mik dhe bashkëpuntor i Erdoganit por sot i mërguar në SHBA. Nuk mjafton.

Disa proçese nuk kanë përfunduar ende e vazhdimisht zbulohen “grupe subversive” të rinj, ushtarakë e civilë, gjithësej 150.000 vetë. Dikush mund të mendojë se Erdogani është vetëm një njeri që nuk harron. Por pikërisht në këto ditë është patur e sata provë alarmuese e faktit që “grushtshtetasit” dhe “kundërshtarët” tashmë janë sinonime. Erdogani ka kërcënuar përzënien e dhjetë ambasadorëve perëndimorë sepse diplomatët kishin kërkuar lirimin e Osman Kavalës, Navalnit turk, botues dhe kundërshtar i njohur, i burgosur prej katër vitesh pa proçes. Trajtim i njëjtë, jo rastësisht, si ai që i rezervohet miqve të hamendësuar të grushtshtetasve.

Protestat fillojnë të ndihen edhe në Parlament, por Erdogani përgjigjet me nisma të reja të depërtimit ushtarak dhe ekonomik. Nga SHBA (që as ëndërrojnë të dorëzojnë Fetullah Gulenin), Sulltani i Ankarasë don së paku dyzet F-16 për të kompensuar humbjen e F-35 të ndaluara nga Amerika mbasi Turqia kishte blerë raketat ruse. Ndërkaq, jo i kënaqur nga prania e bollshme e tij në Libi, Somali dhe në Mesdheun lindor, Erdogani synon Sahelin dhe vjen vërdallë nëpër Afrikë për të shitur dronet e tij tepër të kërkuara. Por shpejt a vonë, ndonjëri do t’i bëjë të kuptojë se me të tilla synime është mirë të ketë vetëm një ushtri?

“Corriere della Sera”, 22 tetor 2021 Perktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

Si Kina Popullore e kombinoi autoritarizmin me kapitalizmin per të krijuar një komunizëm të ri

November 2, 2021 by s p

Tomasz Kamusella

Universiteti I Shën Andreas, Britani

Përktheu: Bardhyl Selimi 1 nëntor 2021

Pasi në 1989 ra komunizmi në Bllokun Sovjetik, kanë mbetur pesë shtete të vetëdeklaruar si komuniste: Kina Popullore, Kuba, Laosi, Korea e Veriut dhe Vietnami. Bjellorusia dhe Venezuela mund të shtohen gjithashtu në këtë me qenë se ata përmbushin kriteret e një shteti komunist- ndonëse nuk e thonë këtë zyrtarisht. Kështu bëhen shtatë shtete. Ҫështja është se në Kinë motori i ekonomisë është kapitalizmi, ndonëse ajo deklarohet si një shtet komunist. Në se numri i shteteve komuniste do rritet në të ardhmen atëhere çfarë do të thotë kjo për demokracinë?Interesimi im për komunizmin nuk vjen te unë si historian, por është diçka vetiake. Kam lindur dhe jam rritur në një vend komunist si Polonia në vitet 1970 dhe 1980. Polonia ishte një vend i hirtë ku populli dukej se e kish humbur shpresën. Të gjitha gjërat thelbësore, përfshirë këpucët dhe kafenë, ishin me racion. Por triskat e racionit nuk të siguronin se do merrje gjithçka kishe nevojë. Radhët me orë të gjata (disa herë me ditë) për të blerë gjithçka, që sapo kishte hyrë në shitore, ishin diçka e rëndomtë.Padyshim që jeta që bëja formësoi edhe karierën tiem. Studimet e mia u përqendruan në Europën qendrore dhe lindore, në nacionalizmin dhe regjimet autoritare gjatë dy shekujve të kaluar. Gjatë rinisë time në vitet 1989, andrallat u bënë më të zakonshme, kur mallrat skarco mund të bliheshin vetëm me dollarë amerikanë. Mund të shkëmbenit një fustan veror të madh me një këmishë T, ose një magnetofon që nuk e donit më me ca pelena për bebet. Vetëm uthulla gjendej gjithmonë në raftet e zbrazuar të shitoreve. Mbase, me fytyrë të ngrysur dhe në mungesë të buzëqeshjeve. Studiuesit perëndimore sajuan një fjalë për këtë si “ekonomia e skarcitetit” si rezultat i planifikimit shtëror në prodhim dhe në popull.
. from ëëë.alamy.comRadhët e njerëzve në Poloni në vitin 1990Por nuk ishte vetëm mungesa e ushqimit. Mungonte, së pari, liria. Polonia sikurse I tërë Blloku Sovjetik mbahej mbyllur me një “dry të dyfishtë”, ishte madje e vështirë të udhëtoje edhe në një vend tjetër socialist, qoftë fqinj si Ҫekosllovakia apo Gjermania Lindore. Duhet të nxirrje një pasaportë speciale për të udhëtuar në “demokracitë popullore” (dmth vendet e Bllokut Sovjetik) në Europë. Dhe, pasi të kthehej në shtëpi nga udhëtimi, këtë pasaportë duhej ta dorëzoje sërish në zyrat vendore ushtarake (policia atëherë konsiderohej si repart luftarak).Në se donit të vizitonit një vend kapitalist si Gjermania Perëndimore, ju duhej një lloj tjetër pasaporte. Por në këtë rast kishte të drejtë vetëm një person nga familja për të udhëtuar në “vendet e shthurrura perëndimore”. Pjesa tjetër e familjes mbahej si peng për t’u siguruar që ju nuk do ta shpërdoronit lejen e nuk ktheheshit në atdhe. Nuk kam parë asnjëherë ndonjë pasaportë për të udhëtuar në gjithë vendet e botës, që u jepte mundësi disave me fat të shkonin në SHBA ose Australi.Për mua dhe shumë të tjerë, shtëpia dhe vendi im ngjasonte me një burg të madh. Një cenzurë tepër e rreptë për botimet, filmat dhe televizioni synonte të na bindëte se jeta jonë në Poloni dhe në Bllokun Sovjetik ishte shumë më e mirë se në Nju Jork apo Paris. Dhe disa e besonin këtë propagandë. Njërëzit fshehurazi dëgjonin radion “Europa e Lirë” dhe “Zërin e Amerikës” (me gjithë zhurmimet e qeverisë). Gjatë viteve 1980 u bë më e lehtë të blije libra që shkruheshin me dorë (të pacensuruara, të nëndheshme). Në mesin e rinisë, vlonte ëndërra për t’i shpëtuar këtij burgu dhe për të shijuar “jetën normale” në një “vend normal”. Në një vend pa triska ushqimore dhe me shitorë plot e përplot, ku me një rrogë të vetme mund të kaloje një jetesë me standard të denjë, një apartament dhe pushime verore në Kanariet. Në të folmen polake atë kohë këta ishuj të arqipelagut spanjoll u quajtën Kanary.Endërroni me sy hapur, na thonin prindët. Na këshillonin të rrinim urtë, të bënim sikurse na mësonin mësuesit ose kujdesatrët- dhe kurrë të mos flisnim ato që mendonim. Mbi të gjitha, të mos shanim vijën e Partisë Komuniste, ta lavdëronim Poloninë Socialiste, përndryshe kjo do na kushtonte edhe hyrjen në universitet, humbjen e apartamentit, ose edhe hyrjen në burg. Në vitet 1950, në kohën e stalinizmit, shumë njerëz janë ekzekutuar për kundërshtime të tilla ideologjike.
Por, papritur, lufta e ftohtë ndërmjet demokracive perëndimore dhe Bllokut komunist sovjetik mbaroi në vitin 1989, e pasuar dy vjet më vonë nga shembja e Bashkimit Sovjetik vetë. Kjo superfuqi komuniste thjesht dhe paqësisht (të paktën në Europë) u tret në ajër, duke sjellë zhdukjen e komunizmit si sistem politik dhe ekonomik nga një pjesë e madhe e botës.Ne u bëmë të lirë. Sekretari i fundit komunist i Bashkimit Sovjetik (Mihal Gorbaçov) na dukej si një engjëll që e bëri ëndërrën tonë të zemrës të vërtetë. Ai vendosi që nuk ishte e drejtë ta linte në skamje popullin e vet duke bërë garë armatimesh me Perëndimin. Pesëmbëdhjet vitet që pasuar bënë që shtetet e Bllokut Sovjetik, Polonia dhe Hungaria deri te Rumania e Bullgaria, të futen në NATO dhe në Bashkimin Europian.Në këtë liri mu dha mundësia të vazhdoja studimet në Afrikën e Jugut dhe në Republikën Ҫeke. Kreva studime në Itali, SHBA dhe Japoni, përpara se të zija poste universitare në Irlandë dhe Skoci.Por, me këtë rast, nga 15 vendet që dolën nga shkatërrimi i BS, vetëm vendet Balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë u bënë vertet demokraci perëndimore. Shumica, përfshi Rusinë, u bënë autokraci- ndonëse mëtojnë se ushtrojnë demokracinë parlamentare.Gjeorgjia, Moldavia dhe veçanërisht Ukraina, tani janë gati të bëhen demokraci perëndimore me ardhmëri për në BE dhe NATO. Turkmenistani është pothuaj aq shtypës si Korea e Veriut, ndërsa Azerbajxhani dhe Uzbekistani shihen si shembuj mësimorë të diktaturave shtypëse dhe kleptokratike.Por tani, asnjë vend i vetëm paskomunist ose pas sovjetik nuk e ka deklaruar veten si komunist. Kina Popullore u prin autokraciveMe huazimin e komunizmit të stilit sovjetik në ekonomi dhe politikë, shumica e regjimeve komuniste të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik në botë, si Etiopia, Afganistani dhe Jemeni i Jugut dështuan, gjithashtu. Kuba komuniste është një përjashtim i vetmuar në këtë prirje, Ishuli karaibian ka qenë një ferrë e vazhdueshme ndanë SHBA, që nga viti 1961.Komunizmi i ditëve tona është i prirë nga Kina Popullore- ekonomia e dytë më e madhe në botë. Pekini ka qenë krenarisht komunist që nga viti 1949 dhe tani po merr rolin e kundërshtarit kryesor të SHBA, që prin ende dobët kampin e pakësuar të demokracive të globit. Që nga viti 2010, një numër i madh shtetesh kanë hequr dorë nga demokracia.Në dhjetëvjeçarin që shkoi, në Ruandën e pasgenocidit, demokracia u përmbys. E njëjta gjë ndodhi në Etiopi pas luftës civile (Në Tigray në 2020), ndërsa arritjet demokratike të Pranverës Arabe u zbehën në Lindjen e Mesme. Sikurse në Rusinë e Putinit, u instaluan autokracitë elektorale në Bullgari (2009), në Hungari (2010), Serbi (2014), Turqi (205), Poloni (2016) dhe Slloveni (2020).

