• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2021

Një udhëtim poetik rreth botës…

December 18, 2021 by s p

Luan Rama

(Katër shqiptarë në Antologjinë e Poezisë Botërore)

Përfshirja në një antologji të Poezisë Botërore prej rreth 750 faqesh, me poetë të zgjedhur nga vende të ndryshme të botës, është padyshim një kënaqësi, pa nevojën e duartrokitjes, ndërkohë që Shqipëria ka poetë të mrekullueshëm që do duhej të ishin pjesë, por kjo përzgjedhje është bërë nga francezët dhe nga një shtëpi botuese me emër « Editions Carcateres ». Çdo poet është përfaqësuar me një poezi siç është përfaqësuar Visar Zhiti me poezinë « Elegji e pyjeve », Entela Kasi me poezinë « Nëse bota është e egër, Anja » dhe unë me poezinë « Elegji për kukullat e Detit Egjé », apo nga Kosova, Agim Gjakova, me poezinë « Gruas sime ». Një antologji e rrallë dhe e përgatitur me shumë dashuri nga Nicole Gdalia, Sylvestre Clancier dhe Jean Portante. Në parathënien e tyre ata shkruajnë se kjo antologji është « një buqetë imazhesh, tingujsh, muzikash e këngësh me instrumentet dhe vibracionet e tyre aq të ndjeshme… Eshtë një udhëtim i vogël rreth botës në shoqërinë e bukur të poetëve, ajo e poetëve autentikë, të këtyre « qytetarë të botës », krijues të harmonive. » Për morinë e poetëve të përfshirë nga të pesë kontinentet, kjo antologji duket e jashtëzakonshme, një ngjarje poetike që sapo ka dalë në treg me rastin e 70 vjetorit të kësaj shtëpie botuese në Rue Arbalet në zemër të Parisit. Kjo shtëpi botuese u themelua nga një poet i ri që konsiderohej “Remboja polak” i quajtur Bronislav Kaminski, një antinazist i flaktë që përfundoi në kampet e përqëndrimit në Mathauzen dhe që për fat shpëtoi gjallë. Ishte fati i tij që të vazhdonte jetën e poetit të ri në një botë të lirë e humaniste të cilës i këndonte dhe e ëndërronte. Në vitin 1949 ai erdhi në Francë ku vazhdoi jetën e tij dhe shumë shpejt themeloi shtëpinë e tij botuese « Les Caracteres » Ishte poeti i njohur Pierre Seghers që do të botonte fillimthi një libër të tij poetik « Shteg ngjyre » më 1950, ku ndër të tjera ai këndonte « Njerëz të të gjitha gjuhëve / të të gjitha ngjyrave / deklaroj se jam vëllau juaj, / ju të mjerë -.unë mbaj mbi vete mjerimin tuaj, / ju njerëz të buzëqeshur –mbaj mbi vete gëzimin tuaj, / ju të dashuruar – unë mbaj dashurinë tuaj ! » I quajtur tashmë Bruno Durocher ai vdiq në vitin 1996 në Paris por shtëpia e tij poezisë dhe vargjet e tij vazhdojnë shtegtimin e tyre letrar.Shfleton këtë antologji dhe ndalon në vargjet, portretet, në këto fytyra kaq njerëzore, poetë të gjallë dhe të tjerë ikur nga kjo botë, poetë që i bashkon i njëjti mision, ai për ta bërë botën më të bukur dhe më humaniste. Disa prej tyre kanë qenë në burgjet e diktaturave por hekurat e tyre nuk i penguan të këndonin siç ndodhi me Janis Ricos, Nazim Hiqmet apo me vërsnikun tonë shqiptar Visar Zhiti që na solli këngët e drithëruara e të fuqishme të burgut. Në këtë libër, Fernando Pessoa na vjen me trishtin e tij, ashtu siç na vjen Ezra Pound, James Joyce, apo Tagora me nostalgjitë e mrekullueshme të tij dhe këngën e botës. Janë aty Neruda me dashuritë e tij dhe poezinë « Asgjë, veç vdekja » ; është Lorka me dhimbjen dhe klithjen e tij, janë nobelistë të shumtë, janë Andrei Voznessenski , Andre Verdet, Lionel Ray, Ossip Mendelstam, Max Jacob, grekët Odhise Elitis apo Seferis që në poezinë tij « Kthimi i njeriut që i mohuan atdheun » këndon : « Çfarë këndon ti miku im i vjetër ? / Nga koha e mërgimit ti tashmë je kthyer / me imazhet e vjetra që të ushqyen / nën qiej të huaj / larg vendit tënd… » Këtu janë dhe vargjet e Durocher që këndon : « Doganieri më kërkon pasaportën /ndërsa unë i tregoj veç qiejt !» Gjithë këto poema e vargje të ngjajnë në këtë libër me një baladë të gjatë në mijra e mijra vargje ku zërat e poetëve ndjekin njëri-tjetrin si në një epope apo korr madhështor mozartian, një këngë e botës. Të ngjan me një fushë plot lulesh shumëngjyrëshe, të paqes, dashurisë, solidaritetit, të thirrjes për progresin njerëzor që vringëllimat e armëve dhe gjëmimet e luftrave të heshtin përgjithmonë. Kjo është balada e bukur e kësaj antologjie që na ofrohet me kaq dashuri!

Filed Under: Politike

KRONIKË NGA KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN: 20-VITE KRIJIMTARI LETRARE NË AMERIKË

December 17, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Ky vit shënoi 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Festimet e këtij përvjetori kishin filluar në shtator me ekspozitëne librit dhe kulmuan me një tubim të qindra antarëve dhe dashamirësve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, javën e kaluar, në vend-tubimin e ri të komunitetit tonë, në “Qendrën Kulturore Shqiptare “Illyria” në New York, sallë e auditorium realizuar me nddihmën e Këshilltarit të qytetit të Nju Jork-ut, Z. Mark Gjonaj, për t’u përdorur nga komuniteti shqiptaro-amerikan, pikërisht, për takime dhe festime të tilla kulturore, këtu në hapësirën e tre-shtetëshit, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konetikët.

Për të shënuar këtë 20-vjetor të rëndësishëm për jetën kulturore dhe artsitike të komunitetit shqiptar në Nju Jork me rrethe, në shtator u organizua ekspozita e librit, “20 vite krijimtari letrare në SHBA”, në zyrën e përkohëshme të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”, shtetin Konetikët. Pikërisht në qytetin Stamford, ku u promovuan me atë rast, monografia voluminoze në dy vëllime “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2001-2011)” dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2012-2021)”, si dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)”. Në shtator, u  prezantuan gjithashtu të gjithë numrat e revistës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, PENA si dhe botimet nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press”, përfshir botimet e autorëve anëtarë të Shoqatës. 

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka mbledhur rreth vetes elitën letrare dhe publicistike, shkrimtarë e poetë të komunitetit shqiptaro-amerikanë dhe më gjerë të diasporës shqiptare, ndërsa vazhdon të tërheq gjithnjë e më shumë anëtarë të rinjë.  Ky fakt ishte i qartë nga pjesëmarrja e madhe e kësaj elite kulturore në tubimin e madh kulminor — në Qendrën Kulturore Shqiptare “Illyria”, në New York — të veprimtarive të organizuara, gjatë këtij viti, për të festuar 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës – një ngjarje kjo me rëndësi të madhe artistike dhe kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork me rrethe. Kishin ardhur shkrimtarë e artistë shqiptarë edhe nga Kandaja e Meksika. Ndër mysafirët special i cili me pjesëmarrjen tij lartësoi dhe nderoi këtë tubim, ishte shkrimtari disident dhe simboli i qëndresës anti-komuniste, Z. Visar Zhiti, anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, si dhe Poeti dhe shkrimtari Gjekë Marinaj, themelues i parë dhe aktualisht President Nderi i Shoqatës. 

Programin e shpalosi Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve -Shqiptaro-Amerikan, Z. Mhill Velaj duke përshëndetur të ftuarit, ndërsa paraqiti folësit e rastit, Presidentin aktual, Z. Adnan Mehmeti, Z. Gjekë Marinaj, Kryetarin e parë të Shoqatës, Këshilltarin shqiptar-amerikan të qytetit të New Yorkut, Z. Mark Gjonaj, Kryetarin e “Vatrës”, Z. Elmi Berisha, Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York, Z. Frymëzim Isufaj, autori Thanas Gjika nga Bostoni e të tjerë.  Do të ishte një shkrim i gjatë po të reflektoja fjalimet e të gjithëve me këtë rast, por desha vetëm të pasqyroj, të pakën pjesërisht fjalën e Poetit dhe Shkrimtarit disident dhe të vuajturin e burgjeve të Enver Hoxhës, (Ja dhe linku i fjalimit të plotë të Z. Zhiti)  LETËRSIA SI HAPËSIRË DHE LIRI, SI GJUHË DHE IDENTITET, POR DHE SI MISION… – Dielli | The Sun (gazetadielli.com). Zoti Xhiti foli në përgjithësi, “Diasporën e Letrave”, për letërsinë shqipe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thenë se, “Po bëhet gjithnjë e më e pranishme letërsia e diasporës, zbulime prej saj e prodhimet e reja, ku është ruajtur gjuha dhe identiteti, shpirti kombëtar, duke qenë dhe mbetur një urë e gjallë mes atdheut dhe botës. Pra duke shtuar botë…”, ka theksuar ndër të tjera, Z. Xhiti, duke folur specifikisht për kontributin e diasporës shqiptaro-amerikane në letërsinë shqipe: 

“Hijerëndë dhe me rëndësi është diaspora shqiptare në SHBA, letërsia e saj, që nisi me korifejtë, Faik Bej Konica (Domenik) dhe Imzot Fan Noli, të cilët krijuan dhe një “Vatër” shekullore shqiptare me “Diellin” shqiptar shekullor.  Këtu do të vinin pinolli i Frashërllinjve, shkrimtari Mit’hat Frashëri, emblema e intelektualit patriot, po edhe Stavro Skëndi, bashkëpunëtor i tij, gjuhëtar dhe historian, të cilët përndiqeshin nga regjimi komunist në atdhe dhe vdiqën të dy në Nju Jork.  Erdhi dhe filozofi dhe shkrimtari Isuf Luzaj, i përndjekur që nga lufta, dhe historian Ago Agaj, i dënuar me vdekje në atdhe, plot të tjerë dhe së fundmi është botuar memuaristika e Kol Bibë Mirakaj”.

“Për në SHBA do të arratisej, pasi të dilte nga burgu, poeti, kritiku letrar, filozofi Arshi Pipa, duke marrë me vete dhe “Librin e Burgut”, ato sonete infernale që i botoi në 1959 në Romë, me rëndësi të jashtzakonshme. Pas tij do vinte, edhe ai i arratisur me të dalë nga burgu, shkrimtari e publicist Sami Repishti. Do të arratisej dhe shkrimtari, me baba të pushkatuar, Bilal Xhaferri, poeti i ofshamës çame. Për këtu u arratis, më pëlqen të them, me kalin e tij metaforik, me flatra, me Pegasin, poeti Gjekë Marinaj”.  

Këtu, do të thosha, se lëvrohet një letërsi dhe nga aradhët e reja e brezit të pas ‘90. Rëndësi të parë, sipas meje, këtu ka dhe ruajtja e gjuhës amë, jo vetëm pse është jona, por gjuhën shqipe shkencëtarët e gjuhësisë e vendosin në 10 –11 gjuhët më të rëndësishme në botë, antike, rrënjëse, pra është pasuri, jo vetëm jona, por ne jemi të parët që e kemi për detyrë ta ruajmë e ta gjallërojmë.

“Gjuha është atdhe. Bëhet letërsi këtu, shtoj me ngazëllim, dhe s’ka rëndësi në janë a jo antarë të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë. Patjetër s’mund të rri pa përmendur bashkëvuajtësit e mi, miqtë e burgut, këtu nisën romanet e tyre Dine Dine, Hasan Bajo, shkruajnë tregime Memisha Gjonzeneli, kujtimet infernale Kaso Hoxha, sintezat e mendimit Lekë Mirakaj. Do të vazhdonte poezitë e burgut Pëllumb Lamaj, edhe Ilir Spata, edhe i përndjekuri, i biri i Isuf Luzajt, Dalani.  Ndërkaq edhe krahu tjetër, komandantë të burgjeve apo oficerë të Sigurismit të shtetit do të shkruanin kujtimet e tyre. etj.  Këtu erdhën shkrimtarë të njohur si Naum Prifti e Betim Muço e do të vazhdonin të shkruanin suksesshëm shkrimtarë si Roland Gjoza, Ardian Vehbiu, eseist e gjuhëtar modern ndërkohë, historiani dhe monografisti i rëndësishëm Ilir Ikonomi, studiuesi i arkivave dhe historian Agron Alibali, etj”.

“Romane do të shkruanin Albana Lifshing, Mirela Kanini, etj, poezi Ilirjana Sulkuqi, Rajmonda Moisiu, Bajame Hoxha – Çeliku, Yllka Filipi, tregime në dy kohë e në dy vendet tona Muç Xhepa, kritikë letrare e studime do të ndiqja nga Mërgim Korça, Minella Aleksi, Gëzim Basha, Ernest Nasto, etj, e gazetarí nga Alfons Grishaj, Klajd Kapinova, Valentin Lumaj, Qemal Agaj, Merita McCormack, etj, etj. Nërkaq ka autorë që krahas shqipes, shkruajnë dhe në gjuhën e madhe angleze, duke rrokur një lexues të madh. Dua të kujtoj shkrimatren dhe përkthyesen e talentuar Ani Gjika, e vlerësuar dhe me çmime, bijë e studiuesit Thanas Gjika dhe e poetes Julia Gjika, etj, etj.  I sigurtë që ka dhe të tjerë, ndjesë që kam përmenduar aq emra”.

“Pas shoqatave, instituteve, akademive kulturore shqiptare këtu, arritje do të jetë Katedra e parë e Albanalogjisë në Universitetin DePaul në Çicago, ngritjen e së cilës e la në testament Hidai Bregu, një shëmbull i patriotit, i atdhetarit të kulturës, të gjuhës amë dhe letrave shqipe, drejtimin e së cilës do ta merrte shkrimtari Gazmend Kapllani.  Në Universitetin e Michigan-it poeti dhe studiuesi i ri, përkthyesi Lisandri Kola do të arrijë të japë leksione të letërsisë shqipe të ekzilit, një aspekt me interes, i gjerë dhe përfaqësues.   Institucione mbeten dhe gazeta “Dielli”, që me Sokol Paja tani, në vazhdim të gazetarit Dalip Greca, po edhe gazeta “Illyria” e Vehbi Bajramit, me gazetar Ruben Avxhiu, po i lënë më hapësirë letërsisë dhe kritikës letrare, ndërkaq që mbajnë të ndezur gjuhën e shkruar.” 

“Ndërsa “Zëri i Amerikës”, shqip, me gazetarët e saj profesionistë, këtu kemi njërin nga drejtuesit e dikurshëm, Fran Shkreli, dhe tani me drejtorin e euro-azisë, Elez Biberaj, evulojnë po aq sa mendimin politik, edhe informacionin rrethanor, në gjuhën e folur amë. Po kështu dhe televizione lokale e gazeta shoqatash të përkohshme, etj, librat shkollorë, mësuesit e shkollat në gjuhën shqipe, qendrat kulturore, vendet e kulteve, kishat me meshat shqip, xhamitë e teqeja e Detroitit, ku mblidhen shqiptarë, janë një ndihmesë e pazëvendësueshme për bashkësi, gjuhë dhe identitet”.  

“Të zhvillohet teatri, sidomos me të rinjtë. Filmi shqiptar do të ndihmonte shumë. Përurimi i tij, ja dhe në këtë skenë, këtu kemi dhe regjisorin Bujar Alimani, me shumë çmime në Europë, të bashkohemi për të parë dhe diskutuar një film të tij.

Lipset të bëhet dhe ajo që përmbushi studiuesi Luan Topçiu në Rumani ose të botohet e përkthyer ajo histori e letërsisë, edhe shqip edhe anglisht. Fillon nga njohja që të shkohet dhe në një reviste serioze e me nivel artistik. Kushtet janë. Të shfrytëzohen mundësitë”, porositi Visar Zhiti me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Me të drejtë Z. Zhiti tha disa herë gjatë fjalimit të tij se përveç emërave që ai përmendi si pjesëtarë të “letërsisë së diasporës” ka edhe emra të tjerë. Vetëm në librin e Presidentit Adnan Mehmeti, “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Autorë dhe Vepra”, botuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të kësaj shoqate janë të renditur më shumë se 100-autorëve kontribues.  Ky libër i autorit Adnan Mehmeti, me profile të shkurtëra të antarëve të Shoqatës, më bëri që të këthehesha në historinë e gjysëm shekullit të kaluar të diasporës shqipotare të asaj kohe, kur reeviste Shejzat e Ernest Koliqit kishte botuar në vitin 1969, pothuaj një libër identik me këtë të Shoqatës së sotëme (Shikoni foton më poshtë), me autor Karl Gurakuqin. Në librin e Gurakuqit, “Nepër Vullajt e “Shejzavet”, botuar në Romë. renditen profilet e 115 shkrimtarëve dhe poetëve që kontribonin me shkrimet e tyre – shkrimtarë e poetë të arratisur nga komunizmi — por edhe autorë arbëreshë, që bashkpunonin në atë kohë me revistën Shëjzat të Ernest Koliqit.

Me këtë rast, dua të uroj “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”, për 20-vjetorin e themelimit të saj, por dua gjithashtu të kujtoj brezat e kaluar të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë nga të gjitha trojet tona, të arratisur nga komunizmi i Enver Hoxhës, por që shumë prej të cilëve ende janë të anashkaluar, të përjashtuar dhe të harruar nga bota e jonë shqiptare.  Ndonëse ata kurrë nuk patën Shoqatën e tyre, në listën librit të autorit Karl Gurakuqi (“Në Vulljat e Shëjzavet”, ku pasqyrohen emrat dhe veprat e shkrimtarëve të diasporës shqiptare të asaj kohe, përfshihen edhe emrat e disa shkrimtarëve më të mëdhej të letërsisë shqipe.  Karl Gurakuqi thotë në atë libër se Ernest Koliqi mblodhi rreth vetes më të mirët intelektualë të diasporës shqiptare. “Nuk ka ngjarë ndonji herë që në shtypin tonë, qoftë brenda në Shqipëri, qoftë jashtë Atdheut, që një revistë të ketë pasur nji numër kaq të madh bashkpuntorësh. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në këtë 20-vjetor të themelimit, ka shembuj që të ndjekë  shumë nga këta shkrimtarë e poetë të diasporës së vjetër shqiptare – duke mos i harruar ata, shumë prej të cilëve ende janë të njollosur me epitetet më të shëmtuara që nga koha e komunizmit. Ata meritojnë më shumë prej nesh, por të pakën t’I kujtojmë nga koha në kohë!

Urime 20-vjetori i themelimit të “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”! 

Frank Shkreli

 Një grup pjesëmarrsish në 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

                                    

 

NË KUJTIM — Emërat e shkrimtarëve dhe poetëve të diasporës së vjetër shqiptare, bashkpuntorë të revistës “Shëjzat” të Ernest Koliqit, botuar në “Vullajt e Shejzavet”, me autor shkrimtarin Karl Gurakuqin, viti 1969    

           Autorë dhe vepra, 1969                            Autorë dhe vepra, 2021

A close-up of a coin

Description automatically generated with medium confidence
A group of people sitting in chairs

Description automatically generated with medium confidence

Nga pjesëmarrja në 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mbajtur të djelën që kaloi në Nju Jork

A group of men holding a plaque

Description automatically generated with low confidence

             Presidenti I Shoqatës Adnan Mehmeti, majtas, dhe Mhill Velaj, Kryetari i Shoqatës

A picture containing text, suit, person, clothing

Description automatically generated

Themeluesi I Shoqatës së Shkrimtarve Shqiptaro-Amerikanë, Gjekë Marinaj me Presidentin aktual të Shoqatës, Adnan Mehmetin

      

Autori me poetin dhe shkrimtarin disident, Z. Visar    Me poetin dhe shkrimtarin dhe bashkvendasin tim            

 Zhiti, simbol i qendresës antikomuniste                        nga Malësia e Madhe, Z. Gjekë Marinaj, themelues 

                                                                                               i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan 

                                                                                               edhe ky i arratisur nga komunizmi.

Filed Under: Politike

LIBRI I AUTORIT FATMIR KEQI, SHQIPTARET, ISLAMI DHE DEMOKRACIA AMERIKANE, NJE DRITARE E MUNGUAR MBI MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANE

December 17, 2021 by s p

Dr. Ardian MUHAJ

Shkrimi i nje libri eshte permbyllja e rrugetimit te nje ideje, i shume perpjekjeve dhe  i nji pune te gjate e kurrsesi te lehte.  Vetem pasioni per dijen dhe deshira per te dhene kontributin vetjak per kulturen e shoqerine e kthejne kete rrugetim jo te lehte ne sukses. 

Kur per nje teme te randesishme dhe per te cilen flitet perdite ne vatrat e tavolinat shqiptare eshte shkruar shume pak, atehere kjo perpjekje merr nje permase shume me permbajtesore dhe kthehet ne nji nevoje kulturore e diturore. Marrdheniet shqiptaro amerikane jane padyshim shume te rendesishme, por numri i punimeve qe jane shkruar mbi keto marrdhenie e mbi kete teme eshte shume i paket. 

Ne kete kuptim autori Fatmir Keqi jo vetem ka sjelle nji liber te nevojshem, por njikohesisht edhe nji punim me nji trajtim te veçante e shume original. 

Idete, te dhenat, argument, faktet dhe argumentimet e librit eshte e pamundur te permblidhen ne pak fjale, por nji nga veçorite e qasjes dhe kendveshtrimit origjinal te autorit eshte fakti qe realiteti shihet me shume objektivitet dhe kerkohet me shume te kuptohet, shpjegohet e pasqyrohet dhe jo te fshihet, tjetersohet e te retushohet. Qe ne titull kjo duket qarte. 

Ne ato pak punime te botuara mbi marrdheniet e shqiptareve me Shtetet e Bashkuara krijohet ideja se amerikanet nuk e njohin realitetin shqiptar, nuk e dine se shumica e shqiptareve jane te besimit mysliman, dhe prandaj mbeshtetja qe Shqiperia dhe shqiptaret kane gezuar historikisht nga SHBA dhe simpatia qe shqiptaret kane per SHBA eshte pasoje e nji mosnjohjeje te realitetit reciprok apo me keq e nji keqkuptimi apo gabimi.

Perkundrazi, autori Fatmir Keqi e shtjellon dhe e arsyeton kete perputhje interesash e prirjesh mes dy popujve duke e pare direkt e ne sy, me fakte dhe mbi te gjitha me nje logjike arsyetimi shume te rralle. 

Ne kete menyre na jep nje ide dhe shpjegim krejt tjeter, shume logjik, plotesisht objektiv dhe te mirembeshtetur ne fakte se marrdhiet e mira mes dy popujve nuk jane pasoje e mosnjohjes, nuk jane pasoje e moskuptimit por perkundrazi, e njohjes dhe e kuptimit te ndersjellte.

Libri Shqiptaret, Islami dhe Demokracia Amerikane i autorit Fatmir Keqi, vjen edhe si nje kontribut i nje shqiptari qe jeton dhe punon në USA dhe që i sheh marrdhëniet mes shqiptarëve dhe Shteteve te Bashkuara nga rrafshe të shumëfishta këndvështrimi: historik, gjeopolitik, kulturor, diplomatik dhe natyrisht atdhetar e human. 

Nga ana e strukturës libri ndahet në tri pjesë dhe 10 kapituj. Pjesa e parë përmban tre kapituj. Konkretisht në kapitullin e parë me titull “Postomunizimi”, jepet një pasqyrë e gjendjes së shqiptarëve në vitet e postkomunizmit dhe  i arsyeve së mossuksesit të shoqërisë shqiptare për të tejkaluar pasojat dhe mendësitë e komunizmit. Kapitulli i dytë me titull “Shqiptarët sot”, përqëndrohet tek problemet përmes të cilave kalon shoqëria shqiptare në krejt trojet etnike, por duke theksuar edhe mundësitë që ekzistojnë për përparimin e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive. 

Për të kuptuar gjendjen e shqiptarëve sot, është e domosdoshme një shqyrtim i historisë shqiptare. Prandaj në kapitullin e tretë, autori Fatmir Keqi sjell këndvështrimin e tij interesant dhe të mirëfaktuar mbi historinë e trojeve tona nga lashtësia deri në fundin e pushtimit romak. Vijon ky shqyrtim historik në linjë të drejtë kronologjike në kapitullin pasues titulluar, “Barbarët, kryqzatat dhe shkatërrimi i perandorisë bizantine”. Në kapitullin e pestë autori shpalos këndvështrimin e tij mbi periudhën e fuqizimit të principatave shqiptare dhe ardhjen e osmanëve në këto troje. 

Kapitulli i gjashtë përbën një kulmim origjinaliteti dhe thellësie këndvështrimi që haset rrallë në autorët shqiptarë. Në këtë kapitull Fatmir Keqi shtjellon vlerat e gjuhës dhe kombësisë për qenien tonë shqiptare, por njëkohësisht si rrallëkush u jep meritat shpesh të anashkaluara nanave shqiptare, në ruajtjen e gjuhës dhe kombësisë shqiptare. 

Pas këtij kapitulli shumë original dhe shumë interesant vijon në kapitullin e shtatë të titulluar “Shqiptarët, osmanët dhe ndërkombtarët: 1500-1878”. Padyshim që shqyrtimi i kësaj periudhe dhe i marrdhënieve shqiptaro-osmane dhe ndërkombtare i shërben autorit për të hyrë i sigurtë dhe me shumë të dhëna dhe ide me interes në thelbin e shqyrtimit të marrdhënieve shqiptaro-amerikane, të cilave u kushtohet kapitulli i tetë me titull “Pavarësia dhe fillimi i marrdhënieve shqiptaro-amerikane në vitet 1908-1939”. Marrdhëniet shqiptaro-amerikane nga pushtimi italian i vitit 1939 e deri në vitin 2020 shqyrtohen në kapitullin e parafundit dhe të dhënat e paraqitura, ashtu sikurse idetë dhe analiza e ngjarjeve dhe figurave historike janë të një rëndësie themelore për kuptimin e marrdhënieve të sotme ndërmjet dy shteteve dhe popujve në aleancë, shqiptarët dhe SHBA. 

Autori nuk bën një përmbyllje të thjeshtë të librit, por i kushton një kapitull të plotë përfundimeve dhe sintezës së ideve të shqyrtuara përgjatë gjithë librit. Për këtë arsye kapitulli i fundit, shqyrton në mënyrë të përmbledhur, të qartë dhe origjinale marrdhënien e trefishtë ndërmjet shqiptarëve, fesë së shumicës së shqiptarëve dhe demokracisë amerikane.

Libri i autorit Fatmir Keqi, Shqiptaret, Islami dhe Demokracia Amerikane, është botuar në Tiranë, nga shtëpia botuese prestigjioze Ars et Academic Publishing, në këtë vit që po lëmë pas dhe gjendet në të gjitha libraritë kryesore të Tiranës dhe Shqipërisë, si edhe në Prishtinë e Prizren dhe mund të porositet online përmes librarive të shitjes online www.shtepiaelibrit.com  dhe www.librat.al . 

Për lexuesit në USA, ku edhe interesi është edhe më i madh, është në proces përkthimi i librit në anglisht dhe botimi në gjuhën angleze, që do të përbënte edhe një kontribut të shtuar dhe të nevojshëm për njohjen e realiteteve historike shqiptaro-amerikane edhe nga publiku amerikan dhe në përgjithësi anglishtfolës. 

Dr. Ardian MUHAJ

Filed Under: Opinion

KOSOVA, PROJEKTI MË I RËNDËSISHËM DHE MË I SUKSESSHËM I POLITIKËS SË JASHTME AMERIKANE…

December 17, 2021 by s p

PRISHTINË, 17 Dhjetor 2021-Gazeta DIELLI/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot mbajti fjalimin vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Ne jemi të lumtur që mund të themi që Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane, si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pranë nesh”, theksoi mes tjerash Presidentja Osmani – Sadriu.

FJALIMI VJETOR I PRESIDENTES OSMANI NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, 

Shumë i nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca 

I nderuar kryeministër Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar

Të nderuar përfaqësues të vendeve tona mike, shkëlqesi ambasadorë

Të nderuar përfaqësues të medieve;

Të nderuar gjithë ju të pranishëm;

Jam shumë e lumtur që sot në cilësinë e Presidentes së Republikës, t’ju drejtohem nga foltorja e tempullit të demokracisë në përmbylljen e këtij viti, i cili ishte jashtëzakonisht sfidues, sidomos nga pandemia e cila po na përcjell prej dy vjetësh, por njëkohësisht edhe t’ju uroj një vit të mbarë 2022 me dëshirat më të mira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për të gjithë ju të pranishëm, për familjet dhe miqtë tuaj, si dhe për mërgatën tonë të dashur! 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, përfaqësuesit tuaj të zgjedhur, duke e respektuar vullnetin tuaj të qartë dhe duke dhënë edhe një herë shembullin e mirë të funksionimit të demokracisë, më dhanë besimin që të udhëheqë me institucionin më të lartë në vend . Gjej rastin që sot, në prag ndërrimit të motmoteve, t’ju falënderoj edhe një herë për këtë besim dhe t’ju siguroj se, sikurse deri më tani, do të jem në funksion të ruajtjes së interesit të qytetarëve të Republikës dhe të interesave të shtetit tonë të dashur. 

Të nderuar deputetë!

Viti që po e lëmë pas, ashtu sikurse edhe ai paraprak, ishte me të vërtetë sfidues për ne, por edhe për gjithë njerëzimin, për shkak të pandemisë Covid-19 dhe pasojat që la si tek shëndeti i qytetarëve ashtu edhe tek ekonomia jonë. Pandemia i ka sfiduar jetët tona, duke ndryshuar mbase përjetësisht edhe mënyrën tonë të jetesës. Prandaj, në këtë moment, kur sytë tanë janë orientuar fuqishëm nga shpresa për një të ardhme më të mirë, dua që së bashku me ju t’i kujtojmë të gjithë bashkëqytetarët tanë, të cilët e humbën jetën si rrjedhojë e infektimit me këtë virus; t’u shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, por edhe t’ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë ndihmesën e tyre, në cilëndo formë qoftë, për ta sfiduar pandeminë. Dua t’ua shpreh respektin e thellë të qytetarëve të Kosovës sidomos personelit shëndetësor, të cilët na e dhanë shembullin se vetëmohimi dhe përkushtimi për të mirën e përbashkët është gjithmonë i mundur. 

Pandemia, krahas ndryshimeve klimatike, krizave humanitare e problemeve gjithnjë e më të shumta globale, na dëshmon se shoqëritë tona janë gjithnjë e më të ekspozuara ndaj sfidave kolektive. Asnjë vend, sado i madh qoftë, nuk është i sigurt dhe nuk mund ta bëjë betejën i vetëm. Na duhet përkushtim global për të luftuar pandeminë e për të mbrojtur ambientin ku jetojmë, sikurse edhe në përballje me plot kërcënime të tjera. 

Si presidente e vendit kam bashkëpunuar me institucionet tona në vend në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në vaksina efektive e të sigurta, për t’u mbrojtur nga ky virus. Para së gjithash falë përkushtimit të mantelbardhëve, falë punës së institucioneve si dhe gatishmërisë së qytetarëve tanë për t’u vaksinuar, sot Kosova radhitet ndër vendet më të suksesshme në luftimin e pandemisë për shkak të përqindjes së vaksinimit. Për këtë qëllim, nga dita e parë e mandatit tim i jam përkushtuar bashkërendimit të veprimeve për menaxhim të pandemisë, si dhe kam komunikuar me qytetarët rreth rëndësisë së vaksinimit si dhe me stafin mjekësor, të cilët kanë dëshmuar përkushtim e sakrificë për ta mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve tanë. Po ashtu, kam komunikuar vazhdimisht edhe me krerët e shteteve aleate për të kërkuar mbështetje me donacione vaksinash. Padyshim që ndihma më e madhe na erdhi nga miku e aleati i përhershëm i Kosovës, Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Presidenti Biden, të cilit i jemi mirënjohës për miqësinë e treguar, duke ju përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për një donacion prej gjysmë milion vaksinash. Njëkohësisht, vendet e Bashkimit Evropian e shumë shtete të tjera mike, na qëndruan pranë në momentet e vështira të pandemisë, duke ofruar përkrahjen e nevojshme nëpërmjet donacioneve e vaksinave e të pajisjeve mjekësore. Prandaj, duke i falënderuar qytetarët për vetëdijen e treguar, i lus ata që të vazhdojnë me vaksinimin, përfshirë edhe marrjen e dozës së tretë, apo siç njihet doza përforcuese, e cila është e vetmja mënyrë për të parandaluar valë të re të infektimeve e cila do ta afektonte negativisht si shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe ekonominë tonë. 

Sikurse edhe shumë herë gjatë historisë sonë, edhe gjatë këtij viti të brishtë ne dëshmuam se në kohët më të vështira, ne gjejmë forcë për të qëndruar së bashku, duke krijuar kohezion mendimesh e veprimesh për të mirën e Republikës. Së bashku, ne dëshmuam se kujdesi ndaj njerëzve tanë dhe humaniteti janë vlerat që na bashkojnë, brenda dhe jashtë institucioneve.

Të dashur qytetarë!

Të nderuar deputetë!

Si Presidente dhe  udhëheqëse e politikës së jashtme jam angazhuar që të mbroj dhe të shtyj përpara interesat e Kosovës, të bëj rienergjizimin e aleancave me shtetet mike, si dhe të trasoj rrugën për krijimin e aleancave të reja. Gjatë kësaj periudhe, kam iniciuar praktikën e koordinimit të rregullt ndërinstitucional me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës në funksion të adresimit të sfidave dhe promovimit të qëllimeve të përbashkëta në politikën e jashtme. Për këtë dua të falënderoj për bashkëpunim kryetarin e Kuvendit, kryeministrin e qeverisë së Kosovës dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme.

Kosova është me fat të mirë të ketë miq anë e mbanë botës. Ata që kanë qëndruar me ne në ditët më të vështira, por të cilët me po kaq ngulm dhe përkushtim po na qëndrojnë pranë dhe tani drejt konsolidimit të shtetësisë sonë dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë. 

Ne jemi të lumtur që mund të themi që Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane, si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pranë nesh. Prandaj, në vizitat e mija të realizuara këtë vit, përveç se kam shprehur mirënjohjen e palëkundur të qytetarëve tanë për aleancat që i kemi dhe për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë, jam përkushtuar për të ngritur nivelin e shkëmbimit bilateral me vendet të cilat i kam vizituar, qoftë sa i përket raporteve politike e diplomatike e deri te ato të tregtisë, sigurisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, agjendës së gjelbër, teknologjisë informative e inovacionit, por dhe shumë fusha të tjera në interes të qytetarëve tanë.

Gjatë një viti, në kuadër të përpjekjeve për forcim dhe thellim të raporteve dypalëshe me shtetet tjera, kam takuar dhjetëra krerë shtetërorë, në vizita bilaterale e në forume multilaterale. Gjatë këtyre takimeve me shtete njohëse e jonjohëse, kam shtyrë përpara forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, thellimin e aleancave, shtimin e njohjeve dhe mbështetjen për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare. 

Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë, sepse ajo këtë vit, më shumë se kurrë, e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme. Prandaj, pata nderin që me krenari të prezantoj vendin tonë si  një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden.

Po ashtu, vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin Euro-Atlantik. Jemi të bindur se vetëm me integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe në NATO, projekti i Evropës së Bashkuar do të jetë më pranë realizimit të plotë. Ky qëndrim dhe kjo aspiratë e jona është shprehur dhe konfirmuar në çdo takim të realizuar qoftë në vizitën në Bruksel, në takimet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, e udhëheqës të tjerë të kësaj aleance, me kryetaren Komisionit Evropian dhe takimet me liderët tjerë evropianë, të cilët e kanë vizituar Kosovën gjatë këtij viti. Kosova është fuqishëm e përkushtuar për të realizuar objektivat në rrugëtimin tonë euro-atlantik, sepse ne nuk kemi e nuk kemi pasur asnjëherë orientim tjetër, e këtë po e dëshmojmë edhe nëpërmjet reformave konkrete. Megjithatë, vonesa disavjeçare në procesin e liberalizimit të vizave po dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe kredibilitetin e BE-së. Prandaj po punojmë pareshtur me shtetet anëtare, në veçanti me ato që kanë dyshime, që ky proces të përmbyllet suksesshëm sa më shpejt. 

Nga vizitat si dhe takimet bilaterale në shtete si Gjermania, Zvicra, Austria, Shqipëria, Turqia, Estonia, Belgjika, Portugalia, Kanadaja, Japonia e deri tek komunikimi i drejtpërdrejt telefonik me zëvendespresidenten e SHBA e takime me zyrtarë të tjerë amerikanë, komunikimi me presidentin e Izraelit e shumë liderë të tjerë, si dhe takime të shumta në forume rajonale e ndërkombëtare, kam shtyrë përpara fuqizimin e aleancave në interes të Kosovës, duke qartësuar njëkohësisht qëndrimin tonë lidhur me zhvillimet e brendshme, ato rajonale si dhe globale. 

Për të avancuar bashkëpunimin rajonal të bazuar në parime të shëndosha të trajtimit të barabartë dhe në shërbim të agjendës për integrim në BE kam takuar liderët e shteteve të rajonit si në kuadër të procesit Brdo-Brijuni ashtu edhe dhe në kuadër të procesit të SEECP në Turqi. Kosova është partner i besueshëm i vendeve të rajonit dhe kundërshtar i vendosur i ndikimit rus dhe nismave destabilizuese të Serbisë. Dhe kjo është dëshmuar edhe me kërkesën drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme për deklarimin si persona non-grata të dy zyrtareve rus të cilët rrezikonin sigurinë tonë kombëtare. Gjithashtu, në funksion të konsolidimit të qëndrimit të shteteve të rajonit kundrejt rreziqeve me të cilat ballafaqohemi, jam takuar shumë herë me presidentin shqiptar, presidentin slloven, atë kroat, malazez, maqedonas dhe boshnjak. Zëri ynë i përbashkët dhe veprimet tona të koordinuara janë e vetmja rrugë përpara. 

E këto biseda po konkretizohen gjithnjë e më shumë edhe me vizitat e liderëve në Kosovë. Vetëm në muajin e fundit, Kosova është vizituar nga presidenti i Shqipërisë, presidenti Slloven, kryeministri kroat, presidenti i Maqedonisë së Veriut, e javën tjetër do të presim në vizitë zyrtare presidentin Kroat, së shpejti do të mirëpresim edhe presidentin e Letonisë dhe udhëheqës të tjerë botërorë. Kosova çdo ditë e më shumë do të shndërrohet në vend nikoqir të vizitave të nivelit të lartë, sepse tashmë rajoni dhe bota po e kupton se vendi ynë është një partner serioz, i gatshëm për t’u ballafaquar me sfida, dhe i pjekur për të kontribuar në projekte rajonale e ndërkombëtare.

Në forume të shumta ndërkombëtare, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pjesëmarrja në diskutimin për Kosovën në Këshillin të Sigurimit, Kongrese e forume të shumta në Kanada, në Berlin, në Antalia e në shumë vende të tjera, zëri i Kosovës është dëgjuar qartë e pa ekuivokë, ndërkaq miqësitë vetëm sa janë thelluar.  

Duke e kuptuar rëndësinë e shkëmbimeve tregtare për përafrimin e interesave tona strategjike, jam angazhuar që të mbaj takime dhe diskutime me përfaqësuesit e disa prej bizneseve më të mëdha e më të suksesshme si në Zvicër, Gjermani, Japoni,  Austri, Portugali, Turqi e shumë vende të tjera me ç‘rast jam fokusuar në përçimin e mesazhit se Kosova është një vend i sigurt për investitorët dhe një partner i besueshëm për të bërë biznes.

Nisur nga këto vizita, takime e komunikime, mund t’ju konfirmoj  se Kosova ka miq dhe aleatë të rinj e të vjetër në secilin kontinent, që janë të palëkundur në mbështetjen që na ofrojnë në rrugëtimin tonë të drejtë të qenit anëtar me të drejta të të plota e barabarta në komunitetin ndërkombëtar.

Dhe e gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive e të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke pranuar edhe moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për konsolidimin për subjektivitetin tonë ndërkombëtar, jo vetëm se u dëmtuan interesat tona strategjike, por realisht edhe ishin fikur dritat e politikës sonë të jashtme. Tani këto drita jo vetëm që janë të ndezura, por po punohet pareshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë. 

Për të arritur objektivat e politikës së jashtme, Kosovës i duhet një shërbim i jashtëm me diplomatë profesionistë që me nder e me përkushtim i shërbejnë Republikës sonë. Në këtë drejtim, reforma në shërbimin e jashtëm është e domosdoshme dhe hapat që i kemi ndërmarrë po sigurojnë ngritje të kualitetit, meritokracisë e integritetit në këtë shërbim. Kam dekretuar për ambasadorë emra profesionistësh kredibilë të cilët do t`i shërbejnë Kosovës e interesit të saj në ballafaqim me sfida të shumta. Për herë të parë në Kosovë, kemi bërë të mundur që nga të gjithë shefat e misioneve, ¾ të jenë  diplomatë karriere, ndërkaq vetëm ¼ të emëruar sipas çelësit politik, përderisa në të kaluarën numrat ishin të kundërt ku, në kundërshtim me ligjin, numri i të emëruarve politikë arrinte deri në 75%. 

Të dashur qytetarë, 

Si Presidente e vendit, e shoh dialogun me Serbinë si mjet të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë. Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces duke ofruar propozime konkrete të cilat mbrojnë interesat e vendit tonë, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarët tanë si dhe kontribuojnë në paqe e stabilitet afatgjatë në të gjithë rajonin. Për fat të keq, nuk e shohim këtë gatishmëri tek Serbia. Në fakt, qëllimet e tyre mbesin të njëjta përherë, sado që strategjitë mund t’u ndryshojnë. Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fshehë as në retorikë e as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia ka për qëllim të destabilizojë shtetet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, duke përdorë logjikën e shekullit të kaluar. 

Prandaj, rajoni ynë ka nevojë për intensifikim të vëmendjes amerikane e evropiane, në mënyrë që të neutralizohet ndikimi i mëtejmë agresor ruso-serb në Ballkan. 

Sa i përket dialogut ndërkaq, ai nuk mund të ketë sukses nëqoftëse nuk nxjerrim mësime nga gabimet e së kaluarës. Nga gabimet e së kaluarës duhet të mësojmë edhe ne, por edhe miqtë tanë në BE që e lehtësojnë këtë proces:

Së pari, dialogu nuk është dhe nuk do të lejojmë asnjëherë që të shndërrohet në dialog për statusin, për territorin, për funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të vendit tonë. Idetë që kishin për synim ndarjet territoriale në vija etnike dhe aventurat e tjera të rrezikshme nuk do të përsëriten më në vendin tonë. Statusi i Kosovës është vendosur njëherë e përgjithmonë, në përputhje me vullnetin e popullit të saj, nëpërmjet shpalljes së pavarësisë së vitit 2008, e konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si një akt në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.  

E dyta,  idetë e shekullit të kaluar, që kanë për qëllim segregimin e jo integrimin, që kanë për qëllim ndarjet etnike e jo multietnicitetin, nuk janë as në të mirën e Kosovës e as të rajonit. Në fakt, siç dëshmon historia, idetë e tilla krijojnë konflikte të reja e do të krijonin po ashtu jofunksionalitet në vend se të kontribuonin në paqe. Prandaj, me tërë atë që po ndodhë së fundmi në Bosnje e Hercegovinë, është e pakuptueshme se si ende ka zëra që shtyjnë përpara ide që në Kosovë thjeshtë do ta krijonin krizën e njëjtë si në Bosnje e Hercegovinë apo kriza të ngjashme me ato të krijuara nga Rusia në Ukrainë e në Moldavi. Prandaj i ftoj të gjithë që të punojmë bashkërisht për të refuzuar idetë e shekullit të kaluar e të ecim përpara me ide të shekullit 21, ide që janë në frymën evropiane dhe që synojnë integrimin, harmoninë e bashkëjetesën.  Shoqëritë dhe shtetet më të suksesshme në botë janë ato që kanë përqafuar vlerat e diversitetit dhe integrimit të të gjithëve pa dallim. Kosova synon pikërisht këtë. 

E treta, në dialog duhet të ketë trajtim të barabartë të palëve. Prandaj të akuzohet Kosova si palë kinse penguese e destruktive është njëanshmëri që lëndon kredibilitetin e procesit të dialogut. Të akuzohet Kosova për destruktivitet në një kohë kur Serbia dëshmon me veprime të hapura synimin për cenimin e integritetit tonë territorial, mbështetjen e strukturave ilegale e grupeve trans-nacionale të krimit, shtyrjen përpara të interesave ruse në rajon, nuk zbaton shumicën e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, mbanë peng mbi 1.600 qytetarë tanë në varreza masive, nuk tregon gatishmëri për kërkimfalje e as drejtësi dhe nuk pranon peshën historike të luftërave që i ka shkaktuar në Ballkan; përderisa ajo vazhdon të shkelë të drejtat themelore të qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sidomos nëpërmjet spastrimit të heshtur etnik me pasivizim të adresave; e shumë e shumë veprime destruktive. Pra. të akuzohet tani Kosova për destruktivitet është jo vetëm njëanshmëri, por akomodimi i një Serbie të tillë cfarë e paraqita dhe cfarë është realiteti është gabim që do t’i kushtojë shumë rajonit tonë e gjithë Evropës. Historia na mëson, se akomodimi i autokratëve asnjëherë nuk sjell më shumë paqe, por më shumë luftëra e vuajtje. Prandaj, të mësojmë nga historia. Sepse, përkrahja dhe inkurajimi i autokratëve, është dekurajimi më i madh ndaj demokracisë në kohën kur demokracia anekënd botës po rrezikohet nga tendencat autoritare në rritje e nga kampanja të dezinformimit me qëllime dashakeqe. 

E fundit dhe më e rëndësishmja sa i përket dialogut: dialogu mund të ketë sukses nëse përmbyllet duke pasur në qendër të vetmen zgjidhje e cila sjellë paqe në rajon, e ajo është njohja reciproke, duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës sonë, si dhe të drejtat dhe interesat e qytetarëve tanë. 

Prandaj, Serbia duhet të heqë dorë nga tendencat destabilizuese në veri, nga presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, si dhe nga  përkrahja e strukturave ilegale, sikurse edhe të heqë dorë nga politikat agresive ndaj fqinjëve të saj. Kjo do të krijonte kushte të favorshme për të shtyrë përpara suksesshëm si procesin e dialogut ashtu edhe zhvillimin ekonomik të rajonit tonë. Poashtu, do të dëshmohej se vlerat fundamentale, sidomos ato të sundimit të ligjit, janë vlerat orientuese të rajonit tonë. 

Sa i përket sundimit të ligjit, Kosova ka dëshmuar vendosmëri për ta luftuar krimin e organizuar dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në gjithë territorin e saj, kurdo që vlerëson se jeta e qytetarëve tanë po rrezikohet për shkak të aktiviteteve të tilla kriminale. Aksionet e policisë, në çdo cep të vendit tonë janë të pashmangshme për ta mbrojtur jetën dhe dinjitetin e shtetasve tanë. Policia jonë nuk i targeton etnitë, por celulat e krimit. E, në luftimin e krimit të gjithë duhet të jemi të pakompromis. 

Mbrojtja e shtetit nga kërcënimet e brendshme, rajonale dhe globale nuk është vetëm e nevojshme, por është detyrim i shenjtë i çdo burri dhe çdo gruaje që i shërben shtetit. Krimi i organizuar transnacional dhe korrupsioni shkojnë dorë për dore ashtu si edhe pastrimi i parave, terrorizmi, trafikimi i armëve, narkotikëve dhe, fatkeqësisht, trafikimi i njerëzve. Prandaj, institucionet e sigurisë do të vazhdojnë ta kenë jo vetëm përkrahjen e qytetarëve të vendit, por edhe të institucioneve në luftimin e këtyre dukurive negative. Policia e Kosovës sot gëzon besimin dhe respektin e qytetarëve tanë ngaqë e luftojnë krimin dhe i mbrojnë lagjet dhe familjet tona. E krahas kësaj, agjencitë e zbatimit të ligjit vazhdojnë të luajnë rol kritik në sigurinë tonë kombëtare. Ato meritojnë mbështetjen tonë teksa po reformohen dhe po rigjallërohen çdo ditë. Kemi emëruar profesionistë me integritet në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të cilët po sigurohen që besnikëria ndaj Republikës sonë e askujt tjetër, disiplina, guximi dhe integriteti të jenë në qendër të çdo vendimi dhe operacioni që ndërmerr ose për të cilin informon Agjencia jonë e Inteligjencës.

Por, krimi luftohet në mënyrë shumë më efektive kur ka bashkëpunim ndërkufitar në këtë drejtim. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare të zbatimit të ligjit është jetik për ne. Kundërshtuesit e këtij procesi duhet ta kuptojnë se kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Kosovës është i barabartë me mbështetjen për organizatat kriminale transnacionale.

Të vetëdijshëm se sundimi i ligjit është sfidë e gjithë këtyre viteve, që nga fillimi i mandatit kam ngulmuar që beteja për rend e ligj jo vetëm të mbetet një nga synimet tona kryesore, por e kam trajtuar atë si parakusht, si parakusht për demokraci të qëndrueshme dhe zhvillim të gjithmbarshëm socio-ekonomik. Prandaj, kam insistuar që procesi i vetingut të jetë përpjekja më serioze deri më tani për reforma në sistemin e drejtësisë dhe do të vazhdoj ta përkrahë atë fuqishëm. Vetingu i vazhdueshëm, i bërë me kritere objektive dhe ekspertizë profesionale, i kontribuon integritetit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si dhe forcon besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Që ta nderojmë Republikën tonë dhe të jemi besnikë ndaj saj, duhet të pranojmë kolektivisht se reformat, sado të dhimbshme për dikë, janë rruga drejt konsolidimit tonë si shtet.

Që nga fillimi i mandatit tim si presidente, kam punuar që të ruhet e të përforcohet integriteti i institucioneve të vendit, prandaj edhe çdo emërim e kam bërë duke pasur parasysh vetëm e vetëm këtë parim. Për këtë qëllim, kam bashkëpunuar me secilin institucion dhe kam adresuar secilën brengë të qytetarëve tanë. Zyrën e Presidentes e kemi shndërruar në zyrë të hapur e transparente për të gjithë qytetarët. Institucioni që drejtoj është shpallur si institucioni më transparent në rajon, ndërkaq këtë përkushtim për transparencë të plotë karshi publikut, jo vetëm ndaj atyre që bëjnë kërkesa, gjatë këtij muaji do ta dërgojmë në një nivel tjetër, ku në mënyrë proaktive do të publikojmë shpenzimet e mia dhe të kabinetit tim, natyrisht të gjitha shpenzimet zyrtare, por edhe shpenzimet e viteve paraprake, ku dëshmohet që përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla, puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe. 

Të dashur qytetarë!

Kosova po konsolidohet çdo ditë si shtet e po e zgjeron rolin e saj si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Nisur nga kompetencat e mia si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës kemi punuar bashkë që FSK-ja të zhvillohet në ruajtëse të paqes së brendshme e në faktor të rëndësishëm për ruajtjen e paqes globale. Ajo është dëshmuar si partner i besueshëm e i rëndësishëm i ushtrisë më të fuqishme në botë, asaj të SHBA-ve, dhe partnerëve të tjerë brenda aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit, atë të NATO-s. Për herë të parë në historinë e forcave tona, trupat tanë zbarkuan në një mision paqeruajtës ndërkombëtar, në Kuvajt, së bashku me ushtrinë amerikane dhe ka validuar kapacitetet e saj të këmbësorisë në nivel kompanie, gjatë ushtrimit më të madh të organizuar pas Luftës së Dytë Botërore “Defender Europe 21”, duke e bërë edhe më të dukshëm kështu e më funksional partneritetin tonë me vendet aleate e duke e ridëshmuar orientimin tonë strategjik. Në anën tjetër, ne jemi shndërruar në vend të besueshëm për partnerët, ngase duke i strehuar refugjatët afganë, në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n, ne kemi dëshmuar se jo vetëm jemi partnerë, por edhe mund të japim kontribut të rëndësishëm në trajtimin e krizave globale. Por mbi të gjitha, si ish-refugjatë vet, kemi dëshmuar shpirtin tonë solidarë dhe ashtu siç u gjinden pranë nesh shumë shtete në vitin 1998-99, ne sot po tregojmë se nuk u mbyllim derën atyre që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.  

Në këtë drejtim, gjatë këtij viti kam autorizuar edhe zbarkimin e parë të FSK-së jashtë vendit, pra atë në Kuvajt, si dhe operacionin humanitar gjatë zjarreve të stinës së verës në Shqipëri. Ushtria jonë është e gatshme të jetë pjesë e operacioneve tjera paqeruajtëse dhe ushtarake jashtë vendit, së bashku me Ushtrinë amerikan edhe ushtritë tjera aleate në vatrat e krizës nëpër botë. Me Shtetet e Bashkuara po zhvillojmë diskutimet për intensifikim të bashkëpunimit edhe më të ngushtë bilateral ushtarak por edhe në çdo vizitë jashtë vendit kam iniciuar thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Së fundi, në krye të Ushtrisë së Kosovës kam emëruar gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, i cili sjell me vete përvojë dhe përgatitje profesionale të gjatë dhe i bën nderë ushtrisë tonë, duke mbrojtur namin dhe trashëgiminë e familjes së lavdishme Jashari si dhe te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, e në të njëjtën kohë duke e shtyrë FSK-në përpara drejt sukseseve të reja, si ushtri që në të ardhmen e afërt e ka vendin në NATO. 

Përderisa punojmë në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse ndaj rreziqeve që vijnë nga jashtë, ne po ashtu duhet ta kuptojmë që një ndër rreziqet më të mëdha që i kanoset një shoqërie është injorimi i dukurive negative të cilat rrënjosin pabarazinë e shpeshherë përfundojnë edhe me humbje jetësh. 

Prandaj, fuqizimi, garantimi i të drejtave të barabarta dhe promovimi i të arriturave e sukseseve të grave dhe vajzave tona ka qenë dhe mbetet një prej angazhimeve të mia kryesore. Përgjatë këtij viti, gratë dhe vajzat tona vazhduan ta lartësojnë e nderojnë Republikën tonë në rrafshin rajonal, si dhe atë ndërkombëtar. Jam shumë krenare me arritjen e secilës prej tyre. E mbi të gjitha, jam shpresëplotë, sepse atyre po u jepet mundësia që të shërbejnë si shembulli më i mirë edhe për çdo vajzë e grua tjetër në Kosovë, duke u dëshmuar atyre se ëndrrat bëhen realitet. 

Por, është kaq e dhimbshme që disave u prehen ëndrrat në gjysmë e disave u prehen krahët në fluturim e sipër. Paralel me pandeminë COVID-19, edhe Kosova u bë viktimë e pandemisë së dhunës mbi bazë gjinore. Në vitin 2021 numri i rasteve të dhunës mbi bazë gjinore është rritur ndjeshëm ndërkaq vrasjet e aktet mizore kundër grave kanë vazhduar. Janë shumë jetë të humbura, të cilat janë viktima jo vetëm të dhunës së partnerëve të tyre, por janë edhe viktima të mangësive tona si shoqëri për të ngritur nivelin e vetëdijes individuale e kolektive deri në atë pikë ku çdokush e ka të qartë se çdo jetë ka peshë të barabartë, e ku askush e për asnjë motiv, nuk ka të drejtë t’ia cenoj dikujt të drejtën në jetë.   

Andaj, është imperativë që të gjithë ne të përkrahim strategjinë kombëtare kundër dhunës mbi bazë gjinore e cila është udhëhequr nga fryma e Konventës së Stambollit, konventë kjo që na bëri bashkë të gjithëve, pa dallim partie, gjinie a etnie, në votimin unanim të saj në mandatin e kaluar. Njëkohësisht, pres përkrahjen tuaj në procesin e harmonizimit të të gjitha ligjeve përkatëse me dispozitat e ligjit për barazinë gjinore, për të garantuar vendin e duhur për gratë tona në institucionet publike dhe në rolet vendimmarrëse.

Për të ndalur epideminë e dhunës mbi baza gjinore, duhet të angazhohemi që të rriten dënimet minimale kundrejt dhunuesve. Viktimat e dhunës në familje përjetojnë akte të vazhdueshme të terrorit, pra jo vetëm një herë, për to çdo ditë është terror, prandaj edhe niveli i dënimeve aktuale, po flas për dënimet minimale,  duhet të rritet duke i barasvlerësuar ato me aktet e terrorizmit. Ajo që i ndodhi Marigona Osmanit e shumë grave të tjera nuk është asgjë më pak, sepse ato përjetuan terror më shumë se sa një herë. Ato sot do të duhej të ishin në mesin e të dashurve të tyre, duke bërë plane për realizim të dëshirave për vitin e ri. Dështimi për mbrojtjen e tyre është ndër dështimet më të mëdha në historinë e shoqërisë sonë. E përderisa Kosova është terrorizuar nga akte të tilla, në sistemin tonë gjyqësor ka raste kur gratë e vajzat ndonëse viktima, fajësohen për dhunën ndaj tyre, teksa moralizohet në emër të “nderit” për ta arsyetuar dhunën. Një gjuhë e tillë është e papranueshme për shoqërinë tonë, por mbi të gjitha për njerëzit që punojnë në sistemin tonë të drejtësisë. Le t’i lexojnë këto vendime të gjithë ata që ende kanë dyshime për domosdoshmërinë e vetingut në sistemin e drejtësisë, si parakusht për rritje të integritetit. 

Gratë dhe vajzat, sikurse edhe çdo qytetarë i vendit tonë, duhet dhe do ta kenë vendin e merituar në shoqëri dhe të drejtat e garantuara për një jetë të dinjitetshme dhe mundësi të barabarta. Prandaj në dhjetëra aktivitete së bashku me shumë prej jush, kemi dhënë mbështetje institucionale e në raste të caktuara edhe financiare, në mënyrë që projektet që synojnë barazinë gjinore të ecin përpara suksesshëm.

Krahas kësaj,  Kosova pasurinë më të madhe i ka fëmijët dhe rininë e saj. Si Presidente angazhohem që t’ju krijojmë mundësinë dhe hapësirën e duhur për të përparuar dhe zhvilluar në një mjedis të sigurt dhe të shëndosh në mënyrë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Gjatë këtij viti kam hapur Presidencën ndaj grupeve të ndryshme rinore dhe fëmijëve nga komunitete të ndryshme duke synuar ngritjen e vetëdijes për kauza të rëndësishme, sidomos për fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijë nga grupe të margjinalizuara e fëmijë që po ballafaqohen me beteja shëndetësore në një moshë shumë të re. Ata më së shumti kanë nevojë për përkrahjen tonë, në mënyrë që të kenë mundësi t`i ofrojnë shtetit e shoqërisë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm. 

Si Presidente e vendit ju siguroj se nuk do të ndalem së angazhuari që ta ndërtojmë bashkërisht një shoqëri të hapur për të gjithë dhe të barabartë. Andaj, mesazhi im për çdo fëmijë, e sidomos ata me nevoja të veçanta, është se të gjithë në një mënyrë ose tjetër ballafaqohemi me kufizime të ndryshme në jetë, porse, do të punojmë fort së bashku për ta shndërruar çdo sfidë në një mundësi të re, në një rast për të arritur gjithnjë diçka më shumë. Do të vazhdojë të angazhohem që të gjithë të trajtohen barabartë, e mbi të gjitha të kenë qasje të plotë në të drejta e në shërbime.

Po ashtu, po punojmë që të shtyjmë tek të rinjtë vlerat e aktivizimit qytetar, vullnetarizmit dhe kontributit në komunitet si themele të një shoqërie të shëndoshë e demokratike. Padyshim se te rinjtë tanë ende ballafaqohen me sfida që moshatarët e tyre në Evropë nuk i hasin. Përkundër këtyre barrierave, shumë të rinj tanë janë kampionë olimpik në sport e në shkencë, janë superyje në fushën e muzikës dhe artit, janë udhëheqës të ndryshimit, si dhe mbeten disa nga mendjet më inovative në rajon e përtej.

E përderisa e kuptojmë se potenciali ynë njerëzor është drejtimi ku duhet të investohet, dua poashtu të theksoj se ekonomia jonë ecë përpara vetëm me një popullatë të shëndoshë. Prandaj jetesa në një ambient të pastër është parakusht themelor për të arritur këtë. Fillimisht si Kryetare e Kuvendit, e po ashtu edhe prej ditës së parë si Presidente, kam prioritizuar angazhimin për promovimin e agjendës së gjelbër në vend, sepse jam e bindur se politikat e gjelbra dhe mbrojtja e mjedisit janë mbi të gjitha garanci për mbrojtjen e shëndetit tonë.

Duke besuar fuqishëm në rëndësinë e gjithpërfshirjes dhe komunikimit të hapur për një të ardhme të ndërtuar rreth konceptit për zhvillim të qëndrueshëm, kam realizuar takime të rregullta konsultative rreth këtyre temave me përfaqësues të shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, partnerët rajonal e ndërkombëtar, kam marr pjesë në cdo diskutim të drejtpërdrejt për të ngritur vetëdijen tonë kolektive për rëndësinë e promovimit dhe përqafimit të konceptit zhvillimor të bazuar në politika të gjelbra.

Të dashur pjesëtarë të komuniteteve që jetoni në Kosovë!

Secili komunitet jep një kontribut të rëndësishëm për diversitetin shoqëror në Republikën e Kosovës, dhe si Presidente do të mbështesë të gjitha nismat që bëjnë të njohur dhe promovojnë diversitetin e tillë shoqëror si vlerë. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete në  Presidencë, që mblidhet aktivisht dhe në takimin e fundit këtë javë, si dhe në komunikimet e rregullta që kam me partitë, shoqërinë civile si dhe me pjesëtarë të komuniteteve dua t’i siguroj se Kosova nuk synon vetëm tolerancën, por edhe vlerësimin e diversitetit kulturor e etnik në të cilën jetojmë. Në këtë drejtim, integrimi i diversitetit kërkon dialog dhe pjesëmarrje mes institucioneve dhe pjesëtarëve të komuniteteve i cili duhet të vazhdojë e të intensifikohet. Në njërën anë, institucionet publike do të vazhdojnë me punën dhe përpjekjet që të krijojnë kushtet ku pjesëtarët e të gjitha komuniteteve kanë mundësinë që të jenë anëtarë me të drejta të plota dhe aktiv në shoqëri. Secili prej nesh duhet të refuzojmë ndarjen mbi linja etnike, dhe duhet të inkurajojmë një kulturë politike që mundëson gjithsecilit të shpreh, ruaj dhe zhvilloj lirisht identitetin etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar. Nga ana e tyre, pjesëtarët e komuniteteve duhet t’i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës, por edhe të respektojnë detyrimet e tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë, pjesëtarët e komuniteteve do të jenë në gjendje të gëzojnë interesat e tyre individuale duke kontribuar njëkohësisht edhe në të mirën e përbashkët të shoqërisë dhe të shtetit tonë.

Të nderuar deputetë, 

Të dashur qytetarë të Kosovës!

Kosova është vend i qytetarëve të saj, në të cilin ndryshimet politike, kulturore e religjioze përbëjnë shtysë për kohezion nacional, sikur që diversiteti i mendimeve përbën thelbin e botëkuptimit tonë për vlerat e përbashkëta. Si pjesë e diversitetit kulturor perëndimor, ndërkaq, ne jemi të përkushtuar që t’i shërbejmë vendit dhe ta respektojmë vullnetin e qytetarëve tanë e ta bëjmë të mundur realizimin e ëndrrave të tyre, në vendin e tyre. E, ëndrrat e qytetarëve tanë sot janë të lidhura me zhvillim të përshpejtuar ekonomik, social e kulturor. Por, historia jonë, është e lidhur ngushtë edhe me mërgatën shqiptare, e cila e ka mbajtur gjallë jetën në vitet ’90 dhe po e mban të pashkëputur lidhjen dhe dorën e ndihmës edhe sot, më shumë se 20 vjet pas. Prandaj, edhe sot këtu para jush dua t’i falënderoj nga zemra për këtë kontribut. Mirëpo, historia jonë po ashtu është e lidhur edhe me miqtë tanë, të cilëve u jemi përjetësisht mirënjohës, sepse vazhdojnë të qëndrojnë krah nesh në synimet tona për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin e shpejtë në strukturat euroatlantike. 

Të dashur bashkëqytetarë!

Ne po hyjmë në vitin 2022 me shikim kah e ardhmja. Përpara do ta kemi një vit tjetër në të cilin do të mund të përballemi me sfida e vështirësi, do të kemi shumë angazhime, por pa dyshim edhe shumë momente për të festuar. 

Jemi të vetëdijshëm se detyrë parësore është ta mposhtim pandeminë, e bashkë me të edhe pasigurinë e pashpresën. Por, edhe që ta krijojmë solidaritetin e nevojshëm për parimet themelore mbi të cilat është krijuar e qëndron shteti ynë. Në një shoqëri si kjo e jona, solidariteti është baza e çdo gjëje. 

Kosova jonë po përjeton një etapë të veçantë, atë të bashkëpunimit, koordinimit, e të mirëkuptimit ndërinstitucional në nivele që nuk i kemi parë kurrë më herët. Kjo vetëm sa e shtynë Kosovën përpara. Duke filluar nga koordinimi për politikë të jashtme e deri te çështjet që kanë të bëjnë me pandeminë, të gjitha këto janë interesa të qytetarëve tanë që kanë të bëjnë me mirëqenien e tyre dhe mbesin në qendër të çdo politike e vendimi që e shtyjmë përpara. 

Uroj që viti i ardhshëm të jetë vit i krijimit të kohezionit më të madh nacional, që institucionet dhe partitë politike të gjejnë përkushtimin dhe veprimin e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit, që pikëpamjet e ndryshme, dallimet ideologjike ose politike, të trajtohen si spektër mundësish për zhvillim dhe jo për ndasi e për thellim krizash. Unë do të vazhdoj të punoj për ruajtjen e unitetit të qytetarëve dhe krijimin e një ambienti të shëndoshë, në të cilin ndërveprimi mes nesh si dhe bashkëpunimi në çështje madhore për qytetarët e vendit jo vetëm të jetë i mundur, por të shndërrohet në parim të pakapërcyeshëm për gjithsecilin prej nesh. Sikur e kam thënë në fjalimin tim inaugurues si Presidente e vendit: ne jemi tepër pak për të qenë të ndarë. Ne duhet të kujtojmë vazhdimisht se vlerat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë bazohen mbi harmoninë e ndërsjellë. 

Si Presidente e juaja, si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo hap e çdo veprim timin, asnjëherë nuk harroj se roli dhe misioni im burojnë nga vullneti qytetar. 

Në fund, më lejoni që edhe një herë t’ua shpreh mirënjohjen time dhe falënderimin tim të thellë për besimin tuaj dhe t’ju dëshiroj shëndet e mirëqenie të gjithë juve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Ju faleminderit shumë!

Filed Under: Editorial

NË PËRKUJTIM TË FAIK KONICËS

December 17, 2021 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi

Në kulmin e aktivitetit diplomatik per njohjen e udheheqesise politike shqiptare perkrah Aleances Antifashiste ne Luften e Dyte Boterore, populli shqiptar dhe emigracioni shqiptar në Amerikë, do të mbesë pa kreun më të lartë dhe më me autoritet të përfaqësisë. Më 15 dhjetor 1942, ish Ministri shqiptar në Washington, Faik Konica vdiq në Boston pas një infrakti kardiak.Ceremonia e varrimit të Faik Konicës u zhvillua me 20 dhjetor 1942 në Boston. Kjo ceremoni ishte njëkohesisht edhe një moment reflektimi dhe programimi të qendrimeve përfaqësuese shqiptare, të mishëruara këto në fjalimin në funeral të mbajtur nga Imzot Fan Noli. Fjalimi ishte ndërtuar në një formë të atillë, jo vetëm për të vlerësuar shqiptarin më të ditur të kohës, por edhe për t’i tërhequr vëmendjen autoriteteve amerikane mbi çështjen shqiptare dhe mbi faktin se bëhej fjalë për ambasadorin e një shteti sovran, të pushtuar nga një vend agresor fashist. Për rrjedhojë, përmes nderimit të merituar dhe të naltësuar të Konicës, Noli synonte ta impenjonte diplomacinë amerikane për detyrime të mëtejshme në përputhje me Karten e Atlantikut, mbi pavarësinë, integritetin dhe vetëvendosjen e Shqipërisë. Pikërisht ky synim siç duket ka qenë, kur në fjalën e fundit, Noli përmend angazhimin e USG për dërgimin e trupit të Faik Konicës në vendlindje. Mirëpo, me sa kuptohet, kjo deklaratë e Nolit ka qenë vetjake, paraprirëse dhe nxitëse dhe jo e bazuar mbi një vendimarrje të vërtetë prej SD, mbasi në muajin janar 1943, SD do të deklaronte se nuk ekzistonte ndonjë vendimarrje e tillë prej USG.Faik Konica u largua nga kjo botë pikërisht në momentin që Shqipëria kishte më shumë nevojë për atë në aspektin e mbrojtjes diplomatike të çështjes shqiptare në Perëndim.Përsa i përket bibliotekës së lënë nga Faik Konica në Washington: sipas sekretares së Konicës, zonjushës Graham, ai para se të vdiste, e kishte lënë me gojë deshirën e tij, që biblioteka personale të përfshihej brenda Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Deri atëherë, librat dhe objektet personale të Faik Konicës, përfshirë monella shqiptare në ar, gioeli, një mbajtëse cigaresh në ar, etj., u depozituan në emër të “Vatrës”. pranë, “Fidelty Storage Company” në Washington D.C., ndërsa kujdesin për pasimin e postit të tij në SHBA, e morën mbi vete Federata Panshqiptare “Vatra” dhe Ipeshkvi Fan Noli, në cilësinë e Kryetarit të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Boston.Por Nolit, me vdekjen e Konicës i ishte dëmtuar siguria kryesore vendimarrëse, saktësia dhe forca përbashkuese e dy mendjeve të mëdha në konsulencë.Më poshtë në shënime keni versionin e saktë të fjalës të dërguar nga vetë Noli, Sekretarit të Shtetit Cordell Hull.

Funeral Oration of Faik Konitza, delivered by Bishop F.S. Noli, Boston Mass., December 20, 1942. “Ladies and Gentleman, We are gathered together here to pay our last respects and say farewell to one of the most distinguished sons of Albania, Faik Konitza. As you all know, Faik Konitza was one of the greatest master of Albanian prose-writing. Moreover he is the man who rediscovered the old Albanian flag of Scanderbeg. There are three titles which even his bitterest opponents would not dream of denying him: Albanian Flag. Let me add a few words about the Albanian Flag. As you all know none of the flags of our Balkan neighbors are older than a century and a half. Some of them are less than a century old. Ours is at least 500 years old and perhaps several centuries older. It was the flag of George Castriot Scanderbeg, the national hero of Albania, who fought against the Turks for a quarter of a century and was the last Christian warrior in the Balkans to defy successfully the greatest sultans of Turkey. After Scanderbeg’s death, Albania, abandoned by the European powers, had to succumb. Albania had to groan for four centuries and a half under the yoke of the unspeakable Turk. During that period, Scanderbeg flag was forgotten— nobody knew of its existence until a young scholar dug it up in a library from a Latin biography of Scanderbeg by Barletius. That Scholar was Faik Konitza and that flag over his coffin, the red flag with the black double-headed eagle, is the one which he re-discovered. Education: From what I have said, you can imagine that he was a highly educated man. He was trained in French schools and received his Bachelor’s Degree at the College de Lisieux, University of France. Later on he received his Master’s degree at Harward University in the Romance Languages. He was not satisfied with degrees but throughout his whole lifetime, he collected and read books and never forgot anything he read. As a matter of fact he was a walking encyclopedia. Career: At the age of 26, he began to publish his review “Albania in Brussels, in French and Albanian and he continued that publication until 1910 when he came to America. His review is a treasure-house of Albanian history, literature, philology and folklore. It is written in beautiful style, and is the most enduring piece of work he has left us. Harward University has a complete collection in Widener Library where it can be consulted. In America he served as editor of the Albanian newspaper “Dielli” and as President of the Albanian federation “Vatra”. In connection with his journalistic work you all know that he was not exactly an angel, as he sometimes dipped his pen in vitriolic acid in true French fashion, but after all no one is perfect, and we will just let bygones be bygones. In 1926 he was appointed Minister Plenipotentiary of Albania by King Zog and remained at that post until 1939, the fatal year when Albania was invaded by Italy on Good Friday. Last Act: After the Italian occupation of Albania, Mr. Konitza was notified by SD that he could not enjoy diplomatic privileges any longer, because Albania had ceased to exist and the Albanian legation in Washington was closed. It was the period of appeasement policy, but since 1939 things have changed. War broke out, Mussolini was not appeased but joined Germany, and finally the USA was forced into war by Pearl Harbor. Moreover, the Albanians, though forgotten by everybody, did not stop fighting the Italian invaders. Guerrilla fighting was going on all the time in the Albanian mountains until at long last both Washington and London saw that the Albanians were doing some real fighting and could be helpful to the UN. And so, as recognition of their bravery, came that fine statement of the Secretary of State, Mr. Cordell Hull, on the 10th of these months by which Albania was assured of regaining her independence under the Atlantic Charter. King Zog took Mr. Hull at his word, re-appointed Mr. Konitza as his representative in Washington, and applied for official recognition as the head of the Albanian government in exile. Mr. Konitza wrote immediately to the SD in the name of King Zog, regarding this recognition and that was Konitza’s last act. He died a few days later and so he never got the answer from the SD. But there are so many of us waiting and we hope that before long the answer will come and we are quite sure that the answer will be favorable. Mr. Hull in his historic statement of December 10, 1942, concerning Albania said: “Consistent with its well-established policy not to recognize territorial conquest by force, the government of the USA has never recognized the annexation of Albania by the Italian crown”. If that pronouncement has any meaning at all it means that USA still recognizes King Zog and tot the King of Italy as the head of the Albanian Government. Fine Gesture: There is evidence that the answer of the SD will be favorable. The American government has decided to send Mr. Konitza’s remains to Albania in due time at the end of the war. Such courtesies are usually extended only to foreign diplomats who die in active service. This means that Mr. Konitza is recognized as the representative of the Albanian government who died in active service. However, I may be, we deeply appreciated that noble gesture of the American Government and we know that Faik Konitza deserves it. He deserves to find eternal rest in the country he served all his life so faithfully and so loyally. May God Almighty grant him eternal peace.”Burimi arkivor: NAMP USA, M 1211, Records of the Department of State Relating to Internal Affairs of Albania, 1910-1944, Decimal File 875, Roll 15, F.S. Noli to Secretary of State Cordell Hull, December 22, 1942,

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 60
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT