
“Ne nuk marrim pare e as flori, sepse nuk ua shesim fëmijëve tanë atdheun e tyre” – Prekë Cali
Nga Ndue BACAJ
AKTIVITETI ATDHETAR I PREKË CALIT
Aktiviteti atdhetar i Prekë Calit mund të krahasohet me vetëm një “mal” të madh , i cili nuk mund të mbulohet më agjë, nuk mund ta mbulojnë askush, madje as natyra me mjegullat e dendura të saja , pasi mjegullat janë të perkohshme e mali është aty i perhershëm. Më shumë se një-gjysem shekulli Prekë Cali ishte i pari, aty ku ishte fronti më i vështirë, aty ku luftohej me pendë e pushkë, aty ku dërdhej gjaku për trojet tona të shenjta etnike dhe për flamurin tonë kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Prekë Cali ndër kuvende e fronte lufte, dallonte nga të tjerët jo vetëm nga mençuria, trimëria e atdhedashuria, por edhe nga hijeshia e madhështia fizike, që duket se vetë Krijuesi ia kishte “falur”, si simbol të trashigimisë të patjetërsuar të racës iliro-arbënore -shqiptare. Prekë Cali do të ishte një ndër luftëtarët e shquar në kryengritjen antiotomane të vitit 1911 , kur Malësia e Madhe me në krye trimin e urtë të atdhetarisë Dedë Gjon Lulin, do të nxirrnin nga katakombet e errësirës turke-osmane 432 vjeçare , në driten e diellit shqiptaro-europerendimor në Deçiq, flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skenderbe … Mbas kryengritjes antiotomane , Malazezët menduan se u erdhi koha për grabitur edhe troje të tjera të Malësisë e mbi të gjitha Shkodërlocen. Ndaj në tetor 1912 ata nisen luften per pushtimin e Shkodrës (Rrethimi i Shkodres). Ishin kohë të vështira e të turbullta edhe për malësorët. Mjerisht jo pak malësorë trima e atdhetar u “hutuan” në keto kohë , ndersa Prekë Cali nuk u “hutua” dhe as u lëkund , ai qendroi si piramidë e gjallë në mbrojtje të kufijëve të Vermoshit e Kelmendit… Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Evropës, vendosën arbitrarisht kufijët mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare: Malit të Zi e Serbisë. Ishin kohë të vështira e mbijetese për Atdheun. Grabiqarët e shteteve të Evropës, me harta ndër duar, vështronin të pangopshëm mbi trupin e rrudhosur të vendit të shqiponjave. Mes bjeshkëve të thepisura, përpara u doli piramida e gjallë e kufirit Prenkë Cali me shokët e tij të atdhetarisë… Lufta grabitqare e kufijëve me Malin e Zi , do të zgjasin jo pak , por nga viti 1913 deri në vitet 1923-1926… kur kufiri që është sot u pranua perfundimisht nga të pangopurit fqinjë dhe Europa. Luftën për mbrojtjen e kufijëve të Vermoshit e Kelmendit, Prekë Cali do ta kishte fatkeqesisht jo vetëm me malazez ,por edhe me shqiptarë të zesë, që punonin në favor të armiqeve shoven sllav.. Disa fragmente nga ajo kohë menduam ti sjellim si vijon:- Këtu, këtu janë kufijët tanë – çirrej para Komisionit përfaqësuesi i Malit të Zi, këtu janë Bjeshkët e Kuçit, – këmbëngulte malazezi.- Jooo… Bjeshkët e Kuçit, – ushtoi zëri i trimit të pamposhtur Prekë Calit. Ata janë Bjeshkët e Kuqe dhe duhet ta dini të gjithë, se emnin e morën nga gjaku ynë në luftrat mbrojtëse të malësorëve shqiptarë.Për të shuar tonet e nxehta të bisedës, ndërhyri me ironi njëri nga antarët e Komisionit Ndërkombëtar.- Lëvizni ju gurin, vendoseni atje ku mbaron toka e juaj – iu drejtua me gishtin tregues përfaqsuesi i huaj. (Guri ishte shumë i madh dhe i rendë dhe perfaqësuesi i komisionit te kufijëve , mendonte se Preka nuk mund ta mbante shumë larg).-Prekë Cali, vuri pushkën krahëqafë, u përkul pak para truallit të vet, rroku gurin e larë ndër shekuj me gjak trimash, dhe me duart e forta të një ariu, e ngjeshi pranë gjoksit e me një lëvizje rrufe e kaloi mbi shpatullat e gjëra si një dragua, Preka po u lodhur ecte si një piramidë e gjallë e kufijve të Shqipërisë, ecte përgjatë atij kufiri që e njihte mirë , ecte pergjatë këtyre tokave etnike, ecte me të drejten e Zotit , ecte pa u lodhur se vetë Zoti e ndihmon të drejtën. Në ecjen e atij trimi arbëror, zgjerohej frymarrja e maleve tona të plagosura rëndë nga padrejtësitë e Evropës. Tokat shqiptare në Malësi, sërisht folën gjuhën e arbërit, falë bijve të denjë të herojve mitik si Prekë Cali. Me këmnguljen e tij të padiskutueshme në mbrojtje të kufijve shqiptarë, ndikoi mjaft, që Shqipëria të mbetet në kufijët e sotëm.
PREK CALI KUNDER KOMISIONIT TE KUFIJVE
Nga keto kohë vlen të shënohet se në vitin 1921 , Prekë Cali do ti drejtohej komisionit për rishqyrtimin e kufijëve me fjalët: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, komisioni vendror i kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, na i ka njoftë si toka shqiptare. Ju si amanetqarë të Misionit, që keni marrë përsipër verifikimin jeni tue e shpërdorue. Ato zhgarravina në hartë nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshtën të na i marrin. Edhe sot luftarët e Kelmendit, janë gadi të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë! Duke parë qendresen e Prekës dhe trimave të tij që e shoqëronin njeni nga të Komisionit tha: – “Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi.” Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë. Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve malazez-jugosllavë, vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prenkës, duke i folur: -“Zotni Cali, Komisioni vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej që keni pas me fqinjët.” Gjatë mbrojtjes me urti , inteligjencë , trimëri e atdhedashuri të kufijëve nga grabitqaret malazez , Prekë Calit ju rrezikua edhe jeta nga malazezët e pabesë. Një rast i till tregohet edhe sot nga kelmendasit. Kur perfaqesuesit e Malit të Zi e panë se e humben davanë e kufijëve (me Kelmendin) , dhe “shkaktari” kryesor ishte Prekë Cali , ata tentuan ta vrisnin , duke e qelluar tinzisht me revole. Mirpo nderhyrja me shpejtësi e perkthyesit , bëri të mundur që plumbat të shkojnë në hava e të mos prekin Prekën. Prekë Cali me gjakftohtësi i kthehet e i thotë malazezit që qelloi : “Mos u frikëso, se je në token shqiptare dhe nuk e kemi zakon të presim njeri në besë…”. Gjatë viteve të mbrojtjes të kufijëve Prekë Cali ishte edhe luftëtar me pushkë e prijës i kelmendasve në mbrojtje të trojeve shqiptare nga shovenë malazez , veçanarisht në vitet 1915 dhe luftës së Koplikut me 1920… Emri me vepra e Prekë Calit e mbushur me urti , trimëri dhe atdhedashuri, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën dhe e deshtën me gjithë zemër. Për keto Prekë Calit i shkoi “zani” edhe në kralnitë e Europës… Për këtë thuhet se Prekës i ishte dhënë edhe një dokument i firmosur dhe vulosur nga shtatë krajlat e Europës si njeri i paprekshëm nga shtatë krajlnitë. Malësorët thoshin se në gisht Preka ka një mhyrë (unazë) të shtatë krajlave. Me ardhjen në pushtet të monarkistëve me në krye Ahmet Zogun, ai herë mbas here bënte kërkesa dhe protestonte pranë qeverisë për interest e Kelmendit e më Gjërë… Në këtë situatë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ishte përkrahës edhe i forcave të opozitës asokohe. Mbas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste selektoi kundërshtarët politikë, dhe Prekën si dhe disa të tjerë, e internuan për 3 vjet në burgun e kalasë së Gjirokastrës. Ahmet Zogu e kuptoi gabimin e internimit ndaj e liroi. Kur e liroi Prekën e priti në rezidencen e tij në Tiranë duke i thënë : “Të internova si kundershtar e po të liroi si atdhetar”. Gjithashtu Ahmet Zogu e bëri Prekën kapiten rezerve dhe i dhuroi revolen me dorezë të bardhë të shkruar A.Zogu I. Lirimi i Prekës, nuk kishte qenë i “rëndomtë”. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e kishin përcjellur me ngrohtësi e urime. Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderonte për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Vlenë të cilësohet se kur ishte i internuar Preka në Gjirokastër, kishte ardhur edhe një professor e piktor francez me emrin Marshand , i cili thuhet se i kishte bërë portrete e piktura të tij, që i mori me vehte në Francë… Edhe dreqit të kuq të ardhshëm të Shqiperisë , Enver Hoxhës do ti bente pershtypje i internuari në Gjirokastër, malësori madhështor Prekë Cali… Prekë Cali ishte vazhdimisht kundër pushtuesve të çdo “ngjyre”. Kundër pushtuesve austro-hungarez (disi më “dashamirës”), fashistëve Italian e gjerman.
NË MBROJTJEN E VERMOSHIT E KELMENDIT NGA PROVOKATORËT MALAZEZ -ÇETNIKË
Ndersa në interesë të Kelmendit e Malësisë u angazhua në ruajtjen e qetsisë e rendit , si dhe në mbrojtjen e Vermoshit e Kelmendit nga provokatorët malazez -çetnikë e veçanarisht atyre komunist, që ishin edhe themeluesit e komunizmit në Shqiperi. Mbas largimit të forcave pushtuese gjermane nga Shqiperia Prekë Cali u çon fjalë komunistëve që muaren pushtetin, se është për paqe e bisedime me ta , por me gjuhen e shqiptarit e jo me pushkën e sllavit, armikut shekullor të trojeve shqiptare. Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej, e për më tej bisedojmë si vëllau me vëlla në një kohë tjetër të qetë. Komunistet me pushkë e krime e kishin marrë pushtetin , ndaj kerkuan që me Prekë Calin e nacionalistët e tjerë shqiptar të flasin jo me gjuhen e shqiptarit por me pushkën tinzare e kriminale të sllavit. Malësorët duke njohur komunizmin dhe krimet e tij që gjatë luftës nac-çl , kishin organizuar edhe kuvende e beslidhje , në mes vehtes dhe treva të tjera shqiptare si Shkodrën e më gjërë… Një nga këto kuvende është edhe ai i zhvilluar me 13 janar 19145 në Kalcë (Kelmend) kuvend që vendos me qindrua , ndonse fati i kësaj qendrese dihej… Qendresa antikomuniste e Kelmendit ishte e madhe , ndersa luftohej kundër një ushtrie të tërë , për të mos demtuar më shumë Kelmendin Prekë Cali terhiqet dhe strehohet në shpellen e tartashicës , (sot shpella e Prekë Calit), nga ku dorzohet në besë të të pabesëve komunist. Për këtë ai para dorzimit kishte deklaruar: ” Të fuqishmit zakonisht premtojnë shumë e mbajnë pak. Në qoftese kjo ka qenë perherë keshtu me të kuqtë sot asht ma zi …por per hirë të së mirës së Kelmendit e Malesisë edhe dorzohemi në besë …të pabesëve…”. Prekë Calin gjykata komuniste me 2 mars 1945 e dënon me vdekje. Ekzekutimi i këti vendimi do të bëhej me 25 mars 1945, rreth orës 5 të mëngjesit. Trimi atdhetar i Kelmendit Prekë Cali, i lidhur me duart mbrapa të mbërthyer ndër vargoj , u ndodh para brigadës së pushkatimit në Zall të Kirit. Ai nuk u tremb nga vdekja… por mundohej tu jepte zemër djemve të rinj, që po jepnin jetën për të e për Liri. Në momentin, që do ta ekzekutonin piramiden e gjallë të kufijve shqiptar toga e zezë e pushkatimit komunist, i kerkojnë të kthehet me shpinë dhe t’ia mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë: “ – Nuk shkohet n’Parajsë me shpinë dhe me sy t’mbyllun”, dhe siç ishte duarlidhur, çoi kryet lart, tregoi gjoksin, e zbuluar nga këmisha e grisur e u tha: “Kështu vdes shqiptari”. Para se të rrëzohej, ai trup si një lis vigan , nga plumbat e shqiptarëve të qorruar e marruar nga komunizmi e sllavizmi , u dëgjua zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, që ushtoi si jehona e luginave: « – Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë». Prekë Cali u pushkatua në zallë të Kirit së bashku me 13 nacionalist e antikomunist të tjerë.
PREK CALI PERBALLË MEHMET SHEHUT
Duke ju afruar fundit të këtij portreti të vogël, para vepres së madhe atdhetare të viganit nacionalist Prekë Cali , mendova të “citoj” momentin domethënëse të perballjes së Prekë Calit pas arrestimit të tij , me kriminelin bolshevik Mehmet Shehu. Kur Mehmeti me hile i thotë: “Ti Prekë po të kishe bashkepunua me ne (komunistet) do ta kishe mbyllur jeten me “kapak ari”. Ndersa Preka pa ju ligeshtuar zemra i ishte pergjigjur me fjalet lapidare: “S’ka çka më duhet jeta nën hijen e trobojnicës (flamurit malazez) , ma mirë me u kalbë në dhe , e historia një ditë ka me na nderue , por ti atëherë Mehmet ke me kenë turpi i saj ,ndersa ne malësoret ndera e saj.”. E vertet keshtu ndodhi… Sot Prekë Cali me bashkëluftëtarët e tij nacionalist e antikomunist edhe të vdekur (e disa edhe pa vorr) janë faqja e bardhë e Malesisë , Shkodres e Shqiptarisë , ndersa ata që instaluan diktaturen komuniste dhe shkaktuan luftën civile (herë të nxehtë e herë të ftohtë) janë marrja , turpi e faqja e zezë e shqiptarisë… Për meritat e mëdha të padiskutueshme (ish) Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof dr. Sali Berisha, më 25 qershor 1993, Prekë Calin e dekoron me dekret nr.569 me medaljen “Martiri i Demokracisë”. Pas këtij dekorimi, po në vitin 1993, u përurua në Vermosh (Kelmend) restaurimi i shtëpisë-kullë të Prekë Calit, ku në këtë cermoni nderuese e perkujtuese do të merrnin pjesë, qindra banorë vendas e më gjërë, autoritete politike e shtetrore të asaje kohe , si dhe do të merrte pjesë e pershendeste edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Rajerson. Nderkohë në Shkodër, (më vonë) i është ngritur edhe një shtatore madhështore… Ndersa gjatë një veprimtarie në përkujtim të 110 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar në Deçiç dhe Kuvendit të Greçes (shtator 2021), Presidenti i Shqipërisë, Z.Ilir Meta e nderoi me dekoratën më të lartë “NDERI I KOMBIT” prijësin dhe luftëtarin popullor të Kelmendit, Prek Cali. Vlenë të cilësohet se Prekë Calit ju thuren mjaftë këngë nga populli…, dje me zë të ulët , ndërsa sot me zë të lartë deri në qiell. “Gjithmon stuhitë , shterngatat e moti i ligë , godasin lisat e jo fijet e barit”. Prekë Cali ishte nga ata lisa vigan të Kelmendit , Malësisë e Shqiptarisë , i cili do të bëhej piramida e gjallë e kufijëve të Kelmendit e Shqiperisë, por edhe e mbrojtjes të të drejtave , të lirisë e trashigimisë më të vlefshme të autoktonisë dhe atdhedashurisë. Ah… sikur të kishte pasur shumë Prekë Cala Shqiperia , nuk do të ishte kaq e zvogluar dhe rrudhur nga fqinjët, edhe pse me bekimin e Europës Plakë. Nderim të pëjetshëm Prekë Calit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për shqiptari të kulluet, si loti i dhimbjes së nënave e motrave shqiptare kur humbnin bijët e vëllezrit e tyre , në luftë për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare dhe një Shqipëri të lirë e të pavarur.
REFERENCAT:
1.Ndue Bacaj, Kryekryengritja e Malësisë së Madhe kundër perandorisë Turke-osmane 1911, (botim i dytë), fq.88, Fiorentia-Shkodër 2018. 2.Ndue Bacaj, po aty, fq.89-90. 3.At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malësisë ,fq.62, Romë 1991. 4.Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet ,v.I , fq.413-431 ,Shkodër 1998. 5.Hysni Myzyri , Ded Gjon Luli –patriot dhe luftëtar i shquar i Rilindjes sonë , gaz. “Zeri i popullit” dt. 23.9.1975. 6.Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës 1911, fq.86-88, Phoenix;Shkodër 2002. 7.Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptare… Tiranë 1978. 8.Kristaq Prifti , Lidhja Shqiptare e Pejës , fq.221, Tiranë 2002. 9.Shtjefen Gjeçovi ,Fondi “Bernardin Palaj” ,dosja 4/1 dhe 15 AQH, R.Shqiperisë. 10.Edwin Jacques ,Shqiptaret-Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme , fq.352, botim 1995. 11.At Gjon Karma “Kerkime në malet tona [të veriut] ,fq.197. 12.Fritz Radovani “Dedë Gjon Luli” ,fq.27. 13.Pandi Rrumbullaku ,”Dedë Gjon Luli pushkë e ngrehur per Shqiperinë” ,gazeta “Luftëtari” , dt.25 shtator 1980. 14.Frrok Çupi, ZP, Asht ah nuk asht shelg me u perkul shqiptari ,dt.3 tetor 1979. 15.Stefanaq Pollo “Gjurmë të historisë së Shqiperisë”,fq.282 ,botim i A.K.Sh. ,Tiranë 1990.16.Pal Doçi , “Dedë Gjon Luli “ ,Tiranë 2003. 17.Ketë ma ka treguar Marash Vatë Shabi në mars të vitit 2010. 18.At Justin Rrota , Ditet e mbrame të Turqisë në Shkoder, ase rrethimi i qytetit 1912-1913 ,botim II ,botime franceskane , Shkoder , 2010 ,fq.28-31. 19.Hortense von Zambaur , Rrethimi i Shkodres 10 tetor 1912 -22 prill 1913, fq. 138, “Camaj-Pipa”, Shkoder 2006. 20.Pandi Rrumbullaku ,”Dedë Gjon Luli pushkë e ngrehur per Shqiperinë” ,gaz. Luftëtari ,dt.25 shtator 1980.21.Fritz Radovani ,veper e cituar ,fq.38. 22.At Gjergj Fishta-ligjeratë Për një monument të Dedë Gjo’Lulit, ”Antologji Shqipe”, bleni I ,shtëpia botuese “Kristo Luarasi” botua nga Filip Fishta , Tiranë 1935. 23. Ndue Bacaj, po aty,fq.104. 24.Zekeria Cana ,fjala e tij e mbajtur në shtator 2005 ,kur u inagurua shtepia muze e Dedë Gjon Lulit.