Më 1 korrik 2019 Partia Komuniste Kineze festoi 100-vjetorin. From ëëë.alamy.comPopullsia e Kinës Popullore është prej 1.4 miliardësh, kjo do të thotë se një e pesta e njerëzimit jeton nën regjimin komunist. Tre shtetet e tjera të vetëdeklaruara si komuniste, Laosi, Korea e Veriut dhe Vietnami, janë kufitare me Kinën Popullore. U krijua vërtet një bllok i ri komunist Sinik (nën ndikimin kinez)Kështu, pas dy dhjetëvjeçarësh të rënies së komunizmit sovjetik (1989), është komunizmi me motor të stilit kinez 2.0- ai që përqafon kapitalizmin e që po merr fuqi.Ngritja dhe rënia e demokracisëPërkufizimi i brishtë i komunizmit të pas Luftës së Ftohtë sharton kapitalizmin me socializmin, sikurse u kuptua në ish Bashkimin sovjetik. Parimi gjithëpërfshirës i socializmit (i parë si komunizëm në Perëndim) thotë: “Nga secili sipas aftësive, secilit sipas ndihmesës së tij.” Në praktikë, kjo përzierje jo ortodokse e socializmit të stilit sovjetik dhe e kapitalizmit do të thotë autoritarizëm, ose madje totalitarizëm, një regjim nën një parti të vetme që ka kontroll të plotë kudo. Ky kontroll shtrihet në ekonominë e sotme të stilit kapitalist, po ashtu. Përmes kësaj partie të vetme, sundon një burrë prijës, i pandryshueshëm.Shpesh një kult individi ngrihet për të dhe çështja ëmbëlsohet me hollësira të të një shteti të mirëqënies. Në shumicën e rasteve këta shtete e reklamojnë veten si komuniste. Të tjerët, si Bjellorusia dhe Venezuela mundet të mos e quajnë veten “komuniste” sot por kësaj ideologjie i japin një emër tjetër.Për shembull, bolivarianizmi në Venezuelë, uniteti kombëtar në Bjellorusi apo Juche në Korenë e Veriut. Sistemi politik njëpartiak e bën Partinë Komuniste dhe prijsin e saj brenda shtetit një diktator. Kolektivizmi i hapur dhe sjellja prej sunduesi e diktatorit, po ashtu retorika populiste për t’u dhënë përparësi masave (duke iu referuar “kombit apo popullit”) përmbi individët, “justifikojnë” rolin e tij dhe sistemin. Në vende si Bjellorusia dhe Kina Popullore, kjo ka shpënë në lindjen e disidentëve që janë përndjekur dhe në kampet e përqendrimit të ngritura për t’i shkulur ata nga “shoqëria e shëndoshë”.Ashtu si shtetet komuniste para 1989, të gjithë këta regjime sunduese të vendit janë antiperëndimorë në retorikën e tyre zyrtare dhe shpesh edhe në veprimet e tyre. Ky agresion antiperëndimor është një tipar tjetër përcaktues i këtyre shteteve komuniste në shekullin 20.Do rritet apo të zbresë numri i tyre në shekullin 21? Gjatë dy dhjetëvjeçarëve pas rënies së komunizmit në Europë, demokracia si një doktrinë e të drejtave njerëzore dhe politike u përhap fort në mbarë botën. Diktatorët u detyruan të mbajnë, të paktën në dukje, një demokraci elektorale në vendet e tyre. Amnesty International dhe Freedom House i turpëruan me sukses autokratët për mënyrat e tyre të sjelljes dhe I detyruan të lironin të burgosurit politikë.Por pas 2010, kjo prirje nisi të përmbyset dukshëm. Simbolikisht, në këtë vit shkrimtari kinez dhe disidenti pro demokracisë Liu Xiaobo u vlerësua me çmimin Nobel për Paqë. Pekini u ndje i fyer nga Perëndimi dhe ndërmori hapa për ta përndjekur Liu-n, familjen e tij dhe miqtë. Autoritetet ia mohuan mjekimin për shërimin nga kanceri Liut dhe ai vdiq shtatë vite më pas.
11, 2010Ekspozitë në Oslo për disidentin kinez , 2010Hiri i Liut u hodh në det për të shmangur një varr për një person që shihej si një hero i demokracisë dhe martir i saj. Kjo do ishte një pikë vatrore për demokratët kinezë, që do shkonin për pelegrinazh duke shprehur respekt ndaj besnikërisë së Liut për lirinë dhe demokracinë.Më pas, në 2020, pandemia krijoi një rast ideal për Pekinin për ta çmontuar demokracinë në Hong Kong, një vend që ka qenë dikur një fener i lirisë politike dhe ekonomike. ‘ Të pasurohesh është e lavdishme’Mos vallë nuk është e tërë ideja e kapitalizmit dhe e anatemimit të fitimit ajo që përbën qëllimin e komunizmit? Në se do qe kështu, përse këto dy të kundërta tërhiqen? Në kohën e nisjes së reformave të 1978 nga Ten Hsiao Pini, në Kinë u zbulua “politika e zbatuar”: mund ta kesh kapitalizmin pa demokraci. Duke hapur një hendek në tregun e ideve, Ten dekretoi që ‘të bëhesh i pasur është e lavdishme’, dmth kapitalizmi ishte ideologjikisht asnjanës dhe mund t’u shërbente nevojave të regjimit komunist. Shartesa e kapitalizmit me komunizmin është një mësim për demokratët që të mos u besojnë mendjes së tyre plot dëshira. Përkundrazi, hipoteza e përfolur shpesh për ndikimet demokratizuese të kapitalizmit duhet provuar. Është e qartë se kapitalizmi nuk prodhon një Bjellorusi, Laos, Vietnam autoritarist dhe totalitarist, aq më pak një Kubë, Venezuelë apo Kore Veriore autoritariste, që dikur u bënë komuniste, (më 1959, 1999 apo 1948) dhe që nuk kanë vullnetin ta përqafojnë demokracinë. Por entuziazmi i Kinës Popullore për një kapitalizëm jo demokratik, që nga viti 2004 – i njohur si konsensi i Pekinit me Perëndimin- mund t’i shtyjë ata në këtë rrugë.Suksesi ekonomik i Kinës Popullore, në se zgjat për disa breza, mund të shërbejë për fortësimin e komunizmit 2.0, me kapitalizmin si pjesë përbërëse të kësaj ideologjie. Komunizm- kapitalizmi nuk është më tani një kundërthënie, përderisa sa Partia Komuniste sunduese i mban sipërmarrësit në shërbim të ideologjisë dhe qeverisjes së saj.Pra, cilat janë karakteristikat e shtetit të ri komunist 2.0? Mbase, vetëdeklarimi si shtet komunist është më i dukshmi dhe kjo figuron në kushtetutë. Edhe sikur disa shtete t’i japing kësaj një emër ndryshe.Të drejtat qytetare dhe njerëzore janë të kufizuara seriozisht dhe shpesh të etiketuara si “komplot perëndimor”. Për shembull, nuk ekziston e drejta individuale për të votuar, ndërsa shteti ka të drejtë t’i përdorë qytetarët sikurse dëshiron ai.Një nivel të ngjashëm tepërimi vërehet në Korenë e Veriur dhe në Vietnam. Është vënë re edhe një shtypje në rritje në Bjellorusi dhe Kubë.Kohët e fundit, Perëndimi është zgjuar ndaj rreziqeve që vlerat e veta liberale dhe demokratike kanë duke u ballafaquar me faktin që kapitalizmi i vetëm nuk mund të sigurojë të drejta lirie dhe njerëzore. Frika që epoka e imperializmit komunist kinez po vjen e kanë nxitur Australinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, për shembull, të formojnë një pakt ushtarak të ri. AUKUS, gjë që jo përsosmërisht dhe me gjasë e pëlqyer nga Pekini, përjashton BE.Totalitarizmi teknologjikNë Kinën Popullore, tiparet tradicionale të totalitarizmit janë kombinuar fshehurazi me oreksin e sistemit për kushtet dhe mbikqyrjen me teknologjinë e lartë. Për shembull, kontrolli i tërësishëm i myslimanëve të Xinjiang-ut u bë i mundur përmes database-ve masive të rajonit, të AND-ve dhe iriseve të syve të popullsisë.Teknologjia dhe AI janë metodat më të mëdha, pagjak, të komunizmit 2.0 për të shtrirë kontrollin tërësor në popullsi, duke u siguruar se çdo individ ndjek vijën e Partisë. Kjo ka mundësuar gjithashtu mbikqyerjen ushtarake të komplekseve industriale, që janë zemra e një kapitalizmi të suksesëshëm komunist.Më shumë kontroll do të thotë më shumë vende pune në këtë kompleks, të kthyer drejtpërdrejt në rritje ekonomike, që do japë më shumë investime dhe financime për totalitarizmin dhe kështu shtypja bëhet një motor i ekonomisë, një garanci mirëqënie për shumicën (jo të gjithë).Ekonomia e stilit komunist sovjetik 1,0, e bazuar në industrinë e rëndë, tek komunizmi 2.0 kinez mbështetetnga AI, por ajo mund të vështrohet në disa shkallë tek të shtatë vendet komuniste. Korea e Veriut mbetet një vend jashtë mode me komunizëm 1.0. Deri sot Puonggyang kundërshton të ndjekë komunizmin 2.0, megjithë nxitjet e Pekinit (gjithësesi ka dhenja për ndryshime), Kuba dhe Venezuela ndërkohë janë më pranë komunizmit 1.0, duke bërë ende zgjedhje jo pragmatike që ndikohen nga idealizmi dhe ideologjia. Në anën tjetër të spektrit, Bjellorusia, Laosi dhe Vietnami po përdorin metoda që punojnë ekonomikisht ( për derisa Partia sunduese kontrollon prodhimin dhe fitimin). Ata janë nxënës të vetëdijshëm të Kinës, për të përmbushur komunizmin 2.0. Alternativat demokratikePavarësisht që demokracitë botërore japin zgjidhje tërheqëse dhe me ndikim për sëmundjet socioekonomike sikurse papunësia, rënia e standartit të jetesës dhe të ardhurave, si edhe shërbimi mjekësor i keqësuar, kam frikë se komunizmi 2.0 do të fitojë. Në këtë skenar, numri i shteteve komuniste do rritet dhe liritë individuale dhe politike do pakësohen.Nisma kineze e Brezit dhe e Rrugës (BRI) është saktësisht tipi i një projekti ambicioz dhe demokracitë botërore nuk e kanë në këtë moment. Plani është të lidhen dhe të ndërtohet një rrjet i koordinuar hekurudhash, rrugësh dhe korridoresh detarë që të përshkojnë tërë Afrikën, Azinë dhe Europën të eksporteve pa kufij të prodhimeve nga Kina dhe importimin e lehtë të lëndëve të para për këtë shtëpi të fuqishme komuniste.
Ndërtimi i kryeqytetit të ri administrativ të Egjiptit, mars 2021. Egjipti ka partner një kompani shtetërore ndërtimi të Kinës (CSCEC) si pjesë e Nismës së Brezit dhe Rrugëve.BRI jo vetëm që lehtëson shfrytëzimin nga Kian të Euroazisë dhe Afrikës, por ajo funksionon si një brez kryesor për të përhapë në glob komunizmin 2.0Përshtatjet e politikës së shtetit të mirëqënies të markës kineze me prirjet në rritje të autoritarizmit dhe aspiratën e një partie të vetme për të kapur pushtetin janë vënë re në Europë që nga viti 2015 në Poloni, Hungari, Bullgari dhe Serbi. Nuk është habi që udhëheqësit autoritaristë të këtyre vendeve janë dashuruar me suksesin ekonomik dhe politik kinez. Ata shpresojnë të vendosin lidhje të privilegjuara dhe bashkëpunim me superfuqinë e re komuniste dhe nuk do jenë të vetmet në këtë drejtim.Për të marrë favore nga Pekini, autokracitë europiane janë të zëna me çmontimin e demokracisë në vendin e vet dhe duke ndërhyrë në të drejtat politike dhe lirinë atje. Që nga 2015, Polonia ka marrë dhjetëra miliardë euro nga BE për zhvillim por ka hedhur poshtë parimin bazë të BE atë të shtetit juridik. Duke u përballë me një cenzurë në rritje në vitin 2017, në mënyrë të pabesueshme, kryeministri polak tha se nuk ka rëndësi për të me klidhet Polonia, sepse vendi I tij mund të marrë më shumë para nga Kina se sa nga Brukseli.Kam frikë se, pas fëminisë time në Poloninë komuniste, mund ta jetoj pleqërinë nën një regjim komunist 2.0 me një shtypje të përtrirë. Sado shumëngjyrësh dhe me hi-tecj-e mund të jetë fasada e tij, futja me forcë e një partie të vetme sunduese ka për të qenë më e keqe dhe më totalitare se në të shkuarën parakibernetike të Bllokut Sovjetik.Database-t e mëdha të ADN së qytetarëve dhe ato të iriseve do ta bëjnë njëjtësimin vetiak të pamundur të gabojë, ndërsa shërbimet online, monitorimi i lëvizshëm dhe CCTV do e zhdukë privatësinë dhe çdo mundësi për disidencë të organizuar.Në këtë gjendje, çdo person nuk do ketë zgjidhje tjetër veçse të bëjë sikurse i thonë autokratët, ose të vdesë, i harruar nga të gjithë, i mbyllur në një “qeli të zezë” ose në një kamp përqendrimi ,që nuk ekziston zyrtarisht.Edhe kujtimi e një fajtori të tillë ideologjik do fshihet fare nga mendjet e njerëzve, falë “internetit sovran” të kontrolluar nga shteti. Sikurse parashikonte George OrWell te 1984: “Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen” .
Përktheu Bardhyl Selimi 1 nëntor 2021

Filed Under: Analiza Tagged With: Bardhyl Selimi

Serbia kolonialiste mohon Shqipërinë Etnike për ta mbrojtur Serbinë e Madhe në Ballkan

November 2, 2021 by s p


Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Manipulimi me sintagmën e shpifur politiko-propagandistike “Velika Albanija” (“Shqipëria e Madhe”), është mashtrimi më banal, më absurd, më irracional dhe  më perfid i  “asëve” shovinistë drejtues të Serbisë, mbase në historinë e as  në gjeopolitikën e derisotme të Ballkanit as de fakto e as de jure nuk ka figuruar  togfjalëshi “Shqipëria  e madhe”, por vetëm SHQIPËRIA ETNIKE, të cilën Serbia me aleatët e saj (Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Rusia) e ka copëtuar dhe e ka kolonizuar me luftërat dhe me agresionet gjenocidale (1876-2021).


Një propagandë e tillë antishqiptare daton që nga viti 1844, kur Ilia Garashanini hartoi Platformën nacionalshoviniste serbomadhe “Naçertanija” për gllabërimin e territoreve etnike të shqiptarëve, të kroatëve, të hungarezëve dhe të muslimanëve boshnjakë të Bosnjës. Pikërisht, këtë Platformë famëkeqe  “Velika Srbija” , Beogradi zyrtar (shteti, akademia dhe kisha serb) e konsideron gur themeltar të startegjisë së objektivave politike, diplomatike dhe propagandistike nacionale shtetërore. Ky është motivi dhe shkaku kryesor, pse Serbia së bashku me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq nuk e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e as të drejtën e vetëvendosjes-shkolonizimit të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës, të Novi-Pazarit …etj.

   Shqiptarët në Ballkan kanë vetëm NJË KOMB SHQIPTAR dhe NJË SHQIPËRI ETNIKE

Deri më sot (2021) në asnjë faqe të historisë së deritashme të Ballkanit kurrnjëherë nuk kanë ekzistuar, e as sot në fillimshekullin XXI nuk ekzistojnë dy shqipëri me simbole të ndryshme kombëtare, politike dhe shtetërore; me dy emërtime të ndryshme: (1) “Shipëria Oksidentale” dhe (2) “Shqipëria Orientale”, por vetëm NJË SHQIPËRI, që njihet me emrin SHQIPËRIA ETNIKE, e cila përbëhet vetëm nga NJË KOMB, që quhet KOMBI SHQIPTAR , e jo kurrfarë “kombi kosovar”, i “shpikur” nga “bursistët” vasalë të “globalizmit ballkanik”  për  pazare të “mbijetesës” dhe  të luksit të tyre si shtresa më e pasur, më e privilegjuar dhe më e pranueshme për “mentorët’ dhe për sponosrët e tyre të huaj dhe për kuislingët klero-fashistë të brendshëm, si leva më e rrezikshme dhe më agresive për thshurjen e vlerave dhe të traditave të idenittetit kombëtar shqiptar.

Mirëpo, “kombi kosovar” nuk ka as gjuhë, as histori, as kulturë e as territor të vetin…etj., por është thjesht një shpifje, një gënjeshtër, një mashtrim, një marrëzi, një sabotim  dhe një zhvlerësim që nuk njeh Kombin Shqiptar në Kosovën Shqiptare.

         Sami Frashëri: “NJË KOMB QË NUK  KA GJUHËN E VET AI NUK ËSHTË KOMB” !

Pra, si mund të ketë “komb kosovar”, kur ai nuk ka gjuhën, as lashtësinë, as historinë, as kulturën, as nacionalizmin, as mitet, as kujtimet e as simbolet…etj.

Ndërkaq, SHQIPËRIA ETNIKE ka vetëm NJË GJUHË, që quhet GJUHA SHQIPE, ka vetëm NJË FLAMUR SHQIPTAR, të cilin për herë të parë, Skënderbeu e ngriti në Krujë, më 28 Nëntor 1443 dhe, të njëjtin FLAMUR SHQIPTAR për herën e dytë, Ismail Qemali e ngriti në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, me rastin e shpalljes së Shqipërisë së mëvetësishme dhe sovrane.                  Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja vlera siprane

Fenomenololgjia e inatit, e provincializmit, e egocentrizimit, e urretjes me përmbajtje armiqësore, e manifestuar në forma të ndryshme provokuese dhe vulgare kundër kryevlerave të dëshmuara kombëtare shqiptare siç janë tribuni-hero i pavdekshëm gjithëpopullor, Adem Demaçi dhe Akademiku e eruditi i shquar, Rexhep Qosja, para së gjithash, duhet kërkuar në gjenealogjinë 100-vjeçare të politikës dhe të praktikës obskurantiste të Serbisë gjenocidale. Ky “difekt” patologjik me bazë të huaj serbomadhe, është pasqyruar në të gjitha periudhat e historisë së lavdishme kombëtare shqiptare, në veçanti, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri në mbylljen e gjenocidit të fundmë të Serbisë pushtuese kolonialiste në Kosovë (12 qershor 1999).


Veprën e ndritshme dhe të pavdekshme etike, intelektuale, shkencore, politike, lufatarake, atdhetare e patriotike kombëtare shqiptare të Adem Demaçit dhe të Akademik Rexhep Qosjes, e kundërshtojnë vetëm serbomëdhenjtë dhe fallangat e tyre pansllaviste si brenda, ashtu edhe jashtë Serbisë së Madhe, me qëllim që të shpërfytyrojnë të vërtetën e historisë së djeshme dhe të sotme të identitetit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në llogari të mbijetesës së recidivit serbomadh të politikës dhe të diplomacisë antishqiptare “Midis dy të këqiave të zgjidhet ajo më e vogla”.


Fatbardhësisht, këtë “formulë të vjetër” qeveritare-kishtare serbe për “zgjidhjen” e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, deri më sot nuk e kanë pranuar as me gojë, as me shkrim në veprën e tyre politike, letrare, as shkencore as Adem Demaçi e as Akademik Rexhep Qosja, por ndryshe nga kjo, që të dytë, gjatë gjithë jetës së tyre të palodhshme krijuese kombëtare kanë vperuar me guxim, me trimëri, me urti dhe me konsekuencë, duke pohuar, duke e mbështetur dhe, duke e justifikuar me argumente të pakundërshtueshme konceptin origjinal të zgjidhjes së drejtë përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare, ashtu sikurse pohoi dhe veproi dikur themeluesi dhe kryeministri i parë i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës(28 Nëntor 1912), Ismail Qemali: “ Ne nuk do pranojmë asnjë të keqe për vendin tonë as të madhe e as të vogël. Askush nuk ka të drejtë të vendosë për fatin e Shqipërisë veç popullit shqiptar. Këtë ta dijnë mirë të gjithë.”( Nëntori i Dytë, “ Shqipëria e Re”, 1982).Në këtë fyrmë të realdiplomacisë së patriotit të shquar shqiptar, Ismail Qemali, duhet t’ua bëjmë të qartë të gjithë armiqve të djeshëm dhe të sotshëm se Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja nuk kanë njohur kurrë, as nuk njohin as sot antivlera shpërfillëse antikombëtare, që bien ndesh me përmbajtjen e interesave dhe të vlerave të njëmendta antologjike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Kështu që, në këtë vështrim, merita dhe kontributi i tyre është i paçmueshëm.

Në asnjë shkrim, në asnjë vepër, në asnjë ligjëratë dhe në asnjë intervistë të tyre nuk figuron nocioni “Shqipëri Lindore”, as “Shqipëri Perëndimore”, siç kanë shpifur në “stilin” serbomadh dhe grekomadh disa armiqë intrigantë dhe injornatë, shërbëtorë mëditës të agjenturave serbo-sllave, të cilat me detyra të caktuara kanë depërtuar në Shqipëri këtu e 30 vjet më parë.


Të të gjithë armiqtë e Adem Demaçit dhe të Rexhep Qosjes, duhet ta dijnë mirë se me “kritikat” e tyre primitive, ideologjike, partiake, grupore, mahallore, nahiore, shërbëtore, joetike, joprofesionale, antikombëtare dhe antishqiptare, nuk kanë as më të voglën shans, që të zvetërojnë kredibilitetin njerëzor, profesional, kombëtar dhe atdhetar të tyre (as në shkallë vendore, as në atë evropiane ndërkombëtare),sepse është pjesë e frymëmarrjes dhe e trupit të pandashëm të Shqipërisë Etnike. Thjesht,(pa përdorur kurrfarë terminologjie të politikës spekuluese) si Adem Demaçi, ashtu edhe Rexhep Qosja njohin vetëm Shqipërinë Etnike brenda kufijve të saj natyrorë historikë dhe gjeopolitikë, e jo kurrfarë copëtimi territorial të saj “lindje-perëndim e as veri-jug” siç kanë gënjyerë dhe shpifur disa “shkencëtarë” thënçin shqiptarë me prirje të “oksidentalizmit” klero-fashist serbo-grek-malazez-maqedon sllav, ashtu siç po ua “farkojnë teneqen” ulpiset e huaja historikisht dhe tradicionalisht antishqiptare.

 Strategjia dhe taktika e obskurantizmit antishqiptar

Në të gjitha projektet e politikës pushtuese kolonialiste të Serbisë së Madhe mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike, qeveritë dhe kisha ortodokse serbe, si interes dhe objektiv prioritar i tyre, në plan të parë (si fazë të parë dhe të fundit), kanë ndërtuar strategjinë dhe taktikën e kompremtimit dhe të shpifjeve të figurave më të shquara politike, kombëtare, kulturore dhe shtetërore të intelegjencës shqiptare.


Për realizimin me sukses të strategjissë dhe të taktikës së politikës obskurantiste në kurriz të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike, qeveria dhe kisha ortodkkse serbe e Beogradit, së pari ka pasur dhe, tanimë ka për detyrë që para popullit shqiptar, t’i baltojë, t’i provokojë dhe t’i diskreditojë figurat më të ndritshme intelektuale shqiptare, siç janë Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja. Fillet e një politike të tilllë strategjike dhe taktike antishqiptare të qeverisë serbe të Beogradit, i gjejmë që në paragrafët e kapitujve të “Naçertanije” të Ilia Garashaninit (1844).


Për t’i realizuar me sukses projektet dhe programet e parashikuara të politikës pushtuese obskurantiste jo vetëm kundër intelektualëve të dalluar shqiptarë, por edhe kundër atyre kroatë, Serbia ka harxhuar shuma të mëdha parash për t’i financuar “projektuesit” e saj me qëllim të kompremetimit dhe të likuidimit të figurave kryesore të politikës, të shkencës, të kulturës dhe të rezistnecës luftarake të shqiptarëve dhe të kroatëve, të cilët në kohën, në rrethanat e cakatuara, me mjetet e duhura përkatërkatëse (politike dhe luftarake) e kanë kundërshtuar dhe luftuar pareshtur agresionin gjenocidal serbomadh para opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar.


Logjika e një filozofie të këtillë e diskreditimit (etik, kombëtar, politik etj.) dhe e shfarosjes së kryefigurave intelektuale shqiptare nga ana e serbomëdhenjeve dhe e kishës ortodokse serbe, është fare e thjeshtë për t’u kuptuar dhe për t’u sqaruar ngase me tejkalimin e një “barriere” të tillë të ajkës intelektuale kombëtare shqiptare (duke përdorur format dhe mjetet më drakonike të perkuizimit, të torturës, të izolimit, të përndjekjes, të burgosjes, të vrasjes së tyre), Serbia më pas e kishte shumë më leht, të krijonte terrenin e sigurt politiko-propagandistik dhe ushtarak për t’i kolonizuar dhe copëtuar shqiptarët dhe territoret e Shqipërisë Etnike.


Nuk ka asnjë “dërhem” nevojë që të bëhen “analiza të thella” nga pazarxhinjtë ditorë (që i kanë marrë përsipër një barrë dhe “një” detyrë të rëndë nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, që me çdo kusht t’i “bombardojnë” dhe t’i mohojnë ( në fromat më vulgare dhe më primitive të perfiditetit, që përbëjnë “lëndën” e teorisë dhe të praktikës së derisotme të komplotit kundër figurave më markante intelektuale kombëtare shqiptare siç ishin:  Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Ismail Qemali…,etj.) para kombit shqiptar dhe para botës kryevlerat historike, politike, demokratike dhe kombëtare e shtetëre të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike) për kredon etike, profesionale, politike, kombëtare patriotike shqiptare për Adem Demaçin dhe për Rexhep Qosjen, sepse vetë flasin veprat e tyre me vlerë të pavdekshme dhe antologjike, që janë krijuar në shërbim të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e jo për t’i hymnizuar dhe falenderuar asnjë armik të huaj, as të brendshëm, pavarësisht nga forca dhe kapaciteti i kriticizmit dhe i iracionalzimit të tyre.

Të dy kryefigurat më të ndritura dhe të pavdekshme kombëtare shqiptare Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen i përfolin dhe i urrjenë vetëm armiqtë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e kursesi shqiptarët-vlerat e Shqipërisë Etnike.

 
Së fundi, vetëdija e mjerë ekzistencialiste dhe dekadente antikombëtare shqiptare dhe antidemokratike le të mirret me përmbajtjen e autokritikës dhe të së keqes së vet antivlerore e jo me kryevlerat e shquara të kombit dhe të atdheut shqiptar-Shqipërisë Etnike: Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja, sepse këto nuk janë, dhe kurrën e kurrës nuk do të jenë “mall konsumi” të “tregut të lirë” për analfabetë, për mercenarë dhe për tradhtarë të shoqërisë reaksionare klero-fashiste mafioze, por diell dhe dritë që nuk do të fiken kurrë për dheun dhe për qiellin e kthjellët të Shqipërisë Etnike mbarë!


Ata që shkelin në emrin dhe në veprën e tyre, ata shkelin interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Të mirremi me armiqtë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, jo me vetëveten dhe, kundër vetëvetes, sepse një “devizë” e tillë fatale antishqiptare, do të jetë në favor të të gjithë armiqve tanë.


Është e vërtetë se kemi nevojë për demokraci, për bukë, mirëpo, kemi nevojë edhe për dritë, edhe për liri, edhe për atdhe, vlera këto, pa të cilat nuk mund të shijohet as demokracia, as paqja e as ardhmëria jonë e begatë dhe e ndrtishme.


Një popull që nuk i njeh dhe nuk i mbron vlerat e veta të mirëfillta, por i nëpërkëmbë, i përbuzë, i shantazhon në forma të ndryshme shpifëse dhe intriguese për hir të përqafimit me të keqen e huaj të kobshme dhe fatale, ai popull nuk mund të jetë i lirë, por i varur dhe i robëruar dyfish dhe përgjithmonë.

Filed Under: Politike Tagged With: Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Kosova ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar kundër Serbisë

November 2, 2021 by s p

-Komiteti Olimpik i Kosovës dërgon në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ankesën për ndalimin në kufi që Serbia i bëri delegacionit të boksit të Kosovës rrugës drejt pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd/

PRISHTINË, 1 Nëntor 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 Komiteti Olimpik i Kosovës ka deponuar ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC)  pasi  nga autoritetet serbe në kufi delegacionit të boksit të Kosovës tre herë iu refuzua hyrja në shtetin e Serbisë, ku do të duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në kryeqytetin serb Beograd.

Ekipi i boksit u ndalua në kufi nga policia serbe, e cila me urdhër të Qeverisë së Serbisë nuk lejoi ekipin e Kosovës të kalonte kufirin tek “Dheu i Bardhë” një herë dhe në Merdarë dy herë, në datat 23 dhe 24 Tetor 2021.

Komiteti Olimpik i Kosovës bëri të ditur sot se ka deponuar gjithë materialin me dëshmitë e refuzimit të hyrjes së ekipit të boksit në kufi, duke bashkëngjitur foto, video, shkrime të mediave ndërkombëtare, letrat dërguar Federatës Botërore të Boksit Amator (AIBA) nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Boksit të Kosovës, etj.

Në e letrën e dërguar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, për presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, krahas përshkrimit të gjithë ngjarjes në mënyrë kronologjike, është kërkuar nga shtëpia e Lëvizjes Olimpike në botë, të marrin të gjitha veprimet e duhura ndaj organizatorëve të botërorit të boksit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në moslejimin e hyrjes së ekipit të boksit të Kosovës në Serbi.

“Në rast se këto veprime shpëtojnë pa ndonjë dënim të vërtetë, mesazhi i gjithë komunitetit sportiv do të jetë se sporti mund të përdoret si platformë e veprimeve politike dhe dëmtuese. Ekipi i Kosovës është dëmtuar në të gjitha aspektet e mundshme: moralisht, fizikisht, psikologjikisht dhe financiarisht. Ne jemi bërë edhe një herë dëm kolateral i marrëdhënieve të paqarta dhe ne nuk jemi gati të vazhdojmë duke vuajtur nga regjimet politike të një vendi tjetër. Kjo është një mundësi e mirë për familjen olimpike, në mënyrë që të sjellin vendime të përshtatshme dhe të drejta, dhe t’i tregojmë botës se jemi gati t’i mbrojmë vlerat tona dhe për këtë nevojiten të përfshihen të gjitha palët e interesit në sport”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit Krasniqi.

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me të cilët kanë diskutuar gjerë e gjatë çështjen e boksit gjatë takimeve në Kretë të Greqisë, ku javën e kaluar u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Ndërkombëtar të Komiteteve Olimpike (ANOC).

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT