• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2021

KONFERECA TRE DITORE E OSBES -së PËR TË ZHDUKURIT E DIKTATURËS NJË VLERSIM LIGJOR HISTORIK PËR TË DENUAR KRIMET E KOMUNIZMIT

December 22, 2021 by s p

Besim NDREGJONI

Një thënje e moçme shqiptare ka një postulat: “Ma mirë vonë se hiç” mbas tre dekadash faktori ndërkombëtar  nëpërmjet prezencës së OSBES-së në Shqipëri nga data 13, 14, 15 dhjetor 2021 organizoi  në Tiranë një konferencë kombëtare për të zhdukurit e diktaturës komuniste. Familjarët e të zhdukurve të komunizmit falenderojnë , Prezencën e  OSBES- së në Tiranë dhe Ambasadorin Sh.T.Z. Vincezo Del Monaco dhe Sh.T. Z . Peter Zingraf Ambasadorin e  Republikës Federale  të Gjermanise për kontributin politik dhe financiar të konferencës. Gjatë tridhjete një vjeçarve, politika dhe shteti i ashtuquajtur demokratik si pasardhse të diktaturës komuniste, heshti ndaj krimit të diktaturës enveriste. Dy  partitë kryesore, si Partia Socialiste trashgimtare dhe ricikluese e trashgimtarve të diktaturës, dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga intelektual të priviligjuar dhe të ideollogjizuar nga sistemi diktorial, stalinist-enverist gjatë këtij tranzicjoni, nuk planifikuan në programet e tyre gjetjen e eshtrave të pushkatuarve, por nuk muarën asnjë nisëm ligjore për drejtsi tranzitore për të i denuar krimet makabër të diktaturës . Partia Socialiste si trashgimtare e diktaturës që ndrroi emrin në 91, por nuk ndrroi metodat dhe nuk mund të denonte baballarët xhelatë që i kishin kryer këto krime, veproi politikisht me heshtje, dhe adaptoi ligje që këto krime të futeshin në arrshivën e harresës. Kurse Partia Demokratike i përdori krimet e komunizmit me retorika politike për marrje pushteti, duke qëndruar indiferent ndaj aspektit ligjor. Pra kishte një dakortsi në mes tyre për të heshtur ndaj krimit komunist.

Gjenocidi komunist në këtë periudhe tranzicjoni u  përball  me një shoqërie të heshtur dhe një  drejtsie inekzistente. Cështë krimi komuniste, kush është krimineli komuniste, A duhet denuar krimi komunist. Përse duhen denuar kriminelët komunist. Këto pyetje jane thelbesore për një shoqeri të civilizuar. Nga përgjigja e plotë e tyre varet në fakt mbarvatja e shoqërisë në përgjithësi.

Atdheu im Shqipëria gjatë periudhës staliniste enveriste u shëndrrua në një kamp përqëndrimi genocidjal të frikës. Të gjithë kishin frikë nga të gjithë. Populli kishte frikë nga diktatori,  diktatori me shokët e tijë frikeshin se kishin gjymtuar e masakrua popullin. Populli trembej nga diktatori që vriste , burgoste, internonte atë pjese të  shoqerise që  mbronte të  drejtat dhe lirite e tyre. Prindërit trembeshin nga fëmitë, nga fqinji, nga miku, i burgosuri nga i burgosuri, për gjysëm shekulli edhe pse jo të gjithë, e ndjejmë  dhunën e diktaturës. Por dhe ata që e adhuronin ose asnjënës ishin të përfshirë në burgun e frikës  e mjerimit të përhershëm. Ky ishte genocidi komuniste shqiptar. Por në këtë genocid nuk mund të barazohet krimi me viktimën. Dua thjesht të tregoi përmasat e krimit, viktimizimin e një populli të një vendi nga një grusht kriminelësh me një ideollogji staliniste që i sherbeu diktaturës deri në grahmat e fundit. Në konferencën tre ditore referuan studjues dhe prokurorë nga Gjermania, Polonia, Austria, Spanja etj. Referuan dhe përfaqësues të institucjoneve shqiptare. Referuesit e huaj e trajtonin në referatet e tyre krimin si kishte ndodhur,  dhe  sikur e kishin përjetuar viktimat  në Shqipëri duke bërë apel për të gjetur eshtrat e të vrarve dhe për të dhënë  drejtsi për të  denuar kriminelët. E kundërta ndodhte me përfaqësuesit e institucjoneve shqiptare, ata flitshin se legjislacionin e diktaturës nuk mund ta preknin me drejtsinë tranzitore dhe nuk mund ti denonin krimet e komunizmit. Kur ndigjonja këta prokurorë dhe drejtues të lartë të institucjoneve të vendit tim, të flitnin me gjuhën e diktaturës turpërohesha përpara miqve ndërkombëtar , dhe më shkonin ndërmend fjalët e Konicës: “E keqja e shqiptarit është vet shqiptari” 

    Ironia e trishtuar e të gjithë tragjedisë shqiptare ështe se xhelatët “heronjt” e saj janë falur, pa kërkuar falje. Në komunizëm kishte ligje që mbronin diktaturën, por jo ligje që e denonin atë. Kjo është e kuptueshme , ligjet i kishin hartuar, dhe miratuar xhelatët e diktaturës  për të sunduar. Në ‘demokracinë’ shqiptare rezultoi se kriminelët kishin vepruar duke respektuar ligjin, për pasoj ata nuk mund të denoheshin. Nuk e di se cila mendje “gjeniale,” arriti në në këtë përfundim. Dhe kjo solli që udhëheqësit e diktaturës  të denoheshin për kafe dhe jo për genocid që kishin ushtruar ndaj popullit shqiptar. Dhe një paketë ligjore që u bë në vitin 1995 për genocid u asimilua me marrjen e pushtetit nga partia komuniste alias socialiste,  me forcën e armëve në vitin 1997. Partia Socialiste ju dha dhe çertifikatën e pafajsisë dhe i dëmshpërblej më shumë se viktimat që kjo udhëheqje diktatoriale kishte vrarë dhe zhdukur për pesëdhjet vite diktaturë.

Por Partia Demokratike , përse heshti ndaj mos denimit të krimit komunist, dhe përgjigja është më se e qartë ajo nuk kishte identitetin e të djathtës,  ajo me heshtjen e saj,  ndaj këtij krimi u bë fajtore si Patia Socialiste.

Në vendin tonë ka një fjalë të urtë: “Gjaku nuk bëhet ujë” në të vertetë në Shqipërinë postkomuniste gjaku vuatjet dhimbja e pafund u bënë kafe. Terrorizmi shtetror u mor në mbrotje nga ligjishmëria e diktaturës që u përmbyes. Absurditeti i një shoqërie e vendi i të dashuruarve fatalisht pas absurdit. Nqs do të ishte vepruar kështu mbas luftës së dytë botrore nuk do të kishte arsye të ngrihej gjykata e Nurembergut, nuk jam i hakmarrjes, por apologjet i krimit.

Drejtsia në demokraci nuk është vazhdim i luftës klasave, xhelatët “herojt” e tmerrit  dhe të ferrit  mund të faleshin, por vetëm mbasi të gjykoheshin. 

Gjatë konferencës u fol për legjislacionin, ndërkombëtar që denon krimin e diktaturën , që qeveritë e Shqipërisë e kishin ratifikuar, atëhere pse nuk i zbatojnë këto ligje institucjonet  shqiptare? Për mos zbatimin e legjislacjonit, po jap parashikimin e historianit shqiptar amerikan ish i burgosuri politike Ziso Vangjeli, i cili kishte studjuar në Amerikë për histori ushtarake, gjatë luftës së dytë botrore si oficer amerikan zbarkon në Normandi, dhe mbas luftës punoi në një klub kulturor në Paris. Dashuria për atdheun e detyruan të  bisedonte me Ambasadorin komuniste dhe të kthehej në Shqipëri, ku në fillim e punsuan pedagog në Tiranë, mbas dy vitesh e transferojne në Gjirokastër dhe e denuan si agjent me burg politikë. Gjatë seancës gjygjësore ai nuk do të ju përgjigjej akuzave të sajuar të komunistave por do të deklaronte në sallë të gjygjit: Kur të bjerë komunizma, se do të bjere patjetër, ne do të vuajmë me pas me dekada prej hibridit, komunistët janë të sofistikuar  në politikën e kuadrit , bijtë e të kuqve  do vijojnë etrit , ajo përzjerje zelli dhe inati , herë i fshehur e herë i hapur, për etrit e kuq që spatën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm do ti bëj dinak dhe të ligj. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje , do të ju vjedhin idetë , projektet dhe deri sloganet e do ti propogandojnë me mizorisht për ti vëne në jetë gjoja si amanete , do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e zotërve të këtyre ideve, do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashgimtarë , si zanatçinj të kuq, dhe kundërshtarët do ti durojnë për sfond. Do të kërkojnë të bëhen pronarë. Dhe kështu do të sundoi hibridi  gjatë mjaftë gjatë, Hibridet janë si monstra  e për ti luftuar ata, duhet të jesh si ata.  Do të jetë me  keq ca kohë njerzit do të mendojnë diktaturën. Burg i detyruar. Liri e detyruar, kaos dhe llum, pra pas denimit  me burg, populli do të denohet me liri qorre. Liria qorre është denim. Nuk jam unë njeri kundra komunistëve, janë komunistat kundra njeriut. Shqipëria ime pret pranverën, pret të denohen krimet që u zhduku kufomat mbi 5000 shqiptarve. Por  kur do të vi ajo?

Filed Under: Analiza

SONTE NË VATËR, MBRËMJE KUSHTUAR KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE

December 22, 2021 by s p

Dielli/

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do të organizojë sonte në mbrëmje e Mërkurë 22 Dhjetor 2021, në orën 6.30 PM, një natë speciale kushtuar kineastëve të rinj shqiptarë në New York. Erald Kraja dhe Savina Alimani do të shfaqin për publikun dhe komunitetin shqiptar në New York dy filma me metrazh të shkurtër të vlerësuar maksimalisht në Universitet ku ata kanë studiuar. Eraldi dhe Savina janë dy talente shumë premtuese dhe me të ardhme të sigurtë në botën e filmit. Dy studentët shqiptarë të sapodiplomuar në Departamentin e Filmit ne Brooklyn Film College dhe Hunter College në New York, prezantojnë filmat e tyre të diplomës ku në qendër të realizimit artistik janë histori urbane që ndodhin në Metropolin Amerikan, njerëz në kërkim të identitetit dhe konfliktet që burojnë nga botë të ndara dhe mirësia që i superon dhe i zbut këto konflikte në një shoqëri globale. Ky aktivitet zhvillohet me pjesëmarrjen e veçantë të kineastit të vlerësuar ndërkombëtarisht z.Bujar Alimani.Vatra fton të gjithë komunitetin që të bëhet pjesë e një feste të shkëlqyer të filmit shqiptar në New York. Ju mirëpresim sonte të gjithëve në Selinë Qëndrore të Vatrës në adresën: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458.

Filed Under: Politike

DEKOMUNISTIZIMI, KSENOMANIA DHE KOMBI

December 22, 2021 by s p

NGA ALFONS GRISHAJ

Dekomunistizimi, term i stërpërmendur prej 31 vitesh, sot është bërë moto e qëllim në vetvete  nga një shoqëri që nuk ka asnjë lloj strategjie, boshti apo vizioni, por vetëm e përdorin këtë “inxhi” si sllogan demagogjik, që ngjan me një fishek pa barut që nuk ndez kurrë! Kërkesë e bërë prej vitesh nga ne… ra në veshë të shurdhër që asnjëherë nuk përkoi me “Ideollogët politi-qarë” që thonin se po u kthyem prapa nuk mund të shkojmë përpara…, pa e kuptuar se: “Pa regres nuk ka progres!” Prandaj sot, dekomunistizimi i folësve ngjan me një qitje kuturu që nuk ka objekt, por vetëm llafollogji, retorikë të pafundme në një sfond  me hije e kufoma, përfytyrim i filmit, “Walking Dead”.

Dekomunistizimi, rënë në gojën e agonisë përpiqet të ngjitet në majën e Korabit pa pasur kondicionin mendor e fizik. Pesëmbëdhjetë, tridhjetë vite kohë nuk u mjaftuan për t’a skalitur këtë ligj që të sillnin paqen shpirtërore tek të vuajturit e përjetshëm?! Por jo vetëm që nuk e bënë, por kanë lozur keq me ndjenjat dhe gjakun e derdhur të patriotëve, me inteligjencën qytetare. Deklamimi vulgar nëpër audienca i ngjan një gënjeshtre fëmijësh, të cilët fshehin duart e pista duke treguar këpucët me pluhur. Loja teatrale e këtyrë delitantëve politizinj, ngjan si ombrellë me vrima që nuk mund t’a përdorësh as për shi, as për diell, as për luks. 

Pas “dekomunistizimit”, karta e huaj përdoret si çelës i artë për zgjidhjen e krizës së dhimbshme që vetë e kanë psonisur. Le të mendojmë për një çast… që do shpohet qielli dhe do bien miliona ($) litra ujë në shkretëtirë, ku pas pak uji do zhduket dhe shkretëtira do mbretërojë sërish! Në këtë rast, populli thotë: “Nuk mbahet shtëpia me miell hua!” 

As dekomunistizimi spekulativ dhe as ksenomania nuk janë zgjidhja e krizave, por bashkëpunimi, strategjia dhe vizioni për të ardhmen. Paqa e bashkëpunimi  midis njëri-tjetrit, dhe jo anatemimi, bullizmi, egoizmi, tradhëtia dhe skuthëria që janë ligështitë inferiore të njeriut. Sa më pak Hamza Kastriotër, aq më shumë bereqet e dashuri në votër.

Në momente të caktuara e kuptoj hidhërimin dhe shkapërcimin logjik të njeriut (përfshi dhe vetveten), dhe urrejtjen kuturu të pafundme të njeriut të vogël, por nuk e kuptoj qëllimin e pafund të shkatërrimit të njëri-tjetrit, sepse dëshira e pakufi për të dëmtuar shoqi-shojin është humbja e vetvetes, dështimi i qenësisë tonë njerëzore!

Qeveritë duhet t’i shërbejnë popullit dhe jo klaneve private oligarke. Njëherë e një kohë në Amerikë, u zgjodhën dy apo tre Presidentë nga klasa oligarke ose siç e quante Ruzvelt, “Plutokraci”. Administratat qeveritare i shërbyen filozofisë së klasës që i zgjodhi dhe jo demokracisë. Me ardhjen e Teodor Ruzvelt, plutokracia e John Pierpont Morgan me shokë u mund keq, duke u kthyer  demokracia e vërtetë dhe vota e lirë. 

Çdo vetëkënaqësi megalomane është e përkohshme sepse “mbinjeriu” është një ëndërr dhe jo realitet! Qeveritë duhet të jenë në shërbim të shtetit dhe popullit, dhe jo populli dhe shteti në shërbim të qeverive. Paraja nuk e bën njeriun, po njeriu e bën paranë. Nëse qeveritari bëhet Kuçedër dhe zë burimin e ujit për vete, ka një fund: vetëshkatërrim! 

Sëpaku të respektojmë zakonin kafshëror dhe të mësojmë nga rregulli i tyre që, kur shkojnë tek  burimi (lumi-liqeni) rreshtohen pa ulërima dhe shtyrje fizike.

“Opozita” dhe “Pozita”, duhet të kenë një mendim unik për çështjet e kombit, jo sentimentalizëm kontraversial. Bismark thoshte: “A sentimental policy knows no reciprocity…* 

Nuk mund të mbyllësh një derë të madhe (siç është Europa) për të hapur një derickë kafazi (siç është “Ballkani i hapur”) pa gjysmën e trupit tënd Dardaninë…, dhe më keq, për ti bërë karshillëk e presion “Nismës së Berlinit”. Asnjëherë aleancat rakitike nuk kanë pasur të ardhme, por kanë dështuar që në fillim, ose janë fikur rrugës pa shkuar në destinacion. Në qoftë se ndez bishtukun…atë hapsirë drite do fitosh…, nëse ndez llampën … ditën do gëzosh. 

Shqiptarët kudo që ndodhen duhet t’a kuptojnë njëherë e mirë se respektimi dhe dashuria reciproke do e rrisë dhe fuqizojë shqiptarizmën…, sepse ne kemi  një gjuhë, një burim, një çati, një nënë, një liman: Shqipërinë Etnike! 

Sa më i fortë shqiptarizmi aq më të forta kanë për të qenë aleancat jetike për kombin. Mendoj, çdo përllogaritje, narrativë tjetër e kundërt ka një fund: dëmtimin e interesave kombëtare  dhe turpin e përjetshëm! 

—————————————–

* Citim i Kissinger,  tek libri  “Diplomacy”, faqe, 129.

Filed Under: Opinion

JETA PO LARGOHET PËRGJITHMONË NGA VENDLINDJA IME

December 21, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli

 See the source image Unë vij, siç e dinë shumë kolegë, miqë e dashamirë të mi – nga një fshat i quajtur Amull-Fraskanjel të rrethit të Ulqinit, ndonëse me origjinë familja ime rrjedhë nga Shkreli i mbi-Shkodrës, në Malësinë e Madhe. Unë, si dhe shumë bashkvendas të mi jemi larguar nga vendlindja jonë, dikush më heret dikush më vonë, por kryesisht, duke filluar aty nga viti 1970, ndonjë edhe pak më heret, ndoshta. Por, viti 1970, në përgjithësi, konsiderohet si viti kur fshtatrat e rrethit të Ulqinit, të banuara pothuaj 100% me shqiptarë, filluan të zbrazeshin, gradualisht, nga emigrimi për në Perëndimin demokratik, shumica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kjo zbrazje e trojeve shekullore shqiptare nën Mal të Zi ka vazhduar për dekada, duke mos pasur të ndalur as në ditët e sotëme. Kjo fatkeqësi mbarëkombëtare – pothuaj e karakterit biblik – të largimit të shqiptarëve nga tokat arbërore në Ballkan – pasqyrohet ndoshta më së miri, me çfarë ka ndodhur gjatë 50-viteve të fundit e që vazhdon deri në ditët tona, në Ulqinin shqiptar mija vjeçar iliro-arbëror. Mos harroni qytetin e 365 kishave të Shasit — Frank SHKRELI/ Vidhet historia e qytetit ilir të Shasit | Gazeta Telegraf.  

Dikur fajësohet diktatura komuniste për largimin e shumë shqiptarëve liridashës nga zgjedha sllavo-komuniste, për në Perendim.  Po sot, me dy shtete “demokratike” në Ballkan — Shqipëri e Kosovë — kush e ka fajin, kush duhet të jetë përgjegjës për largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe trojet e tjera shekullore shqiptare, siç është Ulqini dhe fshatrat për rreth!?  

Një pasqyrim të kësaj gjëndjeje tragjike të zbrasjes së tokave shqiptare sot në fshatrat e rrethit të Ulqinit nën Mal të Zi, siç është fshati i vendlindjes time Amull/Fraskanjel, e përshkruan dhimshëm kolegu im, autori, gazetari dhe analisti i njohur nga Ulqini, Z. Gjekë Gjonaj, shkrimin e të cilit po e ndaj me ju të nderuar kolegë, lexues të dashur dhe me të gjithë ata që zbrasjen e trojeve shqiptare duhet ta shikojnë si një dukuri emergjente kombëtare.  Pothuaj për çdo ditë lexojmë në median shqiptare, se si anë e mbanë trojeve tona, po zvogëlohet numri i nxënsve në shkollat fillore, të mesme e të tjera, pikërisht për arsye të largimit masiv të familjeve shqiptare. Por tregimi – ditët e fundit i botuar në portalin Ulqinionline —Dy “shoqet” e vetme të pandara në shkollën e Fraskanjelit – Ulqini Online (ulqini-online.com) — i kolegut tim Gjekë Gjonaj nënvijon shumë dhimshëm një rast të pashembullt në fshatin ku kam lindur unë Amull/Fraskanjel: një shkollë funksionale, me një mësuese dhe me një nxënëse — ndoshta e paraqet problemin e zbrasjes së trojeve tona, në një mënyrën dramatike për vëmendjen që meriton ky problem mbarëkombëtar – me qëllim për të sensibilizuar sado pak publikun e gjërë shqiptarë se ç’po ndodh anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan – me mbylljen e shkollave për mungesë nxënsish, si pasojë e largimit të familjeve shqiptare nga trojet e stërgjyshërve të tyre.  

Falënderoj Z. Gjekë Gjonaj që na solli këtë tregim shumë të dhimbshëm, me të cilin duhet të njihet publiku i gjërë shqiptar dhe sidomos liderët shqiptarë kudo. Është një tregim që më solli – solli lotët në sy, një rast që vërtetë dramatizon këtë, emeergjencë kombëtare në këtë periudhë historike të kombit shqiptar. Të lumtë dora, i dashtun Gjekë! Bravo edhe mësueses që e bën gjithë atë rrugë për një nxënëse të vetme.  Është një tregim i dhimmshëm për faktin se ku kanë arritur gjërat në ato troje dhe njëkohësisht është edhe një shënjë vendosmërie nga mësuesja Ardita Cekaj dhe nxënsja Elidona Shkreli dhe familja e saj për t’iu përshtatur situatave të paparashikueshme, për të mësuar dhe për të mbijetuar.

JU FTOJ TË LEXONI MË POSHT SHKRIMIN E PLOTË TË Z. GJEKË GJONAJ PËR KËTË RAST UNIK NË TROJET SHQIPTARE, E NDOSHTA EDHE MË GJERË — një shkollë, një mësuese dhe një nxënëse e vetme!  Ky tregim i autorit Gjekë Gjonaj më kujtoi vargjet e At Gjergj Fishtës, që mund ti lexoni në fund të artikullit që pason, në këtë 150-vjetor të lindjes së tij – por edhe realizimin e hidhët personal se me boshatisjen e fshatit tim nga shqiptarët – JETA – SIÇ E KISHIM NJOHUR DIKUR — PO LARGOHET PËRGJITHMONË NGA VENDLINDJA IME.  

 Frank Shkreli

——————————————————————————————————————————————

                               DY “SHOQET” E VETME TË PANDARA 

                                      NË SHKOLLËN E FRASKANJELIT

                                                        Nga Gjekë Gjonaj 

   See the source imageParalelja e ndarë fizike e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në fshatin Fraskanjel – Anë të Malit, falë mirëkuptimit të Ministrisë së Arsimit, edhe këtë vit shkollor vazhdon të funksionojë me vetëm një nxënës.  Në një klasë shumë të rrënuar, që nxjerr frymën e disa kohëve të shkuara, mësuesja Ardita Ceka mësimin e zhvillon me   vetëm një nxënëse. Ajo quhet Elidona Shkreli, nxënëse e klasës së dytë, të cilën  mësuesja e saj e sjell dhe e merr çdo mëngjes nga fshati i afërt Amull, rreth tre kilometra larg shkollës.

Në këtë shkollë katërklasëshe të lënë pas dore me vite, në të cilën në vitin shkollor 1972/73 kanë qenë 20 nxënës, nuk bie zilja e shkollës, sepse nuk ka fëmijë për të thirrur. Në këtë vatër edukative – arsimore mësuesja e re e arsimuar Ardita është edhe mësimdhënëse, edhe edukatore edhe “shoqe” e bankës dhe “partnere” për edukatën fizike,  muzikore …

Që nga viti i kaluar shkollor, mësuesja Ardita udhëton nga fshati i saj  Brajshë në Fraskanjel dhe rregullisht vjen në shkollë në kohë,  së bashku me nxënësen e saj, për të mos humbur procesin  mësimor. Ajo me mjaft emocion flet për fillimet e saj në këtë vatër të dijes.

“Mbaj mend si sot ditën e parë, në tetor të vitit 2020, kur fillova punën në këtë  shkollë dhe kur në derë trokiti nxënësja ime e parë dhe e vetme -Elidona Shkreli, të cilën  e shoqëronte babai i saj, Tomë Shkreli nga fshati Amull.  Elidona ishte e gëzuar dhe e emocionuar sepse po vinte për herë të parë në shkollë. Ishte një nxënëse shumë e sjellshme dhe e dashur dhe shkollën e kishte shumë dëshirë. Mirëpo, ajo ishte shumë e lidhur me prindërit të cilët nuk kishin arritur ta çonin në kopsht. Kjo ndikoi që Elidona e kishte shumë problem të qëndronte vetëm me mësuesen në shkollë, dhe duhej gjithsesi prania në shkollë  e njërit prindër  ose e motrës. Ishte e mbyllur në vetvete dhe e kishte të vështirë të shoqërohej me njerëz të tjerë jashtë familjes.  Vetë fakti që ajo ishte nxënësja e vetme në këtë shkollë dhe nuk kishte shokë apo shoqe, ndikoi edhe më keq që ajo të ambientohej dhe të mësohej që të qëndronte në shkollë pa praninë e njërit nga familjarët. Kështu në fillim u desh të kalonin 2-3 javë derisa ajo arriti të ambientohej dhe të bëheshim “shoqe”. Pra nga dita kur filluam të bëheshim ’’shoqe’’e në vazhdim ne kemi krijuar një marrëdhënie jo vetëm mësuese-nxënëse por edhe shoqe-shoqe, pasi ajo më tregon gjithçka rreth vetes, është e lirshme dhe ju përgjigjet çdo pyetjeje që unë i bëj”, thotë Ceka.

Ajo s tutje shprehet se të punosh me një nxënës është e pazakontë, dhe se   nuk ndjehet mirë për shkak se   nxënësja e saj nuk ka shokë e shoqe të shkollës që të luajnë bashkë gjatë gjithë vitit shkollor.  Mirëpo, mësuesja Ardita   ka krijuar me të raporte të veçanta afërsie saqë e konsideron atë jo vetëm si nxënëse por si “ shoqe”, apo “ motër” të vogël  . Siç tregon mësuesja Ardita para pak kohe festuan ditëlindjen e shtatë të Elidonës bashkë me prindërit e saj, Tomën dhe Mondën, të cilët sollën një tortë  në shkollë dhe u gëzuan së bashku.

Para se të vijnë në shkollë, gjatë udhëtimit së bashku, fillimisht bisedojnë për shumëçka. Elidona i tregon mësueses se çfarë ka bërë një ditë më parë, me kë ka luajtur dhe të ngjashme. Dhe vetëm kur klasa fillon të ngrohet, ato fillojnë mësimin.

“Ne të dyja e bëjmë bashkë rrugën nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi Mua pasi nisem në mëngjes në shkollë Elidona më pret tek rruga e shtëpisë së saj dhe nga aty shkojmë dhe kthehemi nga shkolla së bashku. Mësimdhënia me një nxënëse është e pazakontë, por jo e vështirë. Secilin   mësim në çdo lëndë ia shpjegoj disa herë vetëm derisa ajo ta kuptojë, duke përdorur metoda e mënyra të ndryshme. Megjithatë mësimi me një nxënëse ka dhe anët e veta negative.  Kur në klasë ke vetëm një nxënëse ajo natyrshëm ndjehet e vetmuar dhe jo aq e motivuar për të mësuar më shumë apo për të parë se si   mësojnë e përgjigjen nxënësit e tjerë. Mësimi me vetëm një nxënës, për dallim nga mësimi me shumë nxënës, komunikimi   zhvillohet vetëm mes mësueses dhe nxënësit”, pohon Ceka.

Pavarësisht vështirësive që kanë pasur mësuesja Ardita me nxënësen e saj të vetme Elidonën ato  kanë  kaluar kohë të këndshme në praninë e njëra-tjetrës. Përveç mësimit  janë shoqëruar, kanë  luajtur   dhe janë zbavitur aq sa kanë  pasur mundësi. Kështu para pak kohe festuan ditëlindjen e shtatë të Elidonës bashkë me prindërit e saj, Tomën dhe Mondën, të cilët sollën një tortë  në shkollë dhe u gëzuan së bashku.

Gjendja e krijuar e gjithmbarshme në botë, pra edhe në vendin tonë, si rezultat i shfaqjes së pandemisë Covid-19, vendosi një rregullim të ri të gjallimit në pothuajse në çdo lëmi të frymimit shoqëror, duke përfshirë edhe atë në sferën e arsimimit në të gjitha nivelet. Mësimi në distancë, respektivisht përmes platformave online që erdhi papritur për shkak të përhapjes së koronavirusit, paraqiti  sfida të mëdha edhe  për mësuesen Ardita Ceka dhe nxënësen e saj Elidona Shkreli.  “Nxënësja ime ishte në klasën e parë. Ajo kishte nevoja e pyetje të ndryshme të cilat ishte shumë vështirë t’ia sqaroj në këtë mënyrë.  Por, u përpoqa që në kushte të jashtëzakonshme të bëj me pasion më të mirën e mundshme, duke ruajtur mbi të gjithë atë më shenjtoren- shëndetin  tim dhe të nxënëses e pastaj edhe  të realizoj   planprogramin  mësimor. Ishte kjo një përvojë shumë interesante për mua e cila do të mbetet gjithmonë në kujtesën time si diçka e pazakontë por e bukur”, thekson Ceka.

Si e vetmja, Elidona modeste është edhe nxënësja më e mirë e kësaj shkolle, edhe pse nuk mund të mburret me nota të shkëlqyera. Pyetja e madhe është nëse shkolla në Fraskanjel do të funksionojë vitin e ardhshëm shkollor dhe, siç theksojnë vendasit, nëse shkolla mbyllet kjo do të thotë se jeta është larguar përgjithmonë nga ky fshat.

Gjekë Gjonaj

                           Dy Heroina shqiptare të rrethit të Ulqinit

            A picture containing text, indoor, person

Description automatically generated

Mësuesja Ardita Ceka me nxënsën e saj të vetme Elidona Shkreli/Shkolla në Fraskanjel, rrethi i Ulqinit

* BOTUAR NË ULQINIONLINE, ME 17 DHJETOR, 2021

Ky tregim i autorit Gjekë Gjonaj më kujtoi vargjet e At Gjergj Fishtës, si më posht, në këtë 150-vjetor të lindjes së tij – por edhe realizimin e hidhët perosnal se me boshatisjen e fshatit tim nga shqiptarët – JETA – SIÇ E KISHIM NJOHUR DIKUR — PO LARGOHET PËRGJITHMONË NGA VENDLINDJA IME. 

                  At Gjergj Fishta: LAMTUMIRE VËNDET E MIJA
A picture containing wall, person, person, clothing

Description automatically generated

Lamtumire vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka valë mbi valë.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill unë tash do t’veta
Lamtumirë atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t’shkretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumirë ju mriza e stane!
Lamtumirë ju “shkurre e mreta”!
Lamtumirë ju o armt e t’parve
Lamtumirë për sa t’jetë jeta.

Filed Under: Emigracion

REVUE COMMERCIALE DU LEVANT (1908) / TREGU I PAJISJEVE DHE ARTIKUJVE TË FOTOGRAFISË NË SHKODËR

December 21, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Dhjetor 2021


“Revue commerciale du Levant” ka botuar, me 31 janar 1908, në faqen n°148, një shkrim në lidhje me tregun (qarkullimin) e pajisvjeve dhe artikujve të fotografisë në Shkodër, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Letër nga Shkodra e Shqipërisë
Shkodër (Shqipëri), 31 janar 1908.
Ish-studioja e fotografisë “Marubbi”, e themeluar në vitin 1856 dhe aktualisht e drejtuar nga Michel Codelli, pronari i saj i ri, është i vetmi vend (dyqan) i rekomandueshëm që ekziston në Shkodër. Porositë e tij për pllaka, filma, letra, zhvillues, kartolina dhe pajisje të tjera fotografike arrijnë në rreth 3.000 franga. Gjysma e këtyre aksesorëve furnizohen nga A. Lumière dhe djemtë e tij nga Lioni, të përfaqësuar nga z. Codelli.Konsumi i filmave nga Franca deri më tani ka qenë i parëndësishëm për shkak të konkurrencës nga shtëpia “Kodak” në Vjenë.
Një sasi e caktuar kutish dhe artikujsh të tjerë fotografikë që arrijnë shifrën e përafërt prej 700 frangash vijnë nga ndërmarrja e Bernard Wachtl (Vjenë). Ato janë të destinuara për “Marubbin” dhe për amatorë. Ka pasur edhe porosi për kamera dhe pajisje fotografike për një shumë prej rreth 2000 frangash të bëra në ndërmarrjen “Kodak” nga z. Codelli; ato do të përdoren nga një duzinë fotografësh modestë amatorë.
Gjatë vitit 1900, porositë e bëra në ndërmarrjen “A. Lumière dhe djemtë e tij” ishin 300 franga krahasuar me 1500 franga në 1907.
Nga të dhënat e mësipërme, qarkullimi i artikujve të fotografisë, megjithëse modest, është në rritje dhe është me fat të theksohet se një pjesë e mirë e kësaj tregtie është në duart e ndërrmarjeve franceze.
A. Mida,
Drogman i Konsullatës së Francës.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 60
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT